Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

S’ka zhvillim të qëndrueshëm pa standardizimin e terminologjisë së ekonomisë në gjuhë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

S’ka zhvillim të qëndrueshëm pa standardizimin e terminologjisë së ekonomisë në gjuhë

Mesazh nga Shooter-Ks prej Thu Jul 15, 2010 8:12 am

S’ka zhvillim të qëndrueshëm pa standardizimin e terminologjisë së ekonomisë në gjuhë
Isa Mulaj, hulumtues i lartë dhe koordinator për Kosovë i Institutit për Studime dhe Analiza të Politikave Ekonomike

Nëse dikush, qoftë shqiptar apo i huaj, mendon se me zëvendësimin e tërësishëm të terminologjisë së ekonomisë në gjuhën shqipe me një gjuhë tjetër arrihet ndonjë përparim, atëherë këtë duhet ta bëjmë sot. Janë dy probleme serioze që na pengojnë ta bëjmë një gjë të tillë. Së pari, është vështirë të argumentohet pse dhe si do të bëhej ky zëvendësim ose kalim. Së dyti, ithtarët e zëvendësimit nuk janë të gatshëm të punojnë në këtë drejtim; ata më tepër preferojnë një gjendje të çrregulluar as andej e as këndej ose mish-mash.

Përkundër se gjuha shqipe ka qenë dhe është nën ndikimin e shprehjeve të gjuhëve tjera, ajo megjithatë ka arritur ta ruaj mëvetësinë në diciplinat shkencore, duke përfshirë ekonominë. Terminologjia e ekonomisë në gjuhën shqipe është e zhvilluar në masë të konsiderueshme, mirëpo, hulumtimet shkencore dhe akademike gjatë kohës janë shumë të kufizuara, duke lënë kështu një zbrazëti në përdorimin e saj më të gjërë dhe njësuar në segmente përkatëse. Ndikimi më i madh në këtë terminologji si në shumicën e gjuhëve të botës padyshim ka ardhur nga gjuha angleze që përkon me zhvillimin e kapitalizmit, ekonomisë si shkencë e veçantë shoqërore, zbulimet e reja shkencore, (neo)kolonializmit. Së fundi, globalizimi ekonomik sjellë fjalë të reja, përkthimi i dobët i të cilave shpesh nuk ndryshon nga fjalët burimore. Pavarësisht pranisë së termave dhe fjalëve të mëhershme me origjinë nga gjuhët tjera, duket se mbajtja e tyre në përdorim është më e lëvërdishme se kalimi nga huazimet e një gjuhe me ndikim në tjetrën sipas „nevojës” ose „trendit” nga rrymat joprofesioniste që nuk ka sjellur ndonjë përmirësim por me tepër e ka vështirësuar kuptimin e gjërë të terminologjisë nga shumica e atyre që gjuhë amëtare e kanë shqipen.

Me përjashtim të disa fjalorëve, qofshin ata shqip-shqip apo nga gjuhët tjera në shqip rreth terminologjisë së ekonomisë dhe disiplinave të saj, është vështirë të gjindet ndonjë studim ose botim i mirëfilltë që e shtjellon problematikën dhe gjendjen e saj. Aq më tepër është shtuar lënia e saj pasdore me fillimin e ndryshimeve të mëdha politike dhe ekonomike në hapësirat shqiptare gjatë viteve ’90-ta e deri më sot, ose siç njihet ndryshe, kalimi (transicioni) nga sistemi politik monist dhe ekonomia socialiste, në sistemin politik pluralist dhe të ekonomisë së tregut. Një ndër faktorët kyç që ka ndikuar në mosinteresimin në rritje për t’iu qasur shtjellimit të kësaj problematike është pushtimi shumëdimensional gjatë kohës së transicionit me fenomene ekonomike dhe globalizimi.

Studimet për shtetet tjera të transicionit siç është ai i autorëve Yeon Kim dhe Pirttilä (2006) konstatojnë se reformat ekonomike kanë gjasa të zbatohen më me sukses dhe të jepin rezultate më të mira, nëse gëzojnë mbështetjen e shtresës së gjërë të popullsisë. Shumica e ekonomistëve janë të pajtimit se suksesi i politikave dhe reformave ekonomike të bazuara në Konsensusin e Uashingtonit varet shumë nga rrethanat dhe kushtet specifike të vendeve në të cilat zbatohet (Hausmann, Rodrik dhe Velasco, 2005). Meqenëse në Kosovë dhe Shqipëri zbatohen reformat që janë pjesë e pakos së Konsensusit të Uashingtonit, atëherë është e një rëndësie të veçantë të merren parasysh në formë pyetjeje konstatimet e dy studimeve të përmendura: e para, sa gëzojnë politikat dhe reformat ekonomike mbështetjen e shumicës së popullsisë; dhe e dyta, sa merren për bazë kushtet specifike të Kosovës që reformat të kenë sukses?

Gjithnjë e më tepër jemi dëshmitarë të premtimeve që bëhen nga institucionet dhe Qeveria nepërmjet strategjive, planeve dhe politikave ekonomike ambicioze që kanë mbetur pa u zbatuar si duhet, e në të shumtën e rasteve kanë përfunduar në sirtarë vetëm si dokumente prej letre. Nuk është rastësi pse publiku shpesh herë nga pakënaqësitë i ka quajtur ato „fjalë”, „premtime të zmadhuara”, „gënjeshtra”, „mashtrime”, etj. Problemi këtu është se hartimi i reformave dhe i strategjive për zhvillim ekonomik bëhet me tepër për t’u arsyetuar se kinse po bëjmë diçka, duke i anashkaluar „kushtet specifike” prej nga rrjedh problemi i mungesës së përkrahjes nga „shtresat e gjëra të popullsisë”. Me kushte specifike në mes tjerash nënkuptohet gjuha dhe terminologjia me të cilën ekspertët dhe ekonomistët shkruajnë strategji, bëjnë plane, përgatisin raporte dhe komunikojnë me publikun. Ajo terminologji është duke u bastarduar me të madhe, ndoshta me qëllim që të mos kuptohet nga shumica. Fatkeqësisht, bastardimin më të madh e bëjnë disa akademikë edhe eskpertë më të njohur të Kosovës, duke menduar se me këtë ndërtojnë kredibilitet në mesin e njerëzve që nuk e njohin anglishten. Me barbarizmat e pazyrtarizuar që i përdorin qëllimshëm, akademikët mundohen të kamuflohen si njerëz të mençur që dikush të mendoj se fjalori i tyre qenka aq i përparuar sa që është vështirë të kuptohet. Ata që e dijnë anglishten i kuptojnë shumë mirë dhe me të drejtë i quajnë këta akademikë dhe profesorë me shprehjen komike si „gjenetikisht të modifikuar”.

Tërbimin e fjalorit të disa akademikëve dhe profesorëve me barbarizma e hasim kudo nepër mas mediat e Kosovës. Kështu për shembull, akademik Nexhat Daci pa kurrfarë nevoje e përdor fjalën suportim në vend të disa fjalëve më të mira dhe më të kuptueshme siç janë përkrahje, mbështetje, ndihmë, etj. Fjalën suportim nuk e përmban as fjalori i fjalëve të huaja në gjuhën shqipe. E njëjta gjë vlen edhe për profesorin Riza Smaka kur qëllimshëm e përdor fjalën establishim për të cilën ka disa fjalë më të mira në shqip si p.sh. krijim, themelim, sëndërtim, etj, etj. Profesori tjetër universitar, Hajredin Kuçi, duket se e ka bërë „me tybe” që në prononcimet zyrtare për media të mos e përdor fjalën përvojë por eksperiencë. Ka edhe tërbime tjera me barbarizma që nuk ia vlen të shqyrtohen. Ndoshta numri më i madh i tyre është në lëminë e ekonomisë. Tabela në vijim paraqet vetëm një mostër të fjalëve që pa kurrfarë nevoje futen në dokumente, strategji, plane, raporte dhe tekste universitare për ekonomi.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: S’ka zhvillim të qëndrueshëm pa standardizimin e terminologjisë së ekonomisë në gjuhë

Mesazh nga Shooter-Ks prej Thu Jul 15, 2010 8:13 am

Tabela 1: Fjalët më të përdorura në shqip që janë huazuar nga anglishtja dhe/ose gjuhë tjera

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: S’ka zhvillim të qëndrueshëm pa standardizimin e terminologjisë së ekonomisë në gjuhë

Mesazh nga Shooter-Ks prej Thu Jul 15, 2010 8:13 am

Në shumicën e punimeve që përgatiten nga autorët e Shqipërisë, do ta vëreni se sektori i institucionit në të cilin autori është i punësuar ose i shoqëruar shënohet, si departamenti i ekonomiksit. Deri dje departamentit i kemi thënë katedër. Mandej, nëse sot ekonomikës po i themi ekonomiks, atëherë përse statistikës nuk i themi statistiks?

Nxënësit janë mësuar shumë mirë për vite të tëra dhe e kanë kuptuar fjalën lakore. Kur ata bëhën studentë, në librat më të rëndësishme të fakultetit ekonomik siç janë mikro dhe makroekonomia që janë përkthyer në Shqipëri (botime të njohura ndërkombëtare), do ta vërejnë fjalën kurbë. Studenti fillimisht hutohet duke menduar se çka qenka kjo kurba derisa të lexoj lëndën dhe të kuptoj së bëhet fjalë për lakoren.

Ekspertët dhe profesorët e ekonomisë në Shqipëri dhe Kosovë shkojnë aq larg sa që shprehjet që kuptohen shumë lehtë edhe nga fëmijët i zëvëndësojnë me anglizma. Pse në vend të parasë së gatshme është futur keshi, askush nuk është në gjendje ta arsyetoj. Autorët nga Shqipëria janë më „origjinal” kur në punimet e tyre në gjuhën shqipe e shkruajnë cash-i. Në kontabilitet, keshit deri dje i kemi thënë arka.

Një barbarizëm tjetër që është duke bërë kërdi në terminologjinë e ekonomisë në gjuhën shqipe është shprehja aset/e. Ekonomistët normal e kanë të vështirë ta kuptojnë këtë shprehje angleze nëse përdoret si e vetmuar. Një kuptim për assets është pasuria e ndërmarrjes. Mirëpo, kur e njëjta shprehje përdoret në afarizmin bankar dhe kontabilitet si assets and liabilities, atëherë e ka kuptimin kërkesat dhe obligimet ose aktiva dhe pasiva. Nuk ka kurrfarë arsye që fixed assets ta përkthejmë si asetet fikse kur në shqip ekziston prej kohësh shprehja mjete themelore, mjete bazë, mjete krysore.

Edhe për barbarizmat tjerë ekzistojnë shprehjet përkatëse të standardizuara në shqip, mirëpo, papërgjegjësia e akademikëve, profesorëve dhe studiuesve duan që me një udhë t’i kryejnë dy, tri apo më shumë punë – zhdukjen e disa shprehjeve në shqip me nga një fjalë të huaj. Qëllimi përfundimtar është të krijohet një çrregullim për shoqërinë ku, terminologjia e përdorur nuk kuptohet nga shumica, dokumentet e strategjive dhe reformave për zhvillim ekonomik bëhen më pak të realizueshme në terren si pasojë e vështirësisë së komunkimit ndërmjet hartuesve të dokumenteve të shkruara dhe subjekteve që i kushtohen ato dokumente. Subjektet ose shumica shpesh herë përdorin një terminologji të shkurtë dhe të thjeshtë për hartuesit dhe bartësit e atyre strategjive duke i cilësuar ata si „mashtrues”, „rrenca”, „hajna”, etj. Këto shprehje i kuptojmë të gjithë, i madh dhe i vogël, për shkak se nuk janë zëvëndësuar me barbarizma. Tani radhën e kanë akademikët dhe profesorët e ekonomisë t’i heqin nga veprat e tyre gjithë atë „thesar” të panevojshëm.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: S’ka zhvillim të qëndrueshëm pa standardizimin e terminologjisë së ekonomisë në gjuhë

Mesazh nga Shooter-Ks prej Thu Jul 15, 2010 8:13 am

S’ka zhvillim të qëndrueshëm pa standardizimin e terminologjisë së ekonomisë në gjuhën shqipe (II)

Isa Mulaj, hulumtues i lartë dhe koordinator për Kosovë i Institutit për Studime dhe Analiza të Politikave Ekonomike

Degjenerimi i terminologjisë së ekonomisë në gjuhën shqipe

Socializmi i centralizuar në Shqipëri ka ndikuar në një lloj pastërtie të terminologjisë ekonomike në gjuhën shqipe si rezultat i izolimit. Po kështu kishte ndikuar edhe socializmi vetqeverisës në Kosovë pas decentralizimit të sistemit politik dhe ekonomik. Titoja ka qenë një diktator karrierist të cilin nuk e ka brengosur statusi i shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Ai bile ka realizuar projekte të shpërnguljes së shqiptarëve nga Kosova në marrëveshje me qeverinë Turke. Mirëpo, ai gjithmonë ua ka pasur frikën serbëve nga grusht-shteti, prandaj avancimi i statusit të Kosovës së bashku me gjuhën kishte pikërisht për qëllim mbrojtjen e karrierës së tij politike, e kjo do të thotë ngritje dhe fuçizim i kombeve tjera si kundërpeshë ndaj hegjemonisë serbe për nënshtrimin e ish-Jugosllavisë.

Ka pasur bashkëpunim ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës gjatë asaj kohe në lëminë e gjuhësisë por shumë pak në teminologjinë e ekonomisë. Të metat e socializmit centralist dhe vetëqeverisës në terminologjinë e ekonomisë në gjuhën shqipe ishin: i) aftësia e kufizuar për t’i përcjellur, futur dhe standardizuar termat e ri që kanë dalur nga trendet e ekonomisë botërore (Shqipëria); dhe ii) në Kosovë dhe viset tjera të ish-Jugosllavisë të banuara me shqiptarë, e meta ishte si në rastin e Shqipërisë, plus, ndikimet e gjuhës Serbo-Kroate si gjuha kryesore e ish-Jugosllavisë.

Terminologjia e ekonomisë gjatë tranzicionit

Të metat gjatë socializmit në pranimin e termave të domosdoshëm bashkëkohorë si rezultat i zhvillimit dhe përparimit të shkencës ekonomike në nivel botëror, u eliminuan me „pushtimin” e shpejtë dhe të gjithanshëm pas hapjes shumë të madhe dhe të menjëhershme të Shqipërisë dhe Kosovës ndaj botës. Kësaj i kontribuoj më së shumti numri i madh i studiuesve shqiptarë të ekonomisë nepër botë dhe ardhja e shumë organizatave të huaja, ku mbizotëroj ndikimi i gjuhës angleze. Megjithatë, këtu doli një problem i madh i hyrjes masive dhe të pakontrolluar të barbarizmave në gjuhën shqipe. Në mesin e faktorëve kryesor që ky fenomen ende të jetë problem, janë: i) përkthimet bukvale dhe të pastandardizuara, e në të shumtën e rasteve të dobëta, nga joprofesionistët; ii) rritja e gatishmërisë nga studiuesit shqiptarë për të studiuar dhe shkruar punime rreth ekonomisë në gjuhët e huaja (sidomos angleze); iii) përparësia në punësim dhe paga më të larta për ata që flasin dhe shkruajnë anglisht – shpesh herë kusht i domosdoshëm; iv) roli i mediave dhe kanaleve informale të komunikimit dhe studimit, etj.

Gjendja e tanishme e terminologjisë së ekonomisë në kontekst të asaj të mëparshme, në njërën anë ka sjellur disa përparësi dhe përfitime, ndërsa në anën tjetër edhe disa të dobësi dhe humbje. Padyshim se mundësia më e madhe e thithjes së termave të ri bashkëkohorë të domosdoshëm janë përfitime. Hyrja masive e termave të huaj përmes përkthimeve të pa sqaruara dhe shqipëruara si duhet ose problemi i standardizimit, është dobësi dhe humbje. Po që se këto dy aspekte merren si tërësi, atëherë mund të konstatohet se gjendja e tanishme e terminologjisë së ekonomisë në gjuhën shqipe krahasuar me atë të mëparshme është më e mirë në sasi por më e keqe në cilësi. Si e tillë, terminologjia e sotme bëhet më e pakapshme për shumicën e njerëzve, me çka hasen vështirësi në realizimin e projekteve sipas planeve dhe zbatimin e reformave.

Problemet e terminologjisë së tanishme

Mungesa e studimeve, simpoziumeve shekncore, konferencave, punimeve dhe interesimit për kërkime mund të konsiderohen si problemi më madhor pse sot kemi një terminologji të ngatërruar dhe të pastandardizuar në shkencën e ekonomisë në gjuhën shqipe. Duke mos pasur mekanizma të duhur të kontrollit, nuk është çudi pse kemi një cilësi jo të duhur në arsimin e lartë të shoqëruar me korrupsion, plagjiaturë (kopjim), paga të vogla për mësimdhënësit dhe rrjedhimisht përkushtim më të vogël në punën shkencore. I tërë ky zingjir ka ndikuar në degëzimin e problemeve tjera siç janë, anashkalimi i qëllimshëm i termave të standardizuar në shqip, rënia e interesimit për lexim shkencor (me përjashtim të studentëve, pedagogëve dhe studiuesve), dhe ndërlidhja e dobët e gjuhësisë me ekonominë dhe rrjedhat e saj. Rezultati i kësaj është duke u shfaqur në mungesën e aftësive të duhura dhe të integruara për realizimin e projekteve dhe qeverisjen më efikase ekonomike. Ekonomistët që nuk e njohin gjuhën angleze apo kanë vetëm njohuri elementare për të, në shikim të parë hamenden se çfarë kuptimi mund të kenë fjalët e shënuara në kolonën e parë të tabelës së mëposhtme të cilat janë duke bërë „bum” si në gjuhën e folur, ashtu edhe në të shkruar shqipe. Këtyre ekonomistëve do t’iu duhet të shërbehen me fjalorët anglisht-shqip për ta gjetur domëthënien e barbarizmave që botimi më i ri dhe më voluminoz i fjalorit të fjalëve të huaja në gjuhën shqipe nuk i njeh si barbarizma.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: S’ka zhvillim të qëndrueshëm pa standardizimin e terminologjisë së ekonomisë në gjuhë

Mesazh nga Shooter-Ks prej Thu Jul 15, 2010 8:14 am

Tabela 2: Fjalët e huazuara që nuk figurojnë në fjalorët e gjuhës shqipe si barbarizma

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: S’ka zhvillim të qëndrueshëm pa standardizimin e terminologjisë së ekonomisë në gjuhë

Mesazh nga Shooter-Ks prej Thu Jul 15, 2010 8:14 am


Dikush do të se edhe fjala „personel” dhe „kuadër” janë me bazë nga ndonjë gjuhë e huaj dhe kanë të drejtë. Në të njëjtën kohë, ata nuk kanë të drejtë nëse mendojnë se në gjuhën shqipe vazhdimisht duhet të futen fjalë të reja, bile me shqiptim krejtësisht të njëjtë si në gjuhën e huaj që i bënë ato të pakuptimta, dhe të anashkalohen ato me të cilat janë mësuar për një kohë shumë të gjatë. E kemi provuar këtë strategji të „përshtatjes” edhe ndaj barbarizmave serb edhe në të kaluarën e afërt me fjalët „zadruga”, „prekolica”, „zupqanik” dhe erdhëm në përfundim se nuk paskan qenë zgjidhje, pa marrë parasysh se disa shqipfolës mendonin se ish-Jugosllvia do të ishte e amshueshme, prandaj bënin „punën e tyre” me barbarizma në funksion të mbrotjes së asaj krijese artificiale. Shtrohet pyetja se a kemi mësuar diçka nga ajo përvojë. Përgjigjja është Jo. Aq shumë janë duke eksploduar barbarizmat e panevojshëm sa që ato i hasim edhe në titujt e librave rreth ekonomisë në gjuhën shqipe. Shih tabelën që vijon.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: S’ka zhvillim të qëndrueshëm pa standardizimin e terminologjisë së ekonomisë në gjuhë

Mesazh nga Shooter-Ks prej Thu Jul 15, 2010 8:14 am

Tabela 3: Titujt e disa e librave të botuara

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: S’ka zhvillim të qëndrueshëm pa standardizimin e terminologjisë së ekonomisë në gjuhë

Mesazh nga Shooter-Ks prej Thu Jul 15, 2010 8:15 am

Çudit fakti se si shumë autorë komunist që i ka krijuar socializmi vetqeverisës dhe ndoshta i ka detyruar të shkruajnë shqip sa më mirë që është e mundur për shkak të hegjemonisë serbe që Titoja dhe kombet të ish-Jugosllavisë ia kishte frikën, tani kanë shpërthyer me barbarizma të gjuhës angleze. Nuk ka kurrfarë dyshimi se Titoja i ka detyruar këta ksenomanë të bëhen shqiptar me „qykë t’zorit”, deshën e s’deshën. Por tash nuk ka fuqi që i ndalë nga dëshira dhe praktika për t’u bërë çdokushi i huaj që iu vie në mendje.

Nga vështrimi sipërfaqësor i këtyre autorëve dhe atyre që kanë studiuar ekonominë në gjuhën angleze, mund të konstatohet se autorët me njohuri më të kufizuara të gjuhës angleze kanë gjasa më të mëdha që në veprat e tyre të përdorin më shumë barbarizma, ndoshta nga shkaku për të lënë përshtypje tek lexuesit dhe studentë e tyre se janë shumë në trende bashkëkohore. Në fakt nuk është ashtu. Librat dhe punimet janë më të mira nëse shkruhen me një gjuhë të thjeshtë dhe të kapshme për shumicën e lexuesve. E si të ndodhë kjo me librat e autorëve të cekur në tabelë në të cilat ka vjedhje (në gjuhën popullore thuhet hajni) masive nga librat tjerë në anglisht, serbo-kroatisht dhe shqip. Kjo është dokumentuar me fakte të forta edhe në shtypin ditor, por autorët e akuzuar i kishin futur veshët në lesh, kishin mbyllur sytë, gojën, hundën, me fjalë tjera heshtën duke na treguar se atyre si hajdutë dhe kriminelë akadamik nuk u han palla fare. Kjo ndodh edhe kur titujt e librave të tyre për nga natyra e barbarizmave janë kërdi.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: S’ka zhvillim të qëndrueshëm pa standardizimin e terminologjisë së ekonomisë në gjuhë

Mesazh nga Shooter-Ks prej Thu Jul 15, 2010 8:15 am

S’ka zhvillim të qëndrueshëm pa standardizimin e terminologjisë së ekonomisë në gjuhën shqipe (III)

Isa Mulaj, hulumtues i lartë dhe koordinator për Kosovë i Institutit për Studime dhe Analiza të Politikave Ekonomike

Detyrat, rekomandimet dhe rezultatet e pritura

Në bazë të problemeve që u hasen nga analiza e dy pjesëve në këtë artikulli ku u shtjellua gjendja e terminologjisë së ekonomisë në gjuhën shqipe, dalin disa detyra dhe rekomandime. Detyra e parë dhe më e rëndësishmja është që të bëhet zhvendosja e trajtimit nga fjalorët dhe përkufizimet e fjalëve në një sistem të hulumtimit nga shumë këndvështrime si problem strukturor. Kjo detyrë pastaj do të degëzohej në analiza veç e veç për segmente të terminologjisë së ekonomisë, si për shembull, punimet për termat që në gjuhën letrare ende nuk figurojnë si barbarizma por thjeshtë dikujt iu ka tekur t’i fus ato duke menduar se janë të domosdoshëm dhe të tjerët (lexuesit, recenzentët, kritikët) nuk kanë bërë vërejtje. Analizat më tutje do të duhej të nxisnin komente, mendime dhe diskutime në mas media – elektronike dhe të shkruara – dhe të kthehen në sintezë të rekomandimeve për standardizimin e terminologjisë. Në mesin e rekomandimeve që bazohen në këtë artikull dhe do të ishin në funksion të standardizimit përfshihen:
• ruajtja e termave me domethenie të qartë në shqip karshi atyre të gjuhëve të huaja që në shikim të parë janë të pakapshëm për shumicën;
• mbajtja e vazhdimësisë dhe periodicitetit të rregullt të botimeve;
• përgatitja dhe botimi i fjalorëve sipas problemeve të identifikuara, duke përfshirë edhe një për termat e përgjithshëm që përdoren në shumë gjuhë tjera e që përdoren edhe në shqip;
• përkrahja e studimeve dhe kërkimeve në lëminë e terminologjisë së ekonomisë në gjuhën shqipe;
• standardizimi i termave dhe përcaktimi i kritereve për botimet që të konsiderohen të pranueshme për nga terminologjia;
• nxitja dhe përkrahja e bashkëpunimit ndërmjet ekonomistëve, albanologëve dhe linguistëve rreth terminologjisë në fjalë.

Këto janë vetëm rekomandime në vija të trasha që pak a shumë dihet se kujt i adresohen. Adresa më e saktë e subjekteve për këto dhe rekomandime tjera do të paraqitet në verzionin përfundimtar të punimit. Për momentin, supozimi për rezultatet e pritura
nga detyrat e identifikuara dhe zbatimi i rekomandimeve përkatëse do të ishin:
• ndalja e “bredhjes” nepër termat e gjuhëve të huaja sipas “nevojës” historike dhe eliminimi i shumë paqartësive;
• terminologji më e standardizuar dhe më e kapshme për shumicën;
• botime më standarde, më profesionale dhe më të kuptueshme;
• lehtësi më e madhe për zbatimin e strategjive dhe reformave ekonomike;
• nxitje e diskutimeve dhe interesimit të më shumë njerëzve për t’iu qasur problemeve ekonomike dhe alternatve më të shumta për zgjidhje e tyre;
• komunikim më efikas dhe si rrjedhojë produktivitet më i lartë në punë dhe gjasa më të mëdha për sukses;
• mbajtje në kontinuitet (vazhdimësi) dhe krijimi i lehtësive për studimin dhe përparimin e shkencës së ekonomisë tek shqiptarët;
• ndërlidhje më e mirë ndërmjet planeve në letër dhe rezultateve në terren.

Në fund vie problemi i drejtshkrimit të gjuhës në temat dhe veprat nga ekonomia. Ky nuk ka qenë në mesin e qëllimeve kryesore të këtij artikulli meqenëse më tepër është kompetencë e gjuhëtarëve, e më pak i ekonomistëve.


FUND

Ky shkrim është i bazuar në punimin Terminologjia e ekonomisë në gjuhën shqipe: Gjendja, problemet, detyrat, të prezentuar në Takimin e Tretë Vjetor të Institutit Alb-Shkenca të mbajtur në Tiranë prej 1-3 shtator 2008.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: S’ka zhvillim të qëndrueshëm pa standardizimin e terminologjisë së ekonomisë në gjuhë

Mesazh nga Sponsored content Today at 10:15 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi