Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Robot inteligjentë 100% shqiptarë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Robot inteligjentë 100% shqiptarë

Mesazh nga besa krasniqi prej Wed Aug 04, 2010 10:36 pm

Dikur produkte të fantashkencës, robotët janë sot shumë më të pranishëm nga sa mund ta kishim imagjinuar. Të konsideruar si makineri me inteligjencë artificiale, ata i gjen sot të përhapur në degë të ndryshme të industrisë moderne, apo në kryerje detyrash të rrezikshme për njeriun. E ndërsa bota i njeh që nga viti 1495 projektet për robotë të Leonardo Da Vinçit e ndërsa pajisja e parë robotike me inteligjencë artificiale është realizuar në mënyrë industriale më 1961, dy studiuese të Universitetit Politeknik në Tiranë kanë vendosur më 2010 të realizojnë për herë të parë një krijesë me inteligjencë artificiale, tërësisht shqiptare. Eva Çipi dhe Alketa Hysa janë duke mbrojtur doktoraturën në fushën e robotikës, pranë Fakultetit të Inxhinerisë informatike. Pas më shumë se 3 vjet kërkimesh, ato së bashku kanë arritur të krijojnë në Softuar modelet e para të agjentëve inteligjentë 100 për qind shqiptarë. Alketa tregon për këtë se “kemi bërë disa modele që stimulojnë lëvizjen e robotit në mjedise të ndryshme, por edhe agjentë inteligjentë në sisteme kontrolli”. Eva Çipi, inxhiniere në shkenca kompjuterike dhe informatike, na shpalos modelin e avancuar në softare-in e saj të një roboti, i cili është zhvillim i dy modeleve që ka krijuar rishtaz kolegia e saj. Një krijesë e mirëfilltë e inteligjencës artificiale. Fakulteti i Inxhinerisë Informatike, nëpërmjet këtyre dy tezave për doktoraturë, sapo ka çelur një shteg, i brishtë ende, por mjaft i lakmuar. Profesor Betim Çiço konfirmon suksesin e dy shkencëtareve të reja. “Kemi arritur një sukses modest, por mjaft të mirë. Në të ardhmen disa studentë do të ingranohen për kërkime në këtë fushë”. Modeste dhe shumë të rezervuara në entuziazmin e arritjes së tyre, pararendëset e robotikës shqiptare, thonë se vendi ynë nuk është terreni më ideal për përmbushjen e qëllimeve të tyre shkencore. Dhe një gjë të tillë, Alketa e di mjaft mirë. Ajo thotë se “fillimi është i vështirë. Bota ka ecur goxha në këtë fushë. Informacion teorik gjen shumë, por mundësia për aplikacion këtu mungon”. Megjithatë, këmbëngulja e kërkueseve shqiptare të kibernetikës synon t’ia mbërrijë qëllimit, duke realizuar shumë shpejt navigimin në një mjedis konkret. Pra, krijimin edhe konkretisht të robotit të parë prodhim shqiptar. Edhe Eva, ashtu si Alketa thotë se “synimi kryesor është të nxjerrim një produkt. Fillimisht po punojmë në softuar dhe po kërkojmë aplikimin e modelit në industri. Kemi një bashkëpunim me Universitetin e Genovës dhe bashkëpunimi do të sjellë robotin e parë shqiptar. Dhe kjo do të shënonjë një pikë të fortë nisjeje në fushën e inteligjencës artificiale që shkelet për herë të parë nga shqiptarët, e që gjithësesi synon të mbërrijë shumë larg. Ndërsa professor Betimi thotë se Shqipërisë i është ofruar një element shumë i rëndësishëm. Hap pas hapi do të arrijmë në aplikacione të rëndësishme, sidomos për ndihmën e moshës së tretë në vend.

besa krasniqi
Homie
Homie

Numri i postimeve : 299
PIKE : 570
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 04/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi