Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Shko poshtë

Dokumenta Historike Rreth Çamerise - Faqe 3 Empty Re: Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 1:21 pm

KUSH ISHIN KRYEMINISTRAT E GREQISË ME ORIGJINË SHQIPTARE

Shkruan: Prof.Arben LLALLA

Tetovë, 23.03.2007

Me paraqitjen biografike të shkurtër të disa kryeministrave të shtetit Grek që ishin arvanitas, qëllimi është për të ndriçuar rolin historik që luajtën arvanitasit për drejtimin e mbretërisë dhe shtetit grek.
Kryeministra të Greqisë që ishin arvanitas janë më shumë seç paraqes në këtë përmbledhje të përgjithshme, por mjerisht na mungojnë të dhënat biografikë për më gjerë.
Arvanitasit, këta luftëtarë trima, heronj të Kryengritjes së vitit 1821, jo vetëm me armët e tyre luftuan për pavarësinë e Greqisë, por ishin kryetarët e parë të shtetit grek, që drejtuan Greqinë drejtë zhvillimit të jetës europiane.
Në vitin 1850, arvaniti Andoni Kryeziu, kur ishte kryeministër shpalli Kishën Autoqefale Greke, duke e shkëputur përgjithmon nga vartësia e Fanarit të Stambollit.
Kur arvanitasi Dhimitër Vulgari ishte kryeministër i Greqisë, u bë e mundur bashkimi i Shtat ishujve me Greqinë. Kryeministri Dhimitër Vulgari mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës për tu bashkuar me Greqinë.
Gjenerali Teodoros Pangallos kur ishte Kryetar dhe Kryeministër i Greqisë më 1925-1926, u arritën shumë marrëveshje të rëndësishme në fushën e politikës dhe kulturës me Shqipërinë.
Më 1926 Kryetari i Republikës të Greqisë Teodoros Pangallos do të deklaronte në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë se: “Republika Greke njihte minoritetin shqiptarë që jetonte në Greqi”.
Po kështu kur Pangallos ishte Kryetar i Greqisë u nënshkrua më 25 qershor 1926 Marrëveshja për shkëmbimin e kriminelëve, vjedhësve nga të dy vendet. Në 13 tetor u nënshkrua Marrëveshja Konsullore e cila kishte të bënte me kryerjen e veprimeve administrative, mbrojtje pasurish, shitje, lindje, vdekje, si dhe lirinë e tregtisë të shqiptarëve dhe të grekëve dhe punësimi i lirë pa taksa dhe viza doganore për shtetasit me banim 15 km, larg vijës kufitare nga të dy anët e kufirit.

Gjeorgjio KUNDURIOTI (1782-1858)

Gjergj Kundurioti lindi më 1772 në ishullin e Hidrës. I takon familjes së Kunduriotëve që dhanë shumë kryengritjes së 1821. Tok me vëllanë Llazarin, dhanë shumën prej 1.948.158 franga ari (4/5 të pasurisë së tyre) për mbështetjen e Kryengritjes 1821.

Ishte Kryetar i Greqisë në periudhën 11.10.1824 - 6.2.1825. Kryetar dhe anëtar i Komisionit Drejtues më 1832. U zgjodh kryetar i mbledhjes së Pleqërisë së parë (1844-1845), të mbledhjes së Pleqërisë së dytë (1845-1846), dhe të mbledhjes së tretë (1846-1847).Në janar të 1844 u bë kryeministër dhe ministër i Marinës.

U bë kryeministër përsëri në vitin 1848, dhe dha dorëheqjen për shkak të mospajtimit me mbretin Oton. Në vazhdim ishte deputet dhe kryetar i Kuvendit të mbretërisë të Greqisë më 1856.

Vdiq më 1858 në ishullin e Hidrës.


Andon KRIEZIU (1796-1865)

Andon Krieziu lindi në ishullin e Hidrës më 1796. Familja e tij kishte ardhur në ishullin e Hidrës në shekullin e 17. Rrënjët e fisit të Kryezinjve gjenden në fshatin arvanitas Krieza të Eubesë jugore. Qysh në fillim të luftës së 1821 luftoi gjithnjë në vijën e parë dhe si dorë e djathtë e admiral Andrea Miauli.

Më 1836 bëhet ministër i Marinës detare greke, më vonë bëhet krye kujdestar i oborrit të mbretit Oton dhe zgjidhet kryeministër në 1842-1844, dhe në vitin1849-1854.

Gjatë periudhës që ishte kryeministër zgjidhi problemin e madh kishtar të asaj kohe. Me shpalljen e Kishës Autoqefale Greke më 1850 duke e shkëputur përgjithmonë nga qendra e fesë ortodokse në Stamboll. Ishte i pari njeri që u bë nënadmiral i Marinës greke dhe u caktua adjutant i mbretit Gjeorgjit të parë të Greqisë.

Vdiq më 1865 në Athinë dhe u varros me nderime të veçanta.

Dhimitër VULGARI (1801-1877)

Dhimitër Vulgari lindi më 1801 në ishullin e Hidrës. Ishte bir i beut të Hidrës, Gjeorgjio Vulgarit.Në moshën 17 vjeç u bë anëtar i Këshillit të Hidrës dhe më 1822, u zgjodh kryetar i përfaqësisë së Hidrës, u bë dhe drejtues i anijes luftarake në ishull. Më 1826 ishte prokuror i Hidrës dhe më 1848 u bë ministër i Ekonomisë. Ishte kryeministër nga viti 1855-1857, 1862-1863, 1863-1864, 1868-1869, 1871-1872, dhe nga 1874-1875.

Gjatë periudhës që ishte kryeministër u bë bashkimi i Shtat Ishujve me Greqinë, dhe mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës.

Vdiq më 1877 në Athinë.

[b]Athanasio MIAULIB]

Lindi në ishullin e Hidrës më 1815 dhe ishte djali i të lavdishmit Andrea Miaulit.U rrit pranë babait në det dhe mësoi në anije Fregatë shkrim e këndim në gjuhën greke nga Filip Joanu. Ai mbaroi Fakultetin Ushtarak të Mynihut në Gjermani dhe shërbeu si oficer i marinës greke. U bë adjutant i mbretit Oton dhe ministër i Marinës në vitin 1855. Kryeministër I Greqisë u zgjodh nga viti 1857-1862.

Vdiq në Paris të Francës në vitin 1867.

Diomidh QIRIAKOS

Lindi në ishullin e Specas në vitin 1811. Familja Qiriako i dha shumë Kryengritjes të 1821. Vëllai i tij, Jani Qiriako ishte nënadmiral i flotës së ishullit të Specas dhe u vra në luftën e Mesollogjis. Diomidhi studjoi për drejtësi në Universitetin e Pizës dhe të Parisit. Më 1835 u bë prokuror i Gjygjit të Shkallës së Parë. Në vitin 1840 u zgjodh i plot fuqishëm i ishullit të Specas. Ishte redaktori kryesor i Kushtetutës të vitit 1843 dhe qysh nga viti 1851 ishte profesor i së Drejtës Kushtetuse. Ishte ministër i Fesë dhe Arsimit Publik, dhe më 18-3-1863 deri 29-4-1863 ishte kryeministër i Greqisë.Ishte autorë i shumë librave historikë dhe me përmbajtje juridike.

Vdiq në Itali në vitin 1869.

Emanuil REPILI

Lindi më 1863 në Kranidhi. Studioi për drejtësi dhe u muar dhe me gazetari. Ishte kryeredaktor i gazetës “Akropol” dhe ishte artikullshkruesi special për më se një dekadë. U bë ministër i Jashtëm më 1910 dhe më 1913, në krah të kryeministrit Elefterios Venizellos. Ai mori administrimin e përgjithshëm dhe organizimin e Greqisë së Veriut. Në vitin 1925 u zgjodh ministër i Ekonomisë dhe më 1916 ministër i Punëve të Jashtme dhe nënkryetar i qeverisë. Si ministër i Jashtëm përpunoi dhe arriti të votohet ligji për Bashkitë dhe Komunat që tregonte sistemin e drejtimit të bashkive dhe komunave. U zgjodh kryeministër më 21-8-1917 deri 28-8-1917, dhe nga 19-10-1917deri 3-1-1918.

Vdiq në Kranidhi më 1924.

Pavlo KUNDURIOTI

Lindi në ishullin e Hidrës më 1855. Pavloja ishte nipi i Gjeorgjio Kunduriotit dhe bëri karrierë si oficer i Marinës, me një veprimtari të gjerë. Në vitin 1905 u bë adjutant i mbretit Gjeorgjio i Parë, në prag të luftës së 1912 u bë komandant i flotës së Egjeut dhe në vazhdim u bë nënadmiral.

Pushtoi ishujt Limons, Tenedos, Tasos, Samothraqit, Psara dhe Mitilini. Mundi flotën turke në dhjetor të vitit 1912 dhe në janar 1913.

Më 1915 u zgjodh ministër i Marinës dhe më 1916 anëtar i Treshes arvanitase Venizellos, Dangëlliu, Kundurioti që drejtonte lëvizjen më 1917, dhe u bë ministër i Marinës.Më 1920 u bë mëkëmbësi i mbretit të Greqisë dhe më 1923 u bë Kryetar i parë i Republikës Greqisë deri më1926. Në vitin 1926 u zgjodh Kryetar i Republikës Greke arvanitasi tjetër Teodoros Pangallos. Në vitin 1929 u rizgjodh pësëri Kryetar i Republikës së Greqisë dhe dha dorheqjen për shkaqe shëndetësore në dhjetor të vitit 1929. Vdiq më 1935 në Faliro të Greqisë.

Aleksandër KORIZIU

Lindi më 1885 në ishullin e Poros. Studioi për Drejtësi dhe në vitin 1903 u emërua nënpunës në Bankën Kombëtare Greke. U bë drejtor i kësaj banke më 1921 dhe nëndrejtor i saj më 1928. Në vitin 1929 krijoi Bankën Bujqësore dhe ishte i pari drejtor i saj. Më 1936 u bë ministër i Komunikacionit dhe më 1939 u bë përsëri drejtor i Bankës Kombëtare Greke.

Me vdekjen e kryeministrit Metaksait në janar të vitit 1941, kur askush nuk ndërmerrte qeverisjen e Greqisë, mori detyrën e kryeministrit më 19-1-1941, dhe më 18 prill 1941, pas një mbledhje të vështirë të Këshillit të Ministrave, kur u kthye në shtëpi, vrau vehten.

Petro VULGARI

Lindi në ishullin e Hidrës më 1884. Ishte oficer i Marinës në Luftërat Ballkanike dhe mik i ngushtë i Pavlo Kunduriotit. U bë në periudhën 1926-1935, komandant i përgjithshëm i aviacionit të marinës, komandant i bazës së nëndetësve dhe më vonë atashe ushtarak në Ankara të Turqisë.U bë ministër i Aviacionit në Qeverinë e Lindjes së Mesme, dhe nga 8-4-1945 e deri më 17-10-1945 u bë kryeministër i Greqisë. Nuk pranoi kurrë shpërblimet për detyrën si kryeministër.

Ai vdiq në Athinë më 1957.

Aleksandër Diomid QIRIAKO

Lindi në Athinë më 1874. Ishte nipi i Diomid Qiriakos dhe biri i Nikoll Diomid Qiriakosë. Studjoi për Juridenc dhe ekonomi në Universitetin e Vajmarit dhe të Parisit dhe u bë petagog i Universitetit të Berlinit. Më 1905 u bë rektor i Universitetit të Athinës, në fushën e të drejtës publike.Më 1910 u zgjodh deputet i ishullit të Specas, dhe më 1912 ministër i Ekonomis. Në vitin 1923 u bë drejtor i Bankës Kombëtare Greke. Më 1949 u bë nënkryetar i qeverisë dhe nga 30-6-1949 deri më 6-1-1950 kryeministër i aleancës qeveritare.La një veprimtari të shkruar e të pasur.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dokumenta Historike Rreth Çamerise - Faqe 3 Empty Re: Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 1:21 pm

Ligji i Luftes se shtetit GREK Nr. 2636 1940 kunder SHQIPERIS !!

Ligji i Luftës që Greqia i shpalli Shqipërisë dhe Italisë, i cili ende nuk është shfuqizuar vazhdon ti ruajë efektet e tij mbi ndëshkimin ndaj shqiptarëve. Sipas llogjikes se ketij ligji shkaku për të cilën është penalizuar Shqipëria në këtë sanksion të gjendjes së jashtëzakonshme është fakti që nëpërmjet territorit të Shtetit shqiptar marshuan në vitin ‘40 ushtarët fashistë - italianë për të pushtuar Greqinë!
(Por ne e dime shume mire qe arsyeja e vertet eshte pastrimi etnik i Shqiptareve te Greqise)


Në këtë ligj përshkruhen me hollësi sasia e pronave dhe pasurive, që bllokohen si efekt dëmshpërblimi.
Ndërkohë nëpërmjet neneve të tij, pasqyrohet rruga për ti rikthyer ato prona me komisione shtetërore, që do të duhet të mblidhen për secilën prej tyre, me praninë e ministrave dhe ekspertëve të zyrave të shumta, të cilët është krejt e pamundur për t’i ulur në një tavolinë.

Në këtë akt ligjor të Athinës ka sanksione edhe për pronat apo pasuritë Italiane, që sipas Traktatit të Paqes së Parisit në 1946, u sekuestruan përfundimisht dhe kaluan në dorë të palës greke, si pjesë e dëmshpërblimeve që italianët si vend sulmues duhet t’ia paguanin Greqisë.

Çështja e pronave të bllokuara të shqiptarëve vazhdon të mbetet një proces i ngrirë si vetë procedura me këtë Ligj. Për më tepër që ky Ligj është baza juridike edhe i disa ligjeve dhe akteve të tjera juridike e normative që ka marrë Athina për çështjen e pronave të shtetëzuara dhunshëm të shqiptarëve që në fillimin e viteve ‘40.

Kjo procedurë që është ripërsëritur kohë pas kohe, madje deri në vitin 2006 ka pasur si synim bllokimin e kësaj pasurie që arrin në miliarda dollarë.

GAZETA QEVERITARE E MBRETËRISË SË GREQISË
Athinë, 10 nëntor 1940, Pjesa e Parë, Nr botimi 379
Përmbajtja: Ligje detyruese Rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurive armike. Rreth ndryshimeve dhe plotësimeve të dispozitave të organizimit sigurues të rreziqeve të luftës dhe ligjeve detyruese.
Dekret rreth përcaktimit të shteteve armike sipas kuptimit të ligjit detyrues nr. 1636/1940 të Italisë dhe Shqipërisë dhe zbatimit në lidhje me këto shtete, të dispozitave të këtyre ligjeve.

LIGJE DETYRUESE RAPORT MOTIVUES Rreth planit të ligjit Detyrues, “rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurive armike”.
Drejtuar Lartmadhërisë së tij, Mbretit
Lartmadhëri rëndësia që kanë të gjitha burimet ekonomike të shtetasve të palëve ndërluftuese, gjatë zhvillimit të luftës bashkëkohore, u duk nga lufta e fundit botërore, ku të gjitha shtetet ndërluftuese dekretuan ligje me të cilat bëhet e pamundur shfrytëzimi i burimeve të shtetasve të armikut, të prejardhura nga pasuri që ndodhen në territorin kombëtar dhe ndalohet çdo lloj akti juridik në favor të shteteve armike ose të shtetasve të tyre.

Kjo masë u mor edhe gjatë luftës së tanishme, pavarësisht nga shtetet që morën pjesë në të. Me paraqitjen e këtij plani “Për ligjin detyrues”, dekretohet një gjë e tillë edhe për ne.

Dispozita e planit në një pjesë të madhe janë përsëritje e Ligjit 1073 të vitit 1917, por të plotësuara me rrjedhimet që kanë ardhur si rezultat i zbatimit të këtij ligji, me qëllim që të përjashtohet çdo veprimtari ekonomike direkte ose indirekte e shtetasve armike në shtetin tonë gjatë kohës së luftës.

Gjatë hartimit të këtij plani u morën gjithashtu parasysh edhe ligjet që miratuan palët e tjera ndërluftuese. Dispozitat e ligjit bëhen dispozita definitive dhe çdonjëra prej tyre vihet në zbatim me dekretet mbretërore të botuara mbi bazën e propozimit të kryetarit të qeverisë dhe të ministrit të Financave. Plani i paraqitur synon në realizimin e qëllimeve të lartpërmendura, prandaj lutemi të keni mirësinë që ai të gëzojë miratimin tuaj.

Athinë, më 08 nëntor, 1940 Shtetas të devotshëm të Lartmadhërisë Suaj
__________________
«Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëhere vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë qe».

" A nation of sheep will beget a government of wolves" : Edward R. Morrow ( 1908-1965 ) Journalist

Albanian Atheist for life and proud to be, death to all gypsy religions on earth!
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dokumenta Historike Rreth Çamerise - Faqe 3 Empty Re: Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 1:22 pm

Ligji i Forcës Nr. 2636 1940
“Rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurisë armike” Jeorjios B’ Mbret i Grekëve

Mbi bazën e propozimit të Këshillit tonë të Ministrave, vendosëm dhe urdhërojmë:
Kapitulli A’ Neni 1 Armiq
Armiq sipas kuptimit të këtij neni, konsiderohen:

a. Shtetet, kryetarët e këtyre shteteve dhe personat juridike të juridiksionit shtetëror të tyre, të cilat përcaktohen secili në veçanti si armik nëpërmjet Dekreteve Mbretërore të botuara me propozim të Kryetarit të Qeverisë, të Ministrit të Punëve të Jashtme, Ministrit të Financave, sipas kuptimit të këtij Ligji.
b. Persona fizikë, të cilat kanë shtetësinë e shteteve armike, sipas rastit a), ose ata që kanë banesë, ose banim të përhershëm në to.
c. Personat juridikë të juridiksionit privat dhe çdo bashkim personash, ose pasurish, përderisa kanë qendrën drejtuese të tyre në shtetet armike, sipas rastit, ose janë nën influencën ligjore, ose ekonomike të armiqve, sipas këtij neni.

2. Nuk janë armiq, sipas kuptimit të këtij ligji, personat fizikë, të cilat kanë fituar nënshtetësinë e shtetit armik, por janë me kombësi greke dhe banojnë në shtete të huaja, ose shtet aleat.
3. Në rast se ekzistojnë dyshime në lidhje me karakterizimin si armik të cilitdo personi ose bashkimi, sipas paragrafit 1, vendoset pas mendimit të komitetit, sipas nenit 19, të Ministrave të Financave dhe të Ekonomisë Kombëtare, me vendim të përbashkët të tyre.
Neni 2 Ndalimi i shkëmbimeve
1. Ndalohet dhe është i pavlefshëm çdo shkëmbim tregtar dhe çdo marrëveshje midis personave, pavarësisht nga shtetësia, që banojnë në Greqi, dhe armiqve, si dhe çdo akt i administratës, ose akt i njëanshëm i personave që banojnë në Greqi, përderisa për të nëpërmjet saj, fitojnë të drejta, ose përfitojnë armiqtë.
2. Aktet që lidhen një gjashtëmujor para vënies në zbatim të këtij ligji, mund të shpallen të pavlefshme me rrugë gjyqësore, pas padisë së ushtruar, nga shteti, pas mendimit të komitetit sipas numrit 19.
Neni 3
Ndalimi i kryerjes së veprimeve ligjore Përmbushja në Greqi e çdo veprimi ligjor dhe përmbushja e çdo detyrimi kundrejt armiqve, për cilindo arsye, ose përderisa nga përmbushja e tyre përfitojnë armiqtë bëhet me gjobë pavlefshmërie kundrejt administratorit, sipas nenit 12, dhe në qoftë se ai nuk ekziston në Arkën e Depozitimeve dhe Huave dhe ndalohet kryerja me cilindo mënyrë direkte të huadhënësit e armiqve.
Neni 4 Persona të familjes
Ndalimet në nenet 2 dhe 3 kanë fuqi edhe për personat e familjes.

Neni 5 Përjashtime
Me vendim të Ministrit të Financave dhe pas mendimit të Komitetit, sipas nenit 19, për raste të veçanta, mund të bëhen përjashtime nga dispozitat e neneve 2, 3 dhe 4, përderisa një gjë të tillë e imponojnë arsye të veçanta dhe vetë nevoja e mbajtjes se personave dhe familjeve, sipas nenit 1, b.
Kapitulli B’ Pasuritë armike
Neni 6
Sekuestrimi Pasuritë armike në Greqi me hyrjen në fuqi të këtij ligji ndalohen dhe është i pavlefshëm disponimi i këtyre pasurive tek armiqtë, ose në shkelje të dispozitave të këtij ligji.
Neni 7 Pasuri armike në Greqi
Si pasuri armike në Greqi konsiderohen elementet pasurore të mëposhtme, përderisa u takojnë ligjërisht ose ekonomikisht armiqve, sipas kuptimit të nenit 1: Elemente të patundshme dhe të tundshme të ndodhura në Greqi.

Letra me vlerë dhe tituj të tjerë të çdo lloji të ndodhura në Greqi, obligacione të shtetit grek, të firmave, të organizmave me selinë administrative të tyre, ose qendrën e tyre në Greqi, akoma edhe titujt përkatës të ndodhura jashtë shtetit. Para dhe lloje të tjera pagese të ndodhura në Greqi. Aksione të firmave, të cilat kanë selinë administrative të tyre ose qendrën e shfrytëzimit në Greqi, pavarësisht nga fakti nëse këto aksione janë të mishëruara në letra me vlerë, ose jo, dhe në qoftë se këto mishërime ndodhen në Greqi, ose jashtë shtetit.

Kërkesa ndaj debitorit me banesë, ose me banim të përhershëm në Greqi, ose kërkesa të prejardhura nga shkëmbimet të firmës tregtare në Greqi. Të drejta të pasurisë industriale dhe intelektuale, të cilat mbrohen në Greqi.

Të drejta mbi elementet pasurore të përshkruara në pikat a-f.
Të drejta nga marrëveshjet rreth elementeve pasurore të pikave a-f.
Çdo element tjetër pasuror i ndodhur në Greqi.
2. Përjashtohen nga dispozita e paragrafit të mësipërm elementet pasurore, të cilat u përkasin shtetasve grekë me banesë, ose banim në shtete armike.

Neni 8 Sekuestrimi i përkohshëm.
Me ligj, konsiderohen nën sekuestrim të përkohshëm, të gjithë ata që gjatë zbatimit të këtij ligji janë pronarë me cilëndo arsye të pasurive armike, sipas nenit 7, si dhe drejtuesit, administruesit, sekuestruesit, këshilltarët ose cilitdo kujdestarë ose debitorë të elementeve pasurore të tyre, përderisa këta zotërues të pasurive armike janë pronarë të këtyre elementëve pasurore.

Neni 9 Marrëdhëniet rreth pasurive përkohësisht të sekuestruara.
Në lidhje me marrëdhëniet rreth pasurive përkohësisht të sekuestruara zbatohen përkatësisht, me rezervimet e dispozitave të këtij ligji, dispozitat e procedurës civile për konfiskimin konservator, në emër të debitorit sipas nenit 8 të sekuestrimit të përkohshëm që ka vendin e tretë dhe të administratorit sipas nenit 12, që ka vendin e kreditorit.

Neni 10 Të drejtat e të të tretëve jo armiq.
Sekuestrimi nuk pengon të tretë jo armiq, të ushtrojnë të drejtat e tyre kundër pronarit, pasuria e të cilit është në sekuestrim dhe të kërkojnë plotësimin e tyre, sipas ligjeve analoge, kjo me rezervimet e dispozitës së paragrafit 2 të nenit 2. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, tjetërsimet, regjistrimet në librat e Hipotekës ose në regjistrat themeltarë të anijeve, ose të parashënimet kanë fuqi vetëm për sa kohë që bëhen mbi bazën e një titulli me vendim gjyqësor,… … ose me dëshirën personale të mëparshme nga zbatimi i këtij ligji dhe bazuar në dokumente shtetërore ose private me datë të saktë, me rezervimet e paragrafit 2 të nenit 2.

Neni 11 Deklaratat e pasurive armike
1. Të detyruar për deklaratë të pasurive armike në sekuestrim janë: Pronari i pasurisë armike. Cilido qoftë sipas nenit 8 është sekuestrues provizor i pasurisë armike.
2. Ata që sipas paragrafit 1 janë të detyruar të bëjnë deklaratë, duhet që brenda një muaji nga hyrja në zbatim e këtij ligji, të paraqesin te nëpunësi i Shërbimit Ekonomik Shtetëror deklaratë të hollësishme në dy kopje, për të gjitha elementët pasurore armike, ose të debitorëve të tyre. Për këtë deklaratë, nuk paguhet asnjë lloj takse.

3. Afati i paraqitjes së deklaratës mund të shtyhet me një akt të Ministrit të Financave të botuar në Gazetën Qeveritare.
4. Ata që paraqesin elementet e pasurisë armike pas përfundimit të afatit, përderisa nuk janë të detyruar të bëjnë deklaratë, sipas dispozitave të këtij neni kanë të drejtën e pagesës deri në 3 për qind të vlerës së tyre të përcaktuar kundrejt këtyre elementëve me vendim të Ministrit të Financave.

Neni 12 Administruesit
1. Administruesit e pasurive armike nën sekuestrim janë nëpunësit e Shërbimit Ekonomik Shtetëror të vendit ku ndodhet çdo element pasuror.
2. Aty ku janë shumë nëpunës të Shërbimit Ekonomik Shtetëror, administrator emërohet njëri prej tyre, me vendim të Ministrit të Financave.

3. Me vendim të të njëjtit ministër, lejohet të emërohen administratorë në vend të nëpunësit të Shërbimit Ekonomik Shtetëror, nëpunës të tjerë shtetërorë ose privatë në qoftë se ushtrimi i administrimit nga nëpunësi Ekonomik Shtetëror, nuk është ai që duhet.

Neni13 Detyrat dhe pushteti i administratorëve.

1. Administratorët kanë për detyrë gjetjen, regjistrimin, mirëmbajtjen dhe sipas destinacionit të zakonshëm, shfrytëzimin e pasurive të sekuestruara, duke marrë për këtë qëllim gjithmonë masat e duhura, kanë për detyrë të synojnë në kënaqjen e kërkesave të sekuestruara, si edhe kënaqjen e të drejtave të të tretëve, kundër pronarit të pasurisë së sekuestruar. Administratorët fillojnë nga puna, me hyrjen në zbatimi të këtij ligji, ose me përcaktimin e pronësisë të pasurisë armike të sekuestruar.
Administratorët përfaqësojnë në mënyrë të plotë, në rrugë gjyqësore dhe jashtëgjyqësore, pronarin e pasurisë së sekuestruar brenda kufijve të detyrave, të përshkruara në paragrafin 1 dhe tek ata dhe vetëm tek ata, publikohen detyrimisht gjithnjë dokumentet gjyqësore ose jashtëgjyqësore të çdo natyre, që kanë të bëjnë me pasurinë e pronarit.
3. Çështjet që kanë të bëjnë me administrimin e pasurive nën sekuestrim, mendime të Ministrit të Financave, të botuara në Gazetën Qeveritare.
Me të njëjtat vendime rregullohen çështjet e funksionimit të Shërbimit Qendror, në zbatimin e këtij ligji.

4. Pagesa e administratorëve përcaktohet nga Ministri i Financave, pas dhënies së mendimit të komitetit të përshkruar nga neni 19.

Neni 14 Vazhdimi i funksionimit të ndërmarrjeve
Përderisa nuk bëhet fjalë për firma të kategorive të veçanta, me vendim të Ministrit të Financave, të Ekonomisë Kombëtare dhe të Ministrit kompetent sipas natyrës së ndërmarrjes, mund të lejohet vazhdimi i funksionimit të ndërmarrjeve tregtare ose industriale që janë nën sekuestrim, me të njëjtin titull ose me titull të ndryshëm dhe me cilado burime të tjera. Si administratorë të këtyre ndërmarrjeve, mund të jenë po ata drejtues që ishin, përderisa nuk janë armiq, ose të emërohen si administratorë me vendime të përbashkëta të ministrave të lartpërmendur, persona të ndryshëm, nëpunës shtetërorë ose privatë, me kushte që përcaktohen me vendim, lidhur me vazhdimin funksionimit të ndërmarrjes.

Neni 15 Detyrimi i informimit.

Çdo pronar dokumentesh, librash ose të dhënash, të cilat janë të nevojshme për gjetjen, përcaktimin, ose administrimin e pasurive armike në sekuestrim, sipas nenit 6, është i detyruar t’i vërë ato në dispozicion të administratorëve, në qoftë se ato kërkohen.

Neni 16 Akte urgjente.
Deri në botimin e vendimeve sipas nenit 13, paragrafi 3, lejohet jepja me qira e pasurisë civile, ose bujqësore, ose shitja e detyruar e objekteve, që ndodhen në rrezik degradimi, ose nënvleftësimi me ankand të shpejtë, ose edhe pa të, nga sekuestruesi provizor, ose nga administratori, pas miratimit të Ministrit të Financave dhe pas mendimit të Komitetit sipas nenit 19.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dokumenta Historike Rreth Çamerise - Faqe 3 Empty Re: Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 1:22 pm

Kapitulli C’ Dispozita të përgjithshme.
Nga dispozitat e këtij ligji mund të bëhen përjashtime me kushte, ose pa kushte, me vendime të përbashkëta të Ministrit të Financave dhe të Ekonomisë Kombëtare të botuara në Gazetën Qeveritare, në lidhje me disa kategori aktesh, në lidhje me disa persona ose disa akte.

Neni 18 Dispozita penale.
1. Kushdo që shkel dispozitat e neneve 2, 3, 4, dhe 6, dënohet me burgim deri në dy vjet, ose me gjobë deri në pesëqind mijë dhrahmi, ose me të dy këto dënime, në qoftë se këto akte nuk dënohen me dënim më të rëndë, sipas dispozitave të ligjeve penale të përafërta.

2. Trupi gjykues bashkë, me dënimin, mund të urdhërojë edhe konfiskimin e elementeve pasurore, të cilat kanë të bëjnë me shkeljen.

3. Kushdo që shkel dispozitat e neneve 11 dhe 15 dënohet me burgim deri në gjashtë muaj, deri në njëqind mijë dhrahmi, ose me të dy këto dënime, në qoftë se aktet nuk dënohen me dënim më të rëndë, sipas dispozitave të ligjeve penale të përafërta.

Neni 19 Komiteti i zbatimit të ligjit dhe llogaritjes së sekuestrimit të pasurive armike.

1. Për ndjekjen e zbatimit të këtij ligji, për kontrollin e administratorëve dhe dhënien e mendimit për çdo çështje që mund të rezultojë nga zbatimi i këtij ligji, krijohet një komitet i përbërë … …nga një Këshilltar i Shtetit, ose Gjykatës i Shkallës së Lartë, të Gjykatës së Apelit, si kryetar dhe një prej Profesori ose Docenti ose i së drejtës private, shtetërore ose i së drejtës ndërkombëtare të Universitetit, ose i ndonjë shkolle të lartë, të cilët emërohen nga plotësuesit e Ministrit të Drejtësisë, prej një punonjësi të lartë të Ministrisë së Jashtme, një punonjësi të lartë të Ministrisë së Financave dhe një punonjësi të lartë të Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare, të emëruar nga Ministrat kompetentë bashkë me plotësuesit e tyre.
Sekretar komiteti emërohet një punonjës i Ministrisë së Financave, me gradë të paktën të klasit a’ dhe me vendim të Ministrit të Financave. Me vendim të këtij Ministri mund të emërohet në komitet një punonjës i kësaj Ministrie dhe një referues pa të drejtë vote. Tek anëtarët e komitetit dhe tek referuesi jepen për seancë dyqind e pesëdhjetë dhrahmi dhe te sekretari njëqind e pesëdhjetë dhrahmi.

2. Gjithnjë të ardhurat kesh nga administrimi i pasurive të sekuestruara, depozitohen në një llogari të veçantë, që ruhet në bankën e Greqisë me titullin “Llogari sekuestrimi i pasurive armike” dhe e cila lëviz me urdhër të Ministrit të Financave, me autorizim nga kryetari i komitetit, sipas nenit 1 të këtij ligji. Nga kjo llogari paguhen të gjitha shpenzimet për zbatimin e këtij ligji
Deri në fazën e grumbullimit të një sasie të mjaftueshme, për përballimin nga shtetit dhe nga kredi të shënuara në bilancin e shpenzimeve të Ministrisë së Financave, të cilat jepen nga llogaria e përshkruar në paragrafin më lart.

Neni 20 Zbatimi i ligjit
Me dekrete Mbretërore të botuara pas propozimit të Ministrit të Financave rregullohet çdo çështje, që ka lidhje me zbatimin e këtij ligji.

Neni 21 Fuqia dhe zbatimi
Ky ligj hyn në fuqi më datën 28 tetor 1940.
2. Dispozitat e këtij ligji hyjnë në zbatim plotësisht, ose pjesërisht me dekret mbretëror, i cili botohet mbi propozimin e Kryetarit të Qeverisë, të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe të Ministrit të Financave, nga dita e botimit të dekretit, ose edhe me fuqi prapavepruese.

Në të njëjtën mënyrë përcaktohet, ose plotësisht, ose pjesërisht përfundimi i zbatimit të këtyre dispozitave.
Athinë, më 10 nëntor 1940. Jeorjis B’

Këshilli i Ministrave Kryetari Metaksas
Anëtarët: Ajis Tabakopullos;
I. Dhurendis; A. Apostolidhis;
I. Arvanitis; A. Ikonomu;
S. Polizogopullos; H. Lis;
N. Papadhimas; I. Spenxas;
S. Papavasiliu; P. Ikonomakos; K. Burbulis; H. Alivizatos;
Th. Nikoludhis; J. Zafiropullos; K.Manjadhaqis; A. Xifos;
M. Qiriakopullos; K. Koxias.
U verifikua dhe u vu vula e madhe e shtetit Athinë, më 10 nëntor 1940


Ministri i Drejtësisë Ajis Tabakopullos

Ligjet detyruese nr. 2637. 1940 Rreth modifikimit dhe plotësimit të dispozitave në lidhje me Organizmin Sigurues të Rreziqeve të Luftës dhe Ligjeve Detyruese.
Jeorjios B’ Mbreti i Grekëve

Mbi bazën e propozimit të Këshillit tonë të Ministrave, vendosim dhe urdhërojmë:
Neni 1 Pjesët a dhe b, të paragrafit 1, të nenit 18 të ligjit Detyrues 2116/1939, ashtu siç u modifikua nëpërmjet nenit 3, të ligjit Detyrues të 2355/1940 dhe nëpërmjet nenit 6, të ligjit Detyrues 2557/1930 zëvendësohen si më poshtë:
Të trupave (anijeve dhe mekanizmave), të anijeve tregtare.

Të çdo mjeti transportues, nëpërmjet detit ose tokës, që transporton çdo lloj ngarkese pavarësisht nga destinacioni dhe nga vlera e saj.
Neni 2 Në fund të paragrafit 7, të nenit të ligjit Detyrues 2116/1939, ashtu siç u plotësua nga ligji i Forcës 2557/1940, shtohen paragrafët 8 dhe 9 si më poshtë:
8. Në rast se bëhet fjalë për punëtorë deti të huaj për llogaritjen e dëmshpërblimeve të lartpërmendura, merret parasysh rroga bazë e zakonshme e punëtorëve vendas, e specialiteteve respektive, dhe jo rroga e punëtorit të huaj, për të cilën është lidhur marrëveshje, për çdo rast konkret.

9. Në dëmshpërblimin për arsye papunësie të nenit 4004, shtohen edhe shpenzimet e mbajtjes në shtet të huaj të personave, që kanë shpëtuar nga mbytja e anijes, deri në ditën që do të rikthehen në atdhe, dhe shpenzimet për gjetjen e tyre, punë në lundrime të tjera, por për çdo rast, për një kohë jo më të madhe se dy muaj nga mbytja e anijes, përveç se në raste të jashtëzakonshme me vendim të posaçëm të Ministrit të Flotës Tregtare Detare, të botuar pas mendimit të Këshillit Drejtues të Organizimit Sigurues të Rreziqeve të Luftës përcaktohet ndryshe.
Athinë, më 09 nëntor 1940 Jeorjios B’ Këshilli i Ministrave Kryetari Metaksas Anëtarë: A.Tabakopullos; I. Dhurendis; A. Apostolidhis; I. Arvanitis; J. Nikolaidhis; N. Papadhimas; I. Papavasiliu; P. Ikonomakos; K. Burbulis; Th. Nikoludhis; K. Majnafhaqis; A. Xifos; M. Qiriakopullos.
U verifikua dhe u vu vula e madhe e shtetit Athinë, më 10 nëntor, 1940

Ministri i Drejtësisë Ajis Tabakopullos Rreth përcaktimit, si armike të shteteve sipas kuptimit të ligjit detyrues nr. 2636/1940 të Italisë dhe Shqipërisë dhe vënies në zbatim në lidhje me këto shtete të dispozitave të këtij ligji.

Jeprjios B’ Mbret i Grekëve
Duke marrë parasysh dispozitat 1 dhe 21, të Ligjit Detyrues nr.2636/1940 “rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurive armike”, mbi bazën e propozimit të Kryetarit të Qeverisë sonë, të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe të Ministrit tonë të Financave, vendosim dhe urdhërojmë: Përcaktojnë si shtet armik, sipas kuptimit të ligjit detyrues 2636/1940, Italinë, pas marrjes prej saj të tokave perandorake dhe kolonive të saj, si dhe Shqipërinë. Vëmë në zbatim plotësisht dispozitat e ligjit të mësipërm në lidhje me këto shtete prej datës 28 tetor 1940. U ngarkojmë Ministrave tanë të Punëve të Jashtme dhe të Financave detyrën e botimit dhe vënies në zbatim të këtij dekreti.
Athinë, më 09 nëntor 1940 Jeorjios B’ Këshilli i Ministrave
Kryetari Metaksas
Ministri i Financave Andreas Apostolidhis
__________________________________________________ _____________________________________


Sipas raporti te Grupit Nderkombetar te Krizave thuhet se shifra e cameve te larguarve me force nga Greqia per ne Shqiperi gjate dhe pas Luftes se Dyte Boterore eshte rreth 35 mije vete.
Por pavaresisht numrit te personave te larguar dhe per te cilet nuk ka nje shifer konvergjente, ajo qe ka rendesi eshte pasuria e pretenduar dhe vlera e saj. Sipas vleresimeve te Zyres Komisionare Shqiptare, kompetente deri ne vitin 1990 per te trajtuar pronat e shqiptareve jashte kufijve …
…politike te Republikes se Shqiperise ne vitin 1940 numeroheshin pervec shtepive e trojeve, pyje me siperfaqe 65 mije hektare, 108 mije ha kullota dhe 30 mije ha toke bujqesore. Po sipas kesaj zyre vlera e tyre me nje perllogaritje modeste shkon tek 1 miliard dollare. Ndersa sipas Shoqates Cameria vlera totale e pronave came ne fund te Luftes se Dyte Boterore ishte 340 milion USD dhe qe me vleren e sotme te kembimit vleresohet 2,5 miliard dollare, theksohet ne materialin e Grupit te Krizave.
Pra ceshtja çame sot shihet gabimisht si ceshtje pronash, dhe jo si nje rivendikim i drejte territorial!
Sipas perfaqesuesve te Shoqates Cameria, Greqia mohon te drejten e shenjte te prones private duke mbajtur ende ne kembe gjendjen e luftes me Shqiperine dhe duke etiketuar si bashkepunetore te gjermaneve tere pakicen shqiptare qe ka jetuar ne territoret e saj deri ne perfundim te Luftes se Dyte Boterore.

Mbajtja ne kembe e ketij ligji prej mbi 60 vjetesh bllokon kthimin e pasurive te shqiptareve çame qe kane jetuar ne Greqi deri ne ate periudhe dhe jane larguar / debuar me force prej tokes dhe pronave të tyre. Kane kaluar mbi 60 vjet qe nga shpallja me dekret mbreteror e ligjit 2636 te Qeverise se gjeneralit Metaksa si kunderpergjigje ndaj sulmit italian mbi Greqine nga territori i Shqiperise, i cili siguron ushtrimin e efekteve te tij sekuestrative kryesisht mbi 800 prona te shqiptareve, mesohet ne arkivat e Ministrise Jashtme shqiptare.
Kjo sepse sipas dekretit Shqiperia dhe Italia shpalleshin shtete armiq. Pronat u moren ne fillim prej Ministrise se Financave qe nga ana e saj ua dha qytetareve te ndryshem ne administrim duke marre pej tyre 15% te te ardhurave vjetore. Abrogimi i ligjit prej qeverise kuislinge te Colakogluse, te mbrojtur nga bajonetat naziste gjermane, nuk u njoh nga qeveria greke e vitit 1944, e cila e restauroi nepermjet ligjit 13 te vitit 1944 dhe prej atehere ai vazhdon edhe sot e kesaj dite të jete ne fuqi.
Ekziston nje dekret i qeverise greke te vitit 1989 per shfuqizimin e ligjit, por ky dekret asnjehere nuk u miratua ne Parlamentin Grek. Duket se pikerisht pas ketij veprimi apo mosveprimi qendron dilema greke: ligji nuk ka efekte nderkombetare, as ne marredheniet me Shqiperine, aq me teper qe mes dy vendeve ka edhe nje Traktat Miqesie dhe Bashkepunimi, por atij i ngelen disa efekte te brendshme, kryesisht mbi pronat qe gjenden ne territorin grek
Sipas avokatit te njohur shqiptar Agim Tartari Greqia ka aprovuar ne 3 dhjetor 1998 ligjin 2664, i cili fiksonte 5 tetorin 1999 si afatin e fundit per te regjistruar pasurite e paluajtshme ne Greqi.
Me pas pronat e paregjistruara, pra dhe ato te shqiptareve çame, konsiderohen si publike. Ligji i mesiperm parashikon te drejten e apelimit brenda 5-7 vjeteve per ata qe pretendojne njohjen e te drejtes se prones. Pikerisht ky eshte dhe afati kohor brenda te cilit Shoqata Cameria synon te realizoje nje padi kolektive ne Gjykaten Europiane te Strasburgut.
Levizja ne drejtim te rikthimit apo kompensimit te ketyre pronave qe perfaqeson nje fature te madhe financiare kerkon dhe aktivizimin e shtetit shqiptar, por politikanet homoseksual shqiptar vazhdojne të qendrojne paturpesisht ne heshtje! Deri tani shqiptarët kanë heshtur dhe logjikisht grekët kanë thënë se nuk ka një problem çam. Por tani është koha kur shqiptarët duhet t'i kërkojnë qeverisë & Shtetit të tyre të ndërhyjë, gjithmonë duke e trajtuar si çështje te shkeljes së të drejtave të njeriut. Shteti shqiptar duhet të flasë i pari! Qeveritë shqiptare dhe greke duhet të bëjnë hapat e parë të bashkëpunimit. Deri tani këtë problem e ka mbajtur larg frika e Shqipërisë së Madhe Për fat të mirë debati ka nisur edhe në Athinë, jozyrtarisht, në disa qarqe akademike

Miranda Vikers (Vickers) dhe Xhejms Petifer (James Pettifer) për herë të parë kanë shkelur tokën shqiptare si turistë në vitin 1988. Sipas tyre, kjo ishte pikërisht koha kur ata të dy vendosën të fokusoheshin në studimin e historisë së Ballkanit dhe veçanërisht asaj shqiptare. Në vazhdim misioni i tyre do të përzihej edhe me atë të gazetarit edhe me atë të historianit. "Kemi mbajtur shënime në ditar, kemi takuar njerëz gjithandej në trojet shqipfolëse, i kemi vëzhguar nga fare pranë edhe në ditë të vështira për mbijetesën dhe këto shënime i kemi konvertuar në libra të ndryshëm. Në stadin aktual ndihemi më akademikë dhe jo më gazetarë. Tani jemi duke studiuar aspekte të veçanta të zhvillimit të historisë shqiptare", përmbledhin me pak fjalë dy britanikët qenësinë e tyre pranë kombit tonë. Nuk e pranojnë me plot gojën, por duket se problemi i Çamërisë duhet të jetë objektivi i ardhëm i punimit të tyre të përbashkët. Kjo sepse pikësëpari lëvizjen për zgjidhjen e çështjes çame dy historianët e shohin si hap të parë të pashmangshëm që rrjedha e historisë duhet të përtypë.
__________________
«Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëhere vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë qe».
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dokumenta Historike Rreth Çamerise - Faqe 3 Empty Re: Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 1:22 pm

FILLIMET E GJENOCIDIT ÇAM MASAKRA E DERVISHANES 1772

Banoret e nje fshati ne krahinen e Sulit te Siperm mohuan krishterimin dhe pranuan islamin. Duke qene se ata pranuan islamin, ata krijuan edhe shume marredhenie te mira me fshatrat e tjera çame te Sulit te poshtem. Shkembime te ndryshme tregtare, ekonomike dhe martesore filluan te beheshin me fshatrat e tjera muslimane te Çamerise dhe sidomos te Paramithise, dhe Margelliçit qe ishin perkatesisht dy, dhe nje ore e gjysem larg nga kryeqendra e Sulit te siperm ku jetonin edhe kleftet ortodokse Suliote. Me lidhjet martesore, dhe shkembimet e ndryshme tregtare ekonomike numri i banoreve te fshatit kaloi nga 100 ne 200 familje muslimanesh çame. Suliote qe kontrollonin gjithe krahinen me briganderine e tyre nuk e kishin me sy te mire pranimin e fese se Osmaneve dhe Çameve nga ky fshat. Ata disa here kishin provokuar banoret e ketij fshati duke vrare banore te pafajshem, dhe duke i marre vajzat e reja si robina ne malet e tyre. Por fakti kryesor ishte se Suli i siperm ishte kthyer ne nje ferr per çamet muslimane dhe per Turqit ishte i pakontrolluar dhe jashte autoritetit te Perandorise Osmane. Ne kete menyre te gjithe banoret e Dervizianes e dinin se nuk kishte askush per ti mbrojtur ata dhe duke qene se ishin te rrethuar nga te gjitha anet nga Suliotet ata ishin te detyruar qe ti paguanin haraç Sulioteve. Por Suliotet nuk mjaftoheshin vetem me haraçet dhe me taksat qe ju kishin vene çameve te Dervishanes por ata rrembenin shpesh edhe vajza te reja çame muslimane, dhe i merrnin me vete ne shtepite dhe kishat e tyre. Bile ata i perulnin shume çamet e Dervishanes duke i share per faktin se kishin pranuar islamin dhe duke i quajtur tradhetare te Kryqit. Keto çnderime te padurueshme bene qe çamet mos te duronin me dhe ngrinin krye kunder krimineleve ortodokse Suliote, dhe te vrasin disa prej tyre kur ishin futur ne fshat per te grabitur pasurite e çameve. Suliotet kete rast e prisnin me zell te madh ndaj edhe te mbledhur ne nje nga kishat e Sulit ne 26 Korrik 1772 ne diten e celebrimit te Agia Paraskivia ( Shen Parashqevis) zgjollen 700 luftetare per te masakruar fshatin rebel musliman. Sapo arriten ne fshat ata sulmuan fshatin nga te gjitha anet, dhe duke qene se burrat e fshatit nuk ishin ne gjendje te parballonin sulmin e Sulioteve, per shkak te numrit te tyre te paket, dhe te befasise se Sulioteve, fshati rra ne duart e Sulioteve te cilet pa asnje pike meshire i therren te gjitha burrat dhe djemte e rinj te fshatit duke mos lene asnje pa e kaluar ne thike, dhe pa ja prere koken. U lane gjalle vetem femijet grate, dhe plakat sepse edhe burrat pleq u kaluan ne thike dhe u therren. Pasi rrembyen te gjitha vajzat e reja çame ata menjehere deportuan te gjithe te mbijetuarit e masakres se Dervishanes duke i debuar ata nga Krahina e Sulit. Te gjithe grate, dhe jetimet e mbijetuar te Dervishanes u vendosen, ne Arte dhe nje pjese e konsiderueshme e çameve te Artes e kane origjinen nga Dervishana ose Derviziana ne greqisht. Fshati pas deportimit dhe masakres se çameve u popullua nga Suliotet. Pas maskres se Dervishanes governatori i atehershem i Artes i shpalli lufte Sulioteve i indinjuar nga masakra e vellerzerve te tij te gjakut dhe te fese, çamet. Kjo masaker shenon nje nga masakrat dhe spastrimet e para etniko-fetare te gjenocidit çam dhe ishte orkestruar nga kleftet Suliote nen urdhrat e kishes ortodokse greke. Kjo masaker do te shenonte therrjen, çnderimin dhe deportimin e 200 familjeve çame muslimane, fshati i te cileve do te popullohej pastaj nga kleftet Suliote. Eshte per tu theksuar fakti se nje nga familjet qe banonin Sulin ne ate kohe ishte dhe familja e Tusas Zerva, familje nga e cila rrjedh edhe Napoleon Zerva i cili gjate luftes se dyte boterore do te perfundonte vepren famekeqe te filluar nga stergjysherit t tij duke masakruar gjithe çamet dhe duke i deportuar nen hijen e thikave, grate dhe jetimet çame mbetur pa burra, dhe baballare. Ne te njejtin vit, pra 1772 Kapedan Sulejman Çapari nga familja fisnike e Çaparenjve te Luaratit ne Çameri ne krye te 9000 çamerve do te rrethonte Sulin, duke vrare shume klefte Suliote dhe duke djegur Sulin por pas djegjes se Sulit Sulejmani kampoi ne malet e Sulit dhe u sulmua ne befasi dhe u fut ne kurth nga kleftet Suliote nen komanden e strategeve ruse, te cilen kishin organizuar edhe kryengritjen e Morese ne vitet 1768-1770, kryengritje kjo e shtypur po nga Kapedan Sulejman Çapari ne krye te nje ushtrie prej 10.000 shqiptaresh ku pjesen derrmuese te saj e perbenin çamet. Eshte shume e rendesishme per popullsine çame te emigruar nga vatrat e saja, dhe me banim momentalisht ne Shqiperi apo gjetke qe te vihet ne dijeni se gjenocidi çame nuk ka filluar ne 1821 me revolucionin grek ku Suliotet dhe Greket filluan te masakronin te gjitha fshatrat jugore te Çamerise, as ne 1913 ku pas shembjes se Perandorise Osmane te gjithe çamet e Janines, Artes, dhe ata te Çamerise lindore, jetuan makabrat me te tmerrshme nen hijen e thikave dhe kryqit, as ne 1944 me masakren e madhe te Suliotit Napolon Zerva por shume dekada me pare, ne vitet 1750 kur çami Seit Çapari nga familja fisnike e Çaparenjve te Luaratit ne Çameri, dhe Delvinioti Mustafa Koka do te rrethonin Sulin, duke vrare shume Suliote, sepse keta te fundit i kishin vene taksa muslimaneve çame te Margelliçit, dhe nqs keta te fundit si paguanin ata kryenin krime nga me monstruozet. Edhe Ali Pashe Tepelena sulmoi Suliotet sepse keta te fundit kishin sulmuar fshatrat muslimane te Çamerise, gjate mungeses se Aliut, dhe me sakte fshatrat e Margelliçit qe eshte nje ore e gjysme ne kembe nga malet e Sulit. . Po te lexojme historine e Çamerise do te kuptojme qarte se çamet pjesen derrmuese te luftes se tyre e kane bere kunder Sulioteve dhe Arvaniteve, duke qene se keta te fundit luftonin per kryqin dhe per nje Greqi te Madhe, ndersa çamet per Çamerine, dhe mosvaresine e tyre nga kleftet Suliote dhe nga kuçedra ballkanike, (Kisha Ortodokse), te cilet luftonin per nje Greqi te Madhe, ose Megali Idea deri ne lumin Shkumbin, ndersa çamet dhe Shqiptaret e tjere per Shqiperine dhe Çamerine deri ne Arte.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dokumenta Historike Rreth Çamerise - Faqe 3 Empty Re: Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 1:22 pm

Neos Kuvaras" 1962

"Marrëveshjet tona me përfaqësuesin e shqiptarëve janë
ndërprerë,meqenëse Abdyl Frashëri ngul këmbë për sovranitetin
shqiptar dhe nuk pranon që Epiri t'i jepet mbretërisë greke, pasi
është tokë autoktone shqiptare.

…Është e nevojshme të zgjerohen edhe veprimet e llojit tjetër; të
zbarkojmë një repart ushtarak në Himarë në qoftëse negociatat tona
do të dështojnë. Dalja e ushtrisë sonë në Himarë do të shkaktojë në
Epir konfuzion dhe tronditje.Duke bërë që batalionet e rregullta të
ushtrisë turke të përbëra krejt prej shqiptarëve që ndodhen në Epir,
do të dezertojnë për të kaluar drejt veriut (në drejtim të Himarës)
për të mbrojtur vatrat e tyre dhe duke i shpërndarë shqiptarët në
drejtim të veriut Epiri do të mbetet i lirë, pa shqiptarë të
armatosur dhe si pasojë ne atëherë do ti kemi duart e lira për të
vepruar aty dhe do tua heqim frikën që kanë njerëzit tanë në Epir…
fakeqesisht ortodokset e Epirit nuk pranojne kërkesën greke …."


"Moniteur Universale" 1879

"Zoti redaktor. Artikullit të botuar në gazetën "Republika Franceze"
nuk i dhamë asnjë përgjigjje, sepse një sjellje të tillë fare pak e
pritnim prej një gazete që simpatizon luftën e kombësive. Franca qan
gjithmonë humbjen e krahinave të saj. Banorët e Alsasës dhe të
Lorenës rënkojnë kur kujtojnë privimin e kombësisë së tyre.

Përse një gazetë franceze i quan qesharak shqiptarët,të cilët
përpiqen të evitojnë rrezikun e një fatkeqësie të tillë. Nuk jemi
savantë dhe as pretendojme për të, por historinë e atdheut tonë e
kemi studiuar dhe e dimë më mirë se kushdo tjetër. Banorët e Epirit
i quajnë Pellazgë. Herodoti,Tukiditi dhe Straboni dalin me
konkluzione se ky vend nuk ka pjesë të Greqisë. Sipas
Strabonit,Greqia nga Veriu kufizohet prej Akarnanisë dhe gjirit të
Ambrakisë.

Pasi gjeografia e lashtë greke nuk u vjen në ndihmë grekëve të
sotëm,po pyesim ata që kane mendime të kundërta, se cila pjesë e
Epirit është greke? Ai që pranon argumentet e sillogëve grekë do të
besojë se Greqisë nuk i përket vetëm Shqipëria, por edhe Maqedonia,
Thrakia, Rumania, Azia e Vogël, etj.

Sipas vendeve të Greqisë së Madhe edhe Marseja e juaj i takon
asaj!!! Epiri ka 650 mijë banorë. Sa janë vallë grekë që ndodhen në
të dhe ku banojnë? Në Korçë? Në Berat? Në Gjirokastër? Apo në
Çamëri? Ai që kalon nëpër këto vende takon vetëm epirotë shqiptarë,
jo epirotë grekë. Do të sakrifikoheshin pra 650 mijë shqiptarë për
të ngijtur lakmitë e sillogëve grekë dhe lëvizjet artificiale të
tyre!!!

Sjellja e tanishme e Greqisë dëshmonë se ajo ka ndërmend të imitojë
Rusinë. Por kjo (Rusia) i përkrah pretendimet e saj me anë të
forcës, e cila për fat të mirë i mungon Greqisë. Sikur të ishin
grekët aq të fortë sa tregohen, në fakt janë vetëm miq të zhurmës,
Euvropa nuk do të kishte kurrë qetësi. Parimi i ngjashmërisë në
gjuhë do ta shpinte Greqinë shumë larg por në radhë të parë do të na
jepej neve e drejta të kërkojmë nga grekët 200 mijë shqiptarë që
banojnë në një lagje të veçuar të Athinës të quajtur PLAKË dhe krejt
ishujt Hidra dhe Speca.

Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar,ashtu si e krijoi
natyra dhe historia. Mëkat që qeveria greke shpenzon për sillogët
shuma të majme,të cilat mund të përdoren në mënyrë më të
arsyeshme.Ajo përpiqet të zgjasi një ngatërresë,e cila s'ka për të
mashtruar asnjë evropian.Po të ngulë këmbë greqia në aspiratat e
lakmitë e saj të pangopura,të cilat i kundërvihen drejtësisë dhe të
drejtës së kombeve,shqiptarët kanë vullnet të pa tundur që të
mbrojnë atdheun e tyre deri në fund dhe jane betuar të mos lëshojnë
asnjë pëllëmbë toke dhe të vdesin për të po të jetë nevoja. Këtu
manifestojmë mendimin e të gjithë bashkatdhetarëve tanë. Evropa nuk
do të marrë përgjegjësinë e luftërave shkatërrimtare që do të
inaugurohen për aneksimin e shëmtuar të tokave tona nga Greqia".
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dokumenta Historike Rreth Çamerise - Faqe 3 Empty Re: Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 1:22 pm

Pak kohë më parë nga kryengritja, në vitin 1815, në Athinë banonin 7.000 kristianë dhe 3.000 myslimanë, sipas Pouqueville. Nga 7.000 kristianë, 4.000 ishin arvanitas dhe banonin në periferi të Atiqis, domethënë në fshatrat përreth. Banonin midis Pllakës dhe Makrojani.

Në 1821, ditën e dytë të Pashkës, Turqit e Athinës, arrestuan 12 Athineus me influence shoqërore, si rob, ngaqë nënshkruan që nënshtetasit turk do të ngrinin krye, do të bënin kryengritje.

Vendimi fillestar ishte që ti thernin të gjithë kristianët, por kundërshtimi i Halil Efendi (diçka si gjykatës) e rrëzoi atë vendim.

Më 35 prill 1821, sipas të thënave të Dhionisio Surmeli, një dëshmitar dhe një luftëtar, u përqendruan në Menidh (periferia e Atikis) 1200 kristianë. Kishin ardhur nga Hasia (Fili) me udhëheqës Meleti Vasiliu dhe Mitro Skeva, ndërsa nga Menidhi me udhëheqës Anagnosti Kiurkatioti, nga Mesojia me udhëheqës Ioani Dhavari dhe nga Athina me udhëheqës DhimoAntoniu.

Nën udhëheqjen e Meleti Vasilui, kryengritësit u furën në Athinë dhe e çliruan. Sot, jashtë nga Bashkie e Filis, çdo kusht mund të shikojë statujën e tij, që të prijë akoma bashkëfshatarët e tij, duke u dëftuar rrugën e krenarisë.

Në shtator të 1821 70 trima nga Hasia nën udhëheqjen e Mitro Skeva dhe të Anastasiu Leka, luftuan kundër 500 terkëve këmbësorë dhe kalorës të cilët drejtoheshin nga Omer Vrioni. Në këtë betejë u rrezikua që të humbasë edhe jetën pashai i tmerrshëm. Duke parë rrezikun , mori vendimin që të braktiste Athinën dhe tha " në qoftëse 70 njerëz më bënë që të rrezikohet jeta ime, çfarë do të ndodhte po të përqendrohen deri në 1000?"

Më vonë, kryeqyteti i shteti grek u çlirua nga Arvanitët e Atiqis, një racë trimash luftëtarësh kristianë, me zakonet dhe traditat e tyre të kulturës dhe qytetërimit, dhe me gjuhën e tyre (Pangalos ka parasysh gjuhën shqipe).Një racë që kurrë nuk u nënshkrua te turqit dhe kurrë nuk bëri paqe me turket. U mësuan që të rrojnë me thikën në dhembë për të mbrojtur nderin dhe jetën e tyre- dhe kjo ishte gjëja më kryesore e jetës të tyre- nga turqit pushtueset cilët ( turket) nuk njihnin ligj dhe nuk kishin besë.

Arvanitasit e Atikis, që shumë i kanë cilësuar si " tradhtarë" të historisë greke bashkëkohore , por që i i quajnë "ipiriotes" dhe të tjerë "shqiptarë" ku u zhvendosën në Atiki në shekullin e 10-11 M.X., ishin ata që morën armët për një ideal të shenjtë në një luftë të madhe për besimin e Atdheut- i përmend me radhë sikurse i ka përmendur edhe Kolokotroni në fjalën e tij të famshme të Pnikas.

Besnikë në idenë e madhe të helenizmit, të etur për liri, Arvanitasit e Atikis, sikurse edhe arvanitasit e fshatrave të tjerë grekë, luajtën rol kryesor në Kryengritjen, dhe janë edhe ata në atë plejadë të madhe të brezit grek që ndryshuan përgjithmonë Historinë e Kombit tonë, duke na dhënë kontributin e tyre në Helenizmo, pas 4 shekujsh, në një shtet të pavarur.

Nuk ja hstorikos që të mund të shfaq të dokumentuar faktet e historisë. Jam, veçse Arvanitas, dhe e njoh mirë historinë e familjes time, sikurse të shumtët Arvanitasit e Atikis. Le të mos harrojnë lexuesit , se në kundërshtim me Athinën, periferia e Atiqis, mbizotërojnë deri tani-dhe në të shumtën e rasteve vazhdojnë të mbizotërojnë- nga fshatrat ku rrënjët e tyre shkojnë shumë mbrapa dhe atje ku familjet e tyre njihen shumë mirë midis tyre.

Nga ana e babait tim, Janaqis Meletis (Haxhimeletis) kishte nderin e madh që të gjendej në krah të Jorgo Karaskaqis si një nënkryetar i tij. Ja, kush merr mundimin që të pyesë dhe të mësojë shumë historia në të gjithë fshatrat arvanitase për kapedanët e tyre dhe për trimat që luftuan për çlirimin e Atdheut tonë.

Jani Vllahojani në historinë e antologjistë tij, na përcjell një diskutim , ku në një seancë të Parlamentit ishin ndezur gjakrat . Një luftëtar i vjetër i 1821 (Kryengritjes greke ) u drejtohej protagonistëve të episodit në gjuhën arvanitase që të pushonte sherri. Dhe sherri pushoi.

Arvanitja ishte gjuha që fliste Kunduriotis, kryeministri i Greqisë, Burbulina, Boçari Suliotët dhe shumë të tjerë. Arvanitja ishte gjuha që dinte dhe kuptonte edhe Karajskaqi, Andruçios, dhe shumë luftëtarë të tjerë të Kryengritjes greke të 1821.

Azia e Vogël

Në fushatën e Azisë të Vogël, të vteve 1919-22 Liosetes Arvanitasit luftuan me bajraktarin e tyre ( Pangalos përmend fjalën "barjaktarin " pa gjetur fjalë greqisht. Kjo dëshmon se edhe sot greqishtja është e përzier me shumë fjalë arvanitase dhe jo turke).Nuk u tërhoqën asnjë hap, dhe ranë deri në fund. Vetëm duke e ditur këtë, mund të kuptojmë atë shikim të arvanitasve të Atikis, ku përshkruan Tasos Athanasiadhis në " Fëmijët e Niovis". Heronjtë e rënë më 1922 të fshatrave tona janë më të shumët edhe nga gjithë heronjtë e gjithë Greqisë e krahasuar kjo me popullsinë. Arvanitasit, sigurisht, nuk kanë një vend të nderuar vetëm në librin e madh të heronjve të kombit tonë. Gjithashtu, po kaq i rëndësishëm është dhe kanë edhe një prezantim edhe në shkencë dhe në degë të tjera të shtetit të ri, duke mbajtur poste mjaft të rëndësishme edhe politike edhe ushtarake. 25 Marsi është dita e rilindjes të kombit tonë. Është një ditë ku kombi grek arriti të fitojë sërish një shtet të tij të pavarur. Sikurse përshkruan edhe në Vavilonian e tij Vizantinos, ky komb greke nuk fliste një gjuhë dhe nuk kishte edhe të njëjta zakone dhe tradita, por kishte të njëjtë besimin, të njëjtë ndjenjën, që përbën një bashkësi të veçantë, me të njëjtin botëkuptim , dhe që ka identifikimin e tij, përtej dhe larg çdo ndryshimi dhe shumëgjuhësinë dhe shumë qytetërimin e bashkësive që cilat e përbëjnë.

Por, më shumë se këto, kombi donte të ishte Një, i bashkuar, komb me kulturën dhe pavarësinë e tij. Dhe kjo politikë e pavarur është themeluar në Historinë, në gjuhë dhe më kryesorja, në gjakun e heronjve që sakrifikuan në përpjekjet dhe luftërat për Lirinë dhe Pavarësinë tonë.

THEODHOROS PANGALOS

Theodhor Pangalos, veç posteve të tjera të rëndësishme që ka pasur në qeveritë e ndryshme të Greqisë, ka qenë zëvendësministër i punëve të jashtme në vitet 1984-89 dhe 1993-94, dhe ministër i jashtëm i Greqisë në vitet 1996-1999.

Sot është deputet me PASOK-un, në Periferian e Atiqisë, në periferian ku , sipas Pangalos, mbizotërojnë arvanitasit.

Më poshtë po japim të cituar një fragment nga shkrimi -

" DRITË MBI ÇËSHTJEN ÇAME " që ka botuar gazeta NDRYSHE më 26 tetor 2006 të doktorit të shkencave të Historisë greke , Jorgos.Ks. Kallajxhis, i cili përmend edhe rolin e Theodhor Pangalos, gjyshit të autorit të shkrimit të lartpërmendur, në ndihmesën e minoritetit çam në Greqi , në vitet ku Theodhor Pangalos ishte udhëheqësi i shtetit grek në . Në 10 Dhjetor 1925 Shqipëria dorëzoi kërkesë në Këshillin e Kombeve të Bashkuara, me të cilën propozoi shkëmbimin e detyruar të Çamëve me grekët e Vorio Epirit. Po qe se kjo zgjidhje nuk do të pranohej, atëherë do të detyrohej në vendosjen e detyruar të Çamëve në fshatrat greke të Vorio Epirit, akoma edhe pse kjo mund të çonte në luftë të dy shtetet. Në këtë çast tepër kritik, diktatori i atëhershëm i qeverisë greke Theodhor Pangalos (gjyshi i deputetit të sotëm të PASOK-ut dhe ish ministër i jashtëm Theodhor Pangalos), miku i madh i Shqiptarëve sikurse e cilësuan edhe grekët edhe shqiptarët asaj kohe, vendosi më 23 janar 1926 që Çamët të qëndrojnë në Greqi. Njëkohësisht goditi rëndë organet greke të vorioepiriotëve. Pangalos besonte që një luftë greko -turke ishte e pashmangshme , dhe për këtë shikonte domosdoshmëri që Greqia duhej të ketë lidhje sa më të mira me Jugosllavinë dhe Shqipërinë. Veç kësaj, Pangalos ishte fanatik e mbështetës i nevojës të njehsimit me Shqipërinë, akoma edhe në qoftëse Greqia do të paguante koston, sepse quante që grekët dhe shqiptarët kishin të njëjta interesa dhe kanë të njëjtën prejardhje. Ia vlen këtu të përmend që Pangalos ishte Arvanitas, fliste greqisht, shqip dhe frëngjisht, dhe gjatë luftës të parë Ballkanike kishte luajtur rol kryesor në njehsimin e Greqisë dhe Shqipërisë me Esat Pashanë, i cili ishte udhëheqës i Epirit dhe që kishte të njëjta mendime me Pangalon.

Kur grekët propagandonin për miqësi të sinqertë Greqi-Shqipëri

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë kanë njohur periudha të luftërave të heshtura, të miqësisë së mirë dhe të marrëdhënieve të ngrira. Janë ende të freskëta marrëdhëniet e ngrira të dy vendeve në vitet 1994-1995 pas provokimeve greke në jugun e Shqipërisë dhe arrestimet e pesë minoritarëve grekë nga policia e Shqipërisë me akuzat për tradhti në dëm të shtetit shqiptar.
Në vitin 1949 ushtria e Greqisë afroi forcat e saja për të hyrë në Shqipëri, atëherë pati shumë provokacione me të vrarë nga të dy palët dhe në historinë shqiptare këto ngjarje njihen si provokacionet e gushtit të 1949. Në vitin 1967 marrëdhëniet midis Tiranës dhe Athinës arritën deri në një luftë të hapur pas pretendimeve greke për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Atë vit Greqia grumbulloi forca të mëdha ushtarake në kufi për të sulmuar, por përgjigjja e Tiranës nuk vonoi, kryeministri Mehmet Shehu u tha grekëve se për pak orë ushtria shqiptare do të pijë kafenë në Janinë, prandaj bëjuni gati tu shërbeni shqiptarëve. Shkruan: Arben LLALLA

Periudha më e ngrohtë midis dy vendeve ka qenë në fillim të viteve 1980 e deri nga fundi i vitit 1990. Nga dokumentat historike të këtij dhjetëvjeçari (1980-1990) të gjetura janë interesante faktet se disa intelektualë grekë në shkurt të vitit 1980 morën përgjigje pozitive nga gjykata e Athinës për aprovimin e kërkesës së tyre për themelimin e shoqatës miqësi Greqi-Shqipëri. Në kryesinë e kësaj shoqate bënin pjesë Pandeli P. Pandeleon kryetar, dhe anëtarët të kryesisë Kosta J. Dhrosaqi, Jani Gj. Glikofridhi, etj. Nënshkrimet për themelimin Shoqatës e Miqësisë Greqi-Shqipëri e kishin hedhur edhe shumë personalitet të mëdha të jetës politike dhe kulturore të Greqisë së viteve 1980. Kështu figuronte firma e deputetes së PASOK-t me origjinë shqiptare Melina Merkurit, ministre e Kulturës, kryetarit të Bashkisë së Pireos G. Kiriaharakos, Kryetari i Bashkisë së Thivës K. Kurkutis, Aristidh Kola, e shumë ministra dhe kryetarë të Bashkive të Greqisë. Nënshkrimet për themelimin e kësaj shoqate miqësore mbajnë datën e 28 marsit të vitit 1980. Themelimin e shoqatës e përshëndeti edhe Kryetari i Federatës së Përgjithshme të Punëtorëve të Greqisë Jorgos Ravdopulos.
Në qershor të vitit 1984 kjo shoqatë nxori në qarkullim edhe numrin e parë të revistës së saj me emrin “Shqipëria e Re”(I NEA ALLVANIA) e cila u botua deri në numrin e katër të saj. Nisma e parë e shoqatës miqësore Greqi-Shqipëri ishte kërkesa për heqjen e ligjit famëkeq të luftës midis Greqisë dhe Shqipërisë që ishte miratuar nga Kuvendi i Greqisë më 10.11.1940 dhe vazhdonte të ishte ende në fuqi. Çudia ishte se shumica e nënshkruesve për themelimin e shoqatës dhe kërkuesit për heqjen e ligjit të luftës kur bëheshin ministra e harronin shoqatën dhe kërkesën e parë të tyre për heqjen e ligjit të luftës midis dy vendeve, ligj që ende është në fuqi dhe qëndron mbi kokat e marrëveshjeve të shumta miqësore midis Greqisë dhe Shqipërisë që firmosen formalisht nga qeveritë e këtyre shteteve fqinje.
Kryetari i shoqatës Pandeli P. Pandeleon për të arritur qëllimet e shoqatës trokiste në çdo derë qeveritari deri tek kryeministri i Greqisë të atyre viteve Andrea Papandreu.
Bashkëpunëtorët më të ngushtë për botimin e revistës Shqipëria e Re ishin arvanitasi Jorgo Maruga kryetar i Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë dhe shqiptari nga Voskopoja i cili në vitet 1950 ishte arratisur nga Shqipëria për në Greqi Kristo Zhakarlliu dhe shkruante me pseudonimin VOSKOPOJARI. Kjo revistë bënte një propagandë të madhe në të mirë të Shqipërisë. Ndër to ajo reklamonte edhe librat që lexuesi grek duhet të lexonte në lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët, veçojmë reklama për librin me titull: “Shqipëria vendi i trimave” i autorit Ilia Hroni.
Kur doli numri i parë i kësaj reviste më 1 qershor të vitit 1984 Pandeli P. Pandeleon shkoi në ambasadën e Shqipërisë në Athinë për tu dhuruar disa kopje. Punonjësit e ambasadës shqiptare pasi lexuan revistën mbetën të kënaqur nga shkrimet që ishin botuar dhe diplomati shqiptar Ksenofon Nushi i premtoi se për çdo numër do mund të blinin 200 kopje me dy dollarë copën. Ato vite shpenzimet e për botimin e çdo numri të revistës Shqipëria e Re kushtonte vetëm 200 dollarë. Pas pak ditësh ambasada e Shqipërisë në Athinë në shenjë mirënjohje e ftuan Pandeli P. Pandeleon të bëjë një vizitë 15 ditore në Shqipëri. Nga vizita 15 ditore që bëri nëpër vendet më të bukura të atyre viteve në Shqipëri Pandeli P. Pandeleon mbeti shumë i gëzuar dhe kur u kthye në Athinë nxitoi të botonte numrin e dytë të revistës që drejtonte në emër të shoqatës së Miqësisë Greqi-Shqipëri. Pas daljes së numrit të dytë Pandeli P. Pandeleon me 200 copët e revistës vrapoi për në ambasadën e Shqipërisë për ti dhënë revistat sipas premtimit që kishte marrë nga diplomatët shqiptar. Por këtë herë diplomatët shqiptar refuzuan blerjen e revistës duke i thënë se nuk mund të blinim këtë revistë. Pas kësaj befasie të papritur Pandeli P. Pandeleon u largua nga ambasada i zhgënjyer dhe i pashpresë. Por zhgënjimin më të madh e mori kur nga Ministria e Kulturës greke mori refuzimin për mos financimin e revistës me pretekstin se një botim i tillë nuk ishte brenda kuadrit Kushtetues.
Borxhet e shumta të shoqatës dhe të revistës bënë që shoqata e Miqësisë Greqi-Shqipëri të mbyllej dhe të mos dëgjohej më për të dhe njeriun miqësor Pandeli P. Pandeleon.
Megjithëse jetën e shkurtër Shoqata e Miqësisë Greqi-Shqipëri dhe revista Shqipëria e Re hynë në historinë e përpjekjeve të disa njerëzve për të ndërtuar një miqësi të mirë dhe të vërtetë midis dy vendeve fqinje..

Kush ishte iniciatori i themelit të shoqatës miqësi Greqi-Shqipëri

Iniciatori për themelimin e Shoqatës së Miqësisë Greqi-Shqipëri ishte Pandeli P. Pandeleon, një arvanitas i cili nuk kishte ndonjë arsimim të lartë. I lindur në fshatin Perahora që banohet nga arvanitasit të krahinës së Korinthit ishte krenarë për prejardhjen e tij shqiptare dhe ndiente një dashuri të madhe për Shqipërinë. Ai mori pjesë në luftën antifashiste dhe luftoi për çlirimin e Greqisë disa vjet nëpër male. Pas çlirimit për idetë e tij majtiste u internua për 20 vite me radhë duke bredhur nga njeri ishull në tjetrin. Sipas shënimeve të Kristo Zharkalliut, Pandeliu sa më shumë e rrihnin aq më i urtë dhe i vendosur bëhej dhe kur e qëllonin në kokë me ndonjë dru, i kujtoheshin gjërat që kishte harruar prej kohësh. Ndërsa arvanitasi Jorgo Maruga për Pandeliun thoshte: Pandeliu kishte ngrënë kaq dru, se sa bukë në jetën e tij.
Me rënien e diktaturës së kolonelëve në vitin 1973 Pandeliu filloi aktivitet e tija për afrimin e dy popujve fqinjë me njëri-tjetrin duke themeluar Shoqatën Miqësi Greqi-Shqipëri dhe revistën Shqipëria e Re.
Iniciatori i këtyre përpjekjeve Pandeli P. Pandeleon vdiq në vitin 1999 në harresë dhe në varfëri të plotë, por ai tashmë kishte lënë gjurmë në historinë e dy vendeve. Historia e themelimit të Shoqatës Miqësi Greqi-Shqipëri dhe botimi i revistës Shqipëria e Re sot na duket diçka e çuditshme kur dihen marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë, marrëdhënie që shpeshherë nxehen nga një dashuri e zjarrtë dhe shpeshherë ftohen, ngrijnë, për të arritur më tej deri në hakmarrje të grekëve ndaj emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë prej disa vitesh në Greqi duke u grisur pasaportat dhe lejet e qëndrimit.

Sistemi i Enver Hoxhës promovon miqësi me grekët

Diktatori i Shqipërisë Enver Hoxha për të treguar një afrim të mirë me Greqinë në vitin 1978 kishte bërë edhe një vizitë në Dropull, zonë ku banon minoriteti grek. Në fshatin Grapsh ai foli greqisht dhe u shpreh për afrim të dy vendeve. Po ashtu pak vite më vonë shef i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë të Rebublikës Popullorer Socialiste të Shqipërisë u emërua një minoritar grek i quajtur Kiço Mustaqi i cili në vitin 1990 u bë edhe ministër i Mbrojtjes.
Ndërsa kryeministri i Shqipërisë në vitin 1983 Adil Çarçani do të deklaronte në Kuvendin e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë më 15.1.1983 për miqësinë e dy vendeve fqinje: “Gëzohem nga lajmi se edhe Qeveria dhe populli grek dëshirojnë forcimin e miqësisë me vendin tonë”.
Po ashtu u hap edhe pika e re kufitare midis Greqisë dhe Shqipëri në Kakavijë, shiritin e hapjes së kësaj pike doganore e prenë ministri i jashtëm grek Karolos Papulias dhe ai shqiptar Muhamed Kapllani të shoqëruar atëherë me manifestime të përbashkëta festive shqiptaro-greke në dy anët e kufirit. (Vetëm pak ditë më parë me propozimi të kryetarit të Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime Kryetari i Republikës Greke Karolos Papuliasi u shpall “Qytetar nderi” i Gjirokastrës me motivacionin: “Personalitet i shquar dhe politikan që i ka shërbyer harmonisë së marrëdhënieve midis dy vende fqinjë”. Duhet thënë se Kryetari Karolos Papuliasi është me origjinë çame nga fshati Voshtian e krahinës së Çamërisë).
Pak kohë para se të vdiste udhëheqësi i Shqipërisë Enver Hoxha botoi librin “Dy popuj miq’, një vepër që u botua në vitin 1985 nga shtëpia botuese “8 nëntori”, Tiranë.
Me këto veprime të afrimit të miqësisë me Greqinë, qeveria që drejtohej nga Enver Hoxha ndoshta donte të tregonte se rreziku grek për Shqipërinë nuk ekzistonte, por Shqipëria mund të rrezikohej nga Serbia.


II

Re të zeza mbi marrëdhëniet Greqi-Shqipëri

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë siç kemi thënë kanë qenë në frymën e miqësisë së mirë nga viti 1980-1990. Para dhe pas kësaj periudhe marrëdhëniet midis tyre kanë qenë shumë të acaruara dhe më shumë se një herë kanë ardhur në fillimin e një lufte të ashpër. Deri në vitin 1939 dy fqinjët Greqia dhe Shqipëri kanë pasur marrëdhënie të mira. Shqipëria pasi kishte shpallur pavarësinë Greqia kishte bërë disa përpjekje të heshtura me anë të bandave kriminale për aneksimin e jugut të Shqipërisë, por pa sukses.
Kur Italia fashiste e Musolinit kishte pushtuar më 7 prill 1939 Shqipërinë, Greqia më 10 nëntor 1940 shpall dekretin mbretëror ligjin 2636 gjendjen e luftës me Italinë dhe Shqipërinë. Pas pushtimit nga Gjermania, qeveria kuislinge e Greqisë që udhëhiqej nga kryeministri Jorgos Xolagoklus e heq ligjin e luftës. Por pas përfundimit të luftës qeveria e sapo formuar në vitin 1945 e rikthen ligjin e luftës që Greqia i kishte shpallur Shqipërisë me një dekret të ri numër 13. Ligji i Luftës që Greqia i shpall luftë Shqipërisë.
Përzënia sistematike e çamëve nga trojet e tyre në vite deri në përzënien e madhe në vitin 1945 kishte sjellë në përfundimin e acarimeve të marrëdhënieve midis dy vendeve pa përfaqësi diplomatike në kryeqytetet e tyre në vitet e pas luftës së dy Botërore.
Në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1946 Greqia kërkoi ndryshimin e kufirit me Shqipërinë duke kërkuar jugun shqiptar., gjithashtu nuk pranoi që Shqipëria të konsiderohej aleat i vendeve fituese kundra fashizmit.
Në vitin 1949 ushtria e Greqisë afroi forcat e saja në kufi për të hyrë në Shqipëri, atëherë pati shumë provokacione me të vrarë nga të dy palët dhe në historinë shqiptare këto ngjarje njihen si provokacionet e gushtit të 1949. Atëhere në Shqipëri gjetën strehim mijëra greke komunistë të përndjekur nga Greqia në luftën e qytetare për pushtet.
Disa herë u bënë përpjekje për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, por pa sukses, sepse Greqia kërkonte autonominë e Vorio Epirit në jugun e Shqipërisë të cilën qeveria e Tiranës e kundërshtonte. Nga qeveria greke në vitin 1960 u kërkua edhe ndihma e Bashkimit Sovjetik për të ndërhyrë në hapjen e ambasadave diplomatike, por përsëri nuk u arrit marrëveshje. Disa herë Organizata e Kombeve të Bashkuara bëri tentativa për bisedime midis Greqisë dhe Shqipërisë, por palët nuk binin dakort sepse Greqia kërkonte autonominë e Vorio Epirit, ndërsa Shqipëria e kundërshtonte autonominë, por pranonte të respektonte të drejtat e minoritetit grek.
Gjendja erdhi deri aty sa më 1968 marrëdhëniet midis Tiranës dhe Athinës arritën deri në një luftë të hapur pasi në gusht të atij viti Greqia mbajti Kongresin e Vorio Epirit ku pjesëmarrësit dolën me deklaratën se Greqia duhet të çlirojë Vorio Epirin (Jugun e Shqipërisël) të pushtuar nga shqiptarët. Siç duket emocionet e suksesit të Kongresit çuan deri aty sa politikanët dhe ushtarakët grek të bëjnë gabim drastik duke mbledhur forca të mëdha ushtarake në kufi për të sulmuar Shqipërinë. Por përgjigjia e Tiranës nuk vonoi, ushtria shqiptare u vu në gatishmëri numër një duke u përqendruar në kufirin greko-shqiptare, në Korçë dhe Gjirokastër. Brenda ushtrisë greke ishin filtruar edhe agjendë shqiptarë të cilët kishin përcjellë në Tiranë të tërë planin e ushtrisë greke se kur do të sulmohej Shqipëri. Atëhere Shqipëria i dërgoi mesazh Greqisë që brenda datës 1 shator nuk tërhiqte forcat e mëdha ushtarake greke, atëherë ushtria shqiptare do të sulmonte Greqinë. E ndodhur në vështirësi komanda e lartë greke dha urdhrin e tërheqjes së trupave. Më 1 shtator 1968 forcat e mëdha të ushtrisë greke u tërhoqën nga fronti njëherë e përgjithmonë, duke lënë vetëm ato forca ushtarake që i mbanin zakonisht për ruajtjen e kufirit. Këto do të ishin edhe përpjekjet e fundit të grekëve për të bërë presion për pushtimin e jugut të Shqipërisë me pretekstin për mbrojtjen e “voriepiriotëve”. Që nga ajo kohë nuk ka pasur acarime të ngjashme midis dy vendeve.
Në vitin 1971 Kryetari i sapo zgjedhur i Republikës së Greqisë me anë të puçit ushtarak koloneli Jorgos Papadhopulos, më 6 maj vendos për marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Shqipërisë. Që nga vitit 1939 e deri më 1971 Shqipëria dhe Greqia nuk kishin marrëdhënie diplomatike midis tyre siç thamë më lartë. Dhe iniciator për hapjen e ambasadave midis dy shteteve është koloneli me origjinë shqiptare arvanitasi Jorgos Papadhopulos. Nuk dihet pse diktatori ushtarak Papadhopulos vendosi të bëj hapin e parë për rifillimin e dialogut politik midis dy vendeve fqinje në një periudhë të vështirë provokacionesh. Në fillim u hap pika kufitare midis Follorinës dhe Kapshticës. Në vitin 1978 filluan edhe fluturimet e para të linjës ajrore midis Athinës dhe Tiranës.
Gjatë një fjalimi në Janinë më 23 shkurt të vitit 1984 kryeministri Andrea Papandreu deklaroi se Greqia nuk kishte pretendime territoriale ndaj Shqipërisë, por i kërkonte Tiranës respektimin e minoritetit grek. Pavarësisht nga këto deklarata Greqia vazhdonte të ushqente pretendimet e saja karshi Shqipërisë. Ajo për çdo vit mbante Kongresin për Vorio Epirin, përkrahte me të holla dhe propagandë shoqatat dhe organizatat që luftonin për aneksimin Jugut të Shqipërisë. Ish-Kryeministri grek Andrea Papanderu ishte mjeshtër në politikën e fqinjësisë së mirë me vendete perëndimore dhe vendet e botës së tretë që në emër të komunizmit shtypnin popujt e tyre. Ai mbante bazat amerikane në Greqi, por ruante edhe një miqësi shumë vëllazërore me Gadafin dhe Libinë e atyre viteve që ishte cilësuar si vendi që përkrahte terrorizmit.
Përpjekjet e mira të disa figura të shquara të jetës politike dhe kulturore në Greqi për heqjen e ligjit të luftës midis Greqisë dhe Shqipërisë bënë që qeveria greke e drejtuar nga kryeministri Andrea Papanderu në vitin 1987 të dekretojë një ligj për heqjen e gjendjes së luftës, por ky ligj nuk u aprovua nga Kuvendi i Republikës Greke.
Me ardhjen e demokracisë në Shqipëri mijëra shqiptarë emigruan pas vitit 1990 në Greqi dhe në janar të vitit 1991 për herë të parë Shqipërinë e viziton një kryeministër grek, Kostandin Miçotaqis. Por pas vitit 1991 Greqia filloi provokimet ne jugun e Shqipërisë ku në verën e vitit 1993 policia shqiptare përzuri një prift grek nga territori i saj i akuzuar për agjitacion. Në shenjë hakmarrje policia greke përzuri nga Greqia brenda pak ditësh rreth 25 mijë emigrantë shqiptar.
Më 10 prill 1994 një grup terrorist grek me emrin Fronti për Çlirimin e Vorioepirit (MAVI) hyn në territorin e Shqipërisë dhe vret ushtarin Arsen Gjinin dhe kapitenin Fatmir Shehu. Në gusht të po atij viti u mbajt gjyqi i pesë minoritarëve grek të akuzuar për tradhti në dëm të shtetit shqiptar. Më 21 gusht të 1994 piloti grek Kosta Vrakas me avionin e tij hodhi fletushka antishqiptare në territorin e Republikës së Shqipërisë. Në fletushka u bëhej thirrje popullit shqiptar për tu ngritur në protesta për të larguar nga pushteti Kryetarin e Shqipërisë Sali Berishën dhe kryeministrin Aleksandër Meksin. Në këtë periudhë marrëdhëniet midis dy vendeve kishin arritur në ngrirje të plotë dhe Sh.B.A bëni thirrje për uljen e tensioneve. Në këtë kohë policia greke brenda 2 muajve ktheu në Shqipëri mbi 80 mijë emigrantë ekonomik si hakmarrje.
Në rrëmujat e vitit 1997 në Shqipëri shpeshherë është folur se ka gisht edhe zbulimi dhe kundërzbulimi i Greqisë. Atë vit u panë të hynin pa lajmërim në Shqipërinë e shkatërruar disa deputetë dhe politikanë grek të cilët nxitnin turmat e rrugaçëve për shkatërrimin e çdo gjëje shtetërore. Sa herë që zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri grekët dhe grekofilët e tyre nuk ngurojnë të bëjnë provokime në jugun e Shqipërisë dhe në veçanti në Himarë duke krijuar incidente për tërheqjen e vëmendjes së organizatave ndërkombëtare se gjoja shqiptarët shkelin të drejtat e minoritetit grek. Ka disa vite që Greqia u paguna pension të jashtëligjshëm mbi 200 euro në muaj njerëzve që deklarohen grek në Shqipëri duke shkelur ligjet e Republikës së Shqipërisë. Në qytetin e Selanikut veprojnë mbi 3 shoqata që financohen nga Greqia me programe për autonominë e Vorioepirit.
Më 3 dhjetor të vitit 1998 me ligjin numër 2664 Greqia shpalli afatin e fundit për regjistrimin e pasurive 5 tetorin e 1999. Ky ligj u përgatit për zhdukjen përfundimtare të të drejtave të popullsisë çame për kërkimin e pronave të tyre të sekuestruar pa të drejtë në vitin 1945 nga shteti grek.
Në vitin 2002 nëpër rrugët e Selanikut shoqatat “Vorioepirote” shpërndanin fletushka kundër Shqipërisë dhe kërkonin ndërhyrjen e NATO-s për të “shpëtuar” rreth 80 mijë minoritar grek që jetojnë nëpër disa fshatra të Sarandës, Gjirokastrës nga gjoja “terrori” që ushtrojnë shqiptarët kundër tyre.
Pas 17 vitesh mërgimtarët shqiptarë në Greqi ende mbetën me probleme për legalizim. Qeveritë greke janë tallur duke e ndërruar ligjin e legalizimit disa herë, kjo metodë e ka edhe prapaskenën e saj sepse në qoftë se që nga viti 1992 do të legalizoheshin emigrantët shqiptarë, ata sot pas kaq vitesh do të kishin të drejtën për tu pajisur me shtetësi greke, gjë që Greqia i trembet një të drejte të tillë. Prandaj shteti grek çdo vit e ndërron ligjin duke i lënë mërgimtarët shqiptarë pengje të politikës dashakeqëse ose që të jemi më të saktë mërgimtarët shqiptarë në Greqi pa i ofenduar mund të quhen “skllevër modernë” që u lejohet të vizitojnë atdheun 15 ditë vetëm kur Greqia feston festat e saja fetare Krishtlindjet dhe Pashkët.
Radhët e gjata të pritjeve për të hyrë ne Greqia për emigrantët shqiptarë kanë qenë me pasoja tragjike ku nga pritjet deri në tre ditë të ftohta, me shi apo nën rrezet e diellit të nxehtë kanë vdekur edhe njerëz. Qëllimisht shpeshherë punonjësit e doganave greke deklarojnë se u janë prishur kompjuterët duke lënë njerëzit e halleve në pritje të pafundme.
Grisjet e pasaportave dhe lejeve të qëndrimit nga ana e policisë greke, vrasjet pa shkaka nga ana e policisë dhe ushtrisë greke, imponimi i ndërrimeve të emrave dhe përcaktimit fetar ka bërë që tek shqiptarët të rritet me shumë ndjenjat e urrejtjeve për grekët se sa ndjenjat e miqësisë së mirë.
Megjithëse në vitin 1996 Shqipëria dhe Greqia nënshkruajtën Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes dy vendeve, ligji i luftës i shpallur i njëanshëm nga Greqia është ende në fuqi, ai qëndron si re e zezë mbi kokat e dy vendeve fqinje me njëra-tjetrën. Edhe pse në Greqi punojnë mbi 350 mijë shqiptar, edhe pse në Shqipëri rreth 60% të bizneseve i kontrollojnë ndërmarrjet greke, Greqia vazhdon ende në qytetin e Selanikut për çdo vit të mbajë Kongresin e Vorio Epirit për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Sot në emër të marrëdhëniet të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve Greqia ka ndërtuar projektin e Kalit të Drunjtë të Trojës. Por grekët duhet ta dinë se nga ana numerike në Ballkan ka më pak grekë se shqiptar të cilët jetojnë në mbi 7 shtete, dhe këta shqiptar do të jetë gjithnjë gati po qese Greqinë e gënjen mëndja të mendoje se do të aneksojë jugun e Shqipërisë. Më mirë do të ishte që Greqia të ndihmojë në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe BE se sa të vejë në lëvizje levën e shovinizmit sepse Shqipëria është çelësi i Ballkanit, dhe kush e ka atë në anën e vet kontrollon Ballkanin.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dokumenta Historike Rreth Çamerise - Faqe 3 Empty Re: Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 1:22 pm

Boshatiset Çamëria

Situata në Çamëri, pas largimit të popullsisë myslimane çame, u rëndua edhe më shumë. Po ashtu u ashpërsuan konfliktet, që çuan në luftime të ashpra mes forcave të ELAS-it (Forcat efektive dhe rezerviste të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare) dhe të EDES-it. Kulmin e tyre veprimet luftarake e patën në nëntor-dhjetor të vitit 1944. Vihej re se forcat e ELAS-it dita-ditës fitonin terren dhe fitorja anonte nga ato. Ndikimi i EAM-it (Fronti Nacionalçlirimtar i Greqisë), filloi të rritej në të gjithë zonën e Çamërisë dhe më tej. Gazeta londineze "Ekonomisti", më 22 dhjetor 1944, shkruante : "Tani duket qartë se EAM-i ka më shumë fuqi nga ajo që besonin. Në dhjetor të vitit 1944 Fronti Nacionalçlirimtar i EAM-it dhe forcat e Ushtrisë Nacionalçlirimtare (ELAS), u futën në Çamëri dhe i detyruan forcat rezerviste të kalojnë në Korfuz. EAM-i festoi fitoren. Gumenica dhe rrethinat e saj kontrolloheshin nga EAM-i dhe forcat e ELAS-it. E megjithatë, sërish zotëronte përçarja e thellë politike. Popullsia e krishterë ishte ndarë në dy kampe kundërshtare: EAM dhe EDES. Në mes tyre kishte një armiqësi të hapur. Nga çasti në çast pritej shpërthimi i luftës civile. Ndërkohë midis EAM-it dhe qeverisë shqiptare kishin filluar negociata për kthimin e çamëve, pa vënë në dijeni Komitetin Antifashist Çam.( H.I.Musa Demi .Qëndresa çame 1800- 1947, Tiranë, 2003, f.264). Shumë kryefamiljarë çamë merrnin rrugën për të shkuar në Çamëri pa familje, me qëllim që të shikonin gjendjen dhe më pas, të vendosnin ose jo për të shkuar me pjesëtarët e familjes. Një ndër ata çamër që mori rrugën nga Konispoli për të shkuar në fshatin Vris, ishte edhe Tahir Gërra, me dy-tre anëtarë të fisit të tij. Ata, pas një udhe të gjatë në këmbë, arritën në Vris dhe trokitën drejt e në shtëpinë e mikut të familjes së tyre, Kozma Zoit. Këta ishin të parët çamër, që ktheheshin në fshatin e tyre. Kozma Zoi i priti me gëzim të madh dhe iu uroi mirëseardhjen. Atë natë ndenjën pothuaj gjithë natën duke biseduar në mes tyre myslimanët e sapokthyer dhe shumë të krishterë bashkëfshatarë. Ndërkohë miqtë dhe dashamirësit nga fshati Vris i sollën Kozma Zoit disa lajme të trishtuara. Fjala ishte për disa elementë të krishterë jo vendës, që ishin instaluar rishtazi në pronat e myslimanëve, po përgatitnin kurthin për të vrarë Tahir Gërrën dhe shoqëruesit e tij. Kozma Zoi nuk e prishi gjakun dhe bashkë me miqtë çamër, doli në qendër të fshatit Vris dhe me anën e njerëzve të tij hapi fjalën në fshat: "Kushdo që do të guxojë të trazojë miqtë e tij myslimanë, do të përballet për jetë a vdekje me tërë rrethin tim. Ata janë në besën time dhe do të kthehen shëndoshë e mirë në familjet e tyre, ashtu siç erdhën". Tahir Gërra, pas dy ditë qëndrimi në Vris, vendosi të kthehej në familjen e tij në Konispol. Këtë vendim ia tha edhe pritësit të krishterë. Kur u nis Tahiri për rrugë, Kozma Zoi i tha: "Mik e vëlla! Erdhe vetëm tek miku yt, por në kthim do të shoqëroj unë me të mitë, sepse situata në Çamëri është shumë e trazuar nga elementët e pandërgjegjshëm e keqbërës". Tahir Gërra u përcoll i shoqëruar nga Kozma Zoi dhe katër kushërinjtë e tij të armatosur, derisa kaluan në kufirin shqiptar. Para se të ndaheshin, pinë edhe nga një cigare të dredhur dhe Kozmai i tregoi planet djallëzore, që ishin kurdisur kundër tyre dhe që e detyruan t'i përcillte ata deri në kufi të zonës ku kishin familjet e tyre. Në luftën për mbijetesë të popullit çam, në përpjekjet për të mbrojtur trojet, gjuhën shqipe dhe kundërshtimin ndaj shpërnguljes së dhunshme të popullsisë, nuk duhet lënë pa përmendur edhe Jasin Sadiku nga Margëlliçi. Për arsye të shumta, figura e Jasin Sadikut është e panjohur, edhe pse ndaj tij, për afro 70 vjet, qarqe të caktuara greke kanë ndërmarrë sulme të ashpra e të pandërprera. Jo vetëm në të gjallë, por edhe pas vrasjes së tij, më 1942.

Akuzat pa pabazë të grekëve

Dëshmitë greke, që nga viti 1940 e deri në ditët tona, sjellin "argumente" duke i akuzuar çamët si "vrasës", "grabitës", "plaçkitës" e "bashkëpunëtorë me pushtuesit nazifashistë". Këtyre akuzave, nuk u ka shpëtuar as Jasin Sadiku. Kjo shprehet edhe në raportin që i dërgonte Nënkomanda e Korofillaqisë së Pargës, Komandës së Lartë të Korofillaqisë së Epirit në Janinë, më 21 korrik 1942. Në këtë raport të gjatë, ndër të tjera shkruhej: "Një grup prej dhjetë vetash myslimanë të Margëlliçit, ku ndër më të njohurit mes tyre ishte Jasin Sadiku, të veshur me uniforma të oficerëve italianë e të shoqëruar nga 10 ushtarë italianë, kishin shkuar në fshatrat e krishtera të Frarit, familjet e të cilëve, nga terrorizimet që u kishte bërë Jasin Sadiku, ishin larguar nëpër pyje. Jasin Sadiku me shokët kishte grabitur rreth 100 kokë dele, viça e lopë ... Jasin Sadiku kishte rrahur e gjakosur një kundërshtar të tij të krishterë nga fshati Mesopotam, në Frar, (Jorgos Margaritis, "Anepithimitoi simpatriotes, Tsamidhes, Evranoi", Athinai, 2005, f.189-190)
Referuar arkivave del qartë se sa pa baza janë akuzat e Korofillaqisë së Pargës. Në to (arkiva) del se vetë Jasin jo vetëm kishte në pronësinë e tij qindra krerë dele e lopë, si dhe qindra hektarë tokë, por dhe se aktiviteti i tij ka qenë dukshëm në dobi të Çamërisë

Lidhja e Kombeve zhgënjen popullsinë çame

Situata në të cilën vepronin atdhetarët e Margëlliçit, ishte tepër e tensionuar dhe me rreziqe. Në këtë kohë ndaj popullsisë shqiptare në Çamëri, përgatiteshin lloj-lloj prapaskenash e manipulimesh. Në rrjedhën e këtyre veprimeve antishqiptare nuk ishin përfshirë vetëm zyrtarët grekë të rangjeve të ndryshme, por edhe ndonjë përfaqësues i dërguar nga Lidhja e Kombeve, siç ishte rasti i kryetarit të Komisionit Mikst, z.Ekstrand. Ai, megjithëse i dërguar në Greqi si përfaqësues i Lidhjes së Kombeve me një mision të rëndësishëm, për të qenë një arbitër i mirë e për të mos lejuar asnjë shkelje e abuzim në shkëmbimin e popullsisë greko-turke, kishte dalë hapur në mbështetje të platformës politike të Greqisë, duke mbyllur sytë ndaj veprimeve të dhunshme që kryheshin ndaj shqiptarëve në Çamëri. Për zyrtarët grekë tashmë ishte fituar njëfarë sigurie se çdo veprim që do të ndërmerrnin ndaj çamëve, tek Ekstrandi nuk do të gjente asnjë rezistencë e presion. Ishte pikërisht kjo njëra ndër arsyet kryesore që administrata vendore greke, vepronte ndaj çamëve sipas dëshirës së saj.
"Në fillim të marsit të vitit 1925, në zyrën e Ekstrandit kishte shkuar një telegram, gjoja i nënshkruar nga 700 familje myslimane të zonës së Margëlliçit, të cilat "me vullnetin e tyre të lirë", shprehnin dëshirën të përfshiheshin në këmbim. Këtë parashtresë z.Ekstrand e kishte marrë në konsideratë, pa marrë asnjë kontakt me nënshkruesit e telegramit dhe ia kishte raportuar Lidhjes së Kombeve menjëherë si të mirëqenë dhe pritej vapori që ato familje, si një kope bagëtish, të viheshin përpara nga Korofillaqia greke dhe të futeshin në vapor për të udhëtuar drejt Turqisë.
Z.Bratlly, nënkryetari i Komisionit Mikst, krejt rastësisht, duke bërë një vizitë në Margëlliç, Mazarrek dhe në fshatin Vrastov, mësoi se ai telegram ishte hartuar dhe ideuar nga Komandanti i Ushtrisë Greke të zonës së Margëlliçit, Palimiro dhe për nënshkrimet që ishin vënë në telegram, çamët s'kishin asnjë dijeni. (A.SH, "Dokumente për Çamërinë", 1912-1939", Tiranë, 1999, dok.226, f.424)

Mit'hat Frashëri për ndërkombëtarizimin e çështjes çame

Gjithashtu, rreth këtij takimi e bisedimet që zhvilloi Jasin Sadiku me Bratllin, na informon Mit`hat Frashëri, në atë kohë Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Athinë, nëpërmjet raportit që i dërgonte ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë në Tiranë, më 21 mars 1925.

Ja dialogu i zhvilluar mes Jasin Sadikut dhe Bratllit, sipas raportit të Mit`hat Frashërit:
"Me të vërtetë, përgjigjet Jasin (Sadiku), kam dashur që të iki si turk, po kam gënjyer. Kam gënjyer nga shkaku i të zezave që kam hequr prej grekëve, të cilët, që nga më i madhi gjer tek më i vogli, s'kanë lënë të ligë pa bërë. Dhe i dëshpëruar, Sadiku paska numëruar të gjitha vuajtjet e çamëve dhe fjalët e tij hynë në procesverbal".
Nga deklarata që bëri Jasin Sadiku përpara zyrtarit të Lidhjes së Kombeve, bëhej e qartë se agai i Margëlliçit e kishte bërë atë deklaratë, ku shprehej se "donte të përfshihej në shkëmbim", përballë presioneve të shumta...
Prefekti i Prevezës dhe bashkëpunëtorët e tij që e shoqëronin hap pas hapi, kur nuk gjenin terren dhe mbështetje tek paria e kazasë së Margëlliçit, vinin në zbatim arrestimet dhe burgimet e figurave çame, me qëllim që të ngjallte terror e frikë në masën çame. Kështu p.sh., ishte vepruar me Abedin Dule Xhemalin, çifligarin e madh të fshatit Grave të Gumenicës dhe njëkohësisht përfaqësuesi i parisë së myslimanëve të Gumenicës dhe rrethinave. Agai i Gravës, sapo refuzoi me përbuzje e përçmim ofertat që i bëri prefekti i Prevezës, u arrestua dhe u dërgua në qelitë e Burgut të Prevezës, (gjoja si shtëpi bazë ku strehoheshin hajdutë) pse nuk deshi t'u bindej këshillave të prefektit dhe të bënte propagandë për shkëmbim .
Sa më të ashpra bëheshin presionet e qeveritarëve grekë ndaj shqiptarëve në Çamëri, aq më e vendosur bëhej qëndresa çame, pa marrë parasysh rreziqet që u kanoseshin. Kuptohet se në këtë situatë të vështirë, Jasin Sadiku dhe shumë nga bashkëqytetarët e tij, si Ahmet Aga Kasemi, Ibrahim Rojba, Haxhi Ibrahimi, Mustafa Bejo, Isuf Haxhi Mahmuti, Ibrahim Mullahu etj., që kishin hyrë e dalë shpesh në burgjet greke, të akuzuar për ndjenja kombëtare shqiptare, nuk e kishin të lehtë të vepronin se ishin nën një mbikëqyrje të fortë survejimi nga Korofillaqia greke. Megjithatë, në Margëlliç dita-ditës shtoheshin radhët e veprimtarëve çamë me ide e veprime patriotike, që manifestonin rezistencën kundër spastrimit etnik të çamëve. (A.SH, Letër e Mithat Frashërit, Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Athinë i drejtohet ministrit të Punëve të Jashtme, Tiranë; Athinë, 21 mars 1925).

Organizimi i qëndresës dhe Memorandumi i Çamërisë

Burimet dokumentare të kohës vënë në dukje se, në këtë kohë, në Margëlliç vepronte një plejadë e tërë patriotësh përkrah Jasin Sadikut e bashkëpunëtorëve të tij, si Mehmet Buzo, Osman Husa, Xhavit Husa, Qazim Rusi, Osman Çapari, Haxhi Kolobi, Abaz Selimi etj. Dita-ditës shtoheshin radhët me elementë të rinj që kishin marrë në duart e tyre flamurin e qëndresës. Në këtë mjedis patriotësh të vendosur, Jasin Sadiku bëhej edhe më i përkushtuar në veprën e tij dhe në bashkëveprim me bashkëqytetarët e tij, që e mbështesnin pa rezerva e ngurrim, e shtrinte aktivitetin edhe përtej fshatrave të kazasë së Margëlliçit, duke shfrytëzuar lidhjet dhe njohjet që kishte dhe respekti që gëzonte në masën çame.
"Jasin Haxhi (Sadiku), në shkurt të vitit 1926 ndodhet në radhët e përkrahësve më të vendosur të mbrojtjes çame dhe të përfaqësisë së saj. Përfaqësuesit e Çamërisë shihnin tek qeveria greke një rrezik të madh kërcënimi, jo vetëm për pronat, por edhe për jetën e njerëzve. Më 18 shkurt 1926u përpilua një Memorandum nga përfaqësuesit e popullsisë së Çamërisë. Dokumenti i nënshkruar nga Ali Dino, Mazar Dino, Haxhi Sejko, Mehmet Zëri, Ibrahim Bejazi, Jasin Haxhi dhe Adem Idrizi, iu dërgua Kryeministrit të Greqisë, z.Teodoros Pangallos. Memorandumi paraqiste në thelbin e tij, situatën në Çamëri, ku theksohej se "në Çamëri, në kundërshtim me çdo të drejtë, ishte aplikuar para tre vjetëve ligji i reformës agrare, që ishte një shpronësim i imponuar i pronarëve shqiptarë. Prej asaj mase të ndërmarrë nga qeveria greke, shqiptarët kishin humbur jo vetëm pronat e mëdha, por edhe pronat e vogla, kopshtet që i kishin për të përballuar nevojat më jetike. Situata e krijuar kishte bërë që familjet shqiptare ishin dënuar të vdisnin urie". (Arkiva greke, "Ipomnima tis epitropis ton antiproposon ton Alvanon to jenos kai mousoulmanon to thriskeyma elinon politon katoikon tis Tsamourias Ipeirou, pros tin aftou eksohotisa straiigou Theodoron Pangalou Proedrou tou Ypourjikou Simvouliou Athinas").
Më tej, përfaqësuesit çamë deklaronin se "shpronësimet e pronave të shqiptarëve ishin bërë në të gjitha fshatrat myslimane të Çamërisë dhe çmimi që kishte caktuar qeveria, ishte qesharak dhe i papërfillshëm. Në fshatrat Kravari, Koronopulo, Shëndell etj., për të ardhurat e prodhimeve bujqësore të tyre, që llogariteshin 120 Dhrahmi për streme, qeveria greke kishte caktuar një vlerësim të ulët, në 7 Dhrahmi. Këto vlerësime ishin bërë sipas deklaratave të fshatarëve greke, që ishin të interesuar për pronat që kishin marrë.
Në dokument theksohej se përveç vlerësimit qesharak të të ardhurave nga prodhimet bujqësore, parregullsi ishin vërejtur edhe në matjet e shtrirjes së pronave. Kështu p.sh., fshati Gorrica, kishte një sipërfaqe toke që llogaritej në 7000 stremë, komisioni atë sipërfaqe e llogariti sikur të ishte 1400 streme. Fshati Jonuz, me sipërfaqe prej 5000 streme, u llogarit vetëm për 1500 streme. Fshati Turkopalluk, me 5500 streme, ishte llogaritur për 1500 streme... Një fshat tjetër, Kanallaqi, zinte një sipërfaqe prej 8000 streme, u llogarit në 1800 streme .
Këtë qethje, theksohej në memorandum, pa asnjë kuptim, që u bënte komisioni grek pronave të myslimanëve shqiptarë, edhe pse u denoncuan nga pronarët shqiptarë, kërkesa e tyre nuk u mor në konsideratë. . Një aspekt tjetër që ngrinin përfaqësuesit e Çamërisë, ishte se "pronarët" e rinj të krishterë, që morën këto prona, ishin rreth 1000 familje. Ata u bënë çifligarë të rinj, me 120-140 stremë çdo familje, nga pronat e myslimanëve çamë, të cilat pasi i morën, i lanë djerrina e kullota të papunuara, ndërsa pronarët e vërtetë përfunduan keq e më keq, argatë e bujq të ish-bujqve të tyre .
Memorandumi përfundonte duke i kërkuar Kryeministrit grek, që "minoriteti shqiptar në Greqi, të ndjehej në shtetin grek si shtetasit e tij, si në detyrime, ashtu edhe me të drejta të barabarta me helenët. Dhe, së fundi, deklarohej: "Nëse nuk do të ndodhte kështu, do të mendojmë se qeveria greke synon asgjësimin ose largimin tonë" .
Memorandumi, në emër të përfaqësuesve të Çamërisë, nënshkruhej: Ali Dino, Masar Dino, Haxhi Sejko, Jasin Haxhiu, Mehmet Zëri, Ibrahim Bejazi dhe Adem Idrizi.
Miq me Jasin Sadikun, ishin dhe dy deputetë grekë: Avini dhe Çoku, i pari deputet i Partisë Venixelliste dhe i dyti i Partisë Popullore. Ata kishin dalë deputetë me votat që kishin fituar në fshatrat e zonës së Margëlliçit e rrethinave të tij. Ata e vizitonin shtëpinë e Jasin Sadikut jo vetëm gjatë fushatave elektorale, por edhe më pas, dhe kjo kishte bërë që mes të dy palëve të krijohej një miqësi e ngushtë dhe e sinqertë.
Jasin Sadiku dhe shumë nga bashkëqytetarët e tij, si Ahmet Aga Kasemi, Ibrahim Rojba, Haxhi Ibrahimi, Mustafa Bejo, Isuf Haxhi Mahmuti, Ibrahim Mullahu etj., që kishin hyrë e dalë shpesh në burgjet greke, të akuzuar për ndjenja kombëtare shqiptare, nuk e kishin të lehtë të vepronin se ishin nën një mbikëqyrje të fortë survejimi nga Korofillaqia greke.

Dokumenti:

"Më 6 dhjetor 1942 një nga figurat më të respektuara dhe më të fuqishme të Çamërisë, Jasin Sadiku, vritet. Kjo vrasje e një prej patriotëve e aktivistëve të njohur në mbrojtje të çështjes çame, pati jo pak ndikim të rëndësishëm jo vetëm në qarqet e njohura të kohës, por dhe për çështjen e popullsisë çame në tërësi, ndaj të cilës u përgatit dhe u realizua një shpërngulje e dhunshme e masive nga trojet e tyre autoktone...".

(Jorgos Margaritis, "Anepithimitoi…", f.160)


Pushkatohen 24 çamë. Parathimia në flakë

Pas kësaj deklarate të Maria Ringers, që ra si bombë përpara trupit gjykues dhe kriminelëve të tjerë që kishin mbushur sallën e donin shfarosjen e shqiptarëve, zonja Maria doli nga salla.
Deklarata e guximshme e zonjës së Ringenjve, bëri që në fundin e procesit gjyqësor, Fadil Bako të shpallet i pafajshëm e të lirohet, ndërsa 34 çamët e tjerë u ekzekutuan brenda asaj nate. Qyteti i Paramithisë, brenda disa orëve u kthye në thertore të grave, burrave dhe fëmijëve, djemve dhe vajzave, që e donin jetën dhe ëndërronin për një Çamëri të lirë dhe në harmoni me të krishterët. Qyteti u mbyt në gjak, u përfshi nga tymi e flakët, ndërsa banditët e pashpirt të kasapit të Çamërisë, të dehur nga aroma e gjakut të pafajshëm çam, hidhnin valle makabre mbi kufomat.
Të krishterët e fshatit Draganj, sapo mësuan për të vrarët dhe krimet që ishin kryer në Paramithi, ashtu edhe për emrat e kriminelëve që kishin kryer masakrat, informuan parinë e myslimanëve të kazasë së Margëlliçit që të merrnin masa mbrojtëse dhe të mos u besonin premtimeve të Napoleon Zervës dhe të njerëzve të tij. Ndërkohë, opinioni i shëndoshë i të krishterëve të rajonit të Çamërisë, ishte shumë i indinjuar për krimet që kryenin bandat kriminale të edeistëve dhe përpiqeshin me të gjitha mënyrat t’u vinin në ndihmë myslimanëve shqiptarë në Çamëri. Kështu p.sh., kur forcat edeiste po i afroheshin Pargës dhe Gumenicës dhe marshonin drejt Filatit, u aktivizuan mjaft të krishterë për mbrojtjen e myslimanëve.
Përballë masakrës, çamët në krah të njëri-tjetrit
Por çamët e krishterë, (që për momentin nuk u prekën nga Zerva, por më vonë do të kishin të njëjtin fat si bashkëkombësit myslimanë), e përjetonin me dhimbje tragjedinë e vëllezërve të tyre myslimanë, duke bërë të pamundurën për t’u shpëtuar jetën. Shembulli i mëposhtëm është shumë kuptimplotë.
Ilia, nga fshati Sidher, shkoi menjëherë te vëllami i tij në fshatin Galbaq dhe me lot në sy i thotë: “Myslimanë e të krishterë, jemi të gjithë vëllezër. Unë jetën e kam nga ti, vëllai im. Atë që ke bërë ti vëlla Abaz, nuk mund ta bëj unë. Edhe vëllezërit e tjerë të krishterë të Sidherit ju mbështesin dhe ju përkrahin juve myslimanëve të një gjaku të Galbaqit. Më besoni sa ngushtë e ndjej veten unë dhe sidherjotët e tjerë, që nuk mund t’i bëjmë ballë egërsisë së kriminelëve të Zervës. Ata janë betuar për të mos lënë këmbë çami mysliman në Çamëri. E them me dhembje, por për të shpëtuar duhet të largoheni për në Shqipëri...”.
Lidhur me këtë, një nga të mbijetuarit, i moshuari Abaz Mezani tregon: “Vepruam ashtu siç na porositi vëllami im, Ilia. Morëm familjet dhe tërë fshati mori rrugën e emigrimit për të shpëtuar nderin dhe jetën e pjesëtarëve të familjes, duke lënë prapa gjithçka që patëm vënë me mund e djersë, ne dhe të parët tanë”, (dëshmi gojore e A.M.)
Ajo që po ndodhte, veçohet si një ndër barbarizmat më të egra të shekullit në Ballkan e më gjerë. Pamjet ishin të tmerrshme: grabiteshin shtëpitë e myslimanëve, rrëmbeheshin gra e vajza që pasi përdhunoheshin, masakroheshin në mënyrë çnjerëzore. Ndërkohë edhe ndaj burrave myslimanë, që ishin mbledhur në shkollën e qytetit, para syve të Kranjës, nisi një valë e egër terrori.
Të krishterët e Çamërisë, ishte shumë i indinjuar për krimet që kryenin bandat kriminale të edeistëve dhe përpiqeshin me të gjitha mënyrat t’u vinin në ndihmë myslimanëve shqiptarë në Çamëri. Kështu p.sh., kur forcat edeiste po i afroheshin Pargës dhe Gumenicës dhe marshonin drejt Filatit, u aktivizuan mjaft të krishterë për mbrojtjen e myslimanëve.

Largimi i çamëve për t'i shpëtuar terrorit të bandave zerviste, filloi. Të pushtuar nga tmerri, ata linin pas shtëpitë e djegura, kufomat e të afërmve të pavarrosur. Rruga e tërheqjes për banorët e krahinës së Pargës, Margëlliçit e Gumenicës, për në kufirin shqiptar, ishte Gumenicë- Kastri-Rai-Kalama-Smertë e që të çonte drejt e në kufirin shqiptar. Në shumë fshatra shqiptare, që ishin më pranë kufirit, ata hezitonin të lëviznin më në thellësi të vendit, me shpresën se mund të ndryshonte gjendja dhe të mos e merrnin kalvarin e dhimbshëm dhe tragjik të emigrimit. Dëshmi nga shpërngulja e dhunshme e çamëve Në këto momente të vështira për popullsinë myslimane çame, sipas dokumenteve arkivore e dëshmitarëve të mbetur nga masakra, spikat një mbështetje e fuqishme e bashkëkombësve të krishterë në mbrojtje të tyre. Strati Vrisi, nga fshati Grikohor, arriti menjëherë në fshatin Rëzanj, tek vëllami i tij Xheviz Isufi, që dikur i ishte gjendur në ditë të vështira. I propozoi që Xhevizi me familjen e tij të shkonte për strehim tek familja e Strati Vrisit, që në atë kohë ishte në Janinë. Xhevizi e falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen e tij të thellë, por shtoi se nuk mund të ndahej nga të afërmit dhe bashkëfshatarët e tij.
Stratiu, duke parë hezitimin e mikut të tij për t'u shpërngulur për në Janinë, i propozoi që të largohej menjëherë nga fshati e të ndiqte rrugën që kishin nisur bashkëkombësit e tij drejt Shqipërisë, duke ia bërë të qartë se sapo të pushtohej vendi nga forcat e Zervës, çdo familje shqiptare rrezikohej të zhdukej. Ndërkohë u përhap lajmi ndër çamët e rrethit të familjes së Selfo Muhos nga fshati Dolan, se në shtëpinë e tij kishte shkuar vëllami i krishterë nga Pjadhuli dhe e kishte paralajmëruar që të nisej një orë e më parë, se jeta e çdo çami rrezikohej nga forcat zerviste, që kishin marshuar drejt Çamërisë. Shihej qartë se situata tepër e tensionuar, që ishte krijuar në këtë kohë në Çamëri, kishte bërë që asnjë i krishterë, sado dashamirës që të ishte me myslimanin, nuk kishte mundësi t'i garantonte jetën, apo ta merrte në mbrojtje në shtëpinë e tij.
Rreth kësaj situate, që shpreh dashamirësinë e të krishterëve ndaj myslimanëve në ato vite, na jep të dhëna me interes historiani Jani Sarras. Në një nga veprat e tij, ai ndër të tjera shkruan se në Kastrizë jetonin dy familje myslimane; e Lile Rustemit dhe e Hasan Sulçes, me kryefamiljarë të vdekur. "Ata kishin qenë në marrëdhënie mjaft miqësore me bashkëfshatarët e tyre të krishterë. Ata i donin dhe i respektonin të krishterët pa paragjykime fetare, pa hipokrizi. Djali i LileRustemit, Rexhepi, dhe pjesëtarja tjetër e familjes, Mineja, ashtu si i ati i tyre, nuk nguronin të shfaqnin dashurinë dhe respektin për të krishterët. Gjatë pushtimit të vendit, Rexhepi mbajti një qëndrim tepër korrekt. Ai çdo lajm të keq që mësonte për ndonjë veprim, që do të ndërmerrej ndaj të krishterëve nga fashistët, i lajmëronte menjëherë të krishterët, që të merrnin masa mbrojtëse1. Rexhepi, që e ndjente veten shumë të pastër si edhe të parët e tij, kishin shkuar me të krishterët si vëllai me vëllanë, prandaj kur emigruan çamët, ai nuk luajti nga fshati i tij. Ai me të vëllanë Arifin, 14 vjeç, të shoqen Hanon, dy djemtë e tij: Rustemin 4 vjeç dhe Lilen 9 muajsh, si dhe Hasani me të bijën e tij Minen, që kishin një djalë, Skënderin 3 vjeçdhe ishte shtatzanë njëmuajshe, qëndruan në shtëpinë e tyre në Kastrizë. Personalisht, shkruan Sarras, duke qenë se nuk kisha mundësi t`i merrja në mbrojtje, kur më pyetën sesi të vepronin: të qëndronin apo të largoheshin, u thashë që të iknin, por ato vendosën të mos lëviznin(J.Sarras, vep. e përm. f.670-671). Autori vazhdon më tej: "Kur hynë edeistët në fshatin Kastri, Rexhepi ishte strehuar në shtëpinë e bashkëfshatarit të krishterë Miho Petro. Ditën e parë forcat zerviste nuk e prekën, por të nesërmen shkuan dhe e thërritën gjoja për ta marrë në pyetje dhe prej andej e shpunë në Shkallën e Manoles, ku e vranë bashkë me të vëllanë e tij. Ndërkohë edeistët, me familjen e pambrojtur të Rexhepit, filluan të silleshin në mënyrë çnjerëzore. Ata i përdorën të tri gratë e asaj familjeje për të kënaqur instiktet e tyre shtazarake dhe pasi i përdhunuan, i masakruan së bashku me fëmijët e tyre të mitur( J.Sarras, po aty).

Çamët e krishterë, strehë për të mbijetuarit myslimanë

Në vazhdim të fakteve që flasin për dashurinë dhe respektin reciprok që kishin dy komunitetet në Çamëri dhe dhembjen që ndjenë ata të krishterë të ndershëm për vrasjet, plaçkitjet e fshatrave e shtëpive të myslimanëve, që po e kthenin Çamërinë në një shkretëtirë të vërtetë, arkivat dhe dëshmitë veçojnë dhe aktin e lartë të fisit të madh e të respektuar të Vrisëve nga Grikohori. ...Hizdar Ahmeti i përket një familjeje të njohur çame nga myslimanë e të krishterë në Grikohor dhe në të gjithë Çamërinë, si derë e madhe dhe njeri fisnik e me besë. Kur nisën shpërnguljet e familjeve çame nga trojet e tyre, ai dhe të afërmit e tij, vendosën të kalojnë në Shqipëri nëpërmjet Janinës, si një rrugë që paraqiste më pak rreziqe nga bandat greke. Në Janinë ai ra në kontakt edhe me shumë të krishterë të zonës së Çamërisë, që ishin strehuarkohët e fundit në Janinë.
Aty takoi edhe bashkëfshatarin e tij Strati Vrisin, me familjen e të cilit e lidhte një miqësi e vjetër. Ata të dy kalonin orë të tëra bashkë në kafenetë e Janinës dhe bisedonin për kaosin, që kishte përfshirë Çamërinë dhe gjithë Greqinë. Një natë, (sipas dëshmive të të mbijetuarit Hizdar Ahmeti), erdhi një i krishterë në shtëpinë dhe në emër te Strati Vrisit, më ftonte në një darkë, ku sipas fjalëve të tij, ishin edhe miq të tjerë të krishterë nga fshatrat e Çamërisë që i njihja dhe më njihnin. Më tej ai rrëfen: "Vendosa të shkoja me kënaqësi. Prisja të nisesha rreth orës 20. Ndërkohë që çami nga Grikohori qëndronte në shtëpinë e tij, shkon Eleni, e shoqja e Strati Vrisit dhe i thotë Hizdar Ahmetit: "Aga! Ke të fala shumë nga Stratiu. Sonte mos lëviz nga shtëpia ti dhe të afërmit e tu, se kundër jush është përgatitur një plan i keq që rrezikon jetë njerëzish". Qëndrimi i Strati Vrisit dhe përpjekja e tij për të shpëtuar myslimanët, nuk ishte rasti i vetëm. Kështu hoxha i fshatit Kuç me të afërmit e tij që ishin larguar në Janinë, kur kishte filluar dhuna e terrori grek në Çamëri, u morën në mbrojtje nga të krishterët dhe më pas, kur u qetësua gjendja, u kthyen në fshatin Kuç… Kështu, sipas arkivave e dëshmive të të mbijetuarve, edhe në fshatin Mavrudh, i krishteri Gaqo Sholiu, shpëtoi nga thonjtë e vdekjes Nusret Sulon nga fshati Shulash, si dhe shumë familje të tjera myslimane në fshatin Lopës, që më pas u stabilizuan në Sajadhë, ku jetojnë edhe sot.

Si shpëtuan të krishterët familjen e njohur Gerra të Çamërisë

Tahir Gërra nga Vrohonai, ishte një derë e madhe patriotike. Njeri nga pjesëtarët e fisit të tij, Veli Gerra, ishte delegate i Çamërisë në Kuvendin historik të Vlorës, që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912. Familja e Gerrave ishte edhe pronare e madhe tokash në Pllataredhe në Vris. Tahir Gërra, kur bashkë me çamët e tjerë mori rrugën e emigrimit për në Shqipëri, ka treguar një episod, që meriton të vihet në dukje. Ai në atë kohë ishte një burrë i moshuar, që i kishte kaluar të shtatëdhjetat. Kështu plakun e mençur dhe të mirë Tahir Gërra, ndërsa largohej duke lënë pas Vrohonain e tij të dashur, krahas pafuqisë që ndiente në atë rrugëtim të dhembshëm dhe pasurisë së madhe, që i linte pas, e brengoste edhe diçka tjetër e madhe. Herë-herë kërkonte të ndalej dhe duke u ulur, kthente kokën pas. Buza i dridhej dhe sytë i përloteshin. Pas mbetej si ëndërr Vrohonai, varret e të parëve. Por pas mbeteshin edhe miqtë e tij të krishterë. "O Zot! O Zot, - pëshpëriste me vete plaku. Ç`është kjo hata! Mallkuar qofshin ata që na bënë këtë gjëmë!
Mallkuar qoftë ai Zervë qeni! Edhe në varr mos pastë derman !"- pëshpëriste ai gjatë gjithë rrugëtimit dhe më vonë. Dhe pjesëtarët e familjes Gërra, pas dekadash, tregojnë se kur ishin larguar nga shtëpitë e tyre, tërë gjënë e pasurinë ia kishin lënë në përkujdesje e në kujdestari mikut të tyre të krishterë Kozma Zoit, nga fshati Vris. Kur familja e Tahir Gërrës gjendej në fshatin Spatar, bashkë me shumë familje çame, Kozmai ishte nisur nga Vrisi me dy vetë të fisit të tij, për të takuar e parë Tahir Gërrën dhe familjen e tij kudo që të ishin. Ai i gjeti në fshatin Spatar, nën një tendë të madhe të sajuar të një çadre. "Na gjeti aty, na përqafoi si vëllai-vëllanë dhe derdhi lot dhembjeje, duke i thënë babait tim dhe neve sa ishim atje, burra gra, fëmijë. Na prishi lufta, or vëlla. Zoti na shpëtoftë ju dhe ne", - tregon Nuri Gerra, djali i Tahir Gerrës. Atë natë, tregon Nuriu, miku i shtëpisë sonë, i krishteri nga Vrisi, e gdhiu natën bashkë me ne, në atë çadër. Të nesërmen, kur gdhiu dita dhe miqtë e krishterë do të ndaheshin, Tahir Gërra, duke iu hedhur në qafë, i tha Kozma Zoit: "Kam marrë nga tufa e lopëve të mia 7-8 lopë me vete, për të ushqyer fëmijët rrugës, por tani e shoh që as unë jam për to dhe as ato për mua. Duan kullotë e përkujdesje, qënuk mund t`ua siguroj, prandaj me gjithë zemër merri me vete dhe i paç hallall"! Pastaj iu drejtua të birit, Ruhiut: "Merri lopët dhe silli t`i marrë Kozmai". Kozmai me njerëzit e tij dhe tufën e lopëve përpara, u kthye në Vris, ndërsa të nesërmen Tahir Gerra me fisin e tij kaloi kufirin. Fundviti '44.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dokumenta Historike Rreth Çamerise - Faqe 3 Empty Re: Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 1:23 pm

Fill pas masakrës që kryen bandat e Napolon Zervës kundër myslimanëve shqiptarë në Paramithi më 27 qershor 1944, paniku pushtoi gjithë banorët e Çamërisë. Sipas dokumenteve arkivore, Dhimitrulla, nje grua fisnike, e dërguar nga paria e Finiqit, shkon në Filat dhe lajmëron bashkatdhetarët çamë: "Të dashur vëllezër myslimanë! Jam e dërguar nga paria e Finiqit. Jam e porositur t'u them: Mos dëgjoni fjalët e askujt! Të gjithë ju duhet të largoheni si njerëz, se vendimi është se edhe macet tuaja do t'i zhdukin", ("Agapitemoi adhelfia othomani, ime opostelmeni apotin epitropi tou Finiqiou. Min akusete ta lloja tou kathena. Oli esis na fijete san anthropi, olla qe tis gatesas tha tin sfaksun...").
Musa Demi, një nga prijësit e Filatit dhe bashkëpunëtorët e tij e falënderuan vajzën për njoftimet që u përcillte nga miqtë e tyre dashamirës të krishterë dhe i thanë asaj t'u përcillte atyre mirënjohjen jo vetëm të parisë, por të gjithë myslimanëve të Filatit.
Paria e Filatit, me gjithë sinjalet tepër alarmuese që mori, nuk ndërmori asnjë veprim për të boshatisur qytetin dhe fshatrat dhe për të emigruar drejt Shqipërisë. Arsyeja ishte se informacionet që merrnin, ishin të turbullta dhe kontradiktore. Ato shpresonin shumë se krimet e Paramithisë nuk do të përsëriteshin në Filat, edhe për një fakt tjetër: Myftiu i Janinës kishte marrë premtimin nga Kryetari i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, Lambert, se çamëve do t'u sigurohej jeta, nderi dhe pasuria. Këtë na e bën të njohur historiania, Georgia Kretsi, një njohëse e mirë e problemit çam në vitet 1913-1960. Ajo ka shkruar: "Myftiu i Janinës iu lut Kryetarit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, që të ndërhynte për të liruar çamët që ndodheshin në kampet e përqendrimit të qytetit të Paramithisë e të Margëlliçit. Në vijim të artikullit të saj, historiania na bën të njohur përgjigjen që i jepet myftiut të Janinës, në gusht të vitit 1944, nga kryetari i Kryqit të Kuq, Lambert: (Georgia Kretsi, "The Secret.Post of the Greek-Albanian Borrlands. Cham muslim Albanians percpestives on a conflict over historical accountability and current rightes", artikull në "Ethnologia Balkanika", vol.6, viti 2003, f.183, cituar sipas Arkivit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë (AYE) 1943-1944/2, Lambert to the Comitte representing the muslims of Chameria, 08.07.1944).


Bandat e Napolon Zervës kthejnë në thertore Paramithinë çame
Pas kasaphanës që kryen bandat e Napolon Zervës në Paramithi, Napolon Zerva me shtabin e EDES-it e në konsensus të plotë me oficerët britanikë, do të fillonte kundër popullsisë myslimane spastrimin etnik brutal. Këtë fakt, siç vë në dukje historiania, G.Kretsi: “Pas pushtimit të Paramithisë sinjali për dëbimin e çamëve ishte dhënë. Në konsensus të plotë të EDES-it me oficerët britanikë, filloi spastrimin brutal etnik”, (G.Kretsi, “The Secret Post of the Greek-Albanian...”, f.182-183).
Arkivat që zbulohen tani vonë dhe botimet bashkëkohore, tregojnë për prapaskenat e kurdisura për shfarosjen e shqiptarëve myslimanë të Çamërisë. Në këtë kuadër, del gjithashtu se sa djallëzore dhe keqdashëse ishin “garancitë” që jepte Kryetari i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.
...Përpjekja e shumë të krishterëve për t’iu gjendur pranë myslimanëve në momente të vështira, është shprehje e lartë solidariteti, që shpreh dashuri dhe respektin e krishterëve ndaj myslimanëve. Burimin e vërtetë të saj e gjejmë tek marrëdhëniet e tyre, që tradicionalisht kanë qenë shumë të mira, pavarësisht nga presionet politike të qarqeve të caktuara, që synonin përçarjen e këtyre dy komuniteteve.
Dhimbja e të krishterëve për bashkëkombësit myslimanë
Nga mesi i muajit maj të vitit 1944 tensionet politike në Çamëri u rritën. Forcat e EDES-it ishin afruar në rrethinat e Paramithisë dhe përbënin një kërcënim serioz për popullsinë myslimane shqiptare të Çamërisë. Në këto rrethana, shumë familje shqiptare të fshatrave në rrethinat e Paramithisë, Gardhiqit, Dhragomisë, Skupicës, Karbunarit, Nihorit, Mininës, Vratilës etj., u detyruan të lenë fshatrat e tyre dhe të shkonin për t’u strehuar në zonat çame, që ishin pranë kufirit shqiptaro-grek. Komanda e lartë e EDES-it, më 24 dhe 25 qershor 1944, i bëri thirrje popullsisë myslimane të qytetit, që të mos lëvizte nga qyteti se “pas largimit të pushtuesve, popullsia, pa dallim feje e kombësie do të jetonte në paqe e në qetësi” . Në atë deklaratë Napolon Zerva u premtonte shqiptarëve, se “nuk do t’u prekej as jeta, as nderi dhe as pasuria”, ( Krapsites, “Oi moussulmanci tsamides tes Thesprotias”, Athinë, 1986, f.128 e tutje).
Kjo thirrje mbushi me shpresa zemrat e zhuritura të popullsisë çame e për pasojë, një pjesë e mirë e tyre nuk u largua nga shtëpitë e tyre. Madje shumë banorë myslimanë, bashkë me të krishterët, bashkëqytetarë të tyre, të prirë nga dhespoti i Paramithisë dhe myftiu i qytetit, Sali Afuzi, i pritën në hyrje të qytetit forcat e EDES-it me këngë e vallë, më 27 qershor 1944.(J.Sarras, vep.e përm., f.661).
Aristidh Kranja, komandanti i Regjimentit XVI të EDES-it, në pasditen e 27 qershorit, ftoi në një mbledhje në shkollën e qytetit myftiun e Paramithisë dhe gjithë myslimanët e qytetit, për t’iu përcjellë “një mesazh paqësor”. Ftesa u prit me kënaqësi nga banorët e komunitetit mysliman dhe përfaqësuesit e saj. Shkolla ishte mbushur plot e përplot. Në fytyrat e shqiptarëve lexohej gëzim dhe kënaqësi, se më në fund kishte ardhur dita e shumëpritur për të jetuar në paqe e harmoni me të krishterët dhe të çliruar nga pushtuesit e huaj. Ishte kjo arsyeja, që kur hyri Aristidh Kranja në sallën e madhe të mbledhjes, u prit ngrohtë dhe me duartrokitje të gjata. Ai, në këtë tubim u deklaroi të pranishmëve se për myslimanët e të krishterët e Çamërisë do të niste një jetë e re, ku do të mbretëronte paqja dhe harmonia dhe se çamët do të gëzonin të gjitha të drejtat dhe liritë qytetare.

Reprezalja e Zervas në Paramithi

Në kohën kur Kranja u premtonte myslimanëve paqe dhe barazi me të krishterët, forcat zerviste kishin filluar dhunën dhe reprezaljet kundër myslimanëve në qytetin e Paramithisë. Dëshmitë e të mbijetuar dhe arkivat e kohës, e veçojnë ndër barbarizmat më të egra të shekullit në Ballkan e më gjerë. “Pamjet ishin të tmerrshme: grabiteshin shtëpitë e myslimanëve, rrëmbeheshin gra e vajza që pasi përdhunoheshin, masakroheshin në mënyrë çnjerëzore. Ndërkohë edhe ndaj burrave myslimanë, që ishin mbledhur në shkollën e qytetit, para syve të Kranjës, nisi një valë e egër terrori. Ndër viktimat e para të shqiptarëve në Paramithi, ishte myftiu, Sali Afuzi, me të dy djemtë e tij, Mit`hatin dhe Nuhun, ndërsa të shoqes së myftiut, Nairesë, i prenë kokën me hanxhar dhe bijës së saj, Fatimesë, 11-vjeçare, e përdhunuan përpara nënës dhe më pas e masakruan duke e lënë gjysmë të vdekur, (V.Krapsites, “Oi mussulmanoi”, f.131) .

Grekja, Ringers mbron myslimanët çamë

Historiani Jani Sarras, duke trajtuar në veprën e tij pushtimin e Paramithisë nga forcat e EDES-it, shkruan se marrja e Paramithisë nga EDES-ët ishte fatale dhe tragjike për minoritetin shqiptar çam. Likuidimi e çrrënjosja e këtij minoriteti nga trojet e të parëve të tyre, nga vetë atdheu i tyre, ishte i pashmangshëm. Edeisti paramithjot, Vasil Krapsiti, duke përshkruar në veprën e tij dramën e myslimanëve të shkaktuar nga forcat e Napoleon Zervës, jep edhe një detaj tepër interesant. Ai tregon se, më 27 qershor 1944, ngriti në qytet një Gjykatë Speciale Ushtarake, në përbërjen e së cilës ishin: Kryetar, A.Kranja; anëtarë, Muskunaqis Kostandinis dhe juristi, Kristo Stravopullos, të cilin ato ditë Komanda e Lartë e EDES-it e kishte graduar me gradën e Kapitenit, për të gjykuar 35 myslimanë nga paria e Paramithisë, me një akuzë tepër të rëndë: “Qytetarë grekë që kishin ngritur armët kundër atdheut...” . “Gjykimi i fajtorëve pa faj” bëhej në një vend publik, ku ishin grumbulluar jo vetëm të krishterët e qytetit, forcat zerviste e paramilitare, por edhe banorët e fshatrave të krishtera përreth. Komanda zerviste ishte treguar tepër e kujdesshme në thirrjen e grumbullimin e të krishterëve, për t’u treguar atyre dhe opinionit të gjerë, se dënimet do të ishin tepër të rënda ndaj “kriminelëve” që “i kishin shkaktuar aq dhembje e plagë” popullsisë së krishterë. Çamët që ishin rreshtuar në bankën e të akuzuarve, me duar të shtrënguara nga prangat e hekurave dhe të rrethuar nga shumë civilë e ushtarakë të armatosur, ndiqnin me qetësi britmat që lëshoheshin nga salla, nga njerëz të panjohur, që nuk dinin as emrat e të “akuzuarve”. Për 35 çamët që po gjykoheshin, ngriheshin një det me akuza si pjesëmarrës në masakrën e 29 shtatorit 1943, ku forcat gjermane masakruan 49 të krishterë të pafajshëm, midis të cilëve edhe priftin Teamatos Pan, si dhe Athanas G.Ringen, djegien e plaçkitjen e fshatrave greke, bashkëpunim me pushtuesin etj.
Trupi gjykues dhe të pranishmit në sallë u përballën me një të papritur. Kur dukej se procesit po i vinte fundi dhe pritej vendimi i dënimit, nga mesi i turmës të pranishme në sallë, u ngrit në këmbë një grua, që të gjithë qytetarët e Paramithisë, myslimanë e të krishterë, e njihnin si zonjën e nderuar të familjes së madhe të Ringenjëve, një familje me emër në tregti dhe në politikë, e njohur në të gjithë Greqinë. Ajo ishte Maria, e shoqja e Themistokli Ringes, e cila iu drejtua trupit gjykues me një ton disi të fortë, që shprehte protestën e saj ndaj akuzave pa baza që hidheshin ndaj atyre që akuzoheshin si kriminelë e vrasës: “Nuk jam as në rolin e avokatit mbrojtës, as në mbrojtje të fajtorëve, as për t’i akuzuar për ato që nuk kam dijeni. Unë dua të flas vetëm për njërin që keni nxjerrë në bankën e të akuzuarve”, tha ajo, duke e drejtuar gishtin drejt Fadil Bakos. Të pranishmit dhe trupi gjykues pritnin se çfarë do të thoshte ajo dhe ç’prova do të sillte, që do të rëndonin again mysliman të Paramithisë.
Zonja Maria, pasi mori frymë thellë, iu drejtua të pranishmëve: “E njihni ju cili është z.Fadil Bako? Ai është bashkëqytetari ynë, një njeri i ndershëm, bamirës dhe fisnik, mik i të krishterëve në ditë të vështira. Unë deklaroj para jush se Fadil Bako ka ndihmuar familjen e Ringenjve, si dhe shumë familje të krishtera paramithjote, me bukë e ushqime, duke i marrë në mbrojtje në ditë të vështira, kur jeta e tyre ishte në rrezik”, (V.Krapsites, “Oi mussulmanoi”, f.131).


Shpërngulja e myslimanëve, forcon lidhjet e komunitetit çam
Një ndjenjë e fuqishme e lidhjeve të çamëve me fatet e Çamërisë dhe të vëllezërve të tyre çamë, u shpreh fuqishëm në vitet '20-'30 të shekullit të kaluar. Qeveria greke, pas Traktatit të Lozanës (janar 1923), përhapi lajme se do të dëbonte nga krahina e Prevezës dhe e Janinës aq myslimanë, sa i nevojiteshin për të sistemuar refugjatët grekë që vazhdonin të vinin nga Azia e Vogël. Në këtë kuadër qeveria greke planifikoi me anën e Ministrisë së Punëve të Jashtme shpërnguljen, fillimisht të dhjetëra-mijëra myslimanëve shqiptarë çamë, dhe në shtëpitë e tyre do të vendoseshin po aq refugjatë grekë.
Ndërkohë nga ana e autoriteteve lokale greke kishte filluar një fushatë propagandistike, veçanërisht në kazatë e Paramithisë, Margëlliçit, Filatit e Gumenicës, për t'i detyruar myslimanët shqiptarë të linin trojet e tyre dhe të shkonin në stepat e thata të Anadollit...

Çamët krishterë shpëtojnë nga pushkatimi 500 gra e fëmijë myslimanë

Historia e marrëdhënieve të çamëve myslimanë me të krishterët gjatë pushtimit fashist të Greqisë, duhet parë, gjykuar dhe vlerësuar mbi bazën e dokumentacionit të gjerë të kohës si dhe të vërtetave të pamohueshme. Është fakt i njohur se në këtë kohë çamët myslimanë dhe të krishterët u gjendën në krah të njeri-tjetrit për t'u mbrojtur nga elementët keqbërës dhe të pandërgjegjshëm. Masat e para të parisë së fshatrave myslimanë e të krishterë filluan që në vitin 1939, kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë. Duke u mbështetur në traditat e hershme shqiptare, midis tyre u krijuan besëlidhje.

1940, besëlidhja myslimano-krishtere e çamëve

Besëlidhja e parë midis myslimanëve e të krishterëve ishte ajo që u krijua në kazanë e Margëlliçit, në vitin 1940. Sipas kësaj besëlidhjeje, fshatrat myslimane të Margëlliçit dhe fshatrat e krishtera të Frarit, Shenicës, Livadhiasë, Llurit etj., do të zinin pozicione të përbashkëta, për të sprapsur çdo kërcënim që do t'u vinte fshatrave të tyre. Madje u caktuan dhe pikat ku do të ziheshin pozicionet. Vijat mbrojtëse do të ishin në vendin e quajtur Fuzjat, një pikë strategjike që kontrollonte çdo hyrje e dalje ne atë zonë, si dhe vijën Arpice-Aji.
Besëlidhja u shtri edhe në mes të fshatrave të kazasë së Paramithisë, si dhe në mes të fshatit Kurtes dhe fshatit të krishterë Draganj.
Një besëlidhje e fuqishme ishte edhe ajo e krijuar në kazanë e Filatit; madje që në kohën e sundimit osman. Në lindje të qytetit të Filatit kishte katër fshatra të krishtere: Fanasomeri, Finiqi, Jeromeri dhe Sidheri, që njiheshin me emrin KALLOHOR (fshatra të mira). Banorët e krishterë të këtyre katër fshatrave dalloheshin si njerëz punëtorë e të ndershëm, bujarë e mikpritës dhe shumë korrektë me myslimanët. Në vitin 1940, kur qeveria bëri internimin e parë të parisë së myslimanëve të Çamërisë, disa të krishterë të fshatrave të thella të Filatit menduan se u erdhi çasti i volitshëm për të plaçkitur pasurinë e familjeve çame të pambrojtura. Ishin fshatarët e krishterë ata që i morën në mbrojtje fshatrat myslimane të Filatit dhe me ndërhyrjen e tyre, u arrit që të mbroheshin shumë familje myslimane…

Masakra greke: Kristo Pituli përkrah çamëve

Paria e të krishterëve në Çamëri, e frymëzuar nga dëshira për të bashkëjetuar në harmoni dhe në një fqinjësi të mirë me minoritetin çam jo vetëm mori në mbrojtje çamët myslimanë nga elementët keqbërës, por shkoi edhe më tej. Kështu p.sh., Kristo Pituli, përfaqësues i njërës prej familjeve krishterë më në zë të Çamërisë dhe në të gjithë Greqinë, në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë së Metaksait kundër minoritetit shqiptar çam, shkoi në fshatin Grikohor, pranë miqve të tij myslimanë dhe me sa do të mundte, do të dilte në mbrojtje të tyre. Ai aty gjeti komandantin e Korofillaqisë së rajonit, Vardhallaqin, një grek nga thellësitë e Greqisë, i sapoemëruar në postin e Komandantit të Rajonit. Kristo Pituli, kur mësoi se misioni i komandantit të Korofillaqisë në fshatin Grikohor ishte për të arrestuar parinë e fshatit e për t'i nisur menjëherë në internim, iu drejtua:
- Komandant! Ç'e mirë të solli në këtë fshat, që ka vetëm njerëz të mirë e punëtorë?
- Punët e qeverisë, zoti Pituli,- iu përgjigj ai.
- Përpara sesa ju të kryeni urdhrat e verbra të qeverisë, të na pyetni edhe ne, që kemi njohje të gjatë dhe bashkëjetesë shekullore me ta. Ku i gjetët ju këta elementë të rrezikshëm, që i keni futur në listat tuaja të zeza dhe kërkoni t'i internoni? Nëse jam unë i rrezikshëm për qeverinë greke, aq janë të rrezikshëm çamët e Grikohorit dhe të gjithë Çamërisë,- iu drejtua Kristo Pituli.
Më pas, vazhdoi: "Vendimi që keni marrë për të internuar myslimanët e këtij fshati, nuk është i drejtë. Ju jeni të huaj. Sot jeni këtu, nesër shkoni, ndërsa ne kemi rrojtur e do të rrojmë së bashku me ta. Ne nuk duam që gjynahet tuaja t'i paguajmë ne", (Jani Sarras, vep.e përm., f.617).

Si nisi spastrimi masiv i Çamërisë

Në skelën e vogël të limanit të Gumenicës, ishin grumbulluar elita e çamëve nga Filati, Paramithia, nga Grikohori e Varfanji, nga Margëlliçi e Nista, nga Skopjona e Vrohonaji, nga Dolani e Globoçari, nga Versela e Peshtani, nga Grava e Luarati etj. Priteshin vetëm anijet greke, që të niseshin për në ishujt e largët të Greqisë.
Kristo Pituli dhe shumë të krishterë të tjerë të mençur, i shihnin të brengosur këto skena të turpshme të qeverisë greke. Në kohën kur shumë nga miqtë e tij çamë i kishin prerë lidhjet me familjet dhe të afërmit e tyre dhe të dëshpëruar pritnin nisjen, që nuk e dinin se ku do të përfundonin, në mes tyre shkon Kristo Pituli. Ai përqafohet me ata që ishin pa asnjë mbrojtje, u jep kurajë dhe ndërkohë fut duart në xhepat e tij dhe pa e parë njëra dorë se ç'kishte tjetra, u thoshte me zë të ulët: "Merri se mos të duhen rrugës". Dhe për të mos i prekur agallarët e vendit në sedër, shtonte: "Jo se zotrote nuk ke, por nuk e keni menduar se do të niseshit për larg"...
Internimi i çamëve bëri që popullsia e mbetur në Çamëri dhe kryesisht gratë, fëmijët e të moshuarit, të përballen në raste sporadike me dhunën e plaçkitjet nga elementë të veçantë të krishterë. Por, njëkohësisht, të dallojë e të jetë në një mbrojtje e dashamirësi masive të komunitetit të krishterë në fshatrat e qytetet e Çamërisë.

Si u mbrojtën nga pushkatimi 500 gra e fëmijë çamë

Përpjekjet e qarqeve shoviniste greke asnjëherë nuk arritën që me propagandën e tyre ta zëvendësonin dashurinë dhe respektin e sidheriotëve për myslimanët, me urrejtje e dasi fetare. Përkundrazi. Të krishterët e fshatit Sidher asnjëherë nuk u pajtuan me qëndrimet antinjerëzore e barbare, që ndërmorën forcat qeveritare greke dhe bandat e Napolon Zervës. Sidheriotët e ndiqnin me dhembje e dëshpërim dramën çame dhe përpiqeshin të ishin pranë tyre edhe në momentet e vështira, për t'u ardhur në ndihmë. Sidheriotët, kur mësuan se bandat e Napolon Zervës bënin reprezalje mbi popullsinë çame në Filat, duke vrarë gra, plaka e fëmijë apo përdhunonin vajza e nuse të reja, u ngritën në mbrojtje të popullsisë së pambrojtur myslimane. Kur sidheriotët mësuan se në shkollën e Filatit ishin izoluar 500 gra e fëmijë çamër dhe nga çasti në çast përgatitej nga edeistët ekzekutimi i tyre në një varr masiv, burrat dhe gratë e Sidherit u rreshtuan para shkollës dhe me këmbënguljen e tyre të vendosur, deri në përleshje me forcat greke e paramilitarët, u arrit që viktimat të shpëtonin dhe të përcilleshin drejt kufirit shqiptar. Banorët e Sidherit, me qëndrimin e vendosur të tyre, arritën ta marrin për në shtëpitë e tyre në Sidher, gratë, vajzat dhe fëmijët myslimanë të fshatit Galbaq, që gjendeshin të izoluara në shkollën e Filatit.

Ndërkohë, sipas dokumenteve arkivore të kohës e dëshmive të viktimave të mbijetuara, paria e fshatit të Sidherit pas disa javësh, me anën e djemve të fshatit, i përcolli gratë e fëmijët drejt Sarandës...
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dokumenta Historike Rreth Çamerise - Faqe 3 Empty Re: Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 1:23 pm

Nisur nga rrethanat gjeo-historike, përballja me asimilimin e dhunshëm deri në masakra makabre, për popullsinë çame, dashuria deri në vetëmohim për vendlindjen ka qenë gjithmonë evidente. Këtë e dëshmojnë qartë arkivat e kohës dhe dëshmi të shumta. Ndërsa për studiues e shkencëtarë të huaj, mënyra e ndërlidhjes çamë-vendlindje, është ndër më të veçantat në Ballkan dhe Europë.

Të huajt për dashurinë e çamëve për vendlindjen

Të huajt, kanë vërejtur te çamët një veçori esenciale: dashurinë për vendin e tyre. Lidhur me këtë, Pukëvili thotë: "Çamët, vendin e tyre e duan me entuziazëm. Kur flasin për të, e vënë mbi vendet e tjera. Vështrimi i tyre vete kurdoherë mbi malet e Epirit", (Pouqueville, "Voyage", Vëll.I, Kap.29, vep.e përm., Vëll.III).
Ndërsa Bartholdy, që ka qëndruar pranë çamëve në ditë të vështira, tregon se "...çamët nuk ishin nënshtruar kurrë nga Turqia e në çdo kohë në Paramithi e rrethinat e saj mund të dilnin 2000 luftëtarë", ( Bartholdy, "Voyage en Grece", (1803-1804), vëll.II, f.243).
Ka shumë shembuj e vlerësime që shprehin lidhjet e shqiptarëve çamë me fatet e vendit të tyre, pa marrë parasysh vështirësitë dhe rreziqet, vendet ku ndodhen dhe funksionet që kryejnë. Le të kujtojmë se shqiptarët e Çamërisë, të emigruar pas pushtimit të vendit të tyre nga qeveria greke (1912-1913), nisen të zhvillojnë një veprimtari të dendur patriotike e politike, për të sensibilizuar diplomacinë e Fuqive të Mëdha për çështjen e Çamërisë. Kjo kërkonte një organizim të ri dhe një strategji të qartë politike, madje dhe gjetje të figurave më të spikatura e më të përkushtuara të politikës e të çështjes çame.

Viti 1918. Organizimi i parë i Çamërisë

Hapin e parë drejt një organizimi të ri, çamët e hodhën në Ëorçester Mass të SHBA, në fillim të vitit 1918, duke formuar Shoqërinë "Çamëria" dhe u inkuadruan në Partinë Politikeose siç quhej ndryshe, Partia Kombëtare Shqiptare. Në krye të Shoqërisë "Çamëria" u zgjodhën patriotë me zë të Vorçesterit, si Haxhi Murat Çami, nga Spatari i Filatit, Mesut Çami, Beqo Kushi (Izeti) nga Spatari, Jasin Isufi nga Filati, nipi i Haxhi Muratit, Mit`hat Margëlliçi, Malo Çeço nga Filati etj. Degë simotra të saj u krijuan nga çamët, brenda një kohe të shkurtër, edhe në qytete të tjera të Amerikës, (gazeta "Albania", Ëorçester Mass, dt.18 shkurt 1918).
Hapjen e Konferencës së Paqes në Paris (janar 1919) Partia Politike dhe Shoqëria e Çamërisë në SHBA e shihte si një moment të favorshëm për të sensibilizuar administratën amerikane dhe për të influencuar në qëndrimet që do të merrte ajo në Konferencën e ardhshme të Paqes, në favor të zhdukjes së padrejtësive të bëra në kurriz të popujve që ajo kishte marrë përsipër mbrojtjen e tyre...
Ndërkohë, drejtuesit e Shoqërisë së Çamërisë në SHBA i drejtuan një notë presidentit Uillson, ambasadorëve të Anglisë, Francës e Italisë në Uashington, në të cilën u bëhej prezent situata e rëndë që përjetonin çamët shqiptarë nga dhuna që ushtronte qeveria greke dhe u kërkonin të ndërhyhej për çlirimin e tyre, (ASH, gazeta "Albania", Ëorçester Mass, dt.18 shkurt 1918).

Kërkesa çame Uillsonit: "Çamëria të bashkohet me Shqipërinë"

Në vijim të kësaj letre, disa nga drejtuesit e Shoqërisë "Çamëria", Beqo Kushi (Izeti) nga Spatari, Isuf Hyseni nga Gumenica, Omer Bako nga Paramithia, Refo Çapari nga Luarati, Gazali Dino nga Preveza, në emër të popullsisë çame, me 24 janar 1919, i drejtuan një letër presidentit Uillson, kryetarit të delegacionit japonez, Aojanit, Kryetarit të Konferencës së Paqes, Klemansonit dhe kryeministrit anglez, Lloyd Xhorxhit, me anën e të cilës shprehnin dëshirën e popullsisë çame që "Çamëria të bashkohej me Shqipërinë", (ASH, gazeta "Albania", Ëorçester Mass, dt.18 shkurt 1918).
Të njëjtën përmbajtje kishte edhe një parashtresë tjetër, që u hartua nga një përfaqësi çame: Asaf Çami, Ahmet Çamëria, Qamil Preveza dhe A.Ajdonati, drejtuar Kryetarit të Konferencës së Paqes, (AQSH, Fondi 251, viti 1919, Dos.14, fl.42. Një kopje e kësaj letre iu dërgua presidentit Uillson dhe kryeministrit anglez, Lloyd Xhorxh).
Shqiptarët çamë, tërë shpresat e tyre në mbrojtje të çështjes çame i kishin varur tek presidentit amerikan, Uillson. Në kohën kur kishte filluar Konferenca e Paqes në Paris, Shoqëria Çame, nëpërmjet kryetarit të saj, Beqo Kushi (Izeti) i dërgoi një letër të gjatë presidentit të SHBA, Uillson, në Paris, ku ndër të tjera i lutej që të përdorte tërë autoritetin e Shkëlqesisë së Tij mbi bazën e parimeve të shenjta të kombësisë dhe të vetëvendosjes, që të korrigjoheshin vendimet e padrejta të Konferencës së Londrës. Në vijim, Beqo Kushi i bënte të njohur Presidentit amerikan se krahina e Çamërisë banohej prej një popullsie që ishte me autoktoni shqiptare dhe së fundi, i lutej z.Uillson që kjo popullsi të çlirohej nga zgjedha greke dhe të bashkohej me shtetin amë. Beqo Kushi e përfundonte letrën, duke i vënë në dukje Presidentit amerikan domosdoshmërinë e zgjidhjes së problemit të Çamërisë, se "nëse për një arsye apo një tjetër kërkesat e drejta të përfaqësuesve të Çamërisë. nuk do të merren parasysh dhe Çamëria do të mbetej nën zgjedhën greke, nuk do të kishte kurrë paqe në Ballkan derisa të rrojë edhe shqiptari i fundit", (AQSH, Fondi 251, viti 1919, Dos.14, fl.42)…
Gjithashtu, në të njëjtën kohë, iu dërgua edhe një telegram tjetër nga shqiptarët e Amerikës përfaqësuesve të Treshes më të madhe në Paris . Ndërkohë edhe Haxhi Murat Çami, duke shfrytëzuar lidhjet e tij miqësore me një mik të presidentit Uillson, i cili ato ditë do të nisej për në Paris, i dërgoi një letër në emër të çamëve të emigruar në SHBA, ku kërkonte mbrojtjen e çështjes çame, (po aty…).

Gratë çame, letër bashkëshortes së presidentit Uillson

Lejla Dino, e bija e Rasih Dinos, që në atë kohë ishte Kryetare e Grave Shqiptare Jashtë Vendit, duke shfrytëzuar njohjen personale me zonjën e presidentit Uillson, i drejtoi një letër gjatë qëndrimit të çiftit presidencial në Paris. Lejla Dino, e para grua çame që njohim deri sot u drejtohet figurave më në zë të politikës botërore, për mbrojtjen e çështjes shqiptare në përgjithësi e të asaj të Kosovës e të Çamërisë në veçanti. Bija e Çamërisë, në atë letër, ndër të tjera shkruante: "...Hidhërimet e tmerrshme dhe mizoria që nënat shqiptare, gratë dhe bijat duruan duke parë gjakun e të dhimshurve të tyre të rrekullohet nën zgjedhën e shtypësve të huaj, kanë natyrisht për të tronditur ndjenjat tuaja të larta njerëzore dhe do t'na ndihmoni për të fituar lirinë tonë të dashur. Në këto çaste, shtetet fqinje të Shqipërisë duan t'i aneksojnë vende të tokës sonë të dashur ose që të marrin prej nesh indipendencën tonë politike, por jemi të sigurt se lavdia e ndjenjave të larta dhe njerëzore të shoqit tuaj, dhe me ndihmën tuaj, këto gjëra nuk do të bëhen dot dhe se do të kemi për së afërmi Indipendencën tonë, me anën e së cilës do të marrin fund vuajtjet tona". Dhe më tej, vazhdonte: "Qindra-mijëra prej punëtorëve shqiptarë, të cilët u shtrënguan të lenë shtëpitë e tyre dhe të refugohen në Amerikën tuaj të lirë, shpresojmë nxehtësisht se atdheu i parë i tyre, provinca e Kosovës dhe e Çamërisë, të cilat u ndanë padrejtësisht nga Shqipëria, më 1913... do të lirohen..., (ASH, Publikuar në "Albania", 1 janar 1919).
Ide të njëjta si ato të letrës së Lejla Dinos, përcillte edhe një memorandum i hartuar nga figurat më të spikatura të mbrojtjes së çështjes çame, që iu dërgua Konferencës së Paqes në Paris, ministrave të Punëve të Jashtme të të katër fuqive fituese: SHBA, Anglisë, Francës dhe Italisë.
E veçanta e këtij memorandumi, ishte se ai bënte edhe një histori të shkurtër të Çamërisë: shtrirjen, kufijtë, si dhe popullsinë autoktone të asaj krahine shqiptare. Memorandumi nënshkruhej nga Dr.Asaf Çami, Mazar Dino nga Paramithia, Rexhep Plaku dhe Aqif Plaku nga Konispoli, Muharrem Rushiti nga Koska e Filatit, Mehmet Sejko dhe Hamid Braho nga Filati. Ky memorandum u përcoll më 25 tetor 1919, (po aty).

Pushtimi i Gumenicës e vrasja e Kristo Pitulit

Pushtimi i Gumenicës nga pushtuesit u shoqërua me veprime barbare. Qytetit iu vu zjarri dhe dyqanet e të krishterëve, kryesisht të Kristo Pitulit, po shkrumbëzoheshin me ç'kishin brenda. Këto veprime barbare revoltuan elementin e shëndoshë mysliman të fshatit Grikohor e për pasojë, Hizder Ahmeti me disa bashkëfshatarë të tij. si Hamid Mero, Sadik Beqiri e dhjetëra të tjera, arritën në qytet duke dhënë alarmin se flaka po përpinte dyqanet e myslimanëve. Komanda italiane dhe Hazis Çami, përballë presionit të çamëve dhe duke mos qenë në gjendje të dallonin se cilët ishin në të vërtetë dyqanet e të krishterëve, urdhëruan të ndalej djegia e qytetit. Falë ndërhyrjes së Hizder Ahmetit, u bë e mundur të shpëtojnë shumë dyqane të pronarëve të krishterë.
Djegia e Gumenicës, u përhap menjëherë në të gjithë Çamërinë dhe sapo Kristo Pituli e mësoi këtë, u nis nga Peshtani për të ardhur në qytet së bashku me nipin e tij, Vasil Pitulin. Pa mbërritur në fshat, Kristua me të nipin, Vasil, arrestohet nga forcat fashiste dhe nga disa elementë çamë, që ishin rekrutuar nga Skënder Çami dhe Hazis Çami dhe me pranga në duar, dërgohet në fshatin Grikohor, që Haziz Çami e kishte kthyer qendër të Komandës Italiane. Si seli e kësaj baze ishte bërë godina e fabrikës së vajit të Ahmet Muhos, një mik i vjetër i Hazis Çamit.
Arrestimi i Kristo Pitulit dhe nipit të tij, Vasil Pituli, u prit me zemërim nga myslimanët shqiptarë në Grikohor. Fill pas këtij lajmi të kobshëm, Hizder Ahmeti me disa bashkëfshatarë të tij, arriti në qendrën e Komandës Italiane dhe i kërkoi Hazis Çamit lirimin e tyre. Përpjekja e tij ishte e kotë dhe pa asnjë shpresë. Në këto rrethana ai mendoi një plan tjetër: ta merrte me lejen e komandës, qoftë edhe për një natë në shtëpi, Kriston me të nipin dhe ta përcillte për në zonat e lira. Hizdar Ahmeti, lidhur me këtë ka pohuar: "Ishin kohëra të vështira. Njerëzit me emër të Çamërisë ishin internuar dhe ndonjëri që kishte mbetur, ishte bërë e mundur falë përpjekjeve të shumta të Kristo Pitulit. Në këtë kohë, në Çamëri ligjin e bënin njerëzit e pandërgjegjshëm", (Dëshmi, libri "Çamëria", faqe 141). Edhe në këto situata të rënda, Hizdar Ahmeti tregon se bëri shumë përpjekje tek Haziz Çami për ta marrë Kriston në shtëpinë e tij me leje kthimi, por hasi në kundërshtim të prerë. Më pas Ahmet Muho ndërhyri tek Hazis Çami dhe Hizdra e mori me leje Kriston për një natë në shtëpinë e tij. Ai, me të arritur në shtëpi, ia tregoi Kristos planin që kishte bërë: ta largonte në drejtim të Peshtanit me njerëzit e vet dhe kur puna të kishte përfunduar plotësisht, të hapte lajmin se Kristua me të nipin ishin arratisur natën pa dijeninë e Hizdar Ahmetit.
Kristo Pituli e dëgjoi me vëmendje planin që kishte bërë miku i tij mysliman për ta shpëtuar dhe pasi e falënderoi me përzemërsi e mirënjohje, i tha Hizdar Ahmetit: "Hizdar, je agai i Grikohorit, një njeri me emër në të gjithë kazanë, i njohur për nder e besë. Unë kurrë nuk do të pranoj që ty të krijoj vështirësi e telashe me këta që na kanë zënë derën…Unë do të kthehem atje ku më more. Nuk kam frikë nga vdekja dhe nuk dua të më quajnë frikacak, po të arratisem", (Arkiva, nga "Çamëria", po aty).
Kristo Pituli kthehet në qendër të komandës dhe pas disa orësh, më 8 nëntor 1940, ekzekutohet nga Hazis Çami e pasuesit e tij, jashtë fshatit të Grikohorit, pranë bregut të detit. Aktin e shëmtuar të vrasjes së Kristo Pitulit, në shenjë mirënjohje e respekti popullsia çame e shprehu në një këngë, e cila këndohet edhe sot...

Vrasja makabër në Picar të Filatit

Operacionet që ndërmorën forcat greke, i detyruan italianët të tërhiqeshin më 17 nëntor 1940, duke lënë pas gjurmë të thella të invazionit barbar: vrasje, djegie, shkatërrime dhe përçarje. Në kohën kur Çamëria ishte në prag të çlirimit të plotë nga pushtimi fashist dhe tërheqjes së tyre drejt Konispolit, të ndjekur këmba-këmbës nga forcat greke, qeveria greke ndërmori një valë të re terrori e dhune kundër popullsisë shqiptare myslimane në Çamëri. U internuan në masë të gjithë meshkujt çamë nga mosha 17-vjeç e sipër, deri edhe pleqtë 70-vjeçarë. Ata u internuan nëpër kampet e ishujve grekë.
Edhe pse çamët ishin aktivë në luftën kundër pushtuesit, persekucioni grek vazhdonte skenarin për eliminimin pasuror e fizik të shqiptarëve të Çamërisë, mbështetur e shoqëruar me një propagandë të egër nacionaliste, etnike e fetare.
...Mes dhjetëra episodeve tragjike e të dhembshme të dokumentuara në arkiva, veçojmë një prej tyre, atë të fshatit Picar të Filatit, një fshat i madh shqiptar i banuar kryesisht nga myslimanë shqiptarë. Krejt pa shkak, kapet një ditë hoxha i fshatit dhe bashkëfshatari i tij, Omer Dema, e me katër të shtëna ekzekutohen në mes të ditës në periferi të Picarit. Rreshteri, Spiro Kustiqi, i togës së dytë të një njësiti grek, në librin e tij "Kujtimet e një ushtari 1940-1941", që e botoi në vitin 1944, shkruan:
"Kapteri Lianopuoli me ushtarin Kosta Hajrudhi nga Pleshovica, shoqëruan hoxhën me një shqiptar tjetër nga Picari dhe i vranë me urdhër të nënkolonelit nën akuzën "për veprimtari antigreke". Ata u akuzuan se kishin shkelur ikonat e kishave dhe flamurin grek".
Më pas, vetë burimet greke shkruajnë se dy nga ata që u vranë, nuk kishin asgjë të përbashkët me akuzat që u ishin veshur, por ishin njerëz të ndershëm dhe dashamirës të krishterëve.
"...Hoxha u vra, vetëm e vetëm se ishte një klerik mysliman, ndërsa Omer Dema u ekzekutua për ambicie personale, që kishte një i krishterë kundër tij. Shkelja e ikonave dhe e flamurit grek ishte një trillim... Përkundrazi, që të dy (myslimanët) ishin njerëz të mençur dhe ushqenin ndjenja dashamirësie për të krishterët", ( J.Sarras, vep.e përm., f.630).
Vrasjet e çamëve të pafajshëm vazhduan: në fshatin Ledhëz, në vendin e quajtur "Vigleza" në një kodër të fshatit, ushtarët grekë vrasin dy udhëtarë nga fshati Mazrrek, që shkonin për në shtëpinë e tyre, (J.Sarras, po aty).
Është koha që në Çamëri u shkallëzuan veprime të pashembullta të dhunës dhe grabitjet kundër shqiptarëve. Shembull domethënës i terrorizmit grek, është vrasja e vëllait të Bido Dules, Idrizit, bashkë me të dy djemtë e tij, njeri 25 dhe tjetri 22-vjeç. Para se ta vrisnin, xhelatët detyruan Idrizin të hapte një gropë të përbashkët për djemtë e masakruar para syve të tij. Ndërkohë edhe në fshatin Grikohor vranë Avdi Mazen dhe Jaho Idrizin. Padrejtësitë dhe dhuna kundër myslimanëve vazhduan në forma të ndryshme. Myslimanët që përjetonin dramën e terrorit u drejtoheshin xhelatëve: "Pse na vrisni, çish u bëmë"?
Ndërkohë të krishterët ishin vërsulur në fshatrat myslimane dhe grabisnin çdo gjë në shtëpitë dhe pronat e myslimanëve. "Disa të krishterë të pandërgjegjshëm, - shkruan historiani grek, Jani Sarras,- lojtën menç. Grabitjet e shtëpive, grabitjet e kafshëve bëheshin hapur, si dhe përdhunimet e vajzave dhe të grave me emër të familjeve çame. Shumica e këtyre aktorëve kriminelë,- vijon më tej autori,- prej vitesh kanë vdekur. Ata të paktën që jetojnë do t'i kujtojnë ato ngjarje të shëmtuara dhe do t'i vrasë ndërgjegjja e do pendohen për këto ngjarje, që bëheshin nën bekimin e shtetit, (J. Sarras, vep. e përm., f.631-132).


Vllehët në mbështetje të çamëve

Sipas dëshmive dhe dokumenteve arkivore, opinioni i shëndoshë grek e ai minoritar, që i njihte nga afër çamët, nuk pajtohej as me qëndrimet e qeverisë dhe të administratës lokale për veprimet e dhunshme që kishte filluar ndaj çamëve, as me shpifjet dhe akuzat pa bazë që hidheshin në adresë të shqiptarëve. Përkundër, vllehët ishin përkrah tyre në qëndresë. Një ndër figurat më të njohura vllehe në Gumenicë, që ishte i njohur e kishte emër të mirë në të gjithë Çamërinë e më tej, ishte Kristo Pituli. Ai, protestoi kundër qeveritarëve lokalë për gjuetinë e shtrigave që kishte ndërmarrë kundër çamëve të pafajshëm.
Në arkiva, nga Pitulët janë dhe shumë foto-dëshmi të kohës, mbi 100-vjeçare. Në njërën prej tyre paraqitet një grup luftëtarësh shqiptarë dhe vllahë në një marshim që i prin vllahu plak, Dhimo Pituli, i veshur me kostumin karakteristik të një arhondi vllah. Përmbajtja historike e kësaj fotografie
"Fotografia i takon fillimit të shekullit XX, afërsisht viteve 1902-1903. Në atë kohë Pitulenjtë ishin një fis i madh, me emër dhe me besë. Ata kishin tufa të mëdha bagëtish dhe shumë miq myslimanë e të krishterë në krahinën e Korçës, në Kolonjë e Leskovik, në Konispol, Delvinë, në Përmet dhe në të gjithë hapësirën çame. Dhimua, ishte i pari i fisit të Pitulenjve. Ai i kishte kaluar të 60-at, por ishte tepër i fuqishëm dhe energjik. Ai kishte krijuar lidhje të hershme jo vetëm me parinë e krahinave që përmendëm, por edhe me njerëzit e thjeshtë. Ai i mbante dhe i respektonte miqtë dhe kjo kishte bërë që të gëzonte besimin dhe respektin e të gjithë atyre që e kishin njohur. Ai ishte në lidhje të vazhdueshme me shqiptarët agallarë, se prej tyre blinte çdo vit kullotat për të dimëruar tufat e bagëtive, kur zbrisnin në vjeshtë nga malet", (marrë nga ASH, publikuar në "Çamëria", H.I. fq.129).
Pitulët, Dhimo Pitulit e djemtë e tij, në veçanti, që zënë një vend të nderuar në historinë e luftërave ballkanike përkrah forcave kryengritëse shqiptarë. kundër sundimit osman, si dhe lidhjet e kahershme të tyre me shqiptarët.


Fundviti 1940, përgjakja masive e popullsisë çame
Qëndresa dhe pjesëmarrja aktive në luftë kundër pushtuesve grekë në fundvitin 1940 për popullsinë çame, nuk do të ndryshonte skenarin helen për zaptimin e trojeve e shpërnguljen e dhunshme.

28 tetor 1940, fillimi i luftës

Italia sulmin e parë e drejtoi me artileri të rëndë kundër Filatit, në paraditen e 28 tetorit 1940. Kjo bëri që administrata lokale e qytetit, Komanda e Xhandarmërisë greke dhe arkivat e administratës, me ndihmën e çamëve nisin t'i largojnë nga qyteti për në vende ku ishin vendosur forcat greke të rezistencës, kryesisht ne rrethinat e qytetit të Paramithisë. Ndërkohë po atë ditë, Zambeta, komandanti i Xhandarmërisë së Filatit dhe postkomanda të tjera në Çamëri, kishin marrë urdhër që të arrestonin në çdo qendër të Çamërisë e fshat mysliman, parinë më të përzgjedhur të shqiptarëve çamë, (Jani Sarras, "Istoria tis periohis Igumenitsis 1500-1950", Athinë, 1985).
Ky veprim i Metaksait ishte një tjetër gabim i rëndë, që u pasua nga veprime të gjithfarëllojshme e të pakuptimta. Arrestimet e parisë çame, së pari, filluan në Filat dhe menjëherë u pasuan në të gjithë rajonin e Çamërisë. Të arrestuarit e parë, sipas arkivave shqiptare dhe greke (konsultuar vitet e fundit) nga paria e Çamërisë, ishin figura të njohur si antifashistët, si Musa Demi, Shuaip Metja, Myftiu i Filatit, Mehmet Zeqirjai, Sako Braho, Samet Murati, Shaban Demi, Gali Xhaferri etj. Të gjithë këta ishin nga Filati. Po kështu në Paramithi, nga fisi i Pronjatëve u arrestua dhe tregtari Hajredin Mergjyshi, Omer Murati, Qazim Reçi, Agim Reçi; në Gumenicë arrestuan Bido Dulen, në Grikohor, Ahmet Muhon, Mahmut Male etj. Kështu u veprua me parinë e fshatin Varfanj, Margëlliç, Volë, Arpicë, Karbunar, Skopjone etj.
Komandanti i Divizionit të VII-të të Epirit, gjeneral Kaçimitro, pyeti në një rast çamërit e mobilizuar për punë, por të paarmatosur, kur kishte filluar Lufta Italo-Greke, nëse ata do të bashkëpunonin me ushtrinë greke në luftë për të mbrojtur vendin. Çamët e mobilizuar, njëzëri dhe me vetëdije të plotë, iu përgjigjën se ishin gati të luftonin kundër armikut të përbashkët.

Çamët, përsëri përballë dinakërisë greke

Referuar dokumenteve arkivore të AQSH, të shteteve të ndryshme europiane, përfshirë dhe atyre greke (të cilave do u referohemi në vazhdim), pohimet që u përhapën në atë kohë nga qarqe të caktuara greke e që kanë ardhur deri në ditët tona, nëpërmjet shkrimeve të papërgjegjshme greke në librat e shkrimet e tyre, për bashkëpunimin e çamëve me pushtuesin, shtrembërojnë në mënyrë flagrante të vërtetat historike.
Në këtë përfundim ka arritur edhe historiani grek, Niko Ziagkos (Zhanga), kur nënvizon: "Sikur shqiptarët çamë të ishin vrasës e kriminelë, do të ishin të zhdukur gjithë fshatrat e krishtere të Çamërisë, që ishin rreth fshatrave myslimanë", ( Niko G.Ziagkos, Anglikos..., Vëll.I, f.146).
Por grekët u hakmorën barbarisht, duke masakruar qindra çamë të pafajshëm. Arkivat shqiptare kanë mjaft dëshmi që e faktojnë këtë. Ja një prej tyre: " Ky qëndrim objektiv nuk ka asgjë të përbashkët me deklaratat publike të Stavridhit, oficer i Xhandarmërisë së Filatit, që në korrik të vitit 1940 i rrihte shqiptarët në mes të pazarit të Filatit, duke i akuzuar si agjentë të italianëve dhe i kërcënonte se nuk do të linte këmbë çami të gjallë", (AMPJ, Tiranë, dosja nr.42, viti 1944, f.87).
Akuzat dhe motivet e arrestimit të parisë çame, bien ndesh me traditën historike të çamëve dhe besnikërinë që treguan ata në mbrojtje të krishterëve, si dhe renditjen e qindra djemve çamë në Luftën Antifashiste.
Kështu, Muharrem Demi, Petri Musa Demi, Dervish Dajaka, Mustafa Dauti, Qamil Izeti, Ismail Hamiti, Gani Demi, Taho Sejkon, Teme Sejkon, Hilmi Seitin, Tahir Demin, Vehip Demin, Heroin e Popullit, Ali Demi, dëshmorin Bido Sejko etj., u inkuadruan që në fillim në batalionin miks (greko-shqiptar).

Vendimi për zhvendosjen e popullsisë çame në Azi

Më 23 janar 1923 u nënshkrua Traktati i Lozanës. Në nenin e fundit të saj, përcaktohej shkëmbimi i popullsisë turke në Greqi, me atë greke në Turqi. Ky angazhim u konfirmua disa herë nga qeveria greke. Por në mënyrë të kundërligjshme u bënë shumë përpjekje të dhunshme nga qeveria greke dhe administrata lokale, që shqiptarët myslimanë me kombësi shqiptare të përfshiheshin në shkëmbim dhe të dërgoheshin në Azinë e Vogël. Tashmë ishte bërë e qartë për të gjithë se ishte planifikuar një strategji e tërë për shpronësimin e kolonizimin e pronave shqiptare, me refugjatët grekë të ardhur nga Azia e Vogël. Në mbështetje të kësaj ideje, Ministria e Bujqësisë Greke, më 1 tetor 1922, me anën e një Qarkoreje urdhëronte administratën e përgjithshme të Epirit, që"… familjet e refugjatëve të stabilizoheshin në pronat e myslimanëve shqiptarë", (AYE/A/5 (9). (Guvernatori i Përgjithshëm i Epirit, MPJ Greke, Janinë 2 mars 1923). Njëkohësisht, me urdhër, nisi zhvendosja e çamëve nga shtëpitë e trojet e tyre. Ja si shkruan Krapsites:
"Qeveria greke, kishte planifikuar të vendoste në krahinën e Çamërisë, në pronat e shqiptarëve, 18.000 refugjatë grekë të ardhur nga Azia e Vogël. Ndërkohë, kontigjente kolonësh grekë, kishin nisur të vendoseshin në fshatin Gardhiq, Dhragomi, Karbunarë, Vole, Niste, Arpicë etj. Kështu p.sh., në fshatin Arpicë nga 300 shtëpi që kishte fshati, 250 i kishin zënë refugjatët, ndërsa shqiptarët u detyruan të sistemoheshin 3-4 familje në një shtëpi. (Vas.Krapsites, "Oi Mousolmanoi tsamides tis Thesprotias", Athina, 1986, f.33). Edhe në fshatrat myslimane të Shkallës (Filat), si në Picar, Muzhakë, Sollopi, Pjadhul dhe Sklav, u zaptuan me forcë nga refugjatët grekë, shtëpitë dhe pronat e myslimanëve.
Më 15 shkurt të vitit 1923 u lëshua një urdhëresë tjetër lidhur me sistemimin e të krishterëve pa tokë, sipas të cilit, tokat publike dhe ato në pronësi të myslimanëve shqiptarë, do të ndaheshin për t'u sistemuar refugjatët . Ligji i shpronësimit u vu në bazë të Kushtetutës Greke të vitit 1911 dhe hyri në fuqi para vitit 1923. Ky ligj nuk ishte gjë tjetër, veçse një grabitje zyrtare dhe ishte i mjaftë për t'i lënë shqiptarët pa bukë dhe t'i shtrëngonte të largoheshin nga Çamëria, ("Oi Mousolmanoi tsamides tis Thesprotias", Athina, 1986, f.33)…

Dhuna mbi popullsinë myslimane

Në skenarin e dhunës greke, më e goditura ishte popullsia çame e besimit mysliman. Ja si dokumentohet në AQSH: "...Përpara se Komisioni të arrinte në Çamëri (në fillim të vitit 1924), bandat greke të drejtuar nga kretasi Jani Mandi, Kollovci, Nikolla Qamo, Harilla dhe Vasil Mastora, bënin presion mbi popullsinë myslimane që t'i deklaronin Komisionit se ishin turq dhe donin të shkëmbeheshin, (AQSH, Fondi 251, viti 1923, " Dokumente për Çamërinë", dok.183, f.285). Kur Komisioni Miks arriti në Prevezë, zyrtarët e administratës lokale greke përdorën të gjitha format, që përfaqësuesit e Çamërisë të mos kontaktonin me anëtarët e Komisionit Miks për të parashtruar kërkesat në emër të popullsisë çame. Qeveria greke, për të realizuar planet e saj, nisi një valë arrestimesh dhe izolimin e përfaqësuesve të Çamërisë. Ja si pasqyrohet ky fakt në AQSH: "Goditja e parë ndaj patriotëve shqiptarë nisi në qendrat kryesore të Çamërisë: në Filat, Margëlliç, Gumenicë, Paramithi e Pargë. Në burgjet e Janinës dhe në kampet e internimit, dergjeshin njerëzit më të ndershëm të Çamërisë, si Musa Demi, Myftiu i Filatit, Mehmet Zeqirjai, Haki Musai, Mazar Dino nga Paramithia, Ymer Çapari nga Luarati, Jasin Sadiku nga Margëlliçi, Ymer Merishi etj.
…Më 2 qershor 1924, një i quajtur Llucaqis, torturonte banorët e fshatrave të Filatit, aq sa nga ulërimat e viktimave ishin traumatizuar gratë dhe fëmijët. Po kjo gazetë publikonte një korrespondencë me gratë dhe fëmijët, (AQSH, po aty).
Dëbimi i çamëve në shifra. Refugjatë grekë në trojet çame Sipas arkivave, në vitin 1925 e në fillim të vitit 1926, nga 3419 shtëpi myslimane në Çamëri, refugjatët grekë u vendosën më 1943 në shtëpi myslimane dhe në asnjë shtëpi të krishterë. Zënia e banesave, ullishtave, vreshtave, tokave prodhuese, kullotave nga refugjatët grekë, mori formën përfundimtare e solli pasoja të rënda në ekonominë e minoritetit çam.
Me ardhjen në fuqi të gjeneral Pangallosit, që e konsideronte Shqipërinë fqinje një aleate të mundshme ndaj rrezikut sllav, u ndërmorën hapa serioze në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve me vendin fqinj. Ndër to mund përmendim vendimin për të shpërndarë silogjet vorio-epirote, që vepronin kundër Shqipërisë. Gjithmonë lidhur me problemin e çamëve myslimanë, ai urdhëroi ndalimin e vendosjes së mëtejshme të refugjatëve grekë në tokat e tyre dhe shpalli një amnisti të përgjithshme për të gjithë çamët e burgosur dhe të internuar nga qeveria greke . Me rëndësi të veçantë, ishte vendimi i qeverisë greke të Pangallosit për të lënë të lirë hapjen e shkollave shqipe në fshatrat e Çamërisë.
Qeveria shqiptare e përshëndeti qeverinë e Pangallosit për frymëmarrjen që u dha marrëdhënieve shqiptaro-greke, të cilat prej kohësh ishin të ngrira. Nga ana e tij Pangallosi, në një intervistë dhënë korrespondentit shqiptar në Athinë, më 14 shkurt 1926, theksoi: "Athina është e vendosur të ndëshkojë çdo veprim të keq në Greqi ndaj minoritetit shqiptar prej disa kokave të nxehta të papërgjegjshme".
Duke marrë në mbrojtje çamët myslimanë në Greqi, Pangallosi shprehu besimin se edhe qeveria shqiptare do të mbante të njëjtin qëndrim ndaj pakicave greke në Shqipëri. "Me pakica greke në Shqipëri, theksoi Pangallosi në deklaratën e tij për shtyp, kuptojmë grekofonët në Shqipërinë e Jugut dhe aspak jo ortodoksët shqiptarë, që nga raca e kombësia janë zotër në shtëpitë e tyre. Jemi kundër asaj teorie të gabuar, vijon ai, që çdo ortodoks ta quajmë grek", ( AYE, 1926-1927-1928, B/68/6. Guvernatori i Përgjithshëm i Epirit për Ministrinë e Punëve të Jashtme Greke, Nr.41 (sekret), Janinë, 7 dhjetor 1926).
Por, rrëzimi i Pangallosit në verën e vitit 1926 e prishi klimën. Me ardhjen në fuqi të gjeneral Kondilit, çështja çame do të ishte problem kryesor i qeverisë greke. Athina nisi një tjetër kryqëzatë të re, për t'i detyruar myslimanët të largoheshin drejt Turqisë. Kështu, 280 familje çame nga Gardhiqi, Dhragomia, Kurtesi e nga Paramithia kishin kërkuar të linin vatrat e tyre e të vendoseshin në Turqi. Arsyet e vërteta të largimit të popullsisë shqiptare çame: "Ata, për të shpëtuar detyrohen të marrin udhën e mërgimit", (Arkivat Greke, gazeta "Kiriks", Janinë, 12 qershor 1921)…
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dokumenta Historike Rreth Çamerise - Faqe 3 Empty Re: Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 1:23 pm

Krimineli Metaksa shton reprezaljet ndaj çamëve

Dëshmi të kohës, por dhe dokumente të arkivave konfirmojnë se qeveria e diktatorit Metaksa, në vitin 1936, me politikën nacionaliste që ndoqi i shtoi edhe më tej masat diskriminuese për çamët. Ai e vuri në një survejim të plotë gjithë Çamërinë. Qeveria e diktatorit, duke menduar se kryeqendra e Çamërisë, Filati, gjendej përtej lumit Kalama, afër kufirit shqiptaro-grek, i dha prioritet për kryeqendër të Çamërisë, Gumenicës. Kështu që, Çamëria u bë qark dhe Gumenica qendër e saj. Qeveria e Metaksait i bëri këto ndryshime administrative, sepse nuk i shihte çamët si shtetas të besueshëm të shtetit helen. Opinioni i shëndoshë grek, konstatonte me dëshpërim se revanshi që kishte marrë Metaksai, i njohur për idetë e tij fashiste kundër minoritetit shqiptar çam, do të ishte me pasoja tragjike, jo vetëm për çamët myslimanë, por për të gjithë Greqinë. Në këto rrethana, në skenën politike greke dolën personalitete të njohur politikë si deputetët e Janinës, Jorgios Sp.Sakas dhe Kristo Vasili, të cilët i demaskuan planet djallëzore të Metaksait dhe të kabinetit të tij, për qëndrimet armiqësore dhe sjelljet diskriminuese që mbaheshin ndaj minoritetit shqiptar.
Dy deputetët grekë ishin kundër kufizimit të të drejtave te minoritetit shqiptar, kundër diskriminimit të tij dhe mosbesimit pa të drejtë që mbahej ndaj tij nga qeveria dhe administrata e Epirit. Dy zotërinjtë deputetë janinotë, kishin pasur raste të shumta kontaktesh me çamët e i kishin njohur mirë cilësitë e larta të tyre. Kjo i bënte ata e shumë grekër të tjerë, që të kishin ndaj myslimanëve shqiptarë në Greqi, një qëndrim absolutisht të kundërt me atë të qeverisë greke, që kishte mbjellë në çdo familje shqiptare pasigurinë, urinë dhe mjerimin, siç shprehej deputeti Jorgios Sp.Sakas: "Uria dhe mjerimi ka mbuluar popullsinë e Çamërisë. Ata nënshtetas të qetë, kot ngrenë zërin e tyre në të gjitha drejtimet". Dhe në vijim, deputeti Sakas sqaron shkakun e vërtetë të këtij mjerimi: "...Arsyeja është: kohë më parë, qeveria greke vuri në zbatim Ligjin e Reformës Agrare duke shpronësuar tokat e tyre. Tokat e tyre u shpronësuan dhe ata mbetën më duarbosh e duke u përballuar me urinë. Kanë të drejtë të protestojnë", (Arkiva Greke, gazeta "Kravji", Janinë, 18 korrik 1936).
Z.Sakas, i bindur se nuk ka asnjë mjet në dorë për të ndikuar në ndryshimin e atij realiteti të hidhur, nuk i mbetet gjë tjetër veçse t'i drejtohet qeverisë greke me një lutje prekëse: "...Në emër të popullit të uritur, në emër të drejtësisë dhe të humanizmit njerëzor, i lutem kryetarit të qeverisë t'i ndihmojë këta bashkatdhetarë, vëllezërit tanë me të cilët na ndan vetëm feja, por na bashkojnë po ato zakone të njëjta, e kaluara dhe e njëjta histori". Ai e përfundon artikullin duke i kujtuar qeveritarëve grekë se, "nuk duhet të harrojmë se edhe ata kanë të drejta në shtetin grek", ( Arkiva Greke, gazeta "Kravji", Janinë, po aty).
…Situata tepër e rënduar ndaj minoritetit shqiptar në Greqi vazhdoi deri në pragun e Luftës Italo-Greke. Athina kishte marrë sinjale nga Roma se një konflikt i armatosur do të ishte i paevitueshëm. Qeveria fashiste italiane, nën pretekstin se minoritetin shqiptar në Greqi kishte humbur të gjitha të drejtat e tij politike dhe ekonomike, e kërcënonte Greqinë që të bënte përmirësime, përndryshe ajo merrte përsipër mbrojtjen e të drejtave të tij, (Documenti Diplomatici Italiani "DDI", Nova Serie, V.5, Dok.429, f.411).
Por, siç do të vërtetohej më vonë, çështja e minoritetit shqiptar në Greqi ishte vetëm pretekst i Romës. Shkaku i vërtetë ishte ekspansioni i saj: pas pushtimit të Shqipërisë, më 7 prill 1939, ajo kërkonte ta shtrinte pushtimin e saj drejt Greqisë.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dokumenta Historike Rreth Çamerise - Faqe 3 Empty Re: Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 1:23 pm

Lidhja e aleancës së çamëve me luftëtarët grekë

Forcat shqiptare në këto aksione, siç shkruan historiani grek, Dionis Kokinoi (Dionis Kokinou, "Revolucioni grek", Vëll.IV, f.68, 74; K.Biris, vep.e përm., f.346.), ishin rreth 1500 vetë. Veprimet e përbashkëta greko-shqiptare tregonin se në fakt aleanca ishte krijuar. Tanimë pritej vetëm akti formal për t'u zyrtarizuar aleanca nga pala greke. Me ndërhyrjen e suliotëve, edhe kjo pikë që kishte mbetur pezull, u zgjidh.
Pala e udhëheqësve të kryengritjes greke ftoi krerët myslimanë shqiptarë në Peloponez, në vendin ku ishte caktuar për t'u zyrtarizuar aleanca. Palën shqiptare në atë takim e përfaqësonte Tahir Abazi. Ndërkohë forcat çame, nën drejtimin e Pronjos dhe Çaparit, ishin dislokuar në rrethinat e Artës dhe menjëherë pas nënshkrimit të aleancës, prisnin sinjalin për të kaluar në radhët e kryengritësve grekë, që ishin më të organizuar dhe më të përqendruar në veprimet luftarake…
Tahir Abazi, i revoltuar nga djegia e fshatit, prishja e xhamive dhe e teqeve, si dhe i keqtrajtimeve të myslimanëve arvanitas, hoqi dorë nga vazhdimi i udhëtimit drejt Peloponezit dhe u kthye në Artë. Aty ai u bëri të njohur bejlerëve çamë dhe drejtuesve të tjerë shqiptarë të Shqipërisë së Poshtme, veprimet e dhunshme që kishin ndërmarrë kryengritësit grekë ndaj familjeve myslimane dhe institucioneve të kulteve fetare myslimane. Ky lajm i kobshëm, mjaftoi që krerët shqiptarë të hiqnin menjëherë dorë nga aleanca me kryengritjen greke e të bashkoheshin me Hrushit Pashën, (K.Biri, "Arvanites oi dories tou neotorou elenizmou", Athinë, 1961., f.346).
Por vuajtjet çame në këtë betejë qëndrese e më pas, mbeten të pashoqe. Ja si shkruan Dora D'Istria: "Për fat të keq, asnjë pjesë e Shqipërisë nuk ka vuajtur aq sa Çamëria nga fanatizmi mysliman dhe ky është një konstatim mëse i drejtë, i cili herë pas here në momente kritike ka nxjerrë krye dhe është bërë pengesë serioze në progres, siç ishte rasti në mbrojtjen e alfabetit latin e shkollës shqipe", ( Dora d'Istria, vep.e përm.).

Prishja e aleancës

Hrushit Pasha, kryegjenerali turk, e shfrytëzoi pa humbur kohë konfliktin që kishte plasur mes drejtuesve të kryengritjes greke dhe bejlerëve myslimanë shqiptarë të Shqipërisë së Poshtme. Ai gjeti terren të favorshëm për t'u bërë thirrje myslimanëve shqiptarë të largoheshin përfundimisht nga aleanca, duke u thënë se kryengritja greke ishte vepër e Rusisë cariste dhe se ajo ishte drejtuar kundër myslimanëve dhe se do të ishte një dënim qiellor, po qe se myslimanët do të bëheshin me të krishterët. Propaganda e Hrushit Pashës synonte që bejlerët myslimanë çamë të bashkoheshin me forcat osmane. Të gjitha këto presione nga brenda e jashtë nuk mund të mos ndikonin në tronditjen nga themeli të aleancës dhe prishjen e saj. Jetëgjatësia e saj qe vetëm 12 muaj: Janar 1821- Dhjetor 1821, (Pouqueville, "Histoire de la rigeneration de la Grece", f.199-200).
Prishja e aleancës dhe fushata e reprezaljeve që kishte nisur ndaj myslimanëve shqiptarë, i preku shumë suliotët dhe kreykapedanin e tyre, Marko Boçarin, edhe për faktin se kishte qenë Marko Boçari nismëtari për krijimin e aleancës mes bejlerëve të Çamërisë dhe kryengritjes greke.
Madje, Marko Boçari shihte se ftohja e bejlerëve myslimanë të Shqipërisë së Poshtme ndaj kryengritjes greke, kishte nisur të ndjehej edhe tek shqiptarët e krishterë suliotë. Këto pasoja të paparashikuara nga krerët e kryengritjes, kishin krijuar tensione alarmi tek qeveria greke.


Gratë suliote, luftëtare si burrat

Krahas bukurisë, si dhuratë e natyrës, trimëria e gruas çame ka qenë dhe ka zënë vend në kufijtë e legjendës. Rrëfimet e transmetuara brezave, gojëdhënat, këngët; por dhe dokumentet arkivore të kohës, e evidentojnë dendur këtë fakt.Por të gjitha që cituam më sipër, sipas dokumenteve arkivore e studiuesve (këtu të gjithë bashkohen në një pikë) nuk do të kishin vlerë, apo më saktë nuk do të ishin të plota pa përmendur suliotet çame. Shumë studiues, që i kanë pasur në qendër të studimit të tyre Çamërinë dhe çamët, e pasqyrojnë gruan çame të Sulit si luftëtare dhe bashkëshorte të aftë të burrit, si bartëse të ideve më të mira të kombit e pajisur me ndjenja të larta si një nënë e denjë për të rritur dhe edukuar fëmijët, si luftëtare e trimëreshë, si shtëpiake e përkryer dhe në punët jashtë shtëpisë, si dhe në mbrojtjen e trojeve, të fisit dhe të afërmve të saj."Gratë suliote, tregon Sukoja, i pasuan burrat me dyfekun mbi supet, shpatën ngjeshur, koburen dhe gjerdanin; ato inkurajuan trimat dhe i shoqëruan në të gjitha ndeshjet...", (Aleksandër Soutzo, "Historie de la revolution Greque", Paris, MDCCCXIX, f.202).Vilhelm Müler i ka kushtuar gruas suliote një poezi të bukur të titulluar "SULIOTJA". (Vilhelm Myler, cituar nga K.Xoxi në : Lufta e popullit grek për pavarësi, vep.e përm., f.352).
Dëshmi interesante të trimërisë së grave çame sjell dhe Dora D'Istria: "Në rreziqet e mëdha s'ka pasur asnjëherë nën armë më shumë se 1500 luftëtarë. Gratë e tyre i shoqëronin ata në luftë, transportonin ushqime dhe municione dhe në rast nevoje rrëmbenin dhe pushkën dhe e përdornin atë me mjeshtëri, si burrat e djemtë e tyre. Sali Pasha, i biri i Aliut, që ishte poet, i ngre lart vlerat e grave suliote në një vjershë të tij, duke vënë në gojën e Ali Pashës vargjet: "...Shihni si qëndrojnë suliotët/ Trima burrat, burrëresha gratë...", (Dora d`Istria, vep.e përm., f.38).
Shembulli dhe heroizmi i grave suliote u jepte kurajë jo vetëm luftëtarëve suliotë, por edhe indiferentëve dhe frikacakëve. Ato i ndiqnin hap pas hapi burrat dhe djemtë e tyre. Thuhet, se Moskoja, gruaja e kapedan Xhavellës, kur kishte arritur në kullën e Qafës në Sul, gjeti të shtrirë trupat e disa luftëtarëve suliotë. Koço Xhavella, nipi i saj, sapo kishte dhënë shpirt. Moskoja, sipas Dora D'Istrias, i bëri nderimet mortore të denja për luftëtarët..., hidhet mbi trupin e tij, e puth, e mbulon me përparësen e saj dhe i thotë: "Nip i shtrenjtë, unë arrita shumë vonë për të të shpëtuar, por unë do të vrapoj të të marr hakun". Dhe me shpejtësi, si një ortek, vihet në ndjekje...", (Dora D'Istria, po aty, f.39).
Gratë çame, kur e shihnin armikun të sulmonte territoret e shtrenjta të tyre dhe t'u rrëmbente lirinë e t'i kthente në skllavëri, rrëmbenin armët. Sulmi i tyre mbi forcat armike ishte i befasishëm dhe i vrullshëm si stuhi.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dokumenta Historike Rreth Çamerise - Faqe 3 Empty Re: Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 1:24 pm

Flijimi për nder i 100 grave suljote

Në një nga betejat e ashpra të vitit 1792, kur Suli u sulmua nga forca të shumta të Ali Pashës, disa gra suljote, duke parë rrezikun që i kërcënonte armiku i tyre, rrëmbyen armët. Ajo që i printe suliotët ishte Moskoja, gruaja e Kapedan Xhavellës. Gruaja suliote, ashtu si të gjitha gratë shqiptare, i jepnin rëndësi të madhe nocionit "nder". Në emër të tij, ato ishin gati të sakrifikonin edhe jetën e tyre. Këto veti të larta të gruas shqiptare, thotë studiuesi arvanitas, Aristidh Kola, "janë gjëra të panjohura për lindoret, prandaj edhe nuk i çmonin këto veti të larta të shqiptarëve", (A.Kola, vep.e përm., f.302.)
Brigjet e Aspropotamit dhe shpatet e thepisura të humnerës së Zallongut, u bënë dëshmitarë të vetësakrificës. Gratë suliote preferuan vetëflijimin e tyre. Ato zgjodhën më mirë një vdekje të ndershme, që të shpëtonin nga një jetë prej skllave, që i priste, po të binin në duart e forcave të Ali Pashës.
Është i njohur tashmë akti heroik i dramës së grave suliote në Zallong. Më shumë se 100 gra, nëna, duke shtrënguar në gji fëmijët e tyre e të pasuara nga vajzat e tyre, u hodhën në humnerën e thepisur të shkëmbinjve të Zallongut.
Ato morën një vendim të shpejtë për t'u mbrojtur nga poshtërimi, turpi dhe tortura. U kapën dorë për dore dhe mbi sheshin e shkëmbit, ku ndodheshin, filluan të hedhin "vallen e vdekjes" së tyre, të cilën e frymëzonte një heroizëm i jashtëzakonshëm e i paparë, kurse tmerret e vdekjes tragjike të tyre përjetonin ritmin. Vallen e shoqëronte kënga patriotike, refrenin e të cilës patjetër e dëgjonte edhe qielli, e dëgjonin edhe shkrepat e Zallongut. Në fund të refrenit, të 100 gratë lëshuan një klithmë rrëqethëse e të gjatë, jehona e të cilës vazhdoi deri në fund të humnerës, ku përfunduan bashkë me krijesat e tyre, që e shtrëngonte fort në gjokset e përgjakura.

Gratë çame, pajtuese të gjaqeve

Një aspekt tjetër që spikat në veprimtarinë e gruas çame e që ka tërhequr vëmendjen e studiuesve, ishte roli i ndërmjetësit të paqtimit që luante ajo në situata të rënda, kur plasnin mosmarrëveshjet e luftimet midis fiseve për sinor e gjakmarrje.
Gruaja çame, në këto raste, luante një rol jo të vogël në përfundimin e traktateve apo në luftime. Këtë mision fisnik të gruas çame e ka vërejtur edhe Pukëvili, por rilindësja çame, Elena Gjika, e shtrin edhe më tej shpjegimin e këtij fenomeni për veprimtarinë e grave në Shqipërinë e Poshtme në përgjithësi e të gruas çame në veçanti.
Dora D'Istria për rolin që luan gruaja shqiptare për qetësimin e gjakrave, e krahason me gruan gale, që sipas Plutarkut, "galët kishin për zakon të këshilloheshin me gratë e tyre për paqen dhe luftën dhe t'i përdornin ato për të fashitur mosmarrëveshjet e tyre...", (Pouqueville, Voyage, vepër e përmb., Vol.1, faqe 29, Dora D'Istria, "Rinia e një shqiptareje", f.38).

Gratë çame, bukuria e pashoqe

Karakterin e moralin e lartë të shqiptares çame dhe shpirtin patriotik të tyre, studiuesit nuk e kanë veçuar për asnjë çast nga bukuria fizike e shpirtërore të saj. Për ta, bukuria e gruas çame është e pashoqe. A.Panajodis, historiani grek i shekullit XIX, i cilëson çamët të hijshëm e të paraqitshëm, "burra të bukur, me shtat të gjatë...", (A.Panasotides, "Çështje folklorike...Çamët", në "Dedona", Kalendar i ilustruar Epirot, Viti I, 1896, Athinë, 1895, f.75).
Edhe kryekonsulli frëng në Janinë, Pukëvili, i ndodhur mes çamëve të Filatit, u befasua nga bukuria e femrave çame. Ai do t'i vlerësonte këto si "femrat më të bukura të Greqisë", (Pouqueville, Voyage..., vep.e përm., Vëll.I, kap.29).
Një autor tjetër, Bartholdy, në veprën e vet "Udhëtimi im në Greqi" në shënimet e tij, bukuria e gruas shqiptare zë një vend të rëndësishëm. "Në Athinë, shkruan ai, edhe pse nën një qiell mjaft të pastër, femrat kanë qenë më pak të bukura, në krahasim me të tjerat... por nuk mund të thuhet kështu për shqiptaret e bukura, që banojnë në qytetin e Artës, sepse ato janë një racë krejt tjetër", (Bartholdy, vep.e përm., f.97).
Kur bëhet fjalë për vlerësimet e autorëve të huaj rreth bukurisë së femrës shqiptare në Shqipërinë e Poshtme, nuk duhen lënë pa përmendur edhe konstatimet dhe vlerësimet e kronistit anglez, Çajrel. Ai vuri re tek shqiptarët e asaj krahine një bukuri të veçantë si tek burrat, ashtu edhe tek gratë. Ai në veprën e tij shkruan se suliotët, megjithëse u shpërndanë andej-këndej, në të katër anët e mbretërisë helenike dhe krijuan lidhje martesore të përziera me një racë tjetër, dhe kjo dukej e rrallë, prapëseprapë ata e ruajtën bukurinë e përsosur të shqiptarit dhe si burrat edhe gratë, kudo që ndodhen, janë pasues të denjë të gjyshërve të tyre: "Burra të gjatë dhe fizik të fortë, me fytyrë burrërore, mjekër leshatore, flokë të gjata, të lëshuara, zbukurojnë tiparet e tyre...", (Bartholdy, po aty).

Gratë suljote, ose "Perëndeshat e bukurisë!"

Autori anglez tek gruaja suliote vërejti se ajo megjithëse dukej si e plakur para kohe, nga vuajtjet dhe punët e rënda, prapëseprapë, bartte dëshmitë e një race të lashtë . Çajrël, duke u ndodhur në një dasmë suliote, pati rastin më të mirë që gruan suliote ta shihte në një ceremoni festive, të veshur me veshjen karakteristike, të zbukuruar hijshëm, që ndryshe nga paraqitja e saj e përditshme në punët e fushës, gjente rastin më të mirë të shprehte bukurinë dhe elegancën e saj. Përshtypjet që krijoi anglezi për dasmoret çame, ishin befasuese dhe nuk ngurroi t'i krahasonte gratë suliote me "Venusin e Miles" (Perëndeshën e Bukurisë). "Nusja suliote, dukej si një skulpturë e hijshme atleteje, me kyçet e duarve e të këmbëve delikate, me gjoksin e ngritur, me tipare klasike të fytyrës së saj ovale...", (Bartholdy, po aty).
Edhe studiuesja e shquar Elena Gjika, nga Parga, në veprimtarinë e gjerë të saj studimore, nuk len pa përmendur bukurinë e simotrave të saj shqiptare të Shqipërisë së Poshtme, duke u ndalur tek bukuria fizike e përkryer e tyre. Mes të tjerave, ajo shkruan: "Gratë e kësaj pjese të Shqipërisë, mund të kishin shërbyer si modele të Fidias dhe Praksitelit...", (Dora d`Istria, vep.e përm., f.204).
Për ta vazhduar më tej mendimin që trajtojmë, është me interes të përmend edhe dy vlerësime të autorëve të huaj për bukurinë e femrës çame. Së pari, është fjala për konsideratat që shpreh historiani biograf, Adam Volf. Ai përmend me admirim përshtypjet që pati nga një vizitë që i bëri iluministes shqiptare, Dora D'Istria. Gjëja kryesore që i tërhoqi vëmendjen, ishin sytë e saj të ndryshëm, buzëqeshja e ëmbël, qëndrimi i saj madhështor e i natyrshëm, fytyra fisnike që zbulonte energji, dinjitetin, shëndetin dhe zgjuarsinë, (Dora d`Istria, po aty).
Së dyti, Ibrahim Mensur Efendiu për gruan e Ali Pashës, Vasiliqinë, nga Pleshovica e Filatit, thotë: "Ishte një grua e bukur, afro 35-vjeçare, kishte një elegancë të çuditshme". (Ibrahim Mensur Efendi, "Kujtime për Ali Pashën", Tiranë, 2003, f.237). Ndërsa Dora D'Istria e cilësonte Vasiliqinë një pëllumbeshë të bukur të rrëmbyer nga foleja...
Këto tipare të gruas çame, ndoshta nuk do të krijonin një përfytyrim të saktë të hijeshisë së gruas shqiptare, që për Dora D'Istrian, "janë gratë më të bukura të gadishullit lindor… Mahnitesh me luginat e këndshme të Çamërisë, me bukuritë e virgjëneshave të saj me sy të zinj, flokët e mrekullueshme të të cilave, me ngjyrë të rreshkët në gështenjë, u rrëzohen gjer te thembra...", (Dora D'Istria, cituar më lart)…
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dokumenta Historike Rreth Çamerise - Faqe 3 Empty Re: Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 1:24 pm

Gjenocidi i paparë helen ndaj banorëve të Çamërisë në vitin 1944-1945


Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri është mbushur padyshim me një varg datash tragjike, të ruajtura në kujtesë si akte të dhimbjes kulmore. Por historiografia jonë e ka pranuar se nëse në vitet 1913-1943 genocidi helen ndaj shqiptarëve çamë ka patur një përshkallëzim, po ashtu është pranuar që pranvera dhe vera e vitit 1944, përbëjnë apogjeun e barbarisë greke ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare. Ky genocid do të provonte edhe njëherë qëndrimin e palëkundur të Athinës, e cila kërkonte jo vetëm largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre stërgjyshore, por edhe rrënimin e plotë të kujtimeve mbi ekzistencën aty të racës sonë.
Në muajt gusht-shtator 1943, vlen të thuhet se rezistenca e atdhetarëve çamë ishte organizuar më së miri. Ndonëse në thelb, kjo rezistencë u organizua kundër okupatorit, në të pati edhe element të mbrojtjes vendore, çka do të thoshte ruajtja e shtëpive dhe popullsisë së pambrojtur ndaj andartëve grekë. Atdhetarë të tillë si Isuf Izeti, Xhafer Çafuli, Musa Demi, Dervish Dojaka, Braho Karasani, Sami Alushi e dhjetëra të tjerë u përpoqën që këtë front të rezistencës ta mbanin të ndezur edhe nëpërmjet zhvillimit të disa betejave kundër gjermanëve, duke parë sigurisht që këto beteja të mos i jepnin mundësinë kundërshtarit që të bënte raprezalje.
Kështu në ditët e fundit të shtatorit 1943 dhe deri në fillim të nëntorit të këtij viti, efektivat e batalionit “Çamëria” të ndihmuar edhe nga vullnetarët e zonës përrreth, zhvilluan betejën e famshme të Konispolit, e cila zgjati 55 ditë. Në të vërtetë, në këtë betejë, muarën pjesë shqiptarë nga të dy anët e kufirit politik dhe ky fakt u përcoll jo pa shqetësim në qarqet shovene të Athinës. Ky bashkëpunim i ngushtë i shqiptarëve brenda shtetit amë me vëllezërit e tyre çamë, pamvarësisht se ata luftuan kundër okupatorit gjerman, u kuptua si një rrezik i madh për vorioepirotët dhe qëllimet e tyre.
Ndërkaq efektivat e batalionit “Çamëria” në bashkëpunim edhe me komandën nacionaliste të forcave të jugut zhvilluan luftime edhe në zonat e Gjirokastrës, Tepelenës dhe Delvinës. Sipas dokumentave gjermanë që gjenden në Arkivin e Institutit të Historisë në Tiranë, këto luftime u karakterizuan nga disa prita tepër të rrezikshme ku kanë gjetur vdekjen dhjetëra ushtarë dhe oficerë gjermanë. Në këto luftime qoftë atdhetarët e Çamërisë, qoftë nacionalistët e jugut të Shqipërisë, patën marrë krahë sidomos “nga deklarata e Uinston Çërçillit, sipas të cilit kufiri shtetëror i Shqipërisë do të rishqyrtohej menjëherë pas mbarimit të luftës.” (Gazeta “Atdheu” Tiranë 20 tetor 1943.)
Gjithashtu mendoj se nuk mund të lihet në heshtje fakti që nacionalistët e Çamërisë, iu kundërvunë disa çetave komuniste shqiptare, të cilat patën krijuar lidhje të ngushta me Partinë Komuniste greke. Këto çeta, të udhëhequra nga disa filogrekë të njohur në Çamëri, trumbetonin me të madhe se vetëm lufta e tyre e përbashkët me grekët do t’i sillte “lumturinë” Çamërisë. Ata nuk mund të kuptonin dot se çfarë tragjedie po përgatitej në Athinë dhe ishte vetëm prezenca gjermane që e vononte pikërisht këtë tragjedi. Një nyjë e çuditshme lidhte në këtë rast atë grusht komunistësh të Çamërisë, me klikën e Tiranës, e cila po ashtu pretendonte se komunizmi do të ishte liria e ëndërruar e gjithë popujve.
Në këto momente tejet të ndërlikuara, Athina zyrtare si kurdoherë u orientua drejt politikave të saj antishqiptare. Për këtë qëllim ajo shfrytëzoi një marrëveshje të Partisë Komuniste të Greqisë me klikën e Dushan Mugoshës dhe Enver Hoxhës në Tiranë, sipas të cilës, në fshatrat me minoritet grek në Shqipëri, mund të shkonin përfaqësues komunist grekë dhe të bënin propagandë dhe organizime për të luftuar okupatorin. Komunistët grekë që ngarendën në jugun e Shqipërisë, nxituan të bënin propagandë për idetë panhelene të Vorio Epirit dhe brenda pak javëve , në kuvendin e organizuar në vendin e quajtur Akrovjan, përfaqësues të këtij minoriteti brenda kufijve të shtetit amë shqiptar, kërkuan me forcë që “duam të jemi një Greqi, qoftë kjo komuniste apo e djallit, vetëm të jemi në Greqi.” Nënteksti ishte i qartë, kufijtë e Shqipërisë duheshin shtyrë akoma më tej, duke i rrudhur tinëzisht ata.
Një rol jo pak të rëndësishëm, në pranverën e vitit 1944 do të luanin edhe atdhetarët nacionalistë të Çamërisë. Këta me propagandën e tyre, por edhe me veprime të hapura aspironin bashkimin e trojeve çame me Shqipërinë. Këtë lëvizje e drejtonte një Këshill Krahinor me organizmat e tij, të shtrirë në nënprefekturë e deri në fshatrat më të largët. Mendoj se është me vend të kuptohet se pikërisht në muajt e parë të vitit 1944, ndryshe nga çfarë është publikuar deri më sot, autoriteti gjerman ka dashur të luaj një rol amortizuesi apo frenuesi të mërive të vjetra greko-shqiptare. Kështu, në një dokument tepër sekret që komanda gjermane në Çamëri, i dërgon komandës së lartë ushtarake të Athinës, midis të tjerave shkruan tekstualisht: “Gjendja në krahinën e Çamërisë është përkeqësuar, sidomos në këto javë të fundit. Deri afër fundit të vitit 1943, shqiptarët mjaftoheshin me ushtrimin e zotërimeve të tyre në disa zona influence pa marrë përsipër të administrojnë vendin. Tashmë ata kanë bërë hapa përpara duke forcuar pozitën e tyre nëpërmjet krijimit të disa organeve administrative. Marrja e këtyre masave motivohet për shkak të administratës greke, e cila ka falimentuar plotësisht dhe pa ndërhyrjen e shqiptarëve rendi dhe qetësia rrezikohen totalisht. Për zbatimin e organizimit administrativ ata kanë ngritur një Këshill Kombëtar Shqiptar të Çamërisë.” (Arkivi i Institutit të Historisë Tiranë. Dokumente gjermane. Dok. 23/44 sekret, datë 10 janar 1944)
Veprimtaria e lartpërmendur e Këshillit Kombëtar, në asnjë mënyrë nuk mund të pranohej prej qarqeve shovenë të Athinës. Për këtë shkak qeveria greke, me një telegram të posaçëm, iu drejtua ministrit gjerman për Evropën Juglindore, Nojbaherit ku midis të tjerave i kërkonin të rivendosej sa më shpejt pushteti helen, pasi ndikimi i nacionalizmit shqiptar do të ishte me pasoja të mëdha për fatet e nesërme të shtetit grek. Nga ana tjetër në krah të dymijë forcave të komanduara nga gjenerali famëkeq Napolon Zerva u vu edhe Divizioni i Dhjetë i komanduar nga krimineli Vasil Kamara, i cili do të ishte i destinuar në luftë mizore kundër banorëve të Çamërisë.
Në ditët e para të qershorit të vitit 1944, në zyrën e gjeneral Zervës në Janinë, andartët grekë dërgojnë një të quajtur Harallamb Kallojeri, kinse pati furnizuar me armë batalionin Çamëria. Ky me lot në sy e mohoi këtë fakt dhe ngase ishte grek nuk pësoi gjë. Por vlen të sjellim këtu fjalët me të cilat e përcolli Zerva. Gjeneral Zerva duke shtrënguar nofullat kishte vazhduar: “Po dolën të vërteta ato që më kanë thënë se ti u shet çamëve armë, ta dish se jo vetëm ty, por gjithë fisin tënd do ta djeg me benzinë së gjalli, në mes të fshatit që të lemerisen të gjithë.” Pastaj ai u drejtua të gjithë të pranishmëve duke shtuar: “Çamërve duhet t’u afrohemi dhe t’i marrim me të mirë, që të mos na ikin nga duart deri sa të zemë kufirin. Pasi t’i kemi mbyllur si bagëtitë në vathë, jo vetëm njerëz që nuk do të lemë të gjallë, por edhe macet e tyre do t’i shkojmë në thikë. (I.D.Hoxha “Viset kombëtare në shtetin grek” Tiranë 2000, faqe 356)
Preja e parë e dhunës makabre helene, do të ishte krahina e Paramithisë, e cila u pati bërë ballë shpeshherë, me armë në dorë, hordhive të andartëve grekë. Në mesnatën e 26 qershorit 1944, ata iu afruan Paramithisë nga të katër anët. Në agun e 27 qershorit, disa atdhetarë çamë ranë në pritën e zervistëve dhe lufta filloi e fuqishme. Por dinakëria greke nuk vonoi të funksiononte sërish. Komanda e lartë zerviste vrapoi te myftiu i Paramithisë Sali Hafizi duke i mbushur mendjen atij se nuk kishin punë me çamët ndaj këta të ulnin armët dhe të rrinin të qetë në shtëpitë e tyre. Sali Hafizi u besoi nga ana e tij dhe në një kuvend të shkurtër burrash dha porosi të pritej lufta.
Më pas komanda zerviste e udhëhequr nga majori famëkeq Kranjani dhe antishqiptari i tërbuar Kristo Stavropulli shkuan në mitropoli dhe bënë planet kokë më kokë me dhespotin grek. Me të mbaruar takimin me dhespotin, disa ushtarë grekë u shpërndanë nëpër rrugë dhe sheshe duke njoftuar me zë të lartë: “Urdhërihen tërë ata që kanë armë, t’i dorëzojnë menjëherë se qetësinë dhe rendin do ta mbajë ushtria. Askush të mos frikësohet! Këdo e quajmë vëlla. Duam të bashkëpunojmë dhe të ndihmojmë njeri-tjetrin.” (Gazeta “Bashkimi” Tiranë, 7 mars 1947) por kjo s’mund të ishte tjetër, veçse gënjeshtra e radhës e helenëve për të arritur në planet makabre të gjeneral Zervës.
Vite më pas, në dëshmitë që Asllan Myftari dhe Sadete Katiu do të dërgonin në OKB përmes Komitetit të Mbrojtjes së Çamërisë, midis të tjerave do të kujtonin: :"Rreth mesditës, kur ende nuk kishte mbaruar dorëzimi i armëve, zervistët grupe-grupe... të udhëhequr nga oficerë u derdhën egërsisht mbi popullatën. Me të dëgjuar krismat e armëve njerëzit lanë shitoret dhe ja dhanë vrapit nga të mundnin. Më të shumtët vrapuan drejt anës perëndimore të qytetit ku mendohej që shtegu nuk ishte mbyllur akoma. Pati raste që familja u nda më dysh, dikush çau gardhin e kriminelëve dhe dikush tjetër jo.
Meqë rrethi u mbyll në mënyrë të hekurt njerëzia vraponin në qytet të ndjekur nga vrasësit si egërsira prej gjahtarit. Vritej kushdo që hasej përpara. Rrugët dhe sheshet u mbushën me të vrarë... kur zervistët u turrën në një shtëpi të thernin një djalë 6 muajsh dhe e jëma e mbuloi djepin me trupin e vet, ata i ngulën gruas thikat në kurriz. Më pas ata therën me thikë djalin tjetër të shtëpisë dhe të zotin e saj. Motrën e Hasan Belulit, 3 djemtë e Asim Dinos, dy çupat dhe të shoqen e Rexhep Malit, i mbërthyen me gozhdë përpara murit të shtëpisë. Pasi vranë Mulla Çenin, argëtoheshin me të bijën. Aty pranë vranë edhe 12-13 fqinjë të Mullait. Në tërë Paramithinë dëgjoheshin kujet dhe vajet rrënqethës, të pleqve, të rinjve dhe fëmijëve që shuanin shpresat e fundit nën krismat e plumbave apo presat e thikëve e sopatave.”
Masakra e Napolon Zervës ndaj banorëve të pambrojtur të Çamërisë, do t’ia kalonte për nga egërsia e saj edhe dënimeve të inkuizicioneve mesjetare. Asnjë lloj pengese nuk do të haste ky kriminel i lindur dhe gjithë taborri i tij, në barbarinë e pashembullt. Dëshmitë e dhimbshme vazhdojnë: “Poshtë xhamisë së Prronjatëve dergjeshin sa e sa kufoma. Dalluam nusen e Ibrahim Bollatit, motrën e Muharrem Bakos, djalin e saj, Mit’hatin 10 vjeçar, Harun Mezanin 14 vjeçar ndërsa të tjerët nuk i njohëm, sepse ishin prishur në fytyrë. Ndërsa Estref Ilmiu tregon se kur atë dhe disa të burgosur të tjerë i shpunë të varrosnin trupat gjysëm të prishur pranë kishës së Shën Jorgjit, njohu vetëm katër prej trupave, ndërsa dhjetëra të tjera nuk mundi t’i njihte pasi fytyrat ishin gjymtuar në mënyrë të llahtarshme prej vrasësve.” (Gazeta “Bashkimi” Tiranë 4 prill 1947)
Sigurisht epshet shtazore të Zervës me kompani, nuk mund të preheshin vetëm me kasaphanën e Paramithisë. Ata u derdhën dy ditë më pas në fshatrat Grikë, Kacjan, Karbunarë dhe në një varg fshatrash të Çamërisë së Mesme. Nëse gjenin gjë të gjallë (njerëzia dhe bagëtia ishin barazuar tragjikisht) andartët dhe zervistët e thernin menjëherë. Në ato shtëpi ku njerëzit qenë larguar nxitimthi, komandot ushtarake ushtronin kontroll të imët duke vjedhur e plaçkitur gjithçka, deri edhe pajat e vajzave fatkeqe të Çamërisë. Në fshatrat Luar dhe Karbunarë, po ashtu edhe në qytezën e Margëlliçit, në të vërtetë u organizua një qëndresë e vogël, disa orëshe. Por përballë 25-30 burrave të këtyre fshatrave, Athina dërgoi Regjimentin e Dyzetë të komanduar nga major Angora, i cili pas 1700 ushtarëve dhe oficerëve, kishte në përbërje të vet edhe një kontigjent prej 40 kriminelësh grekë, të cilët patën “fituar” lirinë nga burgjet greke, vetëm e vetëm për të therur sa më shumë shqiptarë etnikë të Çamërisë.
Kjo epërsi numërike në njerëz, kjo shpejtësi çoroditëse në arritjen e qëllimeve, ky brutalitet i pashembullt, kishin të bënin sa me vrasjet e çamëve aq edhe me heshtjen që do të shoqëronte ky terror. Madje megjithë fshehjen misterioze që Athina i ka bërë në decenie kësaj tragjedie, diplomacia evropiane do të shënonte në analet e saj: “Duke shkelur në mënyrë të qëllimshme Marrëveshjen e Kazertës, trupat e Divizionit të Dhjetë, njësitë e dy divizioneve të E.DH.E.S-it, ato të regjimenteve 100, 110 dhe 40, po mësyjnë mizorisht territoret e pambrojtura të Çamërisë.” (Arkivi Qendror i Shtetit-Tiranë. “Çështja e Çamërisë” Fondi 251, dosja 14, fleta 143)
Tanimë atdhetarët e Çamërisë e kishin plotësisht të qartë se Athina kërkonte zhdukjen përfundimtare të shqiptarëve etnikë. Rrethanat në verën e vitit 1944 kishin favorizuar Athinën, e cila duke marrë edhe përkrahjen e aleatëve shekullorë të saj Anglisë dhe Francës, kryente njëherësh dëbimin e çamëve dhe popullimin e trojeve të tyre me të krishterë të jugut helen. Në këtë mënyrë, krahas organizimit të njësiteve të vegjël për shpëtimin e popullsisë, këta atdhetarë u përpoqën të sinjalizonin rreth masakrës edhe diplomacinë evropiane. Ndërsa lidhjet me shtetin amë nuk u ndërprenë për asnjë moment. Kështu në telegramin e firmosur prej disa burrave të Çamërisë dhe dërguar kryeministrit shqiptar në gushtin e vitit 1944, midis të tjerave shkruhet tekstualisht: “Nuk kanë të munëruar as vrasjet, as grabitjet dhe as përdhunimet e kriminelëve të Zervës. Madje, ajo pjesë e popullsisë që akoma nuk ka rënë ndënë thikat e zervistëve, po ikën e tmerruar drejt Shqipërisë duke humbur gjithçka.” (Arkivi Qëndror i Shtetit-Tiranë. Fondi 251, dosja 179, fleta 2)
Ndërkaq propaganda shovene helene vazhdonte me ritme akoma më të mëdha t’u binte tam-tameve të Vorio-Epirit. Kështu, në mbrëmjen e 1 tetorit 1944, Radio Kajroja shpërndante në eter mesazhin e ministrit grek të informacionit, Kartallit për kinse revoltë të vorioepirotëve në Gjirokastër e Sarandë, të cilët kërkonin bashkimin e trojeve të tyre me ato të shtetit amë, Greqisë. Duke pretenduar se këto troje ishin plotësisht greke, Athina madje me anë të emisarëve të fshehtë të saj, nisi të shpërndante në jugun e Shqipërisë fletushka duke u thënë shqiptarëve etnikë aty se nuk ishte e largët dita kur fshatrat e tyre do t’i bashkoheshin Greqisë. Madje ndikimi i Athinës u shtri deri në komandën e lartë gjermane, duke e fshehur realitetin dhe duke e afruar Zervën sa më shumë me këtë komandë. Aq i thellë ka qenë ky ndikim saqë komanda gjermane përpiqej të ruante indiferencën përpara masakrës që ndodhte me çamët. Kështu, në një informacion dërguar RAIHUT TË TRETË, lidhur me një protestë të atdhetarëve të Çamërisë, midis të tjerave, komanda gjermane e Filatit spjegonte” “Kërkesat e parashtruara lidhur me evakuimin e popullsisë shqiptare që nuk është në gjendje të mbrohet, nuk ka asnjë bazë. Ushtria gjermane ka marrë përsipër mbrojtjen dhe sigurimin e paqes dhe të rregullit në zonat e okupuara prej saj.” (Arkivi i Institutit të Historisë- Tiranë. Dok.gjerman nr. T 314-1458)
Vala tjetër e spastrimeve të shqiptarëve etnikë, nga trojet e tyre në Çamëri, iu besua sërish gjeneralit famëkeq Zerva, në marsin e vitit 1945. kësaj radhe do të goditej, digjej e shkretohej pikërisht Filati, çerdhja e qëndresës kulmore të banorëve të Çamërisë. Ndonëse burrat e Filatit ishin larguar, të mobilizuar në njësite të vogla vullnetarësh, drejt Filatit u derdh me egërsi të paparë makina luftarake e Zervës. Nuk munguan me këtë rast as vrasjet, as therjet, as djegiet e njerëzve dhe shtëpive. Krimet ishin pothuaj të papara. Në informacionin që koloneli britanik Vuthaus i dërgonte Londrës në fundmarsin e vitit 1945, midis të tjerave shkruante tekstualisht: “Nisur nga Misioni Aleat që drejtova, ju bëj me dije se Zerva i nxorri jashtë çamët nga shtëpitë e tyre më 1944, shumica e të cilëve mundën të gjenin strehë në Shqipëri. Dëbimi i tyre u krye sigurisht përmes një gjakderdhjeje të madhe. Veprimi i Zervës u ndoq më pas në marsin e vitit 1945 nga një masakër akoma më e madhe, siç ishte kjo e marsit, në Filat, e cila nuk mund të falet.” (Arkivi i Institutit të Historisë- Tiranë. Fondi Zyra e jashtme britanike PRO\ FO Nr 371\ 48094)
Sipas Memorandumit të emigrantëve çamë në Shqipëri, i cili u paraqit jo vetëm në kancelaritë evropiane por deri në SHBA, në periudhën qershor 1944-mars 1945, janë vrarë gjithsej 2771 civilë të pambrojtur. Gjatë kësaj periudhe gjithashtu u dogjën dhe plaçkitën 68 fshatra me rreth 5800 shtëpi. Në humbjet e tjera materiale llogariten 110 mijë krerë bagëti të imta, 2400 gjedhë, 80 mijë kuintalë vaj ulliri, 21 mijë kuintalë grurë pa llogaritur dramën e madhe të shkombëtarizimit të këtyre trojeve. Një pjesë e konsiderueshme e politikës greke gjatë viteve të Luftës së Ftohtë si edhe lajkat e historisë së tyre, kanë mbrojtur dhe vazhdojnë të mbrojnë tezën absurde sipas së cilës shqiptarët e Çamërisë janë larguar me vullnetin e tyre nga trojet stërgjyshorë, kinse kanë qenë të lidhur me Gjermaninë, pra kundërshtaren e Greqisë. Këto teza justifikuese sidoqoftë nuk mundën të shuajnë gjurmët e përgjakura të atij gjenocidi biblik.
Sa për pronat e banorëve të Çamërisë, fillimisht ato iu shpërndanë kolonëve grekë të ardhur nga Pireu, të cilët nuk vonuan të thellojnë krimet edhe kundër atyre shqiptarëve ortodoksë që patën mbetur në këtë trevë. Më pas, me urdhër mbretëror U.B. 2185\152 dhe me vendim 2781\54, pasuria e shqiptarëve etnikë në Çamëri iu konfiskua këtyre për t’ia falur apo shitur me çmime qesharake vullnetarëve grekë që linin jugun e vendit, për t’u ndeshur “trimërisht” me ndonjë shqiptar të vetmuar ortodoks në këto vise. Një proces i tillë i paprecedent në rrafsh të Kartës së të Drejtave të Njeriut, ndodh edhe sot në mileniumin e ri dhe me gjithë zhurmën mediatike, Athina vazhdon të verë në jetë çdo ditë e më shumë, planet e veta aneksioniste ndaj Shqipërisë.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dokumenta Historike Rreth Çamerise - Faqe 3 Empty Re: Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 1:24 pm

KONTRIBUTI I SHQIPTARËVE TE AMERIKËS DHE I DIPLOMACISË AMERIKANE NË MBROJTJE TË ÇËSHTJES ÇAME (1918-1945)


Një nga pasojat më evidente të situatës së re politike, ekonomike, sociale dhe administrative që u krijua në Çamëri pas aneksimit të saj nga qeveria greke (1912-1913), ishte fenomeni i emigracionit. Ndër drejtimet kryesore të këtij emigracioni ishin edhe SHBA. Çamët e emigruar në Amerikë gjetën një terren të përshtatshëm dhe një pritje të ngrohtë që i mundësoi të organizoheshin në mbrojtje të fateve të Çamërisë. Në radhët e çamëve të emigruar ishin dhe shumë figura të shquara si Haxhi Murati, Mesut Çami, Beqo Izeti, Lejla Dino etj., që ishin dalluar në periudhën e Rilindjes sonë Kombëtare për veprimtari të dendur patriotike.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë vendi i parë për përfaqësuesit e shqiptarëve te Çamërisë për të shpalosur një veprimtari të dendur patriotike e politike, për të sensibilizuar diplomacinë e Fuqive të Mëdha dhe veçanërisht atë amerikane, për dramën e rëndë që përjetonte Çamëria nën pushtimin grek. Në vitin 1918 në SHBA ishte formuar Partia Politike ose siç u quajt ndryshe, Partia Kombëtare Shqiptare dhe Shoqata Çamëria, me një shtrirje të gjerë në shumë qendra të rëndësishme në SHBA si dhe Shoqëria “Vatra”. Si në Partinë Politike ashtu dhe në Shoqërinë Çamëria, aderonin figura të shquara nga të gjitha trevat shqiptare dhe zhvillonin një veprimtari të dendur patriotike, duke i shpalosur platformen politike në organe të rëndësishme, në gazeten “Dielli”, “Albania” dhe më pas në “Immigrandi” qe dilnin në SHBA
Në fund të vitit 1918, pikërisht në prag të hapjes së Konferencës së Paqes në Paris, Shoqëria Çamëria dhe Partia Politike Shqiptare nisën të zhvillonin një veprimtari intensive për të mbrojtur çeshtjen shqiptare në atë forum të lartë ndërkombëtar, që do të analizonte edhe vënien në vend të padrejtësive që u ishin bërë vendeve të vogla. Patriotët shqiptarë në SHBA, nëpërmjet artikujve që botoheshin në editorialet e gazetës “Albania”, “Dielli”, etj. i tregonin botës argumentet politike dhe gjeografike se, cili ishte kombi shqiptar, cilat ishin të drejtat dhe dëshirat e këtij kombi dhe deklaronin se pa iu shtuar Shqipërisë nga ana e veriut Kosova dhe nga Jugu Çamëria, nuk mund të ketë qetësi në Ballkan.
Një mbështetje të fuqishme në këtë kohë, rrethet patriotike shqiptare në SHBA, gjetën edhe në një organizatë ndërkombëtare, “Bashkimi Demokratik i Evropës Qendrore”, e cila qendrën e veprimtarisë e kishte në SHBA. Ajo ishte një organizatë politike irredentiste e vendeve të robëruara ose pjesërisht të robëruara të Evropës. Komiteti Drejtues i kësaj organizate kishte vendosur të organizonte Kuvendin e saj të Parë, ku do të ishin të pranishem edhe përfaqësues nga diaspora shqiptare. Kuvendi u mbajt në të njëjtën ndërtesë dhe në të njëjtën sallë ku ishte shpallur pavarësia e SHBA, më 4 korrik 1976.
Qoftë momenti, si dhe vendi i zgjedhur për të zhvilluar Kuvendi punimet e tij, tregojnë qartë qëllimin e organizatorëve për të sensibilizuar administratën amerikane dhe, për të ndikuar në qëndrimet që ajo do të mbante në Konferencën e ardhshme të Paqes, në favor të zhdukjes së padrejtësive të bëra në kurriz të popujve që ajo përfaqëson. Dako, në fjalën e tij në Kuvend, kërkoi që Kosova dhe Çamëria, treva të padiskutueshme shqiptare, të pushtuara padrejtësisht nga Serbia dhe Greqia, t’i bashkoheshin Shqipërisë.
Kongresi tërë shpresat për të realizuar synimet që i kishte vënë vetës, i kishte varur kryesisht në administratën e lartë amerikane, prandaj ai në fund të punimeve, më 26 tetor, hartoi një deklaratë që u nënshkrua nga përfaqësuesit e vendeve të robëruara dhe iu dorëzua Presidentit të SHBA.
Ekipi i zyrtarëve të lartë amerikanë që përgatitej për të shoqëruar Presidentin Uillson në Paris, në fund të tetorit 1918 i bëri një ftesë edhe Dakos. Përfaqësuesi i Partisë Politike Shqiptare e shfrytëzoi atë rast për të parashtruar para specialistëve të njohur amerikanë për Ballkanin, argumente lidhur me historinë e Shqipërisë dhe padrejtësitë që i ishin bërë dhe i kërkoi diplomacisë amerikane që të zbatoheshin me ndershmëri dhe pa paragjykime parimet e shpallura nga Presidenti Uillson, në themel të së cilës ishin parimi i kombeve për vetëvendosje. Tanimë në zemrat shqiptare dhe të elitës së saj politike, shpresat dhe besimin e kishin varur tek Presidenti Uillson dhe kishte plotësisht arsye ta shihnin si mbrojtës të tyre. Ishte kjo arsyeja që edhe Noli i madh në takimin që pati me Presidentin amerikan në Kongresin e popujve të shtypur në përvjetorin e festës kombëtare të SHBA më 4 korrik 1918, gjeti rastin të bëjë një apel Presidentit në emër të kombit shqiptar, që me përpjekjet e tij të ndikonte në Konferencën e Paqes në Paris për vendosjen e Pavarësisë së Shqipërisë, e cila ishte shkelur nga Fuqitë e Huaja gjatë Luftës së Parë Botërore. Presidenti Amerikan iu përgjigj me fjalët: “Unë kam një votë në Konferencën e Paqes? Dhe unë do ta përdor atë në favor të Shqipërise”.

PËRPJEKJET PËR ÇËSHTJEN ÇAME NË KONFERENCËN E PAQËS NË PARIS

Shqiptarët e Amerikës vendosën që interesat kombëtare t’i përfaqësonte në Konferencën e Paqës, Ismail Qemali krahas qeverisë së Durrësit që e përfaqësonte Turhan Pasha. Plaku i Vlorës u pengua të shkonte në Konferencë nga Italia e Franca. Mospërfshirja në delegacion e këtij atdhetari të flaktë, vuri pikëpyetje të shumta në opinionin e shendoshë te kohës. Me siguri prania e tij në Paris do t’i jepte konsistencë delegacionit shqiptar. Gjithsesi në mungesë të Ismail Qemalit disa nga figurat më të shquara të Shoqërisë Çamëria në Amerikë si Beqo Izeti, Refo Çapari, Gazali Dino etj. i drejtuan më 24 janar një telegram Presidentit Uillson me anën e të cilit i bënin të ditur se çamët kërkonin bashkimin me Shqipërinë. Një lëvizje tjetër e rretheve patriotike shqiptare në tryezat diplomatike në Paris, ishte kërkesa për një mandat amerikan të shoqëruar nga një plebishit.
Kërkesa për një plebishit u bë me anën e një letre dërguar Uillsonit më 7 mars 1919 dhe u persërit dy muaj më vonë nga një kërkesë e bërë nga delegati i Federatës Panshqiptare “Vatra”, MR.Erikson. Kërkesa e Eriksonit dhe e palës shqiptare, erdhi si rezultat i zellit të tepruar që tregonte Komisioni pranë Konferencës së Paqës në Paris, në favor të pretendimeve greke ndaj Shqipërisë. Për rrjedhojë pala shqiptare vendosi t’i kërkojë Konferencës që t’i jepej qeverisë amerikane një mandat i përkohshem për të administruar territoret e shkëputura për një ose dy vjet kohë, pas së cilës do të shkohej drejt një plebishiti. Kështu jashtë çdo presioni popullsisë shqiptare do t’i mundësohej që të shprehte ndjenjat e saj dhe të vendoste për të ardhmen e vet.
Ballafaqimi mes delegacionit grek për çështjen e Shqipërisë së Jugut, parashikohej të ishte i ashpër. Dhe në fakt kështu ndodhi. Pretendimet greke mbroheshin nga një politikan i regjur dhe i përkushtuar ndaj çështjes “Megali Idesë”, siç qe E. Venizellos. Ndërkohë pala shqiptare u përpoq të dalë përpara me argumente bindëse. Në këtë kohë botoi edhe një pamflet anonim, ku u jepte përgjigje një për një pretendimeve greke dhe statistikat e fallsifikuara që paraqiti ajo në Konferencë , se ortodoksët e Shqipërisë së Jugut ishin grekë e me ndërgjegje helene ndërsa myslimanët shqiptarë, sipas Venizellosit, ishin me ndërgjegje turke.
Ndërkohë kur duhej hapur qëndrimi indiferent i Fuqive të Mëdha në Paris ndaj çështjes shqiptare, dhe vështirësitë që ndesheshin, patriotët shqiptarë dhe ata të Çamërisë, ndërmoren hapa të tjerë tek kreu i Këshillit të Dhjetëve, pra direkt tek Presidenti Uillson, të cilit ata iu adresuan si “APOSTULLI I MORALIT POLITIK”, “MBROJTËSI I TË DREJTAVE TË POPUJVE TË VEGJËL”, “KREU I RESPEKTUAR I DEMOKRACISË MË TË FUQISHME”, dhe “BURRI QË KA VENDOSUR NDJENJËN E DREJTËSISË MBI TË GJITHA INTERESAT”. Ata i përcillnin Presidentit Amerikan padrejtësinë e madhe që i ishte bërë Shqipërisë dhe popullit të saj, dhe se nga vendet evropiane e kancelaritë e saj nuk ishte gjetur asnjë mbështetje, prandaj të gjitha shpresat i kishin varur te ai që përfaqësonte në rruzullin tokësor, “Mbrojtësin e popujve të shtypur”.
Ndërkohë, Lejla Dino, e bija e Rasih Dinos, në atë kohë ish Kryetare e Gruas shqiptare jashtë vendit, duke shfrytëzuar njohjen personale me zonjën e Uillsonit, i drejtoi një letër gjatë qëndrimit të çiftit presidencial në Paris.
Bija e Çamërisë në letrën e saj ndër të tjera i shkruante: “Qindra, mijëra prej punëtorëve shqiptarë të cilët u shtrënguan të lënë shtëpitë e tyre dhe të refugjohen në Amerikën tuaj të lirë, shpresojnë nxehtësisht se atdheu i parë i tyre, provinca e Kosovës dhe e Çamërisë, të cilat u ndanë padrejtësisht nga Shqipëria, më 1913 do të lirohen…”
Ide të njëjta si ato të Lejla Dinos, përcillte dhe memorandumi i hartuar nga figurat më të shquara të mbrojtjes së çështjes çame që i drejtohej njerës nga katër fuqive drejtuese, SHBA. E veçanta e këtij memorandumi ishte se ai bënte edhe një historik të shkurtër të Çamërisë. Ai memorandum mund të shkruhej nga figurat më të spikatura të lëvizjes kombëtare çame: Dr. Asaf Çami, Mazar Dino nga Paramithia, Rexho Plaku e Aqif Plaku nga Konispoli, Mehmet Sejko nga Filati, Muharrem Rushiti nga Koska (Filat) etj. Ky memorandum u përcoll më 25 tetor 1919. Falë qëndrimit të Presidentit Uillson , që Korça dhe Gjirokastra i shpëtoi kafshimit të lakmive shoviniste greke. Populli shqiptar nuk ia harron SHBA mbështetjen që i dha në ditë të vështira kur fatet e vendit ishin në rrezik copëtimi.
Edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore diplomacia amerikane ishte e vetmja që përgënjeshtroi akuzat greke se, çamët kishin qenë “bashkëpunëtorë me pushtuesit”. Ambasadori i SHBA në Greqi, Mak Vey në librin e tij shkruan: “Akuzat se çamët qenë bashkëpunëtorë me italianët e gjermanët, janë “akuza” të nxitura sidomos nga forcat greke më të kompromentuara nga “bashkëpunimi” me okupatorin si gjenerali Zervas, koloneli Dertlis, “Batalionet e Sigurimit”, “Gjindarmëria dhe policia” (të stërvitur nga nazistët) etj.”
Në një mesazh që PEEA (grupi popullor i grupit të ELLAS-it) dërguar Presidentit Amerikan F.D.Roosvelt, më 15 maj 1944 thuhej se, armiqët qe kanë sulmuar Greqinë janë agresorët italianë, gjermanë e bullgarë. Siç shihet, shqiptarët nuk janë pjesë e këtij grupimi negativ.
Dhe tani le të kthehemi tek qëndrimi diplomacisë amerikane ndaj demaskimit të Napolon Zervës, ku deklarohet: Zerva ka tendenca diktatoriale e fashiste në dallim nga idealet tona (amerikane-H.I.) për demokracinë, prandaj është thënë se ai nuk krijon besimin si anëtar i një qeverie që do të duhej të bashkëpunonte ngushtë me SHBA.
Duke përfunduar e shoh me vend të vë në dukje se, SHBA në harkun kohor që nga viti 1918 e deri në ditët tona, ka qenë një mbrojtës i interesave kombëtare shqiptare. Ishte kjo arsyeja që Amerika dhe Presidenti Uillson ishte bërë presidenti më i dashur. Këtë dashuri e shprehën 100 gra shkodrane që në shenjë mirënjohjeje e dashurie, në vitin 1920 qëndisen me fije ari një tablo në një copë të bukur ku shkruhej: “Në shenjë mirënjohjeje Presidentit Uillson për mbrojtjen që i ka dhënë Shqipërisë”. Kjo tablo e qëndisur nga shkodranet duararta, sot gjendet e vendosur në një vend te dukshem në Shtëpinë Muze të Presidentit Uillson. Edhe në ditët tona SHBA është një zë i fuqishem në mbrojtjen e fateve dhe perspektivës së popullit shqiptar. Sot populli i Kosovës, shpresat e veta për pavarësi me të drejtë i ka drejtuar tek SHBA.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dokumenta Historike Rreth Çamerise - Faqe 3 Empty Re: Dokumenta Historike Rreth Çamerise

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi