Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Jehonë Anadrinie"

Faqja 7 e 8 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8  Next

Shko poshtë

"Jehonë Anadrinie" - Faqe 7 Empty Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 5:22 pm

Hazir LUTA

HIJA E SHPIRTIT

Eci
Më ndjek pas
Ndalem
Ndalet edhe ajo
E shoh
Kthen kokën
Dua ta largoj
Ajo më afrohet
E godas
Ajo s'ëndohet
Lëndohet
Shpirti im
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Jehonë Anadrinie" - Faqe 7 Empty Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 5:22 pm

Bajram KRYEZIU

E BUKURA

Të buzëqesha
Më buzëqeshe
Në bebëza hijeshie
Të vështrova
Më vështrove
Me sy bukurie
Ta fala Zemrën
Forcën ma dhe
Nën ndjenjat e mia
Dhuratë m'i le
Gjërat që s'preken
Dhuratë m'i le
Aty murosa fjalën
Të patundshme
Me besën e dhënë
I pashuar qoftë
Dritëdhënëse ky pasion
Si kaltërsi qielli
Zë vend me ty
I butë, i bukur, paqësor
I larë me rreze dielli
I dehur, i qeshur
Me bukuri peizazhi hënor
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Jehonë Anadrinie" - Faqe 7 Empty Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 5:22 pm

Ali DULA

ENIGMË

Në dhomë i strukur
Pafund i menduar
Ps lotë as fjalë

Një hije e valëvitur
Enigmë e përdredhur
Gjurmë e mbuluar

Me hapin e lehtë
Si përbindësh vjen
Syrin ma mashtron

Kërkoja prej saj diçka
Ajo asgjë s’tha
Pos heshtjes dyshuese
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Jehonë Anadrinie" - Faqe 7 Empty Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 5:22 pm

Ali DULA

POETI I BARDHË

Ndërmjet vargjet e poezisë
E vijave të pentagramit
Dergjet një yll i molisur

Plot shpirt brilatie
Me fjalët vjershërie
Në zenit ai gjen hije

Ngjyrat i vë në radhë
Cilën ta lë, cilën ta marrë
Përzgjedhë atë të bardhë
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Jehonë Anadrinie" - Faqe 7 Empty Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 5:22 pm

Milazim BAJRAJ

CA KORE BUKË
(4 shtator 98 - Kaznik)

As ditë as natë
Ku shkojmë
E shtëpitë ku i lëmë?

Jemi nisur
Në rrugë pa krye
Pa busull mbesëm
Ngelëm në mesrrugë

Po ecim kah bishti
Dy hapa para e katër mbrapa
Unë dhe nata u gjetëm
Me ca kore bukë në krah

Ata kërkonin
Lindjen e ditës së re
Në shuplakat e mia
Gjaku i tyre valë
Gjaku e vaji i fëmijëve
Të asaj nate shponte bjeshkët

Zjarri dhe krisma
Vritnin fëmijët e posalindur
Vdekja dhe lindja
U bënë një

Populli im i shtrenjtë
Kërkonte ca kore bukë
Në rrugën e re
Atë natë
Pastaj u lëshuan
rrebeshet e karpateve
Si dikur më 1956...
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Jehonë Anadrinie" - Faqe 7 Empty Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 5:23 pm

Sali BYTYÇI

KORI I QENVE

Fjalën e kanë qentë
Njerëz, heshtni
Qentë zgjohen nga gjumi
E mund t'ju kafshojnë

Nëpër salla të mëdha të ndritshme
Tëpajisur me megafona e altoparlantë
Kori i qenve po leh
Qeni i biri Qenit

Po zgjidhe Korife

Njerëz, heshtni
Se po e prishni rregullimin e qenve
Qentë mund t'ju kafshojnë
Të fort i kanë dhëmbët
Sa edhe eshtra thyejn

Heshtni, njerëz
Qentëpo lehin
Kokat e veta hëngshin

'87
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Jehonë Anadrinie" - Faqe 7 Empty Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 5:23 pm

Ali DULA

FRIKA E HIJES

Në dhomën e vjetër
Qëndron një kapak guri
Mbi të rrijnë varur
Qirinj stallaktitësh

Kur u bie drita
E vatrës së ndezur
Trajtat mahnitëse
Shkëlqejnë si kristale

Pamje rrenqethese
Reflektime tronditëse
Që kujtojnë gogolët
E përrallave mistike
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Jehonë Anadrinie" - Faqe 7 Empty Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 5:23 pm

Milazim BAJRAJ

SHPIRTIT TË POPULLIT
(Hafiz Ali Korçës)

Tokës i dëgjoje gjëmën
Ujite tokën tënde
Rapsodit i dhe zemër
Bilbilit i dhe këngën
Për atdheun
E dhembjen e gurëzove
Në shkronjat e vargmaleve
Të larta shqiptare

Të pabesët i mallkove
Në gjuhën e nënës
Me besën e gjyshërve
Me reliktet e tokës
Qëndruat mbi ylber
Si shpirti i popullit
Mbete në zemër
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Jehonë Anadrinie" - Faqe 7 Empty Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 5:23 pm

Dritan KËRÇAGU

BUKURIA E THARË NGA HARRESA

E shkuara e mallkon të ardhmen
E ardhmja si me inat
E mallkon të tej ardhmen
Ndërsa bukuria e varur
Në maje të merimangës
Së haramit
Kohërat i përcjell
Duke u tharë nga harresa
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Jehonë Anadrinie" - Faqe 7 Empty Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 5:24 pm

Besa HOXHA - BEQIRI

FORMULA E PAGËZIMIT

U kacafyt nata
Me unin tim të tretur

Humba drejtpeshimin

Në tik-tajun e orës
Zbulova formulën e pagëzimit

Lumimbyti meeimangën
Në ëndërr
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Jehonë Anadrinie" - Faqe 7 Empty Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 5:24 pm

Xhevdet BAJRAJ

NËNUDHË

Një grusht mall nga atdheu më mbeti në fyt
Njerëzit lindin e vdesin përditë
Dhe unë përditë lindem e vdes me ta
Në çdo varg në çdo rrudhë
Që ma shton dita e re nënudhë
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Jehonë Anadrinie" - Faqe 7 Empty Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 5:24 pm

Besa HOXHA - BEQIRI

JETA

Ngatërruar në të kaluarën
Mësoj hapat e ardhmërisë

Rrëzimet shkakttojnë plagë

Dëshirat ecin përpara
Ëndrrat thurin jetën
Mbesim ku jemi

Loti i tim biri
Zgjon unin në mua

Jeta është para tij
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Jehonë Anadrinie" - Faqe 7 Empty Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 5:24 pm

Xhevdet BAJRAJ

VDEKJA E USHTARIT TË PLAGOSUR

I plagosur për vdekje në mesnatë
Ushtari mendonte për familjen për jetën e prerë
Aq sa i lejonin dhembjet
Dhe frika nga shtazët e egra
me rrezet e para të diellit të fundit
Vdiq i qetë
Ishte i sigurt se do ta gjenin shokët
O atë
O pllakëzën metalike me emrin e tij
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Jehonë Anadrinie" - Faqe 7 Empty Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 5:25 pm

Besa HOXHA - BEQIRI

FLAKA E HESHTJES

Rrotullohem në valë lumi
Derisa mendimet e humbura
Flenë në heshtje

Tres ëndrrën në zhgjëndërr
Zhgëndrën në ëndërr
Përsëri shoh vetëm një flutur pa emër
Në qiellin e kaltër

Zogu i këngës
Digjet në çerdhen e vet
Pluhuri i flatrave
Humb në rrugën e kthimit
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Jehonë Anadrinie" - Faqe 7 Empty Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 5:25 pm

Xhevdet BAJRAJ

TRADHTI KLITHA DHE PUTHA
TRËNDAFILIN E ZI

Mendimet bredhin me krahët e argjendtë të frikës
Fëmijëria më buzëqesh nga vitrinat e kujtimeve
Nëpër qqytetin e lashtë ecin kafshët me buzëqeshje Njeriu
Tradhti klitha dhe putha trëndafin e zi
Toka sillet si kokë bishe hyjnore
Që sa herë çon dorën për t'u kruar
Me arsye kruhet aty ku gjendet njeriu
Po ku je vogëlush i përjetshëm
Të më mësosh të fshij vdekjen me mëngë si qyrrat
Dhe të vazhdoj sërish betejën e humbur
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Jehonë Anadrinie" - Faqe 7 Empty Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 5:25 pm

Hazir LUTA

GJURMË E KOHËS

Era
Ndal vrapin
Retë
Nisën fluturimin
Në mesnatë
Ra shi

Të nesërmen
Lumi
Tradhtoi shtratin
Peshqit
Mbyteshin
Në ujëra
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Jehonë Anadrinie" - Faqe 7 Empty Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 5:25 pm

ÇDO DITË VDESIM NGAPAK E DASHUR

Sot erdhi një plak në zyrën time
Plisi i kishte shpallur luftë kohës
Mbante ca dokumente në duar thikë në zemër
Kur i thashë urdhëro
Një shikim anash polli vullkan dushimi
Ritual i kafesë së mëngjesit në një zyrë
Gabimisht tha si t'i fliste dikush nga xhepi
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Jehonë Anadrinie" - Faqe 7 Empty Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 5:25 pm

E shikoja në sy

Çdo ditë vdesim nga pakëz e dashur
Si rrobat e përditshme
E s'dëshirojmë t'i ndërrojmë
Duke pritur festat
Kujtimet të na japin shkak
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Jehonë Anadrinie" - Faqe 7 Empty Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 5:26 pm

Iku plaku
(si zog që s'i beson degës)
duke lënë gjithë kohët e ikura
Ndarjet
Betejat
Llogoret
Tek mbillte djersë në dhera të huaja
Për një bukë të valë
Prindërve dhe nuses t'u vriste urinë
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Jehonë Anadrinie" - Faqe 7 Empty Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 5:26 pm

Çdo ditë vdes ngapak e dashur

Dola nga zyra
Mbase ta takoj plakun ku ta di
Kur më ndali një zë i mbytur në vete
Biro
S'desha të të them në atë tollovi
Më thanë të kërkoj ndihmë sociale
Çdo ditë vdesim ngapak
Unë e gruaja me të shtatë fëmijët
As kurbeti më s'm'i do
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Jehonë Anadrinie" - Faqe 7 Empty Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 5:26 pm

E shikoja
Sy nën akuj botëra që rrënon
Desha të ik si shtazë e frikësuar
Të vrapoj të vrapoj kah dielli
Lumi të mos çmendet para se ta shuajnë etjen
Bile lumi
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Jehonë Anadrinie" - Faqe 7 Empty Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 5:26 pm

Besa HOXHA - BEQIRI

ENIGMË

Urë e dashurisë
Në çerdhen e shpirtrave të shqetësuar
Gjethe të zverdhura

Vjeshtë apo gjilpër dhembjesh
I shpojnë kujtimet

Loti i bukursë
Ujit lulegjarprin

Helmohet
Gjaku i këngës së vjetër
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Jehonë Anadrinie" - Faqe 7 Empty Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 5:26 pm

Hazir LUTA

VRASËSI I MALLIT

Më zuri sherri
U përplasa me mallin
Thashë një herë ta fal
Por zemra s'duroi
Bam, bam, bam
Tri hrë bam, bam,bam
Tri herë mbi të qëlloj
Lumenjtë e shpirtit buruan gjak
Për ty mora hak
Gjykatësit e territ
M'i prenë rrobat e zeza
Më dënuan me burg të përjetshëm
Në qelinë e mallit
Aty ku s'ke të drejtë të më vizitosh
Edhe syzet e imagjinatës
Një ditë do të nxihen
Dhe n'u takofsha në atëbotë
Ma mallin tënd
Në muret e ftohta
Hijen tënde do ta përqafoj
Dhe mallin prapë kam për ta vrarë
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Jehonë Anadrinie" - Faqe 7 Empty Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 5:27 pm

Ali DULA

KUJDES

Kujto stinët e pranverave,
ku sytë panë përtrirjet
vetëm freskinë kujto
Kalo nëpër rrjetën mendore
që përhap ringjallje
pa pyetur për kohën e shkuar
tako orët, ditët, vitet
shijo gjithçka, të çdo kohe
dhe çdo fluskë jete
Kujdes! jetoje si çast,
se në çdo çast ajo lind
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Jehonë Anadrinie" - Faqe 7 Empty Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 5:27 pm

Xhevdet BAJRAJA

RRUGËS SË SHTRUAR ME DHEMBJE

Në Kosovë ra borë
I mbuloi varret po s'e mbuloi dhembjen
Një plak në bregun e vdekjes
Një fëmijë në bregun e jetës
Ngrohen a digjen në zjarrin e kujtimeve në mes

Në sytë e tyre
Të lagur nga vesë e mëngjesit të lirisë
Politikucët shilojnë
Kuptimin e ditës së lidhur si kafshë
Rrugës së shtruar me dhe dhembje

Me zemraën që ka formën e këpucës së shqyer
I mbështetur në atë që mbet nga jeta
Me fotografitë e të dashurve në xhepa
Që të mos mërdhihem
Do t'ia qepi ditës që vjen
Ca arna kujtimesh
Prej lëkurës së diellit
Që na vrau
Që e vramë
Këtë pranverë
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Jehonë Anadrinie" - Faqe 7 Empty Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 7 e 8 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8  Next

Mbrapsht në krye

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi