Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Zërat e çjerrë

Faqja 3 e 11 Previous  1, 2, 3, 4 ... 9, 10, 11  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 2:02 pm


Miqve të mi......

Ç'far më kërkoni? Ç'far mund tu jap?
Dëshirat për ju unë i treta.
Medaljet e reja,dot nuk po i kap,
Kam ngelur tek relikat e vjetra.

I shkrojta vargjet me mushtin e zemrës,
Në gota ua mbusha gëzimin.
Pijeni! Për ju unë jam nxënës,
Me gërma të arta ua shkruaj nderimin.....

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 2:02 pm

Për të Dy.....

Me mijra herë këto buzë i kam puthur,
Kaq herë më ke puthur dhe ti.
Asnjëherë njëri-tjetrit s'i jemi lutur,
Jemim puthur se kemi patur dashuri.

Edhe sot që buzët janë rreshkur,
Këto puthje s'mungojnë kurrsesi.
Sot puthia na vjen duke qeshur
Dhe puthemi të dy si fëmi.

Do puthemi sa herë të rrahi zemra,
Duke e parë njëri-tjetrin në sy.
Do puthemi dhe natën në ëndrra,
Kur të mos jem unë ose ti.....

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 2:02 pm

Varfëria dhe Ndershmëria.......


Varfëria është bujare
Gjer në shpirt;
I hap zemrës çdo dritare
Për çdo mik.

T'i jep çelsat e shtëpisë
Livadhis,
T'i hap dyert kat e kat
Bjer e vdis.

Kur dëbora mbulon dhenë
Në çdo anë
Edhe zogu më i sertë
Të rri pranë....

Ajo zbutet,të vjen pas
Si manare,
Luanesha e ul kreshtën
Aq krenare.....

Çdo gjë bëhet mik i dashur
Pa zarar
Edhe kripa në çdo gjellë
Me karar...

Mos u bëj, more zotri
Urë e vig,
Të kalojë përmbi ty
Çdo lloj mik.

Varfëria s'del i dashur
Në pazar
Që të jesh me dinjitet
Ji krenar!

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 2:02 pm

Mos eja e dashur,mos eja........

Mos eja e dashur ,mos eja,
Jam kthyer i tëri rrënojë.
Si shi i shkarkuar nga reja,
Që bije dhe bën çfar të dojë.

Kam ngelur si hiri në vatër
Dhe prush i fikur në të.
Si kukull që lot në teatër
Dikush imiton tjetër zë.

E ndjej në frymarrje vetminë
Dhe kollën e vjetër e ndjej.
E ndjej,por s'e kuptoj çudinë,
Që syret më shikojnë në terr.

Loti më ndjek në humnerë,
Nga faqet strehoet në gushë.
Më thotë: S'do të lë ndonjëherë
Që akulli shpirtin të ta mbushë.....

Nuk besoj, e di që ti s'mundesh,
Hijet nga shpirti ti m'i largosh.
Më kot përpara meje tundesh
Dhe me sytë e mjeruar loz.

Mos eja e dashur,mos eja,
Jam kthyer i tëri rrënojë.
Me qeshje që dikur të dehja,
Sot si një pupac, të tmerroj.......

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 2:02 pm

Kam frikë.....

Kam frikë të të ledhatoj ballin,
Nga rrudhat si brazda parmënde.
Kam frikë se mos zgjuaj djallin,
Nga ëndrrat e zotrisë tënde.

Kam frikë të të shikoj në sy,
Nga thinjat në qepallat e lodhura.
Kam frikë të rri aty,
Nga ndodhitë që janë të pandodhura.

Kam frikë të të puth në buzë,
Se mos tronditet gjithësia.
Kam frikë nga ty moj muzë,
Se mos më shai historia..........

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 2:03 pm

********

Dallëndyshe,erdhët....
Dritaren ma gjetët si mikesha të vjetra,,
krijesa besnike.
Ju më të vuajturat,
më të lodhurat,të thara si kashtë,
gëzoni që më gjetët gjallë,
të këndojmë si dikur,prapë bashkë......

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 2:03 pm

Iku dhe kjo ditë.....


Iku dhe kjo ditë. Erdhi nata prapë.
Asgjë nuk shijova. Vetëm prapësi.
Dielli më sjell ftohtë,Dimri më sjell vapë,
Nata më sjell frikë edhe pabesi.

Iku dhe kjo mbrëmje,pa yje në qiell,
Enesërmia sjell,vetveten e saj.
Prap s'besoj të ngrohem nga ky "palo" diell,
Sërisht do vërtitem nga skai në skaj.

Ikin vetëm ikin,asgjë nuk rikthehet,
Ikën koha ime si një vetëtimë.
Zihem shpesh me veten dhe me veten grihem.
Zemra e dalldisur vetëm psherëtin....

Vetëm zërat çirren si grifshat mbi pemë
S'pyesin për ditët si ikin, si shkojnë.
Edhe në mesnatë nga gjumi të ngrejnë.
Të rroi partia vetëm din të thonë......

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 2:03 pm

S'kam faj.......

Vërtet jam bërë shum i çuditshëm.
Sa nuk besoj në këtè dhe.
Shikoj syrrete krejt të frikshëm,
Njerëz pa moral,pa komb,pa fe....

Trokas,trokas në derën e Zotit,
Trokitjen time nuk e njeh.
Vërtet jetokam kot së koti,
Si mëkatar gjithmonë më le.

Unë,nuk kam faj, e them i bindur,
Në Zot besoj dhe kërkoj ndjesë.
Vërtet pa fe kam qënur i lindur,
Por këtë fat s'e marr për pjesë.

Vërtet jam bërë shum i çuditshëm,
Si i hakrryer,si mëmdjelënë.
Si krrimba plehu kokën t'ua shtypësh,
Bashibozukve që sjellin gjëmë.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 2:03 pm

Udhëkryq.........


Unë i lindur në k'to anë,
Jam mërzitur me vetveten.
Rri e dëgjoj budallanë,
Një të lënë sa nuk vret veten.

Ja dhe mora harratinë,
Prap rehat s'kam për të gjetur.
Sa të dëgjoj batakçinë,
Gjak në trup s'ka për të mbetur.

Në udhëkryq vërtet na lanë,
Këta horra brekëgrisur.
Një kolerë,tjetri murtajë,
Që të gjith' mëndjevidhisur.....

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 2:03 pm

Shpesh me thone:Mbaje veten
Por ce do se mbakam dot
Ne k'te brenge e shkoj jeten
Humbas kohen kot me kot.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 2:04 pm

A më besoni?!........

Lumi i thellë përpara meje,
Dallga e qetë,po e pabesë.
Të rrëmben si perde reje
Dhe të flak në breg si thes.

Pres në breg, si gur i flakur,
As përvete nuk bëj hije.
Rri menduar, shum' i matur,
Se mos hidhem me pa vetëdije.

Veç trishtim rrjedh nëpër deje,
Sa e harroj thellësinë.
Merrëm pranë,më mbyt pa leje,
Kthem ushqim për peshqërinë.

Po ç'far pate? Si të ndodhi?
Rrjedha e lumit është harbi.
Ti në brg.Poshtë kush të hodhi?!
Pranë teje s'kish njeri......!

Ç'far tu them? A më besoni?!
Zgjodha lumin për më mirë.
Në vetmi më masakronin
Ca kopila, sahanlëpirë......

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 2:04 pm

Për keq u mësuam.....

Ndër vite i grisa këpucët nga rruga
Dhe mëngët i grisa nga zyra e vjetër.
U grisa nga gurët,nga rruga me gunga,
Nga letrat që shkruajta për jetën.

Nga do që kalova,s'dëgjova bilbila,
Veç zhaba në ujra kënete.
U ndesha,u vrava veç me ca kopila,
Dobiça me me tinguj gërrnete.

Për keq u mësova me zhaba ugari,
Me këngë bretkoskash mjerane.
Betohem: S'e ndjej kur pëllet gomari,
Që rrotull i vjen një pu......e.....

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 2:04 pm

Sa keq.......

Gotën e rakisë e ktheva me fund.
Mbi gotë gjumi më mori.
Dimri i acartë kallkanet i tund,
Sa dehjen ma nxorri.

Pa fjalë ngela e sytë mbetën mbyllur.
Ëndrrat më shpien gjithkund.
Sa keq që kjo jetë kaq na ka ndrydhur,
Sa fjalët i nxjerrim si cung.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 2:04 pm

Zërat e Çjerrë.....
Ndihmë.........!

O Zot , të lutem mbyllua gojën,
Se njeri tjetër s'ua mbyll dot.
Ndërhy me shpejt e prishua lojën,
Se loja e tyre po na sjell ndot.

Pres që kjo lutje,mos të më lodhi,
Se boll jam lodhur nga kjo jetë.
Në bot e pres çdo gjë të ndodhi,
Kur zihen dy,për një pushtet.

Ne tjetër hall,ata tjetër avaz.
E bënë vëndin lesh e li.
Ti mbyllim veçmas në kafaz,
Që ta kuptojnë çdo të thotë LIRI.....

Të lutem zot,bëje për mua,
Ty të kam jetë e perëndi.
Si dy kaposha këta s'i dua
Dhe popullin tim si bagëti.

Veç për argat ata m'i ruaj,
Ndoshta çoban, a bujk s'e di.
Për nderin tim,karrocë me kuaj,
Ose hamall se kanë fuqi.

Bëj si të dish, e si të duash.
Më mirë se ti s'e di njeri.
Aman o Zot,nga ta na ruaj,
Janë bërë gogol,për çdo fëmi....

Ky është një nder që ta kërkojmë
Dhe këtë nder e bën veç ti.
Veç nga të dy le të shpëtojmë,
Pa le të hamë bukë me hi.....

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 2:05 pm

Drit e Muzg......


Veç ky shpirt e di se si,
Veç ky shpirt e di si vuan.
Jo nga dimri,o njeri,
Por nga njerzit e droguar.

Me kujdes flet shpirti im
Dhe në zi zhytet i tëri.
Rend si shpend në shtegëtim,
Fati i jetës,fije peri.

Muzg e dritë e dritë e muzg,
Si një kovë në fund të pusit.
Bie,ngrihem si në luftë
Dhe me thonj të mbytem, lusin.....

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 2:05 pm

Nëse......


Nëse ka ngelur pak nga shpirti im,
Nuk do të thot' që unë falimentova.
Un' rilind dhe prap gjëj frymëzim
Nga ti,nga natyra,nga koha....

Nëse ka ngelur pak nga malli im,
S'do të thot që malli u shua.
Në ëndrra sjell kujtim për kujtim,
Çdo arë,çdo gur,lumë edhe përrua.

Nëse ka ngelur pak nga gjaku im,
S'do të thot' që zemra ndaloi.
Unë regëtij,çapitem dhe prap vetëtij,
Ndriçoj rrugë,gufa e troje.....

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 2:05 pm

Mes meje dhe Teje.....


Mes meje dhe teje po ndodhin çudira.
Pasqyra në cep të dy na përgjon.
Lëviz nëpër dhomë shëmbëllen fytyra,
Shtrihem në krevat ëndrra cicëron.

Sa mirë që më vjen; qënkemi bashkuar,
Mallkuar qofshin vitet që pas lamë.
Tek shkëmbi i murrmë ëndrrat janë dërrmuar,
Pasqyra e shpirtit thyer si një xham.

Më mirë kështu, se natën e zgjuam
Dhe tokës së tharë i sollëm blerim.
Pasqyra e dhomës të nxjerr të shëmtuar,
Pasqyra e shpirtit si lule në brinj'......

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 2:05 pm

***********************

Ndoshta është von. Ti fluturove.
Në një shtet tjetër me avion.
S'e di kur ike,diçka zgjove.
Më the zotri,ta them më von....

S'të kap as vala e celularit,
Çdo gjë po hesht si në varrezë.
Do nxjerr mbi re valën e mallit,
Që s'e pengon as një fortesë.

Andej nga shkove,s'ke pranverë,
Këtej nga ike le acar.
Ta dish vërtet , si dhe njëherë,
Kthehesh në këmbë,nga rruga e marr'.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 2:05 pm

Kjo ishte.....

Çdo hap që hedh ma rrudhos shtatin,
Gëlltis me zor çdo centimetër.
Po unë kush jam,që po ndal vrapin?!
Njeri si ju,por pak i vjetër...

Në shpirt i ri,vrull euforie,
Kaos në kokë,në çdo qelizë.
Gjëmime malli ,dashurie,
Si rezistencë e vënë në prizë.

Dhe bëja vepra kryearta,
Ku shpirtërat thyheshin si xhama.
Ngjisja maloren me të katërta,
Si një furtunë zgjuar nga fama.

Kjo ishte famë e jetës sime,
Kjo famë quhej e florinjtë.
Sot rrënja e flokut zbardh si ime
Dhe çdo gjë shikoj të dyshimtë.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 2:06 pm

As kujt.....

S'të mbaj mëri,moj kohë, shtrigë e bushtër,
Që vitet mi gëlltite si lubi.
As ty moj zonjë,që ishje e mushkërt,
S'e njifje jetën dhe s'falje dashuri.

Kërkënd në botë nuk shaj e akuzoj
Dhe jetës i kam dhënë tjetër kuptim.
Të ndes qiri dhe rrugën ta ndriçoj,
Njëlloj si mik e si për shpirtin tim....

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 2:06 pm

Dikush mungon.....

Kam qejf ti lë veset e mia.
Të ec' përpara pa përtesë.
Të shkoj të falem tek xhamia
Dhe Zotit vet' ti kërkoj ndjesë.

Të shkoj në sofrën e poetve,
Atje ku jet' merr dashuria.
Të largoj frikën e profetve,
Ti hedh në kosh veset e mia.

Dikush mungon në këtë jetë,
Që të më thotë: Jetën jeto.
Kam patur vese, është e vërtetë,
Po mëkatar s'kam qënur jo.....

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 2:06 pm

Mallkova veten....

Dhe pse të humba s'e shava fatin,
As pse nuk shihemi më kurrë.
Si kal' i bardhë e merrja vrapin,
Në xham të gjuaja me gurë.

Mallkova veten,aguridhe..
Përse s'u poqa para kohe?....
Të pija ujë në ato currile,
Të oshëtija në ato hone...

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 2:06 pm

*********************

Un' falje jap e zoti fal,
Vetqënia jonë hakmarrjen ndjell.
Vjen një kohë,vetveten tall
Dhe nga mëkati kurrë nuk del.

Dhe rruga e dredhur gjëmba nxjerr,
Hakmarria bëhet mbret i jetës.
Vet gjarpëri kokën mbrapa kthen
Dhe dhëmbët nxjerr,ja ngul vetvetes...

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 2:06 pm

Veç Ti.....

Veç ti s'më ikën as në gjumë,
Këtë s'e kam në dorë aspak.
Mes dallgëve zhytesh nëpër lumë,
Mes dallgëve zhytem të të kap.

Nga shpirti yt, jam thirrur unë,
Të jap shpegime orë e çastë.
Ky shpirti im me dallgë e shkumë,
Ka lind' për ty,për këtë rastë.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 2:07 pm

Asgjë s'kam tjetër.....


Asgjë nuk kam,asgjë s'kërkoj,
Asgjë,asgjë është jeta vetë.
Një mal tunel dua ta çpoj,
Një kthesë rruge ta bëj të drejtë.

S'i bëkam dot,has në pengesa,
Dikush më quan burracak.
Më thot djalosh,jeta është kthesa
Dhe kthesë s'quhet po s'ka hark.

Ndoshta s'më duhet më asgjë.
Ky quhet fund i patreguar.
Unë si njeri ...e kam një zë,
Një zë të pastërt,një gjë të çmuar.

Veç zërit tim,asgjë s'kam tjetër,
Këtë s'e mbyll dot në kafaz
Dhe kur flë gjumë,kërkon patjetër
Një jetë tjetër......, buzëgas........

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zërat e çjerrë

Mesazh nga Sponsored content Today at 3:24 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 11 Previous  1, 2, 3, 4 ... 9, 10, 11  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi