Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Adelina: Këngëtaret i kërkojnë regjisorit klipe si të miat

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Adelina: Këngëtaret i kërkojnë regjisorit klipe si të miat

Mesazh nga No.i.d prej Wed Jul 14, 2010 10:42 am

"Mos më kopjo mua", thotë ajo. Gjatë karrierës së gjatë ka eksperimentuar me dukjen e saj duke sjellë tek publiku vetëm të bukurën. Me një këngë dhe klip ku ajo aktron 8 personazhe, rikthehet përsëri për fansat e saj. Një kohë të gjatë këngëtarja është e mbyllur totalisht për mediat e shkruara. Këtë radhë Adelina Ismaili vjen ekskluzivisht dhe pas shumë kohësh në një intervistë për "Panorama plus".
Ka pak ditë që ke publikuar një këngë të re të cilës i ke realizuar edhe klipin. Na trego diçka më shumë?
Isha në makinë, po dëgjoja një cd dhe dëgjova një potpuri të mrekullueshme kënduar nga perla e muzikës shqipe, Fatmira Breçani. Si admiruese e flaktë e muzikës sonë të pastër shqipe, Fatmira Breçani mbetet njëra ndër legjendat e gjalla të muzikës shqipe për mua, por edhe potpuria më mrekulloi dhe e dija që s‘do të shpëtoja pa e kënduar. Vendosa këtë potpuri të vjetër të muzikës autoktone shqipe ta rikrijoj në zhanrin “Tribal”, një zhanër ky shumë modern në trendët e fundit të muzikës botërore. Realizimi i këngës u bë në Zvicër. U ndava shumë e kënaqur. Realizimi i klipit zgjati tri ditë dhe dy net, me 4 orë pushim për të fjetur. Nuk mund të them që ishte e lehtë, megjithatë duhej të udhëhiqja një ekip prej 137 njerëzish, të koncentrohesha në vallëzim, këndim, aktrim, të gjitha. Regjisori, i cili kryekëput realizoi idenë time, në fund më tha: “Nuk e kuptoj pse shumica e njerëzve që kam punuar me ta, të kanë prezantuar tek unë si një njeri problematik. Ti vetëm po e di çka don”.
Kush u kujdes për pamjen?
Unë i kisha skicuar të gjitha, veshjen, flokët, grimin e deri në detajet më të vogla. Inspirimi im në lëmin e bukurisë femërore mbetet Fadil Berisha dhe çdo foto e tij që e shikoj, më sjell pa fund ide. Disa veshje janë ide të z. Berisha, dhe ndjehem me fat që njoh atë njeri. Unë bëra vizatimet, grimeri i vendosi në fytyrën time.
Shihet një Adelinë e transformuar në disa role, sa të vështirë e kishe?
Unë kam treguar qyshkur që aktrimin ma ka mësuar i madhi Sevdai Radogoshi, dhe nuk e kisha vështirë të aktroja. Në këtë klip jam inspiruar nga skeçet e tij fantastike ku ai i pari ka luajtur pa problem “femrën, mashkullin problematik, e pafund karaktere që unë “ia vodha” dhe i futa në klip (qesh). Dhe jam mësuar si të koncentrohem që të futem në rol, të mos përziej karakteret, e shumë fshehtësi të tjera profesionale (qesh).
Për ata që nuk e kuptojnë subjektin e këngës dhe klipit, na bëj një sqarim në pika të shkurta?
Ka disa porosi. Duke ditur që jemi ndër popujt e rrallë në botë që respektojmë religjionin e çdokujt, dhe në mesin e popullit tonë ekzistojnë edhe katolikë, edhe myslimanë, edhe ortodokse, etj., trajtova pikërisht respektimin e religjionit të shqiptarëve. Porosia ime është e qartë: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Në përgjithësi, mesazhi është: ”Arti, muzika nuk njohin kufij dhe në një diskotekë, nën tingujt e një kënge të pëlqyer, në gëzim, shqiptarët bashkohen të gjithë. Qoftë mbretëreshë, qoftë kamarier, qofte katolikja me myslimanen, qoftë një mashkull problematik me një DJ hebrej, qoftë vallëtare, kushdo qoftë, kënga e bashkon. Këtë e kam parë me sytë e mi në çdo koncert ku këndoj. Kombi i pasqyruar përmes artit është universal. Nuk njeh kufinj të ndarjes, por të bashkimit.
Këngëtarët asnjëherë nuk tregojnë detajet e rëndësishme gjatë realizimit të klipeve, do na zbulosh diçka ekskluzive për ne?
Nuk di pse fshehin këngëtaret rëndësinë e montimit. Në 90% të klipeve këngëtarja bën një lëvizje të vogël, e cila kur montohet duket si vallëzim perfekt. Ok, unë këtë nuk e lejova, sepse do dukem qesharake kur në koncerte të mia do të kërkohej ai vallëzim nga unë, e unë s‘do të isha në gjendje ta bëja, por ka një fshehtësi në klip. Ka skena ku shihen nga 2-3, nganjëherë të gjitha “Adelinat” në një skenë të vetme. Unë kisha 7 dublere që aktronin rolet e mia para një kamere të vetme. Por kjo është forca e filmimeve. Ka shumë pjesë që nuk janë futur në klip, që unë i konsideroja shumë të bukura, por regjisori më tha: “Adelinë, kot po torturon montazherin. Ne kemi material edhe për 5 klipe, po të ishte kënga 180 minuta, vërtetë do shfaqej çdo gjë që ti dëshiron”.
Projekti shihet që është i shtrenjtë, do na tregosh sa kushtoi dhe kush ka financuar?
Nuk parapëlqej të flas për kostot e klipeve, më duket banale të lavdërohem me çmime të mëdha. Asnjëherë në jetë nuk kam pasur klip me buxhet të ulët. Klipi është financuar nga unë, gjë që shihet në fillim të klipit ku reklamohet “Iliada entertaiment”, produksion ku unë jam bashkëpronare.
Më herët televizionet gjithmonë projektet e Adelina Ismailit kanë “vrapuar” t’i marrin si ekskluzive, derisa këtë radhë pamë që klipin ua kishe lënë ekskluzivitet fansave, ke më shumë besim tek ata?
Nganjëherë kam përshtypjen që e teproj me sentimentet, në botën e egër të shou-biznesit ku kërkohet vrazhdësi, por jam në një stad jetësor ku saktësisht e di se kush vlen për mua. Fansat e mi kanë qenë me mua në të mirë e në të keqe. Kush e meriton më shumë? Askush. Adelina si këngëtare ekziston për fansat, posaçërisht për fansin tim të cilit ia besova klipin.
Thuhet që klipi tashmë ka pushtuar mediat televizive, përveç fansave kush tjetër e ka pasur ekskluzivitetin?
Artisti s‘mund të ekzistojë pa mediume, dhe as mediumet pa artistët. “Luftërat” medium-artist rrisin interesimin për të dyja palët, deri në momentin kur kalohet kufiri i kulturës, edukatës dhe mirësjelljes. Ekskluzivitetin e kanë pasur të gjithë. Në të njëjtën ditë klipi është shpërndarë në të gjitha mediumet elektronike, gjë që nuk ishte aspak e lehtë.
Ndërkohë edhe për intervista je pak e rezervuar, pse?
Nuk jam e rezervuar, por totalisht e mbyllur për çdo media të shkruar që ka marrë guximin njëherë në jetë të shkruajë gjëra që më kanë ofenduar pa bazë. E di që asnjë nuk varet nga unë, por unë aq më pak. Për fansat gjithmonë jam aty.
“Do not copy me”, mbishkrim i bukur që më pëlqeu jashtë mase, kujt i është dedikuar?
Ishte ide e regjisorit, dhe gati u përplasëm sepse nuk pranoja. Ai ka punuar me shumë këngëtare, njeh karrierën time mirë, dhe gjatë tërë kohës kur bëja grimin apo flokët, më ngacmonte duke më treguar për këngëtare që kur shkojnë të realizojnë klip, dërgojnë regjistrime të koncerteve të mia. Në fund më bindi duke më thënë që ky nuk ishte mesazh vetëm për këngëtaret tona, por edhe për mjaft këngëtare sllave. Më gjeti pikën e dobët dhe pranova si gjysmë në vaj (qesh). Unë nuk kam pranuar asnjëherë në këngë të lavdëroj veten aman! Tash më pëlqen ajo ide, që në fillim po bëja luftë (qesh). Megjithatë parapëlqej të vlerësohem objektivisht nga të tjerët.
A i frikoheni reagimit të “fanatikëve” për simbolet religjioze në klip?
Aq sa është frikësuar Skënderbeu nga dikush! Pra frikohem aspak. Mbi të gjitha është shqiptaria.
Lexuesi gjithmonë do të dijë diçka nga jeta private e Adelinës. Na trego pak?
Si çdo njeri i gjallë, kam kaluar sfida që më kishte caktuar fati, dhe si duket fati më shpërbleu. Jeta ime private është e lidhur me profesionin si asnjëherë më parë, momentalisht. Jam e lumtur me punën që bëj, dhe në më dhashtë Perëndia fatin, do të kem një jetë normale si çdo femër tjetër. Jeta ime është më shumë në avion e hotele, sesa në shtëpi. Në rastet më të shëmtuara të jetës, ngushëllimin e kam gjetur në lutjen: “Më dhashtë Perëndia fatin, ashtu siç e kam shpirtin”. Çdo mund e sakrificë po ndjej që po shperblehet. Kam zgjedhur një profesion jo të lehtë. Por këtë rrugë kam zgjedhur vet, Zoti më përkrah dhe nuk lejoj askënd të ngrejë zërin kundër fatit e Zotit.
Ke pasur shumë suksese në koncerte anë e mbanë ku jetojnë shqiptarët, je pritur jashtëzakonisht mirë, flitet që këto koncerte do të përsëriten? Ku ndjehesh më së miri kur këndon?
Turneu në Evropë u përsërit, do të përsëritet prapë. Turneu në Shtetet e Bashkuara do të përsëritet vitin e ardhshëm, në qofsha shëndosh e mirë. Kosovën dhe Shqipërinë i kam lënë pak keq këtë vit dhe shfrytëzoj rastin të kërkoj falje të gjithë atyre që më ftuan, por e kisha të pamundur, shkaku i obligimeve jashtë Kosovës. Pa dyshim, më së miri ndjehem në diskotekën më të madhe dhe më moderne shqiptare, në “Rinora 4”. Ata njerëz janë pafundësisht profesionalë, gjithmonë në hap me trendët më të reja botërore, kanë qenë pranë meje në raste të mira dhe jo të mira, është një klientelë e zgjedhur të rinjsh shqiptarë dhe të huaj. Njerëz si këta na bëjnë të mburremi që jemi shqiptarë.
Diçka për fund?
Respekto kishë e xhami, admiro të shenjtën shqiptari. /

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi