Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Re: Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Mesazh nga RihHana prej Wed Jul 14, 2010 3:17 pm

SHPËRNGULJA E POPULLSIS SHQIPTARE NGA ÇAMËRIA PËR NË TURQI

Andallajia(shkëmbimi)

Kjo fjalë e huaj në jetën e popullsisë shqiptare të Çamërisë hyri dhe i solli aq shumë shqetësime, dhimbje, gjak e lot. Përkthyer në gjuhën shqipe do të thotë shkëmbim.Me siguri kjo nuk ka të bëjë me shkëmbime mallrash apo ekuivalentesh të tjerë,por me këmbim njerëzish.Për shovinistët grekë një lloj malli janë edhe njerëzit,mjafton t’i shkëmbente,të largonte popullsinë shqiptare nga trojet e saja autoktone për të krijuar atje,”homogjenitetin etnik” grek.


Luftërat ballkanike ia kishin dyfishuar territoret dhe popullsinë greqisë,në dëmë të fqinjëve.Orekset soviniste greke për ç’do ditë shtoheshin,drejt gllabërimit të tokave të huaja.Koncepti ekspansionist i “megalidesë” që synonte të përfshinte në mbrendësin e kufijve të saj tokat ku banonin ortodoksët e Turqisë.Kjo aventur e çoi në Azinë e Vogël,e cila në vend që t’i sillte lavdinë që lakmonin u solli disfatën poshtëruese.(1)Diskreditimi politik dhe katastrofa ushtarake që pësoi atje u shoqërua me shumë shkëmbime të qindra e mijëra njerëzve.

Më 30 janar 1923 u nënshkrua në Lozanë marrëveshja e veqant turko-greke,mbi shkëmbimin e grekërve të Anadollit,me “turqit”e Greqisë.Sipas marrëveshjes,duke filluar që nga 1 maji i vitit 1923:”...duhet të kryhet shkëmbimi,i detyrueshëm i shtetasve “turq” të besimit ortodoks.Grekët e vendosur në tokat turke,gjithashtu edhe i shtetasve grekë të besimit mysliman të vendosur në tokat greke.”(2)

Të shkëmbyerit duhet të linin vendin e origjinën dhe duhej të fitonin atë të vendit ku shkonin,pa të drejtë kthimi.Në këtë shkëmbim nuk përfshiheshin “banorët grekë të Stambollit dhe turqit e Thrakës Perëndimore”.(3)

Populli shqiptar nuk duhej të përfshihej në sferën e shkëmbimit,sepse përveç fesë nuk kishte asgjë të përbashkët as me turqit por as me grekërit.Edhe në komisionin miks,të ngarkuar me zbatimin e shkëmbimit,u vendos që të “përjashtohej popullsia e Çamërisë”.(4)Këtë fakt e pranojn edhe vet çeveritarët e Athinës.Përfaqësuesi grek,Kallamanos,në Konferencën e Lozanës deklaron se:”Qeveria-e tij-nuk ka asnjë qëllim që të veprojë në shkëmbimin e myslimanëve me origjinë shqiptarë.Shqiptarët banojnë në një krahinë të përcaktuar mirë,Epirin.Në qoftëse ata janë të një besimi,nuk janë në asnjë mënyrë të një kombësie.”(5)”Sigurime”të tilla u kishte dhënë edhe i ngarkuari me punë i Greqisë në Tiranë,Kiçotaqi.Madje,edhe vet Venizelloja:”I kam telegrafuar Qeverisë sime,për t’i hequr vërejtjen mbi gjendjen e shtetasve grekë,myslimanë të racës shqiptare,që nuk duhet të ngatërrohet me turqit përsa i përket konventës së këmbimit të popullsisë”.(6)

Realiteti praktik qëndron ndryshe.Të thënat me të bërat qëndrojn shum larg.Pa u tharë ngjyra e nënshkrimeve,qeveritarët grekë i shkelin marrëveshjet.Nën etiketën “turq” ata vendosin ti largojnë me mijëra shqiptarë nga trojet e tyre në Çamëri.Sa për shqiptarët e besimit të krishterë,mendonin t’i asimilonin fare lehtë,duke i joshur edhe me pasuritë e myslimanëve që do të largoheshin.Në këtë mes,një rol djallëzor luan edhe Kleri Ortodoks.Duke u përpjekur që të mbjellë përçarje e armiqësi midis elementit mysliman dhe të atij të krishterë.

Gjendja acarohej së tepërmi,kur qarqet shoviniste greke organizuan vrasjen e gjeneralit italian Telini,dhe anëtarëve të Komisionit Ndërkombëtar për përcaktimin përfundimtar të kufirit,duke dashur të fajësojnë Shqipërinë.Disa ditë më vonë italianët e pushtojnë Korfuzin.

Më 31 mars 1923,Konferenca e Ambasadorëve,e deklaron fajtor të krimit qeverinë greke dhe e ngarkon me përgjegjësi.Athina e tërheqë përkohësisht përfaqësuesin e saj nga Tirana.Punët marrin një kthesë me pasoja të rënda për popullsinë e Çamërisë.Autoritetet greke e intensifikojnë luftën për shpërnguljen e çamëve për në Anadoll.Musa Demi,Ymer Capari,Xhevat Merushi,të cilët kërkojnë ndërhyrjen e Komisionit miks për të ndaluar dëbimin,burgosen.

Banda hajdutësh profesionistë nga autoritetet lokale,terrorizonin popullsinë që të deklaroheshin “turq”.Ata përdornin me mjeshtëri metodat më shkatrrimtare për të shpërngulur njerëzit.Duke i rrëmbyer natën nga shtëpia,duke iu kërkuar shuma të konsiderueshme parash për t’i liruar pastaj,etj.Kështu rrëmbehet Man Ismaili dhe lirohet pasi paguan 200 napolona ari,vëllai i Murat Gjikës 300,Agako Pronja 600,etj.,hajdutët pasi bënin gjithçka natën,të nesërmen shkonin nëpër fshatra forcat e rendit dhe i hapnin popullsisë plagë të reja duke e akuzuar se “strehonte”hajdutë.

Popullata e pafajshme,duke përjetuar tortura nga më të ndryshmet nuk u gjunjëzua.Ajo i dërgoi disa herë përfaqësuesit e saj për të protestuar pranë qeverisë kundër dhunës e padrejtësive.Në rrugë nga më të ndryshmet informonte rregullisht qeverinë shqiptare për të gjith gjendjen në Çamëri.Me dhjetëra telegrame iu dërguan Lidhjes së Kombeve,ku denoncoheshin padrejtësitë dhe kërkohej ndërhyrja e saj.Këto bënë që në tetor të vitit 1924 të dërgohet në Çamëri një komision i kryesuar nga përfaqësues shqiptar,turq dhe grek për të konstatuar kombësinë dhe vullnetin e popullit.U kërkua që zërin e Çamërisë t’ja transmetonte komisionit një dërgatë e përbërë nga Tahir Metja,Kadri Sadushi,Bido Dule,Nelo Hamiti,etj.Detyrat e të dërguarve përcaktohen qartë në një mbledhje që u bë në fushë të Grigohorit.

Përfaqësuesit e popullsisë së Çamërisë,pa i përfillur pasojat,jo vetëm që i parashtruan Komisionit përkatësinë e saj shqiptare dhe këmbënguljen kundër çdo përpjekjeje për shkëmbim,por edhe shtypjen,padrejtësitë dhe mohimin e çdo të drejte që u bëhej nga autoritetet greke.Ata i sollën Komisionit fakte tronditëse.Për shembull pyetjes:”Si shpjegohet që persona të dryshëm janë deklaruar si turq?!Kësaj pyetje i përgjigjet Kadri Sadushi:”- Asgjë tjetër përveç frikës dhe pasigurisë.Një nga ata është edhe vëllai im,Shefiku.Pyeteni nëse di qoftë edhe një fjalë turqisht.”.

- Aq në rrezik e keni jetën kështu?!!”Vështirë është t’a merrni me mend-u përgjigj Kadriu-por kur të dal këtej,s’ka asnjë siguri se shkoj i gjallë në shtëpi!”.(7)

Ky delegacion shkoi edhe më tej duke i parashtruar Komisionit se në Çamëri nuk ishin shqiptar vetëm ata të besimit mysliman,por edhe ata të krishterët.Ndërkohë rrugës po kalonte një plak i quajtur Mina Dhima,nga fshati Ledhës.”-Ja ai është i krishterë-thot Tahir Metja-pyeteni i ç’kombësie është.”Plaku pyetjes së përfaqësuesit grek,Minai iu pëgjigj shkurt:”-Jam shqiptar,nuk di grekçe.”(8)

Komisioni pasi u bind për karakterin plotësisht shqiptar të popullsisë,pezulloi shkëmbimin,por autoritetet greke vazhduan punën e tyre.Fshati Petrovicë u boshatisë krejtësisht,Gardhiqi nga 400 shtëpi mbetën 80,Karbunari nga 300 në 120,Parga nga 300 në 40,Shëndielli nga 200 banorë nuk mbeti asnjë,etj.Vetëm gjatë viteve 1912-1925 u shpërngulën më tepër se 20,000 banorë nga Çamëria.(9)

Qeveria greke e ngarkon deputetin e Trankës, Bakallbashin të merrej me shkëmbimin dhe instalimin e emigrantëve grek të ardhur nga Azia e Vogël.Emigrantët vërshojnë në Çamëri. Vendasit grumbulloheshin 4-5 familje në një shtëpi dhe në vend të tyre strehoheshin të tjerët-të huaj.Kundër këtyre akteve popullsia Çame ngriti zërin e protestës.Në një letër drejtuar Lidhjes së Kombeve,Hasan Kapoli,Sherif Rexhepi dhe 23 nënshkrues të tjerë, protestonin energjikisht “kundër çdo tentative depërtimi në Azi duke qenë të njohur si shqiptarë edhe prej vetë grekëve”. (10) Një protestë të tillë bënte edhe Huso Iljasi,në emër të popullsisë së Pargës.

Duke u gjendur në këtë situatë të rëndë, populli shqiptar shpërtheu në mitingje e protesta masive kundër arbitraritetit të autoriteteve greke në dëm të popullsisë çame.Duke i bërë jehon një mitingu të zhvilluar nga studentët e Tiranës,gazeta “Dajti’’,i kërkonte qeverisë demokratike:”...të tregohej sa më aktive në mbrojtje të popullsisë çame dhe kjo jo vetëm në emër të solidaritetit me vëllezërit e një gjaku, por edhe në interes të hedhjes së themeleve sa më të shëndosha për zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve”. (11)

Në verë të vitit 1924,procesi i shkëmbimit mori karakter masiv. Në këto kushte qeveria shqiptare ndërmori një varg hapash serioze duke e bërë mbrojtjen e popullsisë shqiptare të Çamërisë, një ndër objektivat kryesore të veprimtarisë së saj diplomatike. Ajo kërkoi që qështja të shtrohej për shqyrtim edhe një herë në Këshillin e Lidhjes së Kombeve. Në letrën që i drejtonte sekretarit të përgjithshëm, duke i bërë një interpretim të saktë Marrëveshjes së Lozanës të vitit 1923, shkruante :” Qeveria shqiptare mendon se parimi i prejardhjes që ka adaptuar komisioni miks, mund të zbatohet edhe kjo deri në një farë pike,vetëm për ata shqiptarë që banojnë në Maqedoni në mënyrë sporadike,kurse ai nuk mund të merret fare parasysh për një krahinë si Çamëria ku popullsia është kompakte. Ajo mendon se edhe vet fakti që kësaj popullsie i kërkohet të shfaqë dëshirën, është në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes së Lozanës,e cila thotë se elementi shqiptar do të përjashtohet nga shkëmb!
imi...

Qeveria shqiptare është e mendimit se është e pamundur të merret seriozisht,një dëshirë e shprehur nga një popullsi që është nën tmerrin e masave të dhunës së autoriteteve helenike...”. (12)

Problemi çam zuri një ndër vendet qendrore në veprimtarinë diplomatike të qeverisë së F.Nolit, duke ndërmarrë një varg hapash për sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar, përmes Lidhjes së Kombeve. Duke denoncuar dhunën e përdorur nga autoritetet greke për shpërnguljen e shqiptarëve; Nolit nuk i mungonte asnjëherë përpjekja për krijimin e një klime të re midis të dy vendeve.Ai e shikonte problemin e minoriteteve jo si pengesë, por si një urë lidhjeje.

Në një intervistë që i kishte dhënë Noli gazetës greke “Politika” duke dashur të krijojë një atmosferë të re në mënyrë të veçantë midis Shqipërisë dhe Greqisë ka theksuar se :”Pakica kombëtare, si këtej, ashtu edhe aty, duhej të jenë jo si një pengim, por si një lidhje dhe si një urë për marrëveshje midis nesh”.(13)

Suleman Delvina duke parë se përçapjet diplomatike për të ndalurar shkëmbimin e popullsisë çame ishin të pafrytshme i shkruante Ministrisë së Brendshme :”Lutemi të keni mirësinë t’u jepni me urgjencë urdhëra nga ajo ministri,që të varen nga autoritetet kufitare të jugut,që mos pengojnë hyrjen dhe instalimin në Shqipëri të atyre shqiptarëve që vinë nga Greqia për të shpëtuar nga shkëmbimi i popullsive”. (14)

Kur nën pretekstin absurd të “hetimit për përcaktimin e prejardhjes” dëbimi i popullsisë çame po merrte përmasa të gjera, qeveria shqiptare kërkoi që çështja të shtrohej përsëri për shqyrtim në Këshillin e Lidhjes. Në telegramin që i dërgohej sekretarit të përgjithshëm,më 11 gusht 1924 thuhej se:” ...fizionomia etnike shqiptare e krahinës së Çamërisë është përcaktuar në mënyrë të pakundërshtueshme,për arsye se popullsia është autoktone,ajo flet vetëm shqip,se kultura turke është krejt e pa njohur aty dhe se asnjë element tjetër i huaj nuk ndeshet në këtë krahinë...”.(15) Në këto kushte çdo hetim është i tepërt dhe në kundërshtim me çdo gjë që është vendosur më parë.

Megjithatë,në prag të hapjes së Asamblesë në Gjenevë, autoritetet greke kishin përfshirë në shkëmbim afro 10.000 çamë.Delegacioni shqiptar në Asamblenë e 5-të të Lidhjes së Kombeve e bëri çështjen e mbrojtjes së të drejtave të kësaj popullsie një nga objektivat e tij kryesore.Në krye të delegacionit, F. Noli,vuri të gjithë prestigjin e vet. Ai denoncoi me forcë veprimet e paligjshme të qeverisë greke dhe të komisionit miks që bënte punën e saj.Nëpërmjet analizës që i bëri procedurës në përfundim se ai “e linte derën hapur për lloj-lloj persekutimesh nga ana e autoriteteve greke”. (16)Në fjalën që mbajti më 29 shtator 1924 në sesionin e Këshillit të Lidhjes së Kombeve,ndër të tjera tha:”Shumica e shqiptarëve mysliman të Greqisë janë përfshirë në shërbim sepse është një e vërtetë palisiane (që duket sheshit) se myslimanët e Epirit nuk janë gjë tjetër veçse shqiptarë...”.(17)

Në përgjigje të një shkrimi botuar në gazetën greke “L’Mesager d’Athenës”me të cilin ankohet se minoriteti grek në Shqipëri keqtrajtohet, gazeta “Bashkimi” shkruanrte:”... Autoritetet greke,përkundrazi terrorizojnë sistematikisht shqiptarët e Çamërisë,sidomos që kur ka filluar shkëmbimi i popullsive greko-turke,gjendja e shqiptarëve të Çamërisë është bërë e padurueshme,nga sjelljet e këqia dhe persekutimet e autoriteteve greke.Asnjë shkollë shqipe nuk është çelur në Çamëri... Kurse qeveria shqiptare ka në buxhetin e saj një fond prej 100.000 franga ari për shkollat e minoritetit. Grekofonët e Shqipërisë së Jugut gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre politike. Në zgjedhjet e fundit,qeveria greke u hoqi çamëve edhe të drejtën e votës. Qëkurse janë nën sundimin grek,çamët e ndjejnë veten si një element i dënuar të jetë gjithnjë i shtypur dhe i skllavëruar...”.(18)Megjithatë deklaratat solemne të kryeministrit grek,që siguronte se është inspiruar nga dispozitat më të mira kundrejt minoritetit shqiptar.Autoritetet ushtarake të Filatit, sidomos kapiten Floro, komandant i garnizonit,terrorizojnë popullsinë myslimane shqiptare me të gjitha mjetet më çnjerëzore dhe barbare duke i rrahur padrejtësisht e pa mëshirë, i kërcënojnë me vdekje...”.(19) Preokupimin e vet për fatin e popullsisë shqiptare që detyrohej të shpërngulej, qarqet zyrtare dhe shtypi i kohës nuk e shprehu vetëm me shkresë e protestat në adresë të organizmave ndërkombëtare, por edhe me një ndjenjë të thellë solidariteti duke marrë çdo masë për të pritur e sistemuar në Shqipëri të gjithë ata që nuk donin të mbarteshin në Anadoll.

Ja ç’shkruante gazeta “Dajti”:”Është mirë që çamët të merren bashkërisht e të ju ipen vendpasuri (toka) të shtetit në vend që të venë në Anadoll e të humbasin fare”. (20)

Qëndresa e popullsisë shqiptare të Çamërisë kundër shkëmbimit me grekët e Anadollit pati jehonë të madhe në shtypin shqiptar të kohës.

Në një korrespondencë të dërguar për gazetën “Dajti” dërguar nga Çamëria ndër të tjerash thuhet:

“Grekët jo vetëm që e realizuan dëshirën e tyre për çrrënjosjen e elementit shqiptar të Çamërisë, por me taktikën dhe metodën e tyre të zakonshme po përpiqen të kandisin botën dhe Lidhjen e Kombeve se çamët e duan vetë shkëmbimin dhe emigrimin në Anadoll.Grekët kanë prurë mijëra emigrantë prej Azisë së Vogël,viktima të megalidesë së tyre qesharake dhe i kanë vendosur në shtëpitë e shqiptarëve të Çamërisë, duke grumbulluar 4-5 familje shqiptare në një shtëpi... Mahagjirët e Anadollit për të ushqyer familjet e tyre, u grabisnin çamëve tërë produktet e arave e të vreshtave.

Ka afro një muaj që në Çamëri ka ardhur komisioni miks që do të studiojë origjinën e shqiptarëve të Çamërisë.Komisioni në fjalë do të qëndroj vetëm në Margëlliç e në Filat se shtypi grek ka shpifur se do t’i vrasë komitët shqiptarë.Edhe së andejmi do të shqyrtoj origjinën dhe dëshirën e Çamëve duke thirrur disa veta nga çdo katund (të protestuar nga ana e autoriteteve të vendit e të frikësuar me vrasje,në qoftë se përgjigjen kundër porosisë së tyre), edhe në bazë të dëshirës së imponuar që do të shfaqin këta,komisioni do të veproj për të gjithë popullsinë shqiptare të Çamërisë.

Për të mbrojtur jetën e anëtarëve të komisionit (siç),qeveria greke ka dërguar në Çamëri një fuqi të madhe ushtarake nën komanden e andantit gjakpirës Kollovoit, i cili me radhë e ka tmerruar popullin e mjerë të Çamërisë me veprat e tij çnjrëzore si vrasje barbare e për të shpërngulur shqiptarët e Çamërisë dhe sidomos ata të paktë që dalin para komisionit të thonë se janë turq dhe duan të venë në Turqi”.(21)

Sesioni i Lidhjes së Kombeve,që u mbajt nga fundi i tetorit 1924 tregoi se tragjedia çame vazhdonte. Kontigjente të reja njerëzish përgatiteshin për t’u nisur në Anadoll,kurse organizata e Gjenevës,jo vetëm që nuk e ndaloi,por i lavdëroi përpjekjet e qeverisë greke për përmbushjen e zotimeve të saj.Qëndresa e vendosur e popullsisë çame dhe puna këmbëngulëse e qeverisë shqiptare u bënë pengesa në rrugën që kishin nisur qeveritarët e Athinës.Megjithatë procesi i shkëmbimit të dhunës vazhdoi edhe pas vitit 1925.Por tashmë ai po merrte nuanca të reja.Një varg ligjesh goditen drejtpërdrejti e tërthorazi pasurit e patundshme të shqiptarëve, duke i shndërruar pronarët e ligjshëm në argatë.

Në një memorandum që përfaqësuesit e Çamërisë i drejtonin kryeministrit grek, Pangallos,më 26 shkurt 1926 duke denoncuar arbitraritetin,shpronësimet e paligjshme dhe zbatimin e mbrapsht të së ashtuquajturës “Reformë agrare”, në dobi të emigrantëve të Azisë së Vogël theksohej se;”...ne dhe familjet tona jemi dënuar të vdesim urie...”.Dhe më poshtë, me një ton që nuk fshihte aspak revoltën, shtonin se me këto akte;”...kemi të drejt të besojmë se qeveria juaj nuk dëshiron tjetër veçse zhdukjen tonë, ose të na detyroj të braktisim vatrën dhe tokat tona që i kemi mbajtur për gjenerata të tëra, të cilat çdo shtet i rrespekton ,dhe të shpërngulemi duke kërkuar gjetkë atë që shteti grek na e refuzon:sigurimin e jetës e të pasurisë”.

Po i jap lexuesit kujtimet e Gjeneralit Pangallos,të botuara në gazetën “Akropolis të Athinës, gazeta më e vjetër greke.Gjeneral Theodhor Pangallos, 1878-1952,ish- kryetar i shtetit grek më 1926, ishte me origjinë shqiptare. Në një sërë artikujsh të botuara në fletoren e përditshme “Akropolis”, ai e mbrojti me krenari kombin shqiptar.

Përveç heronjve shqiptarë në panteonin grek,historia e Greqisë ka regjistruar edhe shumë figura të tjera me prejardhje shqiptare që janë të njohura për shërbimet e mëdha që i kanë sjedhë Greqisë.

Në atë atmosferë urrejtje që ishte rrezik të njiheshe si shqiptarë edhe në rrugë,del në fushën e burrave një gjeneral u gjakut tonë,i cili me krenarinë më të madhe mbron Kombin shqiptar:”-Me Bullgarët dhe Shqiptarët jam i njohur prej shumë kohe.Marrëdhënjet e mia me ta kanë qenë të ndryshme. Që në kohën e Perandorit Vasilios “Bullgavrasës”të Bizantit dhe deri më sot.Nga të gjith qeveritarët grekë,armiku më i madh kam qenë unë.Që nga koha e Esat Pashës e sidomos Ahmet Zogut,miku më i përzemërt dhe mirëbërës i Shqiprisë, jamë përsëri unë.Është lehtë të binden zyrtarët kompetent mbi këto fakte po të hedhin një vështrim në dosjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe se si do të shohim më poshtë nga zhvillimi i ngjarjeve të kohës në fjalë që gati të kishin përfunduar në një aleancë midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Në foshnjërinë time flisja vetë shqip,pasi gjyshja që më rriti, nuk dinte greqisht.Ajo ishte e bija e aristokratit më të shquar të Magaridhës, ndon Bilbili,në shtëpinë e të cilit vdiq miku i tij i ngushtë,Marshalli i Rumelisë Karaiskaqi.

Në dejet e mij,pra,rrjedh gjak shqiptari dhe për këtë jam krenar. Admirali Kundurjoti, të tre Nikoladët (gjyshi,bir dhe nip),Admiral Saqellariu, hero i nëndetëses “L.Kaconi”,Lasko dhe shumë grekë të tjerë të zgjedhur,janë me prejardhja shqiptarë dhe janë të njohura shërbimet e mëdha që i kanë sjellë Greqisë.

Paparigopulos (historian i madh grek )shkruan:”...nga të gjitha kombësitë që janë në Greqi, përzierja me gjakun shqiptar prodhoi racën më të shkëlqyer.”Hidriotët,Speciotët,Miauli,Sahturi dhe mijra luftëtarë që më 1821 deri sot vërtetojnë mendimin e Paparigopullojt.

Nuk jam pra armik i Shqiprisë, përkundrazi e simpatizoj popullin shqiptar, i cili në shumicën dërmuese nuk është përgjegjës për pabesinë kundër Greqisë.

Menjëherë sapo erdha në fuqi në Qershor 1926, u ndodha para një keqësimi të vërtet në marrëdhënjet me Shqipërinë,për shkak të problemit të Çamërisë. Përfaqësonjësi i Shqipërisë duke prezantuar në zyrën politike më lajmëroi se autoritetet greke më përzunë e në kundërshtim me traktatet shpërngulën popullatën shqiptare të asaj krahine, duke e përcjellë në anën e detit në Azinë e Vogël,dhe se protestimeve të tij u jepet përgjigja se, këta turko-shqiptarë përmblidhen në marrëveshjen për shkëmbimin me popullatën greke në Turqi.

Kërkova shkresat përkatëse dhe u binda se interpretimi i Ministrisë nuk kishte bazë, pasi në traktatin e Lozanit shpreheshin qartës se , muhamedanët e Epirit konsideroheshin si minoritet dhe nuk përfshiheshin në shkëmbim,si turqit e Thrakës,etj.Për sqarime e më të plota të çështjes i telefonave ministrit tonë në Londër,të ndierit Kaklamano,që kishte përfaqësuar Greqinë në redaktimin e traktatit.Ky u përgjegj pa hezituar se muhamedët e Epirit nuk hyjnë në shkëmbimin dhe se mendimi i ministrisë nuk ishte i drejtë. Thirra menjëherë drejtorin e përgjithshëm kompetent,i cili më tha këto fjalë habitëse :”Parimisht kanë të drejtë, por për arsye nevoje dhe qëllimi, urdhërova shpërnguljen e shqiptarëve për të boshatisur katundet dhe vendosjen në to të refugjatëve tanë nga turqia, nuk vlen të humbasim kohën për pesë gjashtë mijë shqiptarë Zoti Kryetar!”. Mezi u mbajta pa e flakur jashtë me shkelma diplomatin monokëlmbajtës.Njëkohësisht sipas raporteve policore një dramë e vërtet k!
ryhej në
Epir, pasi katundarët me të qara shkëputeshin prej vatrave të tyre ku ishin lindur dhe jetonin prej shekujsh dhe ngarkoheshin në anijet për tu dërguar në Azinë e Vogël.

U dhash urdhëra të shkarkoheshin dhe të ktheheshin të lirë në katundet e tyre.Shqiptarët si çdo racë e vjetër dhe e prapambetur kanë vese, por kanë edhe disa virtyte të zgjedhura.Ngjarja e sipërme ka qenë shkaku kryesor i vendosjes së marrëdhënjeve të përzemërta, (midis dy shteteve) të cilat u zhvilluan gati deri në arritjen e themelimit të një federate të ardhshme siç do shohim.Presidenti i Republikës, Ahmet Zogu,me një letër të përzemërt, më shfaqte mirënjohjen e vet, të cilën nuk do t’e harroj kurrë.Dhe,pra, deri në ditët e shfronëzimit të tij,sa herë vinte përfaqësonjës i ri shqiptar në Greqi,më porosinë e tij më vizitonte në shtëpi dhe më sillte përshëndetjet e mbretit, duke më drejtuar fjalën shqip më thoshte “vëlla i madh”.

Dhe këto kur isha vetëm një qytetar i thjeshtë si gjeneral i shmobilizuar.Kjo është e quajtura “Besa” shqiptare,domethënë besë dhe mirënjohje për mirëbesim.Po të hedhim një vështrim në hartën e Ballkanit, kuptojmë menjëherë rëndësinë e madhe të Shqipërisë.Për shkak të ngjarjeve të fundit tani sapo u kuptuan rrethet politike dhe ushtarake në Greqi,rëndësinë e Shqipërisë si bazë sulmi dhe mbrojtjeje.Ushtarakët grek në kohërat e kaluara e dinin këtë,siç tregohet qartë prej luftrave të rrepta dhe të përgjakshme që u zhvillua në limanet dhe kalimet malore të Shqipërisë, sidomos në shekujt e fundit të Perandorisë Bizantine.

Për Greqinë Shqipëria mike dhe aleate,përbënë një fortesë kolosale dhe një kërcënim të fortë për çdo sulmues të veriut.

Zgjuarsia e mprehtë e Venizellos e kishte kuptuar këtë fakt,kur thoshte që duhet me çdo sakrificë që çështja e Epirit të rregullohet miqësisht dhe të vendoset me Shqipërinë marrëdhënjet më të përzemërta. Besoj me patundshmëri në të drejtën e këti mendimi.Kërkova me çdo kusht e sakrificë këtë gjë ta vë në zbatim kur isha Kryetar i shtetit.

Pas këtyre ngjarjeve u vendosën marrëdhënjet miqësore dhe dërgova në Tiranë si përfaqsonjës të Greqisë Gjeneralin Aleksandër Kondulin, bashkëvendasin tim i cili e njhte jo vetëm shqipen e Shqipërisë së Jugut që flitet në krahinën tonë, por edhe ato idiomat e labëve e gegëve.

Është fakt i pakundërshtueshëm për shumë arsye, se po të zbatohej një politikë e urtë dhe e qëndrueshme në çështjen e Shqipërisë, do të ishte e mundur që në vend të armiqësis,do të ishte më e mira, më e vlefshmja dhe e vetmja mike besnike e Greqisë në Ballkan.

Si racë shqiptarët nuk janë as tartaro-mongolë, as sllavë,por Ilirë,stërnipër të pellazgëve.Janë historikisht të provuar, pasojë-racë motër me racat e vjetra që zbritën nga veriu dhe përbënë banorët e parë të Heladhës. Nuk kanë asgjë të përbashkët me Italianët,serbët,bullgarët, kurse me popullin helen lidhen ngusht në gjak,trashëgime dhe zakone”.(23)

Traktati i Lozanës i vitit 1923, iu dha shkas qarqeve drejtuese të Athinës që të dëbojnë me dhunë nga trojet e tyre stërgjyshore çamët,këto ishin masa të konsiderueshme të popullsisë shqiptare.Vitet e mëpastajme arrihet të ndryshohet vetëm taktika,strategjia mbetet ajo e çrrënjosjes së plotë të popullsisë shqiptare të Çamërisë,të cilën e realizoi Gjeneral Zerva me zjarr e hekur në vitin 1944.

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve: 525
PIKE: 575
Popullariteti Popullariteti: 2
Data e regjistrimit: 06/07/2010
Mosha: 33

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Mesazh nga RihHana prej Wed Jul 14, 2010 2:17 am

Publicisti Grek Teloglu: Dëbimi i Çamëve ishte spastrim etnik

Teloglu, është zëri më realist grek i kumtuar ndonjëherë në mjediset
publike shqiptare: ai konsideron spastrim etnik largimin e çamëve,
pranon ekzistencën e minoriteteve në Greqi, sigurisht edhe pse nuk ka
përgjegjësi politike, jep ide për zgjidhjen e çështjes çame,
konsideron largimin e Papuliasit si të sforcuar.Bisedoi Mentor
Nazarko Thotë se Berisha kishte të drejtë për disa gjëra në vitet e
qeverisjes në marrëdhëniet me grekët dhe incidentin e Peshkëpisë.
Thotë se Nano ishte një figurë e parespektuar në Greqi, për shkak se
nuk çmohej në planin njerëzor. Dhe pranon për ABC-në, në një
intervistë që do të vijojë dhe në numrin e ardhshëm, se Greqia na ka
shumë borxhe, por ne nuk kemi ditur t'ia marrim. Flet për rolin e
Greqisë në ngjarjet e vitit 1997, "po ka pasur disa profesionistë që
janë marrë dhe me to", për paratë e ngrëna të piramidave nga
mashtrues grekë që sot janë drejtorë bankash, etj. Tasos Teloglu
është një nga gazetarët investigativë më të njohur në Greqi. 43 vjeç,
ai ka prejardhjen nga familjet e grekëve të shpërngulur nga Turqia,
kështu që do të dukej se ishte më mirëkuptues ndaj problemeve të të
shpërngulurve të mëdhenj të Luftës së Dytë nga Greqia, siç ishin
çamët. Mund të ndodhte dhe e kundërta, pasi grekët e ardhur
konsiderohen nga njohësit e Greqisë si pjesë ekstremiste e shoqërisë,
por jo. Në fakt Tasos Teloglu (mbiemri i tij ka ndikime turke) është
një njohës i shkëlqyer i marrëdhënieve shqiptaro-greke, madje ai ka
hyrë në vende dhe anë të këtyre marrëdhënieve ku nuk duhet të ketë
hyrë njeri. Si reporter investigative, siç e quan ai veten
modestisht, në fakt ai është kryeredaktori i njërit nga emisionet më
të suksesshme të televizionit privat MEGA, ai ka hetuar shumë
çështje, mes të cilave ajo e piramidave shqiptare ( u nisa në
Shqipëri për 3 ditë në shkurt `97 dhe ndenja 7 muaj, tha ai). Por ai
ka hetuar dhe për veprimtarinë e supozuar terroriste të Ushtrisë
Çlirimtare të Çamërisë në krahinat ku çamët duhet të ishin, duhet të
banonin dhe ku banojnë vetëm familje çamësh të krishterë. Në këtë
lloj gazetarie ai ka pasur kontakte me segmente të shërbimeve
sekrete, të policisë, të rangjeve të caktuara të politikës. Për shkak
të eksperiencës së lartë, në Shqipëri, reporteri Teloglu fare mirë,
mund të konsiderohej një nga gazetarët më të mirë të vendit, pse jo
dhe analist. Njohës i mirë i disa gjuhëve, Teloglu ka hetuar dhe për
organizatën terroriste "17 Nëntori", për të cilën shkroi dhe një
libër, dhe për të cilin mori peshqesh një atentat prej tyre.Gjendet
në Shqipëri për të realizuar një reportazh mbi të
ashtuquajturën "çështja çame". U përgjigj pyetjeve të mia, por si
kolegë, i dhamë seance njeri-tjetrit që të bënim një intervistë me dy
duar. Kështu që dhe ai më pyeti. Në intervistë janë të dy palët e
pyetjeve. I nderuar koleg, marrëdhëniet shqiptaro-greke u duk se
patën një lloj ndalimi me rastin e vizitës së munguar të presidentit
Papulias në Shqipëri. Cila është pikëpamja juaj rreth rrugës që mori
kjo histori, ku Papulias ndërpreu vizitën duke mos realizuar vizitën
me kolegun e tij, Moisiu. Si ju duket juve ky veprim? Shumë kolegë në
Greqi shprehën kënaqësinë që presidenti e ndërpreu këtë vizitë, por
kishin edhe nga ata që ishin më realistë dhe shprehën shqetësimin e
tyre në lidhje me këtë. Mendimi im është se zoti Papulias mbajti një
qëndrim pak të sforcuar për një problem të vogël, mikroproblem. Në
shikimin tuaj nuk ekzistonte rreziku për incidente të provokuara nga
protestuesit çamë? Vendi në fakt nuk ishte më i miri ku do të
realizohej takimi, por edhe aty, nëse do të ishin marrë masa më
specifike, nuk do të kishte asnjë problem në marrëdhëniet midis dy
vendeve. Nuk mendoj se ky anulim nuk do të ketë ndonjë pasojë për
marrëdhëniet shqiptaro-greke, pasi nuk janë në fund të fundit
presidentët e të dy vendeve që përcaktojnë këto marrëdhënie, por
faktorë të tjerë më të rëndësishëm si, për shembull, prezenca e 600
mijë shqiptarëve që ndodhen në shtëpitë tona, pa të cilët ekonomia
greke nuk mund të avancojë, ashtu sikurse janë edhe prezenca e qindra
kompanive greke në Shqipëri, pa të cilat gjithashtu edhe ekonomia
shqiptare nuk mund të ecë përpara. Pikërisht këta dy faktorë
përcaktojnë marrëdhëniet tona. Atëherë pse ndodhi kjo ndërprerje e
vizitës? A ishin faktorë pjesë të kancelarisë greke që i imponuan
zotit Papulias që të linte vizitën? Në përfytyrimin shqiptar z.
Papulias është cilësuar si një figurë e respektuar që ushqen ndjenja
miqësie për popullin shqiptar dhe në veçanti për popullin çam, për
banorë të veçantë të kësaj popullsie me të cilët ka patur të lidhur
fëmijërinë e vet. Unë nuk mendoj se tek z. Papulias, që ka qenë edhe
ministër i Jashtëm, të jetë ndikuar nga dikush tjetër për të marrë
këtë vendim. Kam përshtypjen se z. Papulias e mori vetë këtë vendim
në ato momente. Për mendimin tim, ishte një moment fatkeq që e
detyroi këtë të merrte këtë vendim dhe ndoshta një frikë e disa
segmenteve në Greqi dhe reagimi që do të shkaktonte në ekranet
televizive nëse do ta bënte këtë takim.Pra, edhe sipas edhe komenteve
më autoritare të shtypit shqiptar, z. Papulias i trembej
ndërkombëtarizimit apo rihapjes publike të bujshme të çështjes çame?
Një ndërkombëtarizim i kësaj çështjeje, apo rihapje e saj, është e
vështirë që të ndodhi sot, sepse është një tren që Shqipëria e humbi
që para 97'-ës. Por mund të bëhet një ndërkombëtarizim juridik i
çështjes dhe këtë nuk mund ta pengojë as z. Papulias as z. Moisiu,
nëse do të vepronin ata të cilët janë të interesuar për këtë çështje.
Subjektivisht ndoshta mund të ketë patur frikë këtë që juve thoni.
Është më e thjeshtë ndërkombëtarizimi juridik se sa ndërkombëtarizimi
politik, dhe pikërisht z. Papulias është trembur për një gjë kaq të
vogël. Pra ju jeni në sintoni me ato zëra në shtypin grek, të cilat
realisht panë tek z. Papulias, tek reaksioni që krijoi në qarqe
politike frikën se Greqia filloi të armiqësohej me të gjithë vendet e
rajonit në një moment kur ajo duhej të tregohej më me autoritet? Mund
ta bëni më konkrete pyetjen?Unë kam lexuar për komente të shtypit
grek të "Ta Neas" apo të "Elefterotipias" në të cilat zëra autoritarë
të shtypit grek panë tek ky veprim i sforcuar hapjen e një kapitulli
jo interesant për politikën greke, pra të një kapitulli të
armiqësimit, të krijimit të problemeve me Shqipërinë, me Maqedoninë,
me Turqinë, pra pati zëra që ftuan për të frenuar këtë prirje
armiqësuese me vendet e rajonit. Më lejo të nis me diçka tjetër.
Është e vërtetë se pas 1913-ës ka patur probleme në disa prefektura
që kufizohen me zonën veriore të vendit tonë dhe nga kjo pikëpamje
çështja e çamëve nuk është vetëm ajo e pasurive. Qeveritë e mëparshme
dhe sidomos ajo e z. Simitis e vinte theksin për ta zgjidhur
problemin në bazë të standardeve ndërkombëtare, të konventave. Nuk
është në fakt shumë evropiane të deklarosh se nuk ekziston një
problem, ndërsa pikërisht në zemër të problemit ka njerëz që e
deklarojnë që: Po, ekzistojnë probleme. Na flisni pak, kur keni
shkruar ju për herë të parë për çështjen çame apo kur keni rënë ju në
kontakt me këtë problem? Për herë të parë me këtë çështje unë jam
njohur gjatë `97'ës, kur ranë firmat piramidale dhe gjatë kohës së
trazirave, ku unë takova njerëz të këtij komuniteti në Sarandë, të
cilët flisnin me shumë pasion, por aspak me sens praktik. Le të
flasim pak për backgroundin historik të kësaj çështjeje, veçanërisht
të viteve të para pas Luftës së Dytë botërore. Ju më treguat një
histori shumë interesante të një gruaje çamë të martuar me
përdhunuesin e vet. Duke respektuar privatësinë e asaj gruaje, pra
emrin, mbiemrin, apo ndonjë koordinatë tjetër identifikuese të saj, a
mund ta tregonit këtë histori dhe si ju ratë në kontakt me të? Kur
unë fillova të shkruaja shkrimin të cilin edhe ju e keni botuar në
gazetën ABC takova shumë njerëz, të cilët kishin frikë të flisnin në
emrin e tyre dhe këta njerëz ishin nga të dyja krahët në fakt, edhe
grekë por edhe çamë të vjetër. Në atë kohë në zonën e Pargës mua m'u
dha rasti që të takoja një grua të vjetër të cilën bashkëshorti i saj
i mëvonshëm e kishte njohur kur ai ishte në grupet e andartëve të
kolonelit Zerva. Sepse zona e Epirit ishte zona që kontrollohej
absolutisht nga andartët e Zervës. të cilët kishin bashkëpunuar edhe
me gjermanët gjatë Luftë së Dytë Botërore apo jo, sepse ka historianë
anglezë në fakt që flasin për një bashkëpunim të Zervës me ushtarë
gjermanë gjatë Luftës së Dytë edhe për të spastruar çamët. Njerëzit e
Zervës për shkak se luftonin kundër këtyre të ELAS-it, sigurisht që
kishin kontakte dhe kishin bashkëpunime me gjermanët, por edhe nga
ana tjetër ndodhte e njëjta gjë se edhe çamët antifashistë ishin
persona të amnistuar nga "ELAMI", organizata kundërshtare dhe pastaj
shkonin andej nga anonte balanca e forcës. Duke iu rikthyer edhe
njëherë historisë që sapo nisa: kur trupat e Zervës hynë në këtë
zonë, në këtë fshat gjetën një vajzë shumë të bukur shqiptare, të
cilën e përdhunuan. Njeri prej krerëve të trupave të Zervës më pas e
vendosi përballë dilemës, më saktë trilemës, ose do të duhej të
shpërngulej bashkë me të tjerët, por nuk dihej nëse do të shpëtonte
gjallë, ose do ta vriste menjëherë, ose do të martohej me të. Dhe ajo
vendosi që do të martohej; dhe jeton akoma me të. Në këtë zonë
bujqësore ndodhi që ajo filloi ta dashuronte dhe të kishte më pas
edhe një fëmijë me të. Kjo është diçka sinjifikative në këtë zonë të
botës. Unë në fakt në gazetën "To Vima" nuk e vendosa këtë pjesë të
historisë sepse nuk dija a duhet ta kujtojmë këtë histori apo ta
harrojmë? Kjo ishte një çame e krishterë apo myslimane dhe si e
shikonte ajo çështjen çame? Në fakt ajo mbeti, por shumë bashkëkombas
ikën, u larguan u vranë dhe nuk patën fatin e saj Mendimi i saj ishte
që kjo çështje të harrohej. Për Pargën kjo çështje duhej të harrohej
edhe për faktin se një pjesë shumë e madhe e bashkëpatriotëve të saj
ishin bashkuar me Mazar Dinon dhe bashkëpunonin me ata me të cilët
kishin pushtuar vendin. A mund të na shpjegoni, duke iu referuar edhe
autorëve realistë grekë, cilat ishin përmasat e bashkëpunimit të
çamëve me gjermanët me fashistët? Kjo çështje nuk është aq e thjeshtë
sa të japësh një përgjigje të thjesht se në atë kohë nuk kishte
shoqëri civile, por bëhej fjalë për komunitete, të cilat
komandoheshin nga njerëz të caktuar me pushtet ekonomik. Familja Dino
nuk ishte një familje e zakonshme, por shume e fuqishme dhe ju kujtoj
se një nga anëtarët e kësaj familjeje ka qenë edhe deputet, dhe kjo
familje ndikoi në aktivizimin e çamëve, qoftë edhe me forcë dhe
rreshtimin e tyre përbri gjermanëve, një gjë që u njoh më vonë edhe
në shtetin shqiptar. Madje në këtë libër (libri i një profesori grek
me titull " Çamët myslimanë të Epirit", por edhe në librin tjetër të
prof. Margariti ka dorëshkrime ku i kërkohej autoriteteve lokale nga
Mazar Dinoja që të largohej prefekti i Igumenicës në `42-43 dhe të
vendosej prefekt Mazar Dinoja. Këtu ka përgjegjësi pa dyshim, por kjo
përgjegjësi nuk mund t'i atribuohet gjithë mazhorancës së popullsisë
çame. Një lloj shikimi krahasues. Në çdo vend ka patur kuislingë,
bashkëpunëtorë të pushtuesve. Përqindja e atyre që bashkëpunuan me
gjermanët ishte më e lartë se sa përqindja e grekëve që bashkëpunuan
me gjermanët? A kishte përqindje më të lartë të bashkëpunimit në
rastin e çamëve dhe ku ishte më e shprehur, te çamët e krishterë apo
myslimanë? Është e vështirë që të përgjigjemi me fakte konkrete, por
sot kemi disa dëshmi, indikacione. Komuniteti mysliman ishte më
hierarkik, sepse ishte më e rëndësishme se çdo të thoshte ai sipër
dhe si do të zbatohej nga ai poshtë. Në qytetet e mëdha kishte një
mundësi që çamët të ishin pak më të lirë ndaj vendimeve që merrte ai
që ishte në krye. Por kishte edhe zona që u bënë shumë gjëra të
këqija dhe u futën në një cikël vicioz. Kur shikoj Paramithinë, për
shembull, është e vështirë që të përcaktoj se cilët filluan të parët
dhe kush furnizoi njërin apo tjetrin reagim. Por unë mendoj që në
Paramithi një përqindje shumë të lartë të përgjegjësisë e kanë çamët,
ndërsa kur shikoj Filatin gjërat janë krejt ndryshe, sepse atje çamët
në `45 u përzunë 3-5 mijë persona. Dhe erdhën njerëzit e Edhesit dhe
i përzunë. Sa janë krimet e kryera nga çamët gjatë Luftës së Dytë
Botërore? Për këtë nuk mund të japësh një përgjigje të saktë, sepse
as Gjykata Ushtarake e Janinës nuk e dha një përgjigje të saktë për
këtë. Dimë që ndodhi krimi i Paramithisë, dimë që kanë ndodhur edhe
krime të tjera që s'kishin lidhje me çështjet nacionale, por kishin
lidhje me çështje pronash, çështje nderi. Janë sigurisht me dhjetëra,
dhe këto edhe referohen tek policia e asaj kohe. Unë nuk besoj se
këto kishin karakter politik në këtë shoqëri rurale. Është ajo që në
konceptimin e sotëm e quajmë krime penale dhe të njëjtën gjë mund të
themi edhe për ato të Zervës. Madje ka të dhëna që në grupet e Zervës
ka patur ballistë me origjinë çame, të cilët shkonin thjesht vetëm
për plaçkë. A mund të themi që e përgjithshmja në marrëdhëniet mes
shqiptarëve dhe grekëve në zonat e Thesprotisë ishte miqësia dhe
rastet e dhunës apo konflikteve ishin të veçanta? Duhet të jemi shumë
të kujdesshëm edhe në këtë pikë ngaqë në fund të luftës u bënë gjëra
shumë të këqija, por edhe gjatë luftës. Ka një tendencë për rikthimin
dhe rikujtimin e të shkuarës sepse myslimanët dhe të krishterët
jetonin përbri, por jo bashkë, nuk martoheshin. Ndërsa kristianët e
origjinave të ndryshme jetonin edhe bashkë edhe përbri njëri-tjetrit.
A ishte edhe ky një konflikt social, për shkak se çamët myslimanë
ishin më të pasur se pjesa tjetër e bashkëqytetarëve të vet?
Sigurisht që ishte, dhe sidomos në zonën e Thesprotisë nuk ishte
zgjidhur problemi i pronave dhe pjesë të mëdha tokash morën
çifligarët e mëdhenj. Ndaj nuk është rastësore pozicioni shoqëror i
familjes Dino. Të arrijmë tek konkluzioni i luftës. Shumë familje
çame u përzunë, lufta civile greke ishte gjithashtu një pretekst për
përzënien e tyre, shumë u vranë. A mund të quhet gjithë ky proces një
spastrim etnik, i parë edhe në rastet e tjera në Evropë apo edhe në
Greqi në vitet `20? Me përdorimin e fjalës gjenocid unë do isha shumë
i kujdesshëm. Nëse shfarosja e hebrenjve mund të quhet gjenocid, kjo
nuk mund të thuhet për çamët. Ndërsa do të përdornim fjalën spastrim
etnik, që e mësuam tashmë pas luftërave në Jugosllavi po, mund të
them se po.Ose spastrim etnofetarKëtë mund ta përdorim, edhe këtë. A
mund të na thoni sa janë çamët e krishterë aktualisht në Greqi, ka
ndonjë vlerësim dhe ku jetojnë ata? Nuk ka të tilla statistika, sepse
ka tre elementë ku mund të bazohemi për të kuptuar: feja, ndërgjegja
dhe gjuha, të cilat ne nuk i gjejmë aktualisht në këto zona, as veç,
as bashkë për ta përbërë këtë karakteristikë. Dhe, madje, shumë nga
dosjet e prefekturave dhe pushtit lokal është po kaq e vështirë sa
ç'është edhe të hapen librat e Kishës për t'u parë. Pra kjo tregon se
ekziston një frikë shtetërore për ta trajtuar atë, për të folur për
ekzistencën e minoritetit çam, ashtu si edhe për minoritetet e tjera
në Greqi, minoritetin çam apo minoritetin turk. Greqia mendon se e ka
shumë të thjeshtë për çështjen e çamëve, sepse mendohet që kjo
çështje u zgjidh në fundin e viteve `40! Ndërsa çështja e maqedonasve
është më e komplikuar, sepse ata kishin fatkeqësinë që të njësoheshin
me të humburit e luftës civile. Ndërsa me turqit është më e
ngatërruar çështja, pasi Greqia pretendon se respekton Marrëveshjen
së Lozanës. Gjithësesi a mund të quhet realizëm kjo, që Greqia nuk
pranon ekzistencën e minoriteteve në truallin e vet, ndërkohë që e
kërkon këtë me zë të fortë tek vendet fqinj. Për sa i përket çështjes
çame, unë mendoj se nuk ka ndonjë qëndrim jorealist, sepse në Greqi
nuk ka një bërthamë popullsie me këtë emër. Nuk mund të
ndërkombëtarizohet dhe mbështetet një çështje kur nuk ka mbështetjen
e brendshme të një bërthame njerëzish që lëviz në këtë drejtim dhe
vetë. Ndërsa problemi me sllavo-maqedonasit dhe me turqit është krejt
ndryshe. Besoj se në këto dy rastet e fundit nuk është realist
qëndrimi i qeverisë greke. Po mirë, po a ka ndodhur një humbje e
identitetit të çamëve të krishterë apo të arvanitasve për shkak të
forcës, presionit asimilues që ka ushtruar Greqia gjatë këtyre 50
viteve apo edhe më parë, apo edhe të mungesës së krenarisë së tyre
për Shqipërinë e sotme? Sigurisht, çështja është e ngatërruar, por
janë edhe këto që thoni ju. Çamët janë një popullsi otomane në thelb.
Nuk është shqiptare në thelbin e vet. Një ndërgjegje shqiptare fillon
ta ketë pas 1913-ës, madje shumë prej tyre shkuan në Greqi dhe
populli grek e shikonte me shumë seriozitet për t'i inkuadruar në
çështjet e konvertimit. Madje edhe sot e kësaj dite andartët e Zervës
i cilësojnë si turko-shqiptarë dhe kur mbas `13-ës perandoria otomane
u shpërbë, ata diku duhet të mbroheshin në një komunitet. Kjo në fakt
e përshpejtoi shqiptarizimin e tyre. Asnjë identitet në Ballkan nuk
është i përhershëm. Përfshirë edhe atë grek apo jo? Të gjitha.Por a
nuk ju duket se reflektoni nga pak mendimin e qarqeve greke të
fillimshekullit të 20-të, të cilët nuk pranonin ekzistencën e
shqiptarëve, duke thënë se myslimanët shqiptarë janë o turq, ose grek
ortodoksë? Shteti shqiptar i viteve `20 ka protestuar për shkëmbimin
e sforcuar të bashkëkombasve të vet në drejtim të Turqisë, ka
dokumente për këtë ashtu siç ka edhe dokumente që vërtetojnë se
shqiptarët kanë patur një rol të rëndësishëm në kryengritjen greke të
pavarësisëNuk ka asnjë dyshim, por çështja është se, kur u formuan
shtetet etnike në Ballkan, një nga karakteristikat e identitetit
kombëtar ishte feja që ndërtoi mekanizmin e shtetit. Ishte dhe
gjuha... Dhe kjo që përshkruani ju është fiziologjike, krejt normale.
Të gjithë hapin shkolla që të vënë gjuhën sipër fesë, të gjithë e
bëjnë këtë. Kjo ka ndodhur për grekët veçanërisht, grekët e ndërtuan
identitetin fetar mbi bazën e fesë.Por nuk mjaftonte vetëm feja,
duhej edhe shkolla, gjuha. Duhet të paktën dy nga tre karakteristika
që të krijohen shtetet etnike.megjithatë këtu qarkullojnë dy mite. E
para që në debatin e parlamentit të parë grek mbi gjuhën zyrtare
shqipja humbi vetëm me një votë dhe se Suli ishte një krahinë e
banuar nga shqiptarë të krishterë që do të thotë që shqiptarët në
përfytyrimin tonë kanë patur rol të rëndësishëm në pavarësinë e
Greqisë, por duke ruajtur edhe identitetin kombëtar të tyre. Kujtojmë
këtu Ali Pashë Tepelenën.E para, për gjuhën nuk është e vërtetë sepse
përpjekjet për të vendosur gjuhën pas fesë janë bërë shumë kohë më
përpara se të bëhej pavarësia. Të gjitha tekstet para revolucionit
grek janë në greqisht. Por që flisnin gjuhën arvanitase, kjo nuk
diskutohet, sepse shumë nga luftëtarët ishin arvanitas dhe ç' ishte
pjesa humoristike e kësaj çështjeje? Arvanitasit luftonin kundër
arvanitasve dhe nëse u rrezikua ndonjëherë revolucioni grek, u
rrezikua për shkak të një djali të një arvanitasit që erdhi nga
Egjipti dhe krijues i Egjiptit të ri ishte një arvanitas. Edhe një
çështje të fundit që lidhet me historinë e afërt në marrëdhëniet mes
dy vendeve: Gjendja e Luftës. Nga gëzimi i të drejtave të pronësisë
në Greqi nuk janë përjashtuar vetëm çamët por janë përjashtuar edhe
shqiptarë të tjerë që kanë jetuar kryesisht në zonën afër Kolonjës
apo Korçës. Nuk jam marrë me të, kështu që nuk mund të them ndonjë
gjë të saktë.

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve: 525
PIKE: 575
Popullariteti Popullariteti: 2
Data e regjistrimit: 06/07/2010
Mosha: 33

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Mesazh nga RihHana prej Wed Jul 14, 2010 2:17 am

Roli i Aleances Panortodokse
Ballkanike ne Copetimin e
Shqiperise post-Osmane

Fati i Perandorise multietnike Osmane u vendos ne ditet kur ky shtet arriti
ditet e shekullit te XIX. Me ardhjen e Sulltan Abdulhamidit II shteti Osman
perjetoi humbjen me Rusine ne luften Ruso – Turke te 1877 – 1878, qe e coi kete
Perandori perfundimisht ne rrugen e shkaterrimit. Nen sulmet imperialiste Ruso
panortodokse, Angleze, Franceze dhe me pas Italiane, shtetet dhe etnite e
ndryshme Muslimane qe jetuan nen kete Perandori nder shekuj, filluan qe ta
gjejne veten e tyre nen zgjedhen koloniale, qe Evropa e krishtere po impononte
mbi mbeturinat e Perandorise se sakatuar. Megjithe reniet qe shteti Osman
perjetoi pas luftes Ruso Turke, qe cuan ne zmadhimin e Serbise dhe Malit te Zi
me toka Shqiptare, zmadhimin gradual te Bullgarise, pamvaresise se Rumanise,
pushtimit te Bosnje Herzegovines nga Austro-Hungaria, te Qipros nga Britaniket,
e me pas me kolonizimin e Egjiptit nga Britaniket, Tunizise nga Francezet etj
Sulltan Abdulhamiti II arriti qe ti sjelle njefare stabiliteti te brendshem ankthit te
shtetit Osman.
Duke perqendruar pushtetin shteteror ne duart e tija dhe duke perdorur
mobilizimin panislamist si arme frikesuese ndaj fuqive grabitqare Evropjane, dhe
si arme mobilizuese per popujt Islamik te Perandorise1, Sulltan Abdulhamiti II
arriti qe te mobilizoje ne mbrojte te Perandorise se tij pothuajse te gjitha rracat e
saj. Ashtu si me Arabet, Kurdet e Boshniaket, edhe Shqiptaret si komb Musliman
qe ishin, i qendruan ne pergjithesi besnik pushtetit Hamidian dhe i sherbyen atij
me te gjitha mundesite. Ne fakt Abdulhamidi, ne ditet e fundme te ekzistences se
tij si Sulltan, duket qe ti kete dhene shume perparesi elementit Shqiptar ne
kornizat e shtetit Osman. Sipas Prof. J. Landau ne librin “Politika e Pan-Islamit”
(Oksford, 1990, Fq. 48 - 49) Lidhja Shqiptare e Prizrenit qe u krijua nga paria
Shqiptare me 1878, ishte nje nga organizmat e pare te mobilizimit Panislamik qe
Sulltan Abdulhamidi u mundua te krijoje ne shtetin e tij kunder agresionit
Evropjan. Lidhja Shqiptare e Prizrenit, qe u formua ne shenje proteste nga populli
Shqiptar kunder agresionit panortodoks qe Kongresi i Berlinit legjitimoi ne trevat
Shqiptare, pervec kerkesave Shqiptare per ruajtje territoriale nuk harroi qe te vej
1 C.E. Farah, Reasesing Sultan Abdulhamid II’s Islamic Policies, Archivum Ottomanicum, Nr. 14, 1995 /
96, Fq. 192
ne dukje karakterin Islamik Shqiptar, duke vene ne dukje deshiren e Shqiptareve
per besnikeri ndaj Sulltanit Osman dhe ligjeve te Sheriatit. Lidhja Shqiptare e
Prizrenit qendroi ne komunikim te gjate me Porten e Larte te Stambollit, dhe nje
gjenerate me vone, gjate kohes se agresionit Italian ne Libi, me 1911, demonstrata
pro-Sulltaniste u shfaqen neper Shqiperi ne mbeshtetje te Sulltanit – Kalif, duke
shprehur gadishmerine Shqiptare per te luftuar te pafete (Italian) qe pushtuan
Libine.
Nje kooperim te gjere te elementit Shqiptar nen suazat Hamidiane ne e
shohim edhe te bodigardet e Sulltan Abdulhamidit, qe ishin malesore Shqiptare,
me ne krye Isa Buletinin. Sekretare te tij u bene shume Shqiptare si Ismail Qemal
Bej Vlora e Marshall Rexhep Pasha. Kusheriri i Ismail Qemalit, Ferid Pashe
Vlora qe ishte edhe President i Shoqerise Shqiptare te Stambollit, u be
kryeminister i shtetit Osman nga Abdulhamiti me 19034. Shemsedin Sami Bej
Frasheri pervec themelimit te gazetes Sabah, Turxhiman i Shark, botimit te
Kamus Al-Alam etj, u inkuadrua nga Sulltan Abdulhamidi gjithashtu ne politiken
Osmane, si anetar i Bordit te Inspektoriatit te Ushtrise Osmane.
Fuqizimi i levizjes Zhon Turke ne shtetin Osman i mbeshtetur fuqishem
nga qarqet qe kerkonin reforma ne Perandori duke perfshire ketu edhe shume
grupe Shqiptare, dhe sponsorizimi masiv qe donmet6 Selanikase i dhane agjenteve
anti-Hamidiane, coi pushtetin e Sulltan Abdulhamidit te vij ne nje fund ne
pranvere te vitit 1909. Ne 13 Prill te 1909, pas rrevoltes qe bodigardet Shqiptare
te Sulltan Abdulhamidit kryen ne mbeshtetje te tij ne Stamboll, cuan qe forcat
Zhon Turke te ardhura nga Selaniku te shtypin kete rrevolte pro-Hamidiane dhe te
rrezojne Abdulhamitin duke perdorur Shqiptarin Esad Pashe Toptani si njoftues
per kete rrezim ndaj tij.
Renia e pushtetit Hamidian ne shtetin Osman, dhe dalja e Zhon Turqve ne
skenat e Devletit nuk sollen rezultate te mira per minoritetet Osmane. Edhe pse
levizja Zhon Turke pati si lidere te saj Shqiptare si Ibrahim Temo dhe Ahmet
Njaziu, pas renies se Abdulhamidit ajo u mundua qe te ‘Ottomanizoje’ te gjithe
subjektet e ketij shteti multietnik. Megjithese Zhon Turqit nuk i ndaluan
aktivitetet e klubeve nacionaliste ne fillim te udheheqjes se tyre ne shtetin Osman,
ata filluan propaganden e tyre per pan-Ottomanizem, gje qe coi lideret
nacionaliste Shqiptare qe ti pergjigjen kesaj ideje me ate te nacionalizmit
Shqiptar.
2 S. Ballvora, ‘La “Ligue de Prizrend” et la question de l’autonomie de l’Albanie’ Fq. 50
3 Turkei no. 198, vol. 7, German Consul Gerhard von Mutius to Reichskanzler Bethman Hollweg, Selanik,
8 Tetor 1911.
4 J. Swire, Albania: The Rise of a Kingdom, Fq. 78
5 S. Shaw, History of the Ottoman Empire and Modern Turkey, Vol II, Fq. 254
6 Cifuteria e kovertuar ne Islam ne shtetin Osman njihej si donme.
7 S. Shaw, History of the Ottoman Empire and Modern Turkey, Vol II, Fq. 265
8 Ibid, Fq 90

Aktiviteti i Ismail Qemalit neper Stamboll si perfaqesues i interesave
Shqiptare, bashkepunimi i tij me Unionin Liberal dhe rrevolta e ushtareve
Shqiptare kunder masave Zhon Turkiste ne ditet e Abdulhamidit, krijuan
keqkuptime mes Zhon Turqve ne lidhje me Shqiptaret.9 Per me teper reformat qe
Zhon Turqit sollen ne shtetin Osman me pas, duke ndaluar krijimin e shoqerive
nacionale, mbajtjes se armeve, “bandave” e lirive te tjera te cilat Shqiptaret i
paten poseduar nder shekuj, cuan qe Shqiptaret te rrevoltohen.Per me teper
inatet personale qe Zhon Turqit duhet te kene patur me shume ish-mbeshtetes
malesore te Abdulhamidit, kryengritjeve qe Isa Buletini organizoi kunder
pushtetit Xhon Turk (ne shume raste i shtyre nga Serbet) dhe masakrave qe
Sheqfet dhe Xhavit Pasha morren kunder malesoreve Shqiptare, cuan Shqiptaret
drejt divorcit perfundimtar me Osmanet dhe Devletit ne te cilin ata sherbyen dhe
punuan per pese shekuj.
- Rroli i Aleances Panortodokse ne Copetimin e Shqiperise
Ne te njejten kohe kur marredheniet Shqiptaro – Turke po acaroheshin ne
kulm, fuqite grabitqare panortodokse Ballkanike i shihnin me ankth e me deshire
keto perplasje. Pas renies se kryengritjes Shqiptare te vitit 1910 dhe arratisjeve te
shume kryengritesve Shqiptar ne Mal te Zi, Malazezet u munduan qe perplasjet
Osmane – Shqiptare ti perdorin ne te miren e tyre. Per kete, ne pranvere te 1911
Krajl Nikolla i Malit te Zi, i shtyu malesoret Shqiptare qe te hidhen ne rrebelim te
ri kunder Turqve duke patur synim qe ta perdorte kete kryengritje ne sherbim te
interesave te tija ekspansioniste ne Shqiperi. Mali i Zi duke perdorur bajraktare
si Sokol Baci qe ishin nen sherbimin Malazez, synonte qe te organizonte rrebelim
katolik ne Malesite e Veriut, rrebelim i cili pasiqe kaloi ne fanatizem, i coi
muslimanet e Shkodres qe te kunderveprojne mbi keto veprimtari. Duke
shfrytezuar fanatizmat fetare forcat Malazeze arriten qe te kishin bashkepunim te
plote me rrebelet katolike Shqiptare, dhe ne shtator te 1912 repartet Malazeze
sebashku me malesoret katolik u perplasen ne lufte kunder forcave shteterore
Osmane dhe Shqiptare. Shume malesore katolik, te cilet morren pjese perkrah
Malazezeve ne luftrat kunder popullsise Muslimane Shqiptare, e benin kete
pjeserisht per te marre hak kunder Muslimaneve Shqiptar qe kishin ndihmuar
Bedri Beun ne shtypjen e rrevoltave te tyre perpara nje viti. Lufta e tyre ne shume
9 Ibid, Fq. 288
10 Ibid
11 Historia e Shqiperise, vellimi II, 1984, Fq. 450
12 Ibid. Fq. 488

raste pati karakter primitiv lufte mes fisesh13 duke ‘lare’ me kete rast haqet e
vjetra.
Fillimi i Luftes Italo – Turke, dhe situata ne Shqiperine e Veriut nuk la
jashte dore as Greqine dhe Bullgarine, te cilat filluan qe te afrohen me njera tjetrat
per te vepruar ne ngjarjet qe ato po perjetonin me rrezimin e shtetit Osman. Lufta
Italo – Turke qe filloi ne Shtator te 1911 iu tregoi forcave panortodokse ne
Ballkan se Devleti Osman nuk kishte fuqi qe tiu bente balle sulmeve te tyre te
organizuara.
Greqia, ne te njejten menyre si Mali i Zi, e mbeshteti fuqishem rrevolten
Shqiptare ne Malesite e Veriut. Per kete Greqia dergoi Ioannis Gryparin, ministrin
e jashtem Grek qe ta mbeshtesi luften e Malesoreve ne Veri nepermjet agjentures
se tij, dhe ne te njejten kohe duke ushtruar kujdes qe kjo kryengritje te mos
kalonte ne Shqiperine e Jugut. Greket besonin se nacionalistet Shqiptare kishin
plane qe kryengritjen e tyre anti-Osmane ta conin edhe ne Epir dhe sanxhakun e
Korces, ne menyre qe ta fusnin Greqine ne lufte me Turqine dhe ta deklaronin
Epirin toke Shqiptare duke minuar Megali Idene Greke per ate zone.
Ne keto kohe kur Shqiperia e Veriut ishte ne rrevolta, qeveria Austriake
ishte mbeshtetese e idese se krijimit te nje Shqiperie te Madhe Autonome, e cila
do te ballanconte fuqine Serbe e Bullgare ne Ballkan. Austriaket besonin se nje
Shqiperi e Madhe autonome, me Selanikun te cilin ata e shihnin si nje qytet qe
duhej ti perkiste Turqise, do te kishin rruge te lire per ne lindje. Per kete Austria
gjate gjithe kesaj periudhe punoi me agjenturen e saj qe ne Ballkan medoemos te
krijohej nje shtet Shqiptar i fuqishem, qe do te minonte Serbine ne Adriatik dhe
ne gadishull. Jo me kot Faik Konica pati thene se: “Te mos ishte Austria, sllavet
dhe greket do ta merrnin per 24 ore Shqiperine… Frika e Austrise i mban armiqte
tane; ata qe s’e kuptojne kete jane gomere.”
Por ideja e nje Shqiperise se Madhe u rrefuzonte fuqishem nga Greqia,
Bullgaria e Serbia. Per kete arsye, ne Tetor te 1911, kryeministri Bullgar Geshov
dhe ai serb Millovanovic filluan bisedat e planet e tyre per ta minuar kete akt. Ne
bisedat qe Geshovi pati me kryeministrin Serb Millovanovic, i fundit ia beri te
qarte Geshovit se solucioni me i mire per interesat Serbe ne Ballkan do te ishte
pushtimi i Shqiperise se Veriut dhe sigurimi i nje rruge detare per te ne Adriatik,
dhe pushtimi i Shqiperise se Jugut nga Greqia16. Ne bisedimet qe rrodhen, Serbia
me Bullgarine rane dakort qe Serbia do te kishte te drejte te plote mbi vilajetin e
Shkodres dhe te Kosoves qe ndodhej ne veri te Bjeshkeve te Sharrit, kurse
Bullgaria ndersa Bullgarija do te kishte te drejta mbi vilajetin e Adrianopojes.Me keto traktate te fshehta panortodokse ne Ballkan planet Austriake per
nje Shqiperi Etnike u shkelmuan nga Bullgaria dhe Serbia, te cilat duke rene
dakort mbi te ardhmen e territoreve Shqiptare, nen udhezimet Ruse, ishin
13 J. Swire, Albania: The Rise of a Kingdom, Fq. 142
14 Leter e Ministrise se Jashtme Greke ndaj Konsullatave ne Shqiperi dhe Epir. Athine, 25 Prill 1911, Nr.
10193
15 Sh. Delvina, Pa Pavaresi Fetare, Nuk Ka Pavaresi Kombetare. 1998, Fq. 102
16 I. E. Geshov, The Balkan League, London, Fq. 15
17 Historia e Shqiperise, vellimi II, 1984, Fq. 486

udhezuar nga qendrat panortodokse te Rusise qe pas kesaj te gjenin gjuhen e
perbashket me Malin e Zi dhe Greqine.
Keshtu qe nen komanden Ruse, me 12 Mars te 1912, aleanca e pare
panortodokse e Ballkanit u perfundua ndermjet Serbise dhe Bullgarise. Te dy
vendet pasiqe rane dakort per lufte te perbashket kunder Turqise dhe posedimeve
Turke ne Ballkan, rane dakort se ne rast fitoreje, Serbia do te njihte te drejten e
Bullgarise per marrjen e territoreve ne Lindje te maleve Rodope dhe lumit
Struma. Kurse Bullgaria ia njohu te drejten Serbise qe te shtrije sundimin e saj
deri ne perendim dhe veri te maleve te Sharrit, duke perfshire ketu te gjithe
Kosoven. Kurse per zonen qe ngelej ndermjet maleve te Sharrit, Lumit Struma
dhe Liqenit te Ohrit, nje shtet autonom duhej te formohej. Por nese me vone do te
vendosej qe ky territor te ndahej mes tyre, atehere Serbia do te merrte nje rrip te
territorit ne Maqedonine veriore, kurse Bullgaria do te merrte viset perreth Ohrit.
Nje zone e lire qe do te lihej ne te dy anet e lumit Vardar te siperm do te ishte nen
arbitrimin e Car Nikolles II te Rusise.
Gjate vazhdimit te luftes Italo – Turke te 1911 ne Libi pushteti Osman u
gjend i zene mes dy zjarresh. Nga njera ane ata duhej qe te mbronin Libine nga
agresioni Italian, dhe ne anen tjeter ata duhej qe te merreshin me kryengritjet ne
Ballkan qe u sponsorizonin nga Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Italia. Megjithate
pushteti Osman dergoi ne Libi disa perforcime te vogla nen komandet e Mustafa
Qemal Beut (Ataturkut) dhe Enver Beut qe ti rrezistonin agresionit Italian. Edhe
pse Italianet deklaruan zyrtarisht ne 4 Nentor pushtimin e Libise, rrezistenca
Osmane (dhe Libiane) vazhdoi ne forme guerrile ne vend. Italia, duke dashur qe
ta dobesoje pushtetin Osman sa me shume qe te mundte, filloi dergimin masiv te
armeve dhe te ngreje acarimet anti-Osmane ne Shqiperi dhe Mal te Zi nepermjet
spiunazhit dhe agjentures se saj. Ky fakt ishte vene re qe me pare dhe spiunazhi
Serb pati vene re se pervec agjentures Austriake, agjentet Italian po punonin
intensivisht ne Shqiperi dhe parashikohej qe nje rrevolte e madhe do te nxitej nga
ata ne pranvere te 1912.
Patriotet Shqiptare duke perfituar nga kaosi qe shteti Osman po perjetonte
u munduan qe ta luajne kete situate ne interes te tyre. Shqiptaret Arbereshe te
Italise ne bashkepunim me spiunazhin Italian ne keto kohe kaluan ne krah te
Italise, perkunder planeve Austro – Hungareze apo shteteve sllave ndaj
Shqiperise.Duke pare rrjedhojen e ngjarjeve ne Perandori, deputet Shqiptare ne
parlamentin Osman i kerkuan qeverise qe te garantonte reforma politike,
ekonomike dhe kulturore per Shqiperine. Per kete Hasan Prishtina e paralajmeroi
Porten e Larte se nese keto deshira nuk permbusheshin, Shqiperia do te
rrevoltohej. Ne te njejten kohe Hasan Prishtina shkoi ne Shkup ku u mundua qe
te hynte ne bashkepunim me Organizaten e Brendshme Maqedone, te organizonte
18 Ernst Helmreich, The Diplomacy of the Balkan Wars 1912 – 1913 Fq 32 - 33
19 I. E. Geshov, The Balkan League, London, Fq. 53 – 55
20 S. Shaw, History of the Ottoman Empire and Modern Turkey, Vol II, Fq. 290
21 BD., Vol IX, pjesa I, No 540, Barclay to Grey, Beograd, 16 Janar 1912
22 Historia e Shqiperise, vellimi II, 1984, Fq. 329
23 Ibid. Fq. 465

rrevolte ne Maqedoni. Por ky bashkepunim nuk u arrit me Maqedonet, pasiqe
qeveria Bullgare iua ndaloi atyre qe te hynin ne ndonje negociate me Shqiptaret.
Por Serbia vepronte ndryshe. Ajo i furnizoi Shqiptaret me arme dhe mezi
priste shperthimin e luftes qe do te prishte status quone e Ballkanit ku Shqiptaret
do tu vrisnin me Osmanet. Pasiqe te dyja palet t’u dobesonin, fituese do te ishte
Serbia dhe liga panortodokse Ballkanike. Per kete Serbia dergoi mjaft agjente te
saj mes Shqiptareve, dhe ne vecanti te Isa Boletini, per ti bindur ata per te luftuar
kunder rregjimit Zhon Turk. Dimitrijevich Apis, kryetari i organizates Serbe
Cerna – Ruka (Dora e Zeze) ishte nje nga agjentet me te suksesshem Serb qe arriti
ta binde Isa Boletinin se Serbet e Shqiptaret duhet qe ta clironin token e tyre nga
Turqit.
Ne Maj te 1912 nje aleance tjeter panortodokse ngrehu telat e saja per
uzurpimin e trojeve Shqiptare ne Ballkan. Ajo ishte aleanca Greko – Bullgare.
Marreveshja Greko – Bullgare ishte nje marreveshje e fshehte, defensive, e
vlefshme per 3 vjete, qe synonte mbrojtjen dhe luften e perbashket Greko –
Bullgare kunder Turqise. Sipas marreveshjes ne fjale, ne rast se nje nga shtetet ne
fjale sulmohej nga Turqia, atehere shteti tjeter duhej qe te deklaronte lufte, dhe ne
kete lufte te dy shtetet do te vepronin si nje trup i vetem kunder Turqise dhe
Fuqive te Medha. Ne kete aleance, Greqia me Bullgarine futen si pjese te traktatit
te tyre, pervec ambicjeve te tyre kunder Turqise kontinentale, edhe interesat
grabitqare Greke ndaj Qiprios. Edhe pse Greqia me Bullgarine kishin
mosmarreveshje te tyre ne lidhje me ceshtjen Maqedone, ata i lane menjane keto
zenka dhe marreveshjen ne fjale e kthyen ne nje marreveshje plotesisht anti-
Turke.
Megjithate marredheniet Greko – Bullgare edhe pas kesaj marreveshje
qendruan ne dyshime te medha, ku secila pale kishte dyshime dhe frike rreth
ndonje marreveshje te fshehte qe Greqia, apo Bullgaria mund te bente me
Shqiptaret. Ne te njejten kohe, Greqia dhe Bullgaria ishin ne tension te madh ne
lidhje me rrevoltat ne Shqiperi, ku secila pale kishte frike se mos rrevoltat
Shqiptare kalonin ne Maqedoni dhe Epir, gje qe do te sillte minimin e planeve te
tyre ogurzeza mbi zonat ne fjale27 duke mobilizuar Shqiptaret si zoter te tokave te
tyre.
Por suksesi i Shqiptareve ne 9 Gusht te 1912, kur ata arriten qe ti
impononin qeverise Turke kerkesat e tyre per autonomi, reforma dhe kontroll nga
Shqiptaret te Vilajeteve te Kosoves, Janines, Manastirit dhe Shkodres, cuan fuqite
panortodokse Ballkanike qe te shperthejne ne amok te eger antishqiptar. Greqia ne
vecanti kaloi ne nje amok te papare kur Hasan Tahsin Pasha u be Vali i Janines28,
kapitalit te Camerise. Austria qe kishte interesa ne krijimin e Shqiperise, duke
parandjere rrezikun panortodoks ne Ballkan, coi ministrin e jashtem Kontin
Leopold Berchtold qe t’iu kerkoje fuqive te medha qe te inkurajojne Turqine qe te
decentralizoje administraten e saj. Por nderhyrjet Austriake dhe koncensionet
24 Ibid. Fq. 467
25 J. Swire, Albania: The Rise of a Kingdom, Fq. 128
26 I. E. Geshov, The Balkan League, London, Fq. 133
27 B. Kondis, Greece and Albania, Fq. 72 – 74.
28 J. Swire, Albania: The Rise of a Kingdom, Fq. 124
7
Turke ndaj Shqiptareve ne 18 Gusht cuan Greqine, Serbine dhe Bullgarine te
frikesohen ndaj krijimit te shtetit Shqiptar.
Ndaj ketij fakti qe po kryhej, Greqia ndermorri hapin e pare te kryqezates
antishqiptare. Me 18 Gusht kur Turqia ra dakort ndaj kerkesave Shqiptare, Greqia
iu kerkoi Bullgarise, Serbise dhe Malit te Zi qe te formonin nje aleance
katerpaleshe kunder Shqiptareve, qe te kthenin koncensionet Osmane qe u
propozuan nga Austria ne ‘favor’ te kristjaneve Sllav dhe Grek (ne tokat
Shqiptare). Per kete arsye Greqia protestoi ashper kunder Portes se Larte29,
megjithate Turqit e injoruan kete proteste. Me rrefuzimin e kerkeses Greke nga
Turqit, ministri i Jashtem Grek Llambro Koromilla i kerkoi shteteve ortdokse te
Ballkanit qe nese Turqia nuk bente ‘permiresimin’ e menjehershem te gjendjes se
kristjaneve ne shtetin Osman ata duhet qe te hidheshin ne lufte.
Me shpalljen e autonomise se Shqiperise Mali i Zi, ashtu si Greqia kaloi
ne amok. Edhe pse malesoreve katolik iu dergua Peshkopi i Shkodres, Imzot
Serreqi30, qe tiu shpjegonte rreth autonomise dhe amnistise qe ata morren, ata
kesaj nisme nuk iu pergjigjen pozitivisht te shtyre nga Malazezet. Per kete ata iu
kerkuan malesoreve qe te vazhdojne luften e tyre deri ne fund, per pavaresi. Mali i
Zi iu afroi malesoreve Shqiptare arme e municione qe te vazhdonin luften.
Urrejtja e katolikeve per Turqit i beri ata qe te verbohen e mos te kuptojne
hipokrizine Malazeze. Ne Shtator, disa udheheqes malesore morren udhezime nga
Cetinja dhe rrevolta u ndez perseri. Austro – Hungaria duke i kuptuar lojrat
Malazeze rrefuzoi qe tiu vije ne ndihme malesoreve katolike. Por malesoret
sulmuan Plenicen. Fisi i Kelmendeve nen udheheqjen e Dede Sokolit avancuan ne
bregun e Matit, per t’iu prere rrugen perforcimeve qe po vinin ne ndihme te
Shkodres nga Tirana dhe rrethet. Ne 8 Tetor, Malazezet hyne ne loje, duke i
deklaruar kryqezate (lufte te Shenjte) Turqise dhe nisen pushtimin e tokave
Shqiptare.
Me permiresimin e gjendjes se Shqiptareve ne Ballkan dhe formimit te
shtetit autonom Shqiptar, fuqite panortodokse te Ballkanit nuk paten zgjidhje
tjeter pervecse luftes. Keshtu qe me 26 Gusht 1912 Bullgaria vendosi qe te shkoje
drejt luftes kunder Turqise. Ne 5 Shtator 1912, qeveria Bullgare e njoftoi Greqine
se Serbia dhe Bullgaria kishin vendosur per te shkuar ne lufte kunder Turqise dhe
per kete donin mbeshtetjen Greke.32 Kryeministri Grek Elefterios Venizelos, i
gjetur perballe kesaj kryqezate antishqiptare nuk ndjeni pasiv por e coi Greqine ne
lufte kunder Turqise; si denim ngaqe ajo garantoi autonomi per Shqiptaret. Me 13
Tetor Greqia, Bullgaria dhe Serbia i cuan ultimatum Portes se larte qe te
‘rrespektonte kristjanet’ e shtetit te saj. E gjendur perballe terrorizmit panortodoks
Ballkanik, me 17 Tetor, Turqia u detyrua qe ti pergjigjet fteses panortodokse me
deklarim lufte ndaj Bullgarise dhe Serbise. Ne 18 Tetor Greqia iu bashkangjit
liges panortodokse dhe i deklaroi lufte Turqise33, qe coi ne hapin final te luftes se
pare Ballkanike.
29 Athine 20 Gusht 1912, leter ndaj ambasades ne Stamboll
30 T. Zavalani, Histori e Shqipnis, Fq. 215
31 J. Swire, Albania: The Rise of a Kingdom, Fq. 134 - 135
32 Panasi ndaj Koromiliasit, Sofia, 5 Shtator 1912.
33 J. Swire, Albania: The Rise of a Kingdom, Fq. 134
8
Me pushtimin qe ushtrite panortodokse Ballkanike i bene trevave
(autonome) Shqiptare, ceshtja e te ardhmes se kombit tone ishte ne pikepyetje.
Malazezet qe ne 22 Shtator perkrah malesoreve katolike te Dede Sokolit, kishin
filluar pushtimin e Veriut te Shqiperise. Me 8 Tetor ata i shpallen lufte Turqise,
per te rrethuar Shkodren me 28 Tetor.
Me 10 Nentor Greket rrethuan Janinen, pasi kishin pushtuar Selanikun.
Me pas ata pushtuan Sazanin dhe Himaren.35 Ne Himare qe ne 5 Nentor kolona e
peste e grekofilit Spiro SpiroMilos ishte cuar ne rrevolte duke luftuar vullnetaret
Shqiptare dhe trupat Turke. Korca u pushtua ne 20 Nentor nen komanden e
gjeneralit Damianos.Serbet pushtuan Kosoven me 23 Tetor dhe sebashku me
Malazezet iu drejtuan Prishtines dhe Novipazarit (Jenipazarit) pasi thyen forcat
Osmano – Shqiptare ne Kumanove.Ismail Bej Qemali, qe ne kete kohe po
shkonte per ne Stamboll per te biseduar gjendjen me kabinetin Osman, iu kerkua
rruges qe te takohej me Princin Malazez Mirko, ne Trieste. Mirkoja i kerkoi
Ismailit qe ai te deklaronte pamvaresine e Shqiperise, duke e bere Ismailin Mbret,
dhe duke njohur posedimet Malazeze ne Veri te Shqiperise. Ne te njejten kohe
veziri Qemal Pasha i kerkoi Ismailit qe te bente durim dhe te merrte nje post
ministror ne qeverine Turke. Por Ismail Qemali rrefuzoi.
Pas kesaj ai u kthye ne Shqiperi, ku ne Durres kerkoi qe te shpalle
pavaresi per tokat Shqiptare qe nuk kishin rene akoma nen pushtimin
panortodoks. Por popullsia e Durresit e pa Ismail Qemalin dhe shoket e tij si
‘agjente dhe provokator’. Per kete Ismail Qemali me aktivistet e tij u detyruan te
largohen nga Durresi per ne Vlore, ku me 28 Nentor 1912 ai deklaroi pamvaresine
e Shqiperise38 se sakatuar nga kryqezata panortodokse e Ballkanit. Italia dhe
Austria e pranuan kete pamvaresi menjehere per hire te interesave te tyre ne
Ballkan dhe nga frika e avancime te metejshme panortodokse. Ne konferencen e
Ambasadoreve ne Londer fuqite Evropjane ‘vendosen’ per kufijte e Shqiperise,
duke lene keshtu vetem Italine me Austrine ne sherr mbi ‘Princin’ e mundshem qe
duhej te udhehiqte Shqiperine Londineze.
Statu quo-ja Ballkanike ishte prishur. Per Shqiptaret nuk kishte me kthim
ne Shqiperine e 9 Gushtit te 1912. Nga kater vilajetet ata arriten qe te sigurojne
vetem nje e gjysem. Lojrat e fuqive te medha, shkaterrimi i fuqise Osmane,
aleanca panortodokse Bullgaro – Greko – Malazezo – Serbe nen udheheqjen
Ruse, dhe percarja e brendshme Shqiptare, cuan ne shkaterrimin e endrres
Shqiptare per nje shtet etnik ne Ballkan. Ne kete menyre agonia e tragjedise
Shqiptare te shekullit te XX do te njihte lindjen e saj tragjike; me aleancen
panortodokse Ballkanike gjithnje vigjelente mbi ndodhite dhe hapat e Shqiperise
Londineze pergjate shekullit te pergjakshem te XX.

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve: 525
PIKE: 575
Popullariteti Popullariteti: 2
Data e regjistrimit: 06/07/2010
Mosha: 33

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Mesazh nga RihHana prej Wed Jul 14, 2010 2:18 am

TRAGJEDIA ÇAME DO TË THOTË:GJENOCID,SPASTRIM ETNIK,LUFTË FETARE,SHKELJE E TË DREJTAVE NJERËZORE

Qysh pas nënshkrimit të protokollit të Firences më 17 dhjetor 1913, që kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë e caktoi në Çamëri, për popullsinë çame u vendos një regjim i rreptë. Formacionet ushtarake greke, që kishin si synim shfarosjen e popullsisë shqiptare myslymane dhe asimilimin e popullsisë ortodokse në Çamëri, goditën atdhetarë, bënë arrestime, burgime, ekzekutime, dogjën shtëpi dhe dëbuan popullsinë nga pronat e tyre. Është e njohur se vetëm brenda një dite, më 25 shkurt 1913, banda e Delijanaqit vrau nga paria e Paramithisë 72 burra. Kjo përndjekje vijoi edhe pas Konventës së Lozanës, më 30 janar 1923, kur janë dëbuar për në Turqi mjaft familje çame të fesë myslimane. Vetëm në zonën e Izmirit dhe në qytetet përreth tij u vendosën gati 2 mijë familje çame. Ishte Këshilli i Lidhjes së Kombeve, i cili më 1926 ndaloi shpërnguljen e popullsisë çame nga trojet e veta për në Azinë e Vogël dhe vendosi që çamët të konsideroheshin dhe trajtoheshin si nënshtetas grekë me të drejta të plota. 20 vjet më vonë, situata në Greqi u zotërua nga forcat zerviste, të cilat organizuan një masakër të vërtetë mbi popullsinë shqiptare dhe rreth 20 mijë vetë përdhunshëm u detyruan të largohen dhe të vendosen kryesisht në rajonin Delvinë, Sarandë, Fier e Lushnjë. 62 vjetori i genocidit grek ndaj cameve, u perkujtua me lule ne varreza, marshim dhe proteste.Karvani i 3500 njerezve, marshoi dje drejt Qafe Botit dhe fshatit Klloq te Sarandes
"Duam te na kthejne pronat dhe te trajtohemi si minoriteti grek ne Shqiperi, dhe si ai shqiptar ne Greqi, pa i ndryshuar kufijte" ishin fjalet qe zgjodhen dje ne proteste 3500 camet pjesemarres. Te veshur me blusa te bardha me shenjen e deges se ullirit qe simbolizon paqen, kane kerkuar te kthehen ne trojet e tyre ne menyre paqesore.
Ja cilat te Drejta Universale u jane shkelur cameve:
Neni 15 "Askush nuk mund te privohet arbitrarisht nga shtetesia e tij".
Neni 6 "Njeriu ka te drejten t'i njihet personaliteti juridik, ne cdo vend dhe ne cdo rast".
Neni 3 i Konventes Evropiane "Askush nuk mund te debohet me dhune, me mase individuale ose kolektive"
Nje perkujtim dinjitoz nga ana e popullates came ne Shqiperi, i eshte bere dje dites qe perkon me 62 vjetorin e debimit te tyre nga territoret e tyre etnike. Eksodi i imponuar dhunshem nga ana e shtetit grek, dje u kujtua me lule ne varreza, protesta dhe nje karvan i gjate prej 3500 vetash qe marshoi drejt Qafes se Botes dhe fshatit Klloq.
Qafa e Botes, ky vend ne kufi me Greqine, 62 vjet me pare u be nje porte hyrese per te gjithe ata qe u debuan dhunshem nga trojet e tyre etnike ne territorin qe i perket zyrtarisht shtetit grek. Por qe para vitit 1913, ka qene toke shqiptare. Por radha e gjate e mijera cameve marshoi me autobuza edhe drejt fshatit Klloq.
Aty ka edhe nje varreze te madhe camesh, diten kur shkelen ne token shqiptare te debuar nga shtepite e tyre ne territorin grek. Pikerisht ne keto varreza, camet dje kane vene buqeta me lule ne perkujtim te dites se nemur. Nderkaq, ne tubimin e madh me shume pjesemarres, ne fjalen e tij, kryetari i shoqates "Cameria" Servet Mehmeti, do te kujtonte para te gjitheve genocidin e ushtruar nga popullata greke kunder asaj shqiptare.
Sipas tij, ka ardhur koha qe institucionet nderkombetare qe mbrojne te drejtat e njeriut ne vendin tone, ta marrin parasysh ceshtjen came dhe te reagojne duke urdheruar venien ne vend te te drejtave te neperkembura te kesaj popullate.
Kerkesat e njohura te cameve Kerkesa per kthimin e pronave qe zoterojne brenda territorit grek, ishte e para qe protestuesit e djeshem te tubuar ne kufirin grek, ngriten te paren. Nderkaq, ata permenden edhe farin e respektimit te te drejtave te tyre si nje komunitet i caktuar. "Duam te na kthejne pronat dhe te trajtohemi si minoriteti grek ne Shqiperi, dhe si ai shqiptar ne Greqi, pa i ndryshuar kufijte" ishin fjalet qe zgjodhen dje ne proteste 3500 camet pjesemarres.
Te veshur me bluza te bardha me shenjen e deges se ullirit qe simbolizon paqen, kane kerkuar te kthehen ne trojet e tyre ne menyre paqesore. Mbeshtetes te ketij tubimi kane qene Shoqata "Cameria", Instituti i Studimeve "Cameria", te mbeshtetur nga Partia per Drejtesi dhe Integrim Evropian dhe Instituti i Studimeve "Cameria". Gjithe te tubuarit, me pankarta te duar, hodhen thirrjet e tyre per respektim te drejtash. Protesta zgjati rreth dy ore dhe me pas te gjithe u shperndane ne menyre paqesore.
Cfare te drejtash Universale iu jane shkelur Cameve? Ceshtja came lindi si problem i mprehte ne marredheniet mes dy vendeve, Shqiperise dhe Greqise qe ne kongresin e Berlinit ne vitin 1878 dhe u perligj pas vendimeve te konferences se Ambasadoreve Londer 1913, ku Cameria u shkeput dhe iu dha Greqise. Si rezultat i spastrimit etnik (genocidit) qe u be ne 1944 1945 ne krahinen e Camerise u debuan 30.000 shqiptare myslimane te cilet gjeten strehe ne Republiken e Shqiperise nga ku jetojne edhe sot.
Camet jane shqiptare etnike, kryesisht muslimane, nga zona e Greqise veriperendimore. Per greket kjo zone njihet si Threspotia, ndersa per shqiptaret si Cameria. Ne lidhje me ceshtjen came, jane shkelur disa te drejta Universale te Njeriut, si pershembull neni 6 ne te cilin thuhet se njeriu ka te drejten t'i njihet personaliteti juridik, ne cdo vend dhe ne cdo rast.
Apo neni 15 i Deklarates Universale te te drejtave te njeriut, ku thuhet se "askush nuk mund te privohet arbitrarisht nga shtetesia e tij". Ndersa ne protokollin numer 4 te Konventes Europiane ne nenin 3 thuhet se "askush nuk mund te debohet me dhune, me mase individuale ose kolektive" (ka ndodhur me popullsine came)".
Absurdi, ende nje ligj lufte me Greqine Fakti me absurd eshte se mes dy vendeve tona, Shqiperi dhe Greqi, ende eshte ne fuqi ligji i Luftes, i cili u nenshkrua mes Greqise, Italise dhe Shqiperise ne vitin 1940. Ky ligj eshte i qellimshem dhe dashakeq me rastin e Shqiperise pasi vendi yne nuk ishte protagonist i luftes dhe ajo vete ka qene e pushtuar nga Italia.
Megjithate, ligji i Luftes u la ne fuqi per Shqiperine, por kishte probleme me te drejtat e shqiptareve ne pergjithesi dhe te shqiptareve came. Ne fakt, sipas studiuesve, camet duhet te jene shtetas greke duke respektuar te drejtat nderkombetare te caktuara, pavaresisht se ne vitin 1953 iu eshte dhene shtetesia shqiptare ne menyre kolektive nga regjimi i atehershem socialist. Por mesa duket kesaj popullsie nuk iu hoq shtetesia greke dhe iu dha ajo shqiptare kolektivisht dhe pa kerkese nga ana e tyre per ta bere nje gje te tille.
Perse kete ligj lufte, Greqia e shtrin edhe per popullsine came, kur ne fakt ajo ka qene ligjerisht greke, pra shtetas greke, megjithese me origjine shqiptare? Eshte thene publikisht ne parlament nga ish kryeministri Fatos Nano se me Greqine eshte hequr ligji i Luftes, edhe nga kryeministri aktual Sali Berisha eshte thene nje gje e tille. Por ende nuk eshte realizuar nje gje e tille. Nderkaq, ekzistenca ende e ketij ligji lufte, ben qe gjykatat greke te bazohen ne baze te tij, duke demtuar ne kete menyre komunitetin cam.
Cfare permbante ligji i Luftes? Ne vitin 1941, shteti helen shpalli ligjin e Luftes me Shqiperine. Arsyeja per te marre kete vendim u be pushtimi qe i beri Italia, duke perdorur si baze Shqiperine. Ligji eshte shfuqizuar nga shteti grek ne vitin 1987.
Me 7 prill te vitit 2004, shoqeria 'Cameria' ne bashkepunim me disa deputete te legjislatures se kaluar, hartuan nje projekt rezolute drejtuar Parlamentit te Republikes se Greqise, Parlamentit Evropian, Kongresit Amerikan dhe parlamenteve te vendeve nenshkruese te Deklarates Universale. Ne kete projektrezolute kerkohej qe te gjitha institucionet te perdornin te gjithe autoritetin e tyre per korrigjimin e nje padrejtesie historike mbi popullsine e martirizuar came, ne respektimin e te drejtave te njeriut.
Musolini pushtoi Korfuzin për hakmarje, kurse mbreti Zog shpalli zi për vrasjen e gjeneralit nga grekërit fqinj dhe përmendorja e tij u vendos në një nga sheshet e Tiranës.


Veprimtaria e Komisionit për kufijtë jugorë të Shqipërisë më 1922-1923 përbën një nga çështjet më të rëndësishme, që nuk është trajtuar më pare në historiografinë tonë. Punimet e Komisionit të kufijve në vitet 1922-1923 përfaqëson një nga faqet e fundit të procesit tragjik të copëtimit të trojeve shqiptare.

Punimet e këtij komisioni, ngarkuar nga Konferenca e Ambasadorëve, për caktimin në terren të kufijve të vendosur me 1913 dhe vendosjen e gurëve të kufirit, edhe pse në dukje përfaqësonin një detyrë të thjeshtë teknike, nuk dolën ashtu, për shkak të orekseve të pangopura të qarqeve sunduese të monarkive fqinje. Në këto kushte përfaqësuesit e fuqive, të cilët u përpoqën të mbanin qëndrim objektiv, nuk e patën të lehtë. Madje, e paguan dhe me jetën e tyre qëndrimin parimor. Këtë deshmon edhe vrasja e gjeneralit italian Tellini, që futi në pështjellim, madje në një krizë të mprehtë marrëdhëniet italo-greke. Për pasojë, çështja e kufijve të Shqipërisë mbeti përsëri në hije. Historiografia shqiptare lidhur me këtë çështje, ka vënë në pah qëndrimin shovinist konseguent të Athinës edhe në këto momente. Autorët italianë, të periudhës para Luftës së Dytë Botërore, provat rreth fajësisë së autoriteteve greke në kryerjen e krimit i përdorën për të përligjur reagimin e Musolinit, në aktin e pushtimit të Korfuzit. Autorë të tjerë të huaj, duke pasur si objektiv të tyre kryesisht trajtimin e incidentit të Korfuzit, e ngushtojnë trajtesën në vrasjen e Janinës, duke mënajnuar çështjen e kufijve shqiptaro-grek.

Dokumente të botuar si ato diplomatike italiane, apo dokumentet e shumëfishuara të Konferencës së Ambasadorëve e të Lidhjes së Kombeve hedhin dritë mbi ngjarjen e vrasjes së Janinës. Një mori dokumentesh të tjerë të arkivit tonë shtetëror sqarojnë qëndrimin zyrtar të qeverisë së atëhershme shqiptare. Një pjesë e tyre janë të pabotuara ndonjëherë. Një mori dokumentesh të Arkivit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, ku u shfrytëzuan fondet e serisë Çështje Politikë të viteve 1922-1926 që lidhen me Greqinë, Shqipërinë dhe Italinë, po ashtu japin të dhëna të rëndësishme rreth vrasjes së kryekomisionerit për caktimin e kufijve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në këto materiale dokumentare janë me rëndësi ato momente që hedhin dritë mbi drejtimet e politikës italiane në Shqipëri, veprimtarinë e kolonel Boçarit, si dhe qëndrimin e shteteve evropiane për sa i takon vrasjes së gjeneral Tellinit dhe pushtimit të Korfuzit që e pasoi atë. Rëndësi akoma më të vaçantë paraqesin raportet e gjeneral Tellinit dërguar Konferencës së Ambasadorëve.

Por, edhe shtypi Shqiptar jep informacione për punën e komisionit, rreth vrasjes së delegacionit italian dhe sjell argumente në dobi të tezës që kurrsesi nuk mund të ishin shqiptarët vrasësit e Tellinit. E kundërta ndodh në shtypin grek, i cili që në fillim ndërmori një fushatë të egër kundër qëndrimit parimor të gjeneral Tellinit dhe ndaj vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve. Pas vrasjes së Tellinit kjo pasohet nga një fushatë tjetër e ethshme për të bindur opinionin publik që autorë të krimit ishin shqiptarët, duke u bërë njëkohësisht edhe qesharakë. Shtypi i huaj, në përgjithësi, dënon Greqinë për vrasjen e ndodhur në tokën e saj dhe kërkon vendosjen e drejtësisë, duke i dhënë të drejtë Italisë. Me pushtimin italian të Korfuzit vëmendja përqëndrohet te konflikti italo-grek dhe vendimet e Konferencës së Ambasadorëve dhe Lidhjes së Kombeve, duke lënë në hije çështjen e kufijve të Shqipërisë. Dokumentet arkivorë dëshmojnë qartë për copëtimin e trojeve
shqiptare, gjendjen e Shqipërisë pas kësaj, veprimtarinë e komisionit, apo qëndrimin e Telinit në caktimin në vend të kufijve shqiptarë.

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve: 525
PIKE: 575
Popullariteti Popullariteti: 2
Data e regjistrimit: 06/07/2010
Mosha: 33

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Mesazh nga RihHana prej Wed Jul 14, 2010 2:18 am

ROLI I DIJETARËVE MUSLIMANË NË REZISTENCËN SHQIPTARE NË ÇAMËRI


Çamëria, krahina jugore e trevave shqiptare, e merr këtë emër nga
lumi Tiamis, qysh në kohën e fiseve ilire, që sot quhet Kalama, e që
përshkon krahinën mes për mes. Në antikitet, në trevën e Greqisë, ka
banuar fisi ilir i Thesprotëve. Kjo trevë, me një sipërfaqe prej
2400 km katror më 1912, ka pasur një popullsi prej 50000 banorësh.
Çamëria kufizohet në veri me lumin Pavel, në jug me gjirin e
Prevezës, në Lindje me malet e Ajdonatit dhe në perëndim me detin
Jon. Gjuha shqipe që flasin çamët, sipas albanologut danez Pedersen,
është një nga dialektet më të pastra të shqipes. Enciklopedia e
Madhe greke e botuar më 1923, jep këto karakteristika për çamët:
Çamët janë shtatlartë, flokëzinj, të shkathët, luftëtarë, të zgjuar,
krijues, të besës dhe shumë besimtarë në fenë e tyre Islame. Çamët
ishin të shpërndarë edhe në vise të tjera të Greqisë veri –
perëndimore, jashtë kufijve që përmendëm më lartë. Para sundimit
turk, në Çamëri ka sunduar princi Gjin Bue Shpata.

Duke filluar qysh nga fundi i shekulit të XV, popullsia
çame përqafoi masivisht islamizmin. Provë për këtë, është xhamia e
Sulltan Bajazitit, e ndërtuar në qytetin e Parathimisë, që mban
datën 1492. Rreth 80% e popullatës së Çamërisë, më 1912 ishte
muslimane, kurse 20 % mbetën të krishterë ortodoksë.
Çamët përqafuan sektin Sunit dhe Çamëria, ishte e vetmja
trevë e populluar nga shqiptarët, që nuk njohu sekte dhe tarikate të
tjera islamike. Në çdo katund të Çamërisë, kishte hoxhë dhe xhami,
ndërsa në qytetet kryesore, si Filati, Gumenica, Margëlliçi,
Pramithia, Arta dhe Preveza, funksiononin medresetë. Një nga
medresetë më të përmendura, ishte ajo e Parathimisë, e ndërtuar më
1870. Qysh kur çamët, përqafuan islamizmin, presioni greko – sllav,
erdhi duke u rritur në progresion gjeometrik.
Dijetari çam, Haki Hamzai, ishte frymëzuesi i vëllait të tij, Myrte
Hamzait, i cili më 1794, grumbulloi 8000 çamër të armatosur, për t'u
mbrojtur nga agresioni greko – rus. Trupat ruse nën komandën e
admiraleve Orlov dhe Ushakov, mbasi pushtuan Korfuzin dhe ishujt e
Jonit, të nxitur nga kisha greke, u orvatën të pushtonin edhe
Çamërinë. Myrte Hamzai luftoi me heroizëm së bashku me çamët e tij,
duke bërë që të dështonin planet shoviniste të ortodoksizmit ruso –
grek. Për t'u hakmarrë nga disfata e pësuar, admirali rus Ushakov,
pushkatoi në ishullin e Korfuzit, një përfaqësi çame, në gjirin e së
cilës bënte pjesë dijetari Haki Hamzai dhe disa hoxhallarë. Më 1809
u formua "Lidhja Çame", në të cilën aderuan Ali Formaqi, kreu i
Shqiptarëve të Peloponezit dhe Teodor Kollokotroni (bythëguri),
përfaqësuesi i arvanitasve të Greqisë. Në këtë lidhje, mendimi dhe
fjala e dijetarëve çamë ishte parësore. Kjo Lidhje, zhvilloi disa
beteja, për të mbrojtur të drejtat e popullsisë çame, të marra nëpër
këmbë nga pashallarët dhe nëpunësit e Portës së Lartë.
Më 1850, çamët u ngritën përsëri me në krye Ago Pronjën
nga Paramithia. Familja e Pronjëve ishte një nga familjet më në zë
në trevat çame dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm për mbrojtjen
e identitetit kombëtar për mëse një shekull. Ago Pronja me një forcë
prej 5000 vetash, luftoi kundër andarteve grekë, që kishin filluar
të depërtonin në tokat çame, qysh nga krijimi i shtetit grek më
1829. Kongresi i Berlinit, më 1878 me vendimet e tij të pa drejta,
shtyri aneksimet greke akoma më në veri, duke i dhënë Greqisë disa
nga trojet e Çamërisë, duke përfshirë edhe qytetet e Prevezës dhe të
Artës. Ushtria greke, me të hyrë në këto krahina, dogji dhe rrafshoi
xhamitë, medresetë dhe gjithçka shqiptare dhe islame. Ata vranë
parinë e vendit dhe e detyruan një pjesë të popullatës muslimane
çame, të shpërngulej në pjesën tjetër të Çamërisë, ose në Turqi. Një
rol të rëndësishëm në këtë përiudhë për mbrojtjen e interesave
kombëtare të mbarë shqiptarëve, luajti dijetari i shquar çam Hasan
Tahsin, i lindur më 1811 në katundin Ninat të Konispolit, një ndër
teologët kryesorë të Lidhjes së Prizrenit.
Hasan Tahsini, bëri një punë të palodhur për konsolidimin e Islamit
në trevat çame. Ai hapi me shpenzimet e tij medresenë e Filatit më
1860 dhe rindërtoi shumë xhamira të dëmtuara. Ai ishte i ditur si
Avicena dhe i mprehtë si Dekarti. Feja, atdheu dhe dituria ishin
pasionet e tij për gjithë jetën. Në Stamboll kreu medresenë, kurse
në Paris, studioi për 12 vjet, shkencat natyrore. Veprat e këtij
dijetari të madh të kombit shqiptar dhe të fesë islame, u mblohën
dhe u botuan në sajë të kujdesit të nxënësit të tij Nadiri Fevzi.
Një nga kryeveprat e Hasan Tahsinit, "Ilmi Ruh" (Dituria mbi
shpirtin) e përktheu në gjuhën shqipe më 1979, stdiuesi dhe
orientalisti i talentuar, Vexhi Buharaja. Dijetari Hasan Tahsin Çami
ndërroi jetë më 1881. Për nder të kujtimit të tij në qytetin e
Sarandës, është ndërtuar një bust, i cili u dëmtua me turbullirat e
1997, nga grekomanët.

Më 1881 trupat greke pushtuan trevat e Çamërisë së jugut dhe Artën.
Bandat e andartëve, të armatosur nga qeveria greke dhe të frymëzuar
nga kisha ortodokse, ushtruan terror mbi popullsinë çame muslimane.
Në Prevezë dhe rrethinat e saj u masakruan mbi 120 çamër muslimanë,
midis tyre edhe myftiu i Prevezës. Qëllimi i qeverisë greke ishte
largimi i çamëve muslimanë nga trojet e tyre etnike. Për të
përballuar presionin greko – ortodoks, u formua një forcë
vullnetare e përbërë nga çamër muslimanë, nën komandën e trimit
Muharrem Rushiti. Dijetarët dhe hoxhallarët çamë, e ndihmuan Muharem
Rushitin si nga ana financiare ashtu dhe për shtimin e rradhëve të
luftëtarëve të tij. Ai zhvilloi shumë beteja dhe i shkaktoi shumë
humbje grekëve. Muharem Rushiti gjatë periudhës kohore 1870 – 1920 u
plagos pesë herë dhe mori 12 plagë në trup të tij. Me zemër të
plagosur dhe trup të sakatosur, Murahem Rushiti u largua nga Çamëria
e tij e dashur më 1920, në moshën 70 vjeçare i ndjekur këmba –
këmbës nga andartët grekë. Ai u vendos në qytetin e Sarandës ku vdiq
në varfëri të plotë në 1931, në moshën 81 vjeç. Kisha greke edhe të
vdekur nuk e la të qetë këtë mbrojtës të identitetit kombëtar dhe të
islamizmit. Ajo dërgoi njerëz të paguar për t'i prishur varrin.
Që në fillimin e Luftës së Parë Ballkanike, më 1912, ushtria greke
invadoi Çamërinë. Me mijëra çamë, luftuan për mbrojtjen e Janinës
për pesë muaj rrjesht duke bërë heroizma të padëgjuara. Lufta e
Bezhanit, që njihet nga shqiptarët me emrin lufta e "pesë puseve" i
shkaktoi grekëve humbje të rënda. Ushtrinë greke e drejtonte vetë
mbreti i Greqisë Kostandin, i ndihmuar nga një repart special
francez. Në një telegram që i drejtonte myftiu i Filatit, Mehmet
Zeqiraj, Ismail Qemalit më 1 dhjetor 1912 i njoftonte, se e gjithë
Çamëria ishte në agoni dhe i kërkonte ndihma në armë dhe në njerëz.
Në mars të 1913, Janina ra në duart e grekëve. Një terror i
padëgjuar shpërtheu mbi popullsinë muslimane. Shumë familje
muslimane çame u larguan nga Janina të tmerruar duke u vendosur në
trojet shqiptare të papushtuara, ose në Turqi. Vetëm në krahinën e
Parathimisë grekët masakruan 72 krerë të krahinës, midis tyre edhe
myftiun e qytetit, Dalan Prënjasi. U shtuan presionet për ndërrimin
e fesë islame, për ndalimin e festave islame, për ndalimin e
përdorimit të gjuhës shqipe në zyrat e administratës, shtimin e
taksave dhe shumë masa të tjera me pikësynim largimin e popullatës
çame muslimane nga trojet e tyre. Konferenca e fuqive të mëdha në
Londër, më 1913, që u konsakrua me Protokollin e Firences në gusht
të po atij viti, ia dha krahinën e Çamërisë shtetit grek. Brenda
kufirit shqiptar mbetën shtatë katunde çame me kryeqendër
Konispolin. Ky ishte coptimi më radikal që iu bë trevave të
Çamërisë. Pazarllëqet e shtetit grek vazhduan, për shpërnguljen e
çamëve nga trevat e tyre duke nënshkruar marrëveshjen e 14 majit
1914 me shtetin Turk. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, mbi 10000
çamër muslimanë u shpërngulën me forcë në Turqi dhe 1000 familje
çame për t'i shpëtuar persekutimit grek, u vendosën brenda kufirit
shqiptar. Mbas përfundimit të luftës greko – turke u nënshkrua
marrëveshja e Lozanës më 1922, që parashikonte këmbimin e
minoritetit turk në Greqi, me grekët e Azisë së Vogël. Qeveria greke
me paturpësinë më të madhe i quante çamët muslimanë minoritet turk,
duke iu mohuar kështu identitetin kombëtar shqiptar. Çamët refuzuan
të bëhen plaçkë tregu në këtë pazar të ndyrë. Duke hasur në
kundërshtimin energjik të tyre qeveritarët grekë vunë në përdorim
thikën dhe dhrahminë. Të ndjekur me armë dhe me mashtrime,
shpërngulën me lot në sy nga vatrat e tyre rreth 30000 çamër. Ata u
vendosën në Anadoll, e sidomos në krahinën e Izmirit. Çamët, që
mbetën brenda kufijve të mbretërisë greke, iu nënshtruan
represioneve të panumërta. Kjo shtypje mori përmasa të
pakrahasueshme kur më 1936, në krye të shtetit grek u vendos
diktatori Joan Metaksai. Në këtë kohë në Çamëri filloi një proces i
egër helenizmi. Filloi zëvendësimi i emrave të katundeve me emra
greke. Kështu p.sh. katundi i Varfaj u quajt Parapetamo, Picari u
quajt Aites, Spadari – Trikos etj. U ndërruan dhe emrat e lumenjve,
fushave, maleve dhe çdo gjë që mbante emra shqip u zëvendësua me
fjalë greke. U ndalua mësimi i fesë islame nëpër mejtepe dhe
medrese. U ndalua komunikimi në gjuhën shqipe në gjykata, në ushtri
dhe në zyrat qeveritare. U vendosën taksa shumë të larta dhe ua
morën një pjesë të pasurisë së patundshme. Nga kisha greke,
predikohej hapur se ata çamër që do të konvertoheshin në orthodhoksë
do gëzonin të gjitha të drejtat dhe do të përjashtoheshin nga
taksat. Çamet i rezistuan edhe kësaj stuhije greke, duke ruajtur
fenë islame, e cila ishte bërë pjesë e identitetit kombëtar të tyre.
Çamët që mbetën ortodoksë u asimiluan nga grekët, humbën identitetin
e tyre shqiptar dhe sot shumë prej tyre janë bërë më grekër se
grekët. Në vitet e sundimit të diktatorit fashist Metaksa, shumë
dijetarë dhe hoxhallarë çamë i kthyen shtëpitë e tyre në vende të
lutjeve dhe të mësimëve të fesë islame. Është për t'u përmendur në
këtë drejtim, hoxha nga Paramithia, Muharem Sali Bollati, i cili
edhe pse u kërcënua nga autoritetet greke, nuk hoqi dorë nga
predikimet e fesë islame.
Një tjetër dijetar çam që ia kushtoi gjithë jetën fesë islame dhe
kombit shqiptar është Murat Ferhat Canaj. Studioi për teologji në
Kajro në fillim të shek. XX. Zhvilloi aktivitet të vrullshëm për të
penguar shpërnguljen e çamëve nga trojet e tyre etnike për në Turqi
në periudhën 1923 – 1924, duke u zgjedhur kryetar i një komiteti
shqiptarësh, që vepronte atëherë në Çamëri. Vjen disa herë në
Shqipëri dhe krijon lidhje me kryetarin e nacionalistëve shqiptarë
Mid'hat Abdyl Frashëri. Dënohet nga një Gjykatë ushtarake greke më
1936 me vdekje në mungesë. Kur Çamëria çlirohet nga thundra greke,
kthehet në Çamëri dhe zhvillon një aktivitet të ethshëm fetar dhe
kombëtar. I ndjekur nga zervistët grekë, largohet nga Çamëria duke
lënë në flakë shtëpinë dhe gjithë pasurinë e tij. Qeveria komuniste
e Enver Hoxhës e arrestoi për aktivetetin fetar dhe kombëtar të
kryer në Greqi dhe ia dorëzon grekëve, të cilët e dënojnë me burgim
të përjetshëm në burgun e Janinës. Mbasi vuan disa vjet burg në
Greqi, lërohet për arsye sëmundjeje dhe kthehet në Shqipëri. Përsëri
burg dhe internim deri sa vdes më 1953.

Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, qeveria greke e
Metaksait mori një sërë masash represive kundër popullsisë çame
muslimane. Rreth 2000 të rinj çamër u mobilizuan në repartet e punës
të ushtrisë greke. Ata detyroheshin të bënin një punë prej
skllevërish në hapje llogoresh dhe ndërtime ushtarake. 4000 burra
muslimanë çamë, u internuan në kampet e përqëndrimit të Kretës dhe
të Mitilinit gjatë muajve shtator – tetor të vitit 1940. Rreth 500
prej tyre gjetën vdekjen nga trajtimi mizor i autoriteteve greke.
Një fat tragjik pati myftiu i Filatit, Mehmet Zeqiraj, i lindur në
Filat më 1865 një nga dijetarët më të shquar të trevës së Çamërisë.
Për shumë kohë kishte qenë drejtori i medresesë së Filatit dhe
kryemyftiu i gjithë Çamërisë. Gëzonte një autoritet dhe simpati në
të gjithë popullatën çame. Në moshën 75 vjeçare, në shtator të 1940,
arrestohet nga qeveria greke dhe internohet në kampin Kaqino afër
Pireut. Me urdhër të kryeministrit Metaksa, merret nga kampi dhe
dënohet me vdekje nga një gjykatë ushtarake greke. Pushkatohet
publikisht në Paramithi, më 30 tetor 1940. Gjatë tërheqjes së
ushtrisë greke nga trevat çame edhe në maj të 1941, ushtria greke
vrau rreth 300 çamë dhe grabiti me mijëra kokë bagëti. Largimi i
pushtetit të urryer grek u prit me hare nga popullata muslimane
çame. U la i lirë përdorimi i gjuhës shqipe, u hapën shkollat,
xhamitë dhe medresetë. Çamëria nuk u bashkua me Shqipërinë, por atje
u vendos një administratë ushtarake italiane. Duhet theksuar se
flamuri kombëtar shqiptar në disa qytete çame, u hoq nga pushtuesit
italianë me nxitjen e autoriteteve kolaboracioniste greke.
Hoxhallarët dhe dijetarët çamë ishin të parët që propagandonin për
bashkimin me Shqipërinë dhe ndihmuan për formimin në Filat, të një
force ushtarake çame prej 2000 vetash, nën komandën e Nuri Dinos dhe
Dine Kalos. Kjo forcë, kishte për qëllim mbrojtjen e trevave çame,
por u kufizua vetëm në Filat dhe Gumenicë. Si gjithmonë edhe në këtë
periudhë muslimanët çamë nën mësimet e dijetarëve dhe hoxhallarëve,
treguan një tolerancë për t'u lavdëruar ndaj armiqve të tyre. Në
asnjë rast nga hoxhallarët çamë nuk ka patur thirrje për urrejtje
dhe hakmarrje ndaj ortodoksëve grekë. Në të kundërt, janë strehuar
në shtëpitë e hoxhallarëve çamë, shumë grekë dhe familjet e tyre që
ndiqeshin nga okupatorët. Po kështu janë strehuar në shtëpitë e
muslimanëve çamë me dhjetëra familje hebreje të ikur, nga Janina,
Korfuzi dhe ishujt e Qefalonisë.

Pranvera e lirisë Çame vazhdoi vetëm 3 vjet (1941 –1944). Në fillim
të 1944, forcat shoviniste greke, të udhëhequra nga gjenerali
Napoleon Zerva dhe të armatosura gjer në dhëmbë nga aleatët anglo –
amerikanë, filluan përgatitjet e ethshme për të sulmuar trevat çame.
Forcat e gjeneral Zervës që numëroheshin në 10000 vetë ishin shumica
me prejardhje çamësh shqiptarë, por të helenizuar nga kisha
orthodhokse greke. Edhe vetë gjeneral Zerva, ishte një i tillë. Këto
forca vepronin simbas urdhërave që merrnin nga qeveria greke në
emigrim, me seli në Kajro. Përballë kësaj force agresive ndodheshin
reparte të vogla çame muslimane të armatosura keq dhe të
paorganizuara.. Më 27 Qershor 1944, 5000 forcat greke të komanduara
nga vetë gjenerali Zerva, filluan sulmin masiv kundër fshatrave dhe
qyteteve çame. Grekët me bajoneta, çanin barqet e grave shtatzëna
dhe hidhnin në flakë të gjallë fëmijë dhe pleq. U dogjën xhami,
shkolla dhe gjithçka që identifikonte kombësinë shqiptare. Në një
xhami në qytetin e Parathimisë u dogjën të gjallë rreth 40 gra dhe
fëmijë që kishin shkuar atje për të gjetur strehim. U dogj medreseja
e qytetit dhe të gjitha xhamitë në qytet dhe në fshat. Grekët vranë
myftiun e Parathimisë, dijetarin Hasan Efendiun së bashku me
hoxhallarët Mulla Çafaja, Haxhi Shehun dhe hafiz Esat Ademin. Vetëm
në krahinën e Parathimisë dhe Margëllëçit në datën 27 qershor u
vranë 782 veta. Forcat zerviste me thika ndër dhëmbë dhe ura të
ndezura në duar, u vërsulën si ujq të tërbuar, drejt veriut, duke e
kthyer Çamërinë në një tokë të djegur.. E vetmja rezistencë e
armatosur u bë në vendin e quajtur Munin, gusht 1944 ku 72 çamë
luftuan heroikisht për 24 orë kundër 5 batalioneve zerviste të
përbërë prej 2500 vetash. Të 72 çamët ranë në fushën e betejës duke
i shkaktuar forcave greke 400 të vrarë dhe 600 të plagosur. Napoleon
Zerva që drejtonte nga një majë kodre, në fund të betejës i deklaroi
korrespondentit të B.B.C. se muslimanët çamë i kishin asgjësuar
lulen e ushtrisë së tij. Masakrat greke vazhduan në Gumenicë dhe
Filat, duke shkaktuar 2400 të vrarë dhe një numër të madh të
plagosurish. 27 Qershori i 1944-ës me vendim të Parlamentit të
Republikës së Shqipërisë, ka hyrë në historinë e Shqipërisë si dita
e genocidit të popullsisë çame. Forcat greke, vazhduan masakrat dhe
plaçkitjet prej 27 qershorit deri më 1 nëntor të 1944-ës. Gjatë
kësaj kohe, ata vranë përveç Hasan Efendiut, myftin e Parathimisë,
edhe Izet Cukarin, myftin e Pargës, Qamil Abazin, myftin e
Margëlliçit dhe shumë hoxhallarë të tjerë. Në katundin Drizë të
Margëlliçit, grekët dogjën të gjallë, hoxhën e fshatit së bashku me
djalin e tij 11-vjeçar. Zervistët dogjën me qindra shtëpi dhe
grabitën krejt gjënë e gjallë, që llogaritet në 400.000 dele, dhi,
lopë dhe mushka. 22.000 çamë të ndjekur nga fërshëllimat e plumbave
me foshnja në duar dhe me një bohçe në krah, hynë në kufirin e
Shqipërisë si muhaxhirë të mjeruar. Ata lanë mbrapa pasurinë e tyre
të vënë gjatë brezave që llogaritet me vlerë, 4 miliardë dollarë.
Shtëpitë, ullishtet, kopshtijet, pyjet dhe zabelet iu dhanë grekëve
dhe vllehëve të shpërngulur nga zona e Gramozit, gjatë luftës
civile 1945 – 1949. Autoritetet greke nuk e ndalën dorën e tyre edhe
ndaj varreve të çamëve muslimanë. Me buldozerë, ata rrafshuan të
gjitha varret, kudo që ishin. Mbi Çamërinë gjatë shekujve, frynë
erërat e ftohta të ortodoksisë greke, por uragani i tmerrshëm i 1944-
ës, i çrrënjosi çamët, nga trojet e tyre etnike. Përgjegjësi
indirekte për këtë genocid, mbajnë edhe fuqitë aleate, të cilët nuk
lëvizën as gishtin. Me qëndrimin e tyre ata inkurajuan shovinistët
grekë, për të kryer masakrën çame. Aktualisht në Çamëri, zyrtarisht
nuk ka mbetur asnjë çam i besimit musliman. Atje mund të gjesh vetëm
ca rrënoja të xhamive dhe medreseve, që kanë ekzistuar para vitit
1945.

Qeveria diktatoriale komuniste e Shqipërisë, i la në mëshirën e
fatit çamët e ardhur nga Greqia dhe nuk bëri asnjë përpjekje, për
t'iu siguruar strehim, bukë dhe punë. Me forcat e veta dhe me
përkrahjen e popullsisë shqiptare, ata u vendosën në zonën e
Shqipërisë së Mesme, sidomos në Vlorë, Durrës dhe Tiranë. Çamët,
shikoheshin me dyshim nga qeveria e Tiranës dhe trajtoheshin si
qytetarë të dorës së dytë. Më 1948, qeveria komuniste e Tiranës
urdhëroi mobilizimin e disa qindrave çamëve, për të dërguar në Greqi
që të luftonin në radhët e komunistëve grekë. Çamët refuzuan me
këmbëngulje dhe s'pranuan të bëheshin mish për top, për interesat
komuniste. Mbi 1000 çamë u arrestuan dhe u dërguan në kampin e
përqëndrimit, ne Lozhan.. Nga trajtimi çnjerëzor, vdiqën rreth 80
vetë. Persekutimi i çamëve në Republikën e Shqipërisë, vazhdoi gjer
më 1991. Me qindra çamë u pushkatuan dhe u dënuan me burgime të
rënda. Sot në Republikën e Shqipërisë, jetojnë rreth 150000 çamë.
Ata janë nga muslimanët më të devotshëm, midis popullatës shqiptare.
Në Shqipërinë e Jugut dhe të mesme, shumë hoxhallarë janë me
origjinë nga trevat e Çamërisë. Historia e Çamërisë është historia
më e trishtuar e trevave të kombit shqiptar. Kjo histori, është
trajtuar nga historianë dhe publicistë jo vetëm shqiptarë por edhe
grekë. Historiani arvanitas, Aristidh Kola, në librin e
tij "Shqipëtarët e Greqisë" dënon denocidin grek ndaj çamëve
muslimanë dhe thotë se çamët kanë lënë gjurmë të thella në kulturën
greke. Historiani grek, Niko Zenga, në librin e tij "Imperalizmi
Englez dhe rezistenca greke 1940 – 1945" ndër të tjera shkruan: "Të
na vijë turp para historisë dhe të fshehim fytyrën me duart tona,
për aktet e shëmtuara që janë kryer ndaj popullsisë çame". I gjithë
kombi shqiptar është i obliguar për zgjidhjen e problemit çam, që
sot është i ezauruar si nga qeveria greke, ashtu dhe nga fuqitë e
mëdha botërore. Nuk duhet harruar kurrë tragjedia çame dhe trevat
shqiptare të aneksuara nga shovinisët grekë.

****
Në këtë studim, është shfrytëzuar artikulli i Sali
Bollatit "Vështrim i shkurtër historik mbi trevën e Çamërisë"
botuar në gazetën "Iliria" të New Yorkut më 1998 dhe janë
intervistuar nga autori me qindra çamë, dëshmitarë okularë të
masakrave greke

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve: 525
PIKE: 575
Popullariteti Popullariteti: 2
Data e regjistrimit: 06/07/2010
Mosha: 33

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Mesazh nga RihHana prej Wed Jul 14, 2010 2:18 am

Shikoni se ç'shkruajnë grekët në website për Epirin.

http://www.geocities.com/northepirus/history.html

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve: 525
PIKE: 575
Popullariteti Popullariteti: 2
Data e regjistrimit: 06/07/2010
Mosha: 33

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Mesazh nga RihHana prej Wed Jul 14, 2010 2:18 am

BOÇARÉNJTE DHE TRADHTIA E MARKO BOÇARIT NDAJ ALI PASHE TEPELENES

KY MATERIAL ESHTE SHKEPUTUR NGA ENCIKLOPEDIA JUGSHQIPTARE E IBRAHIM D. HOXHES NE TE CILIN TREGOHET QARTE TRADHETIA QE SULIOTET ME NE KRYE MARKO BOÇARIN I BENE ALI PASHES QE LUFTONTE PER SHQIPERINE DUKE E BRAKTISUR DHE DUKE KALUAR NE ANEN E GREKEVE.

BOÇARÉNJ,~TË: Fis i madh e i fuqishëm luftëtarësh të guximshëm shqiptarë nga Suli, pjesa lindore e Çamërisë së Mesme. I.M.Qafëzezi shkruan se i pari i tyre që njihet ka qenë Kiço Boçari, i biri i tij ishte Jorgj Boçari, kurse të nipërit e vet ishin Dhimitër, Kiço(i ati i Markos) e Thanas Boçari.Vëllezër të Markos ishin Kollë e Kostë Boçari, kurse Dhimitri e Tushja ishin përkatësisht i pari djali i Notit e i dyti i Thanasit., domethënë kushërinj të parë të Markos. I biri i vetëm i Markos, Dhimitër Boçari, ndërsa Jani, Kiçua, Markua e Nashua ishin të bijtë e Kostës, vëllait të Markos. Boçarenjtë e fundit ishin: Timo Dhimitër Boçari, nipi i Notit. Kostandin Kiço Boçari, nipi i Kostës dhe i pasmi Dhimitraq Boçari, stërnip i Notit, n/kolonel i armatës kr. a-f, ish-kryepërfaqësues i qeverisë greke në Komisionin Ndërkombëtar të Kufirit shtetëror greko-shqiptar në vitn 1923 e në vitet 1930 ministër i fuqive detare kr. a-f., përherë armik tejet i hidhur i kombit dhe i shtetit shqiptar.

Sulotët, duke qenë racë shqiptare, i kanë pasë treguar dukshëm veçoritë e rralla të racës përkatëse: trimërinë dhe krenarinë, paepshmërinë para kurrfarë vështirësie, ndershmërinë, bujarinë etj., veçori këto që ua ka njohur e theksuar gjithëkush, ashtu si tërë shqiptarëve të tjerë. Mjerisht trimëria e rrallë dhe cilësitë e tjera të tyre shkuan për dhjamë qeni, sepse ata luftuan kundër sundimit osman, po jo në dobi të atdheut e të kombit të vet. Disa pjesëtarë nga ata dhe shumë e shumë nga bashkëkrahinarët e vet u vranë gjatë luftimeve përkrah kr. a-f. e si të tillë nuk u takon të quhen as dëshmorë e as heronj.

BOÇARI, Marko (1789-1823). Luftëtar i mirënjohur nga Suli. U rrit dhe u stërvit si luftëtar në oborrin e A. p. T. Në vitet 1803-1806, së toku me të atin dhe me sulotë të tjerë, shërbeu në ushtrinë ruse të vendosur në Korfuz; nga 1806 në1809 sërish atje, po në ushtrinë franceze. Ndërmjet 1809-1819 ai -me gradë nënoficeri- dhe të tjerët që ndodheshin me të u rreshtuan në “batalionin shqiptar” me shërbim në të ashtuquajturën republikë të 7 ujdhezave jonike. Ditët e para të janarit 1820, duke qenë nën komandën e Noti Boçarit, së toku me tërë bashkëluftëtarët e deriatëhershëm u hodh në Shqipëri dhe u vu në krah të armatës osmane kundër ushtrisë alipashiane. Pa kaluar shumë, bashkëluftëtarët e vet i ngarkuan M.B. detyrën për t’u marrë vesh me A. p. Tepelenën; me pëlqimin e dypalshëm M.B. me shokë kaluan në vartësi të vezirit të Janinës, A. p. T. I.M.Qafëzezi thotë se të dyja ushtritë do të luftonin së toku për çlirimin e Shqipërisë. Në zbatim të porosive të Vezirit Markua me shokë zuri kalanë e Barnàdhës e pastaj atë të Qafës e të Sulit. Në vijim goditi në Këmshadhë një karvan ushtarak osman që kalonte nga Narta në Janinë dhe i mori tërë armatimin dhe plaçkën tjetër që mbartnin; zuri grykën e Pesë Puseve dhe hodhi në dorë kalanë e Rrígashit. Pastaj fitoi në Dràmës, Kosmírë, Parçíshtë, Pllakë etj. Po, kur Marko Boçari me shokë panë se fuqitë e armatosura osmane po e mposhtnin ushtrinë e Ali p. Tepelenës, e hëngrën fjalën e dhënë dhe shkelën besëlidhjen. Ata ikën prej Çamërie dhe kaluan në Greqi. Atje u lidhën me kryengritësit e Mavrokordhatit dhe kapedanëve të tjerë kryqtarë kryengritës. Qeveria e kryengritësve e emëroi Markon komandant të njësive kryengritëse që vepronin në Greqinë Perëndimore. Gjatë gjysmës së dytë të 1822-së mareshali osman, Mehmet-Reshid pasha Qytahiu kishte qarkuar Mesollònjën dhe po e mbante pa ndërprerje të rrethuar. Marko Boçari me të 600 bashkëluftëtarët e vet kishte zënë vend në Krionêr(Uji i ftohtë), përballë fuqisë ushtarake osmane. Më 4 dhjetor të atij viti -sipas dëshmisë së Pukëvilit që ishte i pranishëm- pasi i urdhëroi të visheshin me teshat më të mira “që vetëtinin nga argjëndet me të cilat ishin zbukuruar”, i rreshtoi në një varg madhështor. Duke qenë ashtu të rreshtuar, u lidhën besa-besë dhe u quajtën “Vllàmë”. Pukëvili, meqë s’e dinte kuptimin e kësaj fjale -sepse e dëgjoi për të parën herë- e shënoi siç e dëgjoi. Me të mbaruar kjo ceremoni, prifti i bekoi me kryqin në krahëror dhe u uroi mbarësi. Pa zgjatur më tej, Markua me bashkëluftëtarët e vet u vërvitën drejt fushimit të njësisë osmane. Përplasja zgjati tërë ditën, prej mëngjezit e deri në darkë vonë. Luftimi ishte aq i rreptë -shkruan Pukëvili- saqë “një ditë kur të tregohen hollësitë e kësaj përfytjeje, Thermopilet kanë për ta humbur rëndësinë”. Afër të gdhirit Marko Boçari mundi të çelte një shteg nëpër rrethuesit dhe në mëngjesin e “së nesërmes vet i dymbëdhjetë hyri në Mesollonjë. Të tjerët kishin fluturuar në qiell”. Në korrik 1823 nëpër fushën e Ahelout po zbriste me uturimë Mustafa p. Bushati dhe ndihmësit e tij: Llesh Ziu -kapedan i mirditasve- dhe Xheladin Ohri, të shoqëruar nga 8.000 bashkëluftëtarë. Ata ngritën logun luftarak në rrëzë të malit Belush. Në mbledhjen e bërë më 8.8.1823 Marko Boçari dhe kapedanët e tjerë sulotë vendosën që të mësynin ushtrinë e Bushatasit. Në përshtatje me zotimin e përbashkët, gjatë natës së 8-9 gushtit 1823 Markua me bashkëluftëtarët e vet u derdh drejt kundërshtarit, po përveç Kiço Xhavellës me shokët e tij, askush tjetër s’u duk gjëkundi. Përplasja e parë ndodhi me rojet e paka rreth fushimit e pas pak edhe me një njësit të vogël të Xheladin Ohrit që u shkoi në ndihmë rojeve jashtë gardhit. Gjatë asaj nate u vranë shumë mësyes, ndër ta edhe vet Marko Boçari. Ilo M. Qafëzezi thotë se gojëdhënat dhe burimet mbi vrasjen e tij nuk përkojnë me njëra-tjetrën. Në disa thuhet se ai u rrethua vet i 240 në Mesollonjë; u plagos dhe të nesëmen vdiq. Në disa tregohet se, kur Markua po i ngjitej gardhit rrethues nga jashtë, një luftëtar gegë nga brenda tij e goditi me një plumb shishaneje pak më sipër syrit të djathtë. Në të tjera gojëdhëna thuhet ndryshe. Po më e besueshmja është kjo: Trupvogli Marko Boçari u vra burrërisht gjatë dyluftimit me trupviganin Llesh Ziu –prijësi i mirditasve- njëri prej shpatëpërdoruesve më të zotë të kohës. Ngjarja tregohet kështu: Markua me disa shokë, të veshur si ushtarë osmanë, hynë brenda fushimit të bushtatasit; donin të vrisnin Mustafa p. Bushatin. Çadra e këtij dhe e Llesh Ziut -të njëjta me me njëra-tjetrën- ndodheshin pranë e pranë. Markua, në vend që të hynte tek ajo e Mustafa p. Bushtatit, padashur hyri në atë të Llesh Ziut. Dyluftimi me shpatë përfundoi me vdekjen e Marko Boëarit. Bashkëluftëtarët e vet fare të pakë (5-6) që shpëtuan, kufomëm e Markos mundën ta merrnin dhe e shpunë në Mesollonjë; e varrosën nën psalljet e priftërinjve grekë, të cilët e kishin pasë mbrehur dinakërisht në qerren e tyre dhe e vërtisnin sipas dëshirës. Kurse SH-S. F. në Kamus-ul Salam thotë se Markua i plagosur rëndë ishte ende gjallë kur u shpu në Mesollonjë. Pra, edhe pse gjatë tërë jetës së tij -mjerisht të shkurtër- gjithësaherë kishte shfaqur cilësitë e shquara shqiptare të pararendësve të vet, rruga e gabuar që ndoqi e shpuri të vritej për të tjerët, për armiqtë më të amëshuar të shqitarëve; kështu trimëria dhe gjaku i tij u përdorën për të keqen e njëkombësve të vet. I vetmi shërbim -nëse mund të quhet i tillë- që Marko Boçari i bëri kombit të vet, ishte fjalori greqisht-shqip që me ndihmën e të atit, Kiços, xhaxhait, Notit dhe të vjehërrit të tij, Kristaqit shkroi më 1809 në Korfuz, kur ishte në batalionin sulot në shërbim të francezëve. Fjalori u shkrua me porosi të përfaqësuesit të qeverisë franceze pranë Oborrit të A. p. T. në Janinë, Fransua Pukëvilit, për të mësuar sulotët greqishten, sepse këtë gjuhë të huaj ata nuk e dinin. Fjalori përmbledh 1850 fjalë të parenditura, togfjalsha etj. Fjalorin e gjeti më 1876 prof. Spiridhon Llambrua në Bibliotekën Mbretërore të Parisit, i cili e përshkroi pas 14 vjetësh dhe e botoi më 1895 në të përkoshmen “Estia”. Llambrua shënon se atë e shkroi “një burrë trim i shquar shqiptar”. Pas 3 vjetësh, në të përmuajshmen “Albania” u njoftua vendndodhja e atij fjalori. Madje Faik Konica po atë vit(1898) iu përvesh punës për botimin e tij, po s’arriti dot, sepse i munguan të hollat e duhura. Më 1926 fjalori u botua në Tiranë, në një ble të veçantë.

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve: 525
PIKE: 575
Popullariteti Popullariteti: 2
Data e regjistrimit: 06/07/2010
Mosha: 33

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Mesazh nga RihHana prej Wed Jul 14, 2010 2:19 am

Përpara me kryqin në njërën dorë dhe në tjetrën thikën”

Hristo Meksi, në shkrimin e vet mbi kryengritjen “greke” dhe luftëtarët që morën pjesë në të, shkruante: “...në atë kryengritje lëftuan vetëm shqiptarët: nga njera anë të krishterët, nga ana tjetër muhamedanët...Fituan shqiptarët e krishterë”. Po –në të vërtetë- “fituan grekërit, duke derdhur gjakun shqiptarët e krishterë e muhamedanë...Megjithëqë punën ua bënë të parët, grekërit bënë Greqinë dhe e quajtën «Ellas»(Elinismos) me mbret të quajtur “Mbret i Elinëve” e le të kishin brenda atyre kufive 800.000 shqiptarë dhe le ta kishin fituar luftën shqiptarët. Ua bënj detyrë këndonjëset që këto gjëra t’i mejtojnë pakë e t’i zgjidhin mirë në mendje e në zemër të tyre”.(1)

Ndersa Kapiteni Odise Andreuçua pasi u rrit dhe u edukua ushtarakisht nga Ali Pashe Tepelena me djallezine dhe tradhetine me te madhe kaurre siç e kane ne gjak e braktisi ate ne momentet kritike te Aliut.
Mbiemri i vërtetë i tij ishte Verrúshi. Lindi në Prévezë; pra ishte çam e jo arvanit. I ati i tij ishte bërë vëllam me Ali p. Tepelenën. I edukuar dhe i stërvitur që djalë i ri në shkollën ushtarake alipashiane, Odiseu shpejt u bë një nga kapedanët kryesorë të tij.
Pas rrethimit të A.p.T. në Janinë, me qëllim që të lehtësonte goditjet osmane kundër tij, kaloi në rreshtat e kryengritësve që luftonin kundër hënës për fitoren e kryqit. Shkëlqeu në disa luftime tejet të rrepta., si në përleshjen e famshme të Mesollonjës(gusht 1822). Falë cilësive dhe aftësive të tij, arriti të ngjitej në krye të kryengritësve beotianë e thesalianë.(2)

Në të përkohshmen “Pàrnasos” të shkurtit 1916 shkruhej: “Më të shumët e ushtarëve tanë ndërmjet tyre flasin shqip me një mënyrë që e bëjnë dëgjuesin të kujtojë se gjëndet në ushtrinë e mbretit të Shqipërisë, princ Vidit e jo në ushtrinë e mbretit të Greqisë, Kostandinit...Ky është një zakon i keq...që duhet ç’rrënjosur me tërë masat e rrepta të duhura”.(3)

Pra siç deshmon edhe ky dokument pjesa derrmuese e ushtrise greke ishte e perbere nga arvanite, dhe suliote te krishtere ish-shqiptare te kthyer ne greke tashme. Ishin gjithashtu ushtaret e kesaj ushtrie qe ne ne vitet 1913-1914 pushtuan edhe pjesen jugore te shtetit shqiptar duke kryer krimet dhe masakrat me monstruoze, ndaj banoreve muslimane jugshqiptare. Gjithashtu ishte kjo ushtri qe ne çamerine muslimane kreu vrasjet, torturat, perdhunimet, internimet nga çameve muslimane. Çdo lexuesi te ketyre deshmive natyrisht i lind pyetja:
Pse keta ushtare nese ishin vertete shqiptare ne gjak e ne zemer siç paraqiten nga disa historiane bashkekohore te pasdemokracise si Arben Llalla e Hajredin Isufi, kryen qindra krime nga me monstruozet ndaj bashkekombasve te tyre muslimane ne Çameri dhe Shqiperine e Jugut?
Pergjigjen e gjejme ne moton e gjeneralit Theodhori Griva me prejardhje shqiptare por qe u be me grek se greket duke masakruar çamet muslimane.

Bua-Griva Theodhoraq lindi ne 1797 ne Preveze dhe ishte me prejardhje shqiptare nga familja e Gjin Bue Shpates qe me pas morri emrin Griva. Ne 1854 se bashku me arvanitin tjeter Karaiskaqi u vu ne krye te nje armate greko-arvanite dhe me thirrjen : “Përpara me kryqin në njërën dorë dhe në tjetrën thikën” u versul neper Çamerine Lindore dhe e perzhiti ate deri ne rrjedhen e Kalamait. Fshatra çame muslimane si Forteza, Koriqani, Luzeci, etj thuajse u zhduken fare. U thye nga luftetaret çamer e leber te drejtuar nga Mahmut Bej Vlora dhe i ndoq deri pertej Meçoves. Tmerret dhe llahtaret qe ai kreu mbi bashkekombasit e tij muslimane i pershkroi ne hollesi Perevoi. Si shperblim i gjakderdhjeve dhe i gjemave te bera prej tij kunder ish-bashkekombasve te tij muslimane qeveria Greke me 1862 i dha graden mareshal i ushtrise greke. (Pyrsos fq. 14)(4)
Pra motoja e qarte e Grives ishte “Përpara me kryqin në njërën dorë dhe në tjetrën thikën”, qe ne vetvete nenkupton nje lufte te paster te kryqit kunder islamit. Por per ta pasuruar dhe thelluar akoma me shume qartesine e kesaj ideje po ju sjell edhe thirrjen qe Sulioti Marko Boçari i bente Pargariteve shqiptare me date 28.06.1821 tekstualisht:
“Pargarite! Gjarpri u shtyp me kryqin. Flamuri i shenjte me kryq valevitet kudo mbi anedetin e Epirit.” (5)
Pra siç tregohet qarte edhe nga kjo deshmi te gjithe ata qe sot na serviren nga historiani Suliot Arben Llalla si heronjte shqiptare te Revolucionit Grek kane luftuar qartesisht per kryqin dhe Greqine kunder Islamit, dhe shqiptareve muslimane. Ky revolucion je vetem ishte anti-musliman por ishte edhe automatikisht anti-shqiptar, perpara se te ishte anti-osman.
Por le te vazhdojme me tej me provat historike.
Ne vitin 1914 siç e permend edhe historiani Basil Kondis ne librin e tij “Greece and Albania 1908-1914” arvaniti Pavel Kondurioti, kryeadmirali i flotes greke bombardoi gjithe bregdetin e Çamerise dhe te Shqiperise Jugore. Justifikimi zyrtar i qeverise greke per kete gjest ishte asgjesimi perfundimtar i mbetjeve te ushtrise Osmane ne Shqiperi. U deshen telegramet e shumta te qeverise se Vlores drejtuar Kombeve te Bashkuara per ta ndaluar kete bombardim. Por ajo qe eshte me kulminantja eshte fakti se pjesa derrmuese e detareve te tij flisnin shqip me dialekt arvanitçe. Keto trupa te shumta arvanito-greke morren pjese ne luften qe ushtria greke zhvilloi kunder çameve dhe turqve ne rrethimin e Janines dhe Bezhanit. Ndersa ne nje ane muslimanet me mish e me shpirt mundoheshin ta mbanin Çamerine dhe Janinen brenda kontrollit shqiptar keta kombmohues luftonin per te krijuar Megali-idene.
Por le te vazhdojme me tej. Nje tjeter fakt historik i pamohueshem i pohuar edhe nga vete Mithat Frasheri eshte ai i Kolonel Dhimiter Boçarit, sternip i Marko Boçarit. Dhimitraq Boçari ishte kolonel i armates kryqtare-athino-fanarite dhe ne vitin 1923 perfaqesues i Qeverise Greke ne Komisionin Nderkombetar te Kufirit Shqiptaro-Grek, armik i tejet i hidhur i shqiptareve. Ai organizoi vrasjen e Gjeneralit Italian Telinit sepse ky i fundit i dha disa fshatra kufitare Shqiperise. (6) Ndersa Boçaritet e tjere Sotir Boçari dhe Jorgaq Boçari ishin dy nga drejtuesit e andarteve qe kryen tmerret masive ne Paramithi ne vitin 1944.(9)
Te gjithe arvanitet dhe Suliotet e Revolucinot Grek dhe me pas benin pjese ne organizaten e fshehte FILIQI ETERIA organizate fanatike ortodokse dy nga tre themeluesit e saj ishin me prejardhje shqiptare ortodokse. Ata ishin Nikolle Skufa dhe Thanas Çakalli; i treti ishte Panajot Anagnostopulli. Finiqi Eteria ne programin e saj parashikonte: “ Bashkim te armatosur te te gjithe te krishtereve te Perandorise Osmane per fitoren e kryqit mbi gjysmehenen.”(7)

Ne Finiqi Eteria benin pjese Marko Boçari, Theodhor Kollokotroni, Aleksander Ipsilanti, Petro Mavromihali, Kiço Xhavella, dhe shume arvanite dhe suliote te tjeter siç ishin edhe Zervatet e Sulit. Te gjithe luftuan per nje mbreteri te madhe Ortodokse te pavarur, dhe duke qene se kete gje ja mundesoi vetem Greqia ata u bene greke duke luftuar kunder shqiptareve qe ne shumicen derrmuese mbeten muslimane dhe shqiptare.
Krimet dhe aktet antishqiptare te Sulioteve dhe Arvaniteve i gjejme edhe ne shembullin e Hristo Hristovasilit.
Hristo Hristovasili lindi ne Janine, bir i nje familjeje te njohur Suliote. Vjershetar e novelist, i dores se pare, deputet i Janines. Sekretar i Shoqerise grekperhapese “Eliniqi Eteria”, nepermjet te ciles tok me Kazazin(Kryetarin) çeshtjes shqiptare i qiten mjaft pengesa dhe i shkaktuan deme te ndieshme etj. Shtypi shqiptar i qindvjeçarit te 20 e ka pas goditur shpesh si kundershtar dinak, kaperdredhes, njeri me shume fytyra... Madje me 1914 beri pjese edhe si Minister i se ashtuquajtures Qeveri Vorioepiriote me qender ne Gjirokaster. Vdiq ne Janine pas nje jete te gjate ne sherbim te Greqise dhe natyrisht ne dem te Shqiperise, edhe pse ishte me kombesi shqiptare, dhe Suliot me origjine, ai si shume suliote te tjere luftuan per Greqine ne dem te Shqiperise, gje kjo qe te bind qart se Suliotet edhe pse ishin shqipfoles ishin Greke ne zemer, dhe antishqiptar. (8)

Faktet historike jane aq te shumta saqe po ti sjell te gjitha ne kete shkrim do te behej shume i gjate dhe merzites per lexuesit, ndaj po ndalem edhe ne nje pike te fundit kulminante per sa i perket ketij shkrimi. Eshte ai i Suliotit Napolon Zerva i cili gjate luftes se dyte boterore realizoi zbrazjen dhe masakren e madhe te Çamerise. Ai ishte me prejardhje nga Zerva, fshat ne luginen e lumit Lelove, fqinje me Bulmetin, Daren dhe Qerasoven ne Sulin Juglindor. Paraardhesit e tij i gjejme ne ligen suliote qe u luftua nga çamet dhe Ali Pashe Tepelena, qe me pas u shperngul prej Sulit. Ata ishin Tushe Zerva, Diamant Zerva, Dhimo Zerva etj per te cilet flitet gjate edhe ne librin “Histoire de la regeneration de la Grèce.” Ne largimin e Sulioteve nga Suli pas marreveshjes se tyre me Veli Pashen u largua edhe familja Zerva nen drejtimin e Dhimo Zerves ne vitin 1803. Me sa duket nje pjese e tyre u vendosen ne qytetin e Nartes, ku lindi edhe Napolon Zerva. Ai i nxjerr kryet ne 1926 ku shfaqet si oficer besnik dhe mik i ngushte i Gjeneralit Arvanit Theodor Pangallos(10). Ai pasi kreu masakren dhe zbrazjen e Çamerise nga çamet muslimane ne nje nga mbjedhjet qe zhvilloi ne athine me vartesit e tij deklaroi plot mburrje dhe krenari: “Kombi grek e ka per detyre te me ngreje mua nje statuje prej ari, sepse ate qe ai nuk kishte mundur ta bente dot per qindra vjet rresht: zhdukjen e shqiptareve muslimane çame, une e bera brenda 6-7 muajve.”
Ndersa ne Paris ne ne vitin 1950 ai deklaronte: “Tani edhe nese vdes ndjehem i qete, sepse detyren qe mu besua per spastrimin e Epirit nga myslimanet e Çamerise, e permbusha.”(11)
Nje nga vartesit kryesore te Napolonit ishte Jan Dan Popoviti, gjithashtu ortodoks nga fshati shqipfoles i Popoves ne veri ne maleve te Sulit dhe ne juglindje te qytetit te Paramithise. Statujen qe kerkoi Napolon Zerva qeveria greke ja ngriti ne Gumenice. Ajo statuje edhe sot e kesaj dite qendron dhe tregon Napolon Zerven me nje dore drejtuar nga Shqiperia qe simbolizon perpjekjen e tij per ta kapur sa me shume çame. Kjo statuje qendron krenare ne Gumenice kurse çamet duke harruar historine, gjakun, atdheun, dhe fene e tyre sot jane ne nje pasivitet dhe mosperfillje te thelle qe shume shpejt do ti kushtoje atyre moskthimin me kurre ne Çameri.

(1) Hristo Meksi Kryengritja greke dhe luftetaret qe morren pjese.
(2) Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia Jugshqiptare fq. 221
(3) (“Ora” nr. 5, dt. 1.1.1929, fq. 4-5).
(4) Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia Jugshqiptare fq. 298
(5) François Pouqueville Histoire de la regeneration de la Grèce 1740-1824 vol. 3 fq. 131-134.
(6) Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia Jugshqiptare fq. 390
(7) Ibid fq. 731
(8) Ibid fq. 851 dhe Perpjekja Shqiptare 1914
(9) Viset kombetare Shqiptare ne shtetin Grek fq. 362
(10) Viset kombetare Shqiptare ne shtetin Grek fq 416
(11) Fletorja « Kosova » nr. 14(68) Tirane, gusht 1944, fq. 3

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve: 525
PIKE: 575
Popullariteti Popullariteti: 2
Data e regjistrimit: 06/07/2010
Mosha: 33

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Mesazh nga RihHana prej Wed Jul 14, 2010 2:19 am

ALEANCA SHQIPTARO-TURKE NE MBROJTJEN E BEZHANIT

BEZHÁN,~I(i poshtëm dhe i sipërm). 1. Fshatra 13-14 km. në jug të Janinës. Në lartësitë rreth këtyre dy fshatrave që para 1912-s ishin ngritur fortifikata të pajisura me armë të rënda. Rëndësia dhe fuqia e nyjës së Bezhanit pasqyrohet edhe në këto vargje: “O Bezhan përmbi Janinë,/ jeshe istikam i mirë,/ treqind topa një të shtirë,/ bien gjuletë me zinxhirë...”(Kënga e plotë gjëndet në librin “Bilbilë e Thëllëza Çame”); drejtohej nga kolonel Veip bej Janina, një nga ushtarakët më në zë të shkallës së vet. Në nyjën e Bezhanit ishte koka dhe boshti i truparmatës III osmane(Içinxhi kollordù); ajo përbëhej nga dy njësi ushtarakësh: njëra prej ushtarësh shqiptarë(në shumicë) dhe turq të shërbimit të detyruar; tjetra prej rezervistësh shqiptarë të të gjitha klasave. Truparmata në fjalë komandohej nga valiu Esad pasha Janina, një nga gjeneral-nënkolonelët shtabmadhorë më trima dhe më të zotë të ushtrisë osmane. Fortesa e ngritur në Bezhan përbënte jo vetëm nyjën kryesore të mbrojtjes së Janinës, por edhe pritën kryesore të tërë viseve të tjera të Jugshqipërisë; prandaj ushtarët shqiptarë dhe turq qëndruan atje me vetëmohim shembullor. Prej 18 tetorit 1912 e deri më 6 mars 1913 truparmata në fjalë bëri një qëndresë shembullore kundër njësive ushtarake mësyese greke në fillim 3 herë -e në vazhdim 4-5 herë- më të shumta. Gjatë 10-ditshit III të tetorit dhe gati tërë nëntorin përleshjet vazhduan nëpër malet në V-P të Nartës dhe më tepër në vendin e fortifikuar “Pesë Puse”. Vargjet e Tol Arapit -pjesëmarrës në to- janë pasqyrë e gjallë e atyre luftimeve dhe e trimërisë së rrallë të bashkëmbrojtësve të vet shqiptarë. “Që nga majat e Hanoit(Ananói, mal në V-P të Nartës –I.D.H.)/ dhe nga Shklìvani(fshat – I.D.H.) i shkretë,/ tërë brinjat dhe përrenjtë,/ seç u mbushën plot me grekë./ Bënin sulje përmbi tanët/ me fuqira të mëdha,/ flak’ u dhes më gjithë anët/ në Hanua e Pistà(fshat –I.D.H.)...M’anë tjetër të Hanóit,/ në tërë majën e malit/ dhe në grykë të përroit,/ dëgjohej pushk’ e shqiptarit./ Ish tabor’ i Ajdonatit/ edhe ai i Delvinës;/ një tabor i ndihte tjetrit,/të mbajn’ kufin’ e Janinës...Pas tri ore të luftuar,/ grekërit e lanë vëndin,/ shqipëtarët të gëzuar,/ u ngjitën e zunë shkëmbin...Dhe kështu, mu në mesditë/ grekërit zun’ e po iknin,/ ushtëria jon’ i ndiqte,/ plumbat përmbi ta i hidhnin”. Ai thotë se në mbështetje të tyre qëndronte tabori i Përmetit dhe se, sado që të uritur, ata qëndruan atje 15 ditë “pa luajtur nga istikami”. Por ushtarëve grekë “u erdhi ndihmë e madhe,/ dyfek më i madh u hap,/ me atë ushtrin’ shqiptare...Kështu ushtria jonë,/ atje më nuk u mbajt dot,/ e la Pistën dhe Hanoin/ dhe zbriti poshtë në gropë...Pesë Puse i thonë,/ është vaditur me gjak,/ çdo herë me gjak shqiptari dhe turku/ është njomur ai vend;/ si i fundit dhe i pari,/ kalan’ e kishin për shënjt...Grekërit me top xhebelë(topa malorë 75/13 –I.D.H)/ qëllonin nga maj’ e malit,/ shqipëtarët me manzerrë,/ i krrenin prej istikamit”. Duke bërë fjalë për bashkëluftëtarët e vet dhe ngjarjet në Pesë Puse, Tol Arapi thotë: “Janë taborë të mirë,/ janë trima me famë,/ kur luftuan në Pesë Puse,/ të gjall’ e zunë Junanë”. Në veprën e vet Tol Arapi bën të njohur një për një si vendluftimet kryesore, ashtu edhe njësitë që derdhën gjak dhe i mbrojtën. “Jemi poshtë nga Çamëria,/ nga të Marrgëllëç-taborì... Më tha: kemi luftuar/ në Këmshadhezë të shkretë,/ me grekër jemi coptuar,/ na u vranë nja shtat’a tetë...”. Meqë fuqia mbrojtëse vinte gjithnjë në tretje, kurse fuqia mësyese në përtëritje e shtesë, truparmata u tërhoq në brezin mbrojtës të Bezhanit. “Greku erdh në Kondovrahj,/. Tej përtej Drinskua(fshat e lumë –I.D.H.) u ndez,/ si nga topi, nga dyfeku,/ u bë shumë luft’ e rreptë./ Më në fund u thye greku,/ tër’ ata përrenjt’ e shkretë/ seç u mbushën plot me kërma,/ shum’ u vran’ me të vërtetë./ Grekërit i zuri nëma,/ pas tri ditësh të luftuar,/ grekët ikën edhe shkuan,/ të thyer e të dërrmuar,/ në Pesë Puse qëndruan”. Gjithnjë në pakësim e shuarje, truparmata nuk kishte sesi të ishte më në gjëndje të zmbrapste më gjatë njësitë mësyese disa herë më të shuma. Në rrethana të tilla njësitë ushtarake mësyese nyjës së Bezhanit iu veshën nga lindja, jugu dhe perëndimi, duke i prerë kështu rifurnizimin nga ato tri anë. Çelur mbeti vetëm krahu verior; koloneli shtabmadhor, Halil bej Kolonja, ishte vendosur në Konicë me një pjesë të armatës osmane të perëndimit(garp ordu), të komanduar nga gjeneral Hasan-Riza Pashai prej Prishtine. Nëpërmjet atij shtegu mbaheshin lidhjet me qeverinë e Vlorës dhe merreshin kur e kur disa thasë me misër, mbledhur me shumë vështirësi në rrethet e Beratit dhe të Vlorës. Ushtarëve në vend të bukës u jepej nga një grusht miell misri. Në kushte kaq të rënda, me kalimin e ditëve, javëve dhe muajve -madje edhe të orëve- gjendja po bëhej gjithnjë e më e mjerueshme. Truparmata e mbetur pa kurrfarë ripajisjeje dhe rishtimi vazhdonte të tretej dhe të zvogëlohej dita-ditës; mungesa e municioneve të armëve të rënda e të lehta po ndihej përherë e më shumë. Fuqia mbrojtëse u varfërua aq shumë, saqë -sidomos për mungesë predhash- çdo top shtinte vetëm 2-3 herë në ditë. Po kaq e varfëruar paraqitej edhe gjendja e armëve të lehta. Në dijeni të plotë të gjendjes së vajtueshme të mbrojtësve të Janinës, princi trashëgimtar dhe komandant i njësive ushtarake kr. a-f. pranë Janinës, Kostandini, duke mbajtur parasysh edhe se Esad pasha Janina me të ishte bashkëmbarues i akademisë ushtarake gjermane në Berlin, e ftoi disa herë që të ndërpriste vazhdimin e qëndresës. Mirëpo Esad pasha Janina i përgjigjej prerazi: “Jo, do luftojmë!”. Ndërkaq shtabmadhoria kr. a-f. duke u mbështetur në çka përbënte Janina për Jugun shqiptar, duke përfituar edhe nga vendi krejt i lirë për të, përballë dy njësive osmane në tretje e shfuqizim të vazhdueshëm përqëndroi 6 njësi ushtarake, të rifuqizuara pa ndërprerje me gjithçka të nevojshme. Në rrethana të tilla njësitë ushtarake mësyese kr. a-f. në agimin e 6 marsit 1913 mundën të çanin një shteg në anën perëndimore të brezit të luftimeve dhe u dyndën brenda nyjës mbrojtëse të Bezhanit U pa se vazhdimi i mëtejshëm i mbrojtjes do të ishte marrëzi, gjakderdhje e kotë. Esad pasha Janina me miratimin edhe të shumicës së parësisë më të lartë jugshqiptare -e cila gjatë 6 muajve që vazhdoi lufta qëndroi përherë në Janinë për mbrojtjen e “Kryeqytetit të Shqipërisë”- pranoi ndërprerjen e luftimeve. Hidhërimin dhe tronditjen që shkaktoi shkatërrimi i nyjës mbrojtëse rreth Bezhanit, ndër atdhetarët e shumtë, i ka pasqyruar edhe njëri prej tyre në vargjet e veta, botuar në fletoren “Zgjimi”, Korçë, dt. 15.1.1914:“Ra Bezhani, ra Bezhani!/ Qaj, moj Shqipëri e mjerë./ Ç’është kjo mynxyrë e madhe,/ që të gjeti këtë herë!?/...”. Mposhtjen e nyjës mbrojtëse të Bezhanit dhe rënien e Janinës e vajtoi hidhshëm edhe Porta e Lartë, gjë që dëshmohet edhe nga këta vargje: “Ç’ka që qan dovleti inë?/ Qan për içinxhi ordhinë./ U batërdis në Janinë,/ jo pakë, po njëzet milë/ burra e trima të mirë,/ dhanë xhan, humnë zoinë,/ djalëri e levendinë,/ me dhëm’ e brrijën harbinë,/ me gjoks e prisjën sfungjinë”.
Për mbrojten e dy qarqeve të Çamërisë dhe atë të Janinës vetëm gjatë 6 muajve të Luftës Ballkanike dhanë jetën gati gjysma e luftëtarëve të taburëve të Filatit(ku asokohe përmblidhej edhe Konispoli me fshatrat pranë tij), Margëllëçit e Paramithisë, pa folur pastaj për qindra luftëtarë vetëdashës para e pas ushtarakë. Ndër të rënët në Bezhan ishin edhe: Ali Beqir Kùrballi, Haxhi Ali Ademi, Ilmaz Isa Shàna, Sadik Husejn Sallata dhe Subhi Hamit Gjuzeli –të 5 nga Margëllëçi- Hasan Ali Hania dhe Refat Mehmet Buza nga Luarati si edhe Mamo Harun Haxhiu nga Karbunari. Emrat e shumë të vrarëve gjatë luftimeve në Bezhan, Pesë Puse, Anua etj., i kam paraqitur në librin “Çamëria dhe Janina në vitet 1912-1922”, fq.: 94: 1-15, fq. 110: 1-4, fq. 162: 1-6, fq. 167: 1-2 dhe fq. 168: 1-2. Veç të rënëve të përmendur në librin në fjalë, kam mundur të gjej edhe emra luftëtarësh të tjerë të rënë; në Bezhan: Abedin Osmani nga Salica, Malko Meti nga Pjadhuli, Muharrem Lami nga Kurtesi, Nelo Himo Kuçuku nga Karbunari, Osman Taipi nga Mazrrekët, Sheme Rushani nga Konispoli e Xhemali Mustafa Xhemo Zeqiri nga Karbunari. Nga sa kam vënë në dukje, kuptohet se humbjet shqiptare në Bezhan kanë qënë rrënqethëse; por edhe më të lemeritshme dhe më të përvashjme kanë qënë ato të grekërve, gjë që pohohet nga vargjet e vet atyre: “Sta Pesta, qe sto Bezhani,/ tetja krio pu tha kani?!”(Në Pestë dhe në Bezhan,/ ku tjetër bën i ftohtë i tillë?!). Luftëtarë të tjerë ranë edhe në 5-Puse: Islam Bahri Nuhu nga Dolani, Met Mustafa Kasim Koceni nga Picari, Nuredin Budo Brahimi nga Grikëhori, Serjan Sako Omeri nga Gardhiqi e Zejnel Qemal Haxhiu nga Karbunari. Rënë në Shklìvan: Jakup Nexhipi nga Varfani. Rënë në Këmshadhë: Malo Ganiu nga Salica e Sherif Malkua nga Dhrimica. Rënë në Anua: Zan Abedini nga Vreshtazi. Rënë në 5-Lëmenjtë(Sharkovicë): Çafa Sulejman Feçi nga Filati. Rënë në Shkallë të Qeramicës: Meçe Karroqi nga Filati e Halil Bùxhua nga Janjari. Të rënët në fjalë kanë qënë shumë më tepër dhe së toku me ata të krahinave të tjera –sidomos lebër e deri edhe prej Mirdite- kanë qënë disa mijëra, po më mungojnë listat emërore të kohës. Të shumtë –ndoshta edhe më të shumtë - kanë qënë të plagosurit; plagosur në Shkallë të Paramithisë dhe në malin Kurrìlë: Abdul Musa Sharrëllaqi, Hajredin Hunda(Sinjati), Hasan Satedin Husejni, Maksut Beqir Maksuti e Malko Met Meri(Mergjushi), të 5 nga Paramithia.
Bezhani kishte qënë nyja kryesore që kishte penguar rënien e Janinës. Tani që ajo nyjë u asgjësua, nuk mbetej më kurrfarë mundësie për të shpëtuar jo vetëm Janinën nga pushtimi prej njësive ushtarake mësyese greke, por u hap për to edhe udha për pushtimin e trojeve të tjera shqiptare edhe shumë më në veri të saj, siç edhe ndodhi. Rënia e Janinës për Shqipërinë ngjasonte me gjëmën që kishte pësuar Perandoria Latine e Lindjes, kur osmanët e drejtuar nga sulltan Mehmeti II pushtuan(1453) Kostandinopojën. Me të mposhtur nyjën e Bezhanit, njësitë ushtarake mësyese kr.a-f. zunë Janinën, vunë në përdorim thikën e plumbin dhe vazhduan vërshimin drejt veriut; arritën deri në afërsi të Vlorës, Beratit dhe Elbasanit. Princi trashëgimtar, Kostandini, duke shkelur marrëveshjen e saponënshkruar me gjeneral Esat p. Janinën mbi kushtet e dorëzimit, me paturpësinë dhe pamëshirshmërinë prej greku, tërë të dorëzuarit –përfshi këtu edhe tërë të sëmurët dhe të plagosurit- i dërgoi në Epahtó. Me urdhër të tij i mbyllën në kalanë e atjeshme dhe u lanë pa kurrfarë mjekimi a ndihme mjekësore. Qindra –e ndoshta mijëra- prej tyre vdiqën të uritur, prej morrit dhe sëmundjeve të ndryshme. Të vdekurit ishin aq të shumë, sa që kufomat e tyre i hidhnin në gropa të përbashkëta. Kjo përbindshmëri i kishte pasë kënaqur aq shumë grekërit e atjeshëm, saqë mbresat e veta ua kishin lënë trashëgim edhe pjellave të tyre. Kjo babëzi u duk sidomos kur nëpër Epahto kaloheshin kollonat me çamër gjoja “të kapur në luftë”, që në të vërtetë ishin “kapur” në shtëpitë e veta. Sapo atje arrinin kollonat me çamë që gjakatarët horofillakë po i zvarrisnin gjysëm të vdekur për në çarqet e ngritur posaçërisht në ujdhezat egjeike për shfarosjen e tyre, grekë e greke histerike mbushnin anët e udhës dhe, duke i goditur me gjithfarë fëlliqësirash, ulërinin: “Ejani, se vëndin ua kemi ruajtur sipër në kala, pranë vëllezërve tuaj!”. (Për më gjërë shih: Ibrahim D. Hoxha, “Çamëria dhe Janina në vitet l912-1922”, Tiranë, 1996, fq. 36-49 etj.).

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve: 525
PIKE: 575
Popullariteti Popullariteti: 2
Data e regjistrimit: 06/07/2010
Mosha: 33

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Mesazh nga RihHana prej Wed Jul 14, 2010 2:19 am

GJËMAT DHE KÓBET GRÈKE NË ÇAMËRÍ


Ibrahim D. Hoxha, historian e folklorist.

Jan G. Shàrra në veprën e vet “Istoria tis Periohjis Igumenìcas 1500-1950”, Athinë, 1985 thotë “Besimi i çamërve për islamin është shumë i thellë...i kurrërrejtshëm është edhe betimi i tyre, i quajtur «Shàrt»...Askush s’e shkeli ndonjëherë, pasi u betua”.

Përpìrja e shqiptarëve islamikë nga kryqtarët athino-fanaritë –veçanërisht i atyre islamikë në Çamëri- ka qenë e hershme dhe e parapërcaktuar; ajo i ka rrënjët në vet génin grek. Ajo ka qenë shfaqur botërisht me tërë egërsinë e vet sidomos me të lindur shteti grek(1829). Atëherë tërë çamërit islamikë të vendosur në Moré(Peloponéz) –dhe shqiptarë të tjerë të besimit islam- u përpinë tërësisht¹; shpëtuan vetëm disa qindra që s’i kapën dot. Njëri prej atyre shembujve rrënqethës ka qenë edhe ai që i ndodhi Qamil bej Korìnthit, njëri nga burrat më me ndikim në krejt Morénë, pasanik i madh prej Salicës, fshat në malësinë lindore të Gumenìcës; ai prej shumë vitesh më parë ishte vendosur në Korìnth. Sekretar – llogaritar të kamjes së tij kishte punësuar një grek; ky, si i tillë, për sy e faqe i qëndronte “me ujë në gojë”, domethënë tërësisht përunjësisht i bindur; kurse fshehtazi fare i pabesë. Në njërin prej mëngjeseve, kur ai si zakonisht pinte kafen, Qamil b. Korinthi e pyéti: “More, Hrìsto, flitet se kryengritësit grekë janë afruar prapa malit; ti a ke dëgjuar gjë?”. Hristua, ndonëse me ta ishte në lidhje të ngushta prej kohësh dhe në dijeni të gjithëçkaje –për më tepër se nga pasuria e Q. b. K. kushedi sa herë u kishte dhënë fshehtazi shuma të mëdha lirash ari- qetë-qetë iu përgjegj: “Habitem, bej, me mëndjen tënde. Si mund të besosh që rrjepacakët e zbatharakët grekë të kenë guxim t’i afrohen Korìnthit!”. Pas fare pak ditësh, kur Q. b. K. po pinte sërisht kafen e mëngjesit tok me shërbëtorin e pabesë grek, pa se tatëpjetë faqes së malit po zbrisnin varganë-varganë me flamurë grekë e duke kënduar kryengritësit. Tejet i habitur dhe shumë i shqetësuar Q. b. K. pyeti prapë shërbëtorin e vet: “More Hristo, ç’janë ata që varen poshtë pllajës së malit?”. Hristua po qetë-qetë iu përgjegj: “Komitët grekë, bej dhe në vahzhdim shtoi: “Po zotrote mos u trondit, mos ki frikë, se nuk të gjën gjë prej gjëje! Tët shoqe do ta marr unë grua, vajzën e madhe filan kapedan, të mesmen filan kapedan e të voglën, Fatimenë filan kapedan. Do u ndërrojmë edhe dinin e t’i kthejmë kaùre, do u mësojmë edhe gërqìshten e do t’i bëjmë greke. Për zotërinë tënde ç’të keqe ka?”. Q. b. Korinthi tejet i zemëruar i tha: “More jezit, pa unë ti dhe familjen tënde prej aq vjetësh ju kam mbajtur jo vetëm frymën me bukë, po edhe me ç’ju ka dashur zemra e ti ke përfituar nga përzemërsia ime për të më ngrënë kokën?!”. Hristua qetë-qetë si zakonisht iu përgjegj: “Edhe që prej dhjetë brezave të na kesh mbajtur, përsëri dushman të kam patur”. Q. b. Korinthi rrëmbimthi i tha: “Aj sahat që pret ti s’të gjën dot sa unë të jem gjall!ë!”; pa e zgjatur më, “fap” qiti koburen, e shkrehu disa herë mbi të dhe e përplasi të vdekur për tokë Trìmat çamër islamikë që Q. b. K. mbante me vete e hipën familjarisht në një lundër, çanë nëpër Gjirin e Korìnthit, po përballë Lepàntos ndeshën me një lundër komitësh grekë. Në përfundim të kacafytjes trup me trup, edhe pse dolën mundës, shpëtuan vetëm disa prej tyre dhe Fatimeja; tërë të tjerët –përfshi edhe vet Q. b. Korinthin- u vranë.. Trimat e pakë që shpëtuan, më në fund arritën në anëdetin çam dhe u ngjitën në fshatin Salìcë. Xhevahìre Ibrahim Demìri, besimtare e dalluar prej Konispoli më pati thënë se Fatimeja rreth 90-vjeçare vdiq në prag të shpërthimit të Luftës Ballkanike, kur Xhevahirja ishte 55-vjeçàre.
E bëra këtë përshkrim të shkurtër për të vënë në dukje një të vërtetë aksjomë: se gjykimi grek ka qenë dhe vazhdon të jetë polifemist-bizantin; se armiqësinë ndaj islamizmit e ka patur dhe vazhdon ta ketë përjetësisht në gjak, të ngulitur pashkulshmërisht në ndjenjat e veta. Këtë të vërtetë e kanë theksuar në shkrimet dhe vargjet e veta Asdreni, Çajùpi, L. Skëndua, Vrùhua etj. Kështu që shtazëritë greke ndaj shqiptarëve islamikë –kryesisht atyre çamër- kanë qenë të paramenduara dhe të parapërgatitura me kohë, që sa shteti grek arriti të delte nga “mëma”.
Për të arritur ku ua kishte ënda, ku u rrinte përherë mendja, pushtetarët grekë gjithsa herë kujtonin se u pati ardhur zogu në dorë, derdhnin ushtrinë greke drejt veriut; këtë bënë më 1854, 1878, 1897 dhe 1912. Çdo çam islamik që kapnin, e thernin apo e bënin shoshë me plumba Të tri herët e para -kryesisht “Yçinxhi Kollordù”(Truparmatë e tretë) me qendër në Janinë tok me qindra çamër dhe lebër të armatosur u thyente brinjët dhe i bënte t’ia mbathnin me bisht në shalë si qen të rrahur. Mirëpo kjo arrihej me jo pak luftëtarë osmanë: turq dhe shqiptarë që flijoheshin; kjo e vërtetë dëshmohet edhe në këta vargje: “Të xhumà më të xhumà², ndodhi e shkrreta hatà, mulla Qemali u vra, nek hidhej si ezhdërhà në bedenë, në kalà...”. (I. D. Hoxha, “Bilbila dhe Thëllëza Çàme”, T., 2007, fq.....). Armatat flakeshin jashtë vendit, po ç’kishin lënë pas? Shkrumb e hi, qindra familje çamërish me vaj e lot në sy; plagët e çelura në viset ku ato shkelnin ishin lemerìtëse: nënat qanin të bijtë, nuset burrat, motrat të vëllezërit, fëmijët jetimë të etërit. Kësaj plage aq tmerruese i shtohej edhe shkrumimi i shtëpive, grabitja e mallit etj; pra vendi zhytej në mjerim e varfëri të thellë.
* *
Çamëria –si edhe tërë Shqipëria- ishte nën pushtetin osman; po grekërit, nëpërmjet priftërinjve, mësuesve të shkollave greke, avokatëve, mjekëve dhe nëpunësve të ndryshëm shtetërorë e privatë në qytete dhe fshatra krijonte shoqëri e organizma të tjera të fshehta; të tilla kanë qenë AMV(Shërbimi i fshehtë ushtarak grek), “Bashkimi Epirotik” etj. me anën e tyre nxiste dhe armatoste shqiptarët e krishterë kundër atyre islamikë; armët e municionet nga Korfuzi natën zbriteshin në anëdetin e Çamërisë; “tavanët e kishave ishin shndërruar në depo, veçanërisht të pagjetshme”. (Jan G. Shàra, “Istoria tis periohjis Igumenìcas 1500-1550”, Athinë, 1985, fq. 231-537). Në mbështetje të veprimtarisë së tyre në Çamëri dhe rreth Janinës fuste çeta andartësh(komìtë) të përbëra prej kusaro-gjakatarësh nga më të tmerrshmit; këto çeta u ngrenin mendjen shqiptarëve të krishterë vendës dhe i bënin bashkëveprues në vrasjet, grabitjet dhe gjithfarë ligësish. Me porosi të atyre shoqërive dhe organizmave çetat në fjalë rreth vitit 1900 vranë njërin nga më të rëndësishmit e parësisë konispolìte, Halit Bilal Dalànin; po asokohe në afërsi të Margëllëçit vranë hafëz Met-hat Topólën. Në pazarin e Pleshavìcës vranë Hasan Idriz Mustafanë dhe Selim Mehmet Isuf Mànen nga Kóska; në afërsi të Filàtit vranë Halil Muharrem Mustafanë. Në rrugën Janinë-Paramithì vranë Hasan aga Kasim beun nga Minìna.J. G. Sharra në veprën e vet “Istoria tis...”, fq. 232 thekson qëndrimin armiqësor të “të krishterëve kundër myslimanëve gjatë qindvjeçarit 19 e në vazhdim”. Një shfaqje e kësaj veprimtarie “e cila quhej arritje dhe bëhej e tregohej me krenarì, ishte grabitja e bagëtive. Tufa të tëra kaloheshin nga anëdeti i Jonit në ata evropianë”. Tregon se në fshatin e vet, “Kastrizë strehohej cilido që vriste një mysliman; prej andej fshehtazi dërgohej në Korfuz”. Në vijim ai përmend emrat e bashkëfshatarëve vrasës dhe ata të të vrarëve prej tyre. “Kiço e Nikollë Trandafili vranë Tahir Durrahmanin. Kìço Vasili e Kostë Zói vranë Maze Durrahmanin. Pilo Trandafili vrau Maksut Durrahmanin” nga Shùlashi. “Kìço Duka e Koço Polióni vranë në pritë aganë e Lofàtës”, vendbanim pranë Gumenìcës. Vrasësit “Miltiàdh e Nikollë Kufàlla nga Pleshavìca –të cilët në qershor 1909 vranë pranë Filàtit Halil Muharrem Rushìtin nga Kóska- tok me të motrën u strehuan në shtëpi të Foto Nasho Qirìcit(në Kastrìzë), nga pas një jave u kaluan në Korfuz. Theodhori Làkua vrau në Gumenìcë Rexho Sulejmanin dhe një tjetër mysliman. U strehuan tek i kunàti, Vasil Shtrungari në Shùlash nga u kaluan në Korfuz. Llùkë Thomài nga Plotaréja vrau Saliko Musanë; u strehua në Grikëhuar nga u kalua në Korfuz; po kështu edhe Llukë Pandi nga Ledheza që vrau një musliman. Mìtra Nàni vrau bashkëfshatarët Musa e Mustafa Izet Abaz Muharremin nga Shùlashi. Tok me vëllezërit Dhionìs e Ziso Nanin u kaluan në Korfuz. Hedhja në Korfuz bëhej nga lundërtari Spiro Gjaùri prej Korfuzi, i paguar dhe i ngarkuar posaçërisht për atë veprimtari. Jan G. Sharra, duke vijuar me të tilla trimërira të grekta, përmend edhe vrasjen e një myslimani nga Kostë Dilaveri, të cilin priftërinjtë dhe veglat e tjera greke e fshehën për gjithnjë në Péshtan, fshat në malësinë lindore të Gumenìcës. Në shkresën me dt. 14.XI.1912 që Kostandin Varatàsi -guvernator i Korfùzit- ia dërgonte M.P.B. në Athinë, i thoshte se para pak ditësh në malësinë lindore të Filatit çetat e Spiro Kremidhës dhe krerëve të tjerë vranë telegrafonistin Halil Bìxhon nga Filati dhe të 7 fillrojtësit shoqërues të tij. Po ato çeta të pasnesërmen –vijonte ai- në pritën e zënë në Gurin e Kuq(fshat në kanjonin e madh të Kalamàit) kishin vrarë 80 qeraxhinj që po ktheheshin nga Janina në Filàt.(Aleksandër Livadhéos, “I Prodhrómi tis apeftereosis ton Joaninon”, fq. 29-30).
* *
Pushtetarëve grekë u jepnin zemër e fuqi qeveri vendesh të ndryshme: ajo e cariàtit rus dhe disa qeveri shtetesh evropiàne; me ndihmën e gjithanëshme të pakursyer të tyre, pas dërrmës që pësoi në pranverën e 1897-s, i mori shpejt këmbët; dhe, më 18.X.1912 e tërë ajo ushtri iu vërsul Çamërisë dhe Janinës. “Yçinxhì- Kolordù”, e vënë para fuqish më të mëdha, pas një qëndrese në fortesën e Pesë Pùseve dhe të disa nyjeve të tjera, duke u mbrojtur, u përqëndrua në fortesën e ngritur në Bezhàn, 14 km. në jug të Janinës. Kurse në Çamëri, njësitë ushtarake dhe andarte mësyese greke përballeshin vetëm nga rreth 3.000 luftëtarë çamër të jashtë shërbimit ushtarak, të armatosur sa për t’i quajtur të atillë. Meqë mësyesit po shtoheshin nga dita në ditë –kurse mbrojtësit po treteshin për ditë e më shumë- gjëndja u rëndua tej maset. Kjo dëshmohet nga tejshkrimi me dt. 27.12.1912 që gjeneral Hamdi bej Margëllëçi –komandant i mbrojtësve në brezin e jugut(gjatë Lumit të Zi)- dërguar kryeministrit të qeverisë së përkohshme në Vlorë, Ismail Qemalit. “Ka 8 ditë që po luftohet deri brenda në qytete. Në vend të shumë burrave me emër që dhanë jetën, po shtërngohen të rendin gratë”. Kurse në tejshkrimin me dt. 22.I.1913 dërguar po Ismail Qemalit, ai i thoshte: “Çamëria ndodhet në grahmat e fundit”. (“Qeveria e Vlorës dhe veprimtaria e saj (28.XL.1912 – 22.I.1913)”, Tiranë, 1963, fq. 87-88). Në mbështetje të kërkesave të gjeneral H. b. Margëllëçit në ndihmë të mbrojtësve në Çamëri arritën njëkohësisht dy taburë, njëri i dërguar nga Delvina prej Komitetit “Mbrojtja Kombëtare” dhe tjetri nga Janina, i dërguar prej Ali Riza Pashait, komandant i “Batë-Ordù”(Armata Perëndimore), i cili me disa taburë të armatës së komanduar prej sapo kishte mbrritur në Janinë. Arritja e atyre tabórëve në Çamëri e Janinë mundësoi vazhdimin e mbrojtjes së vendit edhe 3 muaj të tjerë, sado që në kushte rrethimi dhe përpjesëtimi trupash e armatimesh ku e ku më të pakta; më 7 mars 1913 ushtria greke arriti të pushtonte Janinën dhe pas pak ditësh edhe Çamërinë. Njësitë ushtarake greke u turrën tërbimthi me zjarr e hekur mbi jetën, nderin dhe pasurinë e çamërve dhe janinasve islamikë. Tok me fishkëllimat e flurudhave të plumbave të shprazura nga tytat e pushkëve, mitralozëve dhe kobureve, veshët e dëshmorëve islamikë dëgjonin edhe shfryrjet poshtëruese të llojit grek: “Na su hjéso to bistisu”(u dhj. besën), “Gamoto Muaméto”(U q. Muhametin) etj. Rrùfulli(torrnàdua) e parë thithi 10-tra e 10-ra nga ç’gjeti përpara. Vjershëtari drenovàr, Asdréni, tërë urrejtje shkruan: “Dhelpra – greku po na gjuan,/ mos na lërë vent për varr,/ na shkel vatrën,/ na merr gruan,/ na hyn brenda si kusar! Këtij qeni me tërbim, ah, ju toskë-vetëtima,/ bini, trima, pa pushim!”.(Fletorja “Atdheu”, nr. 12, Kostancë, dt. 18/31.I.1913, fq. 4).
* *
Me të shkelur në Paramithi, me urdhër të mitropolìtit Neofìt(Jerothé Aftuliàdhi) dhe të kolonel Ipitit, gjatë 10-ditshit të fundit të marsit 1913 ushtarët arrestuan 100-ndra çamër islamikë nga më të dalluarit; 100³ prej tyre i grinë në vendin e quajtur “Lìver”, rreth 2 km. në veri të Paramithisë.(Lista emërore gjëndet e botuar në fq. 110/1,2.3 e 4 të librit “Çamëria dhe Janina në vitet 1912-1922”, v. e p.). Atyre që përpëliteshin ende duke vdekur, u shtypën kokën kujt me shkelma, kujt me qyta pushke, kujt me shkëmbenj etj. Në Paramithi, ndër të tjerë atë ditë vranë edhe dy burrat më të shquar të qytetit: Fuàt Aga Prrónjon e Subhi bej Sulejman bej Dinon; i pari kishte mbajtur me bukë për 6 muaj rresht taburin që “Batë-Ordù” e pati dërguar në Paramithì si edhe rreth 300 e ca luftëtarë çamër të armatosur; i dyti kishte drejtuar luftëtarët e ballit lindor të mbrojtjes nga pushtimi prej ushtrisë mësyese greke. Të dy këta burra ajkë, i shinë me shkopinj të veshur me gozhdë dhe thela-thela, i hodhën në humnerën në jug të qytetit. Gjëma si ajo në Lìver ndodhën edhe në rrethe të tjerë të Çamërisë, ndonëse jo aq masive sa ajo. Arrestimet dhe burgimet ishin të pandalshme. Një përfaqësi jugshqiptarësh, ndër të cilët edhe atdhetari i mirënjohur, Haki Musa Sejkua nga Filati, më 31.V.1913, Buçbergerit -përfaqësues i qeverisë austro-hungareze në Janinë- i kishte dorëzuar një ankesë, ku thuhej se burgjet greke ishin mbushur plot e përplot me të arrestuar nga pushtetarët grekë. Buçbergeri përmbajtjen e ankesës ua njoftonte me tejshkrimin dt. 7.6.1913 eprorëve të vet në Athinë e Stamboll. (I. D. Hoxha, “Çamëria dhe Janina....”, fq. 109). Në librin “Shënime mbi Çamërinë”, fq. 1, thuhet: “Krerët më me rëndësi u therën; shpëtuan vetëm ata që morën malet. Mundimet ishin të panumërta dhe të papërshkrueshme. Arrestime, vrasje pa gjyq e keqpërdorime nga më të ndryshmet”. Lumo Skëndua (Mitat Frashëri) me atë rast shkruante: “Toka shqiptare jo vetëm e shkelur, por edhe e mbytur në gjak, e mbuluar me tym e me hi po lëngon. Një cmir i moçëm, një cmir i njerëzve të dobët e të poshtër po buçet...”.(“Kalendari Kombiar”, 1914). Duke shfryrë tërë duf e mllef urrejtjen dhe zemërimin kundër egërsive greke, Jan Vrùhua, në fletoren “Liri e Shqipërisë”, Sofì., dt. 4/17.7.1913 thoshte: “Politika greke është një politikë e fëlliqur dhe kusare, është nga ato të cilat nuk u shëmbëllejnë as kohëve të mesme!...Ndër viset e zaptuara të Shqipërisë qeveria e Athinës ka çuar njerëz të hurit e të litarit...Me veprimet përpirëse dhe me sjelljet e shëmtuara na apin të drejtë t’i quajmë egërsira të 20-tit shekull; këta helàqë duhen quajtur më egërsira nga çdo egërsirë tjetër...Grekët na provojnë me bënja të padyshimta që kurrën e kurrës do të mos pushojë armiqësia greko-shqiptare, aty e sa të shuhemi njera palë prej nesh! Kjo duhet të dihet mirë...!”.
* *
Pliumbat, thikat e hanxharët e njësiteve ushtarake greke pas kërdisë së Lìverit nëpër Çamëri –sidomos në vitet 1913-1925- brimuan e thelëzuan shumë e shumë burra të tjerë të shquar islamikë në çdo qytet e fshat të Çamërisë; prej tyre edhe: Beqir mulla Qamil Bejdeshàtin, Haziz Lul Hoxhën, Lam Karafìlin, Min Lul Xhemalìnë e Xhafer Nelo Mùçon nga fshati Dhrohomì. Refat Kaso Dùçe Sejkon, Met Dùçe Sejkon, Qazim haxhi Làzen e Sami Xhafer Sejkon nga Filàti. Ferit Bilal Abdullah Memushin dhe të nipin e tij, Kadri Dalipin, Qamil Musanë, Resul Korrelin, Vejsel Pàshon e Xhelo mulla Sùlo Abdullah Memushin nga Galbaqi. Harun Lazen, Nelo Balon, Nuri Sime Hamit Pashon e Shefqet Mustafanë nga Gardhìqi. Càno(Hasan) Pìron, Màze Bàlon, Min Tushen, Osman Dalipin, Resul Ahmet Taìpin e Rexhep Bànon* nga Grikëhóri. Ahmet Dule Kondon, Fejzo Abaz Mehmet Peltékun, Hasan Dalan Kasimin, Hazbi Sulejman Alinë, Ilmaz Sulo Béllon, Isuf Dule Kondon, Mérjemé Hóxhën(e varën në tra dhe e dogjën tok me të kunàtin ulók, Refat Smail Hoxhën), Osman Bilal Didànin, Sadush Abdul Tare Rumànon, Sami Sulejman Hoxhën. Sulejman Dule Çùçon, Shaban Sadush Tàren, Shaban Zérre(Uzeìr) Shabanin, Shefqet Sulejman Hoxhën, Shemo Osman Omerin, Xhafér Isuf Xhàfon e Zejnel Dùlen nga Jànjari. Màlkë Osman Bùshin nga Karbunàri. Ali Brahimin; barinjtë Behlul Prróin e Qazim Dine Omerin i vranë kur këta të dy po milnin lopët e veta në Vrinë; hoxhë Saliko Ali Brahimin dhe të birin 14-vjeçar, i therën në pllajën e quajtur “Mohjìllë”, ndërmjet Konispolit dhe Lopsit. Selim Abazin e Zane Haninë vet i 3-të nga Konispoli. Làze Lumanin nga Kóska. Shaban Brahimin e Shuhàn Béqon nga Kùçi i Gumenìcës. Abaz Abazin e Haxhi Vélon nga Lopsi. Hamit Jakup Jatroin e Murat Alush Gjuzélin nga Margëllëçi. Duro Sulejman Kasimin, Habibé Cénen (plakë e verbër dhe e mbajtur nga përdhési), Xhelo Beqo Omerin (vdiq gjatë rràhjes), Zàne Burékun (plak i shurdhër dhe i verbër) etj. nga Markati. Malo Muratin, Muhamet Nuh Mùhon e Vesel Kasim Ademin nga Minìna. Lìço(Alì) Muhedin Daùtin e Tefik Habìlin nga Nikolìcani. Fejzullah Sulejman Çìtën, Haki Bésho Veìzin (e dogjën së gjalli tok me shtëpinë e vet), Méte Seìt Hàlon(Halimin), Muhamét Hodo Mehmetin, Selim Resul Halìlin(e dogjën të gjallë tok me shtëpinë), Rubijé Hasanin(po nga Ninàti) shumë plakë dhe e verbër, e dogjën së gjalli tok me shtëpinë. Sadik Tàhon e Zeqir Sadìkun nga Nuneshàti. Abedin Eminin, Adem Beqir Maksùtin, Çafa(Mustafa) Malo Latifin, Feìm Ahmet Dódin, Nexhìp Méten, Nuh Hasim Dinon, Qamil Alushin nga Paramithìa. Rasim Harif Memlézin, po nga Paramithìa -imam i xhamisë “Sulltan Bajazit”- në ramazan (korrik 1913) kur po çelte faltoren, me urdhër të atypëratyshëm të n/prefektit, Panajot Zórbos, horofillakët e rrahën derisa vdiq në vend.(I, D. Hoxha, “Çamëria dhe Janina...”, fq. 192-193), Sulejman Subhi bej Dinon, Tahir Bollàtin(e çanë me thika dhe e thelëzuan me hanxharë) e Xhelo Musa Isufin nga Paramithìa. Idriz Mustafa haxhi Jaho Zejnon, Mehmet Halil Zejnon e Vejsel Féren nga Petrovìca. Ramadan Shuho Rushanin nga Picari. Bido Binózin e Usnì Pirùshin nga Pjadhuli. Emin Xhanàrin nga Rrëzani. Hate Resulin nga Vàrfani. Vejsel Husejn Làkon nga Vóla. etj. Rrahjet masive -shpesh herë deri në vdekje, sidomos nëpër fshatra- ishin në rend të ditës. Të tilla dukuri lemeritëse u shfaqën kudo, po më të theksuara dhe më rrënqethëse ishin ato të bëra në fshatrat Arpìcë, Dhrohomì, Grikëhùar, Kardhiq, Konispol, Lóps, Markat, Minìnë, Nìstë, Skupìcë (e Paramithìsë), Shùlash, Vàrfan etj. Në Kóskë gjatë rrahjeve të krejt fshatarëve, Sabri Xhemo Béjkua vdiq. Në Vërvë rrahja (gjatë së cilës Tahir Nùrja vdiq) dhe grabitja e një shume të madhe të hollash –si kudo gjetkë- u shoqëruan edhe me njëfarë tragji-komedie –nëse mund të quhet e tillë- greke. Pas rrahjes masive 3-4 vetë nga ata që arritën të qëndronin ende në këmbë, shkuan në Filat për t’u ankuar tek pushtetarët eprorë të rrethit. Rrethkomandanti i horofillaqisë u tha: ”Mos ua vini re, janë djem(të rinj), kanë dashur të bëjnë shakà!”. Njëri, të cilit veç shtëpisë e bagëtisë –si të gjithëve- tha se i kishin rrëmbyer edhe këpucët. Sërish Oficeri në fjalë iu përgjegj: “S’ është e mundur, do t’i kesh harruar diku udhës nga erdhe!”.(Treguar nga Nazif Purrìzua e Isklam Halili nga Vërva). Gropat dhe të çarat në trup -mbeturina të plagëve të shkaktuara prej shkopit dhe goditjeve me tyta, qyta e mjete të tjera hekuri a druri- shumë çamër i shoqëruan deri në fund të jetës së tyre; madje disa prej tyre vdiqën kur ato rridhnin ende gjak e qelb. Disa prej fshatrave: Janjarin, Ninatin, Markatin i shkrumbuan tërësisht; të tjerë pjesërisht. Edhe grabitjet të shoqëruara me dhunë nuk ishin më pak të dhimbshme. Më 1914 Harif Salinë, Haxhi Dulen e Mamo Haxhinë nga Arpica, pasi i burgosën dhe i rrahën aq egërsisht sa ata, nga ç’të vdisnin, u dhanë 100 lira turke ari dhe tërë sendet me vlerë: Sahatë, unaza etj. Po atë vit njësiti ushtarak rrethoi fshatin Varfan dhe, duke i shtruar egërsisht në dru, detyroi secilin që të paguante një shumë të madhe të hollash të arta. Të njëtën gjë bënë në çdo fshat; në Shùlash dy vetë vdiqën në rrahje e sipër.
Në fletoren “Pópulli”, dt. 2.5.1914 thuhet: “Një kapiten (Harilla –I. D. Hoxha) i ushtrisë greke me një tufë ushtarësh në Konispol mblodhi të tërë popullin e fshatit në një shesh. Më parë zuri myderrizin, hoxhët dhe 4-5 nga të parët e fshatit dhe i vari lakuriq kokëposhtë në një pemë. Nga të rrahurit e tepërt vdiqën: hoxhë (Rexhep) Bozhùlja dhe sheh Tahiri(Tahir Çàzja. –I.D.H). U rrahën e u shkretuan më të shumtët e fshatarëve, 30 vetë prej të cilëve janë duke vdekur”. Në gojëdhënat tregohet se të shoqen e Maze Hamit Zejnos, nuse 8-muajshe shtatzënë, e vinin para burrave krejt të zhveshur dhe, duke i treguar me shkop organet mashkullore, i bërtisnin: “Shihe-shihe sa e ka”; prej turpit ajo plasi në vend. kryeplaku, haxhi Abdul Kasimi, hoxhë Shaban Kasimi, Haxhi Brahim Halilpashua e plot të tjerë, për shërimin e plagëve të shkaktuara gjatë rrahjes, qëndruan nga 5-6 muaj në dyshek. Pushtetarët grekë rrëmbyen bereqetet dhe në vend të tyre në Konispol dhe fshatrat e banuara prej shqiptarësh islamikë shpunë krrunde sharre.(Kujtime të Adile Haxhi Brahim Halilpashos nga Konispoli, dtl. 1895 dhe të Harun Shipe Mehmetit nga Janjari, dtl. 1892). Ndërkaq, ndaluan konispolitët të zbrisnin në fushën e vet për mbjelljen e tokave të tyre. Beqo Zejnun Dauti nga Konispoli(dtl. 1893) tregon se ata që s’bindeshin, i vrisnin; ai tregon edhe se në gusht të 1914-s në Shëndódhërr atij me shokë disa “autonomistë veriepirìtë” u vranë qentë dhe u grabitën “të 400 dhìtë”; u ankuan tek komandnatin ushtarak grek në Konispol dhe ky i dërgoi në Gjirokastër. “Gjukatësi grek, na tha: «Kthéuni në Konispol, se dhît doj gjëjm e do ua dërgojmë». Mirëpo ato akoma nuk po vinë!!!”. Njëherit me të këqijat e tjera, ushtria dhe andartët grekë shpunë dhe përhapën në Konispol një lloj lìje, lëngatë që vishte trupin me kokrra të mëdha plot qelb; trupi i të sëmurit skuqej dhe ënjtej e vetëm rrallë mund të shmangej vdekja. Por edhe kush mundi të “shërohej” gropat në fytyrë e ndiqnin gjatë tërë viteve që i kishin mbetur. Lëngata e llahtarshme dhe uria gjatë atyre 3 vjetëve dërguan në varr aq e aq burra, gra e sidomos fëmijë. Varrezat prej 10-tra gropash secila anëve të Konispolit: në Arë të Goxhéllës, në Breg të Gùmës (Këma e Shàrrës), në Gropë të Métos, në Shakanéle, në Vardhâr etj. janë treguesit më të besueshëm të shfarosjeve në fjalë.
Përbindshmëritë greke në Çamëri ishin aq të egra sa shqetësuan shumë edhe disa qeveri vendesh të ndryshme evropiàne. Me porosi të qeverisë italiane, përfaqësuesi i saj në Athinë më 14.12.1912 i tërhoqi vërejtjen qeverisë greke. (Rénco Falàski, “Ismail Kemal bej Vlora”, Romë, 1985, fq. 131). Ndërsa përfaqësuesi i qeverisë austro-hungareze në Athinë, me tejshkrimin e vet dt. 25.12. 1912 eprorëve të tij u bënte të ditur se, në përgjigje të zëngritjes së vet pranë qeverisë greke për barbaritë e vartësve të saj në Çamëri, M.P.J. i Greqisë në formë vërejtjeje i pati thënë: “:..nuk do të ishte tepër me vend për t’u kujdesur në mënyrë të veçantë për çamërit!”. Pushtetarët grekë, si të pafytyrë që janë, në vend që të turpëroheshin para botës për poshtërsitë dhe fajet e tyre aq të shëmtuara, me egërsitë dhe keqbërësitë e veta edhe mburreshin. Kjo dëshmohet edhe nga fjalët e një gazetari grek: “Turkoshqiptarët (pra çamërit dhe toskët e tjerë, siç i quanin dhe vazhdojnë t’i quajnë grekërit- I. D. Hoxha) muarr një afsh të hidhur”.(“Atdhéu”. Dt. 12/25.5.1913). * *
Për zhdukjen e çamërve islamikë nuk lanë dredhi e shpifje pa shpikur. Kur Çamëria dhe Janina u pushtuan nga ushtria greke(mars 1913), pushtetarët turq i paditën si mbeturina turke, të lëna atje për krmbjen e shtetit grek. Duke përdorur këtë si shkak, iu vërsulën atyre me dhëmbë e me këmbë. Në dimërin e viteve 1921-1922, kur armatat e tyre pushtuese po dërrmoheshin në fushat e Anadollit Perëndimor nga ushtria osmane qemaliste, pushtetarët grekë ndërmorën një tjetër fushatë për zhdukjen e çamërve islamikë. Hajrié Adem Bakua e dtl. 1906 dhe Din Met Meri(Mergjushi) të dy nga Paramithia tregojnë se në muajin e ramazanit me urdhër të Naftopullit, rrethkomandant në Paramithi, tok me Mitro Çàçin e Petro Pallomatain, kryetar e n/kryetar bashkie horofillakët mblodhën tërë burrat. “Pas nja 2-3 ditëve horofillakët u futën me pahir në shtëpitë e Abedin, Karaman, Rexhep e Veli Prronjos, Man Shanit, Mazar Dinos e shumë të tjerëve; arrestuan gratë e i shpunë në burgun ku kishën mbillur edhe burrat; pastaj në si të grave katër horofillakë zërjën burrat një nga një, i ndëjën mbëdhê e i rihjën me shkopinj sikur shtipjën misîr. I rrahjën aq shumë, sa Malko Met Merit i nxuarr fanellën bashkë me lëkurë. Dikue i rrahur, u bërrtisnë: «Hë, doni Shqipëri? Ja, najeni!» – e vët me shkopinj”.
Pasi i arrestonin burrat e secilit fshat e qytet dhe i mbyllnin në bodrume, i qitnin një nga një dhe, duke i goditur, u bërtisnin: “Hë thuajna me çìlët e keshët mbledhur fjalën e ku i keni fshehur rrovolet, duféqet, topat, xhephanétë?. Në përgjigje të fjalëve: “Me asnjë; ju e dini sagllàm që s’kemi gjë më dun-jâ nga këto që më kërkoni”, lëvonte shkopi, bàcat, shkelmat, pështymat, shkulja e mustaqeve e raprezalje shtazarake nga më të përdhunshmet. Kur të rrahurin e kishin bërë petë, rridhnin rrëke pyetjet: “Sa të ka paguar Shqipëria? Ku e keni Shqipërinë? Kur do vinjë ajo t’u shpëtonjë?”. Veip Lam Memon nga Paramithia kur e pyesnin duke e rrahur, u përgjigjej: “Pa Shqipëria isht shtet e jo kollov me bar që te màrrinj u në kraha e t’ua sjellinj jûve këtu!”. E, kur përgjigjjet e viktimës s’kishte se si t’i kënaqte, horofillakët dhe eprorët e tyre rrokullisnin breshër njërën pas tjetrës sharjet e llojit grék. Pasi i zhdëpën në dru burgjeve, qindra çamër islamikë gjatë një të ftohti të lahtarshëm i zvarrisën udhëve nëpër Çamëri dhe në vijim prej Çamërie në Janinë. I ngjeshën nëpër bodrumet e kalasë, ku kishin rrasur edhe plot e plot islamikë janinas, konicàrë e visesh të tjera shqiptare brenda shtetit grek; u dergjën disa muaj në vendfrymëmarrjet ku i mbanin mbyllur.
Gjthnjë me barré në dorë, pushtetarët grekë paudhësisht për zhdukjen e çamërve islamikë nga vatrat dhe malli i tyre, vunë në zbatim marrëveshjen greko-turke të janarit 1922. Vetëtimthi ata arritën të zbonin 30.000 çamër e 40.000 shqiptarë islamikë nga Janina, Konìca dhe fshatrat e Follorìnës e të Kosturit. Mundën t’i shmangeshin dëbimit rreth 45.000 çamër vetëm pasi këtë çështje ata dhe qeveria shqiptare arritën ta ndërkombëtarizonin e si rrjedhim Lidhja e Kombeve e detyroi qeverinë greke të hiqte dorë nga paudhësia e saj. Pasi edhe ajo gjyle greke mbeti pa shpërthyer kundër çamërve, për shfarosjen e tyre qeveria greke përdori Luftën Italo-Greke të viteve 1940-1941.
Jan G. Shàrra në veprën e vet “Istoria tis....”, fq. 618, 629, 631 e 632 shkruan: “Qeveria greke këmbëngulëse në politikën e saj, e larguar nga e vërteta dhe nga populli vazhdoi gabimet e veta. Internoi menjëherë gjithë myslimanët nga 18 vjeç e lart dhe la popullsinë çamoshqiptare të pambrojtur nga elementët keqbërës të popullatës së krishterë....Sapo burrat ikën në internim, padrejtësitë në kurriz të myslimanëve nga pushtetarë publikë dhe banorë të krishterë vazhduan në forma të ndryshme. Me shkak gjoja të hetimeve apo të paraqitjes për çështje vetjake, pushtetarët thërrisnin në zyrat e tyre zonja bukuroshe dhe i përdhunoin. Disa nga të krishterët e pandërgjegjshën lojtën mëndsh; plaçkitjet e shtëpive dhe grabitjet e kafshëve bëheshin haptazi. Përdhunimet e vajzave dhe të grave me emër ishin të shumta. Dalja e detyrueshme me dhunë e grave myslimane në disa fshatra ishte e madhe.....Disa nga Kastrìza, Shùlashi e Mavrudhi u lëshuan në Varfan, plaçkitën haptazi shtëpitë e myslimanëve dhe rrëmbyen gjërin e gjallë të tyre...Këto të këqia bëheshin me symbyllësinë(lejën) e me bekimin e shtetit...Qeveria nuk deshi të lëshonte urdhrat përkatëse për të penguar disa reparte ushtarake, disa pushtetarë publikë dhe disa keqbërës të krishterë që kryenin vrasje, dhunime, plaçkitje e veprime të shëmtuara në dëm të popullsisë së pambrojtur çamoshqiptare, që përbëhej nga pleq, gra e fëmijë të pafajshëm”. Pjesën e mbetur të popullatës çame islamike -kryesisht fëmijë, pleq e plaka në myk dhe vajza e gra- pushtetarët grekë vendosën t’i asgjësonin në ditët e fundit të marsit 1941. Këto si edhe ata që dergjeshin në çarqet e vdekjes të ujdhezave egjeìke shpëtuan “nga fìlli”. Brenda 4 ditëve (-10 mars) ushtria greke u shpartallua nga ushtria gjermane e bullgare, ndërsa shteti grek u gjunjëzua para Boshtit Romë-Berlin-Tokjo dhe u bë bashkëvepruese e tij; me këtë pozicionìm asaj iu ruajt e drejta e vazhdimit të sundimit të saj në Çamëri; kështu, krahas fitimtarëve mbetën në fuqi edhe ato organe greke që ishin edhe më parë. Duke përfituar nga kjo, ata patën mundësi që herë pas here aty-këtu të vrisnin njerin pas tjetrit plot burra islamikë me rëndësi. Ndër ata që u bënë shoshë nga plumbat e tyre, ishin edhe mjeku aq i zoti, Jahja Kasim aga Jatroi nga Margëllëçi tok me Tefik Qemal Haxhìnë nga Karbunari, një nga burrat më trima dhe nga kundërshtarët më të rreptë të pushtetit grek; ata u grinë me plumba nga horofillakët e rrethkomandës së horofillak-karabinierëve të Paramithìsë në janar 1942.
Ndërkaq në malet e Sulit grekërit kishin ngritur një armatë me njerëz të hurit e të litarit. Më 27.6. 1944 njëri prej regjimenteve të asaj armate mundi të hunte në Paramithì; bishat përbërëse të tij u vërsulën bishërisht mbi popullatën e pambrotur islamike. Njerëzia ia dhanë vrapit të ndjekur nga breshëritë e plumbave; në mesditë rrugët, rrugicat, oborret dhe kopshtijet ishin mbuluar prej gati 700 kufomash, ndër to edhe ajo e myftiut, Hasan Abdullah Mulazimit dhe burrave të tjerë më të rëndësishëm, ndër to edhe të plot e plot grave dhe vajzave. Për këtë përpirësi greke J. G. Shàra në veprën e vet “Istoria tis...”, fq. 668 shkruan: “Urrejtja që vlonte brenda tyre shpërtheu egërsisht mbi gratë, fëmijët, pleqtë e të pafajshmit. Hyrja dhe gjakësitë e tyre në Paramithì s’lanë asnjë dyshim mbi të ardhmen e pakicës(shqiptare islamike –I. D. Hoxha). Kërdìa, dhunimet, plaçkitjet, djegiet e keqbërësitë e tjera vunë vulën e tyre në çdo vend të Çamërisë”. Ndërsa Niko Zhàngua në veprën e vet “Imperialìzmi anglez dhe qëndresa kombëtare 1940-1945”, duke folur mbi përbindshmërinë e kryqtarëve athino-fanaritë EOEA- sitë EDHES-të në Paramithi, ndër të tjera vëren: “Barbarìzëm në Paramithì. Historia ditëtë që vijuan fsheh fytyrën e vet nga turpi”.(J. G. Sharra, “Istoria tis....”, v. e p., fq. 668). Tërë ç’kishin arritur të mbeteshin gjallë –kryesisht femra, fëmijë e pleq e plaka- u rrasën gati një mbi një nëpër bodrumë. Të nesërmen e gjëmës në Paramithì(27.6.1944), EOEA-sitët hynë në fshatin Karbunâr. As atje s’lanë kënd të gjallë nga sa zunë. Niko Zhangua në veprën e vet vijon: “Tërë çamërit që u gjetën në Karbunâr, u vranë dhe u hodhën nëpër hendeqe: një nënë me 7 fëmijë si edhe të vegjël të tjerë, tri vajzat e Muharrem Agushit, nusja e Hodos dhe Ajshê Agushi”.(J. G. Sharra, “Istoria tis...”, v. e p. ,fq. 669). Pas dy ditësh ata arritën në Margëllëç; “e plaçkitën egërsisht; të vetmit që s’kishin mundur të mërgoheshin, ishin plaku Qamil i paralizuar prej vitesh dhe e shoqja e tij; i therën të dy brenda shtëpisë së vet”. (J.G. SH., “Istoria...”, fq. 699). Niko Zhangua shënon: ”...ata që kapeshin nëpër fshatra, kaloheshin në thikë; nuk bëhej përjashtim as për fëmijët, gratë e të sëmurët. Shpëtonin vetëm ca të pakë që kishin shumë para dhe lira florì, me të cilat riblenin jetën e tyre dhe iknin drejt kufìrit. Paturpësitë e poshtërsitë e EDHES-itëve vunë kudo vulën e njollës së zezë”. (J. G. SH., “Istoria...”, fq. 669). Në fshatin Livadhâr vranë Izet Lovidhen, të birin, të shoqen dhe të bijën në bahçen ku punonin. Ditët e fundit të korrikut 1944 grinë të 58 vetët që gjetën në Pàrgë, përfshi edhe myderrizin e qytetit, tok me familjen e vet: dy të bijtë, të shoqen dhe të bijën.(Lista e mërore gjëndet në “Enciklopedi Jugshqiptare” II, ende e pabotuar). Në Vólë vranë këdo që zunë, kurse në fshatin Skrropjonë të Margëllëçit femrat e familjes të Sako Banushit i përdhunuan dhe pastaj i thelëzuan. Në fshatin Kastrìzë shuan të 16 pjesëtarët e 2 familjeve, të vetmet familje islamike në atë fshat: të Halil Rustemit e Hasan Sùlçes; grinë burrat dhe në vijim përdhunuan për 3 ditë rresht vajzat dhe gratë, njëra nga të cilat disa muaj shtatzënë. Pasi ishin velur me kënaqësitë e veta shtazaràke, gratë në fjalë dhe fëmijët e tyre i shpunë në vendin e quajtur “Tre Ullìnjtë” (ndërmjet fshatrave Mavrùdh dhe Vàrfan dhe i vranë grékçe, domethënë me musibéte që s’ka gjuhë t’i tregojë e penë që t’i përshkruajë. “Haziz Hate Shabìnin, të vetëmin që arritën të kapnin në fshatin Shùlash, e pushkatuan aty pranë, në vendin e quajtur «Gropa e Mihailìdhit». Kufomën e Mehmet Abazit që kishte vdekur para dy muajsh e qitën nga varri dhe e tërhoqën zvarrë nëpër rrùgët e fshatit. (J. G. Shàrra, “Istoria tis....”, fq. 699). Pas Përbindshmërive në Paramithi, Pàrgë, Vólë dhe gati në tërë fshatrat e përtej e këtej Kalamàit, lemeri të ngjashme ndodhën edhe në Filat dhe fshatrat rreth tij. EOEA-sitët e EDHES-it, pasi grinë me plumba mbi 75 vetë në fshatin Spàtar, hynë edhe në Filat. Niko Zhangua thotë: “Njerëz të egër e barbarë që kërkonin lira e plaçkë hynin si zotër nëpër shtëpitë, dhunonin vajza e gra dhe vrisnin kë të donin”. (J. G. SH., “Istoria...”, fq. 669). Ndërsa J. G. Shàrra nga ana e vet thotë se, kur zervistët morën Filatin, “në vendin e quajtur «Vànër» vranë 65 çamër islamikë; dhjetra të tjerë i hodhën poshtë nga lartësitë e Urës së Nàçit”. Po dihet se edhe rreth 50 të tjerë i grinë në buzëlumin ndërmjet qytetit Filàt dhe fshatrave Galbàq e Vërselë. Në fq. 665 të “Istoria tis....” J. G. Sharra shkruan: “Gjakësitë në Paramithì dhe thellimi i keqbërësive nuk linin asnjë dyshim se, po të donin të mbijetonin si popull, duhej të çrrënjoseshin”. Po J. G. Sharra në fq. 670 të “Istoria tis...” vëren: “Kush donte të jetonte, duhej të linte truallin e shenjtë të atdheut të vet, shtëpinë, pasurinë dhe të merrte rrugën e mërgimtarit”. Në rrethana të tilla, kush arrinte, mërgohej ngutësisht; duke bërë fjalë për varganin e pandërprerë shumë kilometrash të të shpërngulurve çamër islamikë të mbetur ende gjallë, J. G. SH. në fq. 665 të veprës së vet, shkruante: “Tabloja që paraqitnin ishte rrënqethëse dhe e vajtueshme...mijëra vetë: burra, gra, fëmijë, pleq e plaka në një vargan kilometrash të ngjashëm me një gjarpër në lëvizje e arixhinj në pamje, me dhimbjen dhe keqardhjen në fytyrat e tyre, të ngarkuar me çka kishin mundur të merrnin me vete, ecnin nëpër udhën që konjukturat fatkeqe me veprime të paramenduara u krijuan kaq pësime ç’njerëzore dhe të ashpra”.

Niko Zhàngua në veprën e vet shkruan edhe: “ Èrë e qelbur në shtëpitë e Sali Hafuzit, ku kishin mbyllur gra e fëmijë; vdekje fëmijësh, pamje rrënqethëse e grave myslimane që hiqeshin zvarrë e, edhe pse të uritura dhe të cfilitura, përdhunoheshin e rriheshin nga oficerët zervistë gjatë 6 muajve që u mbajtën të burgosura”. (“Actes agressifs du gouvernement manarcho-fasciste grecs contre l’Albanie”, Tiranë, 1947, kreu XIV, fq. 64-65). Rreth 350 prej tyre që kishin mbetur ende gjallë, në kujdesin e një anglezi u detyruan t’i nisnin në këmbë për në Shqipëri, udhëtim ky që dihej se veç raskapitjes së atyre grave e fëmijëve të tretur, ishte plot me rreziqe të mëdha. Duke u hedhur këndej Kalamait me një palo trap, jo pak prej tyre u rrëzuan në rrymën e lumit dhe u mbytën. Gjatë tërë udhëtimit ato ishin përherë të mësyra nga gjithfarë rrugaçi, përdhunuesi dhe kusari grek e shqiptari të krishterë. Pas më se dy ditë e ca udhëtimi, gjatë një nate tejet të ftohtë e me shtrëngata bore u prunë deri në kufirin shtetëror dhe u lanë atje në mëshirën e shtëllungave të borës dhe të ftohtit ku “këputej perona”. Të lagura deri në palcë dhe duke mos ditur nga të lëviznin, u sorollatën brinjave malore dhe grykave tërë natën. Mëngjezi u gdhi kur 25 vetë kishin ngrirë; ndër to edhe Hafizeja 7-vjeçare, e bija e muhtiut të Paramithìsë, Hasan Abdullah Mulazimit, e vetmja prej familjes së tij që kishte mbetur gjallë nga kasaphana e 27.6.1944 dhe nga vuajtjet e 6 muajve burg. Asaj nate atje kishte vdekur edhe Minêja, e shoqja e hoxhë Husejn Efendiut si edhe e bija, Hasibêja, e shoqja e Sami Dinos nga Paramithia, vrarë nga zervistët më 27.6.1944 në Paramithi; kishte vdekur, gjithashtu edhe Hismâja 12-13 vjeç, e bija e mulla Halilit nga Dhrohomìa, vrarë nga zervistët në Paramithi më 27.6.1944.
Po mjerimet e çamërve ende s’kishin marrë fund. Në muajin janar 1945, kur ushtria ELLAS-ite EAM-ite i përzuri gjakatarët e Zervës nga Çamëria e Janina, qindra çamërve të mbetur në mjerim të plotë e duke vdekur aty-këtu rrugëve, iu desh të ktheheshin në vatrat dhe mallin e vet. Mjerisht, gjatë 10-ditshit të parë të marsit, egërsirat zerviste u rikthyen në Çamëri. Vrasjet e therjet e bëra prej tyre ishin edhe më tmerruese se ato të vitit të kaluar; kush s’ishte grirë ende prej breshërive të plumbave, i fluturonte koka prej hanxharëve, thikave e sëpatave. Mbi 500-600 kufoma njomën me gjak vendin brenda dy ditëve.
Kur në Çamëri grekërit s’kishin lënë më këmbë shqiptari islamik të gjallë, drejtësia e padrejtë greke të gjithë çamërit –të madh e të vogël- i dënonte me vdekje, u hiqte përjetësisht të drejtën e autoktonìsë dhe tërë pasuritë e tyre i bënte bir për vete të shtetit grek.(J. G. SH., “Istoria tis...”, fq. 673). Mbi sa ndodhi, J. G. Shàrra në fq. 670 të veprës së tij të përmendur shkruante: “Në Çamërì u shkelën ligjet e njerëzimit dhe u njollos historia e saj nga këto ordhì njerëzish të egër”; ndërsa në fq. 672 vëren: “Këto ishin përfundimet e politikës së urrejtjes së fesë (islamike –I. D. Hoxha) dhe të politikës së çmëndur të EDHES-it; ato, pasi vulosën me gjak, lotë e rrënime fatin e të dy bashkësive (islamike dhe ortodokse në Çamëri), patën si përfundim çrrënjosjen e çamoshqiptarëve nga toka e të parëve të tyre, nga shtëpitë e pasuritë e tyre...”.

1. Lumo Skëndo(Mitat Frashëri), “Kalendari Kombiàr” nr. ,T. 192 ,fq.

2. Duket se luftimet për shkatërrimin e rrethit të armatës greke, e cila më 1854 kishte qarkuar taburët osmanë në kalanë e Nàrtës, zgjatën një javë.
3. Lista emërore e tyre gjëndet në fq. 110/1,2.3,4 të librit: “Çamëria dhe Janina në vitet 1912-1922”, T. 1996.
*. Këtë dhe plot të tjerë i patën djegur të gjallë.

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve: 525
PIKE: 575
Popullariteti Popullariteti: 2
Data e regjistrimit: 06/07/2010
Mosha: 33

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Mesazh nga RihHana prej Wed Jul 14, 2010 2:20 am

Nga raca shqiptare kanë dalë burra që kanë udhëhequr Turqinë, Egjiptin, Italinë, Rumaninë, kanë qenë Papë edhe shumë kryetarë dhe kryeministra të Greqisë ishin me origjinë shqiptare. Nga 100 heronj të Kryengritjes greke të 1821-it, 90 prej tyre janë shqiptarë që sot njihen me emrin arvanitasit. Greqia disa herë është udhëhequr nga mbretërit edhe disa herë ka pasur Kryetar Republike, duke humbur drejtimin nga mbretërit. Nga studimet e mia shumë vjeçare kam nxjerrë biografitë e disa nga kryetarët e shtetit grek që lindën nga raca shqiptare. Kështu, kryetari i parë i Greqisë më 1828 deri më 1831 ishte Joani Kapodistria, më tej kemi më 1924-1926 admiralin Pavlos Kunduriotin, më 1926-ën, gjeneralin Teodor Pangallos, më 1926-1929 kemi përsëri admiralin Pavlos Kunduriotin, 1929-1935 kemi Aleksandro Zaimin, 1971 Jorgo Papadhopulos, edhe sot çamin Karolos Papuliasin. Pra, nga dymbëdhjetë kryetarë që kanë udhëhequr republikën greke nga 1828-ta e deri më sot 2007, shtatë prej tyre rrjedhin nga familje shqiptare. Sot do të shkruajmë për atë burrë që u zgjodh Kryetar i Parë i Greqisë së Pavarur më 1827-ën, Joani Kapodistira, i cili lindi në qytetin e Gjirokastrës në vitin 1776. Por, disa historianë grekë mëndjengushtë kanë falsifikuar biografinë e Kapodistrisë që ishte shqiptar, duke u munduar të fshehin historinë e vërtetë, por edhe këtë herë ata nuk ia arritën qëllimit dashakeqës, sepse në Greqi ka edhe nga ata studiues që e pranojnë të vërtetën sado që e hidhur të jetë për kombin grek.
Origjina shqiptare e Kontit Joani KAPODISTRIA (1776-1831) Joani Kapodistria lindi në një familje gjirokastrite. Familja e tij për t’i shpëtuar ndjekjeve të turqve, u vendos në ishullin e Korfuzit. Këtë na e dëshmojnë shumë dokumente të historianëve grekë dhe shqiptarë. Historiani grek, Panajot Arvantinoit në enciklopedinë greke vëllimi i pestë, fq. 402 shkruan se Joani Kapodistria, Kryetari i parë i Greqisë ishte nga lagjja Manalat e qytetit të Gjirokastër. Edhe historiani tjetër grek, Trifon Evangjelidhi në librin e tij “Historia e Joani Kapodistrias, qeveritar i Greqisë 1828-1831”, shkruan: “Kur u inaugurua në ishullin e Korfuzit monumenti i Joani Kapodistrias më 12 prill 1887, gazetarët grekë në Athinë shkruanin në shtypin e kohës se: Joani Kapodisrias e ka origjinën nga Gjirokastra e Epirit. Ndër ta, gazetarët Vasil Zoto, Teodor Bovo dhe Athanas Petrilli në gazetën “NEA EFHMERIDHA”(GAZETA E RE) të datave 10 dhe 12 maj 1887, deklaronin se Joani Kapodistria ishte nga Gjirokastra. Prof. i madh Eqerem Çabej tregon se babai i Joani Kapodistrisë quhej Andon Gjika, i cili ndiqej nga turqit për arsye se bashkë me vëllanë e tij më të vogël kishte qenë pjesëmarrës në kryengritjen e Himarës. Ata për t’i shpëtuar ndjekjeve të turqve, u larguan për në ishullin e Korfuzit. Me vete Andon Gjika mori edhe dy djemtë e tij Vironin dhe Joanin (sot e kësaj dite në rrethin e Gjirokastër fëmijët pagëzohen me emrin Viron, një liqen midis Gjirokastër dhe fshatit Mashkullorë quhet Vironi). Ndërsa xhaxhai i Joaniti, Gjin Gjika mbeti në Gjirokastër dhe u kthye në fenë myslimane me emrin Ahmet dhe titull BEJ. Andon Gjikës i lindën edhe dy djem të tjerë kur u vendos në Korfuz, të cilët u quajtën Agustini dhe Grigori. Profesor Drenika nga fshati Vunoi, shkruan se: Joani Kapodistria ka lidhje gjaku edhe me Elena Gjikën e njohur edhe me emrin Dora D’Istria. Vërehet se prapashtesa e Kapodistrisë ISTRIA është edhe mbiemri i Dora D’ISTRIA. Po kështu, studiuesi juristi Mexhit Kokalari në librin “Epiri, Kryeqendra e qytëtrimit antik në Evropës”, sjell dëshmi se Joani Kapodistria ishte nga lagjia Manalat. Shtëpia e familjes së Joani Kapodistrisë është shpallur nga Instituti i Monumenteve të Kulturës të Tiranës Monument Kulture dhe ruhet nga shteti. Në të vërtetë Joani Kapodistria quhej Gjon Gjika por, pasi në fëmijëri e birësoi familja e Viktor Kapodistrisë ai u quajt dhe u njoh Konti Joani Kapodistria, i cili u diplomua në mjekësi dhe drejtësi në Padova të Italisë. Familja e Viktor Kapodistrisë ishte vetë me origjinë shqiptare. Mbas vdekjes së Skënderbeut disa kontë si Brati, Dukainët, Brunet, Boriçi etj., emigruan në qytetin e Venedikut të Kapodistrias të Istrisë. Viktor Kapodistria në të vërtetë quhej Viktor Viktori, por pas një grindje me kontin Verzi e ndryshoi mbiemrin në Kapodistria në kujtim të vendlindjes së tij. Karriera diplomatike dhe politike Arsimin fillor dhe atë të mesëm mbaroi në ishullin e Korfuzit dhe më tej shkoi në Padova të Italisë ku u diplomua në degët e mjekësisë dhe të drejtësisë. Joani Kapodistria u emëruar në vitin 1799 drejtor i spitalit ushtarak të ushtrisë ruse pasi këta të fundit e kishin pushtuar ishullin në shkurt të po atij viti. Këtu i ka fillimit edhe karriera e Joanit në diplomacinë ruse. Në vitin 1800, ai emërohet ministër i Republikës së Shtatishujve të Jonit. Në vitin 1807 Jani Kapodistria emërohet nga cari i Rusisë Aleksandri I këshilltar në armatën ruse në Moldavi. Më tej pasi njihet nga afër me carin rus e zgjedh përfaqësues i diplomacisë ruse në Rumani. Pas sukseseve diplomatike nëpër sallonet e Europës ai emërohet ministër i jashtëm i Rusisë për Europën Jugore. Nga viti 1822 deri sa u zgjodh Kryetar i Greqisë më 1827 Kapodistria qëndroi në Zvicër duke bërë propagandë në sallonet e diplomacisë evropiane në favor të pavarësisë të Greqisë. Në maj të vitit 1827 kryengritësit e revolucionit të 1821 miratuan një Kushtetutë e cila zgjodhi Kryetar të Greqisë Jani Kapodistrinë, i cili, e mori detyrën zyrtarisht në janar të 1828. Duhet thënë se pëlqimin për zgjedhjen e Joani Kapodistrisë si Kryetar i Greqisë e dhanë tre udhëheqësit e ushtrisë që ishin edhe këta shqiptar Teodor Kollokotroni, Gjeorgjoi Karaiskaqi dhe Gjeorgjio Kundurioti. Joani ishte mjeshtër i artit të diplomacisë, por duke qenë njeri i formuar në traditat e autokracisë ruse, nuk gëzonte simpatinë e Asamblesë të Përgjithshme të Greqisë së re që po lindte. Kryetari i sapo zgjedhur Kapodistria synonte të realizonte dy projekte. Njëri ishte të krijonte bazat e një strukture shtetërore në një vend të rrënuar nga vite luftimesh të ashpra kundra turqve por edhe të një lufte klanesh të brendshme. Dhe i dyti të siguronte kufij sa më të favorshëm që të ishte e mundur për Greqinë e re. Por u ndesh me problemet e mëdha gjatë tre vjet e gjysmë që ai udhëhoqi Greqinë e vogël në ato vite të siguruar nga Britania e madhe, Rusia dhe Franca. Ajo fillonte në Artë dhe mbaronte në Volos. Joani Kapodistria punoi për të formuar ushtrinë kombëtare, zhvillimin e administratës dhe arsimit. Gjithashtu ai u përpoq që të caktonte pronarët e rinj të tokave dhe pronave të lira pas largimit të pronarëve turq, por ky projekt ndeshi në kundërshtimin e komandantëve ushtarak dhe të të pasurve të Peloponezit, të cilët ishin të vendosur për të marrë sa më shumë pjesë nga tokat e lira. Por, ai arriti suksese të mëdha në rrugët diplomatike, duke siguruar pavarësinë e një Greqie të vogël që më vonë do të zgjerohej në kurrizin e vendeve fqinje me të. Urrejtjet që e çuan drejt vdekjes Kapodistria shprehte mendimet dhe përbuzjet e tija për elitat e shoqërisë greke. Ai i quante Mitropolitët ortodoksë grek “turq të krishterë”, udhëheqësit ushtarak “kusarë”, intelektualët grek i quante “të pamend” dhe drejtuesit fetar të Fanarit në Stamboll “fëmijët e Satanait”. Duke shprehur këto mendime hapur për ata që sado pak kishin luajtur rol të rëndësishëm në luftën për fitimin e Pavarësisë dhe që prisnin drejtimin e pushtetit dhe njohjen publike të rregullave të shtetit, arriti të ngjallte zemërime dhe urrejtje. Më 9 tetor 1831 duke dalë nga kisha e Shën Spiridonit në ishullin e Nafplios që ishte kryeqyteti i Greqisë vritet në pabesi Kryetari Konti Joani Kapodistria nga dy njerëz të dërguar nga grupi i fuqishëm i Petrobej Mavromihalit të Manit të Peloponezit. Njëri nga atentatorët mbeti i vrarë në vend nga shkëmbi i zjarrit ndërsa tjetri u kap dhe u dënua nga gjykata pas disa ditësh me vdekje. Trupi i Kapodistrisë u varros në ishullin e Korfuzit. Ai për sa kohë ishte Kryetar i Greqisë, nuk mori asnjëherë rrogë, por edhe pasurinë e tij ia fali shtetit grek që po lindte. Pas kësaj vrasjeje, Greqia që tashmë kishte siguruar pavarësinë, do të zhytej në anarki, në një luftë të brendshme se kush do të zgjidhej Kryetar i Greqisë. Për disa kohë Greqia u udhëheq një këshill prej tre vetash; kapedani i madh Teodor Kollokotroni, vëllai i Joanit, Augusti dhe Jonai Koletis. Që të tre këta ishin shqiptar. Më vonë shtetet e mëdha Britania, Rusia dhe Franca që i kishin dhuruar pavarësinë Greqisë, vendosën të udhëhiqej nga një mbret europian. Ata ranë dakord në maj të vitit 1832, që djali i mbretit Ludvig i Bavarisë Oton, i cili ishte vetëm 17 vjeç, të zgjidhej mbret i Greqisë, detyrë të cilën e mori në shkurt të 1833-it dhe qëndroi në front deri në vitin 1862.

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve: 525
PIKE: 575
Popullariteti Popullariteti: 2
Data e regjistrimit: 06/07/2010
Mosha: 33

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Mesazh nga RihHana prej Wed Jul 14, 2010 2:20 am

GJURMË TË LETËRSISË SË VJETËR TË SHQIPTARËVE TË GREQISË
1860-1889

Nga Arben P. Llalla


Të pakët janë njerëzit të cilët e njohin historinë e vërtetë të shqiptarëve
të Greqisë, që njihen me emrin arvanitas. Arvanitasit, janë pjesë e kombit
shqiptar të cilët ndër shekuj jetojnë në Greqi. Emri arvanitas rrjedh nga
fjala arbana, ndërsa fjala arbana rrjedh nga fjala ar+ban=arbanës, njeri që
punon tokën. Shqiptarët e lashtë, nga njerëzit që u morën me letërsi, dituri
dhe fe, quheshin ilirë dhe më vonë albanë.
Ilirët dhe albanët vetëquhen: arbër, arbanë, arbëreshë, shqiptarë, kurse
atdheun e tyre e quajtën Arbëri, Shqipëri, e kurrë nuk e quajtën atdheun e
tyre Iliri dhe Albani. Gjeografi i lashtë Klaud Ptolemeu (90-160), për herë
të parë përmendi popullin "alban" dhe kryeqytetin e tij Albanopolis, të
vendosur prapa Durrësit. Ana Komnena (1083-1146), e bija e perandorit
bizantin, Aleksi I, e cila, në historinë e saj të njohur, shkruante se
popullsia, që ndodhet pas Durrësit, e quante veten "Arbanez".
Në fillim të shekullit XII, normanët, në këngën e Rolandit në gjuhën frënge,
e quanin krahinën nga Durrësi në Vlorë ALBANA. Bota perëndimore vazhdoi të
përdorte emërtimin ALBANIA, gjatë periudhës 150 vjeçare të kryqëzatave
1096-1208, ku Durrësi u bë porti kryesor dhe rruga Egnatia u bë shtegu
kryesor përmes Shqipërisë Qendrore, që të nxirrte në Kostandinopojë dhe më
tutje në Lindje. Por, atëherë pse shqiptarët e Greqisë e quajnë veten e tyre
arbëreshë deri në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, edhe më
tej njihen me emrin arvanitas?! Emri shqiptar, nuk është më i vjetër se
rreth shekullit XV dhe kështu, arbëreshët e Greqisë, dhe Azisë së Vogël,
gjithmonë janë quajtur "arvanitas" nga njerëzit që shkruanin historinë dhe
letërsinë me shkronja që njihen si të helenëve. Ndërsa arbëreshët që u
larguan për në Itali nga Greqia dhe Arbëria e quajnë veten e tyre deri më
sot arbëresh, kurse zyrtarisht nga shteti italian njihen me emrin albanesi.
Mbase, emërtimi arban, duhet të jetë i vjetër njëlloj me emërtimin alban,
mirëpo, dallimi qëndron se si na thërrasin popujt e ndryshëm. Po të shohim
qytetet e vjetra pellazge dhe ilire, ato janë ndërtuar pranë lumenjve, duke
qenë afër tokave pjellore, pra, afër arave. Fjalë që emërton njerëzit të
cilët punonin tokën, arbërës.

Në gjuhën greke, arbanët, thirren arvanitas, sepse grekët shkronjën B të
alfabetit latin e lexojnë V, pra, arvanitas dhe atdheu i tyre Arvanitias në
gjuhën greke. Turqit, arvanitasit i quajnë "arnaut" ose "arnavud", kurse
arvanitasit ortodoks të Kostandinopojës dhe të Egjiptit i quajnë "greci". Që
arbëreshët janë quajtur edhe me fjalën "greci" kemi fakte të vërteta si
p.sh. qyteza Hora e arbëreshëve në Palermo na e dëshmon këtë. Kjo qytezë,
shumë vite më parë, nëpër librat zyrtarë të shtetit italian shënohej "Piana
Dei Greci", por më vonë u shënua me të drejtë "Piana Degli Albanesi", dhe
një qytezë tjetër e banuar me arbëreshë në Avello të Italisë njihet sot me
emrin Greci. Një dëshmi tjetër rreth këtij emërimi na sjell gjeografi
Siçilian Thommaso Fazello (1498-1570), shkruan se: "Shqiptarët që erdhën në
fillim në Bisiri u quajtën "greci". Më tej këta shqiptarë të quajtur "greci"
u vendosën përgjithmonë në Contessa Entella rreth vitit 1450".


NGA HISTORIKU I SHQIPTARËVE TË GREQISË

Studimet për shqiptarët e Greqisë, që njihen me emrin arvanitas, janë shumë
të pakta, për të mos thënë aspak. Sot, burimet historike, kulturore,
gjuhësore, letrare dhe muzikore janë shumë të kufizuara ose mungojnë
plotësisht. Strukturat shtetërore greke janë kujdesur që burimet historike,
kulturore dhe letrare arvanitase të mos dalin në dritë. Kështu, na mungojnë
shumë dokumente me vlera të mëdha historike për kombin e arbërit.
Arvanitasit e Greqisë nuk janë ardhës, nuk janë as minoritet. Ata, ishin dhe
janë ende në Greqi. Valë të tjera të mëdha të arbërve në drejtim të Greqisë
ka pasur në shekullin IV-VII dhe XIV, që i njohim nga disa historianë, nuk
janë veçse, shpërngulje e disa principatave të arbërve të veriut në drejtim
të jugut për arsye të pushtimeve të tokave të tyre në veri të Arbërisë nga
pushtuesit sllavë dhe më vonë nga pushtuesit turq. Disa historianë grekë,
evropianë dhe shqiptarë shumë figura të ndritura heroike, politike dhe
kulturore arvanitase na i paraqesin si minoritarë grekë ose si u pëlqen
grekëve "vorioepiriotë".

Termi grek në shekullin XIX ka pasur domethënie politike dhe jo atë
kombëtare dhe gjuhësore siç e ka sot. Kështu, Kryengritjen e vitit 1821,
fuqitë e mëdha evropiane e shfrytëzuan duke i pagëzuar kryengritësit me
emrin e përbashkët grekë për të realizuar Greqinë politike të sotme. Pra, të
gjithë kryengritësit e vitit 1821, arvanitasit, elenasit, vllehët, dhe
bullgarët, në mënyrë të barabartë, pas krijimit të mbretërisë dhe më vonë të
shtetit grek, morën emrin e përbashkët politik-kombëtar grek. Vetë elenasit,
në shekullin XVIII dhe në fillim të shekullit XIX, parapëlqenin të quheshin
romei dhe gjuhën e tyre romaikis. Kështu, Rigas Fereos (1757-1798), ideologu
dhe frymëzuesi i Kryengritjes së vitit 1821, në poemën e tij "Këngë
Kushtrimi" në një rresht të saj shkruan në gjuhën greke, grekët e sotëm,
njiheshin romei, kurse shqiptarët me emrin arvanitis.

Është e vërtetë, që shumë herë arvanitasit ortodoksë u përplasën me
arvanitasit myslimanë dhe luftuan kundër njeri-tjetrit, pra, ishte një luftë
fetare. Arvanitasit ortodoksë i luftonin arvanitasit myslimanë sikur të
ishin turq dhe jo arvanitas, ndërsa arvanitasit myslimanë, i luftonin
arvanitasit ortodoksë sikur të ishin grekë dhe jo arvanitas2. Shumë dekada
më parë, mbizotëronte pikëpamja se arvanitasit në Greqi janë një racë e
ulët. Këtë gjë e besonin dhe vetë arvanitasit, pasi nuk e njihnin historinë
e të parëve të tyre, që kanë ndihmuar për krijimin e shtetit grek. Për
mohimin e ndihmesës së arvanitasve në krijimin e shtetit grek, fillimisht u
mohua raca, gjuha shqipe dhe çdo dorëshkrim i vjetër shqip i shkruar me
shkronja greke u konservua, për të mos dalë më kurrë dhe për t'i mbuluar
përgjithmonë pluhuri i harresës. U hodh baltë mbi disa figura të shquara
heroike të Kryengritjes greke të vitit 1821, që ishin arvanitas, pra,
shqiptarë, duke i quajtur tradhtarë, duke i burgosur dhe shumë prej tyre u
vranë në pabesi mbas themelimit të mbretërisë greke. Kështu, ata politikanë
dhe historianë grekë, që hodhën baltë mbi disa figura të shquara arvanitase
të 1821, kërkonin që t'i prisnin rrënjët arvanitase në Greqi. Por, nuk ia
arritën këtij qëllimi dashakeq, sepse jeta historike, politike dhe kulturore
greke nuk ka kuptim pa qenien e racës shqiptare në Greqi.

Arvanitasit janë një realitet në shtetin Grek. Ata kanë luftuar në
Kryengritjen e vitit 1821 bashkë me grekët kundër osmanëve turq, për
formimin e shtetit grek. Arvanitasit e quajnë veten e tyre zotër të Greqisë.
Hartuesit e statusit të shoqërisë greke qenë tre arvanitas nga fshati
Arvanitohori pranë Tirnovas, Bullgari. Ata ishin: Pano Joani, Nikol
Kristianika, Janaq Adhami3. Është fakt, tashmë nuk mund të diskutohet edhe
pse deri tani pjesërisht ishte fshehur që 90 ndër 100 heronjtë e
Kryengritjes së vitit 1821-it, ishin arvanitë4. Që arvanitasit mbajtën
peshën kryesore të luftës Nacionalçlirimtare të 1821-shit, përveç që ishin
pjesa dërmuese e popullsisë në Greqi në periudhat e kryengritjes, mund të
shpjegohet edhe nga fakti që arvanitasit ishin një popull luftarak, krenaria
e të cilit nuk mund të lejonte poshtërimet e skllavërisë.

Disa nga arvanitasit heronj të Kryengritjes të vitit 1821 ishin: Gjergj
Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor Kollokotroni, Marko Boçari,
Noti Boçari, Kiço Boçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti,
Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio Karaiskaqi, Odise Andruço,
Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio
Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto,
Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari, dhe shumë e shumë shqiptarë të tjerë.
Arvanitasit janë krijuesit e çetave të komitëve nën pushtimin turk, që
ruajtën jo vetëm të vërtetën e mosnënshtrimit dhe liridashjes, por edhe të
kulturës, të zakoneve të lashta, muzikës, valleve dhe këngëve popullore të
tyre. Më 1674, Konsulli anglez në Athinë, Zhan Zhiroj, thoshte se: "Kleftët
e fushës si këtu (në Atikë) ashtu edhe në More, janë të gjithë arvanitë"5.

Arvanitasit, këta luftëtarë trima, heronjtë e Kryengritjes së vitit 1821, jo
vetëm me armët e tyre luftuan për pavarësinë e Greqisë, por ishin kryetarët
e parë të shtetit grek të posalindur, që drejtuan Greqinë drejt ndërtimit të
jetës evropiane. Në vitin 18506, arvanitasi Andoni Kryeziu, kur ishte
kryeministër, shpalli Kishën Autoqefale Greke, duke e shkëputur përgjithmonë
nga varësia e Fanarit të Stambollit. Kur arvanitasi Dhimitër Vulgari, ishte
kryeministër i Greqisë nga vitet 1855-1875, u bë i mundur bashkimi i Shtatë
Ishujve me Greqinë. Kryeministri Dhimitër Vulgari, mbështeti fuqishëm
kryengritjen e ishullit të Kretës për t'u bashkuar me të. Gjenerali Teodoros
Pangallos, pasi u zgjodh Kryetar i shtetit grek (1925-1926), u arritën shumë
marrëveshje të rëndësishme në fushën e politikës dhe kulturës me shtetin
shqiptar në ato vite. Nga kryetarët dhe kryeministrat e Greqisë që dolën nga
fara arvanitase veçojmë: Joani Kapodistria, Gjeorgji Kundurioti, Pavlo
Kundurioti, Andoni Kryeziu, Athanas Miauli, Diomidh Qiriako, Emanuil Repili,
Petro Vulgari, Aleksandër Koriziu, Aleksandër Diomidhi, Kiço Xhavella, Jani
i Ri Kollokotroni, Aleksandër Zaimi, Jorgos Papadhopulos etj.

Për krijimin e shtetit grek, arvanitasit kanë ndihmuar në të gjitha
drejtimet për përparimin e Greqisë. Arvanitasit ishin profesorët e parë që
themeluan Akademinë e Athinës ndërsa investuesi i ndërtesës së Akademisë së
Athinës ishte shqiptari i pasur nga Voskopoja e Korçës Simon Sina, i cili i
bëri një dhuratë të madh Greqisë, duke ndërtuar godinën e Akademisë së
Athinës e cila është edhe sot. Më 1859 filluan punimet e para, për ndërtimin
e Akademisë më 15 prill 1876, Simon Sina vdes, duke lënë trashëgimtare vetëm
dy vajza dhe, në bazë të testamentit të tij, e vazhdoi dhe e mbaroi veprën
gruaja e tij, Ifigjenia Sina, më 1885 [7]. Nga gjiri i familjeve arvanitase
dolën shumë intelektualë të shquar që u bënë akademikë të Akademisë së
Athinës si: Dhimitër Egjiniti, Angjelo Gjini, Sotiri Shqipi, Spiridon Doda,
Vasil Egjiniti, Gjergj Sotiriu, Kostandin Horemi, Aleksandër Diomidhi,
Maksim Miçopulos, Vasil Malamo, Dhimitri Kaburoglu, Teofil Vorea etj. Mënyra
e jetesës dhe veshja arvanitase ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve të
huaj që kanë vizituar Ballkanin në shekujt e mëparshëm. Piktorë të huaj, të
frymëzuar nga lloj i mënyrës së jetesës dhe veshjes arvanitase, mbushën
tablotë e tyre me këto tema.

Shumë tablo me portretin e luftëtarit arvanitas gjenden nëpër muzetë e mëdha
të Evropës dhe kanë tërhequr vëmendjen e vizitorëve të shumtë por, nuk ishin
vetëm piktorët e huaj që u frymëzuan nga mënyra e jetesës, veshja dhe figura
e luftëtarit arvanitas ose shqiptar. Nga fara arvanitase, dolën shumë
piktorë, disa prej tyre me famë botërore. Temat frymëzuese të këtyre
piktorëve të mëdhenj arvanitas ishin betejat fitimtare të princit të
Arbërisë dhe Epirit, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, i njohur edhe nga papa Piu
II, mbret i Albanisë dhe i Maqedonisë më 1458, si dhe lufta shekullore e
kombit të arbërit për liri, shpërnguljet me dhunë nga trojet e tyre
shekullore etj. Disa nga këta piktorë arvanitas me famë janë: Polikron
Lebeshi, Eleni Bukura, Jani Altamura Bukura, Niko Voko, Niko Engonopulos,
Alqi Gjini, Jani Kuçi, Taso Haxhi, Stamati Lazeru, Thanasi Çinko, Andrea
Kryeziu, Niko (Gjika) Haxhiqiriako, Buzani, Gizi, Biskini etj. Të gjithë
këta piktorë të mëdhenj me famë kanë prejardhje shqiptare ngase kanë
deklaruar vetë që janë nga zonat e banuara me shumicë dërrmuese arvanitase
si ishulli i Hidrës, Eubea, Atikia8, etj, që janë zemra e Greqisë së lashtë,
dhe janë banuar dhe banohen edhe sot nga arvanitasit.

Kështu, një popull me shpirtin luftarak dhe artistik, që nga gjiri i tij
kanë dalë heronj, politikanë, akademikë, piktorë etj, është e natyrshme të
shprehej edhe në vargje poetike letrare. Në shekujt e kaluar, gjuhës shqipe,
i bëhej një luftë e ashpër për ta zhdukur nga kujtesa e popullit të saj.
Por, edhe ky qëllim dashakeqës nuk u arrit, sepse, populli arvanitas diti ta
ruajë gjuhën në kujtesën e vet. Mënyra se si është ruajtur gjuha shqipe
është interesante për faktin se nuk shkruhej në masën e gjerë të popullatës
arvanitase, nuk e lanë të tjerët që gjuha shqipe të shkruhej! Kështu,
populli arvanitas zgjodhi rrugën e të kënduarit për të ruajtur gjuhën e tij.
Këngët arvanitase u përkasin teksteve të këngëve dhe poezisë së lirikave të
vjetra arvanitase, këngë për lirinë, dashurinë dhe të tipit kaçak, pra të
njeriut të lirë prej një shpirti të pathyeshëm dhe të ndjenjës popullore.
Një dëshmi që kemi nga P. Joti që shkroi "Historinë e Shtatë Ishujve" të
vitit 1866, na vërteton se Suliotët që ishin në Korfuz9, kur pastronin
armët, këndonin këngët arvanitase për heronjtë e tyre. Në këngët arvanitase
të Suliotëve nuk kishte asnjë fjalë greke. Dy këngë që këndoheshin nga
arvanitasit Suliot, gjenden në librin me titull "Bleta Shqiptare" të autorit
Thimi Mitko, botuar në vitin 1878 në Aleksandri.

Në vitin 1891, gjermani Arthur Milchkofer, në veprën e tij me titull "Attika
und seine Heutigen" ndër të tjera shkruan: "Nga ç'di unë, këngët popullore
greke, u janë përshtatur këngëve të vjetra arvanitase të dashurisë, lirisë
dhe atyre kaçake"10. Kështu u bë greqizmi gjuhësor, ku u flijua në këtë
mënyrë kënga e vjetër epiko-lirike arvanitase, e cila kaloi tek brezat e
rinj në variantin grek dhe kështu u njoh duke humbur identitetin e saj të
vërtetë shqiptar. Në tetor të vitit 2003, pas një pune 17 vjeçare kërkimesh,
muzikologu dhe këngëtari i njohur arvanitas Thanasi Moraiti botoi
antologjinë e parë të teksteve të këngëve arvanitase të Greqisë me titull
"Antologjia e këngëve arvanitase të Greqisë", një libër shkencor, me vlera
të mëdha historike dhe kulturore për kombin e arbërit. Kjo antologji, është
fryti i një pune shumëvjeçare të mundimshme dhe të lodhshme e cila përmban
në vete jo vetëm një njohje të thellë të antologjisë së gjuhës, por edhe të
njohjes së thellë muzikore. Bëhet fjalë për një vepër e cila vjen të mbushë
një boshllëk të madh, më në fund kënga dhe poezia muzikore popullore
arvanitase është e regjistruar dhe kjo më e pakta e asaj që ekziston, por
mbi të gjitha është hedhur baza e saj. Dhe kjo është një nga punët me anë të
së cilës duhet të mbërrijmë dhe të zgjerojmë horizontet tona edhe më tej
por, përmbledhje të letërsisë arvanitase në një antologji letrare nuk ka të
botuar e as nuk është zbuluar deri më sot.

Nga kërkimet e mia tetëvjeçare nëpër arkivat historike greke dhe nëpër
bibliotekat private të disa intelektualëve arvanitas, gjeta disa tekste
poetike, kërshëndella dhe vjersha satirike. Njëra nga këto poema është
shkruar në vitin 1571 nga poeti luftëtar, Manoli Blesi në gjuhën italiane,
por me shumë greqizma. Disa strofa të poemës, për herë të parë i gjejmë në
librin e Kostandinos Biris "Arvanitasit Dorjenët dhe Grekët e rinj", dhe në
librin "Arvanitët dhe prejardhja e grekëve" të autorit Aristidh Kola. Në
vargjet e poemës, përmenden luftëtarët arvanitas që morën pjesë në luftë
kundër turqve në Qipro. Poema e shkruar; në italisht nga arvanitasi Manol
Blesi më 1571, ka mbi 41 strofa, por deri më sot nuk e kam gjetur të tërën,
përveç strofave të botuara në librin e Kostandin Birit dhe Aristidh Kolës.

O të varfër Luftëtarë...
si do t'ia bëjmë nga këtu dhe mot
të shkojmë me këmbë gjer në Qipro
të luftojmë tok
O të varfër Luftëtarë

4
Ku është tani Kelmendi madhështor
Kapedan i Ushtrisë
dhe ai i Gërbeshi burrëror
që i bëri turqit me u dridhë
bashkë me Gjinin e Frasqisë
Mbushur shpirt e fshehtësi...

5
Ku është Shtini dhe Kanaqi,
Meksi, Lopësi dhe Barbati
me Andruço mustaqelliun,
Petro Bua dhe Stamatë
që së bashku porsi Maçok
shkonin të gjithë në grackë;
O të varfër Luftëtarë...

41
Dhe hymë në dimër
do të rikthehemi në verë
me këtë shoqëri kaq të mirë
të Kalorësve dhe të Qitësve
trima dhe luftëtarë të zotë
siç bënin dhe me të vjetrit tanë
O të varfër Luftëtarë.....

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve: 525
PIKE: 575
Popullariteti Popullariteti: 2
Data e regjistrimit: 06/07/2010
Mosha: 33

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Mesazh nga RihHana prej Wed Jul 14, 2010 2:20 am

GJUHA SHQIPE NËPËR SHEKUJ

Elementi kryesor i cili dallon arvanitasit nga popujt e tjerë që përbëjnë
shtetin e sotëm grek, është gjuha shqipe, që ata flasim brenda në rrethin
familjar. Deri në shekujt e mëparshëm gjuha shqipe nuk shkruhej nga masa e
gjerë e popullit të saj, nuk përbënte gjuhën e shkollimit, këtë gjuhë e
flisnin njerëzit e pashkolluar, ishte gjuhë e jetës së përditshme, prandaj
arriti të përcillej nga brezi në brez. Pra, gjuha shqipe ishte gjuhë
popullore dhe jo gjuhë letrare e fetare. Kështu, njerëzit e diturisë dhe të
letërsisë e quanin gjuhën shqipe gjuhë "barbare". Gjuha shqipe, duke mos u
shkruar, mund të rrezikonte të humbiste gjatë shekujve, të humbiste
origjinalitetin e saj dhe emocionet shpirtërore. Prandaj, stërgjyshërit tanë
arbër krijuan ninullat, këngët e kreshnikëve dhe vajet. Një nga mënyrat e
rruajtjes së gjuhës, pra, është kënga. Kështu, shumë ngjarje të përditshme
dhe ngjarje historike u përcollën brez pas brezi nëpërmjet këngës popullore
si në vargjet e mëposhtme:

Meqë nuk dimë të shkruajmë,
mjaftohemi me të folur,
me këngët dhe me vajet
kujtesa jonë kështu ruhet
Askush nesh nuk dinte të shkruante,
por i bëmë këngë dhe u ruajtën
goja-goja deri më sot
kujtesa jonë e gjallë mbet.

.... ..... ..... .....
Vepra më e rëndësishme nga pikëpamja gjuhësore është fjalori greqisht-shqip
i Kostandin Kristoforidhit. Në këtë fjalor pasqyrohen vetëm idiomat
gjuhësore nga Epiri deri në Shqipërinë e Veriut. Një fjalor i gjuhës shqipe,
në kuptimin e mirëfilltë, domethënë pasqyrimit të gjuhës shqipe që flasin
arvanitasit, banorë që jetojnë masovikisht në Greqinë që në kohën antike,
mungon edhe sot e kësaj dite. Në shekullin XIX, një tjetër shkencëtar,
Panajot Kupitori, veç veprës së njohur "Studime shqiptare" (1878)5, kishte
hartuar një fjalor të gjuhës shqipe, vepër që për më shumë se një shekull
mbeti si dorëshkrim në bodrumet e Akademisë së Shkencave të Athinës dhe, për
shkaqe të panjohura, ende nuk është botuar. Panajot Kupitori, ishte
arvanitas nga ishulli i Hidrës. Ai mbaroi studimet në Universitetin e
Athinës. Pas studimeve punoi mësues i letërsisë në gjimnaz në Athinë ku më
vonë u bë drejtor i kësaj shkolle. Në vitin 1860 Kupitori botoi "Abetare të
gjuhës shqipe" dhe më vonë fjalorin greqisht-shqip të cilin në vitin 1882 e
bleu konsulli francez në Janinë Aug. Dozan6. Në vitin 1926 fjalori
greqisht-shqip i Panajot Kupitorit e ribleu Ndërrmjarja Historike dhe
Etnologjike të Greqis. Më tej fati i fjalorit të Panajot Kupitorit nuk
dihet. Një tjetër fjalor i të folmes së gjuhës shqipe të Atikisë që ishte
hartuar nga Taso Nerukos (1826-1892), do të mbetet i panjohur dhe i
pakapshëm. Pas vdekjes së Nerukos, vejusha e tij ia dha dorëshkrimin
gjuhëtarit të madh gjerman, G.Meyer dhe ai e botoi në veprën e vet
"Albanesich Studien V" faqe 67-94, pjesën nga A-ja deri tek L-ja, si
shqip-gjermanisht7.

Arvanitasi nga ishulli i Salaminës, Anastas Kullurioti (1822-1887), në vitet
1879-1880 themeloi gazetën Zëri i Shqipërisë. Ai botoi më 1882 dy libra në
gjuhën greke "Ankimet shqiptare" dhe "Klumësht për foshnjat". Veprimtaria e
këtij arvanitasi të shquar u ndërpre mbasi qeveria greke e arrestoi dhe e
burgosi në Athinë. Në vitin 1887 Anastas Kullurioti vdiq i helmuar në burgun
e Athinës. Libri më i vjetër është vepra e Gjon Buzukut titulluar "Meshari".
Ai, u përfundua dhe u shtyp më 1555. Kopja e vetme ekzistuese u zbulua në
vitin 1740 nga arqipeshkvi shqiptar i Shkupit Gjon N. Kazazi. Më vonë
"Meshari" shkoi në Bibliotekën e Vatikanit, ku u rizbulua më 1909 nga
arbëreshi Pal Skiroi. Libri ka pasur 220 faqe dhe sot mungojnë 32 faqet e
para. Ky libër, ishte shkruar me shkronja latine ku ishin shtuar dhe pesë
shkronja të tjera9. Dhe u botua më 1968, nën përkujdesjen e gjuhëtarit të
madh shqiptar, Eqrem Çabej, në gjuhën e sotme letrare shqipe.
....... ........ ..... ........... ........ .......

Në Greqi, në fund të shekullit XIX, gjuha shqipe flitej nga pjesa më e madhe
e popullatës e deri brenda në oborrin mbretëror. Bile në flotën detare,
ushtarake dhe tregtare greke flitej shqip. Për të shkruar poemën në gjuhën
shqipe ose arbërishte, autori në mungesë të një alfabeti të njësuar të
gjuhës shqipe, në ato vite ka përdorur shkronja greke dhe mendoj se mund të
ketë përdorur alfabetin e mëposhtëm që unë e kam ndërtuar në bazë të fjalëve
të shprehura në vargje. Për, plotësimin e alfabetit shqip me 36 shkronja,
poeti duhet të ketë përdorur disa lidhje midis 24 shkronjave të alfabetit
grek. Shkronjat që janë përdorur në poemë janë 38:

NDE PËR TË PARËN
EPARA VASILLOPUVA JONE PRINCIPESHËN
TONË
LEKSANDRA LEKSANDRA

Të këndonnë ndë arbërishte, ( Të këndojmë në shqip,)
Ç' ishtë gluhë trimmërishte, ( që është gjuhë trimërie,)
Ç' eflit nafarhu Miauli, (që e fliste admiral Miauli,)
Bocari, dhe gjithë Suli. (Boçari, dhe gjithë Suli.)

I
Duav diev ndë mal,( Doli dielli në mal,)
si të pa siprë ndë kal,( si të pa sipër në kalë,)
ufsheh bërdha ndë në re, (u fsheh brenda në re,)
të ndritonjësh ti ndë dhe. (të ndriçohesh ti në dhe.)
------
Kur ti vinje ka Tatojë, (Kur ti vije nga Tatoi,)
Hëna dil ka Jmitojë, (Hëna dilte nga Imitos,)
tuke shtif sit' e te pa,( duke hedhur sytë e të pa,)
ndrito për mua ti të tha.( ndriço për mua ty të tha.)
-----
Drita je çë sperëndon, (Drita je që s'perëndon,)
lulea e lulevet çë mblon (lulja e luleve që mbulon,)
vendetë ka merudhi, (vendet nga kundërmimi,)
kado vete e kado rri. (nga do vete e nga do rrish.)
-----
Parnithi një krino nxuar, (Parnis një zambak nxori,)
e ka marudhia e hovë, (e nga aroma e hollë,)
erdh një Dhuk' e na emuar, (erdhi një duk dhe na e mori,)
e ekev ndë Peterhovë. (dhe e çoi në Petërburg.)
-----
Lulea e lulevet me fletë (Lule e luleve me fletë)
bërdha ndë pallat jë vetë,( brenda në pallat je vetë,)
kur hin bërdha ndë një gardh,( kur hyn brenda në një gardh,)
ka gjithë luletë ti sbardh. (nga gjithë lulet ti zbardh.)
-----
Drita luan ndë diamant, (Drita luan në diamant,)
çel e shqep ndë një perlandë,( çel e shqep në një perlandë,)
bërdha ndë si tënd çë luan; (brenda në sy tënd që luan?)
edi vetëm' aj çë ruan, (E di vetëm ai që ruan,)
të sglidh më të mirën' vajzë (të zgjedhë më të mirën vajzë)
për ti shkon ndë glisht' unazë.( për ty shkon në gisht unazë.)
-----
Ketu e tri milë vjet, (Këtu e tremijë vjet,)
vasillopuv nëk' uvjet,( princeshë nuk u gjet,)
të mos ngjitej ati lart,( të mos ngjitej atje lart,)
të shih Lenënë ndë Spart. (të shihnin Lenën në Spartë.)
-----
Lenënë çë njer pastaij (Lenën që njeh pastaj)
ka të bukurit' e saij, (nga të bukurit e saj,)
një çë dh' asajë i pëlqev (një që asaj i pëlqeu)
vasillopuv e rrëmbev. (princi e rrëmbeu.)
-----
Pastaij ka tri milë vjet, (Pas tremijë vjetësh,)
na uleshe ti ç' i glet (na uleshe ti që i ngjan)
Lenesë, ndë kurm ndë si,( Lenës, në trup, në sy,)
ndë t' ecurë ndë bukuri. (në të ecur në bukuri.)

-----
Ndai menate del një ifth, (Ndaj me natë del një yll,)
çë strros natën' e embif, (që shtron natën e mbyll,)
për posh dheft' e sjell ditë,( për poshtë dheut e sjell ditë,)
pra ja thonë 'Afrëditë. (pra ja thonë Afërditë.)
-----
Ti je aij ifthi çë na sjell (Ti je ai yll që na sjell)
ditënë kur del si diell, (ditën kur del si diell,)
ka pallati, e na rruse (nga pallati, e na zbret)
ndë në horë, si një nuse, (në qytet si një nuse,)
me të tëmë me të tatë, (me të tëmë me të tatë,)
e të mblonmë me uratë. (e të mbulojmë me uratë.)
........ ...... ...... .......

Shkruajta ndë 26 E shkruajta në Marsit 1889 ndë Pire. 26 Mars 1889 në Pire.
(POEMA KA 430 RRESHTA, Kjo eshte e shkurtuar)


NJË FJALIM PARAZGJEDHOR I BOTUAR NË GJUHËN SHQIPE NË GAZETËN GREKE "TO ME”
NË VITIN 1860
..... .... ......
Tekstin po e paraqes ashtu siç është botuar në gazetën "E ARDHMJA E ATDHEUT"
në gjuhën shqipe, të shkruar me shkronja greke dhe me disa kombinime për të
plotësuar alfabetin e gjuhës shqipe. Gjatë transkriptimit vërejta se
shkruesi i fjalimit parazgjedhor të vitit 1860, ka përdorur shumë fjalë
greke. Po i njëjti fjalim është botuar në gazetën e kohës edhe në gjuhën
greke. Për transkriptimin e fjalimit parazgjedhor të vitit 1860, kam
përdorur alfabetin e mëposhtëm me 38 shkronja. Aty ku ka pikëpresje ka
kuptimin e pikëpyetjes.


Pr' polit të katundevet t' 'Athinësë

Vllezer!
Dheu ist i ljagëtë akoma ga gjakëratë të tatrevet edhe vllezrevet tuai˙
progjismë tiragnonë, apoktismë elleftherinë, ist sjum' e madhe lipon
vllastimi ndë kai gjaku të mos jemi ikano pr' ellefteri. Tuti ata sitëtë çë
ranë ndë ljuftë do të na jjapënë nemë edhe mallëkime. Na çë kemi sindagmë.
Çë do thetë sindagmë; Do thetë çë gjithë polit ka to dhikioma të frondisnjë
vetëmë të dhiokisetë mirë patridha, të mos ketë të rëndë foro, to bënjë të
mire nome, të mos ibenjënë konaqe, të mos ibjerë korofilaqi me vurdhulë ëdhe
të tjeratë. Epedhi çë nuk boresnjënë tuti politë të mblidhenë, pse jjanë
alargu njeri ga njatri dhiorisnjënë antiprosopë ëdhë ata thujenë vuleftai.
Ata bënjënë atë çë do të bëinë politë ndë mblidhesinë, ëdhe çë do bënjënë
ata ist i mirë bënë.

Donni të sihnni çë vëljen dhikiomai jjuai; vëzdonni kuvernisinë pr' të
petiqjënjë papsën dhimarhotë ëdhe dhiorisën dhimarho të tretën paredhro, ëno
nomi thotë çë preps të dhiopisetë i pari paredhro tërgon psalidhoqerëtë e
dhimarqisë edhe Nomarqisë pr' tu pllanepsënjënë i tu foverisënjënë. Polit!
Sindagmai thotë çë istë paranomi Kuvernnisi t' anakatosetë me dhinami të
sajja edhe ëpirroi nd' ëklogi, nuk' istë pune e sajja, eklogjia iste
dhikioma i lait. E sihnni fort mirë Kuvernisi pr' simfero të sajja
anakatosetë, nuk preps lipon të stinni psifo ndë ata çë u protinën, pse do
ti kenni tauljetë.

Për qytetarët të katundeve të Athinës

Vëllezër!
Dheu është i lagët akoma nga gjakrat të tatëve edhe vëllezërve tuaj; dëbuam
tiranin, fituam lirinë. Është shumë e madhe, pra, vëllazërimi ndaj këtij
gjaku të mos jemi të denjë për lirinë. Të gjithë ata syt që ranë në luftë do
të na japin nam dhe mallkime. Ne që kemi kushtetutë. Ç'do thotë kushtetutë?
Do thotë që gjithë qytetarët kanë të drejtë të përkujdesen vetëm, të
qeverisë mirë atdheu, të mos ketë të rënda taksa, të bëhen të mira ligje, të
mos i bëjnë konak, të mos bjerë xhandarin me kërbaç edhe të tjera. Meqenëse
që nuk mundin të gjithë qytetarët të mblidhen, sepse janë larg njeri nga
tjetri, caktojnë përfaqësues edhe ata quhen deputetë. Ata bëjnë atë që do të
bënin qytetarët në mbledhje, edhe çfarë do bëjnë ata është e mirë të bëhet.
Nëse kuptuat mirë që po të kujdeseni të caktoni të mirë njerëz ata që do
vështrojnë interesin tuaj, njerëz që nuk mund t'i mashtrojë, mos t'i tërheqë
nga vetja e tij, do të jeni të lirë si ju do Kushtetuta. . Por, nëse
caktoni njerëz tuaj që i dinë vuajtjet tuaja edhe një e rrahur e xhandarit,
fjala vjen, edhe një e vogël shkelje do të jetë një e madhe fyerje për
qytetarin, sepse qytetari atëherë do vejë në të vërtetin përfaqësues të tij
edhe nuk do t'i thotë "mos ki merak, do të kujdesem ... çfarë bëhet për një
të rrahur ... ashtu ishte koha...", por do të vejë në Kuvend të thotë edhe
deputetët do të thërrasin ministrin të pyesin çfarë u bë do t'i kërkojnë
pakënaqësinë edhe do të gjykohet ai që është fajtor, në mos gjykohet,
atëherë prishet ministri me Kuvendin, edhe e dini çfarë pëson ministri?
Pushohet. Ashtu do të ndreqen punët edhe nuk do të bëhen padrejtësi.

Doni të shihni sa i madh është e drejta juaj? Vështroni sa të mira premton
qeveria që do të bëjë në gjithë bashkitë; premton shkolla, premton gjyqe
paqësore, premton ura, ju premton të gjitha të mirat, arën**, të jepni votën
tuaj ministrit Simo edhe në kryebashktiakut Skufo, edhe pastaj i harron të
gjitha, arën, të dalin deputetë njerëz që nuk dinë nga mot edhe brengat që
vuan shpirti juaj nga kalimtarët edhe konduktorët. Ata nuk dinë me ç'punë
edhe djersë nxirrni bukën, ju ngarkojnë me të tjera taksa!
Doni të shihni sa vlen e drejta juaj? Vështroni qeverinë për të arritur
qëllimin pushon kryebakëtiakët edhe emëron kryebashtjak të tretë zëvendës,
dhe ligji thotë që duhet të caktojë i pari zëvendës dërgon të prerin me
gërshërë*** të Bashkisë edhe të Prefekturës për t'u mashtruar ose t'u
frikësojë.

(KY FJALIM PO JU DERGOHET I SHKURTUAR. AI ESHTE PREJ 3 FAQESH)

....... ..........

KËRSHËNDELLAT ARVANITASE

Kërshëndellat janë këngë gëzimi, që u këndohen ardhjes së Vitit të Ri dhe
shpërndarjes së dhuratave nga plaku i Vitit të Vjetër, ose siç njihet në
fenë Ortodokse, Shën Vasili. Këto këngë gëzimi, këndohen nga grup fëmijësh
që trokasin derë më derë për të treguar ardhjen e Vitit të Ri. Mbas këndimit
të këngës fëmijëve u dhurohet nga të zotët e shtëpisë nga një lek ose
dhuratë tjetër simbolike. Populli shqiptar, kishte dhe ka kërshëndellat e
veta, që këndohen në prag të ardhjes së Vitit të Ri. Edhe pjesa e popullit
shqiptar që jeton në territorin e Greqisë ka kërshëndellat e veta të cilat
në masën e gjerë të tyre njihen me emrin Kalanda. Me kalimin e viteve shumë
pak kërshëndella mbetën në kujtesën e arvanitasve në fund të shekullit XX.
Të moshuarit e fundshekullit XX, kujtojnë që këndonin kërshëndella kur vinin
Krishtlindjet ose Vitit i Ri, por me kalimin e kohës këto këngë gëzimi kanë
filluar të harrohen. Ata kujtojnë që kërshëndellat i këndonin në gjuhën
shqipe. Disa nga këto këngë gëzimi arvanitase janë botuar në revistën
"BESA", organ i "Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë" në vitet 1983-1995.
Kështu, një pjesë e kërshëndellave që këndonte populli arvanitas me rastin e
Krishtlindjeve, janë shpëtuar duke u shkruar nga mbledhës të ndryshëm
arvanitas në faqet e revistës "BESA", që tashmë nuk qarkullon.

Sipas kërshëndellave, ndërimi i viteve shoqërohej me kërkimin e fatit. Pra,
Shën Vasili ose plaku i Vitit të Ri, thirret si pasues në kërkimin e fatit,
i cili cilësohet "njeri" që vjen nga "toka e premtuar", me shumë të mira dhe
sjell mbarësi. Ditët e Krishtlindjeve janë ditë ndjeshmërie, pendese për
mëkatarët, përzemërsie e mirësie. Në kërshëndellat e zonës së Menidhit
mbledhësi Dhimitër Jota shënon: "Me rëndësi në kërshëndellat e Menidhit
është miti i njohur i lëshimit të bisqeve të reja nga druri i thatë"1. Por,
këtë mit e ndeshim edhe në vise të ndryshme të Greqisë jugore nga Rumelia e
deri në More, që njihen në histori e deri më sot si zona të banuara me
popullsi shumicë arvanitase. Nga arkivi i revistës arvanitase "BESA", kam
shkëputur disa kërshëndella që kanë vlera të larta gjuhësore, historike dhe
folklorike.

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve: 525
PIKE: 575
Popullariteti Popullariteti: 2
Data e regjistrimit: 06/07/2010
Mosha: 33

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Mesazh nga RihHana prej Wed Jul 14, 2010 2:21 am

Nga Athina, në datë 7 nëntor 1925 Mithat Frashëri jep një informacion të detajuar lidhur rreth bisedimeve të tij me autoritete të larta të shtetit grek, pikëpamjet e tyre të gabuara për ortodhoksët shqiptarë, numrin dhe karakterin etnik, çështjen e shtimit të shkollave greke për minoritetin, kundërshtitë për autoqefalinë e kishës shqiptare.

“Z.Ministër! Si vazhdim ne telegrafi im i 4 Ct, relatif me konvensionin për nënshtetësinë dhe tendenca që çfaqetë në Ministri Helenike për të bashkuarë këtë çështje me atë të shkollavet greke:
Më 3 Ct, vajçë ne Drejtori Gjeneral të kuvendonj se amiral Haxhi Qiriakoja si axhami dhe provizor nukë mirretë me punët e zyravet. Kisha një tok sende për t i thënë, midis të tjerave ajo e Maxhar Dinos, e pesë fëmijëvet shqiptarë në Konicë që (veç shtëpivet) u kanë marrë dhe drithët e arësë. Për Maxharin më dha fjalë se të nesërmen do ta thëresë vetë ta pyesë dhe të kupëtojë punën. Edhe me të vërtet kështu bëri. Që me 4 Ct, Maxhar Dinoja u la i lirë në Athinë duke u detyruarë që të paraqitetë çdo ditë në polici. Për Koniciotët më dha fjalë se do të shkrojë në Konicë. Për punën e konvensionit më tha se do jipetë një afat i ri, po shtoj, edhe Shqipërija nukë mban zotimet e saj, dhe duke thirurë Z.Kolokotroni çeli çështjen e shkollavet greke. I thashë se po bisedonj jo zyrtarisht, me qenë se nuk kam no një autorizim, as që Qeverija ime më ka bërë no një komunikim gjer më sot.
Kupëtova se:
1. Greqija beson që në Shqipëri ka dyqind e tridhjetë mijë ortodoksë-grekër, prej të cilëve vetëm 300 janë shqipëtarë, që duanë Shqipënë; të tjerët janë grekër dhe duanë greqishtenë;
2. Se kisha Shqipëtare duhet të jetë autonome dhe jo autokefale;
3. Se ortodoksët shqipëtarë duanë mprojturë prej Greqisë;
4. Se Z.Ahmet Zogu ka bërë zotime për këtë punë kur ishte në Beligrad;
5. Se tani duhetë që edhe Shqipërija të bëjë një marrëveshje, një konvension për këta sende me Greqinë.
Me një fjalë Zoti Ministrë, Greqija kërkon të lozë përkundrejt Shqipërisë atë rol që ka lojturë Rusi e Carëvet përkundrejt Tyrqisë së Sulltanëvet. Refutova pretendimet e Ministrisë Greke, po, me qenë se ishte bërë vonë, prëmë vajta dhe pashë Kolokotronin, në zyrë të ti. Biseduamë afëro një orë e 15 minuta. I dhashë të kupëtojë se çështja e Minoritetevet, me qenë se kemi 20.000 grekofonë, në Shqipëri nukë duhet të përdoretë si veglë politike, se kështu ka qenë edhe teori e Greqisë (me anë të delegatit të saj Politis) në Shoqëri të Kombevet, më 1924;
Se, me ingjerencën që po bën Greqija në Shqipëri, po çel udhën për ingjerencën sllave në Maqedoni;
Se, as në Poloni s ka më shkolla ruse, as në Maqedoni shkolla bullgare, as në Rumeli Orientale shkolla greke, as në Rumani shkolla greke, as në Çekosllovaki shkolla gjermane për sllavët;
Se, Shqipërija po mban me të hollat e saja shkolla greqishte për grekofonët, jo për hatërin e Greqisë, po për hatërin e Shoqërisë së Kombevet, me qenë se çështja e Minoritetevet ka të bëjë me S.d.N dhe jo me Greqinë;
Se, Greqija duke u përzjerë me punët e brendëshme të Shqipërisë, do të bëhetë shkak që të ftohenë të dy Shtetet dhe mbase Shqipërija të kërkojë një mik tjatrë;
Se, Shqipërija nukë do të permetojë që një Shtet i huaj të përzihetë në punët e saj të brendshme;
Se, Z.Ahmed Zogu, edhe në ka bërë no një premtim si njeri privat në Beligrad, ky premtim s ka të bëjë me qeverinë Shqipëtare.
Sa për kishën, për të cilën Z.Kolokotroni thoshte që është gati të verë në shërbim tënë ndërhyrjen e tij, i thashë se Shqipëria është gati të çojë një komision në Patrikanë, ku Patriku të vendosnjë se do ta njohë autokefale, gjë e cila duhet t i vijë mirë edhe Greqisë që është shtet ortodoks, dhe jo të jemi të varurë nga patrikana e cila sot është nënë influencën tyrke me qenë se Patriku vetë dhe gjithë parësi e Fanarit janë nënështetas tyrq. Si mbarova këto kuvendova, si pa dashurë, e suallmë fjalën mbi situatën e Shqipëtarëvet në Greqi; mbi shtrëngimet që vuajnë; mbi mënyrën me të cilën qeverija greke i ndalon që të rrojnë, ose i shtrëngon që të ikënë; mbi programin sistematik që ndiqetë nga ana e qeverisë qendrore greke për këto sjellje, me gjithë deklaratat e bëra në Lausanne dhe në Genevë; mbi të përzënët e 35.000 Shqipëtarëvet të Kostur dhe Fllërinës; qysh tani ata të mjerë vijnë në Shqipëri. Edhe konkludova: Padyshim gjëja më e mirë për Shqipërinë do të jetë të përzërë ata të 20.000 grekofonë që janë në Delvinë; po prapë Greqija do të na ketë hua edhe nja 40.000 frymë të tjera, me qenë se gjer më tani, janë përzërë me pahir, me dru dhe të rahurë, më teprë se 60.000 Shqipëtarë.
Argumentet e mija e impresionuanë Z-in Kolokotroni. Po këto fjalë dua që t ja them sot ose nesrë, edhe Z-it Pangalos, edhe Z-it Kaftanxhogllu, edhe Ministrit të ri që u emërua die. Sot ose nesrë do të kem një bisedim të gjatë me zheneral Kondulin, mbi të cilin do të bënj një raport të veçan. Ju lutem, passi të studiohetë ky raporti im, të më rrëfehetë kthielltazi pikëpamja e Qeverisë sënë. Ju lutem prapë të mbahem në kurent të demarshevet, kërkesavet dhe pretendimevet që bën Ministri grek, do verbalisht do me nota. Do të qe fort nevojë që të më komunikohenë mua kopiet e notavet ose teksti i bisedimevet.
Pranoni, ju lutem, Zoti Ministrë, të falat e mia me nderime”.

Si u grabitën dhe dënuan të mëdhenjtë e Çamërisë nga shovinistët grek

Tensioni diplomatik mes Athinës dhe Tiranës ka vazhduar gjatë gjithë kohës që Mithat Frashëri ishte ministër fuqiplotë i Shqipërisë në shtetin Grek. Në një informacion të vazhdueshëm mes Mit hat Frashërit dhe Ministrisë së Jashtme, qeveria shqiptare u vu në dijeni regullisht për kushtet e rënda në të cilën ndodheshin të burgosurit shqiptarë në Greqi. Në një telegram Mit hat Frashëri shkruan se nga ana e autoriteteve greke janë të dënuar disa figura të njohura të popullsisë çame. Por mendimi i ministrit Fuqiplotë ishte se që të nesërmen e Luftës Ballkanike politika helnike u shfaq hapur për të përndjekur dhe përzënë elementët myslimanë shqiptarë nga Epiri dhe Maqedonia. Po sipas tij për ortodoksër Greqia kishte tendencë të plotë që t i cilësonte ata si grekër, meqënëse, sipas mentalitetit helen, një ortodoks nuk mund të jetë gjë tjetër veçse një grek.Një nga çështjet me të cilën u përball kryediplomati shqiptar i Athinës, Mithat Frashëri, ishte ajo e pajisjes së shqiptarëve që jetonin në shtetin fqinj me certefikata kombëtare, gjë që padyshim deri në ato momente ishte penguar rregullisht nga qarqet greke. Por Mithat Frashëri i ka relatuar me urgjencë Tiranës zyrtare për ta njohur me një faktë të ri që bëhet i ditur nga qarqet e qeverisë greke, e pikërisht me termi “origjinë albanaise”, ku qeveria greke kërkon të njohi si shqiptarë vetëm ata që kanë lindur në Shqipëri.
Refuzimi për të njohur nënshtetësisë shqiptare
Mithat Frashëri është tepër i bindur kur në një nga letrat e tij dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë thekson: “Që kur se kam ardhurë si ministrë i Shqipërisë këtu në Athinë, jam bindur që qeverija greke ka dhe ndjek dy qëllime: Së pari, të përzërë nga Greqija gjithë shqiptarët sa janë, duke u grabitur pasurinë. Së dyti, passi të shpëtoj nga kjo barrë, të siguroj helenizmën dhe aneksionin e Korçës dhe të Gjirokastrës. Gjithë punët, veprimetë, aktetë e autoritetëvet greke prierin drejt këtij qëllimi,ukë shoh as më të paktin përjashtim. Të përzënët me dru të 30.000 shqiptarëvet të Kostur dhe Fllorinës; refuzimi i të njohurit të nënshtetësisë shqiptare; sjellja sistematike kundrë Çamëvet tërë këto janë fakte të kthiellta”.
Zgjerohet aktiviteti i komitetetve të Vorioepirit
Tendencat e atyre që pretendonin të ashtëquajturin “vorioepir”, e kishin filluar aktivitetin e tyre fill pas Luftës së Parë Botërore, ndërkohë që në vitet kur Mithat Frashëri shërbente si Ministër Fuqiplotë, aktiviteti i tyre ishte rritur ndjeshëm. Për këtë qëllim Mithat Frashëri relaton: “Kam lajme si sillogët Vorioipiriotë (këtu në Athinë, në Selanik, në Janinë, dhe gjetkë) kanë një aktivitet të math, me kolaborim të ngushtë me Qeverinë Greke. Nga ana tjatrë ingjerenca e Greqisë në çështje të ortodhoksëvet të Shqipërisë, dhe aktiviteti i komitetëvet të quajturë Vorioipiriotë, janë tepër bërtitëse”.
Shtypi ndërkombëtar tërheq vëmendjen
Duke iu referuar shtypit të huaj perendimor, Mithat Frashëri njofton Tiranën zyrtare për rrezikun që i kanoset jugut të Shqipërisë. “Është mjaft të këndojë njeriu shtypin grek, të hedhë një sy mbi botimet e tyre zyrtare në gjuhë të huaj, të vërejë aktivitetin e zhvilluarë në Kongreset, në Konferencat dhe sidomos në S.d.N për të kuptuarë se qysh Greqija ndjek qëllime në Jugë të Shqipërisë”.
Autoritetetet greke lejojnë grabitjen e pasurive
Tiranë, 8 shtator 1925, ministri Fuqiplotë në Athinë jep një informacion për ministrinë e Punëve të Brendëshme ku thuhet: “Zotit Ministrit të P. të Mbrendshme. Prapë kundra dekllaratësë që bëri Delegati Grek në Lausanne Z.Caclamanos, në janar 1922, u përzunë me pahir dhe me dru:
*Të tërë Shqiptarët e Prevezës.
*Të tërë Shqiptarët e Janinës.
*Një pjes e madhe e shqiptarëvet të Konicesë.
*Të tërë shqiptarët e Pargësë.
*Një shumicë shqiptarësh të vetë Çamërisë”.
Refugjatët grek në shtëpitë e shqiptarëve
Por grekët nuk ndalen vetëm me përzënien e shqiptarëve nga shtëpitë e tyre. Në këto banesa strehoen ata që Mithat Frashëri i emërton si “refugjatë grekë”. Duke u ndalur në këtë pikë, Ministri Fuqiplotë relaton për zyrtarët e Tiranës.
*Shqiptarët mysliman në Epir ose në Maqedhoni s kanë të drejtë as të shesin as të japin me qera as të marrin të hollat e pasunivet të tyne.
*As nji shtëpi s ka mbetur e lire: tekdo kanë kallur me pahir refugjatë, duke hedhurë rrugavet të zotërit e shtëpivet.
Shumë shtëpi rrijnë të zbrazura, dhe prapë refugjatët grek qeverija i instalon në shtëpit të shqiptarëvet.
*Refugjatët me lejen e autoritetevet, grabisin pasuninë, kopshtet, ullinjtë, fiqtë, vneshtët dhe drithët e Shqiptarëvet.
Drejtësia greke e mbyllur për shqiptarët
Duke iu referuar shtatorit të vitit 1925. Mithat Frashëri shkruan se: “Pasuni e grabiturë gjer më sot me llogarinë më të poshtme arin vleftën 2.700.000 napolona ari”. Po sipas relacionit tij “Dyert e drejtësis janë të mbyllura për Shqiptarët, dhe ta rrahurët, të grabitunët, të burgosurët, janë buka e përditëshme për ta. Kjo situatë tragjike është dëftyerë edhe në raportat e Z.Carl Bratli, që udhëtoj në Çamëri, nga ana e Shoqënisë së Kombevet. Qëllimi i këtyne sjelljeve është që të shtrëngohenë Shqiptarët të ikinë nga Greqija, dhe të grabitet e doravisht pasuni e tyre”.

REKOMANDIMET
Çduhet të bënte Shqipëria për të ndaluar genocidin
Gjatë një relacioni për ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, dërguar nga Athina më 17 qershor 1925, Ministri Fuqiplotë Mithat Frashëri shkruan: “Kam rekomanduar të bëjmë dhe ne atë që po na bën Greqija për elementin Shqiptar-mysliman, domethënë:
1-Të ndalojmë grekofonët prej votimit legjislatif;
2-Ti ndalojmë së bleri dhe së shituri pasununë të pa tundurë;
3-Të mos lihet një grekofon të dalë jashtë Shqipërisë;
4-Të shkruhetë pasuni e tundëshme e grekofonvet si bagëti; kafshë, drithë;
5-Të shkruhen shtëpitë e tyre;
6-Të rekizisionohenë shtëpit e tyre dhe të instalohenë brënda në këto shtëpi refugjatë çamër që kanë ikur nga keqbërjet e autoritetet lokale greke”.

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve: 525
PIKE: 575
Popullariteti Popullariteti: 2
Data e regjistrimit: 06/07/2010
Mosha: 33

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Mesazh nga RihHana prej Wed Jul 14, 2010 2:21 am

Prof.Arben LLALLA

Deklaratat e Kryetarit të Bashkisë së Himarës Vasil Bollano, të përkrahur edhe nga ambasadori grek në Tiranë Konstandinos Kokosis për autonomi të “Vorioepirit” nuk janë të rastësishtme. Këto veprime dhe deklarata e kanë fillimin në politikën zyrtare të Athinës që kërkon aneksimin e Jugut të Shqipërisë.

* Teoria sipas të cilës ‘mërgimtarët shqiptarë në Greqi dhe minoriteti grek që jeton në Shqipëri janë urë lidhëse midis dy vendeve” bie poshtë si e pavërtetë. Mërgimtarët shqiptarë janë pengje, urë e minuar që shpërthen sa herë që Tirana nuk i bindet Athinës , kur kjo e fundit me fshesat e veta periodike të hekurta kthen me forcë mijëra emigrantë shqiptarë, njerëz të halleve, njerëz të bukës së gojës që nuk meren me politkë.

***

Me rrëzimin e diktaturës komuniste në Shqipëri, mijëra shqiptarë morën rrugën e mundimshme të mërgimit, duke shkuar për të punuar në Greqi, Itali, Gjermani e gjetiu.

Shumë prej këtyre njerëzve të halleve mbetën të vdekur në malet me dëborë, disa vdiqën në aksidentet nëpër vendet e punës dhe nëpër rrugët automobilistike. Shumë varre janë hapur në emigracion, por varri më i madh po hapet nga njerëzit që çirren për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Historia e emigracionit shqiptarë në Greqi është e dhimbshme.

Në vitin 1998 del për herë të parë ligji për legalizimin e qëndrimit të të huajve që punojnë e jetojnë në Greqi. Në fillim u duk se u hap drita jeshile për mijëra mërgimtarë që punonin prej shumë vitesh ilegalë në tokën greke, por koha po tregon se edhe pas 9 vitesh mërgimtarët shqiptarë në Greqi ende mbetën me probleme për legalizim. Qeveritë greke janë tallur duke e ndërruar ligjin e legalizimit disa herë, kjo metodë e ka edhe prapaskenën e saj sepse në qoftë se që nga viti 1998 do të legalizoheshin emigrantët shqiptarë, ata sot pas kaq vitesh do të kishin të drejtën për tu pajisur me shtetësi greke, gjë që Greqia i trembet një të drejte të tillë. Prandaj shteti grek çdo vit e ndërron ligjin duke i lënë mërgimtarët shqiptarë pengje të politikës dashakeqëse ose që të jemi më të saktë mërgimtarët shqiptarë në Greqi pa i ofenduar mund të quhen ,,skllevër modernë,, që u lejohet të vizitojnë atdheun 15 ditë vetëm kur Greqia feston festat e saja fetare Krishtlindjet dhe Pashkët.

Një problem tjetër është se strukturat shtetërore greke manipulojnë me numrin e saktë të mërgimtarëve shqiptarë duke e zmadhuar numrin e tyre në 500 mijë deri në një milion. Por e vërteta është krejt ndryshe, në vitin 1998, atëherë kur shqiptarët largoheshin në masë të madhe nga Shqipëri për në Greqi zyrat e policisë greke për legalizim deklaruan se rreth 172.000 mijë shqiptarë janë pajisur me leje qëndrimi të përkohshme. Po ti shënojmë këtij numri edhe 150.000 mijë mërgimtarë ilegal, atëherë na del se në Greqi atë kohë kishim rreth 350.000 mijë. Me kalimin viteve shqiptarët janë larguar nga Greqia, nuk e shihnin të ardhmen e tyre atje tashmë, prandaj edhe numri i mërgimtarëve shqiptarë duhet të jetë edhe më i vogël në rreth 250.000 mijë.

Politika shqiptare duke qenë miope dhe dritë shkurtër, duke mos e parë realitetin e vërtetë me shifra reale i mundësoi Greqisë që të privatizojë ndërmarrjet më të mëdha frutdhënëse në Shqipëri.

Kështu grekët në Shqipëri kanë:

1. Prodhimin dhe tregtinë e duhanit (ndërmarrjet e duhanit në Korçë, Elbasan, Fier, Berat janë blerë nga grekët).

2.Kompanitë telefonike me valë (celularët).

3.Furnizimin me naftë për 24 vite (çisternat në portin e Durrësit).

4.Furnizimin me energji elektrike.

5.Funizimin primarë me çimento, tulla, tjeglla etj.

6.Mbi pesë Banka të mëdha janë në duart e grekëve.

Këto janë vetëm disa ndërrmarrje gjigande që janë privatizuar nga grekët.

Shteti grek nga frika e vërtetë për problemin e pasurive të Çamëve, rikthimin me të drejtë në tokat dhe pronat e baballarëve të tyre, nxit njerëz të ndryshëm për tu grupuar në shoqata me ide për autonomi në jug të Shqipërisë ose siç u pëlqen Automi të Vorioepirit. Shoqatat për autonomi të vorioepirit mbështeten fuqishëm zyrtarisht nga shteti grek. Që nga viti 1918 në Selanik funksionon zyra e shoqatës Vorioepiriote.

Mbas viteve 1990 u themeluan shoqatat e “Vorioepiriotëve të Gjirokastrës-Sarandës-Delvinës”, shoqata e “Çobenjëve grek vorioepiriot nga Shqipëria”, e cila u themelua dhe u drejtua nga vëllezërit e ish-deputetit Kristo Goxhi. Kryetar ishte Mihal Goxhi në vitet 2000. Këto shoqata ishin shumë aktive në drejtim të propagandës për autonomi të Vorioepirit. Shoqata e Mihal Goxhit zhvillonte aktivitete kultuore nëpër malet e Korçës për autonomi të “VORIOEPIRIT”, për ta flitet se kanë ngritur në vitin 1997-1998 flamurin grek në Korçë. Ata shpeshherë kanë dhënë intervista nëpër kanalet TV greke për autonomi të vorioepirit.

Drejtuesit e këtyre shoqatave të grekofonëve të Shqipërisë dolën hapur kundër shqiptarëve të Shqipërisë në periudhën e vështirë të luftës në Kosovë në vitet 1998-1999. Kur populli shqiptar i Kosovës vritej dhe digjej i gjallë dhe opinioni gjithëbotëror përkrahte dhe ndihmonte popullin e shkelur të Kosovës, shoqatat e grekofonëve protestonin duke gjuajtur me gurë dhe vezë mbi Konsullatën e Përgjithshme Shqiptare në Selanik, duke kërkuar autonominë e të ashtuquajturit “Vorioepir”. Grekofonët dhe grekofilët dolën nëpër ekranet televizive greke duke akuzuar UÇK-në si organizatë terroriste, ato dolën hapur në përkrahje të ushtrisë barbare serbe të Millosheviçit. Nuk lanë gjë pa thënë kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë, duke dhënë intervista nëpër gazetat e ndryshme greke dhe në revistat që botonin organizatat e minoritarëve grek. Kështu, revista e grekofonëve të Gjirokastrës “OAZI” e dhjetor 1998 - janar 1999 që botohej në dy gjuhë greqisht-shqip botonte një shkrim keqinformues, një shkrim keqdashës e që i shërbente urrejtjes dhe injorimit të kulturës shqiptare. Në një shkrim me titull “Pozicioni i Shqipërisë dhe i shqiptarëve në Ballkan” autori minoritar Pavllo Vllahos, sjell opinionin e tij për shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë. Ai shkruante: “Shqiptarët e Kosovës, por edhe të Shqipërisë guxuan të vënë dorë në djepin e kulturës serbe, në vendlindjen e heronjëve popullorë të princave”. Ky minoritar na dilte atë periudhë mbrojtës i çështjes shoviniste të serbëve të Millosheviçit. Deklarime kundër shqiptarëve të Kosovës atë kohë kishte edhe nga organizata e grekofonëve të “OMONIAS” të cilët deklaronin se refugjatët e luftës të Kosovës nuk duhet të strehohen në qytetet e Jugut të Shqipërisë si: në Vlorë, Korçë, Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Pogradec, Tepelenë. Pra, grekët, grekofonët u tregonin në vitin 1999 se deri ku guxojnë të vendosen shqiptarët e Shqipërisë së vërtetë, se ku duhet të strehoheshin njerëzit e ardhur nga lufta, të tmerruar nga krimet çnjerëzore të kryera nga ushtarët serbë të Millosheviçit.

2

Një enigmë ka mbetur ende, ajo e gushtit të vitit 1999 kur u vu një bomb në shtëpinë e Konsullit të Pëgjithshëm shqiptar në Selanik, dhe si pasojë u dogjë e tëra makina diplomatike shqiptare.

Në vitin 2002 nëpër rrugët e Selanikut shoqatat “Vorioepirote” shpërndanin fletushka kundër Shqipërisë dhe kërkonin ndërhyrjen e NATO-s për të “shpëtuar” rreth 80 mijë minoritar grek që jetojnë nëpër disa fshatra të Sarandës, Gjirokastrës nga gjoja “terrori” që ushtrojnë shqiptarët kundër tyre.

Në përfundim duhet të shtojmë se deklaratat e Kryetarit të Bashkisë së Himarës Vasil Bollano, të përkrahur edhe nga ambasadori grek në Tiranë Konstandinos Kokosis për autonomi të “Vorioepirit” nuk janë të rastësishtme. Këto veprime dhe deklarata e kanë fillimin në politikën zyrtare të Athinës që kërkon aneksimin e Jugut të Shqipërisë.

Fatkeqësia është se Shqipëria udhëhiqet ende nga politikanë të dobët përballë politikës dinake të Greqisë dhe grekëve. Sot populli shqiptar dhe ai grek ndodhen politikisht shumë larg njëri-tjetrit. Lufta e Kosovës tregoi se grekët janë besnik, avokat të politikës raciste serbe, janë në anën e kundërshtarëve të kombit shqiptar. Teoria sipas të cilës “mërgimtarët shqiptarë në Greqi dhe minoriteti grek që jeton në Shqipëri janë urë lidhëse midis dy vendeve” bie poshtë si e pa vërtetë. Mërgimtarët shqiptarë janë pengje, urë e minuar që shpërthen sa herë që Tirana nuk i bindet Athinës, kur kjo e fundit me “fshesat e veta periodike të hekurta” kthen me forcë në heshtje ose me bujë mijëra njerëz të halleve, njerëz të bukës së gojës që nuk merren me politikë. Sa herë që Shqipëria do të kërkojë të drejtat e mërgimtarëve në Greqi dhe ngritjen në Forumet dhe Asambletë botërore për zgjidhjen e drejtë të çështjes Çame, atëherë Greqia me satelitët e saj minoritar do të kërkojnë autonomi të “Vorioepirit” dhe ndihmën e NATO-s për ndërhyrje ushtarake në Jug të Shqipërisë për shpëtimin e minoritetit grek.

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve: 525
PIKE: 575
Popullariteti Popullariteti: 2
Data e regjistrimit: 06/07/2010
Mosha: 33

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Mesazh nga RihHana prej Wed Jul 14, 2010 2:21 am

KUSH ISHIN KRYEMINISTRAT E GREQISË ME ORIGJINË SHQIPTARE

Shkruan: Prof.Arben LLALLA

Tetovë, 23.03.2007

Me paraqitjen biografike të shkurtër të disa kryeministrave të shtetit Grek që ishin arvanitas, qëllimi është për të ndriçuar rolin historik që luajtën arvanitasit për drejtimin e mbretërisë dhe shtetit grek.
Kryeministra të Greqisë që ishin arvanitas janë më shumë seç paraqes në këtë përmbledhje të përgjithshme, por mjerisht na mungojnë të dhënat biografikë për më gjerë.
Arvanitasit, këta luftëtarë trima, heronj të Kryengritjes së vitit 1821, jo vetëm me armët e tyre luftuan për pavarësinë e Greqisë, por ishin kryetarët e parë të shtetit grek, që drejtuan Greqinë drejtë zhvillimit të jetës europiane.
Në vitin 1850, arvaniti Andoni Kryeziu, kur ishte kryeministër shpalli Kishën Autoqefale Greke, duke e shkëputur përgjithmon nga vartësia e Fanarit të Stambollit.
Kur arvanitasi Dhimitër Vulgari ishte kryeministër i Greqisë, u bë e mundur bashkimi i Shtat ishujve me Greqinë. Kryeministri Dhimitër Vulgari mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës për tu bashkuar me Greqinë.
Gjenerali Teodoros Pangallos kur ishte Kryetar dhe Kryeministër i Greqisë më 1925-1926, u arritën shumë marrëveshje të rëndësishme në fushën e politikës dhe kulturës me Shqipërinë.
Më 1926 Kryetari i Republikës të Greqisë Teodoros Pangallos do të deklaronte në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë se: “Republika Greke njihte minoritetin shqiptarë që jetonte në Greqi”.
Po kështu kur Pangallos ishte Kryetar i Greqisë u nënshkrua më 25 qershor 1926 Marrëveshja për shkëmbimin e kriminelëve, vjedhësve nga të dy vendet. Në 13 tetor u nënshkrua Marrëveshja Konsullore e cila kishte të bënte me kryerjen e veprimeve administrative, mbrojtje pasurish, shitje, lindje, vdekje, si dhe lirinë e tregtisë të shqiptarëve dhe të grekëve dhe punësimi i lirë pa taksa dhe viza doganore për shtetasit me banim 15 km, larg vijës kufitare nga të dy anët e kufirit.

Gjeorgjio KUNDURIOTI (1782-1858)

Gjergj Kundurioti lindi më 1772 në ishullin e Hidrës. I takon familjes së Kunduriotëve që dhanë shumë kryengritjes së 1821. Tok me vëllanë Llazarin, dhanë shumën prej 1.948.158 franga ari (4/5 të pasurisë së tyre) për mbështetjen e Kryengritjes 1821.

Ishte Kryetar i Greqisë në periudhën 11.10.1824 - 6.2.1825. Kryetar dhe anëtar i Komisionit Drejtues më 1832. U zgjodh kryetar i mbledhjes së Pleqërisë së parë (1844-1845), të mbledhjes së Pleqërisë së dytë (1845-1846), dhe të mbledhjes së tretë (1846-1847).Në janar të 1844 u bë kryeministër dhe ministër i Marinës.

U bë kryeministër përsëri në vitin 1848, dhe dha dorëheqjen për shkak të mospajtimit me mbretin Oton. Në vazhdim ishte deputet dhe kryetar i Kuvendit të mbretërisë të Greqisë më 1856.

Vdiq më 1858 në ishullin e Hidrës.


Andon KRIEZIU (1796-1865)

Andon Krieziu lindi në ishullin e Hidrës më 1796. Familja e tij kishte ardhur në ishullin e Hidrës në shekullin e 17. Rrënjët e fisit të Kryezinjve gjenden në fshatin arvanitas Krieza të Eubesë jugore. Qysh në fillim të luftës së 1821 luftoi gjithnjë në vijën e parë dhe si dorë e djathtë e admiral Andrea Miauli.

Më 1836 bëhet ministër i Marinës detare greke, më vonë bëhet krye kujdestar i oborrit të mbretit Oton dhe zgjidhet kryeministër në 1842-1844, dhe në vitin1849-1854.

Gjatë periudhës që ishte kryeministër zgjidhi problemin e madh kishtar të asaj kohe. Me shpalljen e Kishës Autoqefale Greke më 1850 duke e shkëputur përgjithmonë nga qendra e fesë ortodokse në Stamboll. Ishte i pari njeri që u bë nënadmiral i Marinës greke dhe u caktua adjutant i mbretit Gjeorgjit të parë të Greqisë.

Vdiq më 1865 në Athinë dhe u varros me nderime të veçanta.

Dhimitër VULGARI (1801-1877)

Dhimitër Vulgari lindi më 1801 në ishullin e Hidrës. Ishte bir i beut të Hidrës, Gjeorgjio Vulgarit.Në moshën 17 vjeç u bë anëtar i Këshillit të Hidrës dhe më 1822, u zgjodh kryetar i përfaqësisë së Hidrës, u bë dhe drejtues i anijes luftarake në ishull. Më 1826 ishte prokuror i Hidrës dhe më 1848 u bë ministër i Ekonomisë. Ishte kryeministër nga viti 1855-1857, 1862-1863, 1863-1864, 1868-1869, 1871-1872, dhe nga 1874-1875.

Gjatë periudhës që ishte kryeministër u bë bashkimi i Shtat Ishujve me Greqinë, dhe mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës.

Vdiq më 1877 në Athinë.

[b]Athanasio MIAULIB]

Lindi në ishullin e Hidrës më 1815 dhe ishte djali i të lavdishmit Andrea Miaulit.U rrit pranë babait në det dhe mësoi në anije Fregatë shkrim e këndim në gjuhën greke nga Filip Joanu. Ai mbaroi Fakultetin Ushtarak të Mynihut në Gjermani dhe shërbeu si oficer i marinës greke. U bë adjutant i mbretit Oton dhe ministër i Marinës në vitin 1855. Kryeministër I Greqisë u zgjodh nga viti 1857-1862.

Vdiq në Paris të Francës në vitin 1867.

Diomidh QIRIAKOS

Lindi në ishullin e Specas në vitin 1811. Familja Qiriako i dha shumë Kryengritjes të 1821. Vëllai i tij, Jani Qiriako ishte nënadmiral i flotës së ishullit të Specas dhe u vra në luftën e Mesollogjis. Diomidhi studjoi për drejtësi në Universitetin e Pizës dhe të Parisit. Më 1835 u bë prokuror i Gjygjit të Shkallës së Parë. Në vitin 1840 u zgjodh i plot fuqishëm i ishullit të Specas. Ishte redaktori kryesor i Kushtetutës të vitit 1843 dhe qysh nga viti 1851 ishte profesor i së Drejtës Kushtetuse. Ishte ministër i Fesë dhe Arsimit Publik, dhe më 18-3-1863 deri 29-4-1863 ishte kryeministër i Greqisë.Ishte autorë i shumë librave historikë dhe me përmbajtje juridike.

Vdiq në Itali në vitin 1869.

Emanuil REPILI

Lindi më 1863 në Kranidhi. Studioi për drejtësi dhe u muar dhe me gazetari. Ishte kryeredaktor i gazetës “Akropol” dhe ishte artikullshkruesi special për më se një dekadë. U bë ministër i Jashtëm më 1910 dhe më 1913, në krah të kryeministrit Elefterios Venizellos. Ai mori administrimin e përgjithshëm dhe organizimin e Greqisë së Veriut. Në vitin 1925 u zgjodh ministër i Ekonomisë dhe më 1916 ministër i Punëve të Jashtme dhe nënkryetar i qeverisë. Si ministër i Jashtëm përpunoi dhe arriti të votohet ligji për Bashkitë dhe Komunat që tregonte sistemin e drejtimit të bashkive dhe komunave. U zgjodh kryeministër më 21-8-1917 deri 28-8-1917, dhe nga 19-10-1917deri 3-1-1918.

Vdiq në Kranidhi më 1924.

Pavlo KUNDURIOTI

Lindi në ishullin e Hidrës më 1855. Pavloja ishte nipi i Gjeorgjio Kunduriotit dhe bëri karrierë si oficer i Marinës, me një veprimtari të gjerë. Në vitin 1905 u bë adjutant i mbretit Gjeorgjio i Parë, në prag të luftës së 1912 u bë komandant i flotës së Egjeut dhe në vazhdim u bë nënadmiral.

Pushtoi ishujt Limons, Tenedos, Tasos, Samothraqit, Psara dhe Mitilini. Mundi flotën turke në dhjetor të vitit 1912 dhe në janar 1913.

Më 1915 u zgjodh ministër i Marinës dhe më 1916 anëtar i Treshes arvanitase Venizellos, Dangëlliu, Kundurioti që drejtonte lëvizjen më 1917, dhe u bë ministër i Marinës.Më 1920 u bë mëkëmbësi i mbretit të Greqisë dhe më 1923 u bë Kryetar i parë i Republikës Greqisë deri më1926. Në vitin 1926 u zgjodh Kryetar i Republikës Greke arvanitasi tjetër Teodoros Pangallos. Në vitin 1929 u rizgjodh pësëri Kryetar i Republikës së Greqisë dhe dha dorheqjen për shkaqe shëndetësore në dhjetor të vitit 1929. Vdiq më 1935 në Faliro të Greqisë.

Aleksandër KORIZIU

Lindi më 1885 në ishullin e Poros. Studioi për Drejtësi dhe në vitin 1903 u emërua nënpunës në Bankën Kombëtare Greke. U bë drejtor i kësaj banke më 1921 dhe nëndrejtor i saj më 1928. Në vitin 1929 krijoi Bankën Bujqësore dhe ishte i pari drejtor i saj. Më 1936 u bë ministër i Komunikacionit dhe më 1939 u bë përsëri drejtor i Bankës Kombëtare Greke.

Me vdekjen e kryeministrit Metaksait në janar të vitit 1941, kur askush nuk ndërmerrte qeverisjen e Greqisë, mori detyrën e kryeministrit më 19-1-1941, dhe më 18 prill 1941, pas një mbledhje të vështirë të Këshillit të Ministrave, kur u kthye në shtëpi, vrau vehten.

Petro VULGARI

Lindi në ishullin e Hidrës më 1884. Ishte oficer i Marinës në Luftërat Ballkanike dhe mik i ngushtë i Pavlo Kunduriotit. U bë në periudhën 1926-1935, komandant i përgjithshëm i aviacionit të marinës, komandant i bazës së nëndetësve dhe më vonë atashe ushtarak në Ankara të Turqisë.U bë ministër i Aviacionit në Qeverinë e Lindjes së Mesme, dhe nga 8-4-1945 e deri më 17-10-1945 u bë kryeministër i Greqisë. Nuk pranoi kurrë shpërblimet për detyrën si kryeministër.

Ai vdiq në Athinë më 1957.

Aleksandër Diomid QIRIAKO

Lindi në Athinë më 1874. Ishte nipi i Diomid Qiriakos dhe biri i Nikoll Diomid Qiriakosë. Studjoi për Juridenc dhe ekonomi në Universitetin e Vajmarit dhe të Parisit dhe u bë petagog i Universitetit të Berlinit. Më 1905 u bë rektor i Universitetit të Athinës, në fushën e të drejtës publike.Më 1910 u zgjodh deputet i ishullit të Specas, dhe më 1912 ministër i Ekonomis. Në vitin 1923 u bë drejtor i Bankës Kombëtare Greke. Më 1949 u bë nënkryetar i qeverisë dhe nga 30-6-1949 deri më 6-1-1950 kryeministër i aleancës qeveritare.La një veprimtari të shkruar e të pasur.

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve: 525
PIKE: 575
Popullariteti Popullariteti: 2
Data e regjistrimit: 06/07/2010
Mosha: 33

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Mesazh nga RihHana prej Wed Jul 14, 2010 2:21 am

Ligji i Luftes se shtetit GREK Nr. 2636 1940 kunder SHQIPERIS !!

Ligji i Luftës që Greqia i shpalli Shqipërisë dhe Italisë, i cili ende nuk është shfuqizuar vazhdon ti ruajë efektet e tij mbi ndëshkimin ndaj shqiptarëve. Sipas llogjikes se ketij ligji shkaku për të cilën është penalizuar Shqipëria në këtë sanksion të gjendjes së jashtëzakonshme është fakti që nëpërmjet territorit të Shtetit shqiptar marshuan në vitin ‘40 ushtarët fashistë - italianë për të pushtuar Greqinë!
(Por ne e dime shume mire qe arsyeja e vertet eshte pastrimi etnik i Shqiptareve te Greqise)


Në këtë ligj përshkruhen me hollësi sasia e pronave dhe pasurive, që bllokohen si efekt dëmshpërblimi.
Ndërkohë nëpërmjet neneve të tij, pasqyrohet rruga për ti rikthyer ato prona me komisione shtetërore, që do të duhet të mblidhen për secilën prej tyre, me praninë e ministrave dhe ekspertëve të zyrave të shumta, të cilët është krejt e pamundur për t’i ulur në një tavolinë.

Në këtë akt ligjor të Athinës ka sanksione edhe për pronat apo pasuritë Italiane, që sipas Traktatit të Paqes së Parisit në 1946, u sekuestruan përfundimisht dhe kaluan në dorë të palës greke, si pjesë e dëmshpërblimeve që italianët si vend sulmues duhet t’ia paguanin Greqisë.

Çështja e pronave të bllokuara të shqiptarëve vazhdon të mbetet një proces i ngrirë si vetë procedura me këtë Ligj. Për më tepër që ky Ligj është baza juridike edhe i disa ligjeve dhe akteve të tjera juridike e normative që ka marrë Athina për çështjen e pronave të shtetëzuara dhunshëm të shqiptarëve që në fillimin e viteve ‘40.

Kjo procedurë që është ripërsëritur kohë pas kohe, madje deri në vitin 2006 ka pasur si synim bllokimin e kësaj pasurie që arrin në miliarda dollarë.

GAZETA QEVERITARE E MBRETËRISË SË GREQISË
Athinë, 10 nëntor 1940, Pjesa e Parë, Nr botimi 379
Përmbajtja: Ligje detyruese Rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurive armike. Rreth ndryshimeve dhe plotësimeve të dispozitave të organizimit sigurues të rreziqeve të luftës dhe ligjeve detyruese.
Dekret rreth përcaktimit të shteteve armike sipas kuptimit të ligjit detyrues nr. 1636/1940 të Italisë dhe Shqipërisë dhe zbatimit në lidhje me këto shtete, të dispozitave të këtyre ligjeve.

LIGJE DETYRUESE RAPORT MOTIVUES Rreth planit të ligjit Detyrues, “rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurive armike”.
Drejtuar Lartmadhërisë së tij, Mbretit
Lartmadhëri rëndësia që kanë të gjitha burimet ekonomike të shtetasve të palëve ndërluftuese, gjatë zhvillimit të luftës bashkëkohore, u duk nga lufta e fundit botërore, ku të gjitha shtetet ndërluftuese dekretuan ligje me të cilat bëhet e pamundur shfrytëzimi i burimeve të shtetasve të armikut, të prejardhura nga pasuri që ndodhen në territorin kombëtar dhe ndalohet çdo lloj akti juridik në favor të shteteve armike ose të shtetasve të tyre.

Kjo masë u mor edhe gjatë luftës së tanishme, pavarësisht nga shtetet që morën pjesë në të. Me paraqitjen e këtij plani “Për ligjin detyrues”, dekretohet një gjë e tillë edhe për ne.

Dispozita e planit në një pjesë të madhe janë përsëritje e Ligjit 1073 të vitit 1917, por të plotësuara me rrjedhimet që kanë ardhur si rezultat i zbatimit të këtij ligji, me qëllim që të përjashtohet çdo veprimtari ekonomike direkte ose indirekte e shtetasve armike në shtetin tonë gjatë kohës së luftës.

Gjatë hartimit të këtij plani u morën gjithashtu parasysh edhe ligjet që miratuan palët e tjera ndërluftuese. Dispozitat e ligjit bëhen dispozita definitive dhe çdonjëra prej tyre vihet në zbatim me dekretet mbretërore të botuara mbi bazën e propozimit të kryetarit të qeverisë dhe të ministrit të Financave. Plani i paraqitur synon në realizimin e qëllimeve të lartpërmendura, prandaj lutemi të keni mirësinë që ai të gëzojë miratimin tuaj.

Athinë, më 08 nëntor, 1940 Shtetas të devotshëm të Lartmadhërisë Suaj
__________________
«Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëhere vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë qe».

" A nation of sheep will beget a government of wolves" : Edward R. Morrow ( 1908-1965 ) Journalist

Albanian Atheist for life and proud to be, death to all gypsy religions on earth!

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve: 525
PIKE: 575
Popullariteti Popullariteti: 2
Data e regjistrimit: 06/07/2010
Mosha: 33

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Mesazh nga RihHana prej Wed Jul 14, 2010 2:22 am

Ligji i Forcës Nr. 2636 1940
“Rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurisë armike” Jeorjios B’ Mbret i Grekëve

Mbi bazën e propozimit të Këshillit tonë të Ministrave, vendosëm dhe urdhërojmë:
Kapitulli A’ Neni 1 Armiq
Armiq sipas kuptimit të këtij neni, konsiderohen:

a. Shtetet, kryetarët e këtyre shteteve dhe personat juridike të juridiksionit shtetëror të tyre, të cilat përcaktohen secili në veçanti si armik nëpërmjet Dekreteve Mbretërore të botuara me propozim të Kryetarit të Qeverisë, të Ministrit të Punëve të Jashtme, Ministrit të Financave, sipas kuptimit të këtij Ligji.
b. Persona fizikë, të cilat kanë shtetësinë e shteteve armike, sipas rastit a), ose ata që kanë banesë, ose banim të përhershëm në to.
c. Personat juridikë të juridiksionit privat dhe çdo bashkim personash, ose pasurish, përderisa kanë qendrën drejtuese të tyre në shtetet armike, sipas rastit, ose janë nën influencën ligjore, ose ekonomike të armiqve, sipas këtij neni.

2. Nuk janë armiq, sipas kuptimit të këtij ligji, personat fizikë, të cilat kanë fituar nënshtetësinë e shtetit armik, por janë me kombësi greke dhe banojnë në shtete të huaja, ose shtet aleat.
3. Në rast se ekzistojnë dyshime në lidhje me karakterizimin si armik të cilitdo personi ose bashkimi, sipas paragrafit 1, vendoset pas mendimit të komitetit, sipas nenit 19, të Ministrave të Financave dhe të Ekonomisë Kombëtare, me vendim të përbashkët të tyre.
Neni 2 Ndalimi i shkëmbimeve
1. Ndalohet dhe është i pavlefshëm çdo shkëmbim tregtar dhe çdo marrëveshje midis personave, pavarësisht nga shtetësia, që banojnë në Greqi, dhe armiqve, si dhe çdo akt i administratës, ose akt i njëanshëm i personave që banojnë në Greqi, përderisa për të nëpërmjet saj, fitojnë të drejta, ose përfitojnë armiqtë.
2. Aktet që lidhen një gjashtëmujor para vënies në zbatim të këtij ligji, mund të shpallen të pavlefshme me rrugë gjyqësore, pas padisë së ushtruar, nga shteti, pas mendimit të komitetit sipas numrit 19.
Neni 3
Ndalimi i kryerjes së veprimeve ligjore Përmbushja në Greqi e çdo veprimi ligjor dhe përmbushja e çdo detyrimi kundrejt armiqve, për cilindo arsye, ose përderisa nga përmbushja e tyre përfitojnë armiqtë bëhet me gjobë pavlefshmërie kundrejt administratorit, sipas nenit 12, dhe në qoftë se ai nuk ekziston në Arkën e Depozitimeve dhe Huave dhe ndalohet kryerja me cilindo mënyrë direkte të huadhënësit e armiqve.
Neni 4 Persona të familjes
Ndalimet në nenet 2 dhe 3 kanë fuqi edhe për personat e familjes.

Neni 5 Përjashtime
Me vendim të Ministrit të Financave dhe pas mendimit të Komitetit, sipas nenit 19, për raste të veçanta, mund të bëhen përjashtime nga dispozitat e neneve 2, 3 dhe 4, përderisa një gjë të tillë e imponojnë arsye të veçanta dhe vetë nevoja e mbajtjes se personave dhe familjeve, sipas nenit 1, b.
Kapitulli B’ Pasuritë armike
Neni 6
Sekuestrimi Pasuritë armike në Greqi me hyrjen në fuqi të këtij ligji ndalohen dhe është i pavlefshëm disponimi i këtyre pasurive tek armiqtë, ose në shkelje të dispozitave të këtij ligji.
Neni 7 Pasuri armike në Greqi
Si pasuri armike në Greqi konsiderohen elementet pasurore të mëposhtme, përderisa u takojnë ligjërisht ose ekonomikisht armiqve, sipas kuptimit të nenit 1: Elemente të patundshme dhe të tundshme të ndodhura në Greqi.

Letra me vlerë dhe tituj të tjerë të çdo lloji të ndodhura në Greqi, obligacione të shtetit grek, të firmave, të organizmave me selinë administrative të tyre, ose qendrën e tyre në Greqi, akoma edhe titujt përkatës të ndodhura jashtë shtetit. Para dhe lloje të tjera pagese të ndodhura në Greqi. Aksione të firmave, të cilat kanë selinë administrative të tyre ose qendrën e shfrytëzimit në Greqi, pavarësisht nga fakti nëse këto aksione janë të mishëruara në letra me vlerë, ose jo, dhe në qoftë se këto mishërime ndodhen në Greqi, ose jashtë shtetit.

Kërkesa ndaj debitorit me banesë, ose me banim të përhershëm në Greqi, ose kërkesa të prejardhura nga shkëmbimet të firmës tregtare në Greqi. Të drejta të pasurisë industriale dhe intelektuale, të cilat mbrohen në Greqi.

Të drejta mbi elementet pasurore të përshkruara në pikat a-f.
Të drejta nga marrëveshjet rreth elementeve pasurore të pikave a-f.
Çdo element tjetër pasuror i ndodhur në Greqi.
2. Përjashtohen nga dispozita e paragrafit të mësipërm elementet pasurore, të cilat u përkasin shtetasve grekë me banesë, ose banim në shtete armike.

Neni 8 Sekuestrimi i përkohshëm.
Me ligj, konsiderohen nën sekuestrim të përkohshëm, të gjithë ata që gjatë zbatimit të këtij ligji janë pronarë me cilëndo arsye të pasurive armike, sipas nenit 7, si dhe drejtuesit, administruesit, sekuestruesit, këshilltarët ose cilitdo kujdestarë ose debitorë të elementeve pasurore të tyre, përderisa këta zotërues të pasurive armike janë pronarë të këtyre elementëve pasurore.

Neni 9 Marrëdhëniet rreth pasurive përkohësisht të sekuestruara.
Në lidhje me marrëdhëniet rreth pasurive përkohësisht të sekuestruara zbatohen përkatësisht, me rezervimet e dispozitave të këtij ligji, dispozitat e procedurës civile për konfiskimin konservator, në emër të debitorit sipas nenit 8 të sekuestrimit të përkohshëm që ka vendin e tretë dhe të administratorit sipas nenit 12, që ka vendin e kreditorit.

Neni 10 Të drejtat e të të tretëve jo armiq.
Sekuestrimi nuk pengon të tretë jo armiq, të ushtrojnë të drejtat e tyre kundër pronarit, pasuria e të cilit është në sekuestrim dhe të kërkojnë plotësimin e tyre, sipas ligjeve analoge, kjo me rezervimet e dispozitës së paragrafit 2 të nenit 2. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, tjetërsimet, regjistrimet në librat e Hipotekës ose në regjistrat themeltarë të anijeve, ose të parashënimet kanë fuqi vetëm për sa kohë që bëhen mbi bazën e një titulli me vendim gjyqësor,… … ose me dëshirën personale të mëparshme nga zbatimi i këtij ligji dhe bazuar në dokumente shtetërore ose private me datë të saktë, me rezervimet e paragrafit 2 të nenit 2.

Neni 11 Deklaratat e pasurive armike
1. Të detyruar për deklaratë të pasurive armike në sekuestrim janë: Pronari i pasurisë armike. Cilido qoftë sipas nenit 8 është sekuestrues provizor i pasurisë armike.
2. Ata që sipas paragrafit 1 janë të detyruar të bëjnë deklaratë, duhet që brenda një muaji nga hyrja në zbatim e këtij ligji, të paraqesin te nëpunësi i Shërbimit Ekonomik Shtetëror deklaratë të hollësishme në dy kopje, për të gjitha elementët pasurore armike, ose të debitorëve të tyre. Për këtë deklaratë, nuk paguhet asnjë lloj takse.

3. Afati i paraqitjes së deklaratës mund të shtyhet me një akt të Ministrit të Financave të botuar në Gazetën Qeveritare.
4. Ata që paraqesin elementet e pasurisë armike pas përfundimit të afatit, përderisa nuk janë të detyruar të bëjnë deklaratë, sipas dispozitave të këtij neni kanë të drejtën e pagesës deri në 3 për qind të vlerës së tyre të përcaktuar kundrejt këtyre elementëve me vendim të Ministrit të Financave.

Neni 12 Administruesit
1. Administruesit e pasurive armike nën sekuestrim janë nëpunësit e Shërbimit Ekonomik Shtetëror të vendit ku ndodhet çdo element pasuror.
2. Aty ku janë shumë nëpunës të Shërbimit Ekonomik Shtetëror, administrator emërohet njëri prej tyre, me vendim të Ministrit të Financave.

3. Me vendim të të njëjtit ministër, lejohet të emërohen administratorë në vend të nëpunësit të Shërbimit Ekonomik Shtetëror, nëpunës të tjerë shtetërorë ose privatë në qoftë se ushtrimi i administrimit nga nëpunësi Ekonomik Shtetëror, nuk është ai që duhet.

Neni13 Detyrat dhe pushteti i administratorëve.

1. Administratorët kanë për detyrë gjetjen, regjistrimin, mirëmbajtjen dhe sipas destinacionit të zakonshëm, shfrytëzimin e pasurive të sekuestruara, duke marrë për këtë qëllim gjithmonë masat e duhura, kanë për detyrë të synojnë në kënaqjen e kërkesave të sekuestruara, si edhe kënaqjen e të drejtave të të tretëve, kundër pronarit të pasurisë së sekuestruar. Administratorët fillojnë nga puna, me hyrjen në zbatimi të këtij ligji, ose me përcaktimin e pronësisë të pasurisë armike të sekuestruar.
Administratorët përfaqësojnë në mënyrë të plotë, në rrugë gjyqësore dhe jashtëgjyqësore, pronarin e pasurisë së sekuestruar brenda kufijve të detyrave, të përshkruara në paragrafin 1 dhe tek ata dhe vetëm tek ata, publikohen detyrimisht gjithnjë dokumentet gjyqësore ose jashtëgjyqësore të çdo natyre, që kanë të bëjnë me pasurinë e pronarit.
3. Çështjet që kanë të bëjnë me administrimin e pasurive nën sekuestrim, mendime të Ministrit të Financave, të botuara në Gazetën Qeveritare.
Me të njëjtat vendime rregullohen çështjet e funksionimit të Shërbimit Qendror, në zbatimin e këtij ligji.

4. Pagesa e administratorëve përcaktohet nga Ministri i Financave, pas dhënies së mendimit të komitetit të përshkruar nga neni 19.

Neni 14 Vazhdimi i funksionimit të ndërmarrjeve
Përderisa nuk bëhet fjalë për firma të kategorive të veçanta, me vendim të Ministrit të Financave, të Ekonomisë Kombëtare dhe të Ministrit kompetent sipas natyrës së ndërmarrjes, mund të lejohet vazhdimi i funksionimit të ndërmarrjeve tregtare ose industriale që janë nën sekuestrim, me të njëjtin titull ose me titull të ndryshëm dhe me cilado burime të tjera. Si administratorë të këtyre ndërmarrjeve, mund të jenë po ata drejtues që ishin, përderisa nuk janë armiq, ose të emërohen si administratorë me vendime të përbashkëta të ministrave të lartpërmendur, persona të ndryshëm, nëpunës shtetërorë ose privatë, me kushte që përcaktohen me vendim, lidhur me vazhdimin funksionimit të ndërmarrjes.

Neni 15 Detyrimi i informimit.

Çdo pronar dokumentesh, librash ose të dhënash, të cilat janë të nevojshme për gjetjen, përcaktimin, ose administrimin e pasurive armike në sekuestrim, sipas nenit 6, është i detyruar t’i vërë ato në dispozicion të administratorëve, në qoftë se ato kërkohen.

Neni 16 Akte urgjente.
Deri në botimin e vendimeve sipas nenit 13, paragrafi 3, lejohet jepja me qira e pasurisë civile, ose bujqësore, ose shitja e detyruar e objekteve, që ndodhen në rrezik degradimi, ose nënvleftësimi me ankand të shpejtë, ose edhe pa të, nga sekuestruesi provizor, ose nga administratori, pas miratimit të Ministrit të Financave dhe pas mendimit të Komitetit sipas nenit 19.

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve: 525
PIKE: 575
Popullariteti Popullariteti: 2
Data e regjistrimit: 06/07/2010
Mosha: 33

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Mesazh nga RihHana prej Wed Jul 14, 2010 2:22 am

Kapitulli C’ Dispozita të përgjithshme.
Nga dispozitat e këtij ligji mund të bëhen përjashtime me kushte, ose pa kushte, me vendime të përbashkëta të Ministrit të Financave dhe të Ekonomisë Kombëtare të botuara në Gazetën Qeveritare, në lidhje me disa kategori aktesh, në lidhje me disa persona ose disa akte.

Neni 18 Dispozita penale.
1. Kushdo që shkel dispozitat e neneve 2, 3, 4, dhe 6, dënohet me burgim deri në dy vjet, ose me gjobë deri në pesëqind mijë dhrahmi, ose me të dy këto dënime, në qoftë se këto akte nuk dënohen me dënim më të rëndë, sipas dispozitave të ligjeve penale të përafërta.

2. Trupi gjykues bashkë, me dënimin, mund të urdhërojë edhe konfiskimin e elementeve pasurore, të cilat kanë të bëjnë me shkeljen.

3. Kushdo që shkel dispozitat e neneve 11 dhe 15 dënohet me burgim deri në gjashtë muaj, deri në njëqind mijë dhrahmi, ose me të dy këto dënime, në qoftë se aktet nuk dënohen me dënim më të rëndë, sipas dispozitave të ligjeve penale të përafërta.

Neni 19 Komiteti i zbatimit të ligjit dhe llogaritjes së sekuestrimit të pasurive armike.

1. Për ndjekjen e zbatimit të këtij ligji, për kontrollin e administratorëve dhe dhënien e mendimit për çdo çështje që mund të rezultojë nga zbatimi i këtij ligji, krijohet një komitet i përbërë … …nga një Këshilltar i Shtetit, ose Gjykatës i Shkallës së Lartë, të Gjykatës së Apelit, si kryetar dhe një prej Profesori ose Docenti ose i së drejtës private, shtetërore ose i së drejtës ndërkombëtare të Universitetit, ose i ndonjë shkolle të lartë, të cilët emërohen nga plotësuesit e Ministrit të Drejtësisë, prej një punonjësi të lartë të Ministrisë së Jashtme, një punonjësi të lartë të Ministrisë së Financave dhe një punonjësi të lartë të Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare, të emëruar nga Ministrat kompetentë bashkë me plotësuesit e tyre.
Sekretar komiteti emërohet një punonjës i Ministrisë së Financave, me gradë të paktën të klasit a’ dhe me vendim të Ministrit të Financave. Me vendim të këtij Ministri mund të emërohet në komitet një punonjës i kësaj Ministrie dhe një referues pa të drejtë vote. Tek anëtarët e komitetit dhe tek referuesi jepen për seancë dyqind e pesëdhjetë dhrahmi dhe te sekretari njëqind e pesëdhjetë dhrahmi.

2. Gjithnjë të ardhurat kesh nga administrimi i pasurive të sekuestruara, depozitohen në një llogari të veçantë, që ruhet në bankën e Greqisë me titullin “Llogari sekuestrimi i pasurive armike” dhe e cila lëviz me urdhër të Ministrit të Financave, me autorizim nga kryetari i komitetit, sipas nenit 1 të këtij ligji. Nga kjo llogari paguhen të gjitha shpenzimet për zbatimin e këtij ligji
Deri në fazën e grumbullimit të një sasie të mjaftueshme, për përballimin nga shtetit dhe nga kredi të shënuara në bilancin e shpenzimeve të Ministrisë së Financave, të cilat jepen nga llogaria e përshkruar në paragrafin më lart.

Neni 20 Zbatimi i ligjit
Me dekrete Mbretërore të botuara pas propozimit të Ministrit të Financave rregullohet çdo çështje, që ka lidhje me zbatimin e këtij ligji.

Neni 21 Fuqia dhe zbatimi
Ky ligj hyn në fuqi më datën 28 tetor 1940.
2. Dispozitat e këtij ligji hyjnë në zbatim plotësisht, ose pjesërisht me dekret mbretëror, i cili botohet mbi propozimin e Kryetarit të Qeverisë, të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe të Ministrit të Financave, nga dita e botimit të dekretit, ose edhe me fuqi prapavepruese.

Në të njëjtën mënyrë përcaktohet, ose plotësisht, ose pjesërisht përfundimi i zbatimit të këtyre dispozitave.
Athinë, më 10 nëntor 1940. Jeorjis B’

Këshilli i Ministrave Kryetari Metaksas
Anëtarët: Ajis Tabakopullos;
I. Dhurendis; A. Apostolidhis;
I. Arvanitis; A. Ikonomu;
S. Polizogopullos; H. Lis;
N. Papadhimas; I. Spenxas;
S. Papavasiliu; P. Ikonomakos; K. Burbulis; H. Alivizatos;
Th. Nikoludhis; J. Zafiropullos; K.Manjadhaqis; A. Xifos;
M. Qiriakopullos; K. Koxias.
U verifikua dhe u vu vula e madhe e shtetit Athinë, më 10 nëntor 1940


Ministri i Drejtësisë Ajis Tabakopullos

Ligjet detyruese nr. 2637. 1940 Rreth modifikimit dhe plotësimit të dispozitave në lidhje me Organizmin Sigurues të Rreziqeve të Luftës dhe Ligjeve Detyruese.
Jeorjios B’ Mbreti i Grekëve

Mbi bazën e propozimit të Këshillit tonë të Ministrave, vendosim dhe urdhërojmë:
Neni 1 Pjesët a dhe b, të paragrafit 1, të nenit 18 të ligjit Detyrues 2116/1939, ashtu siç u modifikua nëpërmjet nenit 3, të ligjit Detyrues të 2355/1940 dhe nëpërmjet nenit 6, të ligjit Detyrues 2557/1930 zëvendësohen si më poshtë:
Të trupave (anijeve dhe mekanizmave), të anijeve tregtare.

Të çdo mjeti transportues, nëpërmjet detit ose tokës, që transporton çdo lloj ngarkese pavarësisht nga destinacioni dhe nga vlera e saj.
Neni 2 Në fund të paragrafit 7, të nenit të ligjit Detyrues 2116/1939, ashtu siç u plotësua nga ligji i Forcës 2557/1940, shtohen paragrafët 8 dhe 9 si më poshtë:
8. Në rast se bëhet fjalë për punëtorë deti të huaj për llogaritjen e dëmshpërblimeve të lartpërmendura, merret parasysh rroga bazë e zakonshme e punëtorëve vendas, e specialiteteve respektive, dhe jo rroga e punëtorit të huaj, për të cilën është lidhur marrëveshje, për çdo rast konkret.

9. Në dëmshpërblimin për arsye papunësie të nenit 4004, shtohen edhe shpenzimet e mbajtjes në shtet të huaj të personave, që kanë shpëtuar nga mbytja e anijes, deri në ditën që do të rikthehen në atdhe, dhe shpenzimet për gjetjen e tyre, punë në lundrime të tjera, por për çdo rast, për një kohë jo më të madhe se dy muaj nga mbytja e anijes, përveç se në raste të jashtëzakonshme me vendim të posaçëm të Ministrit të Flotës Tregtare Detare, të botuar pas mendimit të Këshillit Drejtues të Organizimit Sigurues të Rreziqeve të Luftës përcaktohet ndryshe.
Athinë, më 09 nëntor 1940 Jeorjios B’ Këshilli i Ministrave Kryetari Metaksas Anëtarë: A.Tabakopullos; I. Dhurendis; A. Apostolidhis; I. Arvanitis; J. Nikolaidhis; N. Papadhimas; I. Papavasiliu; P. Ikonomakos; K. Burbulis; Th. Nikoludhis; K. Majnafhaqis; A. Xifos; M. Qiriakopullos.
U verifikua dhe u vu vula e madhe e shtetit Athinë, më 10 nëntor, 1940

Ministri i Drejtësisë Ajis Tabakopullos Rreth përcaktimit, si armike të shteteve sipas kuptimit të ligjit detyrues nr. 2636/1940 të Italisë dhe Shqipërisë dhe vënies në zbatim në lidhje me këto shtete të dispozitave të këtij ligji.

Jeprjios B’ Mbret i Grekëve
Duke marrë parasysh dispozitat 1 dhe 21, të Ligjit Detyrues nr.2636/1940 “rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurive armike”, mbi bazën e propozimit të Kryetarit të Qeverisë sonë, të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe të Ministrit tonë të Financave, vendosim dhe urdhërojmë: Përcaktojnë si shtet armik, sipas kuptimit të ligjit detyrues 2636/1940, Italinë, pas marrjes prej saj të tokave perandorake dhe kolonive të saj, si dhe Shqipërinë. Vëmë në zbatim plotësisht dispozitat e ligjit të mësipërm në lidhje me këto shtete prej datës 28 tetor 1940. U ngarkojmë Ministrave tanë të Punëve të Jashtme dhe të Financave detyrën e botimit dhe vënies në zbatim të këtij dekreti.
Athinë, më 09 nëntor 1940 Jeorjios B’ Këshilli i Ministrave
Kryetari Metaksas
Ministri i Financave Andreas Apostolidhis
__________________________________________________ _____________________________________


Sipas raporti te Grupit Nderkombetar te Krizave thuhet se shifra e cameve te larguarve me force nga Greqia per ne Shqiperi gjate dhe pas Luftes se Dyte Boterore eshte rreth 35 mije vete.
Por pavaresisht numrit te personave te larguar dhe per te cilet nuk ka nje shifer konvergjente, ajo qe ka rendesi eshte pasuria e pretenduar dhe vlera e saj. Sipas vleresimeve te Zyres Komisionare Shqiptare, kompetente deri ne vitin 1990 per te trajtuar pronat e shqiptareve jashte kufijve …
…politike te Republikes se Shqiperise ne vitin 1940 numeroheshin pervec shtepive e trojeve, pyje me siperfaqe 65 mije hektare, 108 mije ha kullota dhe 30 mije ha toke bujqesore. Po sipas kesaj zyre vlera e tyre me nje perllogaritje modeste shkon tek 1 miliard dollare. Ndersa sipas Shoqates Cameria vlera totale e pronave came ne fund te Luftes se Dyte Boterore ishte 340 milion USD dhe qe me vleren e sotme te kembimit vleresohet 2,5 miliard dollare, theksohet ne materialin e Grupit te Krizave.
Pra ceshtja çame sot shihet gabimisht si ceshtje pronash, dhe jo si nje rivendikim i drejte territorial!
Sipas perfaqesuesve te Shoqates Cameria, Greqia mohon te drejten e shenjte te prones private duke mbajtur ende ne kembe gjendjen e luftes me Shqiperine dhe duke etiketuar si bashkepunetore te gjermaneve tere pakicen shqiptare qe ka jetuar ne territoret e saj deri ne perfundim te Luftes se Dyte Boterore.

Mbajtja ne kembe e ketij ligji prej mbi 60 vjetesh bllokon kthimin e pasurive te shqiptareve çame qe kane jetuar ne Greqi deri ne ate periudhe dhe jane larguar / debuar me force prej tokes dhe pronave të tyre. Kane kaluar mbi 60 vjet qe nga shpallja me dekret mbreteror e ligjit 2636 te Qeverise se gjeneralit Metaksa si kunderpergjigje ndaj sulmit italian mbi Greqine nga territori i Shqiperise, i cili siguron ushtrimin e efekteve te tij sekuestrative kryesisht mbi 800 prona te shqiptareve, mesohet ne arkivat e Ministrise Jashtme shqiptare.
Kjo sepse sipas dekretit Shqiperia dhe Italia shpalleshin shtete armiq. Pronat u moren ne fillim prej Ministrise se Financave qe nga ana e saj ua dha qytetareve te ndryshem ne administrim duke marre pej tyre 15% te te ardhurave vjetore. Abrogimi i ligjit prej qeverise kuislinge te Colakogluse, te mbrojtur nga bajonetat naziste gjermane, nuk u njoh nga qeveria greke e vitit 1944, e cila e restauroi nepermjet ligjit 13 te vitit 1944 dhe prej atehere ai vazhdon edhe sot e kesaj dite të jete ne fuqi.
Ekziston nje dekret i qeverise greke te vitit 1989 per shfuqizimin e ligjit, por ky dekret asnjehere nuk u miratua ne Parlamentin Grek. Duket se pikerisht pas ketij veprimi apo mosveprimi qendron dilema greke: ligji nuk ka efekte nderkombetare, as ne marredheniet me Shqiperine, aq me teper qe mes dy vendeve ka edhe nje Traktat Miqesie dhe Bashkepunimi, por atij i ngelen disa efekte te brendshme, kryesisht mbi pronat qe gjenden ne territorin grek
Sipas avokatit te njohur shqiptar Agim Tartari Greqia ka aprovuar ne 3 dhjetor 1998 ligjin 2664, i cili fiksonte 5 tetorin 1999 si afatin e fundit per te regjistruar pasurite e paluajtshme ne Greqi.
Me pas pronat e paregjistruara, pra dhe ato te shqiptareve çame, konsiderohen si publike. Ligji i mesiperm parashikon te drejten e apelimit brenda 5-7 vjeteve per ata qe pretendojne njohjen e te drejtes se prones. Pikerisht ky eshte dhe afati kohor brenda te cilit Shoqata Cameria synon te realizoje nje padi kolektive ne Gjykaten Europiane te Strasburgut.
Levizja ne drejtim te rikthimit apo kompensimit te ketyre pronave qe perfaqeson nje fature te madhe financiare kerkon dhe aktivizimin e shtetit shqiptar, por politikanet homoseksual shqiptar vazhdojne të qendrojne paturpesisht ne heshtje! Deri tani shqiptarët kanë heshtur dhe logjikisht grekët kanë thënë se nuk ka një problem çam. Por tani është koha kur shqiptarët duhet t'i kërkojnë qeverisë & Shtetit të tyre të ndërhyjë, gjithmonë duke e trajtuar si çështje te shkeljes së të drejtave të njeriut. Shteti shqiptar duhet të flasë i pari! Qeveritë shqiptare dhe greke duhet të bëjnë hapat e parë të bashkëpunimit. Deri tani këtë problem e ka mbajtur larg frika e Shqipërisë së Madhe Për fat të mirë debati ka nisur edhe në Athinë, jozyrtarisht, në disa qarqe akademike

Miranda Vikers (Vickers) dhe Xhejms Petifer (James Pettifer) për herë të parë kanë shkelur tokën shqiptare si turistë në vitin 1988. Sipas tyre, kjo ishte pikërisht koha kur ata të dy vendosën të fokusoheshin në studimin e historisë së Ballkanit dhe veçanërisht asaj shqiptare. Në vazhdim misioni i tyre do të përzihej edhe me atë të gazetarit edhe me atë të historianit. "Kemi mbajtur shënime në ditar, kemi takuar njerëz gjithandej në trojet shqipfolëse, i kemi vëzhguar nga fare pranë edhe në ditë të vështira për mbijetesën dhe këto shënime i kemi konvertuar në libra të ndryshëm. Në stadin aktual ndihemi më akademikë dhe jo më gazetarë. Tani jemi duke studiuar aspekte të veçanta të zhvillimit të historisë shqiptare", përmbledhin me pak fjalë dy britanikët qenësinë e tyre pranë kombit tonë. Nuk e pranojnë me plot gojën, por duket se problemi i Çamërisë duhet të jetë objektivi i ardhëm i punimit të tyre të përbashkët. Kjo sepse pikësëpari lëvizjen për zgjidhjen e çështjes çame dy historianët e shohin si hap të parë të pashmangshëm që rrjedha e historisë duhet të përtypë.
__________________
«Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëhere vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë qe».

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve: 525
PIKE: 575
Popullariteti Popullariteti: 2
Data e regjistrimit: 06/07/2010
Mosha: 33

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Mesazh nga RihHana prej Wed Jul 14, 2010 2:22 am

FILLIMET E GJENOCIDIT ÇAM MASAKRA E DERVISHANES 1772

Banoret e nje fshati ne krahinen e Sulit te Siperm mohuan krishterimin dhe pranuan islamin. Duke qene se ata pranuan islamin, ata krijuan edhe shume marredhenie te mira me fshatrat e tjera çame te Sulit te poshtem. Shkembime te ndryshme tregtare, ekonomike dhe martesore filluan te beheshin me fshatrat e tjera muslimane te Çamerise dhe sidomos te Paramithise, dhe Margelliçit qe ishin perkatesisht dy, dhe nje ore e gjysem larg nga kryeqendra e Sulit te siperm ku jetonin edhe kleftet ortodokse Suliote. Me lidhjet martesore, dhe shkembimet e ndryshme tregtare ekonomike numri i banoreve te fshatit kaloi nga 100 ne 200 familje muslimanesh çame. Suliote qe kontrollonin gjithe krahinen me briganderine e tyre nuk e kishin me sy te mire pranimin e fese se Osmaneve dhe Çameve nga ky fshat. Ata disa here kishin provokuar banoret e ketij fshati duke vrare banore te pafajshem, dhe duke i marre vajzat e reja si robina ne malet e tyre. Por fakti kryesor ishte se Suli i siperm ishte kthyer ne nje ferr per çamet muslimane dhe per Turqit ishte i pakontrolluar dhe jashte autoritetit te Perandorise Osmane. Ne kete menyre te gjithe banoret e Dervizianes e dinin se nuk kishte askush per ti mbrojtur ata dhe duke qene se ishin te rrethuar nga te gjitha anet nga Suliotet ata ishin te detyruar qe ti paguanin haraç Sulioteve. Por Suliotet nuk mjaftoheshin vetem me haraçet dhe me taksat qe ju kishin vene çameve te Dervishanes por ata rrembenin shpesh edhe vajza te reja çame muslimane, dhe i merrnin me vete ne shtepite dhe kishat e tyre. Bile ata i perulnin shume çamet e Dervishanes duke i share per faktin se kishin pranuar islamin dhe duke i quajtur tradhetare te Kryqit. Keto çnderime te padurueshme bene qe çamet mos te duronin me dhe ngrinin krye kunder krimineleve ortodokse Suliote, dhe te vrasin disa prej tyre kur ishin futur ne fshat per te grabitur pasurite e çameve. Suliotet kete rast e prisnin me zell te madh ndaj edhe te mbledhur ne nje nga kishat e Sulit ne 26 Korrik 1772 ne diten e celebrimit te Agia Paraskivia ( Shen Parashqevis) zgjollen 700 luftetare per te masakruar fshatin rebel musliman. Sapo arriten ne fshat ata sulmuan fshatin nga te gjitha anet, dhe duke qene se burrat e fshatit nuk ishin ne gjendje te parballonin sulmin e Sulioteve, per shkak te numrit te tyre te paket, dhe te befasise se Sulioteve, fshati rra ne duart e Sulioteve te cilet pa asnje pike meshire i therren te gjitha burrat dhe djemte e rinj te fshatit duke mos lene asnje pa e kaluar ne thike, dhe pa ja prere koken. U lane gjalle vetem femijet grate, dhe plakat sepse edhe burrat pleq u kaluan ne thike dhe u therren. Pasi rrembyen te gjitha vajzat e reja çame ata menjehere deportuan te gjithe te mbijetuarit e masakres se Dervishanes duke i debuar ata nga Krahina e Sulit. Te gjithe grate, dhe jetimet e mbijetuar te Dervishanes u vendosen, ne Arte dhe nje pjese e konsiderueshme e çameve te Artes e kane origjinen nga Dervishana ose Derviziana ne greqisht. Fshati pas deportimit dhe masakres se çameve u popullua nga Suliotet. Pas maskres se Dervishanes governatori i atehershem i Artes i shpalli lufte Sulioteve i indinjuar nga masakra e vellerzerve te tij te gjakut dhe te fese, çamet. Kjo masaker shenon nje nga masakrat dhe spastrimet e para etniko-fetare te gjenocidit çam dhe ishte orkestruar nga kleftet Suliote nen urdhrat e kishes ortodokse greke. Kjo masaker do te shenonte therrjen, çnderimin dhe deportimin e 200 familjeve çame muslimane, fshati i te cileve do te popullohej pastaj nga kleftet Suliote. Eshte per tu theksuar fakti se nje nga familjet qe banonin Sulin ne ate kohe ishte dhe familja e Tusas Zerva, familje nga e cila rrjedh edhe Napoleon Zerva i cili gjate luftes se dyte boterore do te perfundonte vepren famekeqe te filluar nga stergjysherit t tij duke masakruar gjithe çamet dhe duke i deportuar nen hijen e thikave, grate dhe jetimet çame mbetur pa burra, dhe baballare. Ne te njejtin vit, pra 1772 Kapedan Sulejman Çapari nga familja fisnike e Çaparenjve te Luaratit ne Çameri ne krye te 9000 çamerve do te rrethonte Sulin, duke vrare shume klefte Suliote dhe duke djegur Sulin por pas djegjes se Sulit Sulejmani kampoi ne malet e Sulit dhe u sulmua ne befasi dhe u fut ne kurth nga kleftet Suliote nen komanden e strategeve ruse, te cilen kishin organizuar edhe kryengritjen e Morese ne vitet 1768-1770, kryengritje kjo e shtypur po nga Kapedan Sulejman Çapari ne krye te nje ushtrie prej 10.000 shqiptaresh ku pjesen derrmuese te saj e perbenin çamet. Eshte shume e rendesishme per popullsine çame te emigruar nga vatrat e saja, dhe me banim momentalisht ne Shqiperi apo gjetke qe te vihet ne dijeni se gjenocidi çame nuk ka filluar ne 1821 me revolucionin grek ku Suliotet dhe Greket filluan te masakronin te gjitha fshatrat jugore te Çamerise, as ne 1913 ku pas shembjes se Perandorise Osmane te gjithe çamet e Janines, Artes, dhe ata te Çamerise lindore, jetuan makabrat me te tmerrshme nen hijen e thikave dhe kryqit, as ne 1944 me masakren e madhe te Suliotit Napolon Zerva por shume dekada me pare, ne vitet 1750 kur çami Seit Çapari nga familja fisnike e Çaparenjve te Luaratit ne Çameri, dhe Delvinioti Mustafa Koka do te rrethonin Sulin, duke vrare shume Suliote, sepse keta te fundit i kishin vene taksa muslimaneve çame te Margelliçit, dhe nqs keta te fundit si paguanin ata kryenin krime nga me monstruozet. Edhe Ali Pashe Tepelena sulmoi Suliotet sepse keta te fundit kishin sulmuar fshatrat muslimane te Çamerise, gjate mungeses se Aliut, dhe me sakte fshatrat e Margelliçit qe eshte nje ore e gjysme ne kembe nga malet e Sulit. . Po te lexojme historine e Çamerise do te kuptojme qarte se çamet pjesen derrmuese te luftes se tyre e kane bere kunder Sulioteve dhe Arvaniteve, duke qene se keta te fundit luftonin per kryqin dhe per nje Greqi te Madhe, ndersa çamet per Çamerine, dhe mosvaresine e tyre nga kleftet Suliote dhe nga kuçedra ballkanike, (Kisha Ortodokse), te cilet luftonin per nje Greqi te Madhe, ose Megali Idea deri ne lumin Shkumbin, ndersa çamet dhe Shqiptaret e tjere per Shqiperine dhe Çamerine deri ne Arte.

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve: 525
PIKE: 575
Popullariteti Popullariteti: 2
Data e regjistrimit: 06/07/2010
Mosha: 33

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi