Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Kohë çalamane (Edmond Shallvari)

Faqja 3 e 4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Re: Kohë çalamane (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 4:58 pm

Kështu foli Odisea

Ja ku u ktheva, e imja Penelopë
Uro të drunjtin Kalë, për kët' fat
Që mendja ime polli për një Trojë
Dhe pjella polli shkatërrim e gjak.

Oh, të paskam plakur, Penelopë!
Vetë si e harrova pleqërinë?
Ti me një pëlhurë ç'bëre kohë
Unë me një Kalë ç'bëra rininë.

Nuk di pse më prite, Penelopë
Për dashurinë që luftës ja dhuruam
Për fronin mbetur bosh pa të zonë
Që qasësit e tjerë s'e merituan?

Nuk di kë Odise tani do duash
As unë nuk e di kë Penelopë
Veç di, dinakërinë që krijuam
Do lemë trashëgim në këtë botë.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kohë çalamane (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 4:58 pm


Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kohë çalamane (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 4:59 pm

Ndocit te pavdekshëm


Ku ikën poeti, kur jetën le pas

Vazhdon udhëtimin, udhëtimin e madh

Shndruar çdo pjesë të trupit në fjal'

Ikur e ikur, si vargu, në varg.


Kët' rradhë shoh Ndocin, tek ecën menduar

Pas jeta e gjorë, e ndjek e penduar

I jep dorën Gjetja, e bën jetën -jet'

E shëron me vargun, pavdekësi i jep.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kohë çalamane (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 4:59 pm

Këmbët

Ka këmbë që të len' pas
Ka këmbë që pas i le
Në dy rastet i parë
Në garë kujton s'e del.

Unë qesh me të dy rastet
I pari më gajas
Çdo hap pas mendja zbrazet
Dhe bosh mbushet çdo hap.

Unë qaj me të dy rastet
I dyti më loton
Sado madhon jorganet
Çdo hap këmbët zbulon.

Ç'i dua këto këmbë!
Ç'i dua këto hapa!
Të ha shpirtin me dhëmbë
Në trupin që s'e pata!?

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kohë çalamane (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 4:59 pm

Fati i milingonës

U bëra milingonë
Mërzitur nga njerëzia
S'di pse u ndjeva zonjë
Dhe pse isha mes mijrash.

Sa ment më duhej, kisha
Sa qejf më duhej, bëja
Sa duhej ushqim, mblidhja
Si mua ishin të tëra.

Një ditë më kërkuan
T'ju flisja për Njeriun
Por këmbë mbi ne kaluan
Dhe vdekja na përpiu.

Me frymën që më mbeti
Dy fjalë munda t'ju them
"Ne shkelim njeri-tjetrin
Që kur lindëm mbi dhe".

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kohë çalamane (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 4:59 pm

Dikush...


E di!
Dikush tani, nuk ka se çfarë të hajë
Dikush është duke vjellë, tepricën që ka ngrënë
Dikush nuk ka më lot, janë shterur duke qarë
Dikush vazhdon të qeshurën, që s'e mbaroi mbrëmë.

E di!
Në emër të Allahut, dikush kërkon të vdesë
Në emër të lirisë, që Allahu kurrë s'ja dha
E di, ka për të vrarë, ooh, sa dikushë të tjerë
Të shkojë do në xhennet e në xhehennem, ata.

E di!
Dikush zhgënjyer zgjohet, nga ëndrra përrallore
Dikush përrallën e ëndrrës, e bën për shtat' palë qejfe
Kështu vazhdojnë dikushët, avazin nëpër mote
Njeri gjithnjë për tjetrin e tjetri gjithnjë për vete.

E di...
-Mjaft, aman dhe ti!
__________________

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kohë çalamane (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 4:59 pm

Ndaj ty të bërtas!

Urban i Universit më je, Toka ime
S'di pse të parën biletë, falas ma dhe
Unë shtrenjt po ta paguaj atë, që në lindje
Pa ditur ku më çon, pa ditur ku më le.

Pranoj të më çosh, ku u nise pa mua
Ç'pate që me mua, asnjë stacion nuk di?
Ne për njeri-tjetrin, thonë, u krijuam
Kush thotë emrin tënd, thotë dhe emrin tim.

Eej, ku shkon, moj Tokë urbane!?
Mos më bëj pishman, që t'u ngjita pas
Nëse ti ke një, unë kam mijra halle
Me Njeriun s'i zgjidh, ndaj ty të bërtas!

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kohë çalamane (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 5:00 pm

Më ndihmoooniii!!!



Më ndihmoni, o Njerëz
...
Ka humbur Njeriu

Nuk di nga po ecën

Se gjurmët i fshiu.!



Ha, haaa, thashë, "Njerëz!?"

Ndaj s'përgjigjet asnjë

Paskam mbetur vetëm

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kohë çalamane (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 5:00 pm

Iku një grua-mama!

E dinte
Sa tmerr!
Udhëtimi i fundit,
i kthimit fatal.
Në fundin e një jete në mes
I një jete varrosur bashkë me të
I një varri ku plaga nuk nxë.

I një gruaje-mama
I një mamaje-grua
Që vite vetmie Amerikës i fali
Për vite jete të fëmijëve të saj
Që pranë s'i pati.

U kthye vendlindjes
për funeralin e madh
Të një jete të vogël
që jetën e madhe la pas.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kohë çalamane (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 5:00 pm


Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kohë çalamane (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 5:00 pm

Bukuri i shton kësaj natyre

Çdo hap që ti hedh-një notë muzike
Çdo ecje që bën-një melodi lind
Çdo shfaqja tënde-një rrezatim drite
Pa diell e pa hënë, prapë ndrit.

Eshtë diçka magjike, që vetëm ti e ke
Diçka që bukuri i shton kësaj natyre
Xheloz bëhet dielli dhe hëna, sepse
As ti, as vargu im, s'marrim borxh prej tyre

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kohë çalamane (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 5:00 pm


Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kohë çalamane (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 5:01 pm

Fotografisë rinore

Unë vetes i besoj, që kam qenë, Ti
Po Ti i beson vetes, që Unë, je?
Ç'të flas kot dhe unë, moj fotografi
Ti mbetesh një çast imja, dikur, atje...

E prapë po të flas, se më vjen inat
Xheloz për veten time, më bën për çudi
Por tek ngjasojm' në shpirt, qetësohem ndërkaq
Ndryshe do t'gris ty, a të sotmin shpirt.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kohë çalamane (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 5:01 pm

E fshehta dëshirë

Një të fshehtë dëshirë qiellit ia thashë
Nga sqepi i një zogu, si degëzë peme u kap
Një çast ai fluturoi mbi kokën time lart
Dhe më as degëzën e as zogun s'i pashë.

E fshehta dëshirë, që kurrë s'ju tha
Shpirtit të asaj, që një jetë e priti
Me degëzën zogu folenë e ngriti
Mua pa folenë e atij shpirti më la.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kohë çalamane (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 5:01 pm

“Njerëzia”

I pashë ujqërit
Ma rrëmbyen trupin
E shqyen siç dinë të shqyejnë veç ata.
Të etur kthehen
Gotat t’i mbushin
Me shpirtin tim mbetur gjall’.

Tërbohen të mjerët
Nga etja e madhe
Që shpirti im s’ja u shuan.
Shndërrohen në njerëz
Me dhëmbë drakulle
Nga gjumi më zgjojnë tmerruar.

Dal nga shtëpia
Dhe ndjehem i plotë
Me trupin dhe shpirtin tim.
Në çast “njerëzia”
Më ngulin thonjtë
Dhe ëndrrën mbarojnë në zgjim.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kohë çalamane (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 5:01 pm

Pyes! Pyes të gjallët Të vdekurit përgjigjen Çuditen të marrët Normalët s'çuditen. Të vdekurit pyes Të gjallët heshtin Diçka i tremb Apo diçka fshehin? Pyes veten Për të gjallët e vdekur Përgjigja mbetet Kufomë e patretur. Veten pyes Për të vdekurit e gjall' Përgjigja hesht Si i heshturi varr. Pyes pa pyetje Pa përgjigje përgjigjem Guackës së vetes Si kërmilli mblidhem. As bota s'pyet S'përgjigjet as bota Për kërmillin e shkret Zvarritur ndër kohëra.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kohë çalamane (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 5:02 pm

Pyes!

Pyes të gjallët
Të vdekurit përgjigjen
Çuditen të marrët
Normalët s'çuditen.

Të vdekurit pyes
Të gjallët heshtin
Diçka i tremb
Apo diçka fshehin?

Pyes veten
Për të gjallët e vdekur
Përgjigja mbetet
Kufomë e patretur.

Veten pyes
Për të vdekurit e gjall'
Përgjigja hesht
Si i heshturi varr.

Pyes pa pyetje
Pa përgjigje përgjigjem
Guackës së vetes
Si kërmilli mblidhem.

As bota s'pyet
S'përgjigjet as bota
Për kërmillin e shkret
Zvarritur ndër kohëra.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kohë çalamane (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 5:02 pm


Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kohë çalamane (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 5:02 pm

Apokalipsi i trurit

Një tru i përmbysur,
... ..............është apokalipsi biblik
Demonët e fjetur zgjohen tmerrshëm.
Njeriu arratiset nga vetvetja e tij
Për t’u rikthyer tjetër.

Atëhere mbaron demoni i parë
I dyti është gati për ikje
Demonë të tjerë janë në rradhë
Të tjerët pa rradhë, apokalipse.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kohë çalamane (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 5:02 pm


Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kohë çalamane (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 5:02 pm

Buzëqeshja e Hënës

Klithmat e natës ma trembën gjumin
Pagjumësisë së trembur, gjumi u struk
Një çast vetes i kujtova fundin
Fundi nga buzëqeshja e Hënës u zhduk


Ndriçimi hënor

Në s'isha Diell i plotë
Dhe ti e plota Hënë
Mos vallë do të thotë
Kështu ishte e thënë?

E thënë ashtu përgjysmë
Mbaruar si eklips
Pak Diell në isha unë
Ndriçimi për ty ish'.


Në dreq mëkati!

Besoj kët' çast je vetëm
Besomë, që vetëm jam
E di që do një tjetër
Dhe unë, jo më pak.

Nuk di ç'më ndodh kët' çast
Nuk di në ty, a ndodh
"Në dreq me gjithë mëkat!"
Të dy thirrëm njëlloj.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kohë çalamane (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 5:03 pm

Më flet kjo erë

Më flet kjo erë, me fërshëllimën e saj
I flas kësaj ere, me rënkimin tim
Mos vallë të dy paskemi një hall
Dhe nga njeri-tjetri kërkojmë shpëtim?

Më ngjet fërshëllima me rënkimin tim
Mbase dhe erës e njëjta gjë i ndodh
Megjithatë kësaj here i lutem për këmbim
Unë erë të bëhem dhe ajo si mua sot.

Jam era tani, me rënkimin fërshëllimë
Eshtë ajo Unë tani, me fërshëllimën rënkim
Nuk di, po si erë tani ndjehem më mirë
Më lerë kështu o Zot, të shfryj dufin tim!

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kohë çalamane (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 5:03 pm


Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kohë çalamane (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 5:03 pm

ADN-ja ime

Ja ku jam, i tëri dhe i bëri
I ADN-së sime, që në bark të mëmës
Asgjë s’më ka ndryshuar, qysh atëhere, jam i tëri
Që në ngjizjen e parë, kur i dha rrahje zemrës.

Mos u çuditni pra, me qenësinë time
Atë ta klonizojë, askush fuqi nuk pati
Dhe kur mes iluzionesh, ADN-ja rritej
Nuk mundi ta ndryshojë, atë ç’më dha i pari

I pari dhe i fundit, krijuesi im
Që pas më la jetën, e jetës së vet
Ashtu siç do ta le dhe unë në vazhdim
Duke mbarsur pafund, timin univers.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kohë çalamane (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Edmond prej Tue Nov 23, 2010 5:26 pm

Edhe ketu vlen i njejti mesazh qe shkrojta ne tema me poezi, "Ajo, vetem ajo!". Cdo poezi e shkrim ketu kane firmen time e duhet shenuar patjeter ne krye te kesaj faqeje. Besoj ne mirekuptim.

Edmond
Antar
Antar

Numri i postimeve : 14
PIKE : 16
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 23/11/2010
Mosha : 59
Vendbanimi : Selanik

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kohë çalamane (Edmond Shallvari)

Mesazh nga Sponsored content Today at 11:55 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi