Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SINJALET SEKSUALE QE SJELL GJUMI TEK FEMRAT DHE MESHKUJT..........

3 posters

Shko poshtë

SINJALET SEKSUALE QE SJELL GJUMI TEK FEMRAT DHE MESHKUJT.......... Empty SINJALET SEKSUALE QE SJELL GJUMI TEK FEMRAT DHE MESHKUJT..........

Mesazh nga tina Mon Jun 28, 2010 6:09 am

Sinjalet seksuale që sjell gjumi te femrat dhe meshkujt

--------------------------------------------------------------------------------

Studimet dhe shkenca ka treguar se është normale të shohësh ëndrra erotike, që shpesh shoqërohen edhe me zgjim nga gjumi. Por janë mesazhe që duhen interpretuar. Ja disa prej ëndrrave më të "frekuentuara". Është e vërtetuar nga studime të herëpashershme: tek femrat, ëndrrat erotike bashkë me ato të të rënit nga lartësi të ndryshme, zënë vendin e parë si ëndrrat më të shikuara. Për fat të keq, në lidhje me ëndrra të tilla ekzistojnë akoma paragjykime, por ekspertët sigurojnë: të shohësh ëndrra me drita të kuqe nuk është aspak sjellje adoleshentësh. Të ëndërrosh një raport seksual me fantazi është shenjë e kontaktit të thellë me sferën afektive dhe seksuale.
Ëndrrat erotike
Ëndrrat janë baza e realitetit. Mjekët hipnotikë, për të arritur në të pandërgjegjshmen e njeriut, e bëjnë të ëndërrojë duke e çuar në një gjendje gjumi të provokuar. Mos të shqetësohemi shumë, ëndrra të rigjallëron dhe të liron. Në realitet ne bindemi ndaj rrethanave, kurse në ëndërr jemi ne që zgjedhim. Ëndrrat nuk janë dëshira, por mesazhe që mund të interpretohen. Në qoftë se ëndërron se po kryen marrëdhënie seksuale me vëllanë tënd, kjo nuk do të thotë se dëshiron incest. Kështu, në zgjim, nuk ka pse të ndihesh në faj. Interpretohet në të vërtetë kuptimi i ëndrrës, situata, mjedisi, pozicionet dhe rolet e marra nga protagonistët. Ëndrrat erotike kanë një rëndësi të madhe për gratë. Natën Jetohet në mënyrë simbolike ajo që ditën s'mund të jetohej kurrë. Ndonjëherë mund ta jetosh dhe vërtetë, por ndjen më pak kënaqësi. Mbi gratë bien ende paragjykime morale, ndërsa mashkulli është më i lirë seksualisht. Ëndrra erotike është një lloj zone e sinqertë ku erotizmi udhëton i lirë.
Emocionet gjatë ëndrrave seksuale
Mashkulli ëndërron shpesh përqafime të forta, të paparashikuara dhe nxitëse. Femra ëndërron skena erotike të shoqëruara me një ndjesi të ëmbël, që e përfshin të tërën emocionalisht dhe seksualisht. Eksitim po, por me një ndjenjë përfshirjeje totale. Sipas specialistëve, në ëndrrat e tyre gratë plotësojnë edhe nevoja emocionale apo dëshirat për t'u afirmuar. Seksualiteti te gratë është më i plotë se te meshkujt. Kështu, edhe kuptimi i ëndrrave erotike është më i përgjithshëm. Për shembull, në rast se gratë ëndërrojnë se bëjnë dashuri me një burrë me kokë luani në pozicionin ku femra qëndron poshtë dhe përfshihet nga ndjesia e shpërblimit, ajo kërkon të ketë vëmendjen e tij. Simboli është emocioni dhe nevoja.
Problemet
Psikoterapistët alarmohen atëherë kur të gjitha ëndrrat janë erotike dhe i shohim gati çdo natë, por ditën nuk na kujtohen sepse i censurojmë. Seksualiteti është një sferë shumë e rëndësishme. Ndikimi i tij në realitet është kur në zgjim ndihemi shumë të sikletosur. Por specialistët thonë se është për t'u shqetësuar si kur ndihesh gjithmonë e përfshirë nga situata erotike, edhe atëherë kur nuk përfshihesh aspak.



Ëndrrat erotike te meshkujt dhe femrat


Femrat

Të bësh seks me dy meshkuj
Është një ëndërr erotike mjaft e përhapur. Një nga meshkujt edhe mund të mos marrë pjesë në akt, por vetëm të shohë. Në çdo rast ajo ka nevojë t'u tregojë të dyve dhe vetes së saj se është e dëshiruar. Ndoshta kjo lind nga nevoja për t'u vlerësuar më shumë. Është një dëshirë dhe një nevojë: kënaqësia e të qenit në mes të vëmendjes së universit mashkullor. Dy meshkujt përfaqësojnë dy anët e seksit, të butë dhe agresiv.

Të bësh seks me një të panjohur
Shumë e shpeshtë. Kjo ëndërr nis nga themeli i seksualitetit tonë, na çon në rrënjët e kënaqësisë: nuk janë miq, nuk është dashuri, nuk infiltron asgjë. Është rezultat i një tërheqjeje të fortë që nuk lë ndjesi faji. Kjo është një ëndërr erotike klasike dhe të siguron: i panjohuri nuk të gjykon, është si një letër e bardhë, ku mund të hedhësh gjithë nevojat e patreguara.

Të bësh seks me një grua
Nëse një grua ëndërron sikur bën seks me një tjetër grua, nuk është një shenjë homoseksualiteti. Është vetëm nevoja për të eksploruar veten nëpërmjet një figure tjetër të ngjashme. Njëlloj sikur të ishte një lojë pasqyrash. Në fakt, është një ëndërr shumë natyrale, ka në thelb përkëdhelje dhe jo seks agresiv, një dëshirë për të qenë e pranuar dhe bindëse.

Meshkujt

Të ëndërrosh sikur bën seks në grup
Një ëndërr erotike shumë e përhapur. Ëndërrohet seksi në grup, sepse aty mund të humbasësh identitetin. Askush nuk të njeh. Nxjerr jashtë atë pjesë të vërtetë të vetes tënde, natyrale dhe primitive, të pakushtëzuar nga morali dhe qytetërimi. Është një formë papërgjegjshmërie të lejosh veten të hidhesh në një përleshje, të bësh atë që do, të turbullosh ujërat dhe të humbasësh identitetin. Në grup mund të bësh atë, që në kushtet e realitetit dhe në kushtet e vetmisë, nuk mund ta bëje.

Të bësh seks me një personazh të famshëm
Më e këndshmja e ëndrrave erotike. Ë ëmbël, e sigurt, pak fëminore, nxjerr atë pjesën e parritur të vetes, atë pjesë aq fëminore. Fakti që një personazh i famshëm bën dashuri me ty, të bën të ndihesh i rëndësishëm dhe i dëshiruar. Kjo është një nga ato ëndrrat erotike-jo erotike. Ëndrra të tilla shihen në periudhën e adoleshencës ose në fillim të krizave në çift.

Të bësh seks me një kolege
Është sinjal i një rutine që po të vret, dhe të bësh seks me një koleg është gjallëruese, i jep shkëlqim diçkaje të venitur. Një ëndërr e përkufizuar si shumë e "shëndetshme". Është e lidhur me sferën profesionale, mbi të gjitha nëse kolegia është një epror.
avatar
tina
Antar
Antar

Numri i postimeve : 10
PIKE : 30
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 27/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SINJALET SEKSUALE QE SJELL GJUMI TEK FEMRAT DHE MESHKUJT.......... Empty Re: SINJALET SEKSUALE QE SJELL GJUMI TEK FEMRAT DHE MESHKUJT..........

Mesazh nga lenti Mon Jul 26, 2010 11:24 pm

shum mir koka
lenti
lenti
Master
Master

Numri i postimeve : 527
PIKE : 582
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 18/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SINJALET SEKSUALE QE SJELL GJUMI TEK FEMRAT DHE MESHKUJT.......... Empty Re: SINJALET SEKSUALE QE SJELL GJUMI TEK FEMRAT DHE MESHKUJT..........

Mesazh nga Linddt Tue Jul 27, 2010 10:24 pm

e lexova shum me pelqej
flm tina
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SINJALET SEKSUALE QE SJELL GJUMI TEK FEMRAT DHE MESHKUJT.......... Empty Re: SINJALET SEKSUALE QE SJELL GJUMI TEK FEMRAT DHE MESHKUJT..........

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi