Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ajkuna: Marrëdhënia ime me Bojken Lakon

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ajkuna: Marrëdhënia ime me Bojken Lakon

Mesazh nga No.i.d prej Wed Jul 14, 2010 10:48 am

Po të ulesh dhe të bisedosh me të, kupton se njerëz të tillë nuk i takon shpesh, kjo për shkak të karakterit që kanë, shijeve, ideve. Ajkuna Anxhaku sapo ka mbaruar shkollën e mesme dhe pret të vazhdojë më tej studimet, por jo në fushën e muzikës, siç e njohim të gjithë.
Ajo që e ka bërë më të njohur dhe më prezente në ekranet muzikore shqiptare, është kënga e fundit e kënduar së bashku me Bojken Lakon. I pëlqen muzika rrok dhe aty e gjen dhe e shikon veten. Karakterizohet nga një karakter kompleks, të cilin e pranon dhe jeton në mënyrë harmonike me të.

Ajo që e bën kompleksitetin e karakterit të saj është prania e të dashurit, i cili thotë se "Ajkuna i kupton tekat e saj edhe kur ajo vetë nuk e kupton veten".

Rrëfen hapur se nuk pranon të kritikohet nga askush, se, në qoftë se dikush do ta bënte, më mirë të mos e merrte mundimin, se do lodhej nga debati që do të vijonte më pas dhe do pendohej për ato që kishte thënë.

Në një intervistë ajo tregon se nuk pendohet asnjëherë për gjërat që bën dhe është e vendosur t'u shkojë gjerave deri në fund. Ajkuna pranon se është një person që bashkëjeton natyrshëm me "rrëmujën" në qenien e saj.
Ajkuna, sapo ka dalë ne ekranet televizive klipi dhe kënga juaj e fundit "Rruga". Si erdhët deri te ky klip dhe kush janë personat që kanë ndihmuar në realizimin e asaj kënge?
Ky klip ishte menduar që në periudhën e "Top fest" nga unë dhe Bojkeni që të realizohej. Ne kishim biseduar për gjithçka dhe ajo çka mbetej ishte të vihej në jetë ideja. Bojkeni është autori i këngës edhe videos, gjithashtu, është totalisht prodhim i tij, kështu që mund të them se ai është personi që më ka ndihmuar
Sa kohë ju desh për realizimin e tij, e kujt ishte ideja?
U deshën 3 ditë xhirime shumë të lodhshme. Ideja ishte e Bojkenit, siç e përmenda edhe më lart.
Pse një titull "Rruga", ka lidhje më rrugën Durrës-Kukës?
Po, sepse ajo nuk është një rrugë si gjithë të tjerat, rruga e këngës sonë është si rruga Durrës-Kukës, 1 rrugë që bashkon dy popuj.
Ju ka uruar ndonjë personazh i politikës për publicitetin që i keni bërë kësaj vepre?
Po, normalisht dhe jam ndjerë shumë mirë për këtë.
Ju në fillim këtë këngë e keni kënduar vetëm, pse tani me Bojkenin, e kujt ishte ideja?
Ishte një dëshirë e të dyve. Këngën e donim njësoj edhe unë, edhe Bojkeni, dhe menduam se do ishte i frytshëm ky bashkëpunim.
Erdhi Bojkeni tek ju apo ju tek Bojkeni?
Po, në fillim kam pas shkuar unë të Bojkeni, por shumë shpejt gjërat ndryshuan; herë vinte Bojkeni tek unë e herë unë tek ai.
Na tregoni diçka më tepër, si jeni njohur ju me Bojken Lakon?
Unë faktikisht kam qenë fanse e Bojkenit, e kam adhuruar gjithmonë muzikën që ai ka bërë dhe doja të bëja një këngë me të. Bojkeni më fton në emisionin "Select unplugged" dhe i pëlqen zëri im kur më dëgjon live. Më propozoi këngën "Femrat janë femra" për të konkurruar në "Top Fest" dhe kështu u njohëm.
Që në fillimet e tua, edhe në "Star Akademi" je evidentuar për stilin e veçantë të të veshurit apo dhe të të kënduarit. Do vazhdoni t'i qëndroni kësaj rryme?
Se di...unë do jem gjithmonë e veçantë, por duke eksperimentuar edhe në rryma të tjera normalisht, pa hequr dorë nga roku dhe alternative...
E keni menduar ndonjëherë të këndoni në dasma, këngë popullore?
Këtë çështjen e dasmave e përdor si batutë me miqtë e mi, se realisht nuk e imagjinoj dot veten kurrë të këndoj nëpër dasma. Nëse do bëjë ndonjëri ndonjë dasmë alternative-rock, do këndoja me kënaqësi, sa për të tjera, JO.
Ajkuna, për çfarë studioni? E ke ndarë mendjen që do të bëhesh këngëtare?
Unë faktikisht kam mbaruar vitin e 4-t gjimnaz dhe tani po pres me padurim të dalin rezultatet e fakulteteve. Nuk e kam ndarë mendjen të bëhem këngëtare. Dakord, muzika është pasioni im më i madh, por unë çdo mëngjes zgjohem dhe dua të kem një profesion të ndryshëm... dhe çuditërisht muzikën s'e kam konsideruar kurrë profesionin tim.
Për çfarë arsyeje do të hiqje dorë nga kënga?
Po të ngelja pa zë.
Çfarë ka ndryshuar tek ti pas "Star Akademi"-së e deri tani?
Jam rritur dhe kam kuptuar shumë, shumë gjëra që më parë as që ua dija ekzistencën.
Ke ndonjë personazh të cilit do t'i ngjash apo kërkon të bëhesh si ajo?
Jo. Ndihem aq mirë me veten time, sa s'dua t'i ngjaj njeriu.
Cilët janë projektet e tua të afërt, me çfarë po merreni tani?
Tani po merrem me realizim total të trurit tim të superlodhur gjatë këtij viti .
Ka Ajkuna një person që e këshillon, e kritikon apo edhe e sugjeron, n.q.s. po, cili është ai?
Jo. Sepse kam përshtypjen që të gjithë ata që bëhen gati të më kritikojnë, kanë frikë, pasi e dinë që pas një kritike ndaj meje, do të duhet të më dëgjojnë për nja 2 orë të tëra debati të nxehtë.
Jeni e dashuruar, keni dikë pranë në këto momente?
Po, përveç muzikës, kam edhe një të dashur tjetër.
Si e keni gjetur njëri-tjetrin?
Nuk e kemi gjetur njëri-tjetrin, por na gjeti ajo (dashuria) ne. Ai nuk përshtatet me mua. Nuk ka si të përshtatet, pasi jemi tipa komplet të ndryshëm. Ai më plotëson mua dhe mundohet me shumë vështirësi të më kuptojë edhe kur unë nuk e kuptoj veten.
Është e rëndësishme për ty, që personi që do të keni në krah të jetë i profesionit tuaj, apo nuk ka rëndësi?
Jo, absolutisht më mirë, madje të mos jetë i profesionit tim. Se brenda 1 çifti mjafton një e çmendur. Po u bënë dy, bëhemi rrezik publik (qesh).
Mikeshat apo miqtë e tu më të mirë janë këngëtarë apo...?
Njerëz të thjeshtë.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi