Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

"Jehonë Anadrinie"

Faqja 4 e 8 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:05 pm

Hazir LUTA

HIJA E SHPIRTIT

Eci
Më ndjek pas
Ndalem
Ndalet edhe ajo
E shoh
Kthen kokën
Dua ta largoj
Ajo më afrohet
E godas
Ajo s'lëndohet
Lëndohet
Shpirti im

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:05 pm

Hazir LUTA

DIKUSH TRADHTON

Nata ditën
A dita natën

Dielli hënën
A hëna diellin

Sofra bukën
A buka sofrën

Unë ty
A ti mua

Dikush tradhton...

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:05 pm

Budim BERISHA

PA NËNKUPTIM

Shpirtërisht e dua natën
Dukem se po zbardhem
Nëse nuk e zhveshi ditën
Mos të kuptohet se po tallem

Zatën mëngjesi si burim
Dita e zakonshme si lumë
Diçka mbrëmjes i pëshpërita
As më pak, as më shumë

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:05 pm

Budim BERISHA

NË PYLL

Mëndafshi i çupërisë në dridhje
Havale me të gjelbërtën e dendur
Hapi në pyll kërkon zgjidhje

Unë princi kalorës për mbretëreshë
Ngazëllim i frymëmarrjes pak a shumë
Ajo borëbardha magjepëse si hyjneshë

Degët lartë i kalojnë mjegullat
Ma shtrëngon brrylin si shtizë
Ah shtrigë me mollë ku je, sa për rregullat

Që Zeusi, kryesuesi i zotërave më ra në mend
Fati im që kodoshi jetoi një tjetër kohë
Hyjneshën time e kishte kap për shtatë gazmende

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:05 pm

Në vijim, po i postoj dy poezi të Besmira BYTYQI, nxënësee klasës së X-të të shkollës së mesme "Xhelal Hajda - Toni" e cila edhe pse në moshë kaq e re, para pak kohësh, boroi përmbledhjen e parë me poezi, "Nyjet zgjidhen".

NYJET ZGJIDHEN

Koha
Na përplasi në fytyrë
Përbuzjen e dashurisë
E dhembjet lidheshin me nyje
Por një ditë kuptuam
Se nyjet zgjidhen
Me hir e me pahir
Ëndrrat tona
prore lidheshin për kohën
E ti thoshe
Për dashuri
Ia vlenë barra qiranë
E dashuria
Dashuria na mallkoi
Në rini...

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:05 pm

DYLUFTIMI

Buzëqeshjet u venitën
Loti u nis

Bukuria u zhduk
Shëmtia në shesh

Jeta kundër vdekjes
Vdekja me jetën

I vdekuri kundër të gjallit
I gjalli me të vdekurin

Unë kundër vetmisë
Vetmia me mua

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:06 pm

Hasan KRASNIQI

VAJZËS SË ANADRINISË

Me bardhësinë tënde,
Shtigjeve të ashpra
Besnike qëndron;
Lulet hapin sytë -
Anadrininë shikojnë!

I bashkove dëshirat,
Kalove në fshat;
Në shpirt valët e gëzimit -
Në dorë fletore e lapës!

Për rrjelle t’ vërtetës,
Trokite në derë -
Drugëzave të vekut,
Lamtumirë përherë;
Me laps e fletore -
I zëvendësove prore!

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:06 pm

Dukagjin SALLTEKU

JETA PA SKENAR

Jeta shkëlqen si në dramë
Me role të ndryshme
Pa regji e pa skenar
Me tragjedi e komedi
Ku unëluaj vetëm rolin tim

Mbi tragjikën e jetës sime
Dallgëtmë vërtitin ngado
Edhe unë mund të vritem
Si një hero i dëshpruar
Nga plumbat e urrejtjes...

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:06 pm

Igballe HOTI

VAJZA NË PASQYRË
Si fantazma në heshtje
Shikohem në kornizën e pasqyrës
Në vetvete lozin menditimet
Vallë, jam unë kjo vajzë e mekur?

Shikoj... vetvetja në pasqyrë
Flas... me përgjigjet heshtja
Mos vall këndi i pasqyrës
Ruan në thellësi ndonjë sekret?

Vajza e improvizuar në pasqyrë
Zbulova vellon mbi sytë e shpirtit
Kuptimi i qierr maskën një gabimi
Isha unë ajo e fundit nga fillimi...

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:06 pm

Hazir LUTA

KANIBAL I DASHURUAR

Çdo natë
E ha nga një pjesë
Të buzëve të mia
Me shijen e buzëve tua

Çdo natë
E ha nga një pjesë
Të zemrës sime
Të nesërmen kërkoj hua
Në zemrën tënde

Çdo natë
Ha një copë mish
Nga trupi im
Përtypem me veten

Nëse ti më puth buzën
Unë s'do të kem fuqi
Ta kafshoj jetën

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:07 pm

Në vijim, po i postoj disa poezi të mikut tim dhe të Juajin Xheladin Hamza, nga përmbledhja e tij e dytë poetike - lexuesit e forumit kanë përparësi që ende pa dal libri nga botimi, t'i shijojnë disa sosh.

HIJA

Nëse kusarët lajkatar
Ta rrëmbejnë dashurinë

Nëse pulseve të zemrës
Iu pëlcet dënesja e vetmisë

Nëse tejzat e shpirtit
T'i kaplon djersë e ftohtë e vdekjes...

Atëherë Mëkujton mua
Hija e shpirtit tim do të jetë aty
..............................Në ty
..............................Për ty

EPITAF

Mbi varrin tim
Kur trupi do të më pushoj
.................... Përjetësisht
Vargjet e mia do të jenë
Trëndafilat më të bukur
..................... Përtrirjeje

Më vonë do t'i postoj edhe disa.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:07 pm

Xheladin Hamza

Petalet me vesë në sy
Të kaluarën rikujtojnë

Akulli ngadalë e në heshtje
Copëtohet si zemra ime

Nën këmbët tua
Lule të vyshkura zvarriten

Në harkun e qiellit
Bilbilit iu këput peri i zërit

Loti tatëpjetë rrëshqiti
Nga petalet me vesë në sy

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:07 pm

Hazir Luta

KATËR VARGJE

Kur puth
Buzën e saj
Helmi
Ka shijen mjaltë

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:07 pm

Hazir Luta

VIRGJËRESHËS

Kur të thashë të dua
U skuq fytyra jote
Në shtratin e bardhë
Befas u shfaq
I kuq një çarçaf

Pa dashje një klithje
Por s'u duk zemërvrarë
Një ditë dikush më tha
Ti je vrasës
Jo unë nuk jam i marrë
Ajo vetë bëri vetvrasje
Që të merr frymë më lehtë

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:07 pm

Xheladin HAMZA

HËNA NUSJA JONË

Nëpër ëndrra të pashkëputura
Ulem për pushim të shpirtit

Nëpër shtigjet e ardhmërisë
Kërkoj harkun e kohës
I bindur në brishtësinë e saj
.........................të virgjër

Sonte hëna le të bëhet nusja jonë
se unë do të pres aty
Ku krushqit dikur janë ngrirë

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:08 pm

Budim Berisha

TOKËSORE

Mendë të pa brengë me mburrje burrash
Kali pa barrë, pegas, s'duron hapa bibash

....................................Qibri në hap, shkujdesur për skaj
....................................Koha tret mburrjen, supreme fund e vaj

Kushedi sa kalorës të mbrojtur azganë n'kokë
Tretur e vajtur tash prehen në tokë

1964

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:08 pm

Xheladin HAMZA

MBUROJË SHPIRTI

E lëpij kohën e shuar me qetësi - pa ty
Yjendezur engjëllushë mbi kokë më rri

Lulet vyshken nga dhembja që lëngon
Ankthi gjoksin pa mëshirë shtrëngon

Valë deti kujtimet për ty m'i shpërlajnë
Mburojë të madh në shpirt çër ty kam

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:08 pm

Igballe HOTI

LUTEM

Lutem që para nesh
Të shpërthenë një det me ngjyra
Lutem që koha t'i shëroj plagët
E dhëmbjet e venitura
Të treten përtej vuajtjes
Lutem që rënkimet
Mos të jetsohen në plagën e trupit
Se jeta qenka e rrethuar
Me mure mortore
Lutem për për një jetë
Të sunduar nga mrekullia e tetë

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:09 pm

Në vijim, po i shkëpusë disa poezinga përmbledhja poetike "Eshtrat e Ringjalljes" nga poete Rahovecase Besa HOXHA - BEQIRI.

FURTUNË JETE

Ha mishin e kokës së një kafke
Sa pak që ka

E truri i njeriut peshon më tepër

Pse i akuzojnë kanibalistët
Kur kanë qenë më të kursyer

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:09 pm

METAMORFOZA

Ishim dy lumenj na gëlltiti një det
U bëmë ushqim i pangopshmërisë

Në fund të lojës
Shndërrohemi në një guacë
Shkelur nga koha

U bëmë guacë me margaritarë

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:09 pm

PRIZMA E JETËS

Tek ti
Pashë unin në pasqyrë

Atëherë
Ëndrrat kishin humbur rrugën
Heshtja vriste lumin e tërbuar
Vetmia qante në rrugë
Dhe zëri yt kumbonte

Tek ti
U bashkuan dy pjesë të globit

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:09 pm

Hazir LUTA

DY KOKRRA RRUSHI
SYTË E TU

.............T'i puth
Ëmbëlsia buzët m'i djeg

.............T'i shikoj
Nga uria dot s'duroj

.............T'i ha
Ku t'i marr pët tjetrën herë

Dy kokrra rrushi sytë e tu

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:09 pm

Besa HOXHA - BEQIRI

MES DY KOHËVE

Përzirerje ngjyrash
Midis jetës e vdekjes

Hapat me tinguj tmerri
Therin globin e tradhtisë

Në errësirën e udhëkryqit
Trishtohen gjymtyrët e mia

Lëvizjet kanë humbur kohën

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:10 pm

Miftar KRYEZIU

UNË DHE VETËM UNË JAM KËTU

Unë jam këtu,
Ku më lindi toka ime-
Si një histori të lashtë.

Këtu dielli rrezon më mirë
Dhe ëndrrat përvëlojnë dëshirën.

Këtu jam më vertikal
Në jetë a vdekje.

Nuk dua të ik
Nga damarët e dheut të mirë,
Të shkoj atje nuk dua
Se edhe fe kam këtë tokë -
Në të cilën lindem dhe rilindem,
Me ëmbëlsinë e atdheut
Dhe djepin e rritës sime
Të mos ma prek askush -
Se ju mallkon kënga
E dashurisë sime

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Akili prej Tue Aug 10, 2010 5:10 pm

Xheladin HAMZA

FALMA ZËRIN BILBIL

Pash të Madhin Zot
Ma fal zërin tënd
Rërën e Saharës
Me zë dhembje ta njomi

Ma fal të lutem
Një ditë të vetme
Që zëri im të dëgjehej
Çrej nga lind deri kur perëndo
...................................DIELLI

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: "Jehonë Anadrinie"

Mesazh nga Sponsored content Today at 7:53 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 4 e 8 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi