Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 8:47 am

Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?Duke e lexu perkthimin e Kuranit ne gjuhen shqipe nga H.Sherif Ahmeti ,jo rralle te duket se ka pas mundesi te behet ndryshe .Jo rralle has ne nderhyrje qe e ndryshojn apo e humbin lidhmerine logjike te Ajetit .Ndodhe te gjeshe edhe fjale te huaja edhe pse kemi fjale te gjuhes shqipe etj.etj

Si ilustrim po sjelli dy raste:

Perdorimi i fjales sllave ZBAVIT ne vend te asaj shqipe ARGTIM!

Ajeti nrr.4 i Sures Muhammed ku fjalet e shtuara (ne kllapa) e ndryshojn kuptimin dhe humbin lidheshmerine logjike te Ajetit!!

P.s.
E hapa kete teme per te vetmen arsye qe te mos ngarkohen temat tjera per cka edhe mora qortimin e drejte nga i nderuari BE LK !
Ne rend te pare besoj se kjo nuk eshte Tabu teme dhe e dyta - nese komentohet nga njerez qe e njohin kete problematike ,mendoj ,se do te ishte nje sherbim i mire ndaj besimtareve dhe te gjithe atyre qe deshirojn me e lexu (por edhe me mesu) Kuranin!!

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 8:47 am

Sigurisht qe ka vend per kritike. Nuk ka fjale, sa i perket perkthimit te Kur'anit nga autori ne fjale: por duhet marre parasysh edhe shume gjera tjera...

Para nje kohe shkruante neper media per Muharrem Serbezovskin, kengetar i njohur rom. Kete vetem po e marr si shembull, sidomos titullin e shkrimit : "A keni ndegjuar ndonjehere qe nje rom te qendroje per 10 vite rrjesht ne tavolinen e shkrimit".
Vet titulli e flet te gjithen: se eshte pune e mundimshme, e gjate, e komplikuar, me pergjegjesi shume te madhe. Pastaj ka edhe aspekte tjera. P.sh. me cfare mjetesh (fjalore etj. etj) sherbehesh. Njohja e te dyja gjuheve, sepse shpeshhere ndodhe qe njeriu me shume e njeh ate gjuhen e huaj se sa amtaren...
Nje gje mund ta provoje sejcili nga ne. Ta marrim, p.sh., nje fjalor shqip: anglisht. Me kete rast, kur kerkon nje fjale nga anglishtja ne shqip te dalin mesatarisht 15-20 shprehje ne shqip. Ti pastaj duhet te zgjedhesh shprehjen me adekuate, me te pershtatshme...per ta pershtatur fjaline, mbase edhe kryereshtin. Mirepo, eshte mjaft veshtire te vendosesh per cilen fjale/shprehje, e cila do te duhej te jet me e pershtatshmja...Ne kete menyre, sa here qe paraqitet kjo pasiguri/pavendosshmeri perdoren kllapat...Eshte veshtire, mjaft veshtire t'ia nxjerresh kuptimin nje fjalie ne kete menyre...

Prandaj, edhe kete perkthim duhet ta kuptojme duke i pasur gjithnje parasysh keto rrethana.

Ajo cfare me pengon me se shumti mua eshte shprehja, e cile perdoret ne shume Ajete, "O ju qe besuat...", ne vend te "O ju qe besoni". Sepse, kur i drejtohesh dikujt me "O ti qe besove", nenkuptojme nje person i cili ka besuar dikur, kurse tash (?)...[mund te jet bere pishman...]

E shume e shume te tjera... ndoshta ndonjehere tjeter...

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 8:47 am

Nuk shohe dicka te keqe ne shprehjen O ju qe besuat. Ka te beje me ceshtjen e besimit, ne menyre keshilluese, pse jo krahasuese
1. dmth qe keni dhene njehere besen
2. pas kesaj shprehje vjen ndonje fjale si psh, a harruat, Pse, kujtoni...e te ngjasjhme

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 8:47 am

Te nderuar 4peace e dhe Lapsi ju falenderoj per pjesmarrje ne teme.
Ato qe i keni thene lidhur me problemet qe dalin rreth nje perkthimi ,keni shume te drejte dhe me ju thene sinqerisht per cfardo perkthimi tjeter nuk do te me bente shume pershtypje por kur eshte fjala tek perkthimi i Kuranit ,mendoj , duhet thene secili ate qe mendon.
Me sa kam vrejte problemi me fjalorin e shqipes ka bere qe, jo rralle ,gjerat te dalin paksa larg nje kuptimi te kjart logjik.Gje qe as me komentin nuk qendron dicka me mire .Edhe atje kemi te njejtin problem.
Si duket ,Autori ,duke e njofte mire gjuhen Arabe nuk i ka kushtu kujdese problematikes me te cilen do te perballemi ne qe nuk e njohim kete gjuhe dhe nuk mund te bejme krahasime me origjinalin.
Duke u nise nga fakti se ky perkthim eshte shprenda falas dhe gjendet ne duart e shume besimtareve eshte edhe nje arsye me shume qe eshte dasht te behet nje pune me e madhe dhe me profesionale me Gjuhen Shqipe.
Por ,nuk dij ,pse po ngurrojm me e thene fjalen tone ne kete ceshtje!??
Une me qellim nuk po sjell ketu Ajete te cituara por secili qe e lexon p.sh Ajetin e mesipermcituar e vren se mbas fjales (mbyte) qe eshte atje ,falja qe pershkruhet me vone nuk ka asnje kuptim logjik!!!

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 8:48 am

Kjo ne kllapa e Sures Muhammad, Ajeti 4, eshte gabim. Ke te drejte.

Ja p.sh. si shenon ne perkthimin e Dr. Feti Mehdiut:


4. Kur të ballafaqoheni në luftë me pabesimtarët, sulmoni deri sa t’i dobësoni, pastaj lidhni, e mandej, ose lironi me zemërgjërësi nga të lidhurit ose kërkoni dëmshpërblim. Ashtu veproni derisa të mos ndalet lufta! Sikur të donte All-llahu do t’u hakmerrej atyre, por Ai dëshiron t’u sprovojë njërin me tjetrin. Ai nuk do t’i prishë veprat e atyre të cilët flijohen në rrugë të All-llahut.

Mu per kete arsye e kam cekur shpesh se, sa here qe sillen Ajete nga Kur'ani per te deshmuar dicka duhet konsultuar edhe perkthimet tjera. (E kam fjalen per ne qe nuk e njohim gjuhen arabe, sidomos).

Po ne kete Ajet, nga perkthime tjera, nuk permendet mbytja nen kllapa) por e ramja, me i ra, ashtuqe te paaftesohet per rezistence eventuale...
Le ta "perkthejme" domethenien e ketij Ajeti ne kosovarçe:
Forcat serba kane sulmuar nje fshat prej se largu, me topa, me tankse...Pastaj vijne paramilitaret... Nese i zeme ata, cfare do te benim? Sigurisht qe, ne rremuje e siper, me se shpeshti do t'i mbysnim/vrisnim... Por, me e drejte do te keshte qene sikur t'i kapnim, t'i paaftesonim, t'i lidhnim e pastaj ose t'i shkembejme me te zenet tane, te kerkojme ndonje demshperblim tjeter ose edhe, pse jo, t'i falim...

*

Por, mos ta harrojme edhe nje gje. Kur'ani i pare i perkthyer ne gjuhen shqipe (komplet, sepse pjese-pjese ka pasur edhe me heret) ka qene pikerisht ky, per te cilin po bejme fjale. Prandaj, me gjithe mangesite e shumta, edhe ky perkthim ka kryer shume pune te dobishme...dhe i kryen edhe sot. Keshtuqe i kisha apeluar te gjitheve qe duan te kycen ne teme te flasin me argumente si dhe t'i kene parasysh keto qe i thash.
Njese, nese i analizojme gjerat, ashtu sic veprojme ne shqiptaret, punet e kryejme kryesisht shkel e shko per cfaredoqofte fjala: ne dac ne perkthime, ne dac ne politike, ne dac ne arsimim etj etj. Pra, as ky rast nuk ben perjashtim.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 8:48 am

Ka disa raste ku perkthimi nuk eshte i mire, sepse njohja e shipes se njesuar nga perkthyesi reflektohet ne keto paqartesi.
Per fjalet zbavit dhe argetoj, nuk shikoj asnje problem. Qe te dyja jane sinonime te pranuara nga "Shqipja e Njesuar" e viteve '70. Nese duhet te shkojme ne origjine kjo eshte ceshtje tjeter. Lind pyetja si i mund ta quajme qiellin me nje fjale me origjine shqipe? Nese nuk ka apo nese gjendet nje tjeter sinonim, kjo do ta zhvleresonte fjalen shqipe qiell me origjine latine? Keshtu mund te vazhdojme shume gjate. Kur nje fjale eshte e pranuar nga gjuha e njesuar eshte e kote te diskutohet rreth origjines. Te gjitha gjuhet e botes permbajne fjale "me origjine" qe nuk korrespondon me etnine.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 8:48 am

PO, sigurisht qe ka shume fjale qe nuk jane shqip. Eshte mire te vazhdojme me to.


Nuk eshte mire te shkojme deri ne pështirosje apo, sic thuhet popullorce, me ua gërrditë njerezve Kur'anin.

Ky, perkthim, me te gjithe mangesite qe i ka, megjithate e ploteson kushtin themelor per cka eshte shkruar (ka zbritur apo eshte shpallur) Kur'ani: arritja e lidhjes me Krijuesin. Kjo eshte me rendesi paresore (apo primare).

Rreth shprehjeve "zbavitje" dhe "argetim" pajtohem me hawk-un.


Mua me kane rene ne se shume paragjykime nga autori i ketij perkthimi. P.sh. ai i shmanget permendjes se kryqezimit te Isait a.s.. Pra, nuk e thot drejteperpdrejte "u kryqezua" por "u gozhdua ne kryq" etj.etj.
Pastaj eshte dashur te vendoset shprehja HYJ, ne vend te All-llah, sepse, pastaj nuk mund te themi "feja all-llahore" ne vend te "hyjnore". Ne kete menyre, per t'iu shmangur "hyjnores" nje Ajet perdoret keshtu:
"Feja e vetme e pranuar tek All-llahu eshte Islami", e cila do te mund te zevendesohej me "Feja e vetme hyjnore eshte Islami". Ky Ajet, nuk e di a eshte per shkak te perkthimit te dobet apo ka shkaqe tjera, eshte njeri nder Ajetet me te keqinterpretuara ne hapesiren shqipfolese.

P.S.
"Zot" dhe "Hyj" nuk eshte e njejta:
Nese i marrim shembujt nga gjuha angleze dhe gjermane, kemi keshtu:
Gjermanisht: Herr= Zot, Anglisht: Lord= Zot
Gjermanisht: Gott=All-llah apo HYJ, Anglisht: God= All-llah apo HYJ

Mua ma merr mendja se edhe shprehja "HYJ"nuk perdoret per shkak te paragjykimeve, sepse merret si shprehje krishtere, si dicka e zaptuar nga te krishteret dhe e ndaluar per muslimanet...

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 8:48 am

Edhe mund te jen te pranuara por, gjithesesi, fjala ZBAVITE eshte sllave kurse ARGETU (Argetim , ardhe ne gezim ,me ardhe me u gezu) eshte shqip dhe pavarsisht qe ju nuk shihni ndonje problem une mendoj se nuk eshte dashte te perdoretfjala ZBAVITE ne perkthimin e Kuranit ne Gjuhen Shqipe.
Kurse tek fjala Qiell qe ju e nxirrni nga Latinishtja une mendoj se kemi te bejme me nje fjale shqipe . Qe Ylli ose Qe Yjet!!!
Por kjo eshte teme tjeter dhe kerkon trajtim tjeter!

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 8:48 am

Ne artikullin e Wikipedies ku flitet per perkthimin e Kuranit.
Thuhet se perkethim perfekt i Kuranit esht i pamundur simbas Teologeve Islamik.
Per ate ju preferohet te gjith atyre qe duan ta studiojn Kuranin ate ta bejn ne Gjuhen Arabe.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 8:48 am

Kuptohet se gjuha Arabe për nga theksimet e fjalëve është një alfabet më të përsosur në Botë , dhe fjalët e ka më të hapur e gjërë në krahasimin me gjuhët e tjera , andaj është shumë ma shtirë të bëhet perkthimi i Kur'anit bukfale në gjuhët e tjera, sepse janë disa theksimet se nuk mund të gjenim në gj. Shqipe !

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?

Mesazh nga Shooter-Ks prej Fri Jul 16, 2010 8:49 am


Sa i perket perkthimit te Kuranit une jam plotesisht dakord me ty qe ka nevoje per perkthime te tjera dhe tani se fundmi kane dale perkthime te tjera!

Ndoshta nje qe nuk kupton arabishten nuk arrin as te kuptoj mire dhe problemet reale te perkthimit por nese do kuptojme arabishten mire do biem ne dy dilema.

1- Qe kurani eshte ne shqip nje pershtatje jo e mire dhe se ne shume vende len shume per te deshiruar, kjo jo per ndonje arsye se autori ka qene njeri qe nuk njeh shqipen por sepse shqipja nuk e mban dot kuranin !!!
Duhet te dime se gjuha jone nuk ka njohur lulezime filozofesh dhe shkrimtaresh qe mund te kene persosur kete gjuhe ne ate far mase sa te mbaje perkthime si kurani apo ndonje liber tjeter !
Kjo mund te behet me lehte ne Anglisht apo Frengjisht, por ne shqip duhet te dime se kemi nje problem shume te madh. Problemi eshte se shqipja eshte gjuhe e prere pasi fjalori i saj vjen nga komunizmi dhe se shprehjet e hartuar ne te jane te prera dhe me nje fund kuptimor shume te shkurter dhe te thate! Ato nuk lene vend per ndonje meditim te madh apo dualizim ne shprehje...
Pra nuk mund te fajesosh autorin, dhe se ai duhet pergezuar per kete pune te madhe qe ka bere. Ndersa duhet te kihet parasysh se kurani nuk duhet perkthyer nga nje njeri gjuhetar por nga teolog dhe shkencetar e gjuhes shqipe...

2- Arabishtja eshte gjuhe e pasur me shume sinonime, nuk mund te gjesh ne shqip asnjehere te gjitha domethenjet e fjaleve te permendura ne arabsht. Ne nuk mund te pretendojme te krahasohemi me gjuhen arabe dhe te kemi nje kuran si ne arabisht si ne shqip, ky eshte problem gjithandej dhe jo vetem tek ne. tek ne me shume kuptohet...
Duhet te kihet parasysh qe kur noli perktheu "Don Kishotin e Mances" nuk e kishte shume te veshtire pasi ai mund te ndryshonte shume nga kuptimi i drejt per drejte per ti dhene kuptimin e duhur shqip, ndersa kjo nuk mund te ndodhe me kuranin apo biblen!


Une medoj se nje kufizim i madh eshte bere dhe nga perkthimet e bibles dhe shume shprehje qe i kane perdor te krishteret dhe se pekrthyesit e kuranit e kane para te arsyeshme qe mos te pershteten shprehjet shume me shprehjet e te krishtereve, kjo merion diskutim nese eshte e drejte apo jo !!!

Shprehjet Zbavitu apo Argetim jane e njejta gje ne kuptimin e shqiptareve, eshte fjale qe perdoret nga te gjithe dhe kuptohet nga te gjithe, kjo per mua ska asnje problem, pse ne kemi pase probleme etnike me serbet kjo nuk duhet te perfshihet dhe ne perkthimn e librave fetare pasi keto jane kundra kesaj lloj ndarje qe ne kemi qejf te bejme!
Nese do perdoreshin disa fjale te tjera qe sugjerohen nga ju po te krahasoheshin me arabishten do ikin shume prej saj prandaj dhe autori ka ruajt perafersine me origjinalin!

Duhet te kihet parasysh qe problemi qe qendron tek ne ne shqiperi nuk eshte perkthimi i kuranit por mungesa e nje perkthimi te nje libri "tefsiri" (komentimi kurani). Komentuesit e kuranit bejne nje komentim aq te hollesishem ne arabisht saqe me mungesen e tyre kuranin as arabet nuk do e kuptonin !

Prandaj kjo nuk eshte nje pune shume e thjeshte dhe shqiptare, kjo qendron ne te gjitha perkthimet kjo per nje arsye te vetme sepse Kurani nuk eshte i perkthyer ne shqip (pasi ai nuk mund te perkthehet) por i pershtatur ne gjuhen tone te embel dhe te varfer !

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Perkthimi i Kuranit ne gjuhen shqipe!!?

Mesazh nga Sponsored content Today at 9:58 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi