Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Janari sërish do të vijë

Faqja 2 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Re: Janari sërish do të vijë

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:37 pm

Zemrat e lenduara dua ti prek
Ne krijuam nje ,,shenjetri''
fisnike e te bekuar,
ne te ka shume ngrohtesi
sa qe ka rrezja ,e praruar.

Zemren time te brisht
e perkund si femiun ne djep,
e bene te fort njekohesisht
se siguri per jete i jep.

Cdo zemer te lenduar
dua ta prek me kete magji
se lumturia eshte shumuar
,,le te vij pakez tek ai tek ti ''.............

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Janari sërish do të vijë

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:37 pm

Janari 2009
Qe sot fundin e shenoi
dashuria qe nuk ekzistoi,
por qe e mbajtem gjalle
ti me genjeshtra, une me mall.

Dymije e nenta janar
jashte eshte ftohte ,acar,
nga fjalet qe mi the ti
edhe zemra ime eshte ngri.

E verteta me dermoi
eshte fund i,shte vetem loje,
pafundesisht perseris
kete nuk mund ta gelltis.

Me dashuri ne minus dhjete
kisha nxehte nen xhakete,
por pa dashuri fasade
eshte acar minus dhjete grad.

Pranvara sjell ngrohtesi
cdo pellemb toke,ngjize dashuri,
tek cdo dore qe doren prek
vetem brenda meje ka vdek.

Se ne dymije e nente ,ne janar
nje trim zemren ma ka vrare,
ta rizgjoj per dashuri
ku te gjej guxim nuk di.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Janari sërish do të vijë

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:38 pm

Ndihem si ne xhep
Sa dhembje kam ne brendi
se peshon dot,
s'merzitesh per kete fakt ti
gezim ke plote.

Perhere dikush ne rrethin tend
dashuri te jep,
une cdo dite e kam me rend
ndihem si ne xhep.

Cdo kund shpirt, shihemi ne
ti dikend ke ne krah,
une vetem njesoj si dje
s'te vjen gjynah.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Janari sërish do të vijë

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:38 pm

Per nje loke
Te premteve ne mesdite
edhe mbremjeve ne ballkon,
vijne te ne kojshite
biseden me kush se ndalon.

Mes grave eshte lokja
nje e moshuar shume e re,
e mban fort dokja
edhe pse i ka shtatedhjete e tre.

Lokja eshte vete
ne shtepi te re,
ne ndihme askend se therret
te pa rregulluar se le.

Ishte ndryshe dikur
lokja kishte tre djem,
kishte edhe burr
dhe varferine qe them.

Shtepi e varfer por e gezuar
se femijet jane gjalleri,
por koha ka ndryshuar
plaku me si bene shoqeri.

I vdiq plaku
djemte shkuan ne kurbet,
lokes i dolen haku
deshen ta marrin ku jane vete.

Por lokja ka bere be
,,sa kom komt e men
venin ku kom le
s'kom me lon pes asken.''

Ja bene shtepine
dhomat ja rregulluan,
ne oborr nje ngrehine
ku macet ju rreshtuan.

Lokja ka tash
me kend te bisedoj,
me the, e te thash
por edhe per ke te punoj.

Pershesh me qumesht
shpesh i qeras,
pastaj e zene ngusht
me ndjenja fillon te flas;

,,Eh! -bijat t' mia
ymri ashte gazep,
s'kishna tamel per djem t'mi
tash lokja juve po jav jep.''

Gatuan lokja per tre dite
ja do zemra pogaqe,
gjelle nuk bene perdite
s'ka shume pune ne magje.

Por nje dite te ne qelloi
kur mami beri torte,
brumin e pjekur kur e provoi,
tha - poma kona fort.

Mami tha - ta bej une ,nese do
s'ke nevoj asgje me pru,
lokja ja ketheu - ,,valla po
veq me hargjin tem e du.''

,,Du me ardhe serbez
s'do lokja mu korite
per pese kokrra ''veze''
qysh po thojne sot fmit.''

Tash shpesh torte te thate
ja ben mami lokes sone,
thote qendron me gjate
se pogaqen koha e forcon.

Niper e mbesa
nga kurbeti kur i vijne,
e kap shpresa
se gjithmone do rrijne.


Por e deshpruar
shpejt e kupton,
jeta rrenje ka leshuar
ne kurbet pergjithmone.

Por kur nipi Roni qapken
macet ja ngacmon,
lokja s'le pa i thene;
,,fmit po mi tranon''.

,,Se kur s'je ti
une me to kuvenoj
njonin e qes brenda ne shpi
n'ven teje e lemoj.''

Per macet kujdeset
per lulet gjithashtu,
me celular flet
serialet si kane shpetu.

Thote lokja jone
,,gjersa fryma e mban
venin e kom ne Kosoven tone
se leshoj kete vatan.'

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Janari sërish do të vijë

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:38 pm

Kaloresi endacak
Me vone, kuptova shpirt
ritual te njejt beje cdo dite,
ndaheshe nga une duke lene takim
shkoje tek ajo,me te njejtin qellim.

Mbushje dy zemra me iluzion
taktika e njejt, nuansa ndryshon,
per genjeshtra pa fund flisje
shpresat ne qiell na i ngrisje.

Por ra perdja ,iluzioni u tret
kalores endacak vetem ke mbet,
nami i keq ne ball tu vulos
ne dy fronte beteja tu fundos.

Ndoshta njeren vertete e doje
mund te jem une se kete ma thoje,
por tradhetia s'fshihet me nje fjale
keshtu qe une me nuk te dua djal.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Janari sërish do të vijë

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:38 pm

Tatuazh ne zemer
Ne zemer nje tatuazh
e shkrova me dashuri,
zemres i thash; - ta ruash
ti falesh ,ngrohtesi.

E madhe dashuria
ne syte e mi dukej,
sa qe gjithesia
zvogelohej ,zhdukej.

Por kete ndjenje
e kisha mjerisht veq une,
u beme dy lumenj
qe s'takohen kurr.

Tani zemra e merzitur
nga kujdesi i teperuar,
shume here me ka therritur
duke me urdheruar;

Ma largo tatuazhin
me ngulfate ,se dua,
se ai mban mesazhin
qe i pa vertete u tregua.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Janari sërish do të vijë

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:39 pm

Korenti u ndal
nxemsja u ftohe,
pa thene fjale
pa me dhene kohe.
Doren ma ke kap
jorganin e ke hap.

Ne kete nate acar
cdo gje le te ngrij,
une kam parapare
per ty nje fantazi.
Me finese pak nga pak
e ndezem nje flake.

Me shume se veten time
te dua shpirt , drite,
e perhumbur zemra trime
te verteten ne drite e ka qite.
Te ma merrje jeten ne ate moment
do vdisja e gezuar e qete.

Me te forte se,, KEK'' jemi
zemrat plote dashuri,
ndoshta ne mot do kemi
edhe nje femi.
Ne terr e netet e gjata
njeriut i punon imagjinata.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Janari sërish do të vijë

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:39 pm

Rrethi vicioz
Nje dite vjeshte me shi
era na bente shoqeri,
ishte e disponuar per loj
floket pa ndare mi trazoi.

Ti floket nga syri mi hoqe
shikimin tim e ndoqe,
perse fund s'kuptoj se di?
une betohesh ne kete dashuri.

U zhyta ne mendime
ta them te verteten pa lendime,
por s'ka fjale magjike
qe ndarjen ta bene mike.

Ne kete rreth vicioz
ku era akoma po loz,
shi po bie pa hesap
une s'munda gojen ta hap.

Por s'pa ku te shkoj guxova
pergjegjen e duhur tregova,
besoj e di se te dua
por dashuria treti u shua.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Janari sërish do të vijë

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:39 pm

Me mua e ke kot
Ti sillesh si despot
por me mua e ke kot,
zemren time ta fitosh
s'duhet para te numerosh.

Por me gjentilese ,direkt
te krijosh nje ambient perfekt,
ndjenjat qe dashuri zgjojne
lirshem tek zemra te depertojne.

E di se njerezite ne bote
nga dashuria nuk jetojne dot,
por as paraja vete
nuk zgjidhe cdo gje ne bote.

Ti per para duke luftuar
te jesh njeri e ke haruar,
kur me the; - e di kush jam une?
mendove jam partnere per pune.

Ti sillu si despot
por mua s'ma prek dot,
se nje femer e vertete
i ka te prera rregullat ne jete.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Janari sërish do të vijë

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:39 pm

Nuk thash fjale
S'te preka me dore
vetem syte u gershetuan,
telat gjembore
trupin ma pushtuan.

Nuk thash asnje fjale
edhe pse kisha nevoje,
te them - per marezi me fal
por shume te deshiroj.

Gjithe jeten ty te pres
s'eshte loje ,a me beson?,
mos te bej ngaterrese
e lash, per me vone.

Ne jete ndodh c'dashuria
per detaje s'ka nevoj,
t'mt rrembej si stuhia
vetem casti i mjaftoj.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Janari sërish do të vijë

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:39 pm

Gabimin ta fal
E mban mend athua?
kengen ,,Gabimin ta fal se te dua'',
me endje e kendonim ne duet
mendonim eshte mesim per kete jete.

Betoheshim ne perendi
ne zemrat perplote zjarrmi,
nese ne jete do gabojme nje here
do te falim njemije here.

E kujton kengen athua?
,,Gabimin ta fal se te dua'',
kenges i besove ,por jo mua
edhe pse kam gabuar ,njejt te dua.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Janari sërish do të vijë

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:40 pm

Casti
Casti jeten ma ndryshoi
syrin kur ta shikova ,
branda meje shkaktoi
rremuje qe se dallova.

Ish termet ,rrufe, apo diq tjeter
s'di, por beri bam,
me nuk isha e vjeter
nuk dita ku jam.

Ne parajse mu hapen dyer
ndieva ndodhi cudia,
gjithe qenien e kam kethyer
kah dashuria.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Janari sërish do të vijë

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:40 pm

E Rrezikshme Kjo Loje
Trupi im reagon
kur te sheh shpirt,
dhe fuqia me mungon
reaksionit me i dale ne prite.

E rrezikshme kjo loje
mund te me bej dhe sherre,
por duarhapur e pranoj
si nje kaskadere.

Zemra ime vallezon
me muzike qe bene ti,
kesaj i dashuri i thone
e pranoj ne brendi.

Aventura s'ish ne planet e mia
por tani cdo plane u tret,
si kama eshte dashuria
ma dy skaje te pret.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Janari sërish do të vijë

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:40 pm

Ti nuk ishe ...
Ti nuk ishe fati im
sa keq,
cdo gje u shendrua ne deshtim
shkoi ne dreq.

Zemren, shpirtin ,jeten vete
ta kam fal,
ti i hodhe te gjithat ne det
ike pa fjale.

Deri ne dhembje t'kam dhuruar
plote dashuri,
por nga ti kam fituar
mot mt shi.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Janari sërish do të vijë

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:40 pm

Dashuria
E verete, e gjalle.
eshte fryme ne gjithesi,
sillet verdall
shperndane energji.

Zgjedhe dy zemra
i lidhe me zinxhir,
mashkulli dhe femra
bashk ndihen mire.

Pa zemer ke mbet
apo edhe nje ke fituar,
eshte sekret
kur s'ke per ta kuptuar.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Janari sërish do të vijë

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:40 pm

Ku je ti?
A di ende te dashuroj
zemra ime, kete se di?
them te provoj
por ku je ti se di!

Qe ti s'je nuk vuaj
e lumtur ditet i jetoj,
zemren time e ruaj
me pak se dashuri ,nuk pranoj.

Oqeane ,dhe dete, larg
nga une, je - o shprese!
te jene malet varg
une do t'te prese.

Ndodh qe shpirti
pyetje fatale me bene,
nese nuk vjen fare ti
jetova kot kam me thene?

Vertete kete nuk e di
per te thene duhet jetuar,
por kete zemer plote dashuri
ta zgjoje kisha deshiruar.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Janari sërish do të vijë

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:41 pm

Casti konfuze
Ishte cast konfuze
kur te pash me tjetren ne krah,
veprimi me ka perbuze
per pak djal ,ne toke me ra.

Desha me te dal ne prite
me ta pa ne sy tradhetine,
ty qe thoshe se me ke shpirt
por ngjarja ma morri fuqine.

S'me treguan te pash vete
i buzeqeshje njesoj si mua,
pyetja pa pergjigje ka mbet
dashuron vertete athua?

Rreth meje cdo gje ndryshoi
s'shoh me diell ,s'ndiej lumturi,
por edhe nuk te deshiroj
per te gjitha fajtor je ti.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Janari sërish do të vijë

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:41 pm

Pritja
Zemra ime cdo dite
bente nga nje petale,
trendafilat dilnin ne drite
vetem Ty me ti fal.

Me sfidonte pritja
kisha caste mosdurimi,
por deshprimin e vrisja
e dija do vij agimi.

Tani qe te kam perball
te fal me sinqeritet,
cdo grimce mall
te bashkuar ne nje buqete.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Janari sërish do të vijë

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:41 pm

Sonte
Sonte shume lot derdha
por te ti nuk erdha,
sonte ne kete nate me eresire
i theva rregullat me deshire.

Ne jeten time per te paren here
te dergova shpirt ne ferr,
se ti kishe vese te keq djale
ikje pa thene asnje fjale.

Shendroheshe ne fatamorgane
ishe prane dhe treteshe si zane,
une me deshire hyra ne loje
po e humba s'do lotoje.

Se ndjenje e vertete eshte vlere
dhe them se eshte e mjere ,
zemra dridhje qe s'ka pesuar
edhe ne fund po te jete lenduar.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Janari sërish do të vijë

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:41 pm

Debore e bardhe
Kam shume mall
per deboren e bardhe,
cdo vit njesoj
deboren e adhuroj.

Edhe tani mezi pres
nga qielli te zbres,
nga dritarja shpirti im
ti shpreh admirim.

Dhe ta falenderoj
per magjin qe s'di ta shpjegoj,
qe me bene te mendoj
per ta pare ate vlen te jetoj.

Kam shume mall
por shoh rradhe,
nje pafundesi hapsinore
ku bien floke debore.

Por te jem e sinqert
renia ka magji te vertete,
disa dite rreshte
per te tjerat me mire me heshte.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Janari sërish do të vijë

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:42 pm

Zonja meme
Une dhe Ju zonja meme
beme nje betim te shenjt,
t'dyja vetes i thame
ta bejme te lumtur per jete.

Ti si nene je deshmuar
mos ji aq krenare te lutem,
lesho pe per te me qetesuar
se nga fjalet e tua tutem.

Kur e puthe djalin tend
e ndiej se e kam ne dore,
sinqerisht me vie rend
situaten ta keq perdore.

Dashuria eshte ligj
kjo gjithekund eshte vertetuar,
ata qe lidhen per prestigj
gati cdo here kane falimentuar.

Zemra ime shume e do
zemra jote njejt, e di,
andaj eja mu bashko
ti falim pa rezerve dashuri.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Janari sërish do të vijë

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:42 pm

Ditelindja e trishtuar
Ditelindjen e kisha sot
shume shoke, shoqe ftova ,
por zemra mbeti e ftohte
se syte e tu, nuk i takova.

Kishe ftese por e grise
kete me tha shoqeria,
rruges tjeter u nise
drejt kah kafeteria.

Ditelindjet kam festuar
here te thjeshte,here super,
por ditelindje te trishtuar
vetem pa ty kete here.

Kisha falc disponim
meritonin miqte e mi,
mezi prita mbarimin
nga kjo farse ,me erdhi merzi.

Mbylla deren me trishtim
e keputur u shtriva ne shtrat,
i thash zemres s'ka kethim
sa keq te jesh pa fat.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Janari sërish do të vijë

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:42 pm

Bastore
Te jem e sinqert
ne dore pata nje tikete,
me logjike kombinova
dhe kuptohet deshtova.

Por mendova jane ne hall
ata qe nga ky djall,
duan para te fitojne
se djallin lehte se mashtrojne.

Ekscitohet cdo shpirt
se te jep mundesi ne infinit,
fitore, humbje, barazim
vetem me gola ,nese s'jam gabim.

Ndoshta edhe nje mundesi
qe une pasi nuk luaj se di,
por sidoqoft 99 perqind
jane humbes per kete jam bind.

Sa here kisha ne dore
qe grisej me shume zor,
nje tikete me nje te pa qelluar
njemije euro te deshtuar.

Por pyeta per kureshtje
ne bastore kur ka ndeshje,
t'me pershkruajne atmosferen
sepse une s'ja kam hap deren.

Te rinje, e te vjeter
me plote pasion patjeter,
shikojne rezultate per veti e shoke
me adrenaline ne koke.

Dikush rri ne nje vend
dikush do te fluturoj si shpend,
e kur humd po pati kohe
do te shkruaj edhe nje, pa te shoh.

Dhe ne fund bejne koment
sikur te zene me korent,
me inat e te merzitur
thone ndeshja eshte shitur.

Por tjeter jave prape
tiketen ne dore kane me kap,
ta stolisin me mall
qe ta mashtrojne kete djall.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Janari sërish do të vijë

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:42 pm

Vetmi mes njerezve
Dikur vetmine e adhurova
por dimensionin e saj,
ne kohe lufte e kuptova
me shtyri te mendoj pastaj.

Ishte i zbrazet qyteti
pak njerez, asgje per te blere,
ushqimi na treti
por per fat ishte vere.

Ne stacion autobusi
halla ka shtepine,
me frike, pa nevoja nea shtyri
shkuam te marrim pasurine.

Ishin vertete pasuri
perimet qe morrem atehere,
por ishte per cudi
ndjenja qe kam ndier.

Ato dite luftime s'kish
por rruges nuk pam njeri,
frymemarrja degjohej dyfish
te kafshonte kjo vetmi.

Ishte i zbrazet stacioni
njeri, makine, mace, syri s'te kap
disa kepuca tek, qe mund te mendoni
se dikush ka ikur me vrap.

Vetem dielli nxente mbi koke
por mua shpirtin s'ma ka prek,
se pamja qe shihja ne toke
me bente nga tmerri me vdek.

Morrem perime si hajdut
prape pa pare njeri,
por ky perjetim ma ka zbut
mendimin per vetmi.

Pas lufte mendova
vetmi totale eshte shkaterrim,
vetmi mes njerezve, zbulova
dhe me pelqen ky konstatim.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Janari sërish do të vijë

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 2:42 pm

Loja me fjale

Gjithmone m'ishe prane djal
dhe luanim me fjale,
thoshe ; - dua buza jote qershize
mbi buzen time te levize.

Buzeqeshnim si femi
por lojen se ndalnim kursesi,
te thosha; - ti je diell
ne shpirtin tim nxehtesi mbjell.

Kisha dashur te me jesh
e dashur, grua, e mikeshe,
por s'kish perpjekje vetem fjale
nje dite kjo loje u ndale.

Si ndodh ,jeta na ka ndare
lojen e bukur e kemi vrare,
loja vertete u shua
por une kuptova se te dua.

Besoj njesoj ndihesh dhe ti
por e humbem kete mundesi,
na ipte shenje zemra jone
por e zberthyem shume vone.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Janari sërish do të vijë

Mesazh nga Sponsored content Today at 1:45 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi