Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

"Jehonë Anadrinie"

Faqja 8 e 8 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:27 pm

Besa HOXHA - BEQIRI


FURTUNË JETE

Ha mishin e kokës së një kafshe
Sa pak që ka

E truri i njeriut peshon më tepër

Pse i akuzojnë kanibalistët
Kur kanë qenë më të kuryes

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:28 pm

Hazir LUTA

URA E PUTHJEVE

Prore
Prore
Prore
Ndërtonim ura
Natën
Na i rrënonin ujërat
Të nesërmen
Ndërtonim të tjera
Ura të hekurta
Unë një këmbë
Ti një këmbë
Ura e puthjeve
Bëhej shkëmb

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:28 pm

Hazir LUTA

TI DHE DIELLI

Dielli përflaket
Shihem në sytë e tu lazdrakë
Sa shumë koha më ka mplak
Ende prek atë buzë në heshtje
Që ka shije pjeshke
Sa ngjall dielli vapë
Sa ngjall ti në mua fresk
Prapë shihem në sytë e tu
Sikur notoj në zemrën tënde si peshk

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:28 pm

Ali DULA

Dashuria


Çdo gjë u nis me
fjalën
E fjalë – fjalë
vepra
Dikur që s’e dinin
fjalën
As gjuhë për vepër jo nuk
dinin
Dikush kërkoi fillin
prej nga nisi
njerëzia
Atëherë Hyu tha;
nga vetë Unë
që të ndjellë
dashuria

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:28 pm

Xhevdet BAJRAJ

DIELLI PREJ SHEQERI

Ç'të bëjë njeriu në këto orë të imëta
Që kafshojnë si pleshta të uritur
Kudo q është natë
Nga një pjesë timen bartë me vete si fatin
Toka e rrumbullakët si kokë debili si kokë mize
Fishkëëlon në vetmi hyjnore
Një njeri më i vogël se muti i tij
Planifikon vrasjen e njerëzimit
Nëse ky është fundi
Nëse fundi është ky
Tim biri që të mos qajë tërë ditën
Me paratë e fundit do t'ia blej një lodër të re
Një diell të vogëlth prej sheqeri

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:29 pm

Xhevdet BAJRAJ

KËNGË PËR DRININ

Shekuj të tërë ia shpalon tokës kujtimet
Prejardhje të njëjtë kalon
Sall burimi ta ndërron shtetësinë
Njerëzit kërcejnë nga kanjonet tuaja nga urat
Kur zgjohen në zonat absurde të jetë së përdalë
Hedhin grepa në mitrën tënde
Duan peshkun e artë për vete
Pa a të kujtohem unë para okupimit të fundit
Ishte natë e qetë në çadrat tjera flinin
Nën dritë bëne nën dritën e fenerit në breg
Në ujin tënd të ëmbël e të ftohtë
Puthja vashën më të bukur në botë
(Punë e madhe e puth a derth lot dikush në ty)
Ti nuk jeton për çastin e këputur nga vdekja e përditshme
A di ti se ka lule që çelë veç një herë në jetë
E lulja e çelur sall një ditë rron
Se ka zog që vetëm një herë këndon në jetë
Dhe atë para vdekjes
A e di ti se
Po të ishte më i thellë më i pasur do të ishte
Apo të ishe më i thellë më i pasur do të ishe
Apo të ishe më i cekët për një kokë njeriu
Për shembull të ishe deri në fyt
Sa njeriu kishte shpëtuar pa u mbytë

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:30 pm

Hazir LUTA

SHPIRTVIRGJËRESHA

Ç'u shporitën djajtë
Vdisnin për një pikë gjak
Hajnat e Virgjërisë

S'ka ëndësi
Në pikon kuq bardh a zi
Që të trija ngjyra janë

Një ditë plasi klithja
U zu princesha
Shpirtvirgëresha

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:30 pm

Xhevdet BAJRAJ

JETA E ZEZË

Aq e vogël dita në emër të lules së egër
Mbiu para këmbëve të mia të zbathura
Ç'të bëj
Ta këpus ta fotografoj të ikë me të në harresë
Ç'më duhet zjarri i njohjes
Kur çdo gjë që ekziston jeton në të zezë me vdekjen
Se ne jemi të martuar me jetën sall në letra
E ti që zbulove për të qindtën herë fundin e botës
Mund të dehesh me verë të zezë rrushi
Të çosh dashuri nën dirtë hëne
Të vrasësh zotin në dyluftim
Ama varrit dot s'i ikë
Pa zbuluar njeriu si ta ndal kohën
Pastaj
Të gjithë do të vritemi mes veti nga monotonia
Si diçka e trashëguar nga lindja

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:30 pm

Xhevdet BAJRAJ

DIKUSH KËNDONTE NË SHI

Mbi liqenin e Lasgushit bie shi i vakët
Zog i posaveshur me pupla të të buta
Fshihet nën gjethet e dendura të ftonit
Buzë vdekjes jeta pi ujë
Ombrella të zeza kalonin në rrugë njerëzit nuk i shihja
Derisa për të dhe për veten pija birrë në stilin
Birra e parë më do e dyta s'm[ do e treta...
E kështu me rradhë
Një ombrellë e kuqe u ndal pranë vitrinës së kafiterisë
Ishte ajo o Zot
Vasha me emrin e lules së egër
Tërë natën në banesë nën dritë qirinjësh
Pimë verë të zezë çuam dashuri marrëzisht
Ishte natë e qetë
Okupatori dhe prostitutat tona flinin si engjë
Derisa e përcillja të dashurën në shtëpi
Dikush këndonte në shi
Dikush jetën e mallkuar e kishte shndërruar në poezi

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:30 pm

Besa HOXHA - BEQIRI

RITMI

Të pres nëntëmbëdhjetë rrahje zemre
të ndjej ritmin e çrregulluar

Kulmi i nënqiellit të prëbashkët
Na këndonte ninullën e ndjenjave
Unë flisja vetëm me unin e fshehur

(Isha njeri i shkelur nga koha)
Ti nuk ma fale as emrin
Kur e vizatoje vijën e jetës
Në pëllëmbën e dorës sime
Falltorja e fatit
(Filxhani mbeti i kthyer
Më kafenë e papirë)

Sytë tu
Nuk lotojnë si gjethet
Pas çdo tri pikave
Mbyllin shkëlqimin e vet

Në këtë ditëlindjen përrallore
Kur ndjej ritmin e çrregulluar

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:31 pm

Xhevdet BAJRAJ

Dhembja mbolli lot në mua
Vrapoj kah ti e dashur
T'i sjell lulet e këputura në fëmijëri
Të shkriva në vargje që i ruajta për ty
Unë s'kam faj që toka sillet
Si fëmijë i lazdruar me lodër të re në duar pas shpine
Unë s'kam faj nëse individët blejnë fatin me kredi
E s'dinë se kamata në kistin e fundit
Do t'i shpjerë në pjesën e errët
Të historisë së njerëzimit
Unë s'kam faj për Sabra e Shatila
Unë s'kam faj për vrasjet në Kinë
Unë s'kam faj për vrasjet në njëmijë e një Kinë
Unë s'kam faj që poezia i ha kokën krijuesit
Unë s'kam faj që antipoezia i ha kokën lexuesit
Unë s'kam faj e dashur nëse jam
Aty ku çmenduria e shpalli veten mbret
E njeriu nuk e di
A rri ai mbi tokë
A rruzulli tokësor mbahet për këmbët e tij

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:31 pm

Besa HOXHA - BEQIRI

RINGJALLJA

Më vranë 999 herë
Për të rilindur 1000 herë
Më e fortë se më parë

Ma grisën Librin e Jetës
I thyen lotët e shpresës
Humbën eshtrat e varreve të pahapura
Pështynë Abetaren time
Përsëri linda nga farë e hedhuzr

Shkrova librin me shkronjat e padukshme
Fola me gjuhën e shurdhër
Ia fala këngën bilbilit
Dhe guximin e fsheha në qelizat e shpresës

Më theu frika 999 herë
Dhe përsëri u ringjalla

Përshtyva fytyrën e bishës
Kur çjerra maskën e aktorit
Dhe për të 1000 herë
Bëra hapat fëmijërorë

U rrita
Që të rritet trashëgimtari im

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:31 pm

Xhevdet BAJRAJ

S'KAM FRIKË

Ky qytet është i vogël për urrejtjen tënde të madhe
Dhomën e kujtimeve të mia varr për miza e bëre
Për zemrën tënde të vogël
Më detyron që në delirium tremers
Të kërkoj vrimat e zeza në qiell
Në derën e njohjes ku hyhet e kurrë s'dilet
Mua
Që çdo ditë i hedh natës nga një poezi në fytyrë
Si dorezë që thërret në dyluftim në agim
Po unë nuk ia kam frikën vdekjes
Sall jeta më tremb shumë

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:31 pm

Hazir LUTA

NATË E BARDHË

Zgjohem
Me diellin
Shkëlqen fytyra ime
Ishte natë e bardhë
Ëndrra kishte ngjyra

E bardhë
E bardhë
E bardhë
Do të jetë ajo natë
Kur ti të flesh
Në krahët e mi

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:32 pm

Xhevdet BAJRAJ

DIELL I MONTUAR NË QIELL

Erërat bartin puthjet kah deti i harresës
Majë kanjoni rri zogi i zi mbi vezëtg e tijh
Gjarpri neërron lëkurën mbi shtratin e dashurisë
Një grua veshur me të zeza çan muret e jetës
Foshnjat e lidhura për djep
Presin mjegullën e mëngjesit
Për t'i fshehur hapat e parë
Mallkimit t'i bëjnë bisht
Laviret e historisë abortojnë kombet e vogla
Dita zvogëlohet sa për shuplakë njeriu
Lumi i vdekjes shekuj të tërë udhëton
Po s'mund të zbrasë nga maja e dhembjes
Gjysmëhëna e varur në qiell natë e ditë
Kryqi i ngulur në dhe ditë e natë
Vijnë pas vdekjes
Të ushqehen me atë çka mbet nga jeta
E ëndrra e kafshëve plotësohet
Me diellin e montuar në qiell

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:32 pm

Besa HOXHA - BEQIRI

KALENDARI I PJEKURISË

Bota rritullohet hapave të egoizmit
Bishti kap kokën e vet

Nata shpalos ëndrrat e jetës
Në vellon e shpresës
Lotët e frikës
Klithin për zërit

Bota ecën me hapat e mi

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:32 pm

Besa HOXHA - BEQIRI

NË DITËT E PLAKJES

U shua ylli i shtatëmbëdhjetzë i qiellit tim
Pellgut të kthjellët të hiçit të humbur
Iu hap edhe plagë e njohur me numër

Dëgjoj tetëmbëdhjetë trokitjet e plakës bredhare
Që s'e di qëllimin e gjurmëve të veta

U shua edhe një ëndërr shprese
Në librin e kujtimeve

Atëherë
Mbaj thonjtë e mi të gjatë
Që koha me egoizëm t'i harrojë emrat

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:32 pm

Xhevdet BAJRAJ

LULE LUFTE

Pranë murit të pushkatimit
Sundojmë mbi majat e kallura të durimit kronik
Drama e jetës fillon
Pritet sall viktima që të hyjë në skenë

Njeriu i goditur me plumb bie përdhe
I merr erë lules së gjakut të vet të derdhur
Që lëshon shtat mbi asfalt
Dielli nis të dridhet sikur do të fiket
Terri me gjuhën futë lëpinë atë çka mbet nga dita
Nëse unë nuk jam i kësaj toke
Kjo tokë është imja ia thotë mendja
Kujton fytyrat e të dashurve
Dhe i vie keq
Që sall një herë jetoi
E aq shpesh vdiç në jetë

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:32 pm

Xhevdet BAJRAJ

NË EMËR TË JETËS

Si bishë e sëmurë nga jargët e çmendjes
Ditën e vret natën, natën e vret ditën

Vaj foshnjeje ngulet në qiell e kthehet
Nëna e pret
Me sisë të shqyera nga dhëmbët e artë të të marrit

Në majën më të lartë të Ballkanit të lashtë
Dy metra nën dhe dy metra mbi re
Njeriu i mirë me copë dielli nën gjuhë
Gjen veten dhe e vret
Në emër të jetës

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:33 pm

Besa HOXHA - BEQIRI

MEDIOKËRIT

Hapat e mëndafshtë
Shurllojnë veshët e të shurdhit

Memeci bërtet nga dhimbja

Mediokërit
Thurin vargje

Ëndrra humb drejtpeshimin

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:33 pm

Per kto shkrime e falenderojm perzemersit autorin e tyre Agim Metbala

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Sponsored content Today at 7:56 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 8 e 8 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi