Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elvana Gjata në aksion

Shko poshtë

 Elvana Gjata në aksion Empty Elvana Gjata në aksion

Mesazh nga besa krasniqi Wed Aug 04, 2010 5:51 pm

 Elvana Gjata në aksion Elvana-Gjata-300x210

Elvana ka tejkaluar të gjitha parashikimet tona duke ardhur me dy këngë brenda një klipi me tekste shumë interesante dhe me muzikë ritmike. Vajza e talentuar e këngës do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në klipin që do shohim.
Nëse iu themi se për pak ditë do të shihni një klip të ri nga Elvana Gjata, ju me siguri një ide do ta krijoni menjëherë apo jo? Duke qenë në prag të verës imagjinata juaj do të shkojë tek ambientet e plazhit ku protagoniste është ajo, e ëmbël dhe sensuale si gjithmonë. Nuk e keni gjetur, pasi bëhet fjalë për tjetër gjë komplet…
Këtë herë Elvana ka vendosur që të na befasojë, madje më shumë akoma, të na shokojë. Kjo pasi kësaj herë nuk do të shohim një klip, por një film të shkurtër aksion, një ilustrim i dy këngëve të ngjitura me njëra-tjetrën që vijnë nën një xhirim spektakolar që të lë pa frymë.
Kësaj here Elvana ka tejkaluar të gjitha parashikimet tona duke ardhur me dy këngë brenda një klipi me tekste shumë interesante dhe me muzikë ritmike. Vajza e talentuar e këngës do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në klipin që do shohim. Ajo do jetë një spiune që me një kod në dorë do të shkojë për një mision, i cili përfundon me vrasjen prej saj të atij që mishëron të keqen. Më pas vijojnë xhirimet me helikopter, ku ulje ngjitjet e këngëtares janë spektakolare. Me një regji të Ardit Roshit është preferuar që çdo skenë të zhvillohej e vërtetë dhe pa montazhe e manipulime kompjuterike.
Madje në shumë raste këngëtarja rrëfen se: “kishte skena aq të guximshme sa pavarësisht se unë vazhdoja të këndoja, në fakt pak frikë e kisha pasi helikopteri fluturonte përmbi kokën time. Me kostume të zeza të punuara bukur nga stilistja Jona Muça, kësaj here do të shohim një Elvanë tjetër, pasi krahas aftësive si këngëtare që tashmë ia njohim të gjithë, do të shohim, edhe talentin e saj në aktrim, më atë fushë ku ajo ka treguar se e synon dhe është në planet e saj të afërta. Njëra nga këngët e klipit është e kënduar në duet me Flori Mumajesin, i cili është edhe kompozitori i këngëve.
Elvana është e kënqur pasi arriti që klipi të xhirohet në brendësi të hidrocentralit të Fierzës, gjë që nuk kishte ndodhur më parë pasi nuk lejohet dhe gjithçka shkoi më së miri edhe me skenat me helikopter të cilin ia vuri në dispozicion falas Ministria e Rendit. Tani nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të durojmë edhe pak ditë derisa klipi të jetë gati dhe të shijojmë jo vetëm këngët e reja të Elvanës por edhe këtë çmenduri të fundit të saj e cila pa dyshim do të pëlqehet për gjetjen e veçantë. Gjithashtu këngëtarja nxjerr albumin e saj të dytë me 15 qershor ku shtatë këngë do të jenë të reja.
E nëse mendoni se këto janë gjithçka që mësuam rreth të rejave të Elvanës, në fakt ka edhe më. Këngëtarja menjëherë pas xhirimeve të klipit për të cilin folëm më lart, do të udhëtojë në Kosovë për të xhiruar një tjetër klip, e më pas do të ritkthehet në bregdetin e jugut për të bërë një klip vere. Natyrisht nuk do të mungojë në diskotekat dhe lokalet e bregdetit përgjatë gjithë verës…
besa krasniqi
besa krasniqi
Homie
Homie

Numri i postimeve : 299
PIKE : 570
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 04/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi