Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Pallati X

Faqja 10 e 10 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 1:46 pm


Erdha te kerkoj leje
Veq edhe kete here
Ta ndertoj pallatin
Atje lart ne qiell!

Ndoshta ka nje vend
Atje edhe per mua
Veq te ju shkoj pran
Sepse shum i dua!

Nje leje ndertimi
Po ju lutem shum
Atje lart ne qiell
Kam te dashur shum!

Nese kerkesa ime
Nuk me aprovohet
Do qendroj ketu me ju
Pasi s'me lejohet!

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 1:47 pm

TI VRAVE NJË KITARË


Kitarën në dor’ më se marr’
Nuk kam se kujt t’i këndoj
Dashuria ime e par’
Shtegtoj,fluturoj s’di ku shkoj

Ti telat kitarës ja këpute
E theve e bëre cop e çik’
Njëqind pash’ në dhe e fute
Dhe mua më le pa një mik

Si mund të vritet një kitar’
Që veç dashuris’ i këndon
Si mundet t’i hapësh një varr
Dhe si mundet prap ti jeton

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 1:47 pm

Leri le te thyhen gitaret
Mos tu degjojm melodin me kurr
As kenga mos te percillet
S'ka me vlera si dikur!

Edhe notat fshini te gjitha
Per mua nuk ekzistojn
Do e perzij kengen dhe vajin
Ato edhe pa nota i degjojm!

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 1:47 pm

MË THONI PO TA KEM GABIM

Për kurrizin askush s'ka shkruar
Asnjë fjal' sa për adet
Pas gjoksit të gjith' harbuar
Nga puntori deri mbret

Për kurrizin asnjë fjalë
Të paktën s'kam dëgjuar
Ndaj dhe krruset dalngadalë
Dhe pa u ankuar

Për kurrizin më vjen keq
Ndaj dy rreshta bëra
Se ai e di se ç'heq
Kur i mban të tëra

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:02 pm

SI VALL’ JAM PLAKUR KAQ I RI


Pa ty akoma s’jam mësuar
Dhe pse mundohem të t’harroj
Kaq koh’ pas teje robëruar
Kaq koh’ pa ty s’mund të jetoj

Po pse më ndjek moj çfar’ kërkon
Pse të ndjek pas moj nuk e di
Kur ti ke ikur përgjithmon’
Kur un’ jam plakur kaq i ri

Si mundet vall’ akom t’pres
Si ndodha vall’ kaq dashuruar
Edhe at’ dit’ moj kur të vdes

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:02 pm

SI VALL’ JAM PLAKUR KAQ I RI


Pa ty akoma s’jam mësuar
Dhe pse mundohem të t’harroj
Kaq koh’ pas teje robëruar
Kaq koh’ pa ty s’mund të jetoj

Po pse më ndjek moj çfar’ kërkon
Pse të ndjek pas moj nuk e di
Kur ti ke ikur përgjithmon’
Kur un’ jam plakur kaq i ri

Si mundet vall’ akom t’pres
Si ndodha vall’ kaq dashuruar
Edhe at’ dit’ moj kur të vdes
Do them...pa ty nuk jam mësuar

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:02 pm


Do t'i vej nje emer tjeter
Ndoshta PallatiY-psilon
Pasi qe me X-in
Ndalove me nuk nderton!

Nderto i nderuar pallate
Më leje nuk do te kerkoj
Do te futem ashtu fshehurazi
Askush s'do me diktoj!
__________________

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:02 pm

Jo se nuk ndërtoj
Po kam pun' të tjera
Gjithkush ta besoj
Pres të vij pranvera

Pallat ypsilon
Ndofta edhe zeta
Por kohë kërkon
Kjo ësht' e vërteta

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:03 pm

………………………………….

Më thuaj ti si ta kaloj këtë nat’
Kur në shoqëri kam veç vetmin’
Kur ajo s’më ndahet asnjë çast
Dhe kur gjumi m’ka marr’ arratin’

Dhe dal e endem rrugëve kuturu
Në këtë të ftoht’ të ftohtë me acar
Dal të kërkoj moj të gjej syt e tu
Dhe ato buzë që do t’më ndiznin një zjarr

Dhe në ndodht’ mos t’i puth ato buzë
Të tjera buzë s’më ndezin dot zjarr
Le të endem për gjith’ jetën nëpër rrugë
I dashuruar i mallkuar gjer në varr’

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:03 pm

EJA SE NUK TË QORTOJ

Tani kur mesnata ka kaluar
Mëndja prap më çon tek ty
Zënë moj s’ta kam dëgjuar
S’t’i kam pare më ata sy

Shumë vite shkuan vanë
Po un’ prap nuk të qortoj
Prap tek ty moj e kam xhanë
Edhe prap për ty jetoj

Prap për ty malli më merr
Qesh e qaj porsi fëmi
Në do kthehesh ndonjëher’
Dije se s’të mbaj mëri

S’do të të pyes për asgjë
Të gjitha do t’i harroj
Eja…shpirti po më lë
Eja se nuk të qortoj

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:03 pm

NISU DHE EJA NJË NATË

Ç’ma ke gjith’ këtë inat
Ku të shkoj sevdaja
Nuk të desha për një nat’
Po sa të jet’ dynjaja

Në më deshe dhe s’më do
Është tjetër punë
Po syt hidhi më shiko
Faj nuk të kam unë

Fajet un’ po i marr’ vet
Dhe pse i ke ti
Se dhe sot e mijra vjet
Un’ jam po ai

Që të desha dhe të dua
Si ditën e parë
Eja mos më lodh kaq mua
Shih si më ke vrarë

Ndaj lëre atë inat
Është marrëzi
Nisu dhe eja një nat’
Të bëjm’ dashuri

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:03 pm

RRËFIM I NJË SHOKU TONË

Mbrëmë kisha nevojë për ngushëllim
Por ju…dhe përfundova i dehur me raki
U enda rrugëve deri në agim
Dhe të tjerë më çuan në shtëpi

Por nuk më kishin futur dot brënda
Po…i dehur nuk dëgjoja njeri
Bile oh…kisha sharë njërin nga nëna
O ç’turp sa turp sa marrëzi

Dhe kisha zbritur shkallët përsëri
Nuk di pse kisha ngritur zënë
Oh qytet me zhurmë e shumë histori
Në një heshtje varri vite të kan’ lënë

Vërtet…ai kishte nevojë për ngushëllim
E nga ne “shokët”… nuk e pyeti asnjë
Mbrëmë ne… të gjithë bëmë gabim
Jo vetëm ai që nga nëna shau dikë!!!

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:03 pm

VEÇ PAK GJUMË MË JEP TI HUA

Në dashuri më s’do ket’
Dhe m’i fsheh ti ata sy
Lermë pra një nat’ të qet’
Lermë mos mendoj për ty!

Në për mua asgjë s’ndjen
Dhe ska mbetur një çik’ mall
Pse në ëndrra prap më vjen
Hallit pse m’i shton prap hall?!

Në s’të kujtohet asgjë
Dhe një tjetër përqafon
Lermë pra një nat’ të flë
A e di ç’mundim më çon?

Në vazhdoj prap të të dua
Në të vuaj prap vazhdoj
Veç pak gjum’ më jep ti hua
Tjetër gjë nuk të kërkoj

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:03 pm


ZVARISHTIT TIM

Shtruar me kalldrëm… përpjetë
Dhe në fund të tij një krua
O Zvarisht që më dhe jetë
Të kam mbetur shumë “hua”

Si vall’ kroin kam harruar
Me shtat’ a tet’ sylynjarë
Gjithë botën dashuruar
Dhe ty kam koh’ pa të parë?!

Gjithë fshati atje mblidhej
Me fëmijë djem e pleq
Shaka e romuz plot hidhej
Por asgjë nuk shkonte keq

Dhe në shkruaj prap për TY
Prap ti mua më bën nder
Ndaj të them të jam borxhli
Dhe të falem mijra herë

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:04 pm

NËSE…

Nëse do të rilindë dashuria tek ti
Dhe do të ndjesh mall për mua
Një telefon më bëj dhe unë do të vi
Dhe përsëri do të të them të dua

Dhe thinjat njëqind fish të të jen’ shtuar
Dhe miliona fish rrudhat në ball’
Unë njësoj me ty do jem i dashuruar
Dhe njësoj do ndjej të njëjtin mall

Edhe pse ti vrave ëndrrat e mia
Edhe pse më “shkele” në çdo hap
Nëse tek ty rilind dashuria
Një telefon më bëj…dhe un’ vi prap

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:04 pm

KUR ÇDOKUSH KRIJON NJË VLERË

Nëse shkruaj ndonjëherë
Ndonjë proz' a poezi
Ju e shihni...s'lëshoj vrerë
Përcjell vetëm dashuri

Ju them njerzve...të mos vjedhin
Vrasjen...kurr' mos ta mendojnë
Prindërit kurr' të mos t'i hedhin
Dhe vetëm me djers' të rrojnë

Ju them njerzve...dashuroni
Çdo gjë që juve ju rrethon
Veç ather' do ta kuptoni
Po dashurove kurr' s'gabon

Prap në shkruaj ndonjëherë
Sinqerisht...jo për tu dukur
Në çdokush krijon një vlerë
Bota bëhet më e bukur

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:04 pm

Me ty prap i dashuruar


Në shum’ ëndrra të kam parë
Në asnjë s’më je afruar
Në gjith’ këta vite ndarë
Unë prap i dashuruar

Dhe një her’ s’të kam qortuar
Kur kalon e nuk më flet
Mbeta prap i dashuruar
Prap do jem në mijra vjet

Prap mos eja në s’më do
S’mundem të të detyroj
Veç në ëndrra më afro
Që të bëj sikur jetoj

Në shum’ ëndrra të kam parë
Në asnjë s’më ke afruar
Në gjith’ ëndrrat mi ke vrarë
Më shum’ të kam dashuruar

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:04 pm


Kur ç`të shikoj...
Një thesar mbushur përplot margaritarë...
ngjyra të llojllojshme duke ngjyrosur jetën...
fjalë të arta të thurura si me magji...
vet shpirtin e dlirë gjeta këtu brenda

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:05 pm

NE…BASHKËFAJTORËT E TU!

Mos më thuaj,e di,më kujtohet
Kur më the të punojmë të dy
Unë e di prap the si fitohet
Para,shtëpi,automobil të ri

Un’ s’pranova dhe ti mirë e di
Dhe për këtë s’kam asnjë merak
Nëse ti u bëre me pasuri
E ndjej që tutje të vjen era gjak

Ose një nënë vajzën duke pritur
Që akoma si ka vajtur në shtëpi
Nëse atje lart ti je ngjitur
Oh ç’tmerr e turp ajo pasuri

Nëse atje lart vajte aq shpejt
Sepse këtu ndodh një çudi
Nesër të të propozojnë për deputet
Oh ne…do votojmë për ty!!!

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:05 pm

Ç’M’I BËRE VITET

Ç’m’i bëre vitet që si jetova
Për ty pa ty
Dhe pse për ty veç ëndërrova
Lumturi

Ç’m’i bëre vitet që si jetova
A m’i kthen dot
Dhe pse veç ty të dashurova
Në gjith’ k’të bot’

Ç’mi’i bëre vitet që si jetova
Oh...ishin shum’
Kaq të pabes’ në s’të mendova
E vuaj un’

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:06 pm

per gjitha kto poezi i falenderojm shkrimtaret
Besim Bashllari
dhe
Besoja

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pallati X

Mesazh nga Sponsored content Today at 11:53 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 10 e 10 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi