Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Puthja Live e Casillas

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Puthja Live e Casillas

Mesazh nga Linddt prej Wed Jul 14, 2010 8:48 am


Kapiteni i Spanjës, Iker Casillas, i gëzuar tej mase me fitoren e Botërorit, nuk ka mundur të përmbahet.Së pari ka qarë në fushë, në çastin kur Andres Iniesta shënoi golin e fitores, ndërsa pas ndeshjes ka puthur “live” të dashurën e tij, duke u bërë kështu personazhi kryesor i kamerave.Në një emision të drejtpërdrejtë, të një televizioni spanjoll, ai ka puthur gazetaren Sara Carbenero, e cila po e intervistonte atë, pas ndeshjes finale të Botërorit 2010.Por, nuk është edhe aq e jashtëzakonshme. Carbonero është e dashura e Casillas.”Jam shumë i lumtur. Falenderoj të gjithë ata që më kanë përkrahur, familjen time, vëllain tim…”, tha Casillas dhe nuk arriti të përmbahej nga lotët dhe nga dëshira për ta puthur të dashurën e tij.Sara Carbonero ishte prezent në fushë në të gjitha ndeshjet e Spanjës.

Ditë më parë, Casillas është kritikuar se mund t’i tërhiqej vëmendja nga e dashura dhe kështu të humbte koncetrimin në lojë.

Madje, mediat kishin shkruar se Spanja dhe tifozët e saj do të shpresonin që Sara Carbonero do të mbante distancë nga i dashuri i saj në ndeshjen finale.

Ajo ishte fajësuar se duke qenë shumë afër me Casillasin, kishte bërë që ky i fundit të pranojë gol në ndeshjen që Spanja e humbi përballë Zvicrës me rezultat 1-0.

Sipas kritikëve, “gazetarja më seksi në botë” kishte penguar Casillasin me paraqitjen e saj prapa portës, duke shkuar më tej me konstatimin se nëse holandezët do të donin të kenë një ‘armë të fshehtë’, do të duhej ta shfrytëzonin Carboneron.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi