Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Inception” dhe “Toy Story 3″ , kryesojnë top listat

Shko poshtë

“Inception” dhe “Toy Story 3″ , kryesojnë top listat Empty “Inception” dhe “Toy Story 3″ , kryesojnë top listat

Mesazh nga Linddt Wed Aug 11, 2010 3:45 pm

“Inception” dhe “Toy Story 3″ , kryesojnë top listat Toy-Story-3

“Inception” kryeson në kinematë jashtë SHBA-së për të dytën fundjavë me radhë, duke mbledhur 46,6 milionë dollarë të ardhura nga 58 tregje.

Në pozitën e parë gjendet premiera në Spanjë e cila ka mbledhur 4.5 milionë dollarë, ndërsa në të dytën Brazili me 2 milionë dollarë.

Pas një muaji, trileri fantastiko-shkencor i regjisorit Christopher Nolan me Leonardon DiCaprio në rolin kryesor ka mbledhur 250 milionë dollarë të ardhura – në Britaninë e Madhe (39.4 milionë dollarë) dhe Japoni (23.7 milionë dollarë).

“Toy Story 3″ pason me 29.4 milionë dollarë nga 49 tregje, duke rritur fitimin nga kinematë jashtë SHBA-së në 498.7 milionë dollarë. Në Japoni trilogjia e Pixarit ka kryesuar për pesë javë radhazi me 5.4 milionë dollarë nga tregu i përgjithshëm prej 77.5 milionë dollarë.

Filmi “Salt” i renditur në vendin e tretë, ka kryesuar me premierat në Tajlandë, Singapor dhe Filipine duke mbledhur 16.9 milionë dollarë të ardhura në 39 tregje. Trileri mbi spiunazhin me Angelina Jolie ka grumbulluar 62.8 milionë dollarë që nga shfaqja e parë në kinematë jashtë SHBA-së, më 21 korrik.

“Grown Ups” kryesuesi i ri në Rusi, pason me 12.7 milionë dollarë nga 30 tregje. Fitimi përgjithshëm i komedisë së Adam Sandler është 33.5 milionë dollarë.

“Step Up 3D,” vazhdimi i tretë i filmit mbi vallëzimin urban, ka vendin e pestë me 12.3 milionë dollarë të ardhura nga 11 tregje; poashtu ka mbledhur edhe 15.5 milionë dollarë në Amerikën Veriore.

Fitimet tjera jashtë SHBA-së përfshijnë: “Shrek Forever After,” me 426.7 milionë; “The Twilight Sage: Eclipse,” me 372.8 milionë dollarë; “Knight and Day,” me 128 milionë dollarë; “The Karate Kid, me ” 94.7 milionë dollarë “The Sorcerer’s Apprentice,” me 54.2 milionë dollarë; “The Last Airbender,” me 53 milionë dollarë; “Despicable Me,” me 43.5 milionë dollarë; dhe “Cats and Dogs: The Revenge of Kitty Galore,” me 11.1 milionë dollarë.

Fitimet nga shfaqja e filmave jashtë SHBA-së janë duke lulëzuar deri tani këtë vit. Sipas shifrave të studiove deri në mbarim të korrikut, kompanitë më të rëndësishme të Hollywoodit – 20th Century Fox, Disney, Warner Bros.,

Paramount, Universal dhe Sony kanë grumbulluar 7.9 miliardë dollarë, 32 për qind më shumë se vitin e kaluar, Fox, i përforcuar me filmin “Avatar”, udhëheq të ardhurat me 2.2 miliardë dollarë, pasuar nga Disney (1.7 miliardë dollarë), Warner Bros. (1.5 miliardë dollarë), Paramount (1.3 miliardë dollarë), Universal (726 miliardë dollarë) dhe Sony (494.5 miliardë dollarë).
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi