Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

"Jehonë Anadrinie"

Faqja 6 e 8 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:16 pm

Sali BYTYÇI

PORTRET I ZYMTË

Kur i thanë fol foli
Kur i thanë hesht heshti
Karrigen e ruajti

Kur i thanë diferenco diferencoi
Kur i thanë burgos burgosi
Karrigen e ruajti

Kur i thanë nënshkruaj nënshkroi
Kur i thanë fshi fshiu
Karrigen e ruajti

Kur i thanë lësho karrigen
Britmë të madhe lëshoi
Sikur bota u përmbys

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:16 pm

Besa HOXHA - BEQIRI

PRIZMA E JETËS

Tek ti
Pashë unin në pasqyrë

Atëherë
Ëndrrat kishin humbur rrugën
Heshtja vriste lumin e tërbuar
Vetmia qante në rrugë
Dhe zëri yt kumbonte

Tek ti
U bshkuan dy pjesët e globit

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:16 pm

Visar HOTI

BALADË DASHURIE

Dikur gjithçka ishte e bukur
Humbja ishte e dehur
Jeta luante symbyllazi
Fushave të ëndrrës
U thye korniza në mur
Dhembjes i ranë dhëmbët
Si në baladë dashurie

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:16 pm

Xevd BAJRAJ

NJERIU DHE LULJA

Asgjë s'pëpëtin
As njerëz as kafshë as zogj në horizont
As shushurimë e gjetheve që të vë në gjumë

Çdo gjë do ishte e përsosur nën dhe
Me të rënët
Po t'i merrnim erë lules së lirisë nga koka
E jo nga rrënjët

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:16 pm

Sali BYTYÇI

DREJTPESHIMI

Kjo kohë jona
Paska shumë krajata
U dashka të jemi
Më komunist se Lenini
Më katolik se Papa
I pengon dikujt Naimi
E heqim nga Libër Leximi
Vetëm të ruhet drejtpeshimi

1986

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:17 pm

Hazir LUTA

NË SHTRAT ME DETIN

Natën bëjmë roje
Ditën i kjëndojmë gjumit
Marrëzisht puthemi
Në sy të yjeve

Lundrojnë dëshirat
Në detin buzëgaz
Dielli ndez epshe
Deti humb virgjërinë

Pas pak vala më përkëdhel
Jetojmë një botë parajsë
Në sy deti fsheh
Ëmbëlsinë e puhizës që shkoi

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:17 pm

Hasan KRASNIQI

NË KËTË NATË

Në këtë natë
Jam i vetmuar
Pran tavolinës
Do t'i kujtoj fjalët e tua
Derisa të më zërë gjumi

Spnte do ta rikujtoj
Atë fjalë tënde
Prej së cilës më djeg lëkura...

Pastaj ëndërroj diçka
Si në fëmijëri
Deri në agim
Me shpresë për fillim të ri...

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:17 pm

Besa HOXHA - BEQIRI

TAKIMI
Takimi me ty qe përjetim
U bëra pjesë e ngadgnjimit

Frika kishte harruar rrugën
Lodhja ishte e fshirë nga fjalori
Ejzistonte rruga vetëm drejt diellit

Shiu i plumbave s'na frikonte
Na tmerronte vetëm uri i kanibalistëve

Guximi theu maskën e gënjeshtrës

Djali im do të gëzoj jetën

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:17 pm

Xhevdet BAJRAJ

KUR PIKIN ËNDRRAT

Këngët e lëna nëpër kohë
Era i treti
Bashk me zogjët

Ëndrrat e e mbjellura në qiell
Pikën në tokë dhe
Lule të ngjajshme me ato në parajsë
Çelën nën flamur mbi varre

Hëna me ca arna në trup
U merr erë
Para se të ngjitet
Bjeshkëve të Nemura

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:17 pm

Miftar KRYEZIU

SHIKIMI I VJEDHUR

Shikimi yt hyri hajnisht
Në bebëzat e syve të mi

Shkëndija të ndezura pandalshëm
Vrapojnë drejt spektrit rinor

Dhe mora të pikturoj
Bebëzat e syve tu
Dhe zjarrin e padukshëm
Të dashurisë

Pasoi helmimi
Një helmim i bkur
Kënge

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:17 pm

sSali BYTYÇI

SA E URREJ VËLLANË E MADH

Vëllai i Mdh kërkon të rri në prehërin r tij
Edhe tani që kam mustaqe
Ai vazhdon t'mi lëmoj flokët
Edhe tani kur filluan t'më thinjen
Ai ngre dorën kundër meje
Edhe tani kur kokën s'po mund t'ma mbërrijë

E, unë dua të hesht, të hesht
Se vëllai i Madh është i Madhi
E vëllai i vogël është i vogli
I madhi duhet të urdhërojë
I vogli duhet të dëgjojë

O, m'u shtrembëruan këmbët duke ndenjur
Në prehërin e vëllait të Madh
M'u kërrus qafa duke e mbajtur nën sqetullat
E vëllait të madh
Timpani i veshëve po më pëlcet nga urdhërat e
Vëllait të madh
Sa i neveritshëm është shkopi dirigjues
I vëllait të madh

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:18 pm

Xhevdet BAJRAJ

KUR JETA ZË NË THUA, BABA

Ma jep dorën baba
Të lutem ma jep dorën
Bënë ftohtë këtu
Bënë ftohtë atje
Poezia u bë pluhur në erë
Ëndrra u bë hi në shi
E jeta zuri në thua në *** qeni e theu qafën

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:18 pm

Besa HOXHA - BEQIRI

VETMIA

Vetmia ngjallë lojërat e jetës
Në udhëkryqin e kohës
Humbnin orientimin

Guximin e forca
Mbesin nën hijen e flakës

Rrotullohen rreth vetes
Pa drejtimin e globit

Ligji i gravitetit
Then pasqyrat e kullës

Hija mbeti i vetmi reflektim

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:18 pm

Hasan KRASNIQI

NINULLË

Nina nana po të përkundi
Kushedi vogëlushi im
A është mësuese e jetës historia
Kushedi!...

Nina nana në djep të drurit
Kushedi vogëlushi im
A do të kesh ndonjë shpërblim
Për durimin deri nëmallkim
Kushedi!...

Nina nana në djep të vjetër
Kushedi vogëlushi im
Për Evropën Plakë
Sa vlejnë rrëfimet tona
Kushedi!...

Nina nana nëdjep të ri
Vogëlushi im
Vaji e gazi në buzë të rrinë!...

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:18 pm

Hazir LUTA

SUNDIMTARJA E SHPIRTIT TI,

Natën bënë roje
Muret e kështjellës
Të mos rrëzohen

Anekënd
Rreth mureve
La roje
Shigjetat e Amorit

Mes muresh prej guri
Shpirti kështjellë
Mbeti prore
Nën rrethim

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:19 pm

Xheladin HAMZA

NETËT M'I VJEDHIN

Derisa në ëndrrat e mija
Në netët e gjata ëndrroj
Ëndrrat e jetës sime
Egërsirat pamëshirshëm
Në terrin e natës
Netët m'i vjedhin...

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:20 pm

Milazim BAJRAJ

REBELIMI

Kur natyra zhvilet
Unë rebelohem
Kur dallandyshes i prishet foleja
Unë rebelohem
Edhe kur mbetem në terr
Dhe rrugën humb
Unë rebelohem
Edhe kur s'kam
Ëmbëlsira për festa
T'ua shtroj fëmijëve
Unë rebelohem
Rebeloghem...
Të hiqen marimangat
Nën lëkurën time
Brezi le të marrë frymë

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:20 pm

Adem BERISHA

GARA JOPARIMORE

Në një kohë të pakohë,
S'e them bash për mahi;
"njerëzit" bënin gara -
Kush mund të jetë më thi.

Kush do të bëhej ujk,
E jush do të bëhej derr;
Kush më shumë të tjerëve -
Jetën t'ua bëj berr...

Kush do ta mposht tjetrin,
Në mënyrë më mizore;
Kujt më shumë e keqja -
Do t'i shkoj për dore.

Në këtë garë të ndyrë,
Prijnë ca faqezi;
Që mish njeriu do të hanin -
Po të kishin mundësi.

Këtyre sytë 'u janë verbuar,
Nga urrejtja e nga lakmia;
Mish e gjak i kanë të helmuar -
Kush s'ua shkon në punë të këqija...

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:20 pm

Besmire BYTYQI
(nxënëse e klasës së 9-të)

LAMTUMIRË

Muret hashtën
Dhoma ra përgjumur
Errësira si errësira
Xhalati i përhershëm

Ti s'ishe aty
Ike me një fjalë
Dhe një mijë e një kujtime
Që mbetën rreth nesh

Ike
Mendove që bëje mirë
Veç një fjalë kishe mësuar
Lamtumirë!

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:20 pm

Dr. Fahredin HOTI
(I vrarë nga ana e forcave serbe)

PSE

Pse
Para se të vdes
Ëndrrat më shfaqen në shpirt?
Pse
Shpresat e mia këmbët m'i lidhin
E gjakun ma pengon në damarë?
Pse
Kënga e zogjve është kaq e zbehtë
E dielli ka aq pak ngrohtësi?
Pse
Lumenjt janë kaq të qetë
Edhe kur ushujzat pijnë lëngun e tyre?
Pse
Nuk ndjej tingullimën e vdekjes
Edhe kur laku sillet rreth qafës?

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:21 pm

Xhevdet BAJRAJ

ME GJERDANIN E MORTIT

Kosova ngjyrosi flokët në të bardhë
Me gjerdanin e mortit në qafë
Krihet mbi shtërngatën e fjetur

Frutat e vjela nga pemët e jetës sonë
I vari nga lind dielli
Për ta ruajtur kuptimin e vrarë të ditës

Ulur në këmbëkryqin e jetës
Me kujtime në prehër

Shpuploj zogjtë e kë,bëve
Dhe i hedh andej nga rrjedh dhembja
Para se ca klithma kujtimi
T ë ma vrasin mendjen
Të ma plasinin zemrën

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:21 pm

Xheladin HAMZA

ËNDRRAT E MIA

Të thella si luginat biblika
Të gjëra si shkretëtirëa pa mbarim
Të zbehta si fytyra para vdekjes
Të zbrazura si sytë e shtjerrur

Lëri në qetësinë e shpirtit tim
Se janë vetëm ëndrrat e mia
Pjesë e jetës sime

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:21 pm

Ali DULA


KËNGA IME

Duke ta kënduar këngën
fytyra buzëqeshjet m`i shkund
bardhësi në zemër
ndiej

Këngën duke ta kënduar
nisem lartësive t’kaltërta
por çdo gjë çuditërisht
më shembet

Duke ta kënduar këngën
ndër puthje frenetike reshur
mjerim e shëmtim
harroj

Këngën duke ta kënduar
çelësin e domethënies gjej
e të gjithëve ju them;
- Ju dua, si këngën time
ju dua

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:21 pm

Milazim BAJRAJ

DËSHIRË

Sa do të doja
Të belbëzoja
Me rrokjet e para
Ani pse të tjerët
Do të qeshnin me mua
Sa do të doja
Të ecja zbathur si dikur
E guralecat e luginës
Të m'i bëjnë gjak gishtat e njomë
Ah, sa do të doja
Të mblidhja sheqerka në katund
Do të doja ta dëgjoj sërish
Këngën e zogjve shtegëtarë në ato lugina
Atje ku edhe qyqja këndonte përmallshëm
Këngën e vëllait të varrosur

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:21 pm

Xhevdet BAJRAJ

NËN HIJEN E KAKTUSIT

Mariaçët këndojnë në rrugë
Një këngë të bukur dashurie
Kosova si hënë e përgjakur
Shëndrit në kujtimet e mia

Fusha të gjera me lule mbi varre
Lisa të gjatë të pullazeve të djegura
Normalisht
Vjelli liria Naim
Në këngën tënde

Dhembja ime është dritare e amshueshme
Që hedh shikimin mbi Pranverën e Përgjakur
Me varreza masive
Pa dallandyshe
Pa dashuri të reja
Pa...
Në këngën time

Nën hijen e kaktusit mexikan
Me hajmali indiane në qafë
Ushqej zogun e bardhë të pranverës kosovare
Me trosha të bukës shqiptare

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Sponsored content Today at 1:49 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 6 e 8 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi