Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Fjalori i Pejës dhe Istogut

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Fjalori i Pejës dhe Istogut

Mesazh nga Shooter-Ks prej Thu Jul 15, 2010 8:27 am

Fjalori i Pejës dhe Istogut

Filikaqë, Jezit, Pulë e nukt, Izraelt e Rakoshit, Istogu i Pejës etj.

Mbiemrat më të përhapur në Pejë dhe Istog:
- Mbiemra fisesh: Gashi, Krasniqi, Kelmendi
- Mbiemrat tjerë tipik të Pejës dhe Istogut: Rugova, Zekaj, Lajçi, Rexhaj, Blakaj, Bujupi

Banja e Pejës = emërtim i një qyteze të vogël në emër të Pejës që i përket komunës së Istogut.

Barabë = emër që rrjedh nga gjuha çifute barabba. Ky emër i atribuohet personit që i ka flokët pak të gjata dhe si të shprishura, është pak i pa rruar në fytyrë, vishet me rroba të shtofit dhe madhësisë pak më të gjëra se që i përshtaten në trup, është çakallë prej goje (flet shumë) dhe pak i pa sjellshëm, por është humorist. P.sh. barabë mund të jetë ai far Casey (që po e quajnë dhëndrri i Kosovës, një amerikan që flet shqip), ai Fatosi që luan në komedinë Kafeneja e Jonë (në RTK), etj.

Bêka = emri i deles se si e quajnë fëmijët. Ka rrjedhur nga zëri i deles (blegërima) beeeee – kjo është Bêka.

Borokë = i ka dy kuptime: 1) lëvore e pishës e mbushur me rrëshirë; dhe 2) gjysma e kungullit e cila ka mbetur e zbrazët (vetëm si lëvore) pasi t ’ i jetë marr pjesa që nevojitet për kungullor (lloj i pites me kunguj). Shembull: Valla sen s ’ mora vesh. E ku me marr vesh ti qe e ki ata kry borokë; sen s ’ ki n ’ ta!

Çakar = syri i personit i cili është pak në gjendje jo të balancuar apo ka pak devijim standard nga syri normal. Shembull: ta hangsha synin çakar! Çagjë = blozë; lloj hiri që krijohet nga materialet që digjen (p.sh. dru ose thëngill) dhe që vishet në gypat e shporetit, stufës, oxhaqeve të shtëpijave dhe fabrikave. (ang. Blackburn, qytet dhe ekip i futbollit në Angli).

Çubardhake me sy t ’ verdhë = bionde (me flokë të verdha) dhe sy të kaltër. Fjala bionde ose biondinë nuk është shqip (rrjedh nga fjala italiane biondina). ‘ Qytetarët ’ e Prishtinës e përdorin fjalën serbe pllavushë. Çubardhake është e vetmja fjalë adekuate në shqip. Janë shumë të popullarizuara në Pejë dhe Istog (për shkak të mungesës së tyre në atë rajon) duke i përfshirë edhe ato me flokë të ngjyrosura në të verdhë, por vetëm nëse i kanë sytë e kaltër me qerpikë të mëdhenj dhe të shminkatur/grimosur. Emërtimet e ndryshme kanë rrjedhur varësisht nga pushtuesit; nga italishtja gjatë Luftës së Dytë Botërore ka rrjedhë biondina (Dukagjini ka qenë i pushtuar nga Italianët); gjatë Socializmit Vetqeverisës pllavusha, nën administrimin e UNMIK-ut kullerka.

Dardha Pejane = lloj i dardhave të shijshme. Janë më shumë prezente në Istog sesa në Pejë.

Duduk = pipëz me rabush të bishtit të qepës apo pjesës që nuk hahet. Po ashtu, pipëz me lëvore të shelgut. Përdoret për ta karakterizuar personin që është kokëtrashë dhe qe s ’ merr vesh. Për dallim nga personi qe e ka kryt borokë, duduku ka diçka në kokë por nuk pranon tjera ide.

Filikaqë = pipëz e të gjitha llojeve, qoftë e shelgut, me bisht të luleve, të kauçukut apo metalit. Dy llojet e fundit i përdor SHPK-ja në Pejë për ta rregulluar komunikacionin në udhëkryqin e vetëm me semafora aty afër selisë së saj. Mbajtjen e rendit në atë udhëkryq SHPK-ja e bënë drejtpërdrejt nga selia e saj, ngase është afër. E tëra çka bënë SHPK-ja është se e hap dritaren dhe i fishkëllon veturave te semaforat pasi ato t ’ i jepin “ shllajf ” .

Gilipter = djal me veshje ekstravagante që përfshinë: gjaketë të shkurtë të lëkurës një rrip i së cilës është pak i lëshuar në pjesën e poshtme të gjaketës pasi personi t ’ i ketë futur duart në xhepa të pantollonave; farmerka me rrip pak të trashë që ka ndonjë markë të njohur si p.sh. Boss, Wrangler, Lee Cooper, Calvin Klein, këpucë të zeza në formë trekendëshi në pjesën e përparme dhe me take pak të gjata; i ka flokët me gell, dhe ngacmon vajzat e shkollës, e sidomos te komerciales në Pejë dhe gjimnazit Haxhi Zeka ne Istog. Gilipteri dallon nga baraba në kuptimin që i pari është më pedant.

Gjallni = ekonomi; mënyra se si shoqëria dhe familjet e Pejës dhe Istogut i shfrytëzojnë resurset për t ’ i përmbushur nevojat e tyre. Shembull: a po muj gjallnon hiq? Paj po po, nom; djali po shet n ’ dyqan (d.m.th. sektori i shërbimeve), unë pe punoj tokën (d.m.th. sektori i bujqësisë), vajza është në shkollën komerciale (d.m.th. investime), e ai djali i vogël u bo haker (d.m.th. sektori informal).

Horë = rrjedh nga fjala angleze whore (kqyrne n ’ fjalor se çka do të thotë se po m ’ vjen marre me ju kallxu). Përdoret si shprehje që tregon turpërimin. Shembull: na paske bo horë.

Hormoç = bredhi; lloj i drurit që i përket familjes së pyejeve halore. Përdoret në tërë botën si dru për ndërtimin e pullazeve të shtëpijave, duke përfshirë edhe shtëpinë tuaj. Në pjesët tjera të Kosovës nuk ka ndonjë emërtim tjetër për këtë lloj druri dhe shumica gabimisht e identifikojnë me pishën. Shembull: drrasa t ’ hormoçit.

Sabit xhupi = Sabit Rrahmoni, kryetari i Partës Demokratike të Ashkalive të Kosovës. E ka marr këtë emër në Pejë pas mashtrimeve që i ’ u kishte bërë Pejanëve duke u marr atyre para e duke mos ua kthyer, përfshirë këtu edhe funksionarët komunal. (ang. Sabit the gipsy).

Istogu i Pejës = ky emërtim më herët është bërë nga ata që nuk e njohin sa duhet Gjeografinë, ndërsa kohëve të fundit përdoret vetëm nga Pejanët për t ’ ia përmirësuar imazhin Pejës pas mashtrimeve që ua bëri Sabit xhupi. Nuk thuhet Klina e Pejës apo Deçani i Pejës, por vetëm Istogu i Pejës. Bile për Deçanin, Pejanët me dëshirë do të thonin se është i Malit të Zi apo i malokëve të Bajram Currit në Shqipëri.

Istogshire = emri i Istogut në gjuhën angleze po që se bëhet bashki.

Izraelt = këtu nuk është fjala për çifutët, por për një lagje të fshatit Rakosh të cilës i është dhënë epiteti i Izrealitëve nga banorët e atij fshati. Ky përshkrim është bërë gjatë Intifadës në Palestinë në vitet 1980-ta, në kuptimin që një lagje e vogël por kompakte e Rakoshit ishte unike kundër tërë fshatit, sikur Izraeli kundër vendeve arabe. Shembull: Izraelt e Rakoshit (ang. the Rakoshi Jews).

Jezit = kjo me gjasë ka rrjedhur nga fjala e gjuhës kurde Jezid (Yazid, një sekt fetar) por në Istog përdoret me të madhe për ta përshkruar personin i cili është i shkathtë, qoftë në pikëpamje pozitive apo negative.

Jerëm = moment kur zgjohemi nga gjumi shumë të trullosur, ende nuk jemi kthjellur, nuk kuptojmë se çka na pyesin të tjerët dhe në rastet më të shpeshta u kthejmi përgjigje palidhje, ose në raste kur nuk flasim bëjmë disa veprime të pakontrolluara. Shembull: ej, po m ’ doket tek je çu jerëm ti diçka sot!

Kapedomi = burgu i Dubravës (Istogut) që gjindet 3-4 kilometra larg Istogut në anën e majtë të rrugës Istog-Mitrovicë. Kapuç për binjakë = brusvallter; lloj i veshjes së brendshme për femra që vihet në pjesën e sipërme dhe të përparme të trupit për t'i mbajtur "binjakët". Shembull: nuk ka sen qe e kam provuar dhe nuk jam mësuar me të me t ’ parën herë, por gjithmonë po kam problem me i zgjedh kapuçët për binjakë që m ’ bijnë taman e m ’ pershtaten. Sipas një studimi në Angli, rreth 70% e Anglezeve kanë probleme në zgjedhjen e brusvallterëve. Për Kosovë nuk ka ndonjë studim, por nëse femrat blejnë brusvalltera të madhësisë B32 ato janë nga Peja, kurse ato që blejnë të madhësisë B35 janë nga Istogu.

Kompira t ’ leshtë = Kivi, lloj agrumi. (ang. Woollen potatoes).

Lëkura e trashë e femrave = kjo fjali mund t ’ iu duket e pakuptimtë jo vetëm juve por edhe studiuesve më të spikatur të gjuhës shqipe. Është vështirë të gjendet ndonjë definicion i shkurtër dhe adekuat. Megjithatë, si fjali e kam dëgjuar shumë shpesh kur kam qenë i vogël (diku në moshën 6-8 vjeçare) kur shkoja nepër dasma në rajonin e Pejës dhe Istogut. E ju e dini se në atë rajon gjatë dasmave fëmijët i lënë te gratë. Duke qenë edhe unë në mesin e atyre fëmijëve, dëgjoja se si bisedonin gratë ndërmjet vete rreth bukurisë së femrave që ishin prezente aty. Njëra thoshte: uu sa e mirë ish qajo n ’ veshë t ’ katunit! Tjetra reagonte: e jo valla, a e ke pa diqysh,...e kish l'kurën e trashë.....,do buçka palidhje.... e atë lkurë si t ’ kalit! Pas vështrimit me kujdes të thënieve e kish l ’ kurën e trashë për 7-8 femra, tash jam në gjendje t ’ i identifikoj lëkurëtrashat në shiqim të parë në disatncë prej së paku 20 metrave.

Lluft = zbrazëtirë apo vakuum që ka mbetur gjatë ndreqjes së ndonjë objekti, kryerjes së ndonjë pune, ose është krijuar gjatë funksionimit të ndonjë paisje apo mjeti. Shembull: Më duhet ta dërgoj veturën te automekaniku se goma e prapme ka pak lluft.

Neni = nyje; pjesët e forta të drurit nga të cila dalin degët. Shembull: hormoçi është dru i lehtë dhe i butë për t ’ u punuar por e ka nenin e fortë; ma ka thy sharrën e re t ’ Gjermanisë.

Nerky = veprim i ngutshëm në bazë të instikteve dhe shpesh pa kontroll. Shembull: ishim në sportelet e elektrokosovës për pagesën e faturave të rrymës elektrike, ishte radhë e madhe, veq kur po vjen njani po i shtyn të gjithë, e shtini kryet aty n ’ sportel e po i bërtet arkatares: “ pse ju po na e nalni rrymën neve e po i shitni Shipnisë? Si i nerkym!

Pulë e nukt = pulë të cilës i janë ndukur puplat. Përdoret si shprehje për t ’ i ofenduar vajzat shtatëhollë (skilipece), pak të shkrutëra, me flokë të pakëta dhe të rralla. Shembull: kqyri kto qikat e Prishtins qysh janë si pula t ’ nukta.

Qeremide t ’ maxhupit = lloj i tjegullave të vjetra që përdoreshin për mbulimin e pullazeve. Janë të vendosura mbi pullaz në atë mënyrë që në të gjitha rendet tjegullat vendosen në pozitë konkave, dhe pastaj secila gjysmë e rendit konkav mbulohet me tjegulla që vedosen në pozitë konvekse, d.m.th. një rend konveks mbulon dy gjysma të rendeve konkave.

Republika e Gjakovës = emërtim i një qyteti dhe rajoni nën juridiksionin e krahinës së Pejës.

Rrekny = rrëzim i gjërave qoftë me qëllim ose pa qëllim gjatë punës, kontrollit, apo kërkimit. Shembull: e çka dreqin ja kah rreknen qatje bre!

Rrusfaj = harxhim i shpejtë dhe pa plan i kapitalit ose gjërave për funksionim, të ardhurave, mjeteve për ekzistencë, etj. deri në bankrotim të plotë. Në një intervistë për gazetën “ Lajm ” , Haki Shatri (ministër i ekonomisë dhe financave, është nga Istogu) kërkesës së disa subjekteve për më shume fonde nga buxheti i Kosovës i është përgjigjur: nëse dikush ka vendos me ba shtetin rrusfaj, atëherë kjo është mënyra më e mirë!

Sorran/Sorrajkë = djal apo vazjë me pikla të verdha në fytyrë.

Strincë = emri i një lloj shpendi të egër pak më e madhe se trumcaku; përdoret edhe si shprehje për ta përshkruar ndonjë vajzë që është skilipece, e shkathtë, dhe pak e fshtirë. Shembull: a strinca që ashtë ajo! (ang. Hensparow).

Tërpijan = grykës; person që ha shumë ushqim e s ’ di të ngopur. Sinonim i kësaj deri diku mund të jetë edhe fjala llaskuc. Shembull: eu tërpijani që ish; ky vlla po t ’ lajke! Shumë hangër bre dreqi n ’ bark ja hangt!

Tita = urdhër që i drejtohet fëmijëve për të mos prekur ose bërë diçka.

Xhixha = Në rastin me të shpeshtë nënkupton shkëndijat që lirohen gjatë prerjes së metaleve apo saldimit. Kuptimi tjetër lidhet me rrymën me tension shumë të ulët dhe dritë të dobët. Shembull: e kemi rrymën krejt xhixhë. Përdoret edhe si paralajmërim ndaj fëmijëve për pasojat që mund të sjell prekja e ndonjë sendi, ose ndonjë veprim që konsiderohet i rrezikshëm për fëmijën. Shembull: Tita! Xhixha!

Zogu i malit = trumcaku, vremçi, ang. Cocksparow.

Mbiemrat më të përhapur në Pejë dhe Istog:
Mbiemra fisesh: - Gashi - Krasniqi - Kelmendi
Mbiemrat tjerë tipik të Pejës dhe Istogut - Rugova - Zekaj - Lajçi - Rexhaj - Blakaj - Bujupi

Disa gabime në përkthim nga gjuha Shqipe në Angleze në Pejë dhe Istog (por edhe në tërë Kosovën).
Shprehja Shqip . Përkthimi gabim, Përkthimi i duhur
sensibilizim , sensibilisation . awareness awareness
subvencionet . subventions; subsidies
deklaratë, deklaration . statement
më në fund in the end eventually
mihje sipërfaqësore surface digging open cast mining
teknologji moderne modern technology state-of-the-art technology
etj. etc. and so on

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi