Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Pakice seksuale apo ?devijante

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Pakice seksuale apo ?devijante

Mesazh nga dafina grils prej Mon Jun 28, 2010 5:49 am

Disa ndodhi te koheve te fundit, e kane rritur intensitetin e debatit ne opinionin publik dhe mediatik, rreth dukurise se shfaqies publike te njerezve ?me orientim seksual te vecante?. Eshte fjala, per dukurine e homoseksualizmit mashkullor dhe femeror(gei dhe lezbizem), si dhe te travestitzmit. Duhet te behet dallimi i i thelbit te dukurise nga reagimi i opinionit publik, i te drejtes se njeriut per te patur ?orientim te vecante seksual?, nga tabuja deterministe heteroseksuale (sipas te ciles, maredhenie normale seksuale, jane vetem ato me natyre bipolare, mashkull, femer). Problemi eshte qe kete dukuri te mos e gjykojme duke u duke u mbeshtetur ne pragjykime, qe sjellin kaos,diskriminim dhe padrejtesi, duke deformuar per kete shkak, te drejten specifike te shfaqies se natyres bioseksuale te njeriut, duke neglizhuar apo shkelur, standartet dhe te Drejtat dhe Lirite Universale te Njeriut. Kjo do te thote, se reagimi ndaj njerezve me ?sjellje dhe orientim seksual? te vecante, nuk duhet te behet, duke u nisur nga mendesi, paragjykime, ndjesi, felligeshti e standarte te moralit personal qe me te drejte ka secili prej nesh.

Sidomos kur qendrime te tilla, shfaqen me natyre, imponuese, kategorike, te vrazhda aq me teper me brutalitet, duke perdorur si argument qe opinioni publik qe perben shumicen dhe qe ka sjellje seksuale heteroseksuale, ka te drejte t?i imponohet pakices qe manifeston orientim tjeter seksual.Ky eshte problemi qe duket dhe qe ka te beje me te drejten qe kane njerezit per te patur orientimin e tyre seksual, pavaresisht ne se bejne pjese ne ?mazhorance apo ne minorance?. Homoseksualet jane njerez te barabarte si te gjithe te tjeret, por qe kane te vecante menyren e shfaqies dhe te realizimit te pasionit seksual. A mund te jete kjo vecori e sjelljes seksuale personale, shkak per diferencim social e aq me teper per t?i mbajtur te margjinalizuar si njerez te vecante ?

dafina grils
Antar
Antar

Numri i postimeve : 31
PIKE : 70
Popullariteti Popullariteti : -1
Data e regjistrimit : 27/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pakice seksuale apo ?devijante

Mesazh nga dafina grils prej Mon Jun 28, 2010 5:49 am

Qendrimi ndaj tyre, ne boten e sotme po ndryshon. Ne konceptin e shoqerise liberale po fiton gjithnje e me shume teren, principi moral i privacise, sipas te cilit, cdo njeri ka te drejte te beje cfare te doje me trupin e vet. (pervec veprimit kriminal dhe vetvrasjes). Ne kete kontekst, te gjithe ceshtjet qe kane te bejne me shfaqjen e pasioneve personale, duke perfshire dhe mardheniet seksuale, jane tregues te ?moralit personal?, i cili gjithnje e me shume po behet privat, ceshtje e mbyllur personale, qe po behet realisht ?sundues? mbi ?moralin publik?. Te kuptohemi, ne jeten e sotme gjithnje e me shume kane prirje te shtohen vecorite e sjelljes se njeriut, per te cilat shoqeria nuk ka tager, per te nderhyre vend e pa vend. Ne shoqerite totalitare, ku cdo gje ishte vetem publike, natyrisht qe po.

Homoseksualet, jane shtuar shume ne bote, sepse eshte shtuar e drejta e shfaqies se lire te orientimit seksual, sidomos ne vendet europiane me te zhvilluara, te cilat e kane kaperxyer ?dilemat? e dyfaqesise morale, te mbulimit te realitetit me gjethe fiku, me sloganet e vjetra te ?moralit prej struci?. Sipas studimeve bashkekohore, eshte llogaritur se njerez me prirje homoseksuale, jane nga 4 deri ne 12 perqind e popullsise, te cilet gradualisht, po fitojne te drejten e tyre te trajtimit te barabarte si njerez, si qytetare, si familjare dhe punonjes, pavaresisht nga orientimi i vecante seksual. Ne realitetin tone dhe ne debatet qe po zhvillohen here pas here ne media, duket nje situate kontradiktore ne te cilen, perplaset zhvillimi modern i shoqerise,qe eshte kompleks dhe paradoksal, ne te cilen, perplasen dukshem, paradigma e vjeter qe paragjykon njerezit me orientim e sjellje seksuale te ndryshme nga ?standarti heteroseksual?, i cili eshte tradicional dhe mazhoritar.

Ne kohen tone, eshte tregues i pare i nje shoqerie moderne dhe humane, kundershtimi i vendosur i paragjykimit te njeriut, per shkak se ben pjese ne nje pakice, me cfardo natyre e orientim qofte, politik, etnik,fetar, rracor dhe seksual. Ky eshte standarti themelor, universal, qe garanton lirine dhe te drejtat e njeriut, mbi cdo gjykim, paragjykim. qe sjell dallim, vecim, izolim, diskreditim, diskriminim, i cdo natyre qofte, pa perjashtuar edhe ate seksual.

dafina grils
Antar
Antar

Numri i postimeve : 31
PIKE : 70
Popullariteti Popullariteti : -1
Data e regjistrimit : 27/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi