Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Bertina-Big Brother fillon pune ne ministri..!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Bertina-Big Brother fillon pune ne ministri..!

Mesazh nga <<<Mēľāqĵāāā>>> prej Tue Aug 03, 2010 10:33 am

Nuk e kishte menduar asnjëherë kështu. Për të jeta ka filluar nga e para. Këtë gjë pohon Bertina Mehmeti, vajza nga Delvina që do të hapte kaq shumë diskutime për lidhjen që krijoi brenda shtëpisë së Big Brother albania 3. Me hyrjen e saj në shtëpi nuk e kishte përjashtuar asnjëherë një lidhje dashurie, por nuk do të donte që kjo gjë të ndodhte më të, por, ja që ndodhi, e më mirë kështu, sepse kjo gjë Bertinën e ka bërë të lumtur. Sipas saj, Erioni është një djalë më të gjitha të mirat… por, gjërat nuk shkojnë dhe kaq vaj. Olta, një tjetër banore brenda në shtëpi ia ka turbulluar pak ujërat Bretinës në lidhjen e saj. Jo vetëm tani që ajo ka dalë, por edhe kur ajo ka qenë brenda shtëpisë, “xhelozia” ndaj Oltës ka qenë shqetësuese për të. Shqetësuese gjithashtu duket të jetë dhe mosvendosja e Erionit, i cili deri më tani po qëndron neutral, duke mos e ndarë mendjen dhe duke lënë përshtypjen sikur do të jetë në qendër të vëmendjes. Këtë gjë e ka fituar, ndërsa Bertina uron që Erioni të qëndrojë sa më gjatë në shtëpi dhe me daljen e tij do kuptohet nëse lidhja e tyre do funksionojë apo… E nga ana tjetër, fati ka qenë me Bertinën, ajo tashmë ka marrë disa oferta pune, por ajo që e ka joshur më shumë është propozimi i Ministrisë e Mbrojtjes në profesionin e saj si Inxhiniere tek Instituti i Projektimeve Ushtarake.

Bertina, u bënë gati dy javë që ke dalë nga shtëpia e Big Brother, si ndihesh?
Ndihem shumë e emocionuar, një jetë krejt e re. Për mua ka filluar gjithçka nga e para e vetmja gjë është se unë mbaj të njëjtin emër. Vetëm kjo më ka mbetur, identiteti im, se jeta ime e vërtetë ka ndryshuar…
Në ç’aspekt ka ndryshuar?
Sigurisht që ka ndryshuar për mirë, të jesh mes njerëzve çdo ditë, të marrësh mendime, opinione, vlerësime që nuk i ke menduar kurrë që mund t’i marrësh. Qoftë edhe ofertat e punës edhe këto janë një nismë e re e imja pjesë e kësaj jete. Të qenit person i njohur është përsëri një gjë ndryshe.
E kishe menduar kështu?
Asnjëherë. Impakti i parë me botën jashtë shtëpisë ishte komplet ndryshe.
Pse vendose të marrësh pjesë ne Big Brother?
Për faktin se doja të kuptoja se kush isha unë në të vërtetë. Doja të shikoja se sa i qëndrueshëm dhe i duruar ishte karakteri im. Sa i rezistoja hipokrizisë, mashtrimeve, situatave dhe njerëzve të “ligj”
Ia dole?
Në një farë mënyrë po. Fakti që njerëzit më vlerësojnë për këtë që jam, atëherë them se ia kam dal.
Big Brother mendon se të ka shërbyer për jetën, çfarë të mësoi?
Të them të drejtën, këto kanë qenë eksperienca edhe të jetuara dhe përjetuara më përpara. Gjithmonë me sinqeritetin jam lëkundur. Nëse duhet të isha apo jo kaq e sinqertë me njerëzit. Unë fal sinqeritet, po a më falin edhe të tjerët njëjtën gjë. Megjithëse përherë kam dhenë sinqeritet të tepruar, përsëri nuk kam hezituar ta jap atë vazhdimisht. Ndihem mirë kështu si jam, edhe pse e sinqertë, edhe pse gaboj, përsëri e vlerësoj këtë pjesë timen.
Në këtë pikë ndryshonit ju nga banorët e tjerë të BB?
Në një farë mënyre them se po, megjithëse nuk do të përjashtoja vetëm veten time si person i sinqertë, do të thoja që edhe Menel është shumë afër tipit tim në pjesën së sinqeritetit. Apo Graciela, Pamela, të cilat gjithashtu janë vajza të sinqerta, Rezarta po ashtu. Të gjitha këto që përmenda i kam vlerësuar për këtë aspekt.
Para se të hyje në shtëpi, mendoje se do të krijoje një lidhje në Big Brother?
Nuk e kam përjashtuar edhe kur më është bërë kjo pyetje. Megjithatë, kam tentuar dhe e kam mbajtur vetën të mos e krijoja kurrë atë lidhje, por ja që ndodhi. Kur je spontane dhe e lëshon veten, gjërat ndodhin.
Ishte një eksperiencë e bukur për ty?
Sigurisht që po, kush do që do ta provonte në vendin tim këtë eksperiencë, nuk do të mbetej i zhgënjyer, jam e sigurt që do ta provonte e riprovonte.
Pse zgjodhe pikërisht Erionin si njeriun e përshtatshëm?
Erioni që në momentin e parë e ka shprehur afeksionin e tij ndaj meje, ka shprehur sinqeritetin, ngrohtësinë dhe mbështetjen. Kanë qenë këto karakteristika të tipit të tij që mua më kanë bërë për vete.
Vazhdon të kesh të njëjtën mendim si në momentin e parë për Erionin?
Sigurisht që po, edhe pse, jemi pak të distancuar, në kuptimin që nuk jemi më afër njeri-tjetrit, kjo vetëm fizikisht po mendërisht jemi shumë pranë, kështu që janë të njëjtat gjëra. Unë e kuptoj shumë mirë sjelljen e Erjonit dhe do të ndodhte e njëjta gjë sikur unë të isha në vendin e tij.
Shumica e publikut menduan se ti ishe shumë agresive me të, është e vërtetë?
Nuk mendoj se kam qenë aq agresive sa mendojnë të tjerët, kam qenë aq sa duhet dhe nëse një femër do të ishte në vendin tim do më kuptonte dhe nuk do më quante aspak agresive. Kam qenë thjeshtë e matur dhe kam kërkuar disa gjëra, për të cilat mendoj se i meritoj, sikurse unë kam dhënë të Erioni pretendoj edhe të marr.
Ke besim se kjo lodhje do të zgjasë?
Kurrë mos thuaj kurrë, po them se po, gjithçka do sqarohet dhe do të duket në vijim. Më mirë le të ia lëmë kohës. Koha shëron dhe koha zgjidh çdo gjë.
Më thatë pak më lart se keni marrë disa oferta pune, për çfarë?
Ofertat janë të shumta. Kam marrë nga Ministria e Mbrojtjes në profesionin tim si Inxhiniere tek Instituti i Projektimeve Ushtarake, pedagoge në një Fakultet të Kuvendi Popullor.
Çfarë mendon se do të zgjedhësh nga këto?
Patjetër që nuk do të refuzoj, por nuk do të refuzoja as spektaklet. Ndoshta te Ministria e Mbrojtjes ka shumë gjasa, pedagoge mund të jetë punë e dytë.
Ke thënë shpesh në BB se je përballur gjithmonë me femra që i ke pasur kundër dhe që kanë qenë xheloze ndaj teje, është e vërtetë kjo gjë?
Them se po, femra ka një natyrë të atillë që vë re një person që po i shkojnë gjërat mirë dhe që po ecën, në këtë moment femra e ka xhelozi, kush do të donte të shihte më mirë se sa vetja.
Me cilin nga banorët mbani kontakte tani që keni dalë jashtë?
Me Gracielën që e kam konsideruar si motër, me Pamelën, Rezin, Edin, Gjimin, Renaton e kam takuar.
Ndryshojnë banorët kur dalin jashtë shtëpisë?
Unë mendojë që, gjithsekush tregon se vërtetë është ai që është, pavarësisht se ka disa detaje shtesa apo prapashtesa po në tërësi mendoj se pak a shumë janë e njëjta gjë.
Javën e kaluar ju pohuat në Big Brother se fjala e Erionit, i cili tha për Adën se do të krijoja më shumë afrimitet, ju e quajtët montazh, pse?
Ka qenë një moment i imi, lapsus, një ekzagjerim, ishte montazh në kuptimin që ishte diskutuar një situatë dhe ishin marrë pjesët më të veçanta të kësaj situate dhe ishin bashkangjitur me njëra-tjetrën dhe kjo përbënte një montazh aq më tepër që nuk e dëgjova mirë, kur e ridëgjova, kuptova dhe aspektin shoqëror që Erioni pohon në lidhje me vajzën që ishte përball meje, Oltën.
Familja juaj si ju priti jashtë?
Pa dyshim shumë, shumë mirë. Kjo ka qenë dëshira ime më e madhe, që të gjeja mbështetjen e familjes kur të dilja, nëse kam marrë atë kam marrë gjithçka.
Ishin të kënaqur nga sjellja juaj?
Absolutisht po, edhe mamasë i është komplimentuar sikurse më komplimtojnë mua çdo ditë. Dhe motrat më kanë ndjekur dhe më kanë mbështetur shumë.
Po tani e ndjek BB?
Sigurisht, kur kam kohë, po.
Çfarë të bën përshtypje tani që ti nuk je më brenda?
Ndërsa mua më duket vetja sikur jam aty brenda, por vetëm me ndryshimin që nuk u flas dot, sepse unë edhe pse jam jashtë, jam sërish pjesë e lojës, unë luaj edhe jashtë.
Cili mendon se do të shkojë në finale?
Në finale mendoj se do të shkojë, Miri, Erioni, Kika dhe do të doja Meneli, por ndoshta Domi.

Na thuaj një përkufizim për secilin nga banorët?
Erioni – Gjithë të mirat që mund t’i ketë një mashkull i ka Erioni, i sinqertë, i përkushtuar, i dashur, i çiltër, i zgjuar.
Jetmiri – Person shumë i qëndrueshëm, tepër i zgjuar, besnik.
Domenika – Më duket sikur e mban veten gjithmonë personazh dytësor, hedh gurin dhe fsheh dorën. Është person intrigant, por që intrigat nuk i nxjerr në pah. Nuk më ka pëlqyer gjithmonë roli i gjyqtarit që ka bërë.
Kika – Familjar i mirë, person i pjekur, i përmbajtur, i dashur.
Seldi – Do ta përkufizoja si të pa pjekur, shakatar pa kripë. Por, në brendësi është shumë djalë i mirë.
Menel – Gocë shumë e mirë, e sinqertë, e shoqërueshme.
Tatiana – Asaj nuk i ndien fare, bën çfarë të doja Tatiana, por, dhe ajo, në një farë mënyre, mendoj se luan.

<<<Mēľāqĵāāā>>>
Homie
Homie

Numri i postimeve : 310
PIKE : 379
Popullariteti Popullariteti : 9
Data e regjistrimit : 03/08/2010
Mosha : 24
Vendbanimi : и'вυzzє t'Kosovess-IstoG

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Bertina-Big Brother fillon pune ne ministri..!

Mesazh nga Linddt prej Tue Aug 03, 2010 5:16 pm

flm per ket postim Melaqe
657237

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi