Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ishujt e vërtetë të VIP-ave

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ishujt e vërtetë të VIP-ave

Mesazh nga * eL Mariachoo...! prej Sat Aug 07, 2010 8:56 pm



Biznes në zhvillim: manjatët dhe yjet në "gjuetinë" e atoleve për të gjetur pak qetësi dhe panoramë ndryshe

Me kalimin e viteve
janë të shumtë aktorët
që kanë ndjekur
shembullin e Marlon
Brandos (dhe kanë
investuar në këtë
drejtim). Në vitin
2005, Mel Gibson
bleu ishullin Mago, në
Fixhi, ku që prej viteve
'70 edhe sipërmarrësi
Malkon Forbes zotëron
ishullin e Laukalës

Gjatë viteve '60, në epokën kur Ar
istotel Onezis dhe Zhaklinë
Kenedi blenë "Skorpios" ("Akrepi",
për shkak të formës) në arkipelagun
e Lefkadës, të zotëroje një ishull ishte
një privilegj i madh. Por që nga ajo kohë
e deri më sot gjërat kanë ndryshuar dhe
të blesh 800 hektarë, 10 milje larg tokës,
duket se është bërë një kapriço e arsyeshme,
sidomos për VIP-at, që varion nga
400 mijë euro për një ishull 1,70 hektarë
përpara Rügen, në Baltik; te 25 milionë
euro për 225 hektarë në ishullin
Katafanga në mes të Paqësorit Jugor. Biznesi
i blerjes së ishujve është një treg
në zhvillim, shumë fitimprurës dhe pavarësisht
ofertave të ulëta, është imun
ndaj krizës financiare që ka përfshirë
gjithë botën, luhatjes së bursave, frikës
së ndryshimeve klimatike dhe terrorizmit.
Kërkesa rritet në mënyrë konstante
dhe vlera e pasurive të paluajtshme
ulet çdo vit me 10-20 për qind.

Agjencitë
Një agjenci e specializuar në shitblerjen
e ishujve privatë ka nxjerrë në
adresën e saj katalogun me propozime.
Është Farhad Vladi, shitësi historik i specializuar
në atol, që prej 37 vitesh zbulon,
shet dhe jep me qira ishujt më të
bukur të planetit. Që nga tregtia e tij e
parë - ishulli Kousin, në Sejshell, Afrikë,
ku që prej vitit 2002 vendosën të kalonin
muajin e mjaltit Pol Mekartnej dhe
Hedhër Mills - zoti Vladi ka shitur rreth
2100 ishuj, nga Fixhi në Polinezi, nga
Amerika Qendrore në Australi, nga Brazili
në Skoci. Ato që e konkurrojnë janë
amerikani Kevin Kros i "Bahamas Realty"
("Realiteti Bahamas") dhe Shejen
Morrison që drejton "Coldwell Banker",
Queenslend në Australi.
Por kush janë këta klientë? Zakonisht
bëhet fjalë për biznesmenë, menaxherë
ose financierë, meshkuj mbi të 50-at,
amerikanë, ose sipas një tendence të
kohëve të fundit, rusë dhe arabë. "Të
gjithë dëshirojnë të njëjtën gjë: një vend
të karikojnë bateritë e reja dhe të heqin
spinën nga priza", komenton nga agjencia
e ishujve privatë Vladi, me nëndegë
në Kanada, Gjermani dhe Zelandën e
Re. Atëherë nuk është rastësi që një
pjesë e madhe e klientëve të "Ishujve
Privatë Vladi" dhe agjencive të specializuara,
si britanikja "Knight Frank"
(www.kni-ghtfrank.com) ose "Luxury
Homes" ("Shtëpitë Luksoze", që shet
toka në Honduras, Ugandë, Kroaci, Nikaragua
dhe Florida) përfaqësohet nga
njerëzit e famshëm të botës së kinemasë
ose muzikës.
Përveç Marlon Brandos, që bleu ishullin
e Tetiaroas, 60 kilometra në veri të Tahitit,
në kohërat e filmit "Mutiny on the
Bounty", ishte Riçard Branson, padron i
"Virgin Record", një nga të parët që bleu
74 hektarë nga një plazh i virgjër, me ujë
të pastër si kristali, palma me arra koksi
dhe pamje përrallore.
Në vitin 1979 u bë pronar i ishullit
Nekër dhe aty ndërtoi një resort që tani
pret klientët dhe miqtë e tij - kohët e
fundit këtë vend e kanë vizituar edhe
themeluesit e "Google" - për më shumë
se 329 mijë dollarë në javë.

Aktorët pronarë
Me kalimin e viteve janë të shumtë
aktorët që kanë ndjekur shembullin e
Marlon Brandos (dhe kanë investuar
në këtë drejtim). Në vitin 2005, Mel Gibson
bleu ishullin Mago, në Fixhi, ku që
prej viteve '70 edhe sipërmarrësi
Malkon Forbes zotëron ishullin e
Laukalës. Në vitin 2006, magjistari
David Koperfild bleu për 50 milionë
dollarë një atol prej 11 ishujsh, Musha
Kej në Bahamas. Më pas aktori Nikolas
Kejxh, për të qenë i barabartë me të
tjerët, u bë pronar i Lif Kej, një ishull i
vogël në të njëjtin arkipelag. Xhoni Dip,
si një pirat i vërtetë, u kishte paraprirë
që në vitin 2005, duke blerë për 3 milionë
dollarë (gjithmonë në Bahamas)
35 hektarë të "Little Hall's Pond". I fundit
në kohë është Leonardo Di Kaprio,
që ka blerë 3,2 kilometra të Blekadorë
Kei, në Biliz, me qëllim që të ndërtojë
një hotel me pesë yje. Një lajm i "Ireland
Daily Mirror" thotë se këngëtari
Majkëll Xhekson është në bisedime për
blerjen e ishullit Inishkil në Irlandë. Por
ëndërrimtarët janë nga të gjitha tipet:
fillojnë që nga një kamerier gjerman, i
cili për 55 mijë euro ka bërë të tijin një
ishull në gjirin e Panamasë, deri te miliarderi
zviceran që ka emigruar në Zelandën
e Re për të studiuar florën dhe
faunën. Miliarderë japonezë, top modele
si Claudia Schiffer, tani janë edhe
shumë korporata amerikane dhe evropiane
në kërkim të resorteve të luksit
për të zhvilluar konferencat e tyre dhe
bisedat private ekskluzive. Duket se ai
që nuk e ka vënë re biznesin më të ri të
blerjes së ishujve është Mohamed
Nashid, presidenti i ri i Maldivës, i cili
së fundmi është shprehur se do të bëjë
të kundërtën, për t'i garantuar popullit
të tij një vend ku të shkojë kur niveli
i ujit të rritet.

* eL Mariachoo...!
Antar
Antar

Numri i postimeve : 14
PIKE : 36
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 07/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ishujt e vërtetë të VIP-ave

Mesazh nga Ti-n-a prej Thu Aug 19, 2010 11:29 am

thnx

Ti-n-a
Homie
Homie

Numri i postimeve : 373
PIKE : 449
Popullariteti Popullariteti : 9
Data e regjistrimit : 07/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ishujt e vërtetë të VIP-ave

Mesazh nga Linddii prej Sat Sep 11, 2010 11:26 pm

Ti-n-a shkruajti:thnx

Linddii
Master
Master

Numri i postimeve : 663
PIKE : 811
Popullariteti Popullariteti : 40
Data e regjistrimit : 16/08/2010
Vendbanimi : DeqaN

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ishujt e vërtetë të VIP-ave

Mesazh nga monclerfans prej Sat Nov 27, 2010 9:15 am

In the fashion era, more and more people trend to buy and collect chic and elegant collections. Here today in our online store, we can meet all your needs on clothing moncler sale. Just come to have a look at our high quality discount Moncler jackets. From here you can have various different selections, of course, at last you can choose the favorite jacket from classy moncler outlet for yourself or someone else.

monclerfans
Antar
Antar

Numri i postimeve : 3
PIKE : 3
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 27/11/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ishujt e vërtetë të VIP-ave

Mesazh nga Sponsored content Today at 7:43 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi