Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Stoli i dashurisë

Shko poshtë

Stoli i dashurisë Empty Stoli i dashurisë

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 3:54 pm

Mbremje!Mbremje e bukur vere,ku njerzit shetisin te gezuar,krah per krah me bashkeshortet,shoket, shoqet e miqte.
Kisha vendosur me ne fund te dilja edhe une.Isha e trishtuar,e lene mbas dore,e braktisur pasi i dashuri im kishte vendosur te 'divorcohej' nga une!
Arsyeja?Kot.Kot fare,dashuria jone shteroi,mjaft u dashuruam,tani dua te jem i lire,te jetoj jeten time si dua une,pra dua te jem i lire...
C'paradoks?! U mundova te kerkoj arsye objektive,te me mbushte mendjen se ku kisha gabuar,s'isha ne nivelin e duhur a ku s'i isha pergjigjur deshirave te tij por me kot...
I dashuri im ishte i vendosur qe dashuria jone ishte zbehur, ishim ftohur dhe nuk mund te vazhdonim me...
Eh! C'mund te beja une?Me cfare mund te kundershtoja une?Me forcen e vajzes?
Me forcen e atyre qindra e qindra vajzave qe braktisen si pa gje te keq nga te dashurit e tyre?A mendojne ata valle se cfare bejne?Po ata vyshkin me qindra lule,petalet e te cilave i rrezojne ne toke ku thahen e shkelen me kembe nga mijera udhetare te ndryshem...
U bera shume pesimiste,shoqet me qendronin prane duke pare trishtimin tim te madh, me benin moral duke me thene se akoma kisha gonxhe te pacelura dhe do te lulzonin perseri...
Arriten t'me mbushnin mendjen per te dale dhe une shetitje ne bulevardin e bukur te endrave te mija...
Dola nga konvikti,hyra ne bulevard por nuk mund te perqendrohesha dot.Nuk ktheja pershendetjet qe merrja nga shoket e shoqet ndoshta dhe nga te afermit e mi te cilet habiteshin nga indiferentizmi im...Por mendja ime punonte vetem ne nje vend.
A do ta shihja valle ate? A do te merrja pershendetjen e tij?O ZOT!Si do ta dalloja e prisja silueten e tij qe s'e kisha pare prej kohesh? Ne nje segment te caktuar te bulevardit,prane parkut te bukur te rinise,te dashurise time ,une ecja e ecja dhe pa pritur kthej koken majtas per t;u perqendruar tek nje stol...
Uh c'zagushi e madhe ishte sonte!!Nata ose mbremja me mire ishte e qete, e fresket,ajri shume i paster, por une paskam nje siklet shume te madh...Rrahjet e zemres m'u shtuan dhe kembet i hidhja instiktivisht.Ato drejtoheshin vetem majtas per te arritur tek i bukuri stol ku ishin shlodhur me qindra here ne nete si kjo me hene por edhe ne nete me shi e bore...
Eh i dashur!Po ate nate kur tufani uturinte rreth parkut , te kujtohet,ne te dy te ulur tek ky stol e sfidonim ate dhe ashtu te perqafuar , te dashuruar, qeshnim te lumtur! Esfidonim ate sepse krahet e tu te fuqishem me shtrengonin fort fort dhe nuk kishte tufan qe te na ndante..
Te pakten keto fjale degjoja nga goja juaj ne ato nete magjikeHedh syte tek stoli yne dhe ...Oh per cudi,per ironi te fatit tim shoh Ate...po,po ate te dashurin tim.Ferkoj syte se mos kushedi me jane veshur syte nga sikleti qe kam dhe mbledh forcat e perqendrohem...Nuk eshte alibi,eshte Ai ,po,po,dhe jo vetem...Ja pra kushqenka arsyeja e ndarjes sone,ja pra kush qenka ne mes qe dashuria jone u zbeh.Ja pra ,nje dashuri e re paska pushtuar zemren e zemres sime.
Eshkreta zemer!Po si mund ta duroje kete gje valle?
Dhe tani vertet ndjej nje keputje te pergjithshme,nje humbje ekuilibri dhe i varem shoqes sime ne krah...
Kjo ishte goditja ime e dyte...Kjo ishte ...ishte vdekja ime.Me dukej sikur te gjithe yjet e qiellit po binin para syve te mi.Po kush ishte valle ajo ze zuri vend ne zemren tende?E, kushdo qofte,eshte dikushi,dikush me e afte se mua qe pushtoi te dashurin tim.
Lufte ndjenjash,lufte mendimesh, hamendjesh e pse jo xhelozie...Eh ! E keputur,e vrare,e rraskapitur mendoj.A do te kete jetegjatesi kjo dashuri apo prape ne brendesine dhe jetegjatesine e saj do te kete zhgenjim? Do te kete tradheti dhe nje e trete do te zere vend ne zemren e tij?Mos nje trete e kat.... do ulet tek stoli yne?Mos i dashur mos keshtu.I dashur stol me thuaj,premtimet qe me bente mua po ia transmenton asaj...Dhe ajo ,ashtu si une e beson...
Me lendove,me kepute pa celur mire,me plagose zemren,por dije mire se nuk me humbe shpresen...
Diku ne kthim,degjoj tingujt e ne kenge nga dikush qe kishte ngritur zerin e magnetofonit,valet e te cilit nepermjet zerit melodioz te Manjola Nallbanit,percillnin tek une vargjet e preferuara...

.Dhe pranvera serish do t'vij
E do sjelle tjeter dashuri

Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Stoli i dashurisë Empty Re: Stoli i dashurisë

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 3:54 pm

Mbremje!Mbremje e bukur vere,ku njerzit shetisin te gezuar,krah per krah me bashkeshortet,shoket, shoqet e miqte.
Kisha vendosur me ne fund te dilja edhe une.Isha e trishtuar,e lene mbas dore,e braktisur pasi i dashuri im kishte vendosur te 'divorcohej' nga une!


E lexova kete proze te shkurter te titulluar Stoli i dashurisë ! Dhe e rilexova! Per te venë ne shenjëzim nje jetë ndërthurrjesh te nje realiteti të ri, qe Pranvera Bica e ka theksuar. Ajo nuk e ka sterzgjatur me pershkrime qe te krijoje skena. Por ka nxjerr nje plage te madhe shoqerore te kohes qe ka emrin Divorc. Dhe me te ka bere nje tablo reqethese, ku mungojne faktet per nje largese te tille qe zbeh linjat e nje jete te gezuar, per hir te oreksit dhe shfrimit qe behet prezent ne perditëshmeri.

Ne kete udhekryq ku dalin sheshazi shqetesimet, dhembja. hidherimi, malli per t'u krijuar klimat e vazhdimesise , nuk jane paraqitje te nje rrenimi , por mbijetime se ka vend gjithmon per nje rirregullim, per nje tolerance, per nje jete shprese. Duke bere kete apel , tregimtarja behet pris i nje shtegu ku dominon arsyeja. E ne fund, nese, edhe pas gjithe kesaj nuk ka mundesi te bashkeveprimit, ajo nuk krijon anatemën por nje rrezatim shprese se:

Dhe pranvera serish do t'vij
E do sjelle tjeter dashuri


Kjo proze e shkurter, ka faktuar nje te vertete qe shumica nuk arrijne ta rrumbullaksojne as ne romane e novela! Sukses!
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Stoli i dashurisë Empty Re: Stoli i dashurisë

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 3:54 pm

Zoti i Botes dhe te gjitha udhet ku kalon dashuria,jane plot me lule dhe me gjak!

Kam parasysh nje Eve dhe nje Adam!
Duheshin valle?Patjeter qe po!Vetem dy,dy persona te papersosur,me te mirat dhe te keqiat e tyre.Te mirat e tyre ishin keto...mgjse te kundert,ata erdhen ne kete jete,jetuan dhe menduan per shtimin e jetes,per shtimin e botes...
Te keqiat e tyre ,- te pabindur,u pelqen mendja,jo korekt ndaj premtimit qe i bene Zotit,Te plotfuqishmit,te cilit nuk i erdhi mire kur ata hengren'"Mollen e ndalueme"Pasojat:- ndeshkim maksimal.
E pra tani e kemi te qarte qe Bota e ka origjinen nga e bukura dashuri!Pa te nuk do te kishte Bote te populluar...Nuk do te degjoheshin zerat gazmore te te vogelusheve ,te cilet mbushin te gjitha paralelet dhe meridianet...
Eh, e bukura jete donte te plotesohej me cdo gje te dobishme.Jeta e perjetshme.
Imagjinoj...Boten, Gjithesine ,gjithcka te perbere nga udhe e udhe te pafund. Dhe neper keto udhe kudo ne malore e fushore farfurin e farfurin nje ndjenje e bukur,fluturon e kalon gjithe gezim nje mbretereshe,nje princeshe me emrin '"Dashuri"
Lule e lule,asparagus e gladiola,luledele e menekshe e plot e plot te tjera shoqerojne keto udhe...Sa krenare,kryenece e koke lart jane.Lule shumengjyreshe,plot arome dhe ne mes tyre karroca e florinjte me te emblen dashuri siper,pershendet me dore cdo zemer qe i hap zemren asaj!Kujt ?
Dashurise pra!
E ,te kuptojne dhe jo,kur dashuron!
Ndoshta s'do nena,babai,motra,vellai.Per Zotin e Botes,per dashurine derdhen shume e shume lot,flijohen plot,ndodhin tragjedi dhe si pasoje helmohen plot zemra,persinifikohen shume Romeo e Zhuliete.Dhe nga tragjedite e ndodhura, te bukurat udhe,ato te parat,mbushen edhe me gjak, sepse gazi dhe helmi jetojne bashke,plotesojne njera tjetren pra dashuria ka embelsi,eshte e bukur e larmishme por ka edhe te tmerrshmen xhelozi,shkaterruesen qe i pershkon keto udhe dhe ku gjen terren ze vend.Per pasoje shkakton edhe gjakderdhje dhe fillon e merr udhet...
Ja pra,kudo ku kalon dashuria,zanafilla e Botes celin lulet dhe shtohen lotet... thahen lulet e shterin lotet,skuqen fytyrat e skuqen udhet...
Eh ZOT I BOTES,ZOT I BOTES...
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Stoli i dashurisë Empty Re: Stoli i dashurisë

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 3:54 pm

Eh, e bukura jete donte te plotesohej me cdo gje te dobishme.Jeta e perjetshme.
Imagjinoj...Boten, Gjithesine ,gjithcka te perbere nga udhe e udhe te pafund. Dhe neper keto udhe kudo ne malore e fushore farfurin e farfurin nje ndjenje e bukur,fluturon e kalon gjithe gezim nje mbretereshe,nje princeshe me emrin '"Dashuri"

Ja pra,kudo ku kalon dashuria,zanafilla e Botes celin lulet dhe shtohen lotet... thahen lulet e shterin lotet,skuqen fytyrat e skuqen udhet...
Eh ZOT I BOTES,ZOT I BOTES...


Te shkruash shkurt do kohe!
Proza poetike e Pranveres, e dendesuar me poetike te jep nje horizont gjeresie per te ndesh shume botekuptime. Aty meson per krijuesin, per te krijuarit. Per perkushtimin dhe ndjenjen. per ligjesine dhe ndalesat. Meson per emblemen e perjetshme qe te fal lumturine dhe vuajtjet e qe pa te nuk ka shije jeta. Pra, Pranvera, ka mbarshtruar temen e nje blerimi te madh, t'ua mesoje shtigjet perkujdesese atyre qe duan te kultivojne te perjetshmen dashuri!
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Stoli i dashurisë Empty Re: Stoli i dashurisë

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 3:54 pm

O zot mos ma sill mengjesin.

Kemi kohe te dy pa u pare
Si vemje malli po me bren
Por edhe ti nen carcafin e bardhe
Syte i mbyll e di ,po gjumi s'te ze.

Mendimi ndjek mallin e vrare
Si zog i goditur rrufeje
Mes endres vrapon si i marre
Dhe imazhin tim mban me vete

Dy trupa shtrire neper shtrat
Dy shpirtra vrapojne neper nate
O ,Zot, mos ma sill mengjesin
Keshtu mes endres lerme te vertitem.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Stoli i dashurisë Empty Re: Stoli i dashurisë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi