Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ema Andrea, dashuri me nje djale me te vogel

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ema Andrea, dashuri me nje djale me te vogel

Mesazh nga No.i.d prej Tue Aug 03, 2010 7:16 am



Ema Andrea është një nga aktoret e suksesshme të ditëve tona. Madje ajo e ka provuar veten edhe si regjisore. Gjithashtu Andrea është pedagoge edhe në Akademinë e Arteve. Së fundmi është shfaqur edhe në një emision në rolin e opinionistes. Megjithatë jo vetëm këto e bëjnë interesante në sytë e publikut. Ajo tërheq padyshim, dhe është një nga ata persona që nuk bëhet konformiste me realitetin, përkundrazi. Këtë herë në fakt Ema vjen në “Bluetooth” me jetën e saj private. Aktorja Ema Andrea është në lidhje dashurie me një regjisor të ri, jo vetëm në karrierë, por edhe në moshë. Ai është 31 vjeçari Ergys Lubonja, që aktualisht punon në një emision në një nga televizionet e kryeqytetit. Në të vërtetë nuk ishte aspak e vështirë për të zbuluar këtë lidhje. Çifti i lidhur prej disa muajsh shihet shpesh e më shpesh së bashku, e jo vetëm kaq, por Ergysi çdo ditë shkon e merr pas mësimit Emën në Akademinë e Arteve. Ai e pret me makinën e tij xhip nga hyrja në krah të majtë të Akademisë, aty ku është fokusuar edhe nga paparaci ynë. Sapo ka mbaruar mësimin ai është gjendur aty në pritje. Nuk kanë kaluar pak minuta dhe silueta e aktores simpatike është shfqur tek dera e Akademisë. Ka hipur në makinën e të dashurit të saj dhe kanë vazhduar planet e tyre. Ajo që tërheq jo pak në këtë raport është mosha e aktores 9 vjet më e madhe se regjisori, por këtu bashkohemi me aksiomën e pavdekshme, që “dashuria nuk njeh moshë”. Ndërkaq aktorja Andrea ka hedhur pas krahëve një martesë, prej së cilës ka edhe një vajzë 16 vjeçare.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi