Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Lulet e majit per ty

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Re: Lulet e majit per ty

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:07 pm

EMIGRANT

Me nje torbe ne krahe,
Boten po gjezdis.
E bukur shum`esht`bota
Po.........dhe bere shum`pis

Askush nuk me flet
Po pse keshtu o Zot
Njeriu i shkret`
Qenka njeri kot


Bertas po s`degjohem
Gjerat shkojn`per dreq
Nuk po rehatohem
Nga isha...ku isha.....po ketu me keq

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lulet e majit per ty

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:08 pm

VRASJA E NJË FRIKE




Përpara doli një vajzë shumë e bukur. Me fytyrën e saj ëngjëllore të bënte për vete që në pamje të parë. Flokët e saj ngjyrë gruri derdheshin mbi supe. Sytë ngjyrë gri i jepnin më tepër hijeshi. Kish një delikatesë dhe në ecjen e saj.
Për një moment hodhi një vështrim tek të gjithë,jo me mendimin se a po e pëlqenin,por donte të verifikonte diçka. Mbasi u bind, filloi:
- Më duhet t’ju tregoj me patjetër historinë time. Veç kini pak durim që ta dëgjoni.
Mbase dyshoi nëse do kishin durim ta dëgjonin. Mbase ishin lodhur me këto historira. Por ata vendosën ta dëgjonin dhe ajo filloi:
-Makinës ju dha gas dhe ajo la prapa erën karakteristike të benzinës. Dikush nga shoqet tha:- Më duket se ja ka vënë syrin ndonjërës nga klasa jonë ky tipi.
-E ç’na duhet ne. Kemi provimet s’ja kemi ngenë, apo jo goca.-tha Leda. Ato vazhduan të bisedonin, ndërsa mua më ngeli mëndja tek makina dhe shoferi i saj. E quanin Ardi. Isha interesuar dhe më kishin thëne se i pëlqeja. Kjo më bënte të lumtur sepse ai i plotësonte të gjitha kërkesat e mija për të dashurin tim. Ishte i bukur, me makinë të bukur, me para, jetonte në Itali,e ç’doja më tepër unë!
Pata dhe disa kontakte të tjera vizive me atë djalë dhe veprimet e tij, kur përballej me mua, më linin të kuptoja që ishte shumë kavaljer, dhe kjo mua më bënte të ndihesha mirë, thjeshtë më pëlqente. Të njëjtën sjellje bënin dhe disa djem të klasës apo të qytetit me mua por s’kishin atë klasin e tij.
Atë ditë që e takova dhe bisedova me Ardin sa nuk fluturoja nga gëzimi. Seç kishte një të folur të bukur dhe një fuqi fjale që më bindëte në çdo argument.
Pasdite më erdhën në shtëpi Koli dhe Leda që i kisha në klasë, mendova se vinin për ndonjë konsultim, por ata direkt filluan të më flisnin për Ardin.
-Ku e njeh atë tip ti dhe çfar di për të- tha Koli.
Leda nuk më la të flas por me një ton të ashpër tha:
-Ku janë ëndrat e tua për mjekësinë? Ku vete? Thirri mëndjes!
-Po mbi të gjitha ne nuk e njohim.-tha Koli.

Po i shihja e hutuar dhe më habiste fakti se ku e gjenin ata kurajon të më flisnin në këtë mënyrë? Ndaj e revoltuar thashë: - Ore po ç’ju duhet juve se ç’bëj unë ? Ku e gjeni ju të drejtën të ndërhyni në jetën time?
-Tek shoqëria që kemi bashkë-tha Leda
-Të kërkoj ndiesë që e filluam pak keq-tha Koli dhe pasi u kollit vazhdoi- Eda, ti e di që unë kam një të dashur.....dhe nuk është se po bëhem xheloz për ty. Pastaj ti e di që unë të kam si motër....
Ai desh të vazhdonte por mua më ishin acaruar nervat dhe e nervozuar thashë- Mjaft! Nuk më pëlqen morali i tepërt. Dhe me jetën time bëj çfarë të dua vetë. E kupton tani ti vëllaçkoja im. Dhe fjalës vëllaçko i dhashë një ton ironie që ta kuptonin se po më bezdisnin. Ata e kuptuan dhe u ngritën e ikën. Të nesërmen në klasë shumë nga shokët e shoqet më kthyen krahët e s’më folën.
Fredi, Endri dhe dy tre të tjerë, që s’më kujtohen, mu afruan më përshëndetën bile Fredi më ftoi dhe për kafe, por unë s’pranova.
Nuk e di se ç’kishte diçka që më bënte të dyshoja në fjalët e tyre!?
Ditët kalonin dhe sigurisht që unë me Ardin po e shtonim njohjen tonë.
Unë isha e lumtur dhe s’më interesonin të tjerët.
Ardi erdhi dhe në shtëpinë time dhe bisedoi me të mitë. Babi i tha: -Mirë mor djalë mirë, po unë dua të flas me njerëzit e tu.
-Patjetër- u përgjigj menjëherë Ardi.
Pas dy ditësh erdhi tek ne i ati i Ardit bisedoi me babin dhe vendosën se kur do vinin për të bërë ceremoninë zyrtare të fejesës, së paku kështu i thonë.
Atë ditë që shkuam ne për vizitë tek shtëpia e Ardit pashë një lloj ftohtësie tek prindërit e tij,por mua nuk më interesonte asgjë pasi isha e lumtur sepse ndieja që Ardi më donte, dhe mendova se me kalimin e kohës e me sjelljen time do t’i bind e do të më duan.
Pas dy javësh Ardi erdhi në shtëpi dhe na tha se duhet të ikte me patjetër në Itali sepse i fillonte puna dhe ne të gjithë një zëri i thamë mirë. Në të vërtetë mua nuk më erdhi mirë që po ikte por në fund të fundit s’mundt t’i thosha rri. Atë natë biseduam gjatë dhe ai më dha një mal me porosi.Dhe unë ju betova për vëllain, njeriu më i shtrënjtë për mua, që do ti kisha parasysh të gjitha ato që më porositi ai.
Ndërkohë në shkollë unë fillova të jem krye lartë sepse jua “theva hundët” të gjithëve që dyshuan tek Ardi dhe në klasë nuk flisja me asnjë. Çdo ditë flisja me Ardin në telefon dhe ai më kujtonte porositë që më kish dhënë. Një natë më tha: - Eda e di që qënka shumë e vështirë për të të bërë dokumentat pa qënë këtu?!
-Po si do bëjmë?- i thashë.
- S’e di- u përgjigj ai e pastaj vazhdoi- mirë, mirë se bisedojmë kur të vi aty.
Ardi më lajmëroi se do të vinte.Tërë natën nuk fjeta nga gëzimi. Pse të gënjej. Më kish marrë malli. Nga dita që erdhi, tema e bisedave ishte vetëm se si do të shkoja unë në Itali.
- Po të jesh ti atje,gjërat janë më të lehta.-tha Ardi.
- Po si të vijë more bir?! – tha mamaja ime.
- Si kanë ikur të tërë moj krushkë- tha i jati i Ardit.
-Me gomone?-tha babi dhe thithi fort cigaren e vazhdoi- Jo,jo punë që s’bëhet.
-S’tha njeri me gomone.- tha Ardi.
-Po si?- tha mamaja ime.
-Me dokumenta fallco.... do na kushtojnë pak po s’ka gjë- tha Ardi.
Dhe kështu bëmë. Ndërkohë unë e mbarova shkollën dhe nuk tentova për shkollë të lartë, keq më erdhi sepse mjekësinë e kisha ëndër, por u ngushëllova me mendimin se mund të më jepej mundësia ta vazhdoja në Itali. Erdhi dita për tu nisur. Rruga kaloi sipas të gjitha parashikimeve. Sapo mbërritëm, Ardi më tha: -Merr në telefon në shtëpi dhe lajmëroi që arrite mirë e të mos bëhen merak.
Ditët kalonin dhe unë po çmëndesha nga lumturia. Gjërat po shkonin shumë mirë deri atë natë..... ah ajo natë!
Mori frymë thellë, u duk që ajo natë i ishte skalitur në kujtesë. Diku nguli sytë e bëri një pauzë pak të gjatë sikur donte të kujtonte çdo detaj të asaj nate.
-Po darkonim në një lokal. Nuk e di se me kë foli në telefon dhe u nxeh shumë. Kishte dy a tre ditë që nxehej shpesh dhe me mua për gjëra kot.
-Çohu se do ikim- më tha dhe doli pa më pritur. E ndoqa pas. Hipëm në makinë. Nuk po e kuptoja se ku po shkonim. Makina ndaloi para një shtëpie paksa të veçuar.
-Hajde zbrit – më tha.
Zbrita dhe e ndoqa pas. Hymë brënda. Aty ishn dhe tre persona të tjerë që nuk i kisha parë kurrë më parë. Sapo hymë Ardi me fjalë fyese ju drejtua njërit prej tyre. Ishte një mesoburrë shtat shkurtër pa flokë e me pak bark. Biseda sa vinte e tensionohej. Flisnin për punë parash po për shuma të mëdha. U trëmba shumë ndaj dhe i thashë:
-Zemër më ço mua në shtëpi.
Më pa gjithë inat e nuk më foli. Biseda tashmë ishte kthyer në zënkë. Pa pritur Ardi nxorri nga brezi një pistoletë, që nuk ja kisha parë kurrë, dhe shtiu mbi të. Nuk e kuptova që shtiu sepse pistoleta nuk bëri zhurmë por e kuptova kur qerosin e mbuloi gjaku. E qëlloi në kokë. Unë u tmerrova dhe zura të bërtas. Ardi u kthye nga unë dhe filloi të më godiste me sa fuqi kishte e ku të mundëte.
-E pe si përfundoi ai- më tha dhe ndezi një cigare e pastaj vazhdoi- Po nuk mu binde mua dhe po hape gojë kështu do të përfundojë yt vëlla që ti e do aq shumë.
Asgjë s’po kuptoja. Unë atij së paku i isha bindur gjithmonë ndaj thashë:
-Zemër, ti e di që unë ty nuk ta kam prishur asnjëherë. Pastaj kë kam më të shtrënjtë se burri im?!
-Hahahahaha, burri thotë. Çfar burri thua moj budallaqe, akoma se ke kuptuar se të kam marrë për të punuar në rrugë. Hahahahaha- më tha dhe më dha një shkelm në bark.
Po vazhdoja të dyshoja se mos po më provokonte, ndaj i thashë: - Jo, jo atë punë s’e bëj dot.
-Ashtu ëëëëëë. Mirë, atëhere dëgjoje vetë me veshët e tu- tha dhe nxorri telefonin formoi një numur dhe e vuri telefonin që ta dëgjonim të gjithë.
-Alo, hë njisho ça ke bo- tha zëri matanë.
- Hiç mor daj. Po kom nji hall- tha Ardi.
-Fol njisho ti e di që unë nuk e boj dysh llafen tate.
-Ajo që mora unë e ka nji vëlla ëëëë.
-Po. Ai qyrrsi i vogël që ma tregove para se me hik.
-Po, po daje. Kur të të them unë e di detyrën ti ëëëëë.
-Sigurisht njisho biletën vetëm vajtje. Hahahaha.
-I modh je për zotin. Hajde mbylle tani natën.
-Hajt natën njsho. Tha zëri matanë dhe e mbylli. Në dhomë ra heshtja.
-Ardi,seriozisht e ke- i thashë
-Jo po me tu tall – tha ai dhe u çua e shkoi drejt dy të tjerëve që gjendeshin aty,që deri në atë kohë s’kishin marrë vesh asgjë sepse ne kishim folur shqip.
-Hë çuna a doni të argëtoheni pak- tha Ardi
-Po- thanë gati një zëri të dy ata.
-Çohu e shko në dhomën tjetër me këtë të parin- mu drejtua mua dhe shtyu drejt meje njërin prej tyre.
Të nesërmen në mëngjes më çoi në një shtëpi tjetër dhe më tha: - Oj kurvë tashmë kjo është shtëpia jote. Bjer e fli se do punosh gjithë natën. Ah se desh harrova , hape gojën po s’tu dhims yt vëlla. Kaq tha dhe iku. Nuk po më besohej që gjithë ajo që ndodhi ishte e vërtetë.
Nga ajo natë e mallkuar filloi kalvari i gjatë i vuajtjeve të mia. Sa herë që flisja në telefon me shtëpinë, pistoleta më rrinte tek koka dhe ai telefonin e mbante gati për të folur me mikun e tij. Në momentet e vetëmisë më kujtoheshin të gjithë shokët e shoqet e klasës që më folën por unë nuk i dëgjova. Ata sigurisht ishin nëpër koridoret e universiteteve ndërsa unë numuroja pllakat e trotuareve të Italisë gjysëm e çveshur me trup e shpirt të dërrmuar. Ç’t’i bësh! Kështu qënka thënë për mua. Të jem fatkeqe.Një natë më vjen Ardi tek vëndi ku rrija dhe më tha:- Dëgjo këtu! E sheh atë makinën e bardhë që ka ndaluar? Do vesh e të rrish gjithë natën me të. Dhe dëgjo! Në mëngjes me vrap në shtëpi ëëëë. Qartë!
-Po – thashë unë. Mora rrugën drejt makinës dhe në mëndjen time po thosha një lutje që ai që do të rrinte me mua gjithë natën të ish njeri e jo kafshë. Hapa derën e makinës dhe pa përshëndetur u ula. Në krahun tjetër ish ulur një burrë i vjetër rreth të shtatëdhjetave me flokë dhe mjekër të thinjur që në të vërtetë i jepte një pamje fisnike. E ç’pamje fisnike, mendova, derisa vjen këtu e me këtë moshë, ku është fisnikëria?!
-Mirmbrëma bijë.- tha plaku.
-Mirmbrëma- ja ktheva unë por fjala bijë se si më tingëlloj, më habiti me thënë të drejtën. Gjatë gjithë rrugës nuk folëm. Makina ndaloi përpara një vile. Zbrita dhe ndoqa prapa plakun.
Hymë në shtëpi që për të qënë e sinqertë, më shumë më ngjau me një galeri artesh. Kishte shumë piktura e skulptura në koridor dhe nëpër shkallët që të çonin për në katin e dytë.
Po ngjitesha nëpër shkallë kur përpara meje u shfaq një grua rreth 60-65 vjeç, e veshur shumë hijshëm me flokët që i shkonin deri tek supet, merte një pamje shumë serioze.
-Hajde Eda-tha gruaja.
Thirrja në emër më shtangu! Po gruaja nuk më la të mendohem gjat dhe të flas. U drejtua nga burri që më solli në atë shtëpi dhe tha:
-Besoj që nuk i ke thënë se si quhemi?!
Pastaj u kthye nga unë e vazhdi
-Ky është Paolo. Ndërsa unë jam Barbara gruaja e këtij “plakut”.
-Më falni po unë nuk po kuptoj asgjë- thashë unë.
-Barbara çoje çupën të ndërrohet e pastaj hajdeni të hamë darkë- tha Paolo dhe u largua.
-Barbara më shoqëroi në një dhomë të mobiluar bukur dhe më tregoi me dorë një krevat.
-Ky është krevati yt. Këto janë rrobat e tua. Në qoftë se do të bësh dhe banjë, banja është këtu- dhe hapi një derë.
Barbara iku e më la aty, me një mal me “PSE” në kokë. Bëra një banjë, u vesha me teshat që më kishin lënë aty dhe për të qënë e sinqertë nuk e vura re që më rrinin tamam pas trupit, pra ishin në masën time. Shkova në dhomën e ngrënies. U ula në tavolinë e filluam të hanim. Nuk e di por mu krijua përshtypja se ata të dy dikë prisnin. Unë vazhdoja të isha e hutuar dhe nuk po kuptoja dot përse ky plak vjen e paguan një prostitutë dhe pastaj e prezanton me gruan e tij???
Në qoftë se më mori për tu argëtuar përse më ndërroi dhe rrobat e trupit? Përse,përse,përse..... o Zot po çmëndesha nga pikëpyetjet që kisha në kokë dhe kështu që vendosa të flas.
-Ju faleminderit për këtë darkë dhe këtë mikpritje, por unë dua të di përse gjendem këtu?!
-Do ta marrësh vesh bija ime- tha Paolo, e pasi bëri një pauzë vazhdoi- Do ta marrësh vesh por kur të vijë koha. Tani shko e shtrihu se vajti vonë-përfundoi ai. Kur u shtriva në krevat lloj lloj mendimesh filluan të më vinin në kokë, dhe ashtu në mendime më kishte zënë gjumi. Gjumë të tillë kisha kohë që nuk bëja.
Në mëngjes Paolo më shoqëroi në hotel ku ne rrinim.Gjatë gjithë rrugës përsëri nuk folëm. Në hotel vajta e për sy e faqe u shtriva por as vetë s’e kuptova më kishte zënë gjumi. Në drekë erdhi Ardi dhe si gjithnjë goditi me shqelm dhe më tha:
-Të paska lodhur shumë plaku! Po dhe e paske kënaqur se të kërkon prap sonte.
Thithi dy herë cigaren dhe vazhdoi:
-Bëju gati dhe ik pak më herët sot, se paguan mirë plakushi.
-Si urdhëron!- thashë unë.
I njëjti ritual u përsërit atë natë dhe disa netë të tjera. Pas gjashtë herësh vendosa të kundërshtoja derisa Paolo të më tregonte përse më merrte.
Hipa në makinë pa thënë as mirëmbrëma. Paolos kjo i bëri përshtypje dhe me ironi tha: -Që kur na ka ikur goja?
-Nuk të flas pa më thënë përse më merr-thashë unë.
Qeshi dhe tha:
-Sonte është dita që do marrësh vesh gjithçka, ndaj qesh pak se bëhesh më e bukur.
Kur hymë në shtëpi më bëri shënjë që të mos bëja zhurmë.
Hymë në dhomë aty ishte Barbara. Ajo sikur të ma kishte lexuar mendimin më tha: - Mos u mërzit se sot do t’i kuptosh të gjitha.
-Asnjëherë nuk të kemi pagur ne,por dikush tjetër dhe asnjë herë nuk ka pasur kurajon të të dalë para- tha Paolo.
-Po kush është ky?-thashë unë.
-Do ta shohësh- tha Paolo.
-Ai sonte nuk di gjë që ti je këtu ndaj do vijë e do të hyjë direkt kështu që do ta shohësh-tha Barbara
Mes nesh ra një heshtje për disa minuta. Heshtjen e theu Barbara
-Veç ta dishë sa të do.Është i marrosur pas teje.
Po sillja në mëndje të gjitë meshkujt që njhja dhe po mundohesha të kuptoja se kush mund të ishte kur u dëgjua të hapej dera.
Para meje u shfaq Endri, një nga ish shokët e klasës!
Ai shtangu kur më pa dhe një skuqie i përfshiu gjitë fytyrën.
-Eda...... ti.... këtu.... si je- mezi foli ai me një zë të mekur.
-E pashë që ti nuk kishe kurajo biri im ndaj e bëra këtë- tha Paolo-ja ku e ke tani thuaja të gjitha ato që na ke thënë ne.
Unë, që deri në atë moment akoma nuk e kisha mbledhur veten nga ai “shok”që mora, po ndihesha më në siklet se Endri, megjithatë thashë:
-Endri po si nuk më the asnjëherë një fjalë të paktën?
-Me fjalë nuk mundesha por me veprime të kam thënë shumë por...... ti nuk më kuptoje-tha ai.
Atë natë biseduam gjatë të katërt dhe nuk gjenim dot një zgjidhje. Ishte shumë e vështirë që unë të shkëputesha nga rrjeti i Ardit. Paolo insistonte që unë të paraqitesha në polici dhe ta denoncoja por unë e dija që shokët e tij do të më bënin ndonjë gjë të keqe familjes time në Shqipëri dhe unë do të vuaja shpitërisht.
-Eh xhaxha Paolo!Unë jam fatkeqe dhe e tillë do vdes-thashë unë.
-Mos të ta dëgjoj më këtë fjalë-tha Paolo dhe u ngrit e doli nga dhoma.
Dëgjuam që me dikë bisedoi në telefon. Kur u kthye në dhomë tha:
-Ja kështu..... do ta rregullojmë. Por duhet durim kurajo dhe pak kohë.
Atë natë unë dhe Endri nuk fjetëm, vetëm biseduam si dy të dashuruar që njiheshim prej kohësh por tani po e njhnim vërtet njëri tjetrin.
Pas disa ditësh më vjen në dhomë ai,Ardi, dhe më jep një grusht në fytyrë dhe duke qeshur më tha:- Hë bushtër e bëre për vete plakushin. Si duket nga paratë qënka mirë.Po para se të bëhesh e tija do të të rrah do të të përdhunoj pastaj do të të shes. Që të më kujtosh gjithmonë do t’i bëj këto.
Ashtu tha e ashtu bëri.
E më pas më tha- hajde pirdhu tani,shko e martohu me plakushin tënd!
Vërtet nuk po kuptoja gjë. Kur shkova në shtëpi tek Paolo mora vesh se Paolo kish paguar para për të më marrë mua, gjoja grua, vetëm e vetëm mos e merrte vesh ai kafshë sepse pastaj do të fillonin problemet.
Por se sa kishte paguar Paolo, këtë nuk arritëm ta mësojmë as unë e as Endri. Fillojë një jetë e lumtur për mua. . Jetonim në një shtëpi me Paolon e Barbarën.Unë bëja punët e shtëpisë, Barbara gatuante, Endri shkonte në punë ndërsa Paolo merrej gjith ditën me pastrimin e skulpturave të tij që ai i dashuronte aq shumë. Më së fundi thshë se dhe për mua mbaruan hallet. Një ditë duke bërë punët në shtëpi gjeta disa kambiale që Paolo kishte firmosur dhe një deklaratë ku thuhej se në qoftë se nuk kthente paratë do ti merreshin statujat. Pra Paolo kishte paguar shumë shtrënjtë për mua. Ja tregova Endrit gjithçka pashë dhe të dy filluam të mendojmë se si mund të paguanim ne këtë “borxh”. Nuk po gjenim asnjë rrugë dalje. Pas dy ditësh Endri vjen në shtëpi dhe më thotë se e kish gjetur rrugëdaljen. Një shok i kishte thënë se po të çonte një çantë diku fitonte njëmijë euro o më shumë!? Ju luta të mos e bënte por ai këmbëngulte se vetëm kështu mund të shlyenim “borxhin”, dhe më premtoi se me të arritur shifrën do ta linte këtë “punë”. Dhe pak kishin ngelur, për tu shlyer “borxhi” por.... Endri u kap...... dhe unë përsëri kthehem në një fatkeqe, sepse jo vetëm që Endri hyri në burg por humba dhe dy njerëzit e mi më të dashur, Paolon e Barbarën, të dy u zemëruan me mua dhe Endrin. Mua dhe Endrit kjo na rëndon më shumë se sa burgu i Endrit.
Kjo pra ishte historia ime....... ! Historia e një vajze fatkeqe, e një çifti fatkeq që edhe pse pati ndihmën e dy njerëzve të shkëlqyer nuk mundi dot t’ja dalë mbanë.
Kaq tha ajo vajzë e bukur dhe e trishtuar. Me sytë e përlotur shkoi e u ul në vëndin e saj. Në sallën e gjyqit ra një heshtje.
Në kohën që trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendimin,unë nuk po ja ndaja sytë Edës dhe vërtet po shihja trishtim në sytë e saj. Pranë ju afruan një çift i moshuar. E kuptova kush ishin ndaj u afrova pranë tyre.
-Mirdita bija ime- tha Paolo
Eda, që nuk i kish vënë re kërceu përpjetë sapo dëgjoi zërin e tij.
-Vërtet ju vazhdoni të më quani kështu?-tha Eda.
-Patjetër-tha Paolo- ne nuk e dinim të vërtetën ndaj dhe u zëmëruam- vazhdoi ai.
Ajo i përqafoi të dy dhe u përlot. Ishte një përqafim që më mallëngjeu.
Tashmë në sallë të gjithë ishin bërë përkrahës të kësaj vajze bukuroshe por, fatkeqe siç e quante ajo veten.
Trupi gjykues u rishfaq në sallë. Ata po zinin vëndet e tyre ndërsa në sallë po vendosej qetësia. Heshtja pushtoi sallën.
Kryetari i trupit gjykues filloi të lexonte por unë as që e kisha mëndjen fare aty. Vetëm shihja njëherë Edën e njëherë Endrin që rrinte kokë ulur.
- Që kjo vajzë të mos thotë më “jam fatkeqe” trupi gjykues vendosi që
i pandehuri të dënohet me kusht...- tha kryetari i trupit gjykues. Në sallë shpërthyen duartrokitjet dhe s’munda dot të dëgjoj më se ç’tha.
Ndërkohë që të gjithë po mundoheshin të përgëzonin Edën dhe Endrin Eda doli dhe një herë para trupit gjykues dhe kërkoi leje që të fliste.
Mendova se do të falenderonte të gjithë ata që e kishin përkrahur, ndaj po ftoja të gjithë që ta dëgjonim. Ajo priti sa ra përsëri heshtja në sallë dhe filloi: - Ju falenderoj zoti gjykatës-tha Eda- Ju falenderoj që menduat të mos jem më “fatkeqe”. Por s’është e thënë për mua.-vazhdoi ajo.
Të gjithë në sallë po habiteshin me fjalët e saj. Por ajo nuk la kohë sepse vazhdoi.
-Shkaktar i të gjitha vuajtjeve të mia ishte ai, Ardi. Them ishte sepse sot në mëngjes shkova në dhomën e tij dhe e vrava me pistoletën e tij. Mos u lodhni të gjeni autorin e këtij krimi. Autori jam unë.-tha ajo Mori frymë shumë thellë, sikur të ishte lehtësuar nga një barrë e rëndë.E pastaj vazhdoi.
-Nuk është se vrava Ardin por vrava frikën që shumë shoqet e mija nuk e vrasin dot.


Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lulet e majit per ty

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:08 pm

QË UNË TË TË BESOJ


Ai digjet !
Është sëmurë.
Unë i pa fuqishëm
S’kam ç’të bëj.
Ndaj Ty të kërkoj
Allah a Krisht
Kushdo qofsh i plotfuqishëm
Ndalja dhimbjet kësaj fëmije
Bëje që loti t’i pushoj
Që edhe unë të të besoj.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lulet e majit per ty

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:08 pm


...edhe ne qe u larguam
edhe pse erdhem ne origjine...
Ne asnjehere nuk e harruam...
Ku kaluam femijerine...
Qytetthi yne i vogel shume...
Per te tjeret...s'ka rendesi
ku kaluam net pa gjume.
Njohem te emblen ...Dashuri!

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lulet e majit per ty

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:09 pm

Më mirë mos e kisha takuar




Atë mëngjes u ngrita disi i lodhur, sepse kisha punuar deri vonë që të mbaroja studimin që kisha nisur. Me sytë akoma përgjumësh, dola jashtë. Ishte ftohtë, shumë ftohtë ashtu siç bën vetëm në qytetin tim të vogël. Të gjitha kafenetë në qëndër ishin akoma mbyllur dhe kështu, u detyrova të shkoj drejt lokaleve, tek rruga nacionale për të pirë kafen e mëngjesit e cila do të më hapte sytë.
Hyra në makinë. Ishte njësoj sikur të kisha hyrë në frigorifer, ndaj vendosa që deri sa të pi kafen ta lë makinën ndezur.
Hyra në kafene nuk kisha arritur të porosit akoma kur u hap dera dhe në lokal hyri një burrë rreth të 50-ave i shkurtër dhe shumë i shëndoshë.
-Mirmëngjes usta- mu drejtua mua.
-Mirmëngjes- ja ktheva dhe po mundohesha të kujtohesha se mos e njihja.
-Për në Tiranë je?
-Po- ju përgjigja unë.
-Kam gruan me një fëmijë të vogël. A do të më marrësh?
-Po i thuaj të hipi në makinë a derë zi se i thave së ftohti- i thashë.
Doli jashtë e u kthye shumë shpejt.
*
-Faleminderit më shpëtove- më tha mua e pastaj u kthye nga banakieri- ma bëj dhe mua një kafe o shok se do zoti po më ngroh.
Po ti ç’e ke atë që pi-mu drejtua sërisht mua.
-Kafe kapuçino- i thashë.
-Unë që thua ti nuk rri dot pa folur-tha ai dhe ndërkohe nisi të gjerbëte kafen që sapo i erdhi.
Pasi i fryu dy tre herë kafesë mu drejtua përsëri mua
-E prishëm fare, na e mori mëndjen fari ky i ftohti dhe haruam të prezantohemi unë jam Mitro-dhe më zgjati dorën
-Artur- i thashë dhe i zgjata dhe unë dorën.
Pagova unë të dyja kafet dhe dolëm. Përjashta ishte ende errët. U nisëm. Ai me të vërtetë nuk rrinte dot pa folur. Ndërsa e shoqja deri në atë moment nuk kish folur fare.
-Ç’punë bëni- e pyeta unë
-Ja ashtu vërdallosem kot. Po nxorrëm ndonjë lek mirë po s’nxorrëm......-dhe e la fjalën përgjysëm. E kuptova që ishte pa punë.
-Po ti? – pyeti ai.
-Në një firmë ndërtimi. Jam inxhinier. Njëkohësisht edhe drejtor i firmës. Punë tullash e llaçi-i thashë. Kjo shprehja e fundit më kujtoi dikë që më kishte quajtur “tullaxhi”. Mu kujtua “ajo” dhe qesha me vete. Vërtet ,sa kohë kishte që nuk e kisha kujtuar Lidën?! Ajo vërtet kish qënë dashuria ime. Ata sytë e zinj, ato kaçurelat e zeza që i derdheshin supeve si degët e shelgjeve në valët e lumenjve, më kishin ngelur gjithnjë në mëndje. Nazet e saj lozonjare gjithnjë I pata parë si nazet e një fluture ndër lule. Eh bukuroshja që më bëri të vuaj! Po ç’mu kujtua tani? Për të më bërë sërisht të vuaj?
Ai fliste por unë s’e kisha mëndjen fare aty.
-A do të të gjej ndonjë punë aty tek firma ku punoj?- I thashë dhe mendova se duke folur do të mund ta largoja imazhin e saj që po më rrinte para sysh.
-Për mua e ke llafin?-Pyeti ai si i çuditur.
-Po... për ty për kë tjetër!- thashë unë.
-Jo,jo punë që s’bëhet-tha ai dhe vazhdoi- Po reputacioni ku vete po të punoj unë në llaç?!
-Ëhë!- thashë dhe u mundova që të përqëndrohem tek rruga sepse kishte filluar të zbardhëte. Ai vazhdonte të fliste sikur t’ja kishin takuar butonin dhe ja kishin lënë takuar. E shkreta grua thashë me vete dhe instiktivisht më shkuan sytë në pasqyrë për të parë për herë të parë gruan.
Sapo hodha sytë në pasqyrë ,shtanga. Mu duk sikur dikush më goditi në kokë dhe instikti veproi. Shkela fort frenë freksion dhe makina ndaloi në vënd. Bëri një frenim të ashpër. Makina u fik. Unë nuk po e mblidhja dot veten.
-Ç’pate ore?- tha qerosi trashaluq.
-Lëviz ore burrë shko mbush pak ujë- tha gruaja.
Ai mori një shishe dhe u turr të gjente ujë.
-Po ti ç’pate?-tha ajo.
-O Zot çfar dukurie- thashë- as pesë minuta më parë mu kujtove.
-Pse, nuk e dije që jam në makinë?-tha Lida
-Jo. Të betohem që jo- i thashë.
-Pse nuk e njihje Mitron ti?-vazhdoi ajo
-Ah Mitro..... Po për këtë Mitro më le mua moj??? Apo se në atë kohë punonte në ambasadë ai.Ah...........- dhe s’pata më kohë të flas sepse erdhi Mitroja.
-Na, pi pak-tha ai dhe më zgjati shishen e ujit.
Piva ujë edhe pse s’më pihej. Mbylla tapën e shishes dhe ja ktheva përsëri Mitros.
-Ç’pate?- më pyeti sërisht ai
-Mbase po më zinte gjumi dhe u trëmba- gënjeva unë
-Aaaaa jo, jo kështu. Ndalojmë në lokalin më të parë që do hasim- tha ai.
-OK-thashë unë dhe e nisa makinën.
Ai vazhdoi të fliste ndërsa mua filluan të më rizgjohen kujtimet.
......... -Turi a e di sa të dua
-Sa?
- Sa gjithë bota.
-S’më besohet.
-Iiiiii sa i keq që je.....................
Fillin e këtij kujtimi ma ndërpreu shikimi i Lidës nga pasqyra. Dukej sikur më thoshte:”Të lutem, Turi lëri këto tani, se s’mundem dot më”.
Vendosa që të flas dhe si i thonë ta godas me spond.
-Që thua ti miku im- thashë unë duke ju drejtuar Mitros- kam pas një shoqe që e kam dashur shumë dikur por ajo e kishte inat llaçin e tullat. Kur shkova në shkollë për inxhinier ndërtimi u fejua me një tjetër dhe mua më la e më quajti “tullaxhi”.
-Tani…. si të të them edhe mua nuk më pëlqen ai zanat po ajo mirë s’ka bërë-tha Mitro e pasi u përcoll vazhdoi- Jo ore jo, s’ka bër mirë se ja shiko sot ku je ti. Drejtor. Dhe më fal që të pyes sa e ke rrogën?
-2 milion në muaj- thashë unë.
-Sa mo sa 2 miljon?!- u habit ai. Dhe vazhdoi- a e sheh moj grua, ky është lek. Jo or mik jo nuk ka bërë mirë ajo që të ka lënë.
-Po a i di ti arsyet e vërteta përse të la ajo- tha Lida
-Po ç’arsye do më ti moj grua kur ajo i ka thënë “tullaxhi”- tha Mitro
-Mbase-tha Lida dhe hodhi sytë nga pasqyra.
Sytë e saj të zinj më thanë “ah Turi Turi mos më nga se nuk i di të gjitha ti”
-“Po ç’duhet të di më shumë unë, më shumë se ç’më the ti atë natë ku të shkojë”-ju përgjigja syve në pasqyrë.
-“Po arsyen përse t’i thashë e di”-vazhduan sytë e saj
-“Se të pëlqeu ambasadori”-thanë të mijtë
-“Jo,jo s’është ashtu. E ke gabim.”-thanë sytë e saj
Po dialogoja vetëm me sy me atë femër që e kisha dashur aq shumë sa askënd tjetër.
-Më kujtohet o Mitro-vazhdova unë- kur kam folur për herë të parë me atë femër. Nuk i harroj dot ato sytë e saj që nuk dinin ku të ndalonin nga sikleti. Duart i dridheshin e s’dinte ku t’i mbështeste. Eh ç’qyfyre!
-Po unë e di që siklet ka ai që i thotë- tha Mitro.
-Po pra. Se ajo po më thoshte se më do.-thashë unë.
-Po si të la atëhere?- pyeti Mitroja
Ah thashë më doli në shteg.
-Nuk kisha pozitë unë ndaj më la- thashë dhe hodha sytë tek pasqyra.
Lida ishte bërë flakë e kuqe në fytyrë.
-Të thashë dhe një herë- tha ajo dhe mori frymë thellë e vazhdoi- a i di ti arsyet e vërteta?
-Po, po i di se mi kanë thënë-thashë unë.
-Ehhhhhhhhh!- bëri ajo dhe me shikimin në pasqyrë u duk sikur më tha:- Mos dëgjo thashethemet.
Mua mu kujtua ajo ditë kur takova Andin vëllanë e Lidës......
Ai ishte më i vogël se unë por me mua gjithnjë fliste e më rrespektonte. Dhe nuk e harroj atë ditë kur e takova pas fejesës së Lidës.
*
-Andi. Përse nuk fole në shtëpi diçka për mua- i thashë
-Kur nuk më la i zoti i punës ç'mund të bëja unë?- tha ai me sytë e trishtuar.
Dhe kjo më shtynte të besoja se ajo nuk më kish dashur kurrë por tani po mundohej të më tregonte të kundërtën.
Mua edhe prindërit e Lidës më flisnin më rrespektonin gjithnjë dhe kjo më bën të dyshoj atë që më pati thënë Lida se ata nuk më donin.
-E di, e di mirë të vërtetën-thashë unë dhe instiktivisht hodha sytë në pasqyrë e më pasë vazhdova- të gjitha ç'flitej në shtëpinë e saj mua m'i thoshte i vëllai i saj.
Lida u skuq edhe më shumë se më përpara. U duk sikur me vete po thosh: - Ah Andi ç'më bëre!!
-Po ti paske pasur edhe njeriun brënda dhe s'ke mundur ta shtiesh dot në dorë -tha Mitroja.
-Po unë jo se s'qeshë i zoti ta shtie në dorë- thashë *dhe sërisht hodha sytë nga pasqyra –unë e kisha timen atë, por s’u martova dot me të se ajo nuk më deshi mua ngaqë unë s'kisha pozitë. A e kuptove o shoku Mitro-përfundova fjalinë me një ton shumë ironik. Dhe përsëri hodha sytë tek pasqyra për të parë reagimin e Lidës.
Ajo nënqeshi me ironi që me thënë të drejtën nuk e kuptova se ç'donte të thoshte.
-Ja këtu përpara kemi një lokal a do të ndalojmë- tha Lida
-Si të doni- thashë unë.
-Ndalojmë,ndalojmë-vazhdoi ajo.
Ndaluam. Parkova makinën dhe zbritëm. Ishim gati në të hyrë në lokal kur Lida tha:- Uau harrova bluzën e gocës! Mund të ma hapësh pak bagazhin?
Mua po më qeshej sepse e kuptova lojën e saj. Diçka donte të më thoshte ndaj e bëri këtë lojë. Ai, Mitroja heci përpara e bëri shënjë me kokë që ajo të shkonte ta merrte atë që kish harruar.
Hapa bagazhin e makinës. Ajo hapi çantën dhe me shpejtësi nxorri nga çanta një letër e një laps shkroi me shpejtësi dhe një numur telefoni dhe ma dha mua pa më parë veç pëshpëriti:- Numëri im i telefonit.
-E mua ç'më duhet tashmë?- thashë unë.
-Të lutem dua unë të flas me patjetër- tha ajo.
-Po ne tani nuk kemi asgjë për të folur më me njëri tjetrin- vazhdova të këmbëngul unë.
*- Kam unë. A e di se vazhdoj të të mendoj akoma? - tha ajo dhe la letrën e shkruar, rrëmbeu një bluzë dhe u largua me shpejtësi. Për një moment ngela i shtangur dhe po shikoja numrin e telefonit.
Ç'të ishte vallë ky zgjim i papritur nga ajo? Përse tani që ishte dhe me fëmijë? Përse jo atëhere kur unë e ndiqja pas për tu sqaruar?
Atë askush nuk e pengoi të më kërkonte më përpara! Mbylla bagazhin dhe heca drejt lokalit. Duke hecur ato pak metra mu kujtua takimi që pata me Bardhin, babain e Lidës........
-Ah more bir ne diçka dinim për ju të dy por ju nuk thatë gjë dhe unë e plaka menduam se mos ka qënë vetëm shoqëri-më tha ai...............
Kjo frazë e thënë nga xhaxhi Bardhi siç e thërrisja unë më kthjelloi shumë gjëra në kokë.
Hyra brënda dhe u ula. Ata kishin porositur kafe. Ashtu porosita dhe unë. Ndërkohë që po prisja kafenë nuk po flisja fare dhe sytë nuk po i ngrija nga tavolina veç po mendoja. Pse ky rizgjim i dashurisë së saj?
Pimë kafetë e dolëm. Unë s'kisha folur asnjë fjalë gjatë gjithë kohës që qëndruam në lokal, dhe nuk ua vura veshin dhe fjalëve të tyre.
Veç zëri i saj më kumbonte në vesh. U nisëm.
- Që ta çojmë llafin atje ku e patëm-tha Mitroja e pasi u kollit vazhdoi-ajo vajza tani nga bëhet?
-Nuk e di- u përgjigja unë.
-Nuk je interesuar fare më?- vazhdoi ai
-Kam pyetur disa herë bile i kam çuar dhe të fala po kurrë s'kam marrë ndonjë përgjigje prej saj- thashë unë dhe hodha sytë në pasqyre për të parë përsëri atë. Ajo nuk pati asnjë reagim ose u përmbajt për të mos reaguar.
Hymë në Tiranë.
-Ku doni t'ju lë?-thashë unë
-Po pati mundësi na çon dot deri tek shtëpia- tha Lida
-Dakort- thashë – por vetëm më thoni ku se unë nuk e di.
-Po,po ta tregoj unë-nxitoi të thotë Lida. E filloi të më orientonte.
Arritëm tek shtëpia. Zbritën. Mitroja mu drejtua mua:- Sa bën?
-Nuk ju mora për lek- thashë unë.
-Oh shumë faleminderit atëhere hajde të pimë një kafe lart-tha Lida e bëri me dorë nga hyrja e pallatit. Pa pritur përgjigjen time vazhdoi:-Ja këtu në katë të dytë përballë shkallëve është shtëpia ime!
-Jo,jo faleminderit por kam punë- thashë unë dhe i zgjata dorën Mitros.
-Faleminderit dhe mirupafshim-tha ai
I zgjata dorën edhe asaj. Ajo ma shtrëngoi fort dorën dhe me zë të ulët më tha:- Tani dhe shtëpinë e mësove. Do të të çoj unë fjalë kur të mos jetë ai dhe .......- desh të vazhdonte ajo por unë u largova pa e lënë të mbaronte fjalinë.
Ata sytë e zinj të saj që dikur më lumturonin në atë moment mu duk sikur më shpuan trupin tej e përtej si një rrufe. Ato flokët e zinj që derdheshin supeve në sytë e mi në atë moment filluan të thinjen dhe mu dukën si ato bimët zvarranike që gllabërojnë gjithçka. Më zunë të dridhurat nga tmerri ndaj fillova të nxitoj drejt makinës. Hipa në makinë dhe u largova shpejt prej aty. Në mëndjen time Lida po shpërfytyrohej. Nga njeriu që kisha dashur më shumë në jetë po kthehej në njeriun më të përbuzur sepse kuptova që ajo në zemrën e saj kurrë nuk kish pasur dashuri veç interes. Jo,jo. Ajo nuk do ta ketë njohur ndonjëherë ndjenjën dashuri. Ndaj i dhashë akoma më fort gaz makinës për tu larguar prej saj sepse diku kam lexuar se dashuria e parë rikthehet por një dashuri si kjo......................
Më mirë mos e kisha takuar.









Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lulet e majit per ty

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:09 pm

Monolog i heshtur

Hapa nëpër shkallë. Derë që shqyhet. Pranga që shtrëngohen.
Dorë që dhëmb.
Policë që shtynë pa thënë asnjë fjalë.
-Ejjjjjjjjjj më dikë tjetër më ngatërroni!!
Asnjë përgjigje......................!
Dyer që hapen e mbyllen. Dyer që përplasen. Lloza që kërcasin. Gjithçka ndodhi rufeshëm si në ëndërr.
Asgjë s'kuptoj,asgjë s'marr vesh?! Di vetëm që tani ndodhem mbyllur në një qeli?! Gjykatësit i shfajësohem por ai… s'beson.
Ç'të bëj? Kujt t'i kërkoj drejtësi???
Në dritare të qelisë dy pëllumba rrinë e më kundrojnë. Sa bëj të afrohem dhe ata ikin larg.
Oh Zot ç'kam bërë?!.........
Pak bukë në dorë dhe dal në dritare. Pëllumbat afrohen. Ju ndaj bukë edhe atyre.Ata janë të uritur si unë.
Të uritur por..... të lirë e ,…unë i kam zili.
Çdo ditë rituali përsëritet dhe unë me pëllumbat kam zënë miqësi.
Vetëm ata të dy afrohen tek unë dhe nuk trëmben më.
Një ditë kisha uri. Bukë për ta s'ngeli. Si fajtor, kokë ulur e duar bosh. I afrohem dritares.
-Miq! Sot bukë s'kam se kisha uri por po të doni dëgjoni një histori.
Dhe ata ndënjën. Historinë time ju tregova. Ju thashë që i pafashjëm jam. Ata ndënjën pak e u larguan. Mendova se dhe ata nuk më besuan. Të nesërmen ata erdhën tre e më vonë katër, shtatë, njëzet, e shumë e shumë dhe asnjëri nuk trëmbej më nga unë. Mbase më besuan që nuk jam fajtor!
Oh ç'kënaqësi! Kam dhe unë ca miq që më besojnë. Por......... përse vallë këta besuan e gjykatësi jo?! Mbase......... pëllumbat dinë të lexojnë brënda shpirtit dhe të kuptojnë! Po atëhere...................... pse përllumbat nuk i bëjmë gjykatës, e të vëmë drejtësi që kot në burg të mos rri më njeri.
Me pëllumbat gjykatës s'do të ketë më kriminelë që duart në liri të fërkojnë.
Por............................................... ............ kam frikë se do bëjnë llastiqe që pëllumbat me gurë nga larg t'i qëllojnë.
Dhe prap të pafajshmit si unë do ta pagojnë.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lulet e majit per ty

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:09 pm

Kundërmojnë aromë vargjet tua
Unikale e pse jo edhe universale
Jetës i japin hijeshinë
Trandin dallkaukët e kohës
Integrojnë vlerat reale
Mbretërinë e dashurisë zbukurojnë

Cimentove kështjellën e artit
Autograme të gjalla shpërndave
Mbetsh prore mes artdashësve
I çiltërt, tërheqës... mik i dashur...

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lulet e majit per ty

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:09 pm

Ty...................!


Pse të bezdisi prania ime
Mos vallë se ishe në gjumë?
Ti në gjumë më ëndëron mua
Qesh e luan shumë
Po pse të mos luajm zgjuar?
Që të luaj dhe unë
Apo ty të pëlqejnë ënderat
E nuk të pelqej unë?!

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lulet e majit per ty

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:10 pm

FOTOGRAFITË





Fotografitë përpara kam vënë

E kujtimet rehat nuk po më lënë

Ja këtu me klasën jemi

Haha ja sykaltri bukurosh

Që me romuze gjithnjë e vija poshtë

Eh me këtë këtu ushtarë

Në takim të dy shkonim

Kur dy shoqe dashuronim

Këtu janë të gjithë

Këtu janë patjetër

Po çe do

S’i kam këtu pranë të gjallë

Por në një copë letër.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lulet e majit per ty

Mesazh nga Sponsored content Today at 1:46 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi