Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Lotët e dhimbjes treten mes kujtimesh

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Re: Lotët e dhimbjes treten mes kujtimesh

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:44 pm

M a l l e n g j i m i


Atje , tej largesise gdhihet e ngryset vetem ,

Me heshtjen e zhubrosur fsheh lotin pas vetes ,

Ndan hijen ne strehe te harreses . . . , . . . ,

Mbetur ne dy brigje vajtimi , rrenohet brenda nesh !

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lotët e dhimbjes treten mes kujtimesh

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:45 pm

JETE ne PAJETESI...,

U tret shikimi yt në sytë bojqielli,

Buzëqeshjen e ëmbël t’a hodhi larg deti.

Sytë e bukur u kthyen në guacka,

Vetulla e hollë, balli nxjerr përjashta.

E mira e motrës, një dëshirë të mbeti pezull,

S’u takove dot shpirt me atë që lidhe jetën.

Për të more rrugën drejt ëndrrës së përmalluar,

Për të u flijove në anijen e mallkuar.

Për të rrije netëve , pa gjumë e përlotur,

Për të copë-copë, bëheshe moj motër!

Dhe sot që erdhi dita të shkoje tek ai,

Fati nuk të ndoqi, të hodhi në thellësi.
….,….,….,….,….,….,….,….,…..,….,

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lotët e dhimbjes treten mes kujtimesh

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:45 pm

PA TY TRISHTIMI DHE VETMIA.......

Rri mes fotografive, hesht dhe vajtoj,

Rri mes errësirës ku “ti” je përgjithmonë.

Në dhomën e heshtur pranë sirtarit tënd,

Unë ngutem të kap kujtimet që ke lënë.

Kam frikë mos të tremb, nga gjumi mos më çohesh,

Se “ti” si më pare turni tretë s’do të shkosh !

Pse vall moj “motër”, sot e ke pushim,

Apo me shoqen për rastësi sot ke ndërruar turnin?!

Kam frikë mos të tremb, kujtimet të risjell,

Kam frikë se zemrën tënde s’do t’a shoh asnjëherë !

E di që të është copëtuar nga ëndrrat e mëdha,

Ku mes teje e dashurisë e para do të vendosej-heshtja!

Hapi pak sytë të të puth me shpirt,

Me dorën time lehtë-lehtë, të prek trupin tënd të brishtë.

Nuk dua të të lëndoj që lotët t’i marr era,

E di që lotët e tu janë lotë që dalin nga zemra !

Ndaj të lutem “motër”, në qetësi më prit,

Çdo lidhje mes nesh do të mbetet e njëjtë, si këtë vit !


Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lotët e dhimbjes treten mes kujtimesh

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:45 pm

Në gojë të detit...,


Mbyll re të gjymtuara në gojë të detit,

Me kripësi dallgësh ua shëroj vulat e kohës,

Pas shkëmbi i përplas të marrin forcë prap,

Në vijë të horizontit të ngrejnë fluturim, krahët !

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lotët e dhimbjes treten mes kujtimesh

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:45 pm

"Lëmshit të kujtesës"


Mbyten vitet në lëshin e kujtesës ,

Ndërtojnë hije-lotësh në shtratin e brengës.

Ku te mbeten ëndrrat motër, shpirti im,

“Ti” mbete larg nesh, si bregu jetim .

Dashurinë që ndërtove , ku e trete vallë?

Thellësive te kaltra plot blujtësi e dallgë !!

Kripësia e lotëve po më grryen të tërën ,

Sikur deti përplas dallgët me shkëmbin.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lotët e dhimbjes treten mes kujtimesh

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:45 pm

Ёngjëjt e përjetësisë !



Detit ja këputa valën që qeshte anës bregut,

Perëndimit ja tremba hijen që tirrte nga fundësia,

Ngrija dorë përballë madhështisë blu ...,

Kryqin shpirtëzoja për ëngjëjt e përjetësisë !

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lotët e dhimbjes treten mes kujtimesh

Mesazh nga Sponsored content Today at 10:21 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi