Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Arbri dhe Marsida, me ‘ethet’ e një bashkëjetese...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Arbri dhe Marsida, me ‘ethet’ e një bashkëjetese...

Mesazh nga No.i.d prej Wed Jul 14, 2010 10:48 am

Kanë dalë të dy nga "Ethet...", programi televiziv për zbulimin dhe promovimin e talenteve të reja në fushën e këngës. Arbër Arapi dhe Marsida Saraçi, janë të dy këngëtarë dhe për profesion kanë diçka tjetër, larg nga muzika.
Arbri mjek dhe Marsida, sapo ka përfunduar Shkencat Sociale. I bashkoi kënga dhe vazhdon t'i mbajë të lidhur sot e kësaj dite. Në një intervistë për SH2-shin, çifti simpatik, Arapi- Saraçi, rrëfejnë jetën e tyre, planet për të ardhmen dhe lumturinë që kanë pranë njëri-tjetrit.

Duket se të dy janë tipa racionalë, që i masin dhe i peshojnë mirë gjërat para se të marrin një vendim për çdo gjë që ka të bëjë me ta. Gjithçka në lidhjen e tyre ka ardhur në mënyrë harmonike dhe kanë pranuar të jetojnë spontanisht me njëri-tjetrin. Ndërsa tani duket se po hedhin një hap tjetër, të jetojnë përgjithmonë bashkë.

E kemi fjalën për një bashkëjetesë, pasi pohojnë se janë duke përgatitur për të ndarë të dy të njëjtën çati dhe jo vetëm. Ky vendim ka ardhur pasi, në një lidhje të konsoliduar si kjo e tyrja, nuk kishte se si të ndodhte ndryshe.
Si po i kaloni këto ditë, jeni të angazhuar me aktivitet apo me pushime totale?
Marsida: Këto janë ditë në lëvizje, pasi jemi duke u përgatitur për të jetuar bashkë. Pushimet ishin shumë të shkurtra dhe u mbyllën me gushtin.
Çfarë po bëhet me anën tuaj profesionale? Arbri e mbaroi mjekësinë?
Arbri: Në korrik u diplomova dhe tani kam filluar punë (stazhin) në një qendër mjekësore në TR, si mjek i përgjithshëm. Kjo sa për momentin.
Marsida ka mbaruar Shkenca Sociale, punoni diku, apo jeni ende në kërkim të punës?
Marsida: Në fakt jam në pritje të punës, pasi dua të ushtroj profesionin tim, edhe pse situata momentalisht është e vështirë. Nuk do doja të bëja diçka që nuk më pëlqen.
Jeni shkolluar të dy në drejtime të ndryshme dhe paralelisht keni të dy pasion këngën, çfarë e lidh profesionin tuaj me pasionin?
Arbri: Besoj se nuk është domosdoshmëri që profesioni dhe talenti të kenë lidhje me njëri-tjetrin, si për mua dhe për Marsidën. Përkundrazi, do ishte më mirë që të mos kenë lidhje.
Nga tregoni pak përkatësisht, pse Marsidës i ra në sy Arbri tek "Ethet" dhe pse Arbrit, Marsida?
Marsida: Asnjërit prej nesh nuk i ra në sy që në fillim për tjetrin. U desh të kalonte rreth një vit që t'i binim në sy njëri-tjetrit pas një lidhjeje shoqërore. Pra, nuk ka qenë dashuri me shikim të parë.
Pas sa kohësh që ishit njohur, i keni shprehur njëri-tjetrit interesin e përbashkët që kishit?
Arbri: Siç e tha dhe Marsida, kaloi rreth një vit njohjeje që të mendonim ndryshe për njëri-tjetrin.
Kush e ka marrë hapin i pari, Arbri apo Marsida?
Arbri: Po normalisht unë, por duke qenë i sigurt se nga ana tjetër nuk do kisha një reagim të kundërt.
Jeni tipa të njëjtë, apo jeni nga ata të kundërtit dhe që plotësoni njëri-tjetrin?
Marsida: Jemi tipa që plotësojmë njëri-tjetrin, por kurrsesi të kundërt.
Ziheni shpesh, dhe për çfarë?
Arbri: Arsyet e zënkave, në shumicën e rasteve janë aq të parëndësishme, saqë i harrojmë pas 5 minutave. Personalisht, ndonjëherë më pëlqen.
Cila është mëria më e gjatë që i keni mbajtur njëri-tjetrit?
Marsida: Ajo e para disa ditëve që zgjati 2 orë. Thyem rekord.
Kush vjen i pari për t'u pajtuar?
Arbri: Alternohemi.
Sa orë në ditë kaloni me njëri-tjetrin?
Arbri: Varet nga aktiviteti i ditës për secilin prej nesh. Megjithatë, nëse jemi të lirë të dy, gjithë ditën.
Kur diskutoni diçka, një temë të caktuar, kush është ai që ka dhe sjell argumentet më të forta?
Marsida: Varet nga tema dhe njohuritë e secilit prej nesh rreth asaj për çfarë flasim.
Arbri: Megjithatë, secili prej nesh di dhe ta dëgjojë tjetrin.
Udhëtoni shpesh bashkë, cili është vendi më i bukur që keni vizituar?
Marsida: Pothuajse që kur jemi njohur udhëtimet i bëjmë bashkë. Vendi ynë i preferuar është bregdeti jonian.
Ju ka shkuar ndonjëherë në mend t'i jepni fund kësaj lidhje?
Arbri: Absolutisht jo.
Mbani kontakte me ish-miqtë tuaj të etheve, apo gjithsekush në punë të vet?
Marsida: Normalisht që secili prej nesh ka aktivitetin e tij gjatë ditës, por ka dhe raste që takohemi ndonjëherë për të konsumuar të rejat e fundit që kanë ndodhur me ne. /Shekulli/

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi