Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ulliri - mbrojtës i zemrës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ulliri - mbrojtës i zemrës

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 8:44 am

Ulliri - mbrojtës i zemrës


“All-llahu është dritë e qiejve dhe e tokës. Shembulli i dritës së Tij i gjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërues e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lindjes dhe as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. All-llahu sjell shembull për njerëzit. All-llahu çdo gjë di shumë mirë." [En Nur, 35]

“Pasha fikun dhe ullirin!” [Et-Tinë, 1]

Kur’ani e përmend shpesh ullirin, pasi se është një pemë e bekuar, e shenjtë te të gjithë popujt që e popullojnë brigjet e detit Mesdhe, që prej kohëve të lashta. Tek këta popuj, ulliri ishte simbol i pjellorisë dhe i lavdisë. Thuhet në disa transmetime se pas ndaljes së anijes Nuhut, alejhi selam, e dërgoi pëllumbin, i cili u kthye me një degë të ullirit. Ajo ishte kodra Xhudij dhe aty edhe zbriti nga anija pas vërshimit që ndodhi.

E si të mos jetë i bekuar, kur All-llahu [subhanehu ve teala] e bekoi atë, duke e bërë njërin nga argumentet më mahnitëse në botën e bimëve për vetitë që ka, për vlerat ushqimore dhe utilitare. Fjala vaj dhe ulli është përmendur 7 herë në Kur’an, dhe kjo për rëndësinë e kësaj peme dhe dobinë e saj.

Disa prej vlerave të kësaj peme, të cilave Kur’ani Kerim u dha një vend të veçantë janë:

-Ulliri është substancë e mirë ushqimore që përmban një përqindje të lartë yndyrnash, proteinash dhe kripërash minerale si janë: kalciumi, hekuri, fosfori dhe një përqindje të lartë vitaminash A dhe D. Prej vlerave ushqimore të fryteve të ullirit është se ato përmbajnë 16,7 % lëndë karbohidrate, 1,5% proteina dhe përqindje të lartë yndyrnash që arrin 13,5%. Gjithashtu përmban përqindje të lartë sode deri në 2400 mlg. Pota, kalcium, magnezium, bakër, fosfor...

Përdorimi nuk është vetëm në ullirin si frut dhe si vaj por nga kjo pemë e bekuar përdoren edhe gjethet kundër shumë sëmundjeve si p.sh. kundër temperaturës së lartë dhe tensionit të lartë. Të përtypurit e gjetheve të ullirit nihmon në rastet e inflamacionit të mukozës së gojës, herpesit, dermatitit buloz dhe kromës. Lëvoret e degëve përmbajnë taninë dhe kanë shije të hidhur, kanë veti rrudhëse, tonike dhe antipiretike. Ullinjtë e gjelbër janë më të mirë sidomos për të sëmurët me diabet, të cilat shuajnë etjen që shkakton diabeti. Druri i ullirit është shumë i fortë dhe jeton deri më 2000 vjet. Në traditë përmendet se shejtani nuk i afrohet askujt që është lyer me vaj ulliri.

Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: ”Hani vajin e ullirit dhe fërkoni trupin me të pasi ai është i bekuar!” [Buhariu dhe Muslimi]

Vaji i ullirit është mbrojtësi më i mirë i zemrës, organeve të tretjes, mplakjes, bukurisë etj.

Vaji i ullirit është njëri ndër vajrat e vetme bimore, i cili fitohet nga frutet e ullirit drejtëpërdrejt pa u rafinuar, d.m.th. pa përpunime kimike. Duke ruajtur përbërësit e vet, ai paraqet një ndër mbrojtësit më të mirë të shumë sëmundjeve. Janë bërë shumë studime nga të cilat është ardhur në përfundim se roli i vajit të ullirit është mjaft i madh. Këtë më së miri e tregon edhe Agjencia Amerikane për ushqim dhe Barna (FDA), e cila vitin e kaluar u lejoi prodhuesve që në etiketat e vajit të ullirit të vendosin edhe mbishkrimin “Shëndeti i qëndrueshëm”, për arsye se yndyrnat e pangopura të vajit të ullirit zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjtet e zemrës dhetë gjakut. Ligjdhënësit mjekësorë të Amerikës kanë lejuar që në etiketa të shkruhet edhe mbishkrimi me përmbajtje se vaji i ullirit, i cili përdoret për çdo ditë nga dy lugë (23gr), mund të zvogëlojë rrezikun mga sëmundjet koronare për shkak të veprimit të yndyrnave të pangopura që përmban ky vaj. Në mënyrë që kjo të arrihet duhet të largohemi nga ushqimi i yndyrnave të ngopura në sasi që merret nag vaji i ullirit. Në këtë mënyrë vaji i ullirit bëhet përbërësi i tretë ushqimor (pas sojës dhe Omega-3 acideve organike) të cilat mund të kenë këtë përmbajtje me leje zyrtare.

Me hulumtimet e bëra nga Dr. Wilsoni nga Britania e madhe është vërtetuar se acidi oleinik, të cilin e përmban vaji i ullirit, i mbron qelizat nga oksidimi dhe paraqet faktor që ngadalson mplakjen e njerëzve.


Mbrojtës i zemrës dhe organeve të tretjes

Vaji me ngjyrë të gjelbërt të mbylltë, me aromë dhe erë specifike, në të cilën janë të ruajtur vitaminat me rëndësi, acidet yndyrore esenciale dhe antioksidantë t, posedon një rol të madh. Për çdo pikë të vajit të ullirit i marrim mbi 30 përbërës të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme dhe shumë sëmundje tjera.

Fshehtësia më e madhe e veprimit të vajit të ullirit qëndron në përmbajtjen e acideve yndyrore të pangopura, më së tepërmi acidit oleinik, i cili përmban 55-83% të acideve yndyrore të përgjithshne. Gjithashtu përmban edhe shumë acide yndyrore të pangopura të cilat në mënyrë pozitive veprojnë në metabolizmin e yndyrnave në mëlçi (rregullojnë kolesterolin) , e mbrojnë zemrën gjë që pakëson mundësinë e prekjes nga sëmundjet e ngurtësimit të enëve të gjakut, angina pectoris, infarkti kardial, tromboza dhe rregullojnë tensioni e gjakut.

Vaji i ullirit përpos acideve yndyrore përmabn edhe një numër të madh të vitaminave të tretshme në yndyrna si: A,D,E,K. Afër 90% e vitaminës E në vajin e ullirit ndodhet në formë të alfa-tokoferolit. 100 gr. vaji i ulllirit posedon 884 kalori.

Nga kjo nuk duhet pasur frikë për trashje, përkundrazi ky vaj ndihmon në zbritjen e mbipeshës trupore, sepse duke iu falëmnderuar aromës intenzive vaji i ullirit e rrit shijen në sasi të duhur.

Acidi oleinik zvogëlon vlerat e kolesterolit të dëmshmëm (LDL), duke zvogëluar numrin e receptorëve për të. Polifenolet e ndryshme me vitaminën E veprojnë si antioksidansë dhe pamundësojnë krijimin e radikalëve të lirë, si dhe oksidimin e kolesterolit LDL, të cilët janë shkaktarët e parë në krijimin e pllakëzave arteriosklerotike të dëmshme. Vaji i ullirit vepron mirë edhe në traktin gastrointestinal, duke zvogëluar rrezikun nga i thati në lukth, lehtëson gastritisin, vepron si laksativ i lehtë dhe në këtë mënyrë ndihmon tek problemet në jashtëqitje.

Ka një ndikim të mirë mbi disa çrregullime të aparatit tretës si: kapsllëku dhe disa raste të kolitit të zorrëve dhe të veshkëve. Eliminon gurët në veshkë dhe tëmth, për këtë ka edhe përshkrime të sakta në përdorimin kundër këtyre sëmundjeve në doza të caktuara. Në te ka edhe përbërës tjerë që janë kundër sëmundjeve kancerogjene të shumta për të cilat ka shumë libra të shkruara. Gjithashtu vaji përdoret në shumë medikamente mjekësore nga goja apo në formë gjilpërash.



Veprimi në mirëmbajtejn e trupit

Duke pasur parasysh se lehtëson mineralizimin e eshtrave jashtëzakonisht është i shfrytëzueshëm tek fëmijët që janë në rritje e sipër, si dhe te personat e moshuar të cilët kanë probleme me osteoporozën. Shumica nuk e dinë se vaji i ullirit nga përmbajtja yndyrore është i ngjajshëm me qumshtin e nënës. Për këtë arsye ai ka rol të madh në zhvillimin e sistemit nervor të mesëm te fëmijët.

Nga kohërat e lashta vaji i ullirit është i njohur si ndihmues i bukurisë. Ai ndihmon tek lëkura e thatë dhe asaj i jep shkëlqim. Flokëve dhe thonjëve i jep fortësi dhe i ruan flokët nga të thinjurit e parakohshëm. Këtë më së miri e vërteton edhe industria kozmetike, e cila në përbërjen e shumë preparateve kozmetike ka edhe vajin e ullirit, siç janë: sapunet, shamponet, kremrat, losinet etj.

Për t’i arritur të gjitha këto efekte pozitive në vajin e ullirit duhet që:

-Më së miri ta shfrytëzojmë në ushqimin e përgatitur, të ftohtë ose pak të ngrohur.

-Më së miri është që vajin e ullirit ta ruajmë në temperaturë deri 15 shkallë celsius, në hapësirë të errët dhe gjithsesi në shishe qelqi.

E lus All-llahun [Azze ve xhel-le] që të më falë gabimet e mija gjatë shkrimit, nëse e kam qëlluar është prej All-llahut [subhanehu ve teala] dhe vetëm Ate e falemnderoj e nëse kam gabuar atëherë dihet se nga rrjedh kjo.

Lutja jonë e fundit: Falemnderimi i takon All-llahut , Zotit të gjitha botërave, bekimet dhe përshëndjet tona qofshin mbi zotëriun e të gjithë të dërguarve, Muhamedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], mbi të gjithë të dërguarit dhe mbi të gjithë besimtarët, duke iu lutur All-llahut të Lartëmadhëruar që ta pranojë këtë vepër që është thjesht për hir të Tij, duke shpresuar në dhuntitë, faljen dhe në mbrojtjen Tij në Ditën e Gjykimit.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ulliri - mbrojtës i zemrës

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 8:45 am

E ne Greqine Antike cfar vlere dhe rrespekti kishte ulliri !??
Mos edhe keta dinin dicka per Nuhin a.s??
Mos edhe keta dinin dicka per vlerat mjeksore e utilitare apo ndoshta edhe keta dinin per moshen qe mund te kete nje rrenje Ulliri!??
Sa here ne Kuran permendet Misri ???
Vlera e "Ullirit" qendron dikund tjeter!
Nje rrenje "ULLIRI" e mbjellur nga Muhamedi a.s edhe sot i ushqen me fruta njerezimin !
Kurse ,shkrimet te tilla dhe ngritje ne piedestal me arsyen se ne Kuran permendet 7 apo 9 here me duken si teper te egzagjeruar dhe qe nxjerrin pytje tjera dhe dilema tjera ne te cilat ,mandej, nuk jemi gati te pergjigjemi!

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ulliri - mbrojtës i zemrës

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 8:45 am

Hop!Hop!
A dolem ne antik, a?

Paskan qene budallenj muslimanet kur i kishin perkthyer veprat antike pikerisht ne ate kohen qe njihet si periudhe e arte islame. Dhe, jo vetem qe i kane perkthyer, por edhe i kane perpunuar, duke i shtuar edhe filozofi te re.

Asnje periudhe ne fillon nga zeroja. Porse ato zhvillohen me se miri duke u bazuar ne te mehershmet. Si zbulimet e ndryshme ashtu edhe te gjitha fushat tjera te jetes.

Ta marrim shembull rroten. E ka zbuluar kush e ka zbuluar, rrota sot e kesaj dite sherben per zbulime tjera, te reja, me te sotisfikuara... Keshtuqe, me pas qene kryenec sikur disa ketu, per inati te rrotes do te duhej te zbulohej dicka tjeter por jo te ket te beje edhe me rroten. Cfare budallakie. "Budallakia s'ka fund...", kish pas thene nje urtak i mocem.

Njefare kohe flitej per zbulimin e traktorit nga Partia e Punes dhe, kur i pyesje idhtaret e PP "Ne cka eshte bazuar ky zbulim" (ne ndonje prorotip a model a makete a...), ata thoshin: "Ne asgje. Zbulim kembe e krye i yni... fale Partise se Punes" Ha ha haaaaaaaa

Pakez mbi temen e hapur:

Para ca kohesh ishte nje rast ne TV, ku flitej per nje fshat diku ne Itali. Ne kete fshat jetonin me se shumti njerez (pleq) qe i kishin arritur te 100-dat (mbi 100 vjec). Sekreti i te gjithes: Perdorimi i vajit te ullirit ne te gjitha variacionet.
Komenti ("humoristik"):
Athua qenkan bazuar ne kete shkrim keta te "gjoret" katolike te midisItalise

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ulliri - mbrojtës i zemrës

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 8:45 am


Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ulliri - mbrojtës i zemrës

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 8:45 am

http://www.miraclesofthequran.com/food_03.html

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ulliri - mbrojtës i zemrës

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 8:45 am

ile plaku si ngjasonte ne muhabet ne ty e kishte pyet hoxhen, pasi kishte kaluar te 60-at se ca duhet kenduar kur te kalojm afer varreve. Hoxha duke pa mosseriozitetin e plakut i ka thene: kendoje kengen e Jusuf ages
Kurse ty po te them lere veren e permendur ne Kuran (se ajo ashtu perkthehet ne munges e fjales adekuate), ashtu edhe ullinjin dhe krisja Hasan ages se te ka ikur koha

ps- nuk e kisha per qellim ofendimin e pleqeve te forumit, qe bejne nje numer te konsiderueshem, por per ato qe duan te behen sikur profesori qe pyeti studentin per Zotin. Duke aluduar se eshte i mecur, profesori na doli...

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ulliri - mbrojtës i zemrës

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 8:46 am

Jam duke e verejtur qe disa kane probleme me perkthimin e Kur'anit ne shqip nga H. Sherif Ahmeti...

...duke ua bere me dije se ekzistojne edhe perkthime tjera si:

"Kur'ani dhe hija e tij shqip", nga Dr. Feti Mehdiu dhe
http://www.libri24.com/product_info.php/products_id/261

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ulliri - mbrojtës i zemrës

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 8:46 am

Disa prej vlerave të kësaj peme, të cilave Kur’ani Kerim u dha një vend të veçantë janë:

-Ulliri është substancë e mirë ushqimore që përmban një përqindje të lartë yndyrnash, proteinash dhe kripërash minerale si janë: kalciumi, hekuri, fosfori dhe një përqindje të lartë vitaminash A dhe D. Prej vlerave ushqimore të fryteve të ullirit është se ato përmbajnë 16,7 % lëndë karbohidrate, 1,5% proteina dhe përqindje të lartë yndyrnash që arrin 13,5%. Gjithashtu përmban përqindje të lartë sode deri në 2400 mlg. Pota, kalcium, magnezium, bakër, fosfor



Shum i nderuari Lapsi!
E mora vetem kete pjese te shkrimit ne fjale dhe ju lutem lexojeni me kujdese dhe mandej bisedojm!
Dhe, te lutem , me ken po tallemi neve ketu ? Me Kuranin apo me veteveten!??

Durimi dhe Devotshmeria jan shtylla ku duhet te mbeshtetet nje besimtar!
Shpifja dhe arroganca jan dy te liga qe duhet te ju ruhet cdo besimtar!!

Une po te pershendes prej majes se Lypetenit me kengen e Isuf Ages !!
Prej meje e ki hallall sepse me plakun dhe te vdekurin nuk eshte gjynah me ba hajgare!!!?


P.S
Po! Makreshi ka te drejte . Jemi largu nga tema duke u marr me njeri tjetrin.
Askush nuk dyshon ne vlerat e ullirit dhe askush nuk po thot se Kurani nuk ka te drejte por te thuhet se njera prej vlerave te Ullirit qe i referohet Kurani jan vitaminat...! Kjo eshte ajo qe duhet pas kujdese!!

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ulliri - mbrojtës i zemrës

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 8:46 am

Nese i ke lexuar atehere thaj dicka ose ,se paku arsyen pse e sollet kete shkrim kur veq e keni vrejte kete!?
Une nuk mund te pajtohem me njemij fyerje dhe tash nje terheqeje sikur gjithecka eshte ne rregull.
Jo njehere ,ndoshta edhe e kam tepru me porosine e vetme :Mos u tallni me Besimein Islam dhe Kuranin sepse nuk jeni te barabart per debat me Broqkulla te tilla!
As me keto Vitamina ,as me Ajetet Kuranore ne trupin e femiut ,as me Ezanin ne Hene as me ,as me ....!!
Kujde ju lutem!

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ulliri - mbrojtës i zemrës

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 8:46 am

e verejta se nuk ka gje nga debati per ate edhe u terhoqa. Kishim nje perceptim skajshmerisht te gabuar rreth vargjeve te Kuranit, mandej nga diskutimi nuk perfitova asgje pervec se disa fjaleve boshe qe lexova

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ulliri - mbrojtës i zemrës

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 8:47 am

e verejta se nuk ka gje nga debati per ate edhe u terhoqa. Kishim nje perceptim skajshmerisht te gabuar rreth vargjeve te Kuranit, mandej nga diskutimi nuk perfitova asgje pervec se disa fjaleve boshe qe lexova

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ulliri - mbrojtës i zemrës

Mesazh nga Sponsored content Today at 2:32 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi