Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi)

Shko poshtë

Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi) Empty Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi)

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 2:13 pm

Një hekur i ndryshkur, nën shkelqimin mizor,

një llambë gjysmëndezur, një imazh, një dorë..




Asnjë lotë, asnjë pasion, zë apo dyshim!!..

një dashuri e përgënjeshtruar e ofruar si këmbim…




Dashuri, disfatë, zhgënjim, ndjesi e ndyrë,

ca vizatime t’imituara zhgaravitur nëpër fytyrë…

Dhembje e përgenjeshtruar, e zhytur në vask,

një fytyrë engjullore e m’veshur në mask..




Një drithërim e ngjeshur në trupin tim të dërmuar,

para meje silueta e hijës vrasëse e një shpirti të rrënuar.




Ajër i tendosur, asnjë psherëtim, e sipër kokës mijëra fjalë!!

një shkrepje boshe, sipër dhëmbjes, këtë heshtje varri ndal…




Gënjejë! Gënjej edhe para xhelatit tim, që fare nuk më dhemb,

që para syve t’mi të përlotur një dashuri don me u shemb!!..




Qeshëm! Qeshëm edhe këtë çast, patrembur, para imazhit të thyer,

duke kujtuar shkurtë, ca nga çastet e kësaj ”dashurie të përkryer ”…




Edhe njëherë guximi përball mposhtjes, për të s’di saten herë,

para syve t’mi, dy zgjidhje të vetme, ”Parajsë apo Ferr”!!!…




Të njohë! Nuk të njohë! Bardhë, zi apo edhe gri,

një medale ogurzezë ofruar nga një i ashtuquajtur “Njeri”…




Një sfid poshtëruese, testim mallkuar, apo edhe kurreshtje…

Një plumb i shkrepur, një vrasje makabër, në këtë heshtje..




Një shpirt i pajetë, qiell i ngrysur, e një trup mbuluar me t’zi,

një shpërthim dënesash, sipër maskës, edhe nga vrasësi i tij.




Nje poezi e imja e shkruar sot....


Mirepres kritikat


© Valentina Pantina
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi) Empty Re: Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi)

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 2:13 pm

"Rebelimi"....

Nëse në dhomën e errët të shpirtit tim do mund t’vëzhgoje,

çfarë pretendon se do mund të takoje?!!…

Një trup konfuz, stuhi zgjuar, e shpirt tërbuar!

një përbindësh të pa’mëshirë, nga ty krijuar!…


Cili xhind në shpirt më është futur dhe çfarë në perden e syve fshehë,

po të zhgënjejë o xhelat edhe sonte, nuk jam ajo që më njehë..


S’më njeh – s’kam as emër – një uragan i rilindur me tërë mend,

një furtunë e tërbuar, kufoma e vampirit tënd!…


Jam ankthi yt…

Po ankth jam!…


Flakë kudo. Dhomë boshe. Murreve skalitur fjalë gënjimi,

një hije e shëmtuar, përballë meje, shfajsim krimi…


Asfiksi e çuditshme, kolos me një kokë,

një shëmtirë nga pluhuri që ecën nëpër tokë..


Bërtas! Ulëras! Shaj! Mëkatoj! Nuk them dot as m’fal,

jam krijesë perendie dhe unë, kush je ti që m’shetë moral!..


Mbushur e tëra mllef, zemërim, tërbim

Po punë e madhe!!

frikë s’ndien shpirti im..

Të kamufluarve, të mjerëve, tmerrin u shtie

fama më poshtë s’më bie!!!

para teje një e rebeluar plotë mllef e përçmim.


Unë s’jam si ty, gatuar, nuk hesht sikur ata,

të shkruash “autoironi” nuk është ndonjë hata…


Një racë e zgjuar, sfidues i rremë, mjerisht në zhdukje

një komplot djallëzor e profet në dukje.


Puthmë, o djallë, puthmë, në sfilaten e fundit t’mallkimit

i dobëti fshehet pas ‘triumfit’, e i forti pas dështimit…


Po le të shqyhet shpirti, le t’vdes, e trupin ferri le t’ma ketë

më mirë të quhem dështuese, se njeri i trishtë pas hijes së vetë..





Kritikat jan te mireseardhura
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi) Empty Re: Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi)

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 2:13 pm

"Kallauz i shpirtit tim"

Jam lodhur!..Lodhur nga çdo qeliz e trupit tim, kudo mallkim,

shohë ca hije që më vijnë vërdall, trupgjykues, ndëshkim…


E rrethuar me botën, gjymtyruar, një trishtim që përpëlitet,

një shikim përvëlues, mall pashterur, lypës që para jush zvarritet..


Shpëto një dhimbje! Shpëto një jetë!!..


Zbehur jam dhe sot, veshur në dritë dielli, ethe trazuar

monument lavdie, lypës mëshire, lehtësisht tjetërsuar..


Sytë më digjen zjarr, e shpirti më është bërë pluhur e hi,

jam munduar qenësisht botës ti tregoj si është me qënë shembull “njeri”..


Jam çthurrur dhe sot, çdogjë përreth më është shëmtuar,

paditem para një gjykate t’mllefosur me shpirtin dërrmuar…


Kallauz i shpirtit tim….


Mirësevini o udhëtar! Hije të së kaluares! Dhimbje e pashëruar

mirësevini në dramën që me gjakun e ndyer e kam shkruar…


…A i keni parë gjurmët e dhimbjes së heshtur, e në hijën e saj duart e mia boshe?

…A i keni parë shtigjet e rrugës së tretur, e në hijen e saj gjakun përvëlues të një foshnje?


Cila është arsyeja e mëngjeseve të mia, gjakë andej e dhimbje këtej,

më lejoni të gënjejë, tjetër është çfarë themë e tjetër çfarë ndjejë!


Adagio një shpirti!!!


Mos më folni asgjë, apokalips shpirti, më lerni të paditem në këtë mënyrë,

le të digjem dhe unë, gënjeshtare e trilluar, me mijëra shenja nëpër fytyrë.


Ja ku jam o komedi jete, një shfrenuse e përdal në pellgun e shkatërimit,

një monedhë e pavlerë dhe mjerrisht karikaturë e njerëzimit…




Shpresoj te ju pelqej, dhe mirepres mendimet dhe kritikat e juaja....


Me shum shum respekt


© Valentina Pantina Aka Chaotic Nanny
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi) Empty Re: Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi)

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 2:14 pm

Shpresoj qe edhe kesaj rradhe nuk i kam zhgenjyer ata qe me lexojne Smile....

Edhe nje poezi e re....Edhe nje frymezim i ri......


Ja dhe një perandori e rreme, e errët, shumë e madhe,

e kam ndërtuar vetë…

copë pas cope që prej gurrëthemelit të parë…

Duke e mbillur mbi letrën e zhgryer,

duke i hedhur pika jete, mbi kujtim t’urryer,

duke valvitur flamurin si trofe zhgënjimi,

duke fshirë njollat me lotë në këtë rrugë mallkimi..


Kjo perandori e imja prej larg duket më mirë, fshehë shtrëngatën

ndërsa mua më ngushllojnë koka të kalbura që s’flen dot as natën…


Lermëni të prehem në humnerë, merimangat nuk do m’vënë as rrjetin,

duhet t’i gëlltis edhe ato kafshatë të lëna, dhe t’i bëjë ballë kafshimit me tjetrin…


U fiken qeshjet dhe gënjeshtrat e një teatri, skadoj çdo frymëmarrje e lejuar për të vdekur,

ku është më të vërtet fundi i kësaj dhimbjeje, sepse unë dhashë frymë me një të prekur..


Këtu midis kokash të vdekura, jam në shtëpi, një surat qeni më sillet vërdall,

ka mbetur vetëm një shërbëtor, vetëm një fantazmë, që përpëlitet me mall.


Në galerinë e gjërave të vjetra, edhe një tjetër peisazh, mask,

..”Zot dua të …..” Krenaria këmbëngulë… “Dua të të vras”…


Fsheh zhgënjimin me një cigare tjetër, thithë edhe një tymë më shumë,

jam rrënja, shkëmbi, klithma, klithma e fantazmës që ju thrasë jam unë!..

Vampirë, o kokë qenë….


Ushqemni me frutat e ferrit, sytë nuk më mbyllën edhe sot,

në këtë terr ferri as gjaku s’ka më ngjyrë,

shqiptomani emrin tim, nëse keni fytyrë…


Rebelimi im merr fill këtu; për vampirët jam nishan, djallin mund ta shpëtoj vetëm djalli,

është e lehtë ta fajësosh egërsirën; gojën e ujkut, barkun e qenit, ata që më fikën zjarrin tim në këtë dhimbje malli…


Jam mikeshë me fantazmën…Dyert e ferrit u hapen!! Jo veç për mua!!!


Dua t’i shohë, të gjithë ata kur të vijnë, duke depërtuar përmes flakës së ringjallur të ferrit,

zorr se do më njohin…kam jetuar gjatë në errësirë….duke ndërtuar fortesën time në pellgun e territ..


Tashmë i shoh – fytyra të ndyra, të vrazhda,

tanimë ata janë një hiç, masdje as hije

i përfytyrojë para trupes gjykuese, mbi padinë e një padrejtësie….


Dhashë diçka madhështore, hyjnore, ndava t’pastertën nga e ndyra,

nuk paska asgjë më të vështirë se të heqësh lëkurën me thonjë nga fytyra…


Dhe ti mund të thuash tani nuk meritova dashurin nga ty, se mbaheshe për skele,

kape këtë copë mishi prej gjysmë njeriu tani, që para këmbëve tua qëndron, dhe shkele…

©️Valentina Pantina -03 Qershor 2010



Mirepres cdo koment dhe kritike....


©️Valentina Pantina Aka Chaotic Nanny
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi) Empty Re: Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi)

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 2:14 pm

“Letrat e djegura”

I



Kam ndezur një zjarr, e lodhur

nga grushtat e pamëshirshme të

atyre letrave me mbishkrime vdekjeje…

Çfarë din ato që unë nuk di?!…

Grimcë pas grimce, mbështjellë

dhe shiqojë se si flakën në fundrinë..

Jam apo s’jam më delikate!!!

Dashuria, dashuria, eh po ja qe isha e lodhur;

nga ato kartona çimentoje, apo paketë qeni

mbaj tutje urrejtjen..

Nevrikosur, nën ngjyrën e pangjyrë,

dhe sytë e skuqura nën hijën e një llambe..
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi) Empty Re: Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi)

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 2:14 pm

II



Ky zjarrë mund të ndryshoj dhe botën, por është i pamëshirshëm:

Një psaqyrë reflektuar përball meje

një imazh jo fort i qëndrushëm..

Duartë drejtoj drejt flakës, por seç mu kujtua;

…-mos e prek!!!…

Dhe këtu vjen një fund shkrimi.

Lëvizë dhe përkulem, sytë shkelqim, dhe buzëqesh, buzëqeshem;

të paktën do ngrohë shpirtin këtë çast delikatë;

të paktën nuk do jem lidhur vetëm me fundrinë,

vetëm për vetëm me fantazmën…
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi) Empty Re: Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi)

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 2:14 pm

III



Megjithëse, shpërthejë pranë një shpirti t’kalbur,

dhe shohë tej përtej syve të djallit,

që merr fluturimin drejtë qiellit blu të ditës së djeshme;

fluturim, fluturimthi, por i vërbuar..

Vetëm ai nuk ka gjë për të thënë, por jo vetëm mua

stoikisht qëndron, derisa trupi i përpëlitet..

Një goditje, dy goditje, fundrinës sime,

dhe ja ku i kam prapë letrat, në dorën e nxirrë që marrin frymë si njeri,

e unë tifoze e tyre!!!!
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi) Empty Re: Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi)

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 2:14 pm

IV

Përulje para këmbëve te mia, flakërrethuar,

copa letrash përreth, shprishura,

një fole zogu t’vërbuar, tutje murrë shkruar..

Sytë e lodhura, nuk durojnë dot as një ngjyrë më…

Seç fillon një rrëmbesh shiu, dhe flokët shprishë

e zjarrin dot se ndal… Për çudi!!

Një flakë e lexuar mijëra herë, e përkrah saj një thirrje,

një ndarje e grabitur nga çasti, çast që nuk ndaloj dot

në sytë e një të vdekuri…

Dhe shprehja e një të mllefosuri, disfatë në vetëvete

ngjyroset tej përtej ajrit,

duke u treguar grimacave të reve, gjethëve, dhe ujit

çfarë është pavdekësia… Çfarë është Përjetësia!!!
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi) Empty Re: Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi)

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 2:14 pm

“Mes rrënojash”

Kam humbur mendjen, asnje fjalë nuk më del dot, asnjë lot,
zemra më është shëndruar në gurr;
më është mpirë shumë pas shpresës, pas ndrojtjes…
Shiqoj në errësirën e shpirtit tim, aty ku tani mbytëm;
një sy gjysmëshkelqyer, mbushur përplotë hidhërim;
nuk shohë dot as ujë, që të më freskoj këtë ndjesi t’zymtë;
Jeta ime ka rënë për tokë, sikur një gjethë peme;
O perëndi, më zgjo…Më zgjo nga ky tërbim…

Prekë atë, nuk lëvizë dot as pas grushtit të shenjëtruar;
Ky rreth vicioz seç më jep të rrënqethura, rënkim mbretëror;
Ja ku është e djeshmja, viti i kaluar---
servuar si një jastekë viktorian, për mbretëri të rënë;
Një dhomë boshe, rrjete marimangash, koleksione dashurish të paluara në një skajë;
trofe dështuese, beteja të humbura, varrur nëpër murre!...
Ç’imazh?!...

Një qënie zvarritëse, mikrob, trupëlëshuar endet
përgjatë trajektorës së dhomës së ngushtë;
plotë kujtime, plotë dështime, ngjanë në fletë letre boshe,
të zhgaravitur prej kohësh!!..
E vetmuar!.. Vetëm!... Si një embrion në një shishe;
Shtëpi vjetëruar, pa çati, rrafshuar;
dimension errësirash, dimensione përmbytjesh, hyrje falas;
dyer pikëlluese, dritare të thyera përtej zemërimi…
Hapën portat mes rrënojash, për ju mysafirë nderi!!

Mirësevini o zvarranikë!Portat e mbretërisë sime jan hapur,
Ejani, së bashku me etjet tua të egra, shqetësues shpirtërash;
Lutës t’zotit, në emër t’djallit, dekorime errësirash, etiketuar nëpër lëkurën tuaj t’brishtë;
Ejani dhe ushqeni shpirtin tuaj të etur me murret e rëna ndër kohësh;
me rrënojat e mia të tmershme, në dritë të errësirës;
nuk trazohem më dot!..
Hmm!!! Seç më vie nëpër timpanët e veshëve një zhurmë qoroditëse, papërmbajtur;
një zhurmë për ju o shpirtëra të mallkuar!! Zile për të vdekur..



Me shume respekt...

©Valentina Pantina
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi) Empty Re: Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi)

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 2:15 pm

“Metaforë trishtimi”

Për kë shkruaj? Mos më pyet o hije e zezë,

nuk shkruaj për zotësi, as për lule e as për vesë,

as për qiellin e kaltër, as për agimet e kaluara, e as për ty,

shkruaj për atë, që kaloi tërë jetën me trishtimin në sy…


Po shkruaj edhe për vrasësin, për atë që me symbyllur mëkatoj,

për atë që u vërvit mbi një zemër dhe vdekje shkakëtoj…


Për atë që u ngrit si një perandori revolte e botës i ra përmbi,

për atë që çmendurisht besojë në të përgënjeshtruarën UTOPI…


Po qeshëm mbi tragjedinë time….EXODUS


Më fal o perendi, o qiell i shtatë, o i plotëfuqishmi ZOT,

më dhëmb më shumë se dhëmbja, e nuk po mund t’i bëjë ballë dot..


Trishtim të shpirtit, e tregojnë çdo shkronjë e zhgaravitur.

ku pasqyron çdo grimcë atomi, të lodhur e të raskapitur…


Ku je o klithmë e imja që kurr nuk të pashë,

Ku je o mallkim i vitëve, qenësi e brishtë,

Ku je o krenari e llomitur në këtë botë të trishtë!!!…


Ç’është ajo shkëndi që shkelqen në sytë e ballit,

kush jam unë, o mëkatar, t’i bëjë ballë edhe djallit…


O dheu i rëndë, o klithmë që vjen nga qielli,

vazhdo t’i falësh këta mëkatarë,

që thyejnë çdo copë qenësore të tjetrit,

pa mëshirë, rrethuar me gjakun vrasatarë…
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi) Empty Re: Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi)

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 2:15 pm

“Për kë bien këmbanat”

Unë do vrasë dashurinë,
do vrasë dhe muzikën që menduam ishte e veqantë,
dhe na pushtonte, pa pushim…
Do vrasë vetën time, aty, ku gjunjëzova në puthjen tënde..
Do shtyej thikat mes përmes gishtrinjëve
që krijuan dy në një…
Do pastrojë duart tona që gjakë i ndyrë njollosë;
dhe do qëndroj dhe vëzhgojë ende në turpërimin e tyre!!
Do marr anijet e shtratit tonë,
dhe do i shfryejë, e do i lë të kotën nëpër detë;
Do asfiksohem në gjurmë,në këtë të ashtuquajturin shtet;
Do të ta mbushë gojën me premtimet e tua të kota,
dhe do shikojë ty se si i vjell të gjitha kur do të të gjykojë bota…

Tani unë jam vetëm, vetëm me të vdekurit,
duke u hedhur nga urat e gurit,
duke hedhur vetën sikur një letër shprishur në shportë!!..
Po fluturojë, sikur një trëndafilë i vetëm, rrëzuar përtokë,
duke lënë një lumë jete të vetmuar;
Dhe ende ndihem si asgjë,
edhepse fluturojë dhe hidhem;
brendësia ime është gurëzuar,
dhe fytyra ime është boshë si një mur…

Agjent gjumi,
agjent vdekjeje,
me kapsula nëpër shuplaka të duarve të mia çdo natë,
bëjë marrëveshje për një gjysëm udhëtimi nëpër shkallë zhgënjimi!
Jam mbretëreshë e kësaj gjendjeje!.
Jam eksperte në krijimin e këtij udhëtimi!..
Dhe tani më thonë që jam e varrur.
Tani më pyesin pse!
PSE!

Tani jam e huazuar…
Tani jam e mpirë…

Çfarë më ka kushtuar mua, nuk imagjinohet dot;
Psikologë, priftërinjë, të dashurish, fëmijë, burra, miqë e më shumë;
Një gjë e shtrenjtë ishte që ta mbaja, e në gjysmë’rrugë t’a humbisja!..
Dhe tani dëgjojë zërin trishtues brenda meje; Po Vdes
Mos e moho!

Si ka vdekur?
E quaj TË LIGË.
E thëmë me zë, ndërsa poezive tua u vie erë e keqe të vjellash!
Dhe nga larg seç dëgjohen këmbanat e melodis së vjetër,
një zhurmë e padurueshme, pa ndonjë orkestër!

Për kë bien këmbanat, o mikë, kush vdiq, i miri apo i keqi?!...
Vdiq një dashuri e përgënjeshtruar, o shokë, vdiq nga një fjalë DREQI.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi) Empty Re: Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi)

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 2:15 pm

“Disturbia Ime”

Koha më ikën! Kush jam! E rrethuar gjithnjë në errësirë;
Nëse murret e mendjes sime do të mund të flisnin…huhhh;
Nëse do mund të flisnin, nuk do kishin tjetër; vetëm legjenda të tmershme të asaj që jam unë; dhe
kush do duhej të isha në jetë!..
Marinuar jam në mendimet vdekjeprurëse të një asgjëjëje të pastër;
Shumë për t’u thënë, por prap asgjë nuk është thënë;
Çdoherë e frikësuar nga ai, ajo…ata… Paranojë ekstreme!!
E frikësuar nga vendet publike, shkallët që më rrëzojnë fizikishtë, emocionalisht dhe mentalisht…


Shqetësuar tej mase. Në mënyrën sesi mendimet janë manipuluar.. mendja e populluar me errësirë-…
Vdekja e manifestuar në formë të hijeve…- Jetë e dhënë pas errësirës së mendjes sime;
Zemra ime rrahë pakontrollueshëm, paranojë para meje; ndjehem sikur të isha e mbajtur peng nga murret që janë thelluar pafundësisht;
Ngulmuese obsesive!… Ç’rregullim!… Disturbi!..-Unë jam
e tepëruar, përsëritëse… vetëvrasëse, vrasëse…E çmendur si jam;
Lotët më jan medikamenti im… Dr.Ato protestojnë!!!…


Një sferë e kuqe, një e kaftë, e verdhë, portokalli dhe e kaltër… Ngjyra?!?..
Edhepse bota ime është e ZEZË -nuk ka bardhësi-
do duhej shëruar..
Por prapë…
Ato vetëm fshehin…administrojnë, mbajnë pezull-
nivelet toksike…për të qëtësuar stuhin mentale, papastërtitë emocionale!… Sjellin PANIK…
Vartësi kimikë – VARTËSI-
definuar… shumë apo pak e çdo substance që ndihmon trupin të punoj në mënyrën si duhet;
A është kjo përgjigja e juaj pse bota ime sillet jashtë kontrolli?!..
Mendoj se jo...sepse nuk jam-
normale, jo ti...apo je ti, dhe unë jam! ..
Shumë zemërim, shumë armiqësi, shumë- ZHURMË...ZHURMË...ZHURMË!!!



Imazhe groteske manifestojnë, që përcillen nga skaji i errët i mendjes sime;
Disturbi e përsëritur!…
Errësira është DRITA IME!…
Kjo është Disturbia ime…Kjo është jeta ime!!….
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi) Empty Re: Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi)

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 2:15 pm

“Tërbimi”

Njëmijë e një arsye kam që ty të të urrej,-
në këto netë pa shpirt, që qajnë për neve,
njëmijë e një arsye kam e unë kërkojë një që të të dua,
po edhe sikur engjull të jem, vetëm, në kolonën e mëkatit!!

Edhe sonte si shumë netë tjera mbështetem për murri,
përballem me hijën dhe zemrën e tij prej gurri!...
Gurr e shkëmb qëndrove para zemrës sime ndër duar,
ndoshta e doje urrejtjen time, si varfnjakë gjunjëzuar!...

Dhe ti më thoje që isha unë që hedhja dashurinë si pluhurë!
Dhe ti më thoje që doje vetëm shpirtin tim!

Dua të të mohoj, dua të të përzë,
dua të ti themë njëmijë fjalë, por nuk kam më zë!!.

Sa do doja ti qëndroja larg urrejtjes, por nuk më lë-
dot hija e zezë e jotja..
Vallë aq zemërlig mund të ishte një njeri si ty?

Nuk arrite dot të shihje zhgënjimin, në sytë e mi të përlotur,
Nuk arrite dot të shihje zemërimin në zemrën time të ndrojtur!...

Më thuaj se po gabohem, më thuaj se edhe ti më deshe,
mos me thuaj të lutem që qëllimisht në të zeza më veshe!...
Më thuaj që zemërimi im, u ka vënë vërbërin syve të mi,
sepse ti gjithnjë e dije, c’është e madhja dashuri…
Të rënda jan prangat, por zemra ime qan kur dëshirojë ti thyej,
e tëra që dua është liria e turpin e mallkuar ta shkyej!...

Jo, nuk është e tëra iluzion!.. Dicka e tillë nuk mund të ekzistoj.
në iluzione besojnë vetëm ata të lodhurit dhe të vjetëruarit!
Në cdo hije të jetës, gjejë dicka nga ty-
që më ngjyros horizontin e heshtjes me buzëqeshje zorri,
derisa tek deti i pendimit gjejë diku vetën time!...

Miqtë e mi më janë bërë të huaj,e unë jam rrethuar me armiq!!!
Tërbim!.. Tërbohem!.. Sikurse hija, jam dhe nuk jam!!!

Zemërimi po më vërbon,
jam lënë e tëra vetëm këtu,
lidhur me urretjen që më sillet vërdall…

Jam vjetëruar tani që të ngjesh këtë dhimbje dhe të luftojë si të tjerët-
më ngarkuan për mëshirë rolin modest të dashurisë!
Shënoj- një zot e di se për kë- historinë e dështimit-
lypset me qenë e saktë por nuk e di kur niset e vjen fundi..
Zot s’jam e denjë vetëm fjalën sa e themë!!

Po, jo!..Nuk dorëzohem!

Tani përmes venave të mia rrjedhë gjakë i ndryshëm,
ushëtijë e këndojë, mallkojë dhe falënderojë
dhe ecë me guxim, pa frikën e ndëshkimit!!
Ndjenja, vuatja, dëshprimi? Fjalë boshe! Kur mbi tokë nuk ka forcë -
që mbi shpirtin tim të ndalojë e stopoj,
kënaqësi me zorr, të ndjesh të gjithën, si një gurrë,
e unë para teje stoike pa shprehur dëshirën time të mallkuar, kurr!!


Mirepres cdo kritike dhe koment!...
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi) Empty Re: Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi)

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 2:16 pm

”Kaosi yt”

Unë para teje gjuajta edhe krenarin e fundit,
sikur të mos kisha asnjë pikë vlerë;-
Hoqa dorë së qenuri tokë, hoqa dorë së qenuri qiell,
vetëm e vetëm për të të qëndruar pranë,
qoftë edhe një çast t’mallkuar,
e tani më vie për të viell!!!...

Apo kujton që ajo që do vie pas,
do gjejë atë që mallkuar ishte në duart tua?
Nuk e besoj!!...
Më mirë të më digjesh, e të më futesh në një kornizë
dhe në murrin tënd të ngjyrosur zi ta varesh!...-
Korniza le të jet ngjyrosur bardhë,
e xhami le t’jet i tejdukshëm,
Që kur të pikoj lotë gjaku të mund t’më shohësh dhe ti!

O ti njeri i ligë;-
Të betohem!.. Të betohem me shpirtin tim të ç’rrënjësuar,
të betohem se do luftoi,
për të varrosur egon tënde të shtrenjtë, tëndën dhe jo timen!!...


Ku mbeti dhe shpirti im që mendoja se ishte imja!
Gjendje alarmante, dorëzuar, një qënie humane,
veshur si Çifute, grisur në themel!.
Gjithmonë pranë teje, për ty, ngrirë në padrejtësi,
Gjithkund isha unë, e asgjëkundi ishe ti!...

Në momentin e së vërtetës,
shërbëtore e vet’harruar,
ku sipas lojës tënde të ndyer,
gjithçka kishtë përfunduar!...

Kush dreqin e di se cdo te thotë dhe kjo;
Nuk e di, dhe më ndodhi mua.....
Dhe para dy syve të djallit, që ishin bërë kuq,
nuk mund të qëndronte padjegur askush!
Sikur të kish pasur dhe pak tru më shumë
betohem në të gjallë që botën do e kishte lënë pa gjumë!...

Ngushllime, o i ligë, ngushllime për humbjen tënde të madhe,
mendon se më ke përgjunjëzuar, shkatëruar, veçse u talle?!...
Fati sot,destinë i përhershëm do jet, s’ke as adresë e as të voglin vend,
jam Kaosi yt, të betohem në çdogjë të gjallë, do më mbash mend!...
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi) Empty Re: Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi)

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 2:16 pm

Errësirë

Hije të errëta enden nëpër errësirë,
e unë mbështetem pran murrit të shurdhër,
duke tentuar të fshehë dhimbjen përvëluese
duke u munduar të mos çmendem edhe sonte…

Gjaku më rrjedhë nga duart e thara,
gërvishtjet janë bërë nga grushtat e fryra,
djerrs t’shpërndara nëpër fytyrën time të ndezur
që mundohem ti fshehë në këtë hapsirë të ndaluar…

Mendimet për ty pushtojnë tërë qenien time,
pendimet ulëritëse tek ty janë hedhur,
me një të përshpëritur ndalen dhe dritat,
jeta ime prap është kthyer tek ti…

Qetësia ime e heshtur bërtet në mua,
çfarë ishte ajo që ai nuk pa tek unë?
Ndoshta dashuria ime nuk dha dritë t’mjaftueshme?
Apo ndoshta nuk ishte e mjaftueshme për ty..

Dhimbja ime përvëluese është tepër e vërtet,
sa qe nuk mund të filloj as ta shërojë..
Doja çdogjë nga kjo dashuri,
por ti grabite nga unë buzëqeshjen e lumtur…

Ti nuk ndjen këtë djegje të ndyrë,
meqë solle vendimin pa më parë në fytyrë.
E urrej këtë ferr që ai më ka vënë mua,
Por e di më të sigurt që këtë edhe ai e di...

Trupi im i kot është mpirë i tëri,
në këtë qetësi, kam filluar të shkalisë,
Thika prenë shumë thellë në mua,
mirësevjen o gjumë i pafund…
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi) Empty Re: Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi)

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 2:16 pm

“Tatuazh zhgënjimi”

Kjo natë më këtë qetësi të zhurmshme,
pasqyron shpirtin e stepur,
në një fiksim hijeje që mbështetur pran murrit qëndron!...
S’ndejej zë rreth meje, dicka më zë frymën,
sikur shpirti do të më dal, por diçka e ndalon….

Harrova se kush isha në këtë natë të pamëshirshme,
por harrova dhe se kush ishe ti deri atë natë!.
Bota ime sikur u shemb për një çast të vetëm,
derisa vuaja në qetësi…
Qetësia ime është tradhëti mbi mua,
e mbështjellur në tërë këtë dhimbje,
besoja vërtetë në dashuri të përjetshme, tej përtej dejëve, në gjakë
por siq duket edhe dhimbja më paska mashtruar, ngapakë…

Frikësohem nga mëdyshjet e mia,
nga ëndrrat sureale që më ngjallin ndjesin,
dhe rend për të kapur edhe atë copëz guximi
si shenjë lufte dhe sakrifikimi!!..

Tani gjejë vetën duke blerë kënaqësin,
me monedhat që më kan mbetur në xhep,
gjysmënjeri seç jam shëndruar, lakuriqsi në shpirt,
seç më prek kjo dhimbje, pa e ditur se kë jam duke e prit!..

Dëgjova një këngë dashurie tek varezat e haresës,
degjojë klithma njerëzish,
një shpirt kënaqet duke dhënë shpirt!...
Seç më vie një zë i trishtë,
duke përshpëritur;
Ende nuk kam aritur…Ende nuk kam aritur!...

Një ndjesi e panjohur që ecën pamëshirshëm,
merkosem, buzëqeshë dhe qaj!...
bubullimë dashurie mbi gjoksin e strapacuar,
uragan lotësh mbi ishullin e dhimbjes, haruar!..

Në këtë natë të trishtë, varfëri mbi lëmoshë,
një zë mallëngjyes më godet,
zë që vetëm unë njohë!...
Humba cdogjë!... më mbeti vetëm lëkura…nuk kam më as kohë! …


Ti je dashuria dhe urrejtja ime!...
Ti je lumturia dhe shkatërrimi im!...
Ti je cdogjë dhe hiç’gjëja ime!...
Ti je mik dhe armiku im!...

Qindra betime të bëra për një moment u zhduken,
më ka mbetur vetëm skeleti në trupin tim,
por edhe ky skeleton prej njeriu, në mesnatën e kësaj nate
sikur më zgënjen, mbi njëmijë e njëqind mëkate!...

Mos e zgjo dhimbjen o qiell i shtatë!!..
Mos dëno këtë shpirt trazuar, edhe këtë natë!..

Nuk jan bërë llogarit siq duhet,
dicka ka ngelur në injorim,
një detaj i vogël i anashkaluar,
lanë pasoja në shpirtin tënd, në shpirtin tim!...

Asnjëherë nuk do ta kuptosh se cfarë ke humb,
vallëzon rreth përeth zjarrit që ndeza unë,
dhe unë e fyer e poshtëruar sorollatem pas hijes sate,
dhe si idiote i fryjë hirit të zjarrit që më thrret psikopate!...

Matem të flas e para, por fjala ne fytë më ngec,
në buzë më rri heshtja, as këmba nuk më ec!...
Ti kërkon t’më vrasesh cdo kujtim që kishim të dy,
nuk të godasin dot as lotët që si rrëbesh bien nga sytë..

Takim me një shpirt të vrarë,
në një moment kritikë të asgjësimit,
një tatuazh zhgënjimi, vendos, vizatoj n’shpirt
seç më la një vragë t’rrënjosur, pa presje e pa pikë!..

Shpirti vajtueshem valvitet nga parajsa në ferr,
dalëngadal errësira nis rëndon mbi ajrin, çdokund bëhet terr!...

Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi) Empty Re: Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi)

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 2:16 pm

“Unë, kryqi yt”


Edhe njëherë zemra po më thehet,
ashtu siç ndodhi shumë vite më parë,
torturojë vetëvetën, diku në paqë dua të prehem
se vuajtet e dikurshme prap po më kthehen,
plagët e dikurshme sërisht po më trazohen,
nuk kam më as forcë, që sërisht të shërohem..

Më fal o jetë që në mes t’rrugës rrëzohem….dorëzohem!..

A e din sa lotë në faqe jan derdhur së shkretës,
a e din sa mallkimin ia kam bërë vetëvetës!.
Plaga ime mbeti, e me të edhe boshllëku sa një detë,
athua të dhemb ndopakë, apo e ke shumë më të lehtë!...

Tani sikur e shohë para meje atë natë, dhe ty,
forcë s’kam që ta kujtoj më,
ti ishe shumë larg, shumë larg!...
Dy pika lotë seç më tradhëtuan, më ikën,
u tretën në heshtjen tënde, në çast delikat..

Derën tënde mbyll nga prapa pa parë.
shkallët e pallatit për herë të fundit zbres,
mendoja dhe vetja më dukej goxha e marr,
mëkatë isha për ty, isha dhe do mbes!...

Une, kryqi yt, do behem konop i shenjtë,
blasfemisht do mallkosh çdo sekond jete!
Ndonjehere me kap agonia dhe njomë shpirtin tim te vdekur,
kam etje...kam etje...

Ështe faji yt....në kryqin tënd unë isha një viktimiste,
është faji i atyre… në kryqin e tyre dashuri ekstremiste..
Është fati im… në dashuri, mallkim e zhgënjim,
unë, kryqi yt, do mbetet testamenti im!
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi) Empty Re: Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi)

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 2:17 pm

“Vargje të trishta”


Vargje të trishta murrosur nga duart e tua të ndyra,
silueta të frikshme paraqitur me njëmijë e një fytyra..

Më hedhë tutje, si një histori të vrazhdë, tek përroi,
tragjedi e rrallë maskuar, si lavdia e një heroi….

E lodhur absorboj edhe rrezën më të vogël të diellit,
me yje mas dështimet e mia, nën dëshmin e qiellit..

A po gjysëmbuzëqesh akoma, mu ashtu siç bëje më parë,
kur shihje gëlltitjet e mia, dhe vrapoja pas teje si e marr!!...

Për qudi,
tani jam shëndruar si ti!...

Do vëja bast dhe jetën time, edhe atëherë kur jam në gjumë,
në fund të fundit s’kam se çfarë të humb më shumë!!...

Do e shisja edhe shpirtin tim, që tani edhe gjëmon,
ngase nuk ja vlenë dot mbishkrimi “dashuruar në një demon”..

Pshërtima marrimangash rrjetëzuar nëpër murr,
e sytë e mia rrjetëzuar me tërbimin, që më parë nuk e kisha kurr!...

Nuk mund të ndalem dot, numrojë vragtë, endem,
Pikë! Pikë! Shi! Lotë! Më bëjnë të çmendem!!...

Ti më përmbyse shpirtin tim, dhe dhëmbje kam ende,
por edhe unë do shikoj një ditë, me qeshje, agonin tënde!...
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi) Empty Re: Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi)

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 2:17 pm

“Mos kërkoni zemrën time”

Oh errërat e lehta që valviteni qiejve mbuluar me dritë hëne,
mos vallë dhe sonte dëgjuat gjëmimet e mia të thella?

Poshtë, rrënjosur, mu aty ku as toka pluhur s’mban,
mos vallë nuk kuptohen dot dyshimet dhe frikërat e mia?
Lumenjë shëndritur, valë shuese, zëra të çjerra,
mos vallë dhe ju nuk dëgjoni britmat e mia të mjerra?!...

Gjurmë livadhesh, prekur nga një vesë, kulluar,
mos vallë nuk shihni zemrën time të coptuar?
Nën mijëra yjesh vezulluese, nën mijëra mëkate t’fshehura,
mos vallë nuk i ndjeni dot dhe ju plagët e mia të dehura!!...

Mos kërkoni zemrën time t’trishtuar, diku është fshehur,
mos u mundoni më kot se nën gurin qalaman është prehur!!..

Është shpërndar si pluhur në qiellin mbuluar me dritë hëne,
shoqëruar nga dënesat e përzemërta në prehërin e një nëne..
Po ecën dhe zbehet nën shiun e lehtë kjo e mjerra stuhi,
Simbol i dhimbjes sime, e vdekura dashuri…

Është varrosur nën livadhin e pashkelur më parë,
bashkur me të gjitha dhëmbjet e saj.
Është humbur mes yjesh të kësaj nate të qetë,
shumë larg për të lehtësuar plagtë nga humbjet në këtë jetë.

Asnjë erë e lehtë, të mos kërkojë zemrën time, dashuri urryer,
Sepse thënë edhe më thjeshtë…. Ajo tani është shqyer …
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi) Empty Re: Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi)

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 2:17 pm

-Argumentum ex silentio-

Sikur tiranë mbledhur me lotë,
dridhem si varr dhe këndojë si statuj-
Ndjehem boshe si një oqean,
e sytë e mi të verbër klithin në heshtje…

Injorohem, pa u vënë re, zë heshtur dëgjuar rrallë,
fjalë shkartisur, zë çjerrur, ngjitur në njëmijë e njëqind shkallë.

Kjo jehonë e përjetshme do të jetë njohur,
qetësi grithur në fletat e kohës, mallit
shpartalluar e thyer si pjatë qelqi,
do ngrijë brenda murreve të zjarrit.

Errësira tani jehon edhe në dritën e diellit,
e hijet shëndrohen në fantazma,
e gjitha që ka ndriçuar është uritur, gryer,
imagjinoj tani pandërgjegjshëm, me zemër të thyer!..

E tërë forca ime thithur si dejë vakumi
zhytem në thellësi të dhimbjes pafund, shkretë,
të panjohurit e shtirur shkelin mbi trupin tim
pretendoj që të fle edhe sonte mbi një ëndërr të pajetë!..

Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi) Empty Re: Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi)

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 2:17 pm

-Rënie mesnate-

Zgjohem në mesnatë…
Një fjalë...Një fytyrë….Një zë!....

Përqafoj dhimbjen time, me krahët e mi të thyer…Gjysma e një ëndrre ende.
Gjysma!. E gjysma tjetër zbehur nën kujtime…

Ndrydhë sytë e mi me kapakët e tyre. Edhe vetë jam ndrydhur nga to.
Nuk kam frymë. Plas, dhe jam e zhgënjyer. Vetëm e zhgënjyer.
Me forcë. Thellë në këtë natë.
Ti je një violinë që luan diku.
Dhe ti je disa instrumente, që luajnë të njëjtën melodi, përnjëherësh. Kush je ti?!..

Sa kushton fjala “të dua”?!... Një zhgënjim?! Një dështim?! Apo një vrasje makabër?!
Nuk shohë më dot as yje. Ku vete dhe ky qiell?!... Apokalips ofruar në dorë të njomë!..
Me forcë. Thellë në këtë natë.
Ti je një xhelatë ofruar si shkëmbim dashurie…
Ti je një hije, disa dashuri që përgënjeshtrojnë këtë shpirt trazuar… Ku do përfundosh?.

Të kam dashur, o maskara!.

Rrugët s’kan të ndalur. Lulet janë gri e pemët e zhveshura. ose ashtu i shohë unë.
Tërë vitin, jam zhgënjyer ngadalë.
Kripë në ajër, në ajër deti t’njelmët. Mbytëm, plogështohem dhe vdes.
Tëtë vitin , treqind e gjashtëdhjetë e pesë ditë, mi ke vrarë në një çast!.

Ti je gurr, dhe gurr në rrugë. I rrafshtë, argjilor dhe i mprehtë.
Ti je një numër guriçkash, të shpërndara rastësisht, me gjithë mendimet tua.
Si të mendoj si ti?!

Qetësisht dhe varur, dhëmbët e mi, buza ime. Qetësisht digjen, ndër ethe.
Unë kurr nuk të kam harruar. Unë ende po shkruaj për ty.
Une ende po mendoj për ty. Unë ende po të kujtoj.
Si të bëhem si ti?

Me forcë. Muskujt në krahun tim.
Ti je i vërtetë. Arterial, pulmonal dhe neurologjik.
Dhe prania jote, me poret e tua.
Si të gjakoj si ti, të djerrsijë, dhe të qaj në pafundësi. Si të jem ti?

Si të ndaloj këtë dëshprim, gishtat e kthetrave të mi?!.
Ngjitur, lagësht me frikë. Zgjohem. Thellë në natë.
Ti je mizor, bisha të shoqëruara, të shkruara për mua në një letër.
Si të më presh mua?!. Si të më lëshë me dhëmbje, ëndrra?!..
Duke u zgjuar e mjerë dhe e zhgënjyer.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi) Empty Re: Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi)

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 2:17 pm

-Zemër paraziti-

Kam pushuar së ekzistuari.
Të pavërtetat rrëmujë të së kaluares-
ndeshen me gënjeshtrat e së ardhmës.
Mendimet e mia gjymtyrohen derisa një imazh në kokën time zbehet,
dhe kujtimet e mia nuk janë më të miat;
Një mashtrim i çuditëshëm, një histori e trilluar-
imagjinatë e dikujt tjetër..
Mendimet e mia personale as që nuk më përkasin mua më;
Nuk kam asgjë që fletë në zemrën time, në shpirtin tim,-
në kuptimin e vetës.

Jam kafkull.

Një kafkull e trishtuar, dëshpruar e boshe-
e shpirtit të një njeriu.

Jam shëndruar në asgjë më shumë se asgjëja vetë.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi) Empty Re: Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi)

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 2:18 pm

-E Pathyeshme-

Një botë mizore mirëpret të sapolindurit,
“Mirë se të vini në tokë, këtu është dhimbja juaj’
‘shpresoj të ju pëlqej qëndrimi juaj këtu’.
Dhe shoqëria është rotë ruleti që rezulton për të mirë,-
shkelmuar në një skajë.
E tëra është vetëm lojë dreqi, një listë e zezë shkruar,
dhe unë do të duhej t’i vëja që të gjitha në letër të bardhë.
Unë jam rrahur dhe thyer shumëherë për t’u numëruar;
Torturuar dhe tallur.
Në një botë që nuk arrita kurr ta kuptoj;
kjo frikë dhe dëshprim po më vretë,
por ju nuk dëshironi të shihni dobësitë e mia,
për ju unë gjithmon do jem e PATHYESHME..


(kurr mos i lejoni të ju shohin që po rridhni gjakë)
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi) Empty Re: Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi)

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 2:18 pm

-Më pëlqen sesi gënjen-

Futur në demon, maskaradë jashtë njeriu.
Mallkuar për t’u burgosur në gënjeshtrat tua.
Deklaratat derdhen,
fjalët tua rrjetë, e ti marimangë;
djali i mbarë brenda teje,
që mundohesh aq shumë me shmang.

Kë mundohesh t’a impresionosh?
Pse nuk e pranon që qëllimi yt i vetëm është të shkatërosh!.
Pastro këtë rrëmujë.
Më pëlqen sesi gënjen, më shumë se çdogjë tjetër;
Djalë prej engjulli në pamje,
e bishë prej njeriu në t’vërtetë, turp i skalitur në sedër!.

Ti më ngrite mua, vetëm për të më rrëzuar;
Në rënien time përdhe, do gjykohesh, o i mallkuar!
Por tani, kjo është pika e fundit që mbush kupën.
Për të gjitha gënjeshtrat që shpëtuan nga nofulla jote;
Ato më treguan kush ishe vërtet;
Pamarr parasysh, në tokë apo qiell,
nuk do marresh kur hallallin tim, sa t’jet jeta jetë.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi) Empty Re: Ruleti i dashurisë - krijimtaria ime (Nanushi)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi