Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kaltrina Selimi: Jeton për muzikën

Shko poshtë

Kaltrina Selimi: Jeton për muzikën Empty Kaltrina Selimi: Jeton për muzikën

Mesazh nga No.i.d Wed Jul 14, 2010 9:31 pm

Kaltrina Selimi: Jeton për muzikën Kaltrina-Selimi-300x195
Kaltrina Selimi ka filluar të jetë shumë e angazhuar gjatë kësaj vere me projektet e saj muzikore.
Gjatë një bisede të shkurtër për Rozë, Kaltrina ka thënë se ka filluar realizimin e disa projekteve të saj muzikore, përderisa do të jetë e angazhuar edhe në mbrëmje muzikore që do të mbahen nëpër vendet bregdetare shqiptare.
“Këto ditë jam shumë e angazhuar. Kam filluar me disa projekte muzikore. Përveç kësaj kemi hy edhe në sezoni veror dhe këto ditë jam e angazhuar edhe me mbrëmjet muzikore”, ka thënë ajo.
Selimi ka thënë se ajo sapo ka përfunduar një këngë të re me kompozitorin Florent Boshnjaku, me tekst të Mit’hat Sadikut. Ndërkaq, kur është pyetur se a mendon se do të ketë sukses me këto krijime të reja, Selimi ka thënë se kjo i takon profesionistëve që të vlerësojnë punën e saj.
“Muzikën e konsideroj profesion. Unë edhe e kam studiuar për muzikë dhe mund të them me plotë gojë që jetoj nga muzika dhe për muzikën”, thotë ajo.
Selimi po ashtu ka shtuar se nuk ka ndonjë ofertë për të bashkëpunuar në të ardhmen, përderisa shton se muzika është një profesion që kërkon përkushtim. “Muzika është një profesion që kërkon shumë punë dhe përkushtim. Nëse nuk do ta kisha përkrahjen e familjes dhe të fejuarit tim, do të ishte shumë e vështirë për mua. Por, falë mbështetjes së tyre, unë e kam arritur këtë sukses”.
Kurse sa i përket martesës, Kaltrina thotë se ende nuk kanë ndonjë plan për t’u martuar këtë verë, edhe pse çifti është duke menduar për dasmën që mund ta mbajnë në të ardhmen.
“Të them të drejtën nuk e kemi diskutuar ende një gjë të tillë. Por, ne dëshirojmë që ta përjetojmë kur t’i vijë dita e dasmës, pra nuk kemi bërë asnjë plan se si do të duket dasma jonë”.
Sa i përket pushimeve verore, Selimi ka thënë se do t’i kalojë në bregdetin turk, ku edhe kanë vendosur për të shkuar me të dashurin e saj. “Dy vitet e fundit për pushime kemi qenë në bregdetin turk. Por këtë vit nuk kemi vendosur ende se ku do shkojmë. Jemi duke diskutuar që prapë t’i kalojmë pushimet në Turqi”.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi