Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Basketbolli shqiptar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Basketbolli shqiptar

Mesazh nga Akili prej Mon Aug 09, 2010 5:13 pm

Basketboll/Kombëtarja shqiptare e koshit bën provën gjenerale para Lojërave Mesdhetare


(Në pamundësi të një nënforumi për sportet e tjera përveç futbollit, po e postoj këtu)


Kombëtarja e basketbollit të
meshkujve, që do të jetë pjesëmarrëse
në Lojërat e Mesdheut
“Peskara 2009”, ka bërë provën
e fundit në turneun ndërkombëtar
të Portit të San Xhiorxhios. Në
këtë aktivitet, Shqipëria ka marrë
një fitore, kur ka mundur 77-76
përfaqësuesen italiane të universitarëve,
e cila në korrik do të jetë
pjesëmarrëse në Universiadën e
Serbisë. Kurse në ditën e dytë,
Kombëtarja jonë është mundur
thellësisht 58-81 nga përfaqësuesja
e të huajve të ligës profesioniste
italiane. Por ndeshjen më
të mirë, e kemi pasur me Italinë,
të cilën do ta kemi kundërshtare
dhe në grupin kualifikuese në
Lojërat Mesdhetare “Peskara
2009”. Në këtë grup, krahas Italisë
dhe Shqipërisë, do të jenë dhe
Turqia, Libia e Serbia. Duke mbetur
te kjo ndeshje, për italianët e
Rekalkatit është dashur vetëm
një sulm i shpejtë dhe një
trepikësh i Andrea Çikarinit, që
ndeshja të fitohej prej tyre, 73-
68. Në këtë ndeshje si për Italinë,
ashtu edhe për tanët, nuk është
se ka funksionuar shumë tentativa
për të shënuar nga distanca
për tri pikë. Trajneri i italianëve,
Rekalkati, ka qenë i pakënaqur
edhe nga fakti se basketbollistët
shtatlartë të Shqipërisë janë dalluar
për mbrojtjen e tyre të ashpër,
sidomos në lojën e fortë
poshtë koshit. Aq sa Rekalkati,
në mbarim të ndeshjes ka thënë:
“na masakruan shtatlartët shqiptarë”.
E për këtë paraqitje jo
të mirë ndaj Shqipërisë, Rekalkati
duket se do të nisë një tjetër stërvitje
të ngjeshur, më 15 qershor
në Biella, sepse “axurrët” sipas
tij, kanë vend për përmirësime.
Kuqezinjtë e Avramit janë para
qitur
një skuadër e përgatitur mirë
fizikisht, si dhe me cilësi të larta
teknike. Italianët janë vënë në
vështirësi nga shpejtësia e Bushatit,
por edhe saktësia në gjuajtjen
për dy pikë e Lames. Shqiptarët
kanë arritur që në mbarim
të dhjetëminutëshit të parë të
ishin në avantazh 16-15. Gjithsesi,
Mareska i ka dhënë gjallëri
sulmit italian, kurse Aradori është
i papërmbajtshëm në kundërsulm.
Dhe me një mbrojtje të saktë,
në fundin e pjesës së dytë
është shënuar rezultati 33-24
për Italinë. Veçse Gjinaj, i saktë
në trepikësha e ka barazuar rezultatin
në 40-40. Luftohet ashpër
në çdo top dhe ndeshja kalon
pikë pas pike, aq sa trajnerët
detyrohen të marrin pushim pas
pushimi për të ulur ritmet e lojës.
63-63 vetëm pesë minuta përpara
përfundimit të ndeshjes,
ndërsa gjithçka merret përsëri
nga Andrea Çinçiarini, i cili zgjidh
ndeshjen. Megjithatë, me paraqitjen
ndaj Kombëtares shqiptare,
italianët janë të
vetëdijshëm se, nëse do të jenë
në të njëjtin nivel më 27 qershor,
ndaj kuqezinjve do ta kenë të
vështirë. “Axurrëve” u shtohen
në grumbullimin e Biellës, Xhixhi
Datone dhe Xhiuzepe Poeta. Por,
gjithnjë sipas bindjes së italianëve,
tanët do të japin maksimumin
në atë ndeshjeve për t’i
mundur ata, të cilët janë kampionët
në fuqi të basketbollit për
meshkuj në Mesdhe. Duhet përmendur
që figurën më të mirë e
ka bërë Hysenagolli, jo vetëm
për 19 pikët e shënuara, por
edhe për lojën e tij të fortë në
rikuperimin e topave në tabelë,
teksa numëron 13 të tilla.

TË DHËNAT TEKNIKE
ITALI SHQIPËRI
1 FAULLA TEKNIK 1
24/44 GJUAJTJE PËR 2 PIKË 15/44
4/21 GJUATJE PËR 3 PIKË 6/22
13/18 GJUAJTJE TË LIRA 20/30
42 TOPA NË TABELË 49
8 ASISTE 4

ITALI – SHQIPËRI 73-68
ITALIA: Mareska (7). D.Cinciarini (5), A.Cinciarini (15), Çitadini
(1), Aradori (15)/Krosariol (4), D’Erkole (3), Çerela (9),
Kanavezi (2), Renzi (10), Ferrero (2), Bolzonela
Trajner: Karlo Rekalkati
SHQIPËRIA: Nikaj (2), Karaj (13), Gjonaj, Lame (1), Hysenagolli
(19)/Shima (3), Luka (19), Bushati (8), Gjinaj (3) Trajner:
Roland Avrami
GJYQTARË: M.Filipini, K.Di Toro, G.Federiko di Françesko
(17-16, 16-12, 23-22, 17-18)

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi