Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Pallati X

Faqja 9 e 10 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 1:35 pm

S`DUA TE ME LAJKATOJNE

Sdi c`te bej me poezine
Them mos `merrem` me me te
Nuk ma hoqi dot merzine
Me dha shum`si dhash`asgje

Te gjith`i kam respektuar
Nga femija gjer te plaku
Por te gjith`jan`tjetersuar
Vall`kaq shpejt na u ndrrua gjaku

S`jam poet shum`mir`e di
Edhe s`dua te ma thon`
Por ne shpirt kam dashuri
Sa gjith`globin e mbulon

S`jam poet prap mir`e di
Vec nje ze qe kam....e flas
Ne kam dash pak ndershmeri
Shoh te mirat qe vin`pas

Kam shkruar te me `lexojne`
Kaq...edhe asgje tjeter
S`dua te me lajkatojne
As te rinjt`as miqt` e vjeter

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 1:36 pm

Dite dashurie

Dje degjove per puthje te nxehta
Po dje edhe per puthje te ftohta
Diku tjeter per puthje te fshehta
Pak me tutje per puthje te kota

Une per vete nuk e provova
Nuk mora e dhash`ndonje te puthur
Eh ne c`dite te keqe qellova
Por gjithsesi ishte dit`e bukur

Dje degjova per puthje te nxehta
Vetem kjo ishte e verteta

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 1:36 pm

S`JEMI VRARE EDHE PRERE

Si s`me erdhe vec nje here
Nje kafe te pinim te dy
Po s`jemi vrar`e s`jemi prere
Vec kemi ber`dashuri

Ne me ike s`te kthej dot
Te vish perseri
Se keshtu qenka kjo bot`
Dhe me tradheti

Ne ke ikur me nje tjeter
S`dua te ma thuash
Dashuri kjo keng`e vjeter
Te ben dhe te vuash

Si nuk me erdhe nje here
Qoft`dhe per nje fjal`
Qe ma the me mijra here
Dhe un` do te te fal

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 1:36 pm

Ti s’më do? S’të dhimbsem sado pakëz?
Nuk ta mbushkam syrin, apo si?
Prapseprap ti ndizesh e merr flakë,
Tek shtrëngohesh supeve të mi.

Mike, epsh e tëra, lajka s’dua,
As i vrazhdët nuk të sillem dot,
Veç më thuaj: sa kështu si mua,
Ke puthur e shtrënguar gjer sot?

Unë e di, të gjithë hije u bënë
Dhe s’ta shuan zjarrin pa mbarim.
Prehër pa ulur ti s’ke lënë,
Siç po rri tani në prehërin tim.

Nëse këto çaste ndonjë tjetër
Ti sjell ndër mend, syçkat tek pulit,
Mos pandeh se po mërzitem tepër.
Tjetërkënd dhe unë kam në shpirt.

S’është fat kjo lidhje mendjelehtë,
Po një flakë çasti veç, ta dish:
Siç të njoha rastësisht, i qetë,
“Mirëmbetsh” do të të them sërish.

Edhe ti do marrësh udhën tënde,
Do bësh pluhur ditët plot mërzi;
Veçse mos lakmo t’i marrësh mendjen
Kujt ka njohur puthje e dashuri.

Krah për krah me ndonjë tjetër djalë,
Udhës kur të shkosh ti, ku ta dish,
Mbase edhe unë do të kem dalë
Për shëtitje, e shihemi sërish.

Ti më fort pas tjetrit do të ngjitesh
Dhe me kryet ulur, ftohtësisht,
“Mirëmbrëma!” do më pëshpëritësh,
Kurse unë: “Mirëmbrëma miss!”

Dhe asgjë nuk do më turbullojë,
S’do më dridhet shpirti për asgjë:
Kush ka dashur, s’mund të dashurojë;
Kush u dogj një herë, s’digjet më.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 1:36 pm

M`I MORE ENDRRAT NE CDO NATE

Me shum`se veten te besova ty
Gati gati verberisht
Oh ne c`kurth me fute dashuri
Ne c`lak me kape pabesisht

Si mos te t`besoja kur me prisje
Dhe nje minut`ma quaje vones`
Si mos te t`besoja kur me flisje
Kjo dashuri nuk duhet te vdes

Si mos te t`besoja kur me puthje
Plot e afsh e zjarr si ne rini
Oh dashuri ne c`kurth me fute
Ne c`lak me kape dashuri

Oh sa shume qe te besova
M`i more endrrat ne cdo nat`
M`i vodhe kenget qe t`kendova
Dhe sdi kjo dhimbje sa do zgjat

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 1:37 pm

CFARE TE ZEMEROJ?!

Dale moj dale te shkreten
Cesht`keshtu me ty
Thuam nje her`te verteten
Dhe shihme ne sy

Cfar`te bera dhe te thash`
Cfar`te zemeroj
Dale moj pak me avash
Qe dhe ta kuptoj

Un`te fala shpirtin tim
Pse hunden perpjete
Ca dit`me hiqesh viktim
Viktima jam vete

Un`te fala dashuri
Ti vec lajka shume
Dhe ashtu sic beje ti
Duhej t`ikja une

Por nuk ika un`qendrova
Ndenja por....dhe e pesova

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 1:37 pm

NUK E DI

Nuk e di pse të kujtoj
Nuk e di a mall un' kam
Nuk e di pse të kërkoj
Kur tash nuk e di kush jam

Nuk e di se për çdo dit'
Nuk e di se për çdo nat'
Lut e fal un' perëndit'
Lut e fal prap fillikat

Nuk e di pse kam jetuar
Nuk e di përse jetoj
Sdi perse të kam kënduar
Sdi edhe përse lotoj

Nuk e di se ku ke shkuar
S'të takoj më çdo mëngjes
Veç një gjë se kam harruar
Të kam dash dhe prap të pres

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 1:37 pm

NEVE LE TË NA I KALOJNË

Nuk di se çfar' thon' të rinjtë
Sdi çfar' thon' me njëri tjetrin
Kur më lexojn' poezitë
Çfar' mendojn' për ne të 'vjetrit'

Dua librat të m'i 'blejnë'
Por dua edhe t'i lexojnë
Sepse dua që tu vlejnë
Sepse dua të mësojnë

Që të bëhen më të mirë
Edhe më të mir' se ne
Për këtë un' kam dëshirë
Sa të rroj mbi këtë dhe

Ndaj dhe dua të lexojnë
Në mos mua ...plot të tjerë
Neve në na i kalojnë
Do të ken' më shumë vlerë

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 1:37 pm

EDHE PSE NË VARFËRI

Vitet ikën....i jetuam
Dhe tash jemi me fëmi
Dashurisë i kënduam
Edhe pse në varfëri

Edhe puthnim përqafonim
Pakëz fshehur...ashtu ishte
Duart pak kur i takonim
Ç'drithërim në shpirt që kishte

Dashurisë i kënduam
Si të çmëndur e të tërë
Edhe pas saj u harruam
Po gabim nuk kemi bërë

Vitet ikën....kur jetuam
Në çdo hap gjeje njeri
Dhe në dashuri s'gabuam
Edhe pse në varfëri

Ndërsa sot ju them një gjë
Tjetër varfëri shoh sot
Jo se s'ka dashuri më
Por si jona jo në bot'

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 1:38 pm

NDAJ ÇDO MBRËMJE RRI MENDOJ

Mbrëmë s'doja të mendoja
Thash' të fle një her' i qet?
Pak muzik' veç të dëgjoja
Si gjithkush ne qef të vet

Këng' e dytë sapo niste
Nj'zile n'telefon më ra
Zëri për matan' më fliste
A e pe fiksin çfar' dha?|

Gati ish në të kënduar
Ndoshta pinte kush e di
Politik' ç'na ke punuar
Si mund të jetojm' pa ty!

Telefonin n'çast e fika
Disa gjëra si kuptoj
Ndaj më ka zën' dhe pak frika
Ndaj çdo mbrëmje rri mendoj

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 1:38 pm

QYTETIT TIM

Ky qytet oh sa i vogël ky qytet
Dhe gjith' të tjerat të vogla janë
Të gjith' të njohin askush s'të flet
Në se nuk njihesh me paranë

Ky qytet oh sa i vogël ky qytet
Ka humbur shum' në syt e mi
Dua ta zgjoj ti jap dhe jet'
Se e kam dashur si fëmi

Ky qytet oh sa i vogël ky qytet
Me thashetheme fle e zgjohet
Dua një her' ta bëj të hesht
Pastaj le të më zemërohet

Ky qytet sa i vogël ky qytet
Frymën ma merr gati n'çdo hap
Më vjen nganjher' ta mbyt në det
Po sdi se si më dhimbset prap'

Sepse kalova fëmijërinë
Atë që dashuroj dhe sot
Ja fal t'gjitha dhe rininë
Por zemrën kurr' s'ma mbushi dot

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 1:38 pm

ndryshim vëndiFLUTURIMIN NDALA

Jo nuk do mendoj më për ty
Vet më bëre të të harroj
Jo se kam tjetër dhe kushedi
Po prap mundohem të fluturoj

Tani nuk kam koh' për fluturime
Jo se më ndalove ti
Por ti do mbetesh dashuria ime
Dhe pse m'harrove dashuri

Tani në shpirt nuk kam asgjë
As vënd për tjetër s'kam
Ndaj s'mund të fluturoj më
Se dua të mbetem ky që jam

Tani nuk do mendoj më për ty
Ësht' e fundit poezi që shkruaj
Fluturimin ndala përgjithnji
Sepse nuk dua më të vuaj

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 1:38 pm

PËR NJË FJALË

Oh sa keq kur një mik të humbet
Për një fjal' e thënë pa qëllim
E në interpretimin më të keq
Shkon deri në zemërim

Pse o njeri u " sëmure "
Një fjal' ësht' një fjal' edhe aq
Pse o njeri dorën në " kobure "
A thua vërtet të kënaq

Përse inatin nuk e lë për nesër
Lëre të bjer' mos bëhesh pishman
Lëre inatin të mbetet i vetëm
Inat pas inati me mikun të ndan

Oh sa keq kur një mik humbet
Dhe nuk e kupton përse
Dhe ndjehesh ndjehesh keq vërtet
Për një fjal'..... ma the s'ma the

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 1:38 pm

BORËS

Gjith' të tjerët të gëzohen
Mua sdi pse më trishton
Ca mendime seç më zgjohen
Mëndja sdi për ku m'vrapon

Mos ma quaj se s'të dua
Sepse nuk ësht' e vërtet'
Por kur re më vrave mua
Kur mendoja se jam "mbret"

Ajo m'iku kur ti re
U "dashurua" me ty
Thuaj pra që faj nuk ke
Mbushma mëndjen ti tani

Ndaj të kam marr' pak inat
Për atë që me ke bërë
Hë pra sillma veç një nat'
Edhe bjer' një vit të tërë

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 1:39 pm

MALLI

E për kë nuk kemi mall
Për të gjith' që na mungojn'
Her' të heshtur her' me fjal'
Shpirtrat tanë i kërkojn'

Her' një lot dhe na rrëshket
Kur një tuf' lule u çojm'
Malli rritet sa një det
Dhe me shpirt prap i kërkojm'

Edhe pse e dim' që s'kthehen
Po për një çast dhe dyshojm'
Për një çast shpirtrat "gënjehen"
Hedhim syt prap i kërkojm'

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 1:39 pm

KTHEHU ME DALLËNDYSHET

Ja shkriu edhe dëbora
Iku porsi dhe ti
Në dor' kitarën mora
Të t'këndoj një "elegji"

Dhe notat më trishtojnë
Një lot në syt e mi
Dhe gishtat më tradhtojnë
S'munden për elegji

Dhe bora iku tutje
Ashtu porsi dhe ti
Në shpirt shkruar kam lutje
Kthehu në ke perëndi

Pse s'gjete tjetër stinë
Pse dimrin zgjodhe ti
Kur dallëndyshet vinë
Kthehu kthehu dhe ti

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 1:39 pm

MË THUAJ....PRIT

Tani nuk di për çfar’ t’këndoj
Nuk di se ç’varg të them për ty
Se pa kënduar s’mund t’jetoj
Por dhe pa shkruar s’mund të rri

Se kënget s’di ku m’i ke shpën’
Dhe vargjet shpirtin m’i ke marr’
Tash të gjitha gjethet kan’ rën’
Tash s’çelin lulet në behar

Eja që prap të çelin lulet
Gjethet mos rrin’ mbi trotuar
Mbi pemë prap një zog të ulet
Dhe shpirtin mbushma si më par’

Ishte ky dimër mbi të tjerë
Të ftoht’ e ngrica dhe në shpirt
Po eja sillmë pak pranverë
Në një mesazh më thuaj “PRIT”

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 1:39 pm

DHE ËNDRRAT VDESIN DALNGADAL’


Kam mbetur vetëm në shëtitje
Në mbrëmjet e qytetit ton’
Kaluan oh sa shumë vite
Që ajo më s’më shoqëron

E vazhdoj eci i menduar
Në një vetmi si çmënduri
Si vall’ kështu i dashuruar
Si vall’ kështu pa dashuri

Ndaj kur vjen mbrëmja në qytet
S’di ku të shkoj të them një fjal’
Ajo s’më sheh e më s’më flet
Dhe ëndrrat vdesin dalngadal’

Kam mbetur vetëm në shëtitje
Askush më nuk ma heq mërzin’
Një shekull plot zgjati kjo pritje
Në shoqëri kam veç vetmin’

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 1:39 pm

PRINDËRVE TË MI

Mu kujtuat përsëri
Ashtu si gjithmon'
O të mir' e të urtët e mi
Kjo zemër s'ju harron

Dhe ju mbaj në zemrën time
Ashtu si më par'
Se më jepnit shum' gëzime
Më sillnit behar'

Se më zbutnit ju çdo hall
Çdo breng' a mërzi
Ndaj për ju e kam një mall
O të mirët e mi

Mu kujtuat përsëri
Ndryshe s'mund të jet'
Për ju mbaj një dashuri
Sa për mijra vjet

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 1:40 pm

NJË DHE NJË NUK BËJNË DY


Një dhe një na bëjnë dy
Thotë....aritmetika
Por besoj gjithkush e di
Ç’na thot’ politika

Aty për njëshin nuk flitet
Rrallë shumë rrall’
Në miliona përsëritet
Euro dollar’

Një dhe një bëjn’ sa të duan
E din’ ata lart
Po the dy në mulli s’bluan
Ta kesh shum’ të qart’

Një dhe një nuk bëjnë dy
Po e thot’ praktika
Oh sa turp oh ç’marrëzi
.....Më ka zën’ pak frika

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 1:40 pm

PRANVERËN SI SE KE NDJERË


Të pashë në ëndërr një nat’
Kur një tjetër ti puthje plot zjarr
Dhe në ëndërr dhimbjen ma zgjat
Dhe në ëndërr më hap prap një varr

Tash zogjtë të gjith’ cicërojnë
Si vall’ ti pranverën se ndjen
Si i le ti vitet të kalojnë
Dhe veç në ëndrra më vjen

Se kuptova kurr’ ikjen tënde
Mirëupafshim më the atë nat’
Nuk e di se ç’pate në mëndje
Dhe si zogjt’ more një rrug’ të gjat’

Mos më eja në ëndrra asnjëherë
Të puthësh një tjetër plot zjarr
Pranverën moj si se ke ndjerë
Dhe vargun tim djaloshar

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 1:40 pm

MË THONI Ç’TË DONI


Të paktën mos më quani budalla
Pse gjith’ jetën ndoqa ndershmërinë
Ju që më shtyt’ pse s’kam para
Ju që më shtyt’ pse s’kam as makinë

Por kam një zë që prap e flas
Se s’kam në shpirt pak qetësi
Se s’dua mbi kok’ një matrapaz
Dhe shokun e dua kur është njeri

Nuk dua që grat’ të shkojnë me të tjerë
Me ca kurvarë me xhepa plot
Dua që mikun mik ta kem përherë
Dua që shtetin tim ta kem zot

Nuk dua policin ta vrasin
As mjekun që xhepat i mbush
Dua të gjith’ si un’ të flasin
Edhe pse nuk i përfill askush

Nuk dua luftra dhe gjak
Po si mund të vritet një fëmi
Kjo bot’ moderne në vlen kaq pak
Vlen se ka me mijëra ushtri

Dua që jeta të jet’ jetë
Dhe jo veç për mua ësht’ gjithçka
Dua fëmijët të jen’ të qetë
Pastaj më thoni je budalla

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 1:45 pm

KJO BOTË E LIGË

S’gjej derman çmimet po ngrihen
Vrapoj po nuk i zë dot
Fshatrat digjen kurvat krihen
Ja kështu ka ka ca mot

Se kjo bot’ e lig’ e ligë
Tash dhe ëndrra s’na la më
Politika kjo kurvë shtrigë
Po na ndan e bashk’ s’na lë

Se kjo bot’ kaq e pacipë
Gjith’ pasionet na ka vrarë
Njëri tjetrit kush tja hipë
Brek’ e pantallona çarë

Dhe tallen me varfërinë
Kush e kush më shum’ të nduk’
Ne që kemi veç shtëpinë
Kush nuk ka u japim buk’

Ata jooooo u dridhet dora
Nuk lëshojn’ dot asnjë lek
Deri dje kokën me morra
Sot jan’ fryr’ e bër’ kacek

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 1:46 pm

MOS MË SHANI


Ah në mbrëmje kur dua të fle
Të pushoj të pushoj një çast
Ti më vjen pran' e nuk më le
Edhe pse kilometra je larg

Po ç’të bëj ja më thuaj ti
Ç’të bëj të vdes apo të rroj
Lerm’ veç një nat’ në qetësi
E në se s’ngrihem ësht’ njësoj

Po ç’të bëj ja më thuaj ti
Mbrëmjet t’i pres a t’i mallkoj
Lermë një her’ të fle si fëmi
E në se s’ngrihem prap njësoj

E nuk di në ç’mbrëmje do pushoj
Nga ky ankth që po më vdes
Mos më shani që më s’po e duroj
E kur s’do më shihni një mëngjes

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 1:46 pm

DO TË BËHEM UNË SA TY

Ti je larg po pse aq larg
Si tja bëj mallit që m’merr
Bëhu sa un’ vetëm nj çast
Dhe nisu eja menjëher’

Kur të vish më lajmëro
Një mesazh më nis shum’ shpejt
Bëhu sa un’ ather’ më beso
Çmëndesh se kupton as vet

Të prek pak buzët e tua
Pastaj mos rroj mbi këtë dhe
Bëhu pra një çast sa mua
Pastaj bëhu prap sa je

Larg në mosh’ oh sa larg shumë
Vaft’ në dreq kjo largësi
Në nuk bëhesh dot sa unë
Do të bëhem un’ sa ty

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Sponsored content Today at 12:19 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 9 e 10 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi