Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Kristine Elezaj: Plot talente

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kristine Elezaj: Plot talente

Mesazh nga Arjana prej Mon Jul 26, 2010 4:39 pm



Në Amerikë, këngët “Always” dhe “Let You Know”, të Kristine Elezaj mund ti dëgjosh në shumë radio lokale ose satelitore, ndërkohë që për të ka filluar të shkruhet dhe në shtyp.
Është folur shumë për këngëtaren Ledina Çelo, e cila me këngën “Dangerous” (Scotty Remix) paraqitet shumë seksi në VIVA gjermane, por, ka edhe këngëtarë të tjerë të cilët janë duke shkëlqyer në televizionet e huaja.
Tre vajza të tjera me emrat Kristine Elezaj, Ani Shine dhe Xhoana Xheneti, janë duke pasur një sukses të konsiderueshëm, sidomos në Amerikë më këngët e tyre.
Në Amerikë, këngët “Always” dhe “Let You Know”, të Kristine Elezaj mund ti dëgjosh në shumë radio lokale ose satelitore, ndërkohë që për të ka filluar të shkruhet dhe në
shtyp.
Kjo e fundit ka lansuar edhe një video që quhet “Souvenirs” dhe që transmetohet në kanalet televizive amerikane.Sukses të konsiderueshëm jashtë trojeve shqiptare ka pasur edhe këngëtarja Xhoana Mehmeti, kënga e së cilës “Blow My Mind”, transmetohet në BBC Radio nga nëntori i vitit të kaluar.

Po ashtu, Ani Shine ka pasur sukses të konsiderueshëm me këngën “Something Different”, e cila po ashtu është transmetuar nëpër TV amerikane.

Sukses i madh pritet edhe nga këngëtarja Rita Ora, e cila me këngën e re dhe videon ku paraqitet me një reper amerikan, pritet të shihet edhe në kanalet MTV dhe të tjerë, aq më pak kur dihet se ajo punon nën labelin e JAY-Z.Rita më parë ka pasur edhe një këngë me këngëtarin Craig David.

Megjithatë, ka edhe këngëtare të tjera shqiptare që kanë synuar të kenë suksese të mëdha. Dy, që kanë dështuar, janë; Genta Ismajli dhe Bleona Qerreti, të cilat edhe pse konsiderohen si yje të estradës në Shqipëri dhe Kosovë nuk kanë arritur që të bindin amerikanët që t’ja transmetojnë këngët e tyre.

Genta ka paralajmëruar se do të tentoj përsëri tregun e huaj pasi ka postuar këngë të reja në anglisht.Ky është treguesi më i mirë se të jesh seksi nuk do të thotë se mund të bëhesh edhe këngëtare e famshme.

Arjana
Homie
Homie

Numri i postimeve : 233
PIKE : 437
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 12/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi