Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

"Jehonë Anadrinie"

Faqja 3 e 8 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:58 pm

Imret RESHITI


HARTAT POSTMODERNE

Regjimet kafshojnë
Liritë politike
Kohët egërsisht egërsohen
Nga poli në pol
Liria nëpërkëmbet
Të drejtat iu mbesin në fyt
Njerëzve
Në samite në kongrese
Diplomacitë abortojnë
Rezoluta të reja
Me kombe të plakura
Bota përtëritet
Në hartat postmoderne

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:58 pm

Budim BERISHA


PAPIRUSI PËR GJIRIN E NGJYRËS

Jam e para që më pritni me ju zbardhë tha drita
E kur lindi edhe rrezja e dritës, jehoi aq sa që...
-Zoti me ju!- thanë njëzërit – e verdha, e kuqja dhe e kaltërta
Ju jeni vetëm një urdhër e Krijuesit të gjithësisë.

Në mes të verdhës dhe të kaltërtës, mugullonte zëri:
-Afrohuni, bashkohuni, afrohuni e bashkohuni...
E kur ndodhi, kuptuan se zëri ishte i të gjelbërtës
I cili tha: paksa u vonova ju veten e pagëzuat trinake.

Po të ishim binjake, kjo me të kaltërtën nuk kish ndodh
I tha e verdha të kuqës duke gjuajtur shikimet tërheqëse,
E kuqja u zbeh dhe në atë ngrohtësi lindi e portokallta
Të kaltërtën e rrokën ethet, por e kuqja shpejt e përqafoi
Dhe kështu vjollca çeli sytë ndërmjet përqafimit.

Hej ju! Mendoni se jeni ju, e ju jeni unë
Tha dielli dhe buzëqeshi si e verdha ndaj portokalltës
Portokallta të kuqes, e kuqja ngjyrëvjollcës, e ajo të kaltërtës
E kaltërta të gjelbërtës, e gjelbërta të verdhës, deri në mbrëmje.

Po ju lë, duhet të pushoni tash – Hasta la vista tha dielli
Po ne jemi të njoma, kinse ne pushojmë e vet po shkon
Unë vetëm urdhërat i zbatoj, ju nuk dini çka unë di
Urdhëruesi im din pse unë për gjumë nuk di.


Për një ditë përjetuam katër stinët e vitit
Tash jemi dymbëdhjetë në paletë e sa jemi në të vërtetë?
Vetëm qymyri sheh veten në këtë terr. Çka të bëjmë, çka?...
Qetësi, na duhet gjumi e në mëngjes do ju shënoj tha grafiti
Ashtu është vërtetoi e zezja dhe i mbuloi me gunë.



PAPIRUSI PËR “RILINDJE”
( Si bëhet fjala peng )

Kuptimi se barishte është bar,
Ekzistenca, kusht për eksploatim
E fryti epsh për zjarr
gjersa kokrrat e bereqetit rreziten
Larg prej gjumit

Po shkëlqej, germa verbon,
Si prej hirësirës së erësirës,
Kujdes, lëkundja mjegullon shikimin
Me skjarimin e gabimit, fërkoj sytë
Larg prej përsëritjes!

Përbindëshi egërsohet: shkund
Në këtë tokë të foshneve
S’ shkruaj për lëkundjet e rudhave jo
Kur të dathur ecim në bar
Larg prej hirit.

Erërat sjellin mjegullat këndej
Me beharët e stërpikura e dashur
Prandaj vazhdojmë edukimin me mugullim
Përndryshe as poezia nuk ka kuptim
Larg teje.

Jam në dyshim – mendova apo lexova
Edhe krimbat e dijnë punën e vet
Shpirtrat tanë takohen andej
Këndej mishi ynë evulon në bar
Afërsi gjenetike.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:58 pm

Bajram KRYEZIU


SHESTIM NË SHETITJE
(AkrostiK)

Angazhuam shetitje, qetsim në shestime, një minutë në heshtje,
Derteminuam nga varret projektin me tri pamje, vëllezërit në reshte,
Evokuam për luftën, idetë dhe mendimet, krenari e mësuesit ishte,
Më i madhëruar nga ky shteg pragu, i shpresës, aty u derdhë gjaku i besës!

Ja, i shihni shukutimet të përfundoi këtë luftë, se munden kursesi,
Ai atelenë e la të fortë se i linduri s’vdes në artë asnjëherë në mote ;
SHqyrtimet në shetitje në la për atdhedashurinë, u betua në trimëri,
Aty e bëri si lindjen ashtu edhe vdekjen, liria është e tij farë e flijimit,
Radhiti në organe ushtarë dhe ushtri me fuqizime të idealit në histori-
I tha arrmikut ja vdekje ja liri u desh të dalë nga kthetrat e okupimit!

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:59 pm

Miftar KRYEZIU



VALË KUJTIMI

(Kushtuar mësueses sime të parë, Nadire Beqa)

Nga ashki përvëlues më buroi
Një valë malli plot kujtime
Portreti i saj para meje gërshetoi
Fytyrën përkëdhelëse të mësueses sime

Njëzet e pesë vjet nga lumturia jote
Gjeti veç prehje në zemrën e fëmijërisë sime
E kujtimet respekti për ty në këtë çast
Prej kopshtit tim lirik të nxjerr ca tingëllime

Tingujt e mallit të ndryer që mbajta
Në bërthamën e kokës sime
U njomën nga kujtimi i fjalëve tua të para
Që prej tyre fillova të pëshpëris belbëzime

Atëbotë në mes rruge me kahje-dilemë
Në vatrën time zjarrin ke vënë
Shpresën, besimin për ardhmërinë
Trashëgim m’i ke lënë...

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:59 pm

Imret RESHITI


THIRRJE

Në pesë metra katror
Hapësirë
Vend zënë njëzet
Frymë njeriu
Ka ditur kush se
Të gjallët jetojnë
Ma nhusht se të vdekurit?
Ka ditur kush se
Të gjallët imitojnë
Jetën e varreve
Në këtë hapësirë?
Vend zënë njëzet

Frymë njeriu
Të shkulur nga rrënja e dheut
Secilit i takon aq hapësirë
Ku mall ka ajrin
Ku nuk mjafton për ta bërë
As vdekjen.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 4:59 pm

Lexuesve të Forumit Deqani-ks, në vazhdim, po ju postoj disa poezi të Mr. Budim Berishës, nga libri i tij i fundit "Hieroglife kosovare", jo pse e kisha profesor të dahur e të repektuar, po për atë se është një piktor i nivelit të lart, piktuart e tij shetiten nëpër metropolet evripiane, se poezitë e tij nga librat e botuar, janë vlerësuar artistikisht shumë në nivel.

STINORE

Mësimin e gjelbërt nga larmia në pranverë
Si beharët e shkapërderdhur me erë merr

Një gjë të tillë s'ke ku e gjenë
Nga vera e verdhë që me vapë vjen

Vjeshta ofron portokalltën me gjethe
Përkatësisht me pjekuri largon ethe

Nën bardhësinë natyrale përsëritjet flejnë
Nëse rrënjët iu nënshtrohen rregullave - vlejnë

NJOMËSIA

Je ashtu e ndijshme, si bar barishtor
Shtratore, shtrirje, me dije s'durohet
Njashtu do të jem në çfarëdo mënyre
Re, vesë, riga shiu dhe përroi
Për s'bashku s'do mend, vjersha buroi

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:00 pm

Budim Berisha

DJE DHE SOT

Një heshtje me zbehjen e kufomës
Një qetësi ngjyrë hiri në spital
Përgjoj nga dritarja pa lëvizje
Me shpresë kah rryma e gjallë

S'heshtet pas shpëtimit nga venitja
Një zhurmë laramane si jeta
Vështroj kuptimin me plot gjallëri
Veproj si në natyrë bleta

Papritmas një gacë ma ngacmoi imagjinatën
Ku të gjej qetësi për meditim
Falënderoj zgjimin para agimit
Jastëkun palosi njëmijë e një nxitim

SHFAROSJA E KËNGËS

Në atë çast që m'erdhe n'mend
Shkëputa këtë vjershë po në atë vend

Mendoj për brendi, pothuaj çka thashë
U zhduk përmbajtja, ardhjen tënde e pashë

Si sorkadhe në mal, me qershizë në vesh
Çapulinë e zbuluar në livadh, nga gjethi zhvesh

Shuka një shami me gocarë rrumbullakë
Ndijësia e këndshme, lëmuar me flakë

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:00 pm

Budim Berisha

SË LARTI

Susaku shpejt rritet
Lart drurit ngjitet

Druri i di thëniet
Te posht i lëshon rrënjët

Susaku shpejt fryhet
Druri dendet kryhet

Mirëpo vitin tjetër
Susaku me ujë u afrua
Pa buzëqeshjen e vjetër

BUJQËSORE
(Dymbëdhjetë rreshta, një vit)

Mih, mbjell, mbin
Ngjallje me kaq

Meraku tek mugullon
Kënaqësinë e shkrinë

Me kujdes vaditje
Me djersë prashitje

Helmi kundër krimbit
Kamuflim kundër brymës

Gajle mos të ngrirë
N'vapë mos të digjet

Kur ngjyhet kafshata
Pjell vemendjen nata

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:00 pm

Disa poezi të poetit rahovecas Xhevdet Bajraj, i cili kahmot i ka kaluar kufijt shqiptar - veprat e tij janë përkthyer në disa shtete evropiane e tani jeton dhe vepron në Meksikë.


PULLAT PREJ ESHTRAVE

Atdheu im lëpin plagët nën dritën e gjysmëhënës
i shtrirë pranë kryqit të varrit mëngjesin pret
ditën e re fatin e vjetër

Kosova vazhdimisht më dhemb
nën sqetull mora ato që m’i la Pranvera
zemra do që të më tradhtojë
do ta tradhtoj edhe unë atë
pa dashje
bile edhe poezinë

Në këtë jetë mbetet
ta bart dhembjen për të dashurit e vrarë
si pullat prej eshtrash në këmishën e zemrës

O zot
a bën shaka me mua

Dielli i zi lindi mbi bregun e
njëmijëenëntëqindenëntëdhjetenëntë
me kufomat e fëmijëve të therur nbi shpinë
jeta ikte o Zot
si mace
grithte
Klithmat shpërthenin në qiell e ktheheshin në tokë si thika ironie
zogjtë të shpupluar lirie për të shuar etjen në gjakun e valë
o djall
të njerëzve
gjysëm të gjallë
Hëna e plotë si ve në sy shkëlqen mbi urinë e kësaj toka
për liri
ditës i mbetën në fyt frutat që kurrë s’do të piqen e
pikën
hapat tona
kah varret e të

dashurve
Copat e dhunuara të Jetës marrin krah
në shpirtërat tanë të fjetur në hijen e vdekjes
unë digjem
për Ata
dhe për Ty
Kosova ime Varri im
kur të vdes
më varrosni
në Pranverën e Amshuar


Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:00 pm

KAPAKU I KRESË

Krushqve të vdekjes u prin flamuri
Me mollëz shqiptare të Adamit ngulur në majë

Një tufë engjëjsh zihet
Në zjarrin e degëve të thyera të lisit të jetës

Krimbi i dyshimit shpon kapakun e kresë
Mendimet derdhen ende pa u zier

I mbyll sytë që ta peshojë më mirë
Gurin e zi që më është kacavarur në zemër

Ore mik

Me dërrasa gjoksi duhet mbuluar
Këtë varr të gjallë masovik

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:00 pm

KAPAKU I KRESË

Krushqve të vdekjes u prin flamuri
Me mollëz shqiptare të Adamit ngulur në majë

Një tufë engjëjsh zihet
Në zjarrin e degëve të thyera të lisit të jetës

Krimbi i dyshimit shpon kapakun e kresë
Mendimet derdhen ende pa u zier

I mbyll sytë që ta peshojë më mirë
Gurin e zi që më është kacavarur në zemër

Ore mik

Me dërrasa gjoksi duhet mbuluar
Këtë varr të gjallë masovik

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:01 pm

Rrëshira

Ime
Kullon
Vapë gushti
Mizat edhe në ajër ngrehen


Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:01 pm

Kërcimi

Kërcim
Lot-hale
Pijë pamjen
E pramverës së ngirë
Në fyt më mbet
Fara e rrushit të papjekur
Gëzimin ma shëron
Dhe `ka tjetër?

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:01 pm

Krijesë e lënduar

Në fusha të përbaltura
Gjeta ftyrë burri me faqe të kuqe
Musteqe të zeza
Krihë të thyera
Këmbë të prej cjapi të bardhë

I ndihmonte vëllau dhe xhaxhai im
I hutuaar sorollatesha
Vëllau më thoshte
Shko ndihmoi babës
Përnjëherë sokaku m’u shfaq në një dalje si
Derë e rënë nga muret e shtëpisë
Procesion i gjatë
Saddhu, rabinë, pritërinjë, hoxhallarë, shejhler me mjekrra të gjata
Mbanin kandila, me ujë spërkatnin dhe tymosnin me temjan
Zingjirët ushtonin frikë në mua ndjellnin
U ktheva nga frika që ma thoshte ikjen nga kjo botë e amullt
Duke e prekur me të djathtën valë
Dorën e majtë të akullt
E majta e mpirë fshinte ballin me djersë të kristaltë
Dhëmbi më cingërron dhimbjen dhe më zgjon
Për ta parë një botë që i thonë KJO…

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:01 pm

Librat prej plastike


Rrafte të plota të mendjeve të shkrira
Rrafte të plota të verbërive të fituara jo nga saldimi
Rrafte të plota kohësh të paluara jetësh njerëzish të mesbotës

Nuk i dogjën armiqtë
Por i dogjën shkrimtarët
Fabrikues të librave plastike
Që marrin format e snobizmave
Të mbështjellura si nyjet e të yshturave semite
As Nas a Felek nuk e shpetojnë
Më fal O Zot
Se keshtu foli edhe harabeli i Sollomonit

Që unë tash ta kuptoj alfabetin runik të fodullisë së injorantit monden
Se paska edhe rrafte të plota me libra prej plastike
Të dekorojnë në metrazh zbrazëtirat e escajgut të thyer pa qëllim
Ato libra me tituj Novalis, Dostojeski, madje edhe Crnjanski
Po po prej plastike që ta mashtroj vetën dhe të tjerët në të njejtën kohë.
Aferin o tregëtar... dijetarët/robërit të përkulen

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:01 pm

Visar Hoti, ka qenë pjestarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe kët poezi (ka pasë parandjenjë se do të bie në altarin e lirisë), e shkruan vetëm disa ditë para rënjes heroike.




Visar HOTI

NËSE VDES. . .

Nëse vdes -
Ju mos qani,
Por qeshni, gëzohuni dhe këndoni,
Se unë vdiqa ashtu siç duhet të vdisja –
Ashtu siç e do vendi dhe zakoni!

Nëse vdes –
Ju për mua mos derdhni lot,
Nga buzët tuaja nuk dua vajtim,
Unë edhe pse vdiqa, jam në mendjen tuaj –
Këtë vdekje unë e pres plot gëzim!

Nëse vdes –
Mos thoni pse kështu ndodhi,
Unë do të jem me ju në çdo kohë dhe vendtakim,
Mos qani as për të tjerë që vdiqën si unë –
Këtë fjalë e lanë ata, ky është amaneti im!
Në varr, jo me lot –
Por me këngë dua të shkoj,
Me ato që iu kënduam edhe të parëve tanë,
Me këngë që ngritën vullnetin dhe moralin e popullit,
Me ata që u këndoheshin
Trimave për liri që ranë!

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:02 pm

Miftar Kryeziu


DALLGËT

Dhe përplasen dallgët
Në detin e kujtimit tim

Më rrokë shqetësimi
Një shqetësim i krisur kënge

Hapeni derën të hyjë dashuria
Për njerëzit për vetën dhe atdheun

Kënga le të mbetet
E akorduar në tela jete

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:03 pm

Milazim Bajram

E D I PSE

Kur miqtë më shajnë
E armiqtë më lavdërojnë,
Atëherë gëzohem, e di pse?!

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:03 pm

F E R R I

Njerëzit
Që një fjalë nuk ndërrojnë me kënd
Që nuk gëzohen për asgjë
Njerëzit që veç trishtohen prej gëzimit të të tjerëve
Edhe ferri
E ka vështirë t’i pranoj

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:03 pm

LOJA E FATIT

Ata që patën fat
Nuk lindën
Emër nuk kanë
As në librin e amzës
Ata kanë fat
Se një ditë do të lindin
E të vdekurit do të
Ringjallen nga hiri

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:04 pm

Bajram Kryeziu

Të buzëqeshja
Më buzëqeshe
Në bebëza hijeshi
Ta fala Zemrën
Forcën ma dhe
Në ndjenjat e mia
Dhuratë m'i le
Gjërat që s'preken
Dhuratë m'i le
Aty murosa fjalën
Të patundshme
Me besën e dhënë
I pashuar qoftë
Dritëdhënëse ky pasion
Si kaltërsi qielli
Zë vend me ty
I but i bukur paqësor
I larë me rreze dielli
I dehur i qeshur
Me bukuri peizazhi hënor...

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:04 pm

Dy poezi të profesor Mr. Budim Berishës, nga libri i tij me poezi "Hieroglife kosovare".

MOA E FIK DRITËN

(Shukran'ës)

Shpalojmë në mes nxitjen me atë
"Fik se fik një bakllavë"
Shpërndajmë shikimet e përvluara
Jo në terr, bëhet, bëhemi llavë

Paloj vështrimin e ërbuar
Më ndez në mes të mirësisë
Habitshëm do dridhma femërore
Megjithatë i përvluari nuk sëndis

Premtimi domozdo kërkon përgjegjësi
Nëse je ashtu si the, prit
Je midis, burbuqet janë rreth
Frymëzimi im trup e shpirt

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:04 pm

RECENSOJ

Zbritje-ngritje, dëbuese-tërheqëse
Mirë e keq, ngatërresë e mjerë
Për mendësi janë mendimet
Herë pa e herë me vlerë

Frenon-shfrenon, fryer shfryer
Shkruar e shlyer, fiton a fërkat
Turp është pikëpamje me përbuzje
Herë pahiri, herë mëkat

Djathtë- majtë, kënaqje-dhembje
Haramëtpatetikë s'janë nder
Shkatërro zilinë mu në vehte
Urrejtja bie në humnerë

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:04 pm

Hazir LUTA

SJEKULLI IM

Njerëz
Që urrejnë njerëzit

Të buzëqeshur
Që vrasin buzëqeshjen

Fatlumë
Që s'njohin lumturi

Ahpirtbardhë
Që s'duan bardhësi

Ka shekulli im

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:04 pm

Dritan KËRÇAGU

SHPALOSJE KOHRASH

Kue shpalosen kohërat
Çudirat ndodhen
Malet lëshojnë zërin
Shkëmbinjt digjen më vete
Duke lëshuar djersë
Oqeanët vlojnë
Në qiell Perënditë fluturojnë
Me qilimat magjik
E nga retë e zeza
Bijnë femrat lakuriq
Kur pikon uji i shekujve të urisë
Turbullirat ndodhin...

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Sponsored content Today at 3:28 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 8 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi