Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Lotët e dhimbjes treten mes kujtimesh

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Lotët e dhimbjes treten mes kujtimesh

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:33 pm


Aty ku deti eshte kthyer ne nje bishe .
Je futur mes tij ,"ti" e te tjera qenie te pafajeshme,
Te shkonit drejt endrres shprese madhe !
Ne fund te detit trupi yt MOTER ,ngeli shenjtor,
Dy syte bojqielli, balli si kurore !
Qeshja jote me ngeli ne kujtese,
Duart e tua te arta, mendja plot finese.
Shpirti yt i bardhe u derdh mbi tjetren "Jete"
U ndeshe me dallgen, te rrembeu shpirtbardhesine
U ndave nga jeta, te mori Rinine!
Me duart e tua more nje vendim,
Se malli te digjte, e fjala e tjetrit te dhimbte!
Te vriste nje fjale, te mbushte syte me lote,
Per ata shpirti yt u be cope-cope!
Punoje me dite ne "shtepine kufome".
E ndertove shtepine tende me duart e tua,
...,"beje llac e ngrije tulla" e s'pushoje njehere!
Por s'kuptove qe kjo shtepi ishte nje
"VARR i RI "
Nje shtepi ku do te flinte, hija jote dhe jo "TI" !

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lotët e dhimbjes treten mes kujtimesh

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:34 pm

LOTET E DHIMBJES TRETEN MES KUJTIMESH (Otranto-1997)
(motres sime ALBANA qe humbi jeten ne moshen 23-vjecare )


*** *** ***

Më flisje e mësoje disa herë moj motër,
E pastaj nis e ziheshim për një fjalë të kotë !
Të fyeja e më fyeje, por pa të keq,
Më njihje e të njihja kush ishe në të vërtetë.
22-vjeçe, ende pa i mbushur,
22-vjeçe, mosha më e bukur !
22-pranvera mbi trupin tënd
U shkrehën në det, 800metra thellë !
…,dhe s’di moj motër ç’ke thenë ato caste,
Kush të është kujtuar, vall ç’ke kërkuar ?!
Mos kishe nevojë për babin, mamin,
motrën a vëllanë!?
A mos për ata, që tek anija të ngjitën!!?
Mos për të fejuarin ke pasur nevojë?
Se di moj motër, vallë ato çaste a kishe gojë?!
Nuk e di ç’tmerr ke parë me sytë e tu !?
Mos ndoshta dallga të ka hedhur diku?
S’e di val]lë motër ç’bën ti tani,
Në fundin e detit me duart flori?!!
Për ç’i përdor, ç’lan atje poshtë,
Ahh’ mos uji të ka ngrirë të tërën??
Ahh’ mor Zot !
Oh, mos mor Zot, mos qoftë kështu,
Kush do t’ia lyej muret mamasë këtu?!!
Kush moj “Bana”, kush do të më qortojë?
Me kë ta qaj një hall, kush do t’më dëgjojë?
Ti mbete diku, poshtë, dhe ngele pa gojë,
…por mua më le vetëm kur kisha më shumë nevojë!

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lotët e dhimbjes treten mes kujtimesh

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:34 pm

U nise për udhë në detin e gjerë,
Me vete more ti plot mall e brengë.
Për zemër e kishe babin e shtrenjtë,
Që më shumë shok, se prind ishte për ne !
Me ty qante një hall, muahabet a mirësi,
Me ty e kish lidhur gjithë kët’dashuri!
Buzëqeshja të ngriu në ujtë e kaltër,
Sytë t’u kristalizuan në botën pa ajër!
Ike larg nga jeta, na braktise moj zemër,
Në fundin e detit e trete ti jetën !
Mes dallgëve, mes peshqëve , me kripësisë së tij,
U endën vitet e tua, e shtrenjta rini !
Të pash për here të fundit në shtëpinë tonë,
Aty , ku ziheshim, putheshim gjithmonë.
…Dhe gjithçkah e përmbysi lajmi në televizion !

( vazhdon…………………………)

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lotët e dhimbjes treten mes kujtimesh

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:34 pm

LOTËT E DHEMBJES TRETEN MES KUJTIMESH
-OTRANTO-
(motrës sime ALBANA që humbi jetën në moshën 23-vjeçare)


*** *** ***
Rri mes fotografive, hesht dhe vajtoj,
Rri mes errësirës ku “ti” je përgjithmonë.
Në dhomën e heshtur pranë sirtarit tënd,
Unë ngutem të kap kujtimet që ke lënë.
Kam frikë mos të tremb, nga gjumi mos më çohesh,
Se “ti” si më pare turni tretë s’do të shkosh !
Pse vall moj “motër”, sot e ke pushim,
Apo me shoqen për rastësi sot ke ndërruar turnin?!
Kam frikë mos të tremb, kujtimet të risjell,
Kam frikë se zemrën tënde s’do t’a shoh asnjëherë !
E di që të është copëtuar nga ëndrrat e mëdha,
Ku mes teje e dashurisë e para do të vendosej-heshtja!
Hapi pak sytë të të puth me shpirt,
Me dorën time lehtë-lehtë, të prek trupin tënd të brishtë.
Nuk dua të të lëndoj që lotët t’i marr era,
E di që lotët e tu janë lotë që dalin nga zemra !
Ndaj të lutem “motër”, në qetësi më prit,
Çdo lidhje mes nesh do të mbetet e njëjtë, si këtë vit !

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lotët e dhimbjes treten mes kujtimesh

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:34 pm

*** *** ***
Unë jam këtu, në dhomën plot errësirë,
Rri vetëm e pres, mos më vjen “ti” shpirt!
Shoh yjet në qiell, i numëroj si më pare,
…,dhe vërtetë çuditem kur shoh yje të shtuar.
E di moj “motër”, që dhe “ti” lart shkove,
Me shpirtin e pastër, ndër yje kalove.
Yll “ti” mes yjesh, je kthyer në shenjtore,
Je larg nesh motër, zemrën ç’na e copëtove!
Ndoshta shikon, dëgjon a mediton,
Me shpirt do të më flasësh, por je veç “një kufomë”!
Ndoshta “ti” po qan dhe në këto caste që të flas,
Me lotët që kurrë s’kanë për të qenë lotët e parë,
Ato lotë që derdhje nga malli, dashuria,
Ato lotë që u dergjën kur u mbyt anija .
Për kë lotove vallë? Për jetën a dashurinë…,
Për nënën a babanë, për motrën a vëllanë…,
Për kë i derdhe ato LOTË !?
“Ti” mbete në fund të detit dhe unë s’të pash dot !
Rri vetëm mes errësirës,
E di që s’do të kem kurrë pranë,
As si kufomë e as si njeri të gjallë !

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lotët e dhimbjes treten mes kujtimesh

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:34 pm

*** *** ***
U tret shikimi yt në sytë bojqielli,
Buzëqeshjen e ëmbël t’a hodhi larg deti.
Sytë e bukur u kthyen në guacka,
Vetulla e hollë, balli nxjerr përjashta.
E mira e motrës, një dëshirë të mbeti pezull,
S’u takove dot shpirt me atë që lidhe jetën.
Për të more rrugën drejt ëndrrës së përmalluar,
Për të u flijove në anijen e mallkuar.
Për të rrije netëve , pa gjumë e përlotur,
Për të copë-copë, bëheshe moj motër!
Dhe sot që erdhi dita të shkoje tek ai,
Fati nuk të ndoqi, të hodhi në thellësi.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lotët e dhimbjes treten mes kujtimesh

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:35 pm

Gjithë ëndrrat, shpresat, idealet njerëzore,
Ndër vite e shekuj do të mbeten hyjnore!
Në zemrat e nënave do të ndërtojnë kështjella,
E paharruar do të mbetet Tragjedia ndër breza.
Humbe “ti”, pa ditur sa njerëz plagose…,….,
Me dhjetëra foshnja, fëmijë e të rinj,
Bashkë me prindërit, me ty u përfshinë !

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lotët e dhimbjes treten mes kujtimesh

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:35 pm

Ike moj motër, more rrugën për parajsë,
Në zemrën e copëtuar kishe veç dashuri dhe gaz.
Kur lotët derdhje, të rrëshqisnin me ngadalë,
Ashtu siç flisje me të gjithë nga një fjalë.
T’u thye zemra nga fjalët pa pushim,
Në fundin e detit “ti” re në qetësi !
Nuk fole, nuk klithe, s’kërkove ndihmë tek askush,
Se s’kishe njeri pranë veç dallgëve pa fund.
“T’i” mori ëndrrat deti, u martove me të, shpirt,
“Ti”, nuse vetë ishe dhe deti për ty u bë bishë !
Në mes tij ngele shenjtore e përjetëshme,
Dashuria t’u kthye në një ëndërr prekëse !
Me mall u nise drejt idealit të vërtetë,
...,por anija gjigande të zhyti 800m thellë.
U shuajtën ëndrrat, shpresat dhe dëshirat,
U tretën lotët, nënat dhe zemrat.
108-Shpirtra u shkëputën nga jeta,
Me ty bashkë, me ty ranë atje në fund të detit.
Lotoj e lotoj se s’do të kem më pranë,
Ikën vite motër, dhe “ti” njëherë në ëndërr s’më ke dalë!
Më ka marrë malli motër , më ka marrë,
Me ty s’do jem më si më parë,
Për “ty” do të lotojnë dhe brezat në vazhdimësi,
Për “ty” dhe për shpirtrat që ju mbytën në thellësi !

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lotët e dhimbjes treten mes kujtimesh

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:35 pm

“Ti” rri e ndrojtur në kornizë, mediton e veç hesht,
“Ti” ngre gotën e uron; -një vit të mbarë të kesh !
Qesh e dukesh si një foshnje e pafajëshme…,
…,sikur gjithë hallet që kishe i harrove fare.
Dukesh si ëngjëll, sikur do të flasësh një fjalë,
Sikur do të nisësh e t’më qortosh përsëri,
Me fjalët që i denim veç unë e “ti” !
Dhe rri pres, vështroj portretin tënd…,
E dora jote e zgjatur në shpirt më dhemb.
Zgjasë dorën dhe unë, por s’ta kap dot,
Dora jote nën qelq e shpirti yt në det !
Kapma dorën motër, më jep pak dorën tënde,
Të shoh sa vuajte motër në 3-orë që udhëtove!?
Sa ke ulëritur, sa ke qarë me shpirt,
Kur anijen e fundosën në detin egërsirë !
Dora ime e zgjatur mbi të tënden fle,
Pret që “ti” ta prekësh e t’i thuash: “Motër, mire je”?!

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lotët e dhimbjes treten mes kujtimesh

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:35 pm

Kush t’i treti ëndrrat motër, shpirti im,
“Ti” mbete larg nesh, një enigma, në trill !
Dashurinë që ndërtove , ku e trete vallë?
Tërë jetën ajo ngeli mbi detin plot dallgë.
Dhe tani që je larg, tani që s’ke me kë flet
Dhe tani që lotët u tretën…, këtu ngela e vetme !
Pa ty, pa fjalët e tua, e zemrën m’a bren më shumë,
Kripësia e lotëve në shpirtin që vuan.
Aty ku deti përplaset me shkëmbinjtë,
Hedh tej dhe lotët e tu.
Ato lotë që derdhje “ti” shpirt,
Ato lotë kur u nise atë ditë !
Mesnata erdhi shumë shpejt,
Me vete solli lotë e brengë.
Orët kaluan njëra pas tjetrës,
..,po mesnata u vesh në trupin e nënës !
Në sytë e nënave, lotë e dhembje,
Ato heshtin, se në zemrën e vrarë kanë plagë…,
Ato vajtojnë, se shpirti është mbushur
me vaj e lotë për ta.
Në duart e tyre dridhet kujtimi,
Dridhet.., dhe nëna e shtrëngon si të vetmen shpresë
Nga ajo ditë, kur deti treti shumë jetë !

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lotët e dhimbjes treten mes kujtimesh

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:36 pm

..., dhe deti perplaset,
..., dhe dallget ngrihen ne mal,
Aty , ku dora mizore hapi mijera plage !
Shpresoj se do te takoj kur te zbresesh nga anija,
"Ti" tek ne do te vish, serish mes nesh do rrish.
E bien lotet e pare, lotet e mijera nenave,
Bien lotet mbi trupat ne Otranto.
Atje ku humben jeten 108-vete,
Bien lotet per ardhjen e shpirtrave ,
Shpirtrave , pa jete!


Shpirti Juaj mbeti ne fund te detit,
Syte dhe zemra ne endrrat tona,
Pergjithmone
Trupi ne token ku u niset
Dhe JU ngelet te gjithe
me nje emer :
"Shenjetoret e Marsit" !

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lotët e dhimbjes treten mes kujtimesh

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:36 pm


*** *** ***
Rri mes fotografive, hesht dhe vajtoj,
Rri mes errësirës ku “ti” je përgjithmonë.
Në dhomën e heshtur pranë sirtarit tënd,
Unë ngutem të kap kujtimet që ke lënë.
Kam frikë mos të tremb, nga gjumi mos më çohesh,
Se “ti” si më pare turni tretë s’do të shkosh !
Pse vall moj “motër”, sot e ke pushim,
Apo me shoqen për rastësi sot ke ndërruar turnin?!

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lotët e dhimbjes treten mes kujtimesh

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:36 pm

Nuk kaloj dot prane varrit tend...,

Nuk kaloj dot prane varrit tend...,
TI, nuk do me njohesh, se ne sy lotet m’u thane,
Lotet u treten , i mori Marsi ’97-at, e bashke me to dhe JU!
Nuk kaloj dot prane varrit tend…,
Kam frike se s’do te njoh…,
TI, s’ke per te me folur me zerin e zemres,
TI, s’ke per te me pare me syrin e kujdesjes.
Ai sy u tret bashke me lotet e vdekjes.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lotët e dhimbjes treten mes kujtimesh

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:36 pm

Me të ikurat ditë-marsi një gonxhe e freskët,

Jeta u preh’, si dora që ndan dhe zemra dashuruar,

Dhe vetminë e harrove, dhe lotin e bëre shkëmb,dallgëve,

Buzëqeshja e syve ish’strehëza e dytë në thellësitë e blujta.

Me të ikurat vite Marsi, më e gjallë të mbeti freskia !

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lotët e dhimbjes treten mes kujtimesh

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:37 pm

Marsi i mbytur në lotë nënash !



Ky mars i ftohtë, ngulur thellë në eshtër,

Përtypet me pafajësinë e kaltërsisë në përplasje dallge.

..., dhe deti nis e kthen valët drejt bregut !

Bërë gurë, dhembja që bie mbi sipërfaqen tënde,

Syri i vrarë nga lotët..., heshtur po mbytet me vehten !

Dherazi frym-dallgësh, ngatërruar me erë-valësh,

Hedhin përtej bregu dhe për këtë 28-Mars,

të freskëtat lule për tek “Ju”...,larg!


Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lotët e dhimbjes treten mes kujtimesh

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:37 pm

Prehja e perjeteshme ! (otranto 1997)


Ne nje “Qytet te Ri”, "TI" shkove,

Shkove me shpirt, qe s’do te ktheheshe me,

Aty ndertove "TI" shtepine e RE,

Mes njerezve te tjere qe njohe atje.

Nje qytet i tere, plot lule e pllaka te mermerta.

"Qyteti i Ri" e kishte emrin :

Varrezat e prehjes se perjeteshme !

( pas daljes se trupave.....)

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lotët e dhimbjes treten mes kujtimesh

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:37 pm

Vargje Loti e Kujtimesh ...,...,

(motres sime ALBANA_OTRANTA1997)

U nise për udhë në detin e gjerë,

Me vete more ti plot mall e brengë.

Për zemër e kishe babin e shtrenjtë,

Që më shumë shok, se prind ishte për ne !

Me ty qante një hall, muahabet a mirësi,

Me ty e kish lidhur gjithë kët’dashuri!

Buzëqeshja të ngriu në ujtë e kaltër,

Sytë t’u kristalizuan në botën pa ajër!

Ike larg nga jeta, na braktise moj zemër,

Në fundin e detit e trete ti jetën !

Mes dallgëve, mes peshqëve , me kripësisë së tij,

U endën vitet e tua, e shtrenjta rini !

Të pash për here të fundit në shtëpinë tonë,

Aty , ku ziheshim, putheshim gjithmonë.

…Dhe gjithçkah e përmbysi lajmi në televizion !

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lotët e dhimbjes treten mes kujtimesh

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:37 pm

PER ALBANEN


Meshkujt pyesine femra perse qan?
se kane ndjeshmeri paskaj e ane,
zemer femre te ketille kam une
per motren tende shkrova Brune.

Jam e sigurt Albane
kishe endrra vullkan,
se keshtu ndodh ne jete
kur i ke njezete e dy vjete.

Dashuri nga te dyja ane
ti ndante deti Albane,
nga njera ane me lot u ndave
por tjetren kurr se perqafe.

Se nje kob i zi mberriti
pafajsise ne dere i trokiti,
pa leje siq bene gjelati
me te dobtine forcen e mati.

Sigurisht the; - zot ndihmome!
kur shkonte kah fundi trupi i njome,
perpjekja u be me e rradhe
ti ike nga kjo bote plote me mall.

Uji i njelmet ta puthi buzen
pa meshire ta zberrtheu bluzen,
ta ngriu zemren endrra plote
ne detin pafund ra nje lot.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lotët e dhimbjes treten mes kujtimesh

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:38 pm


C'pati pranvera ne kulmin e lulezimit,
Perse u tha me dege e rrenje?!
E dogji udha e hidhur e mergimit,
Elegji m'a ktheu me te bukuren kenge.


U keput shpirti ne shperthim te sythit,
Te lastari, qe jeten sapo kishte nisur.
E bukura e DHEUT puthi syte e yllit,
Pa perfillur lubine qe turrej uritur...., !


Moter e vogel, e dashur moter ALBANE !
Ti pije nektar dielli ne te tjera vende,
Mjegull ike neper detin pa fund, pa ane,
Jeten e le pa te qeshuren tende.


Pa fjalen tende mjaltore, pa lodrat e tua,
Ah, moter e dashur, moter e deshiruar,
Qe ike te prehesh poshte luleve te bregut,
Hedh 28-Marseve te mallkuar !?


Te bregu i murrme i detit me dritherime,
Celin trendafile te te kerkojne falje...,
Oshetima e dallgeve vjen si ulerime,
Per TY ulen ne gjunje e qajne dhe malet.


Mu thinj trishtimi, nga brenga qe ti ike,
Mu thinj mendimi, nga hidherimi u cmend,
Mu thinjen endrrat, shpresat meteore fiken
Nuk thinjet KURRE nderimi per KUJTIMIN tend!

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lotët e dhimbjes treten mes kujtimesh

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:38 pm

Homazh per MOTREN TIME !


Mami dje te erdhi prane moter,
Me lote e mbuloi varrin tend.
Une e shkreta s'te vij shpesh,
Se dua te te kujtoj qe je midis nesh...,


Lotet i derdh e heshtur, ne vetmi,
S'dua te me degjojne, t'me shikojne si me keqardhje.
Marsi erdhi, dhe data 28...,
Ku "Ti moter zeza" mbush plot 13-vjet !


13-vjet pa u pare..., dhe sa te tjere do shkojne moter,
13-vjet nje hall pa ndare..., si ngele detit e ngela une jetime,
Vajtoj me shpirtin, copetuar nga dhembja...,...,
Se e di "TI" moter, perhere do mbetesh ne Kujtimet e Mia !

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lotët e dhimbjes treten mes kujtimesh

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:38 pm

Fund-Detit___"TRUPI yt SHENJETOR"!


Bie shiu mbi trupin tend te brishte,

Aty ku deti eshte kthyer ne nje bishe .

Je futur mes tij ,"ti" e te tjera qenie te pafajeshme,

Te shkonit drejt endrres shprese madhe !

Ne fnd te detit trupi yt MOTER ,ngeli shenjtor,

Dy syte bojqielli, balli si kurore !

Qeshja jote me ngeli ne kujtese,

Duart e tua te arta, mendja plot finese.

Shpirti yt i bardhe u derdh mbi tjetren "Jete"

U ndeshe me dallgen, te rrembeu shpirtbardhesine

U ndave nga jeta, te mori Rinine!

Me duart e tua more nje vendim,

Se malli te digjte, e fjala e tjetrit te dhimbte!

Te vriste nje fjale, te mbushte syte me lote,

Per ata shpirti yt u be cope-cope!

Punoje me dite ne "shtepine kufome".

E ndertove shtepine tende me duart e tua,

...,"beje llac e ngrije tulla" e s'pushoje njehere!

Por s'kuptove qe kjo shtepi ishte nje

"VARR i RI "

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lotët e dhimbjes treten mes kujtimesh

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:38 pm

Me mua jeton SHPIRTI !



Vij ulem tani

E derrmuar

E paqete,

Prane trupit tend qe prehet,

Ne token pajete.

Me lote ujis me radhe

Lulet prane kokes tende,

Me fjale nis ngadale,

Kenge vaji,

Kenge zemre.

Jam ulur tani e vetmuar prane teje,

...., vetem s'jam e di,

Me mua jeton SHPIRTI !

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lotët e dhimbjes treten mes kujtimesh

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:38 pm

Me te ikurat vite Marsi !

(motres sime, ALBANA)

Me te ikurat dite-marsi nje gonxhe e fresket,

Jeta u preh, si dora qe ndan dhe zemra dashuruar,

Dhe vetmine e harrove, dhe lotin e bere shkemb dallgeve,

buzeqeshja e syve ish'streheza e dyte ne thellesite e blujta.

Me te ikurat vite MARSI, me e gjalle te mbeti freskia !

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lotët e dhimbjes treten mes kujtimesh

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:39 pm

Ёngjëjt e përjetësisë !


Detit j’a këputa valën që qeshte anës bregut,

Perëndimit ia tremba hijen që tirrte nga fundësia,

Ngrija dorë përballë madhështisë blu ...,

Kryqin shpirtëzoja për ëngjëjt e përjetësisë.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lotët e dhimbjes treten mes kujtimesh

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:39 pm

Çast brenda shpirtit


Zhgarravinë që merr frymë e strukur qoshesë,

Mbulon shëmtinë e lotit një prekje buzësh,

Çahet në cipë të ujit rënkimi i gjetheve të largëta.

Porta e mallit mbetet mbyllur me kohën,

Një det n’a ndau mua dhe TY përgjithnjë…sa shpejt !

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lotët e dhimbjes treten mes kujtimesh

Mesazh nga Sponsored content Today at 11:51 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi