Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

GRUAJA NË ISLAM

Faqja 5 e 11 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 9, 10, 11  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 11:54 am

Në njoftimin e princit gjerman Philippe de Hesse, që ia dërgoi teologut Marthin Bucer, lidhur me ca pyetje që i kërkoi t’u parashtrohen shkenctarëve tjerë fetar (Martin Lutherit dhe Filippe Melancheton), shënohet si vijon “(Paragrafi i X): “E di se Luteri dhe Melancheton e kanë këshilluar mbretin anglez që të martohet me një grua tjetër para se të ndahet prej të parës.”

Gruas së parë në poligami, do t’i lëndohet krenaria. Do të ndjejë xhelozi dhe brenga për shkak të martesës së burrit të saj me një grua tjetër. Por, nga ana tjetër, në martesën jo legale që i takon jetës së prostitucionit me dashnore, ekzis­tojnë edhe rreziqe tjera: humbja e nderit të burrit që hyn në prostitucion dhe të gruas së tij, dëmin që do ta pësojë gruaja e një burri të atillë, për shkak të jetës së për­bashkët me një njeri të pandershëm, dhe mundësia për kapjen e rrugëve të këqija që t’i revanshohet burrit, si dhe dëmi, që do ta pësojë burri për këtë gjë. Nga ana tjetër, nëse ajo grua është mar­tuar e që ishte në marëdhënie me një burrë të këtillë, tradhëtinë që do ta pësojë burri i saj, madje edhe dëmin që do ta pësojë gruaja e atij burri që hyn në marrëdhënie me gruan që deshti t’i revanshohet burrit... Nga të gjitha këto marëdhënie jolegale paraqiten mbytja e fëmijëve, zgjerimi i sëmundjeve venerike, edhe armiqësia midis palëve... Duket se kur të ndalohet poligamia edhe pse ekziston nevoja dhe domosdoshmëria për të, njëra pas tjetrës vijnë tragjeditë deri atëherë kur të çthuret çorapi.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 11:54 am

Të përkujtojmë se në të drejtën islame, gruaja ka të drejtë të kërkojë që të mos i martohet burri me një grua tjetër derisa është e lidhur kurora me të. Pas aktit që do të kryhet në mënyrë legale marrëveshja që do të bëhet, do të vazhdojë, nëse ajo bën fjalë për atë se burri nuk guxon të martohet rishtas, e nëse martohet, gruaja e parë ta mbajë të drejtën e shkurorëzimit. Në një hadith thu­het:

“Kushti që më së shumti meriton ta plotësoni është ai që e keni pranuar gjatë kurorëzimit.”

Në këtë rast, gruaja, në poligami do të ketë të drejtë vote. Do të eliminohen dëmet shpirtërore që i takojnë. Në shumë vende të botës zyrtarisht nuk ekziston poligamia. Por, faktikisht ajo vazhdon të përhapet. Për këtë arsye, kohë pas kohe sillen ligje të ndryshme që të përcaktohet origjina e fëmijëve sipas sistemit juridik.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 11:55 am

Në fund, mund të thuhet se feja Islame e ka aprovuar poligaminë për shkak të disa domosdoshmërive. Nëse njerëzia ende nuk e din dobinë e saj dhe nuk e aprovon poligaminë, s’mund të thuhet se një ditë, pas përvojave të ndryshme nuk do ta aprovojë.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 11:55 am

IV.
Shkurorëzimi

“Martohuni por mos u shkurorëzoni meqë All-llahu nuk i don ata burra e ato gra të cilët janë të varur nga kënaqësitë e tepërta (pasionet).”

Muhammedi a.s.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 11:55 am

ë të drejtën e vjetër brahmane, kishte forma të ndry­shme të kurorës. Është i mundshëm shkurorëzimi edhe për gruan edhe për burrin për shkaqe të caktuara. Burri ka mundur të shkurorëzohet nga gruaja nëse ajo ishte e keqe, bënte hile dhe ishte zemërkeqe.

Në të drejtën familjare romake, bashkësia familjare ka mundur të prishet në dy mënyra:

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 11:55 am

1) Prishja e familjes për shkak të asaj që nuk varet as nga burri as nga gruaja. Kjo ndodhte nga vdekja e njërit nga bashkëshortët, më pastaj për shkak të rënurit rob, ose, për shkak të humbjes të së drejtës qytetare;

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 11:56 am

2) Prishja e kurorës për shkak të kërkesës së gruas ose të burrit. Ky shkurorëzim nuk varej nga vendimi gjyqësor, si në të drejtën bashkëkohore. Ky mbështetej në aktin para­prak juridik, me të cilin është lidhur kurora dhe quhej “contrius actus” që don të thotë kontra akt.

a) Kurora që janë mbështetur në dominimin e burrit (me manus) ndodhte që gruaja të “shitet” si një vajzë famil­jare nëse kurora paraprake bazohej në blerjen e vajzës, në kurorën ku dominonte burri, e kjo quhet manus ose kurora paraprake ishte e lidhur për jetën e përbashkët midis vajzës dhe djalit për një afat njëvjeçar. Normalisht, një shkurorëzim i këtillë kryhej nga ana e burrit. Në këtë gruaja nuk kishte asnjë rol. Në realitet ky ishte refuzim i gruas nga ana e burrit, në vend të shkurorëzimit të rëndomtë. Nëse martesa ishte bërë me ceremoni fetare, ndarja bëhej para klerit. Nëse nuk ishin të pranishëm elementet fetare dhe ju­ridike, atëherë kleri e pengonte prishjen e kurorës.

b) Kurorat që nuk janë mbështetur në dominimin e mashkullit (pa manus) ajo mund të prishej me arsye dhe pa të, sipas dëshirave të dyanshme, ose vetëm me kërkesën e njërës nga palët.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 11:56 am

Me kohë në Romë, më shumë preferohej kurora pa ma­nus se sa ajo me manus. Proçeset e shkurorëzimit zgjero­heshin deri në pakufi. Nuk ekzistonin gjyqe të ligjshme për pengimin e shkurorëzimit pa arsye. Edhepse më vonë u sollën disa norma financiare, që obligonin palët, por edhe kjo nuk pati efekt të madh.

Shkurorëzimi në Bibël

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 11:56 am

Sipas Dhiatës së Vjetër, burri i martuar me një grua, po pa diç që nuk i pëlqen tek gruaja e tij, duhet të shkruaj lutje për shkurorëzim dhe do ta lëshojë atë të largohet nga shtëpia e tij. Gruaja pas largimit nga shtëpia e burrit të parë, mund të martohet me një burrë tjetër. Nëse burri i dytë neveritet nga kjo grua dhe shkruan lutje për shkurorëzim dhe, nëse e largon nga shtëpia e tij, ose nëse vdes, burri i parë nuk mund ta marrë përsëri si grua të veten (meqë ajo nuk është e pastër).

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 11:56 am

Që ta provojnë Isain a.s., sipas shënimeve të Dhiatës së Re, (Mateu), farisajtë e pyetën: “A është e lejuar që njeriu me çfarëdo arsye të shkurorëzohet nga gruaja?” E ai u përgjegj kështu: “A s’keni lexuar se në fillim Krijuesi kri­joi një grua dhe burrë, dhe ata duhet të bëhen një trup? Dhe tani, ata nuk janë dy por vetëm një trup. Të mos i ndajë njeriu ata njerëz të cilët Zoti i ka bashkuar.” Farisajt kësaj radhe shtuan: Po qe ashtu, atëherë përse Musa urdhëroi të jipet shkurorëzimi dhe gruaja të shkurorëzohet? Isa tha: Musa, për shkak të zemërngushtësisë suaj, lejoi të ndaheni nga gratë. Por, në fillim nuk ndodhi ashtu, dhe unë po ju them: kush do të shkurorëzohet nga gruaja për shkak të prostitucionit, nëse martohet me tjetër, do të hyjë në kurorëthyerje, dhe kush martohet me atë të shkurorëzuarën, edhe ai do të jetë në kurorëthyerje”. Sipas kësaj në krishterizëm shkurorëzimi është i ndaluar. Por, shumica e shkencëtarëve protestantë, duke u mbështe­tur në fjalët që vijojnë, vërtetojnë se është i mundur shku­ro­rëzimi, nëse bashkëshorti e lë bashkëshorten për një kohë të gjatë: Gruaja të mos ndahet nga bashkëshorti - e nëse ndahet, të mos ngelë pa bashkëshort, ose le të pajtohet me bashkë­sho­r­tin - dhe bashkëshorti të mos e braktis bash­kë­sho­rten.”

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 11:56 am

Shkurorëzimi në Islam

Në Kur’an shpallet se duhet kaluar mirë me gratë, edhe nëse ato nuk na pëlqejnë. Nëse i durojmë asaj që nuk na pëlqen, ndoshta All-llahu në diç të këtillë ka caktuar ndonjë hajr të madh për ne. Kur njerëzve nuk u janë të njëjta gjymtyrët dhe organet, të ndryshme u janë edhe bota shpirtërore dhe dëshirat. As gruaja nga burri e as ky nga gruaja s’duhet të kërkojnë që të mendojë pala tjetër siç mendon vet. Marrëveshja dhe kënaqësia lindin bashkë me flijimin, dhe vetëm me flijime mund të vazhdohet. Pejgam­beri a.s. ka thënë:

“Të mos kërkojë arsye një burrë besimtar për të mos e dashur një besimtare. Nëse nuk i pëlqen një veti e saj, do t’i pëlqejnë vetitë tjera.”

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 11:57 am

Bashkëshortët duhet të flijohen dhe të respektohen, po deshtën të kalojnë mirë. Përkundër kësaj do të përfundojnë me një pikë, e ajo është rebelimi kundër All-llahut. Flijimi dhe respektimi i ndërsjellë, nuk duhet të jetë kundër urdhërave të All-llahut. Fjalët e Pejgamberit a.s. që vijojnë janë parime të forta të Islamit:

“S’ka bindje për ata që janë rebelë kundër Kriju­esit.”

“Nuk ka bindje për të pabindurit ndaj All-llahut, bindja mund të jetë në punë legale (të lejuar sipas nor­mave Islame).”

E kjo ka përjashtim. Edhepse gënjeshtra është gjë e keqe në Islam, , Pejgamberi a.s. e lejon këtë në tri raste:

“Është e lejuar gënjeshtra në luftë, në pajtimin e të hidhëruarve, armiqësuarve dhe gënjimi i gruas që i bën burrit dhe i burrit që i bën gruas (për të mbretëruar qetësia në fa­milje)”.

Gënjeshtra është lejuar jo për ta tradhëtuar njëri tjetrin në pikëpamje nderi, por, të gënjejnë për gjëra më të vogla me qëllim qëtë ruhet rendi familjar.

Zënkat bashkëshortore dhe ndërmjetësimi për zënka më të mëdha, është gjë shumë e keqe. Detyra e një musli­mani është, që të pajtojë besimtarët, veçanërisht bash­këshortët dhe t’i përmirësojë marëdhëniet midis tyre. Pejgamberi a.s. thotë:

“Një njeri që e ven në gjendje të keqe gruan duke i bartë gabimet e saj tek bashkëshorti i saj, nuk i takon rradhës sonë.”

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 11:57 am

Moskuptimi midis bashkëshortëve

Pa marrë parasysh sa mendojmë në mënyrë optimiste, ekziston një realitet që s’mund të mohohet, se në jetën bashkëshortore midis bashkëshortëve ka mosmarrëveshje. Evitimit të një sëmundjeje të këtillë, në Kur’an, i kushtohet kujdes. Shkohet nga ajo që kjo sëmundje të evitohet nga ana e vetë bashkëshortëve. Nëse nuk ka sukses, atëherë prob­lemi hidhet që të gjykojnë dy familjet. Kur as kjo nuk ndihmon, zgjidhja e fundit është shkurorëzimi.

Nëse mosmarrveshja del nga ana e gruas; ajo u shmanget obligimeve të gruas, s’e dëgjon burrin e vet në të drejtat (kërkesat) e tij të pamohueshme dhe legale, i takon një procedurë në tri kategori.

a) Këshillimi- do t’i jipen këshilla që ndikojnë në të dhe do të thirret ajo të jetë e dëgjueshme. Do t’i flitet për punët e mira të burrit dhe dashurinë e tij ndaj saj. Sipas situatës mund të përdoret ndonjë mënyrë më e ashpër e mund t’i thuhen fjalë me të cilat i tërhiqet vërejtja. Mënyra e këshillimit varet nga botëkuptimi i saj. Por, me siguri ky do të jetë një instrument i mirë.

b) Nëse nga këshillimi nuk ka sukses, etapa e dytë është izolimi - të ngelë vetë në krevat. Begatia më e madhe e gruas është feminizmi. Është dënim i madh për të bo­jkotimi nga ana e burrit. Ajo nuk mund të qëndrojë kësaj mase disciplinore. Por, zgjatja e kësaj mase është e rrezik­shme.

c) Nëse edhe kjo masë nuk jep asnjë rezultat, burri mund ta aplikojë edhe rrahjen e gruas nga pak. E kjo masë është qortim i gruas nga ana e burrit, meqë ai është kreu i familjes. Por, me këtë nuk duhet tepruar, respektivisht nuk duhet shkuar deri në sakatimin dhe shkaktimin e dhembjeve të mëdha, pasi ai as që ka kaq të drejtë. Po i tejkaloi kufinjtë, do të ketë kundërmasa. Erdhi një as’hab tek i Dërguari a.s. dhe u ankua nga gjuha e ndytë e gruas: E Pe­jgamberi a.s. tha:

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 11:57 am

-Shkurorëzohu. - as’habi tha:

-Atë e kam shoqe të jetës dhe me të kam edhe fëmijë. -atëherë Pejgamberi a.s. i tha:

-Urdhëroje atë të sillet mirë, këshilloje. Nëse ka mirëkuptim, do ta realizojë urdhërin tënd. Atëherë mos e rrah (siç rrihet robëresha)”

Në një hadith tjetër thuhet:

“Askush nga ju të mos e rreh gruan siç rrihen robëreshat, ndoshta në fund të ditës do të keni edhe marrëdhënie.”

Si rezultat i aplikimit të këtyre masave, gruaja, nëse e dëgjon burrin, ai do t’i ndërpresë këto masa dhe do të vazhdojë jetë të mirë me të. Nëse vazhdon ta maltretojë gruan dhe nëse këtë e bën me qëllim shkurorëzimi, gjyqtari duhet ta dënojë këtë. Dhe, gjithsesi do të përgjigjet edhe para All-llahut xh.sh.

Në një atmosferë të tendosur, nëse burri tregon durim në marrëdhëniet me gruan, do të pajtohen. Që ta qetësojë burrin gruaja disponon me aftësi të ndryshme. Këtë më së miri e din vetë ajo. Dhe kështu do t’u kon­venojë. Në kraha­sim me natyrën më të vrazhdë të burrit, gruaja ka natyrë të butë dhe të qetë. Gruaja në karakterin e vet disponon me fuqi që ta zbusë e ta qetësojë burrin, që me të të jetojë në lumturi e paqë.

Caktimi i gjykatësve

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 11:57 am

Nëse mosmarrëveshja ose disharmonia midis bash­këshortëve nuk mund të evitohet nga vetë ata, atëherë sipas urdhërit të Kur’anit emërohen dy arbitër nga dy familjet e palëve në konflikt. Sipas shumë shkencëtarëve, gjykatësi ka autorizim të emërojë nga një arbitër të merituar nga të dy familjet. Arbitrat i marrin në pyetje dy palët veç e veç, e bëjnë përpjekje që t’i pajtojnë. Në një ajet thuhet kështu:

“Nëse ata dy (ndërmjetësuesit) kanë për qëllim pa­jtimin, All-llahu e mundëson afrimin midis tyre (burrit e gruas)”

Zgjedhja e arbitërve është gjë shumë e qëlluar nga fa­mil­jet e palëve në konflikt, nga aspekti i asaj që të mos dalin në shesh sekretet familjare, njohja e veçorive specifike të bashkëshortëve dhe mundësia që bashkëshortët të shpre­hen më lirë lidhur me ankesat e tyre.

Nëse arbitrat nuk kanë sukses që t’i pajtojnë pas të gjitha përpjekjeve të tyre dhe nëse dakordohen t’i shkurorëzojnë, një gjykim i këtillë do të jetë i plotfu­qishëm. Shumë juristë islamikë kanë mendim të këtillë.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 11:57 am

Shkurorëzimi si zgjidhje e fundit

Konflikti ndonjëherë s’mund të mënjanohet edhe pse bëhen përpjekje me qëllime të mira. Në këtë rast shtëpia dhe familja shndërrohen në ferr të vërtetë. Një brengë e këtillë t’i shkaktohet qenies njerëzore nuk përkon me mëshirën. Në Kur’an, pas theksimit të masave dhe meto­dave për pajtimin e bashkëshortëve, emrimit të arbitërve, më pastaj, dhe punës së tyre, thuhet:

“Por, nëse ndahen prej njëri tjetrit, All-llahu bega­ton me mirësinë e Tij secilin prej tyre. All-llahu është Bujar i Madh, i Plotëdijshëm”.

Siç u theksua në titullin “Shkurorëzimi në histori”, në sistemet juridike të civilizimeve të vjetra ka ekzistuar shkurorëzimi dhe kjo e drejtë më së shpeshti i takonte vetëm burrit. Në krishterizëm, kisha katolike duke e pranuar parimin se “bashkëshortët janë një trup e jo dy dhe se, atë që e ka bashkuar Zoti nuk duhet ta ndajë njeriu”, me shekuj e kanë ndaluar shkurorëzimin. Por, siç thekson ju­risti i madh gjerman, Kohler në veprën e tij “Filozofia ju­ridike”, “me të vërtetë kurora që s’ka shans të ruhet nuk do të ngelë vetëm si një burim i mundimit dhe torturës, por do ta pengojë zhvillimin shpirtëror të njeriut dhe aftësitë e tij të mëdha do t’i zbresë në zero.”

Në një gjendje të këtillë, siç e përshkruam, nuk mund të ketë asnjë mirëkuptim moral e social që do ta bind ose ta detyrojë njërin për vazhdimin e kurorës. Që kjo të përfun­dojë sa më shpejtë, është domsdoshmëri sociale e kul­turore. Por, një pikëpamje e këtillë e kishës katolike, nga çdo as­pekt, është problematike.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 11:57 am

Kështu dalëngadalë populli u mundua të shpëtojë nga një rend i këtillë i kishës katolike që nuk i përgjigjet nevojës së popullit dhe realitetit social. Kisha katolike qe e detyruar të bëjë lëshime në gjykimet e veta, varësisht me dëshirat që mbretëronin asaj kohe. Këto rregulla që kisha i quante “gjendje ku kurora nuk ka vlerë - validitet” nuk ndryshonin shumë nga gjyqet për shkurorëzim. Në realitet, lidhur me këto çështje më parë e solli reformën kisha protestante dhe, me arsye të caktuar e aprovoi shkurorëzimin.

Ndalimi i shkurorëzimit është edhe një rezik që shkak­ton pasoja të zvogëlohen kurorëzimet. Kur njeriu e din se nuk do të ketë mundësi të shkurorëzohet, do t’i mbyllen dy­ert kah ka hyrë, si do të dëshirojë të hyjë nëpër to. Zvogëlimi i kurorëzimeve do të shpie kah zgjerimi i prosti­tucionit, kah shkatërrimi i familjeve dhe vrasjet. Në fund, të gjitha këto, përsëri e dëmotjnë gruan.

Gjykimi rreth shkurorëzimit

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 11:58 am

Në të drejtën islame, shkurorëzimi është zgjidhja e fundit, kur më nuk ekzistojnë mundësi për vazhdimin e jetës familjare. Në Kur’an ndalohet shkurorëzimi i pashkas me këto fjalë:

“...e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i Larti, më i Madhi.”

Pejgamberi a.s. thotë:

“Martohuni por mos u shkurorëzoni, meqë All-llahu nuk i don ata të cilat varen nga kënaqësia e tyre (pasioni).”

E një hadith tjetër thekson:

“Për All-llahun gjëja më e urrejtur, por e lejuar është shkurorëzimi.”

Juristët u dakorduan se shkurorëzimi pa asnjë shkas nuk mund të jetë i drejtë.

Sipas hanefijve, esenca e shkurorëzimit është haram. Meqë për shkurorëzimin u thanë shumë hadithe, ky në të njëjtën kohë është edhe shkatërrimi i bashkësisë familjare që është gurthemeli i shoqërisë, është edhe shqelmim i ni­metit të kurorës. Ndaj, shkurorëzimi i panevojshëm është haram.

Lidhur me shpjegimin e shkurorëzimit, në hadith thuhet:

“Gjëja e lejuar, por më e urrejtur tek All-llahu është shkurorëzimi.”

Disa shkencëtarë gjetën argumente se shkurorëzimi është mekruhi më i afërt haramit. Por, në situata të ndry­shme shkurorëzimi trajtohet ndryshe.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 11:58 am

Arsyet e shkurorëzimit

Shkurorëzimi është për atë që nuk është i aftë t’i kryejë obligimet e veta ndaj gruas ose të të sigurojë ekzis­tencën e saj materiale, meqë me këtë rast, mosshkurorëzimi me gruan do ta shkatërrojë moralin e saj. Nga ana tjetër, për njeriun i cili nuk ka arsye për shkurorëzim, por don for­mojë kushte për prostitucion, shkurorëzimi është haram.

Për burrin, situatat në të cilat do t’i jetë e lejuar legal­isht të shkurorëzohet janë: pozita në kurorë, për të cilën thuhet: “kufijt që i ka përcaktuar All-llahu” si për shembull; urrejtja deri në atë shkallë sa që s’mund të ekzistojë bash­kësia familjare, disharmonia totale, mosmundësia e kryer­jes së obligimit të bashkëshortit për shkak të impotencës seksuale, mosvullneti për të që rrjedh nga urrejtja e tepruar (në rast kur është i aftë për marrëdhënie), prostitucioni dhe mospërfillja e urdhërave të qartë të All-llahut nga ana e gruas (namazit, agjërimit etj.)

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 11:58 am

Sipas ligjit të së drejtës familjare të shpallur në kohën e Hajri Efendiut, më 10 mars të vitit 1333 nga ana e Institutit për Fetva të Këshillit Pajtimor, që zyrtarisht është aprovuar në atë ditë, gruaja në rastet që vijojnë mund të kërkojë shkurorëzim:

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 11:58 am

1. Gruaja që nuk ka sëmundje të atillë që mund ta pen­gojë aftësinë seksuale, kur të kuptojë se burri i saj ka sëmundje të këtillë, me anë të gjyqit mund të kërkojë shkurorëzim. (Neni 19). Nëse sëmundja e burrit nuk është e shërueshme, gjykatësi menjëherë duhet të sjellë vendim për shkurorëzim. Nëse është e mundur terapia, këtë gjë duhet ta afatizojë për një vjet. Po s’u shërua, në fund të këtij afati, nëse gruaja akoma insiston për shkurorëzim, gjyqi do të sjellë vendim për shkurorëzim, madje edhe sikur burri të kundërshtojë. (Neni 127).

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 11:59 am

2. Gruaja mund të kërkojë shkurorëzim edhe për shkak të sëmundjeve venerike, leprës tek burri i saj, që nuk mundësojnë jetë bashkëshortore. Po shpresoi se këto sëmundje do të shërohen, jipet një vjet afat, e nëse s’ka shpresa atëherë shkurorëzimi kryhet përnjëherë. (Neni 122).

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 11:59 am

3. Pas aktit të kurorës, nëse burri çmendet dhe gruaja këtë e paraqet tek gjykatësi, kjo përsëri afatizohet në një vjet. Po nuk u evitua sëmundja, atëherë sillet vendim për ndarje.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 11:59 am

4. Veç këtyre, nëse burrit i zhduken të gjitha gjurmët, dhe nëse nuk mund të realizohet alimentacioni, gjykatësi pas hetimeve të nevojshme, sipas kërkesës së gruas, duhet të vendos për shkurorëzim. (Neni 126).

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 11:59 am

5. Gruaja e njeriut që ka humbur, edhepse ka lënë një farë pasurie që mund të shfrytëzohet si alimentacion, paraqitet te gjykatësi të kërkojë shkurorëzimin, por më parë ai, duhet t’i bëjë hetimet e nevojshme për atë njeri. Pritet katër vjet prej humbjes së shpresës, se ku gjendet ai dhe është i gjallë ose i vdekur. Poqese nuk mund të lajmërohet dhe nëse gruaja insiston në kërkesën e saj edhe më tutje, gjykatësi do të sjellë vendim për shkurorëzim. (Neni 127).

Këto shkurorëzime janë si shkurorëzimet absolute - të prera.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga Sponsored content Today at 7:53 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 5 e 11 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 9, 10, 11  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi