Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjuha Shqipe, borxhi që u kemi fëmijëve

Shko poshtë

Gjuha Shqipe, borxhi që u kemi fëmijëve Empty Gjuha Shqipe, borxhi që u kemi fëmijëve

Mesazh nga Shooter-Ks Thu Jul 15, 2010 8:24 am

Gjuha Shqipe, borxhi që u kemi fëmijëve

Është më se e vërtetë që Gjuha Shqipe po përjeton një moment aspak të këndshëm në morinë e zhvillimeve tona kombëtare. Madje jo vetëm kaq, por mendoj se gjuha jonë dhe përdorimi i saj po nget me shpejtësi tmerri drejt shkatërrimit. Një kolege redaktore shumë e nderuar, do të më tërhiqte vëmendjen këto kohë se dikur ajo kishte redaktuar lajmet e tek tuk shkrimet e mia “të tmerrshme që nuk e njihnin as germën “ë” e as gërmën “ç”.

Mendoj se ka pasur të drejtë. Aq të drejtë saqë me vjen keq tani kur shoh dhe shkresa zyrtare që nuk i përdorin këto germa. Gjithsesi problemi nuk është kaq i thjeshtë. Një shkrim i Znj. Alba Malltezi (Gazeta Shqiptare, 22 Gusht 2008) në fakt ishte një vijimësi e të madhit të Gjuhës Shqipe, të ndjerit mjeshtër Robert Shvarc. Znj. Malltezi ka vazhduar duke e trajtuar këtë temë aty ku e la mjeshtri Shvarc në shkrimin e tij të dikurshëm dhe nga të fundit “Gjuha Shqipe, mediat dhe mllefi im,”(Koha Jonë, 8 Qershor 2002).

Mesazhi është i qartë, askush nga të rinjtë nuk e shkruan më, nuk e di më dhe nuk e përdor më siç duhet Gjuhën Shqipe. Kjo sepse shkolla nuk i jep më rëndësinë e duhur, kjo ngaqë nxënës, mësues e prindër janë të prirur drejt shkencave ekzakte që t’u japin sa më parë fëmijëve të tyre një profesion si inxhinier, mjek, ekonomist e avokat dhe këto sa më parë një rrogë! Kjo sepse mediat as që duan t’ia dinë për vlerën e saj.

Por mua më kujtohet fjala e profesoreshës time në fakultet, që thoshte se mund të bëhesh një mjek i zoti, një ekonomist i zoti apo gazetar i zoti, por pa gjuhë nuk mund të bëhesh intelektual. Nuk ka asnjë vlerë diploma që ke në xhep nëse ende mezi thur një fjali, apo nëse shkruan tekste që edhe vetë ke probleme t’i kuptosh më vonë.

Në fakt kështu po ndodh. Sepse Gjuha Shqipe shihet si një lëndë e tmerrshme që “o Zot shyqyr që e lamë pas në 8 vjeçare,” 9 vjeçare tashmë. Askush nuk kujtohet se lëvizjet demografike, zbehja e shkollës, tekstet e dobëta, emigracioni dhe media janë së bashku armiku kryesor i Gjuhës Shqipe.

Ky shkrim po shkruhet nën vëzhgimin e një auto-korrektuesi, një programi kompjuterik që e dini kush e ka bërë? Vetë vëllezërit tanë kosovarë, ata që e kuptojnë se sa e rëndësishme është gjuha.Por ju lutem shkoni në çdo rrugë dhe do gjeni tabela “Rruga Elbasanit”, “Rruga Kavajes”, “Rruga Deshmoret 4 Shkurtit”... Ky është kulmi i injorancës së një vendi.

Dhe e kemi përditë aty, të shkruar – nganjëherë edhe me mermer në rrugët e qytetit ku jetojmë!
Ju lutem kontrolloni ndonjë hartim apo diktim të nxënësve, lexoni një tezë të një më të rrituri, hidhuni një sy shkresave të tmerrshme ku “ë”-të dhe “ç”-të kanë shkuar në gijotinë, dhe shenjat e pikësimit me pushime dhe do të kuptoni sesa tmerrësisht thellë është zhytur e bukura Gjuhë Shqipe.

Futuni në internet ku asaj i bëhet masakrimi më i madh. Dhe e dini pse ndodh?
Sepse ne e kemi lënë Gjuhën Shqipe në klasë të tetë. Aty ka mbetur. Ndërkohë që shtete më të mëdha e fuqishme si Italia, Greqia apo Turqia e kanë te detyruar ose në shkolle të mesme/gjimnaz ose në shkollën e lartë/universitet.

Nga eksperienca ime në Turqi e di mirë se Gjuha Turke do t’i behej ferrë edhe atij që studionte për matematikë, edhe atij që studionte për gjeologji-miniera, edhe atij që studionte për letërsi. Pra Gjuha Turke ishte e detyruar në çdo fakultet, në çdo universitet dhe jo vetëm për vendasit, por edhe për të gjithë të huajt që ishin të detyruar ta mësonin, ( këtu bëhet fjalë për universitetet në Gjuhën Angleze).
Gjuha Italiane është e detyruar deri në vitin e dytë në gjimnaz.

Edhe një nxënës shqiptar që studion në gjimnazet përtej detit e ka të detyruar ta mësojë ashtu si italianët. Ndaj ka ardhur koha që Gjuha Shqipe të futet si lëndë e detyruar ose në të gjitha gjimnazet tona ose në universitetet pa përjashtim, pavarësisht degëve.

Më kujtohet një kolege në televizion. Po debatonim për fjalën “irakian”. Ajo thoshte se duhet të ishte “iraken”, si italianët apo jo? Hapa fjalorin e 1982, madje edhe të përpunuarin e 2002-it (ngjarja po ndodhte në 2003 gjatë luftës së Irakut) dhe aty shkruhej IRAKIAN. “Eh mo se ja fusin kot!” Kjo ishte përgjigjja. E ç’ndodhi? Asgjë. Në edicionin tonë të lajmeve herë i quanim irakianë e herë irakenë...

Për ata që duan ta pasurojnë gjuhën, mjafton të lexojnë Agollin, Kadarenë, Tufën, Kongolin, Spahiun, Mustafajn e të tjerë, dhe kanë për ta pasuruar me prurje të vërteta nga Veriu e Jugu që e bëjnë më të fisme Gjuhën Shqipe.

Pra duke qenë i detyruar të kujtoj me respekt mjeshtrin Shvarc dhe të mbështes Znj. Malltezi, them se dikush duhet të vërë dorë, jo në zemër, por në letër që të ruajmë këtë thesar që duke vjedhur me leje indianët mund të themi se “nuk e kemi thjesht trashëgim nga prindërit, por një borxh ndaj fëmijëve tanë”.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi