Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

GRUAJA NË ISLAM

Faqja 8 e 11 Previous  1, 2, 3 ... 7, 8, 9, 10, 11  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:11 pm

Këto fjalë janë të tepruara. Për shembull, të parafytyrojmë se janë të vërteta. Nëse një grua e mbuluar është imorale dhe do të bëjë kon­takt me dikë. Por, kjo nuk do të ndikojë seksualisht tek të rinjtë e virgjër, të painformuar e të cilët përbëjnë shumicën. Ndërsa një grua e zbuluar, çfarëdo që të ketë si nijet dhe ide, me konstruktin dhe veshjen e saj, do të ndikojë tek njerëzit po­tent, e ata do t’i nxisë në shqetësime seksuale. Secili njeri është i mirë dhe i drejtë derisa nuk vërtetohet e kundërta. Por, duhet të respektohen ndenjat e tjerëve si me sjellje, ashtu edhe me veshmbathje. Nuk duhet të ketë agresivitet.

Njeriu vjen në botë duke patur me veti dhe dëshira të ndryshme. Midis njerëzve ka shumë sish të re­spektuar dhe të dashur si edhe të atillë që janë të poshtër dhe të këqinj deri në shkallën e fundit. Nëse e kuptojnë se çka dëshirojnë ndonjëherë shpirtërat tonë, shokët tonë më të ngushtë, nuk do të na shikojnë me sy të njeriut. Cipa e hollë që i mbulon dëshirat e këqia dhe të ulta të njeriut, është turpi. Kur të hiqet ajo perde, njeriu duket si një shtazë e egër. Turpi është stolia e njeriut, njerëzia e njeriut. E për gruan turpi është begatia më e çmuar... Një grua mund të humbë çdo gjë, por s’guxon ta humbë turpin. Një ditë, një grua me emrin Ummi Halid me fytyrë të mbuluar erdhi tek Pejgamberi a.s. dhe e pyeti për të birin e vet, i cili kishte rënë martir në një luftë ku kishte marrë pjesë edhe Mu­hammedi a.s. Dikush nga as’habët i tha asaj:

“-Ke ardhur ta pyesish për djalin, e fytyra e jote është e mbuluar. - ajo u përgjegj:

-Nëse e kam humbur djalin, nuk e kam humbur edhe turpin.”

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:11 pm

Mbulimi është pranimi i Urdhërave të All-llahut, të All-llahut, Krijuesit tonë e të gjithësisë. E në lidhje me zbu­limin, me shfrytëzimin e një lirie të thjeshtë, ne, në realitet bëhemi fli të robërimeve të ndryshme. Para së gjithash, kjo është kundër traditës kombëtare të veshmbathjes. Është imitim i Perëndimit. Kjo, në fund, don të thotë, të na robërojnë ata që ishin në strehimin tonë për një kohë të gjatë. Më pastaj, vallë nuk fshihet diç tjetër pas shëtitjeve të hapta? Unë s’besoj se zbulimi është vetëm shfrytëzim i të drejtës për liri. Gruaja, e cila ka një liri të madhe, ka shkuar shumë më larg se burri dhe ka hapur shtigje që burri nuk shikon se ka nevojë t’i hapë ato. Ndaj, këtu është në pyetje vetëm dominimi i egos, dëshirës, modës, pasioneve... Nuk mund të pranohet se trupi i gruas, pjesët që e tregojnë feminizmin e saj nuk ndikojnë në palën e kundërt. Atëherë edhe burrat janë të dënuar nga pala tjetër. Duket se një liri e thjeshtë shkakton robërime të ndryshme dhe dënime të shumta. Dhe konsekuencat nga këto, janë shumë tragjike.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:12 pm

Vendet që duhet mbuluar

Para Islamit gratë arabe nuk e respektonin mbulimin. Gjendja në atë kohë ishte e njëjtë me gjendjen e sotme nëpër qytetet e mëdha. Gruaja shëtiste në mesin e burrave me krahëror të hapur. Shpesh bënte ekzibicione, e tregonte qafën, bistekun dhe vathët.

Tek meshkujt

Në Kur’an, edhe meshkujve edhe femrave u janë dhënë urdhëra të veçantë, që të mos i shikojnë namahremët dhe t’i mbulojnë vendet e turpshme:

“Thuaju besimtarëve të ndalin shikimin (prej hara­mit) të ruajnë ojesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njo­hur hollësisht për atë që bëjnë ata.”

Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Avreti (pjesa që duhet mbuluar) i burrit është pjesa midis barkut dhe gjunjëve.”

Për barkun dhe gjunjët është zhvilluar diskutim i madh. Sipas hanefijve ka­paku i gjurit është auret ndërsa barku jo.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:12 pm

Tek femrat

Për mbulimin e gruas, në Kur’an, flasin disa ajete. Edhe ajetet që u drejtohen grave të Pejgamberit a.s. vlejnë për të gjitha gratë muslimane.

“...e kur kërk­oni prej tyre (grave të Pejgamberit a.s.) ndonjë send, atë kërkojeni pas derës, kjo është më e pastër për zemrat e tuaja dhe të tyre...”

“O Pejgamber, thuaju grave tuaja, bijave tua dhe grave të besimtarëve, le të vejnë shamitë (mbulesat) e veta mbi trupin e tyre, se kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabi­met e kaluara. Ai është Mëshirues.”

Ajeti i dytë, shpall se gratë duhet të mbulohen kur të dalin në rrugë. Në ajet, veshja është “xhilbab”. Kjo është veshja e jashtme, respektivisht të mbuluarit e tërë trupit me mbulesë.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:12 pm

Ajeti i tretë që bën fjalë lidhur me mbulimin është ajeti i 31-të i sures en-Nur. Në ajetin në fjalë, pas dhënies së urdhërit të duhur besimtarëve të gjinisë mashkullore, thu­het:

“Thuaju edhe besimtareve t’i ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos i zbu­lojnë stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme, le të vejnë shamitë mbi krahërorin e tyre dhe të mos ua tre­gojnë bu­kuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, etërve të vet, vëllezërve të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, ose grave të tyre ose robëreshave që i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femra ose fëmijëve që nuk kanë arritur pjekurinë për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.”

Në këtë ajet u urdhërohet grave që të mos shikojnë në namahremin, ta ruajnë nderin e tyre. U tërhiqet vërejtja që shamitë e tyre t’i vejnë mbi jaka e të mbulohen. Fjala “humur” në ajet është shumësi i fjalës hamr (h me pikë e arabishtes). Hamr është send me të cilin mbulohet koka. Me shprehjen “le t’i vejnë shamitë mbi krahërorin e tyre”, don të thotë - të jetë e mbuluar koka, veshët, gjoksi dhe qafa. “Të mos zbulojnë stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme...” Lidhur me këtë shprehje, shpjegimet e as’habëve të ndershëm, në përgjithësi janë të harmonizuara në pikën se vetëm fytyra dhe duart mund të jenë të zbu­luara. Qëllimi i stolive dhe stolisjes natyrore është edhe zbukurimi i fytyrës, ose vendeve për stolisje. Edhe këtu mund të zbu­lohen vetëm duart dhe fytyra. Është diskutuar edhe për shputat, se a mund të zbulohen ose jo, shumica mendojnë se nuk duhet të zbulohen. Pjesa e duarve dhe fytyrës që mund të zbulohet është pjesa e krahut deri te zokthi i dorës dhe pjesa e fytyrës që pastrohet në rast abdesi (veç flokut, veshëve dhe nënmjekrës). Edhepse ka leje që kjo pjesë e fytyrës të zbulohet, nuk është e drejtë që meshkujt të shik­ojnë fytyrën e gruas me epshe seksu­ale. Kjo, siç theksohet në hadith, do të jetë prostitucion me sy (me shikim). Bëhet përjashtim, vetëm atëherë kur ky shikim bëhet me qëllim martese. (Për këtë temë, është bërë fjalë në temat e mëparëshme të këtij libri)

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:12 pm

Pejgamberi a.s. thotë:

“All-llahu nuk do ta pranojë namazin e gruas pas pubertetit pa shami.

Motra e gruas së Pejgamberit a.s. dhe e bija e Ebu Bekrit, Esma, një ditë hyri te i Dërguari i All-llahut me një veshje të hollë, e Pejgamberi a.s. duke e larguar shikimin, i tha:

“Esma! Gruas pas pubertetit nuk i është lejuar t’i zbulojë pjesët e trupit, përveç kësaj (ia tregoi duart e fytyrën).”

Qëllimi i mbulimit është, që vendet e turpshme të mos duken fare. Ndaj rroba e tejdukshme që i tregon gjymtyrët s’mund të llogaritet si mbulesë. Në këtë mënyrë, pjesët e trupit dalin edhe më tërheqëse. Të njëjtën gjë e thekson Pe­jgamberi a.s. kur bën fjalë për gratë të cilat kurrë nuk do ta nuhasin erën e Xhennetit, ato janë gratë që janë:

“Të veshura, por të cullakuara”

Veç kësaj, në hadithin e lartpërmendur në lidhje me Esmën, kjo çështje ishte shumë e qartë.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:12 pm

Në ajetin e sures en-Nur, 31, që e cituam më lartë, numërohen mahremët të cilët guxo­jnë t’i shikojnë stolitë, duart që duhet të zbu­lohen derisa gruaja punon në shtëpi, flokun dhe veshët, qafën, prej gjunjëve e deri më poshtë. Edhe ata që nuk janë përmendur në ajet nga fare­fisi, daja­lla­rët, xhaxhallarët dhe disa mahremë tjerë, janë përfshirë në të, s’është mëkat të shikohet me ta.

Ajeti shpall se nuk ka asnjë dëm nga shikimi i njerëzve më në moshë, që janë larguar nga burrëria, as nga shikimi me njerëz impotentë nga lindja si dhe me fëmijët që ende nuk dijnë se ç’është femra.

Mundësia e hyrjes së njerëzve impotentë dhe fëmijëve tek gratë, flet se në Islam është urdhëruar mbulimi për shkak të nderit dhe shpëtimit të tij, dhe jo për atë që gruan ta shndërrojë në një krijesë të ulët ose krijesë të mbyllur në kafaz.

Enesi, (i cili i shërbeu Pejgamberit a.s. njëzet vjet me rradhë), pa u turpëruar hynte dhe dilte në shtëpinë e lumtur të Pejgamberit a.s. si një anëtar i shtëpisë pas zbritjes së ajetit për hixhab (mbulim), thotë:

“Pas zbritjes së ajetit për hixhab shkova në shtëpinë e të Dërguarit të Zotit si edhe më parë. E i Dërguari a.s. më tha: -Kthehu Enes! - dhe më pas lëshoi perdet.”

Thënë shkurt, gruaja muslimane është e obliguar t’i mbulojë të gjitha pjesët e trupit, përveç fytyrës dhe duarve deri në zokth të dorës. Kjo s’është e thënë të bëhet me çarçaf. Përkundrazi, kjo duhet të jetë si shembull për gratë tjera - pastër e thjeshtë dhe bukur e mirë. Një grua e këtillë përhap respekt e jo epsh seksual. Këtë grua e lartëson Is­la­mi, e për të shpalli se Xhenneti është nën këmbët e saj.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:13 pm

Aisheja rrëfen për besimtarët e kohës së saj, se si i kanë respektuar urdhërat e All-llahut, duke i braktisur shprehitë e vjetra dhe modën:

“Për Zotin, unë nuk kam parë gra më të virtytshme se gratë ensare, në pikëpamje të besimit në librin e Zotit dhe bindjes se Ai e ka zbritur Kur’anin. Kur zbriti ajeti për mbulim, erdhën burrat e tyre tek ato dhe filluan të lexojnë ajetet që i zbriti All-llahu. Të gjthë i lexuan këto urdhëra për gratë, vajzat, motrat dhe personat tjerë. Të gjitha, pa përjashtim, u mbuluan me mbulesat e veta të leshta ose nga pambuku, duke i respektuar urdhërat e All-llahut - dhe për namazin e mëngjesit të mbuluara qëndruan prapa të Dërguarit a.s. dhe dukeshin sikur në kokat e tyre të qëndronin laraska”. Rrëfimi i dytë i saj është ky:

“All-llahu t’u falë shpëtim atyre grave të mëdha - atyre mu­haxhireve. Ato, kur zbriti ajeti për mbulim i prenë mbulesat më të trasha dhe u strukën brenda në to.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:13 pm

II.
Prostitucioni

“Dhe mos iu afroni amoralitetit (zinasë) sepse vërtet ajo është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.”

Kur’ani Famëlartë, (17): 32.
Hyrje

Prostitucioni është i ndaluar prej shoqërive më të vjetra e deri në ditët e tona. Atyre që kanë bërë prostitucion u është shqip­tuar dënimi më i rreptë, meqë ai shkatërron bashkëshortësinë, madje shkatërron familjet dhe gjener­atat. Para Islamit, tek arabët, prostitucioni ishte shumë i zgjëruar. Disa gra, në vende të caktuara merreshin me pros­titucion. Në shtëpitë e veta varnin flamuj të shënuar posaçërisht, në vend të firmave. Është normale se feja Is­lame këto i ka ndaluar rreptësisht.

Sot në Evropë dhe në vendet e Lindjes, që mundohen t’i gjasojnë Evropës nëpërmjet imitimit, prostitucioni është zgjëruar shumë. Realisht, krishterizmi e ka ndaluar prosti­tucionin dhe sjelljet amorale (zinanë). Por, evropianët që nuk e njohin asnjë vlerë tjetër përveç interesave dhe ep­sheve të tyre, nuk e respektojnë urdhërin e fesë së tyre. Në veprën e Max Kemerichit “Ngjarjet e çuditshme në his­tori”, i është kushtuar shumë vemendje ngjarjeve të këqia e rënqethëse lidhur me jetën prostitucionale në Evropë. Madje në disa qytete, vendet e shtëpitë publike janë hapur pa pagesë dhe, në këtë mënyrë, gjoja, është treguar mik­pritja (!) vizitorëve, mbretërve dhe suitës së tyre nga ana e prefektëve të atyre qyteteve.

Siç theksohet në Kur’an, të krishterët e shpikën kleri­kalizmin, i cili nuk u është urdhëruar nga All-llahu, por edhe atë nuk e respektuan sa e si duhet. Murgët dhe murge­shat, gjoja, ishin braktisës të kësaj bote. Nuk martohen, nuk lindin fëmijë. Por, ky parim që nuk i përgjigjet psikologjisë njerëzore, në realitet është shkelur nga murgët e murgeshat, me intriga të ndryshme bëjnë gjithfarë prostitucionesh.

“Në shekullin e XIII në manastire, marrëdhëniet jo natyrale midis femrave ishin të zgjëruara shumë. Në sheku­llin e XI, në Angli, homoseksualizmi ishte problem i madh, veçanërisht nëpër manastire, kjo kënaqësi jonormale kish marrë përmasa të mëdha. Kuptohet pasonin dënime që shkonin deri në djegjen e personit. Por këtë sjellje abnor­male nuk mundi ta ndalojë edhe dënimi më i rreptë.

Edhe amoraliteti i priftërinjëve të mesjetës nuk kishte fund. Po japim vetëm një shembull: Në qytetin Nordingen, në vitin 1472, Kuvendi i këtij qyteti, duke mos pasur guxim të duhur që priftërve t’ua ndalojë vizitën e shtëpive pub­like, u kënaq vetëm me ndalimin që ata të mos buajnë në ato shtëpi.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:13 pm

Në shekullin e XVI çdo prift kishte nga një shërbëtore të dhomës. Në këtë shekull priftërit ishin të detyruar me ligj që gratë e ndershme t’i lënë të paprekshme. Baroni Zim­mern në veprën e tij “Chronik”, shkruan se manastiret e murge­shave u gjasonin shtëpive publike. Në shekullin XVII gjendja ishte e njëjtë. Ky prostitucion i fshehur ndonjëherë dukej haptazi. Kur një mbrëmje, në Strasburg një manastir femrash e goditi rrufeja dhe u shkaktua zjarr, populli, duke i thyer portet, me dhunë hyri brenda dhe u ballafaqua me shumë turpësi. Takuan shumë murgesha me meshkuj të rinjë në të njëjtin krevat. Në atë kohë fëmijë të lindur jo le­gjitim, liheshin nëpër dritaret e manastireve dhe për këta fëmijë kujdeseshin murgeshat. Në këtë ngjarje, të rinjët që ishin mjete të murgeshave, u zbuluan si kopila të rritur. Kur arrinë në moshën burrërore u bënë dashnorë të murge­shave në moshë e të shëmtuara. Në kësilloj manastiresh kishte edhe pishina gjithnjë të mbushura me ujë ku murge­shat i ngulfat­nin foshnjat nga prostitucioni në këta manastire.”

Arsyeja tjetër, për zgjërimin e prostitucionit në Evropë është detyrimi i monogamisë në krishterizëm e posaçërisht ndalimi i shkurorëzimit në katolicizëm. Krishterizmi njëkohësisht e ndaloi zinanë, e fëmijët e jashtëkurorës i dëboi, i shpalli si fëmijë të mallkuar të mëkatit dhe skan­dalit. Profesori ordi­nar, doktor Andreas B. Schwarz i cili, në mënyrë të ashpër e kritikoi këtë sjellje shton:

“Në fund të shekullit XVIII që ishte shekulli i ilu­miniz­mit, një lëvizje e madhe i lartësoi përnjëherë fëmijët e lin­dur jashtë kurorës” dhe jep një histori të shkurtër në këtë temë, si dhe mbron atë se fëmijët jasht kurorës, duhet të llogariten si fëmijë legal.

Pikërisht ashtu kisha, nga njëra anë, duke ndaluar shkurorëzimn, i detyronte meshkujt për monogami dhe për këtë shkak e hapte rrugën për prosti­tucion, e nga ana tjetër i dënonte fëmijët jasht kurorës. E njëri ndër këto dy probleme duhej zgjidhur. Profesori pranoi mënyrën e llogaritjes së fryteve nga zinaja, si legale. Dhe, pasi ky ishte mendim i tij, këtë edhe e mbrojti... Dhe, kjo në Evropë zhvillohej në dre­jtimin që e dëshironte ai. Sipas perëndimorëve është gjë shumë e turpshme dhe e prapam­betur për një burrë, që nuk mund t’i kënaqë nevojat seksu­ale nga një grua, ose që ka një grua impotente, të martohet edhe me një grua, dhe me të ta jetojë një jetë legale. Por, s’ka asnjë dëm që, i njëjti të je­tojë me më shumë dashnore. Gjatë kësaj kohe, do të vijnë në jetë fëmijë, nëse mund të lindin, nëse i shpëtojnë abor­timit ose ngulfatjes, dhe, ata do të llogariten si fëmijë legal. Të mos harrojmë se për shkurorëzim, në të drejtën katolike, zinaja është shkak për ndarje të vazhdueshme. Por, ata që ndahen për këtë arsye, sipas të drejtës së njëjtë, nuk mund të kurorëzohen deri në fund të jetës.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:13 pm

Sëmundja e imitimit

Edhepse kemi trashëgimi të madhe e të ndershme nga paraardhësit, në Turqi ka njerëz që, duke u mbështetur në Evropën, mendojnë se prostitucioni është mjeshtri. Sipas tyre është ajo një nevojë e jetës bashkëkohore. Për këtë temë doktor Xhemal Zeki, thotë kështu:

“Tradhëtia midis gruas dhe burrit ndodh shpesh në vende sekrete, në hotelet privatë, në garsoniera, në shtëpi publike dhe kësilloj çerdhesh. Por, kjo në jetën bashkëkohore është gjë legale. Familjet e degjen­eruara që kanë humbur kuptimin e familjes, janë dhënë pas kënaqësive të kota, pas argëtimeve, pas takimeve në orë të vona dhe pas lojërave të ndryshme. Këtë, respektivisht pros­titucionin e praktikojnë publikisht. Dje shkëlqenin ndryshe kandilat ndërsa sot shkëlqejnë ndryshe, e kjo paturpësi quhet argëtim.”

Në Amerikë, për çdo katër minuta lind një fëmijë jo legjitim. Këtë dukuri dr. Schauffer e shpjegon kështu:

“Dita ditës rritet numri i grave të cilat mashtrohen (gënjehen). Vajzat që akoma nuk e njohin botën, shkatërrohen. Më parë “gjuheshin” ato të pakulturuarat. E sot, për fat të keq, vajzat nga familjet më të mira e shumica studente të universitetit, bëhen pre gjuetarësh”.

Psikologu amerikan Greonwold thotë:

“Arsyeja për inkuadrimin e vajzave në prostitucion është disharmonia midis bashkëshortëve dhe moskujdesi ndaj fëmijëve.”

Në vende dhe kohëra të ndryshme ka pasur tradhëti midis meshkujve dhe grave, dhe mashtrime midis tyre. Studimet rreth kësaj çështje tregojnë se 7 % të anglezëve tradhëtojnë gratë e tyre, ndërsa në Amerikë 85 % të burrave i gënjejnë gratë e tyre, e 65 % nga këta kanë mundur që këtë ta fshehin krejtësisht. Sa u përket grave, 37 % i kanë gënjyer burrat e tyre e 11 % nga to kanë pasur sukses ta fshehin këtë gjë.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:14 pm

Presioni social

Sot, si shoqëri islame, pësojmë dëme të mëdha nga humbja e një gjëje. Një kohë, në secilin qytet, qytezë, në secilin fshat, madje edhe në secilën lagje, ekzistonte një lloj “presioni social” që i ndriçonte sjelljet e shoqërisë islame. Diku, kur bëhej një punë amorale dhe kundër traditës is­lame, muslimanët e atij vendi nuk i mbyllnin sytë, e pro­testonin shkaktarin, ose e përmirësonin ose ia përgatitnin dënimin më të ashpër. Kjo ndjenjë hyjnore dhe kjo bindje e thellë, ishin nyjet më të rëndësishme të moralit. Vrasësi, do të ndjehej vazhdimisht i padrejtë dhe i vetmuar. Ky presion social, ishte edukatori më i madh. Kjo ndjenjë hyjnore, për fat të keq, në kohën tonë është e ver­buar ose është zhdukur totalisht. Është zvogluar shumë numri i njerëzve që e re­spektojnë porosinë e Pejgamberit a.s. kur thotë:

“Kush, nga ju, do të shikojë ndonjë punë të keqe, le ta pengojë me duart e veta. Nëse nuk mund ta pengojnë me duar, atëherë me gjuhë (fjalë), nëse nuk mundet as me gjuhë, së paku mos ta miratojë me zemër. Ja, kjo është shkalla më e dobët e imanit.”

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:14 pm

Cilat janë shkaqet për mosrespektimin e porosisë së lartpërmendur?

E para, tek ne është dobësuar shumë madje edhe është lënë prapa, jeta fetare dhe ndjenja shoqërore. Kur bëhet diç kundër fesë dhe moralit para syve tanë, nëse nuk mund të gjejmë guxim të intervenojmë kundër, siç ka thënë Pejgam­beri a.s. atëherë jemi në nivelin më të ulët të imanit; e kjo don të thotë se imani ynë nuk ka fuqi të mjaftueshme të na aktivizojë. Shkaku i dytë i rëndësishëm, është: Tek ne u bënë ndryshime në krahasim me të kaluarën, nga këndvështrimi - kuptimi i jetës, në gjykimet mbi vlerat, duke filluar nga qytetet e mëdha kah ato më të vogla - Të parët tanë, kur shikonin si disa bënin hoka madje edhe me gratë e tyre, në vendet publike, atë e llogarisnin si diçka të ulët, të shëmtuar, dhe bënin çmos ta pengojnë atë. Thënë më drejtë, njerëzit e këtillë me sjellje të këqia dhe kulturë të ulët, e dinin se shoqërisë nuk i pëlqenin këto dhe se s’duhej të silleshin kështu. E tani, në qytetet tona më të mëdha, pano­rama është ndryshe. Sot në rrugët tona e në parqe, mund të vëresh prostitucion treanësh: prostitucioni i të pa martuarve, prostitucioni të fejuarve, dhe pafytyrësia e të martuarve. Këto japin panoramën e një gjenerate e cila ka humbur turpin. Pejgamberi a.s. thotë kështu:

“Njerëzit, prej profetit të parë e deri tani, gjithnjë i dëgjojnë fjalët: Po s’u turpërove, mund të bësh gjithçka.”

Është fakt se egoja jonë dhe anët e këqia të fshehura në strukturën tonë fizike e shpirtërore, shpesh na detyrojnë të bëjmë punë të këqia duke i stolisur ato. Neve na pëlqen një farmak vdekjeprues. Nëse në një vend egoja, epshi dhe she­jtani dominojnë mbi mençurinë, logjikën dhe ndjenjën fe­tare, atje nga forcat e këqia dhe shtazarake të njeriut do të del në sipërfaqe perverzioni seksual. Ky perverzion është forca më e madhe nxitëse e fshehur në qenien njerëzore. Ata që do të përfshihen nën komandën e kësaj fuqie, mund të bëjnë çfarëdo punë të këqia. Po e shikuam rrethin tonë me një sy analitik, me sig­uri do të gjejmë shumë gjëra të mjerueshme, gjoja të bëra me zemër të hapur dhe se janë nevojë e civilizimit. Thënia se këto marrëdhënie janë me zemër të pastër ose është një interpretim të cilit nuk i beson as vetë thënësi, ose është mosfrenim i ndjenjave seksuale. Shkencëtarët që merren me seksologji, vërtetojnë se gjërat e këtilla bëhen vetëm me qëllim të kënaqësisë seksuale. E për fjalët “nevojë për gjentilitet dhe civilizim” duhet të përku­jtojmë se, për ne, nderi më i madh është Islami. “Krenari më të të madhe se Islami nuk ekziston.” Të gjitha rregullat për gjentilitet dhe edukim si dhe shkaqet për krenari janë në Is­lam. Punët që do të na i ofrojë pasioni dhe shejtani, janë punë që ne s’duhet t’i pranojmë. Këto zakone që janë hedhurinë e civilizimit perëndimor, në jetën sociale nuk kanë lidhje me civilizimin dhe gjentilitetin si dhe krenarinë. Të mos harro­jmë se All-llahu në Kur’an shpall se kujt i takon krenaria dhe dinjiteti:

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:14 pm

“...Ndërsa e tërë krenaria i takon All-llahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por hipokritët këtë nuk e dinë.”

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:14 pm

Si e shikon Islami prostitucionin

Me të gjitha llojet e veta prostitucioni është punë shumë e keqe, të cilën, Islami e ndalon. Në Kur’an zinaja quhet “paturpëshmëri e madhe, rrugë shumë e keqe. Prosti­tucioni është mosrespektim i njeriut” që është krijuar si i respektuar dhe meritues i sexhdeve të engjëjve dhe i cili është “halif i All-llahut në sipërfaqen e Tokës”. Prosti­tucioni është rrebelim kundër Zotit dhe Pejgamberit a.s. të tij. Prostitucioni është tradhëti e emanetit të All-llahut. Hazreti Pejgamberi a.s. në haxhin lamtumirës para 120 mijë muslimanëve, në hutben e vet tha kështu:

“Njerëz! Sa është e shenjtë kjo ditë, sa është i shenjtë ky muaj, sa është fatlum ky qytet (Meka), aq janë të shenjtë edhe shpirtërat tuaj, pasuria dhe nderi juaj që, gjithsesi janë të ruajtur nga të gjitha agresio­net.”

Në Kur’an, kur u cak­tuan cilësitë e atyre që gjetën shpëtim theksohet:

“Dhe ata që ruajnë organet e turpshme”

Pejgamberi a.s. thotë:

“Ai që bën zina, nuk e bën atë derisa është mu’min (besimtar). Ndërsa vjedhësi nuk vjedh derisa është mu’min dhe, njeriu nuk pin (alkool) derisa është mu’min.”

Rëndësia që del nga ky hadith, është se njerëzit që bëjnë zina, që vjedhin e pijnë, kanë dalur nga imani në mo­mentin e kryerjes së këtyre punëve. Por, zinaja e punët e tjera edhepse janë mëkate të mëdha, dhe nuk pranohen si hallall, nuk e largojnë njeriun besimtar nga imani, që, është pranuar nga ana e ulemave duke u mbështetur në argumen­tet fetare, ndaj imani në këtë hadith është marrë si iman i pjekur. Në këtë mënyrë hadithi do të thotë: ai që ka iman të plotë, nuk bën zina, nuk vjedh dhe nuk pin. Çfarëdo kup­timi që t’i jepet këtij hadithi, për­sëri kuptohet qartë sa e keqe dhe e tmerrshme është në Is­lam zinaja.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:14 pm

Prostitucioni edhe individëve edhe shoqërisë i sjell dëme dhe tragjedi të papara. Nga këto do t’i cekim dy: gon­orenë dhe sifilisin.

“Si edhe dje, sot rënqethet njeriu nga tmerri i statisti­kave për gërmadhat, e tragjeditë që s’mund të rrëfehen as me fjalë as me shkrim. Vdekja e 500 mijë fëmi­jëve vetëm në një kënd të Evropës nga sifilisi, të verbëru­arit e gjysmës së atyre që janë të verbër për shkak të gon­oresë në Evropë dhe Amerikë, janë një numër i vogël i fat­keqësive që vazhdojnë.”

Sot kësaj tragjedie i është shtuar edhe sëmundja AIDS, që paraqet një tragjedi të cilës i eksponohet njerëzimi, më shpesh nëpërmjet prostitucionit.

Prostitucioni njëkohësisht shkakton edhe çmendinë. E eliminon “mjetin” e njeriut që të njeh Krijuesin dhe të kri­juarit. Çdo gjë që është e dëmshme për shëndetin dhe tru­rin e njeriut, në Islam është e ndaluar, dhe nga ky as­pekt, prostitucioni është një vepër që e ndalon në mënyrë të rreptë Islami.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:15 pm

Kurvëria

Secili din ndonjë rast çmendie tek prostitutet. Këtu njeriut do t’i bijnë në sy dy gjëra: Krijon vallë çmendinë prostitucioni, ose të çmendurit janë prostitutë? Një special­ist do të përgjigjej pozitivisht, madje në të dyja pyetjet. Jeta prostitucionale sigurisht e shton çmendinë. Mos fjetja gjatë natës, vazhdimësia e do­mosdoshme e jetës prostitucionale, tronditjet shpirtërore, frika dhe xhelozia, gjendja pirake, shprehitë për përdorimin e morfiumit dhe narkotikëve tjerë, e më në fund sifilisi, his­teria dhe neurostenia si pjesë përbërëse e paralizës, madje edhe paraqitja e psikozës dhe neurozës, shkaktar i vetëm i të gjitha këtyre është prosti­tucioni. Nga ana tjetër, nëse analizohet psikologjia e atyre njerëzve që janë të zhytur në tragjedinë, ku njeriu njolloset me vulën e prosti­tucionit, duket qartazi se shumica nga ata ishin të çmendura, para se të merrnin rrugë të prostituteve. Për shembull, shumica e prostituteve janë të marra, ose së paku nuk mund të gjykojnë si duhet. Ndonjë burrë, tregëtar me femra, për shkak të marrëzisë së tyre, shumë shpejt do ta mashtrojë atë. Duke pasë afinitet ndaj prostitucionit, ajo ose do ta kuptojë ose nuk di ta kuptojë fëlliqësinë e gropës në të cilën ka sharruar, ndaj, duke u qelbur në kënetën e prosti­tucionit, definitivisht do të mbarojë. Një pjesë e tyre që janë zhytur në prostitucion, janë maniakë. Për shkak të stim­ulimit të çmendisë, epshet do t’i shtohen, i zvogëlohet ndjenja e turpit, asaj do t’i pëlqejë të bëjë krim të tepruar dhe të shëtisë. Një person i këtillë i marrë që është, është kaf­shatë e lirë. Nëpër shtëpitë publike këto të gjora u pëlqejnë mushterinjëve me sjelljet e tyre. Rëndom, këto i thërrasin vajza të marra. Dihet mirëfilli se ç’i pret! Ose do të vdesin nën thikën e çartur të dashnorit të zemruar e në krizë të melankolisë, meqë gjatë aktit të argëtimit nuk mund t’u japë kënaqësi të mjaftueshme myshterinjëve të vjetër që kanë formuar shprehi në estravagancën e saj, e në anën tjetër, lajmërohet turpi dhe pendimi. Ose do të vdesë nga arma e feministëve, pas një shkalle të xhelozisë që do të shkaktojë nga mosgjykimi i shëndoshë derisa vazhdon dis­ponimi. Ato që kanë hyrë në prostitucion, janë më tepër histerike. Janë shumë të dhëna pas stolive, përvëlohen nga dëshira të fi­tojnë pa marrë parasysh çmimin, entuziazmohen pa masë kur t’u thonë se janë të bukura...

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:15 pm

Çmenduria nga epshet që quhet nimfomani, në fund, ato që janë histerike i drejton në prostitucion. Gati të gjitha prostitutet gjentile dhe ato “de mondine” që dëshirojnë t’u tërheqin vëmendjen njerëzve me të gjitha gjërat që dispono­jnë (që kanë në trupin e tyre), prej çorapëve të mëndafshta, këpucëve vizlluese (të lustruara) deri tek grimi në fytyrë, janë histerike. Thuaja, të gjitha prostitutet janë psikopate, që don të thotë, gjysmë të marra dhe të degjeneruara. Një grua shpirtpastër dhe me gjak fisnik, që ka thithur qumësht të pastër të nënës, nuk do të bjerë kurrë në prostitucion, pa marrë parasysh vështirësitë jetësore. Kurrë nuk do të flijojë virgjinitetin dhe dinjitetin e vet, të një femre, për stoli e xhingla ose për kënaqësi. Kurrë nuk do të sharrojë në baltë. Mund të jetë amvise, arsimtare, nëpunëse, shërbëtore, madje edhe të vdesë nga skamja por asnjëherë nuk do të bëhet prostitute.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:15 pm

Ja, për këtë shkak, midis të marrave takojmë paciente që janë prostitute. Një pjesë e tyre, periudhën e manisë e kanë shumë të fuqishme, ndaj edhe i vendosin në çmendi. Ato me lot në sy rrëfejnë se u janë të mbyllura të gjitha portat, madje edhe kur dëshirojnë të bëhen shërbëtore, nga shkaku i reputacionit të keq që gëzojnë, dhe kështu, dalin nga çmendia të brengosura. Një grua e pastër derisa jeton në mjedisin e të çmendurve, mëson për jetën e ndershme. Një kohë dëshiron të kthehet në atë jetë të pastër. Por, nuk gjen kurrfarë strehimi tjetër veç shtëpisë publike ndaj, kthehet në jetën e njëjtë. Ballafaqohemi me atë se prostitutet që janë të robëruara në një paralizë të përgjithshme, në periudhën e ndershmërisë janë të pranuara mirë në shtëpitë publike. Një grua familjare do të pranojë para burrit të vetë mëkatin e bërë. Por ai do të ndjejë se ajo i ka nxitur meshkujt e fqinjësisë në krizën e parë të manisë. Është normale se ai do të ndahet nga ajo. Prindi i saj do ta çojë në çmendi. Do të përmirësohet. Disa vjet jeton me mendje të shëndoshë. Në krizën që pason, përsëri me të vjetrën. I fryhet stomaku me një foshnje. Kësaj rradhe babai e shporr nga shtëpia. Përsëri hidhet në çmendi. Më vonë do të turpërohet për të gjitha që ka bërë por babai assesi nuk ia falë gabimin. Kjo grua, e familjes së pastër, kur të për­mirësohet s’do të kthehet në shtëpinë e vet por bëhet pastruese rrobash e jo prostitute. Do ta çojë jetën e vet në mënyrë të ndershme. Në krizën e tretë të manisë, ja, në shoqërim me policë shkon të furni­zohet me dokument prostituteje. Atëbotë shikon pa fije turpi. Ja edhe një grua e gjorë që regjis­trohet në prostitute. Është vallë ajo diç tjetër përveç një e çmendur, një kliente e papërgjegjësi. Ndonjë prostitute që e ka përjetuar krizën e çmendisë, në gjendje normale e urren edhe prostitucionin. Është e nënçmuar në sho­qëri... E, kurrë nuk përmenden em­rat e atyre të poshtërve që e kanë shfrytëzuar në mënyrë shtazarake shpirtin e saj të sëmurë.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:15 pm

III.
Masat që i ka ndërmarrë Islami që ta pengojë prostitucionin

Siç dihet, në të drejtën islame, ka dy lloj obligimesh. Njëri është sikurse edhe në sistemin juridik, e që ka të bëjë me këtë botë, e i dyti ëshë hyjnor, ka të bëj me ahiretin. Atij që ka bërë gabim, i jipet dënim në planin material ndërsa në planin shpirtëror është mëkati. Nga ky aspekt Islami e ruan individin nga gabimet, ose me fjalë tjera e ruan që të mos bjerë në mëkat. Feja Islame, si një nënë e vërtetë, si një mjek bëmirës, e ruan individin nga rreziqet. E drejta islame nuk është ndonjë sistem i cili sillet me paku­jdesi ndaj njeriut, dhe s’është sistem që ia lehtëson njeriut mënyrën të gabojë. Por, kur të gabojë, e rrëmben me pamëshirë dhe e dënon. Pikërisht për këtë, Islami, ia ndalon njeriut çdo ak­sion që çon kah prostitucioni. Është me rëndësi që njeriu të largohet nga punët e liga. Seksi është emocion i fortë që gjendet në pikat më të thella të qenies së njeriut. Është e natyrshme të plotësohet. Nëse kjo nevojë nuk u bë në mënyrë legale, atëherë do të bëhet ilegal­isht. Ndaj, Islami e lehtëson mënyrën legale respektivisht kurorëzimin legal. Sipas nevojës, legalizohet edhe poligamia. Në situata kur bashkëshortët nuk mund ta kënaqin njëri tjetrin, ose kur mbretëron moskuptimi midis tyre, është e lejuar edhe ndarja. Në këtë mënyrë të dy palët, në mënyrë legale, mund të gjejnë jetë më të lumtur tek per­soni tjetër.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:15 pm

Rrugët që çojnë në prostitucion

Shikimi, prekja, zëri...

Feja Islame e ndalon zbulimin, shikimin me njëri tjerin, prekjen (kontakti fizik) dhe bashkëgjendjen, gjëra këto që nxisin epshet ndërmjet dy gjinive. Meqë këto janë sy, vesh, duar, dritare që kapen kah zemra, po nuk u ruajtën, zemra do të jetë gjithnjë e zaptuar. E kur ajo është e zaptuar, atëherë është vështirë të pengohen organet gjenitale. Hz, Pe­jgamberi a.s. thotë kështu:

“Zinaja e syve është shikimi, zinaja e veshëve është të dëgjuarit, zinaja e gjuhës është fjala, e duarve kapja. Zinaja e këmbëve është ecja ndërsa egoja (epshi) dëshiron dhe dashuron. Organet gjenitale ose do ta kryejnë aktin ose do të largohen.”

Marrëdhëniet midis gruas dhe burrit shpesh fillojnë me shikime të zjarrta. Shkencëtarët që merren me seksologji, gjatë kohë e kanë shpjeguar efektin e shqisës së të pamurit në jetën seksuale. Në Kur’anin Famëlartë urdhërohet që bu­rrat besimtarë dhe gratë besimtare t’i ruajnë sytë e tyre nga harami. Pejgamberi a.s. thotë:

-Ali! Pas një shikimi mos shiko edhe një herë. Ngase edhepse shikimi i parë për ty është i lejuar, i dyti nuk është!”

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:16 pm

Syri i njeriut mund be­fas të shikojë në haram. E kur u pyet i Dërguari i All-llahut lidhur me këtë gjë, tha: “Ktheji sytë nga ana tjetër!” Ruajtja e syrit nga harami njeriut i jep vlerë të imanit dhe ibadetit. Këtë e shpreh edhe parimi “dënimi dhe shpërblimi janë adekuat me një punë të kryer”. Nëse njeriu heq dorë nga puna që i pëlqen e ajo punë është e ndaluar, All-llahu i Lartësuar do t’i dhurojë një kënaqësi nga lloji i atyre hy­jnore. Kjo gjë tek i Dërguari i All-llahut shprehet kështu:

“Cilido qoftë musliman që do të shikojë në bu­kur­inë e një gruaje dhe pastaj do t’i mbyllë sytë, All-llahu i Lartësuar do t’i dhurojë një ibadet në të cilin ai do të gjejë kënaqësi.”

Ibën Kajjim el-Xhevzijje thotë:

“Epshi i njeriut ka predisponim të shikojë forma të bu­kura. Syri është i deleguari i zemrës. Zemra e shëtit andej e këndej që të analizojë ç’ka dhe, kur të gjejë diçka të bukur, ai do ta lajmërojë zemrën e ajo kër­cen nga shqetësimi shumë herë, dhe, vet ajo dhe i deleguari i saj kot së koti do të mundohen të qetësohen, siç ka thënë poeti: “Syri lajmëron për asi bukuri pasi nuk posedon fuqi as t’i përvetësojë as të ndahet nga ndonjëra prej tyre”, por zemra, nëse të deleguarit ia ndalon hulumtimet dhe zbuli­met, edhe vetë do të shpëtojë nga pesha e kërkesave dhe dëshirave. Ai që lëshon shikime, gjithnjë do të ketë mallëngjime. Shikimi e lind dashurinë. Në fillim zemra do të ketë një interesim. Më pastaj ky interesim forcohet dhe shndërrohet në një dashuri të marrë që zemrës i bën invaz­ion. Më pastaj, do të mbledh fuqi të bëhet një fuqi që s’mund të shkëputet nga zemra. Do të rritet edhe më e do të bëhet e tepruar. Duke u forcuar edhe më, bëhet e marrë. Në fund zemra do të robërohet. Dhe si e tillë i dorëzohet atij ose asaj që nuk e meriton. Ja të gjitha këto janë rrjedhë e shikimit. Tani zemra ka rënë në robëri. Tani është vetë, një rob që shitet. Derisa më parë ishte e lirë, tani është si rob i mbyllur. Gjithnjë ankohet nga syri. E syri thotë: Isha nëpunës i yt, isha i deleguari yt. Ti më dërgove mua. Të gjitha këto janë probleme të zemrave që janë larguar nga dashuria e Zotit dhe që janë shkëputur nga lidhshmëria me Zotin. Ajo që quhet zemër duhet të lidhet me një dashuri, nëse nuk është All-llahu i dashuri i tij, zemra e tij sigurisht do të jetë rob i dikujt tjetër. Si, Zeli­haja, e shoqja e Azizit, edhepse ishte grua e mar­tuar pasi ishte mushrike (që All-llahut i mvesh shok pa pasur kurrfarë argumenti), ra në aventura të njo­hura, e Jusufi a.s., edhepse ishte i ri dhe i pamartuar e i varfër, pasi e kishte zemrën e pastër dhe ishte i lidhur me All-llahun, shpëtoi nga ajo, dhe ngeli i pastër.”

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:16 pm

Të shtojmë edhe këtë se një burrë sigurisht ka të drejtë kur ka nijet të sinqertë për martesë, ta shikojë gruan e tij të ardhshme a i përgjigjet dhe a është e bukur sipas shijes së tij. Madje kjo gjë është edhe e urdhëruar. Por, duhet të ngelë vetëm në kufijtë e shikimit. Atij nuk i është hallall të shë­tisë me një vajzë të panjohur, madje edhe të ngelë me të vetë, meqë nuk ekziston kurrnjë lidhje midis tyre para kurorëzimit. Shumë vajza të fejuara, pas një kohe të caktuar shpesh i ndërrojnë meshkujt.

Pejgamberi a.s. shpjegon shumë mirë një rregull të mirësjell­jes:

“Asnjë grua nuk duhet t’ia rrëfejë vetitë e burrit të vet ndonjë gruaje tjetër, pasi për atë grua do të jetë sikur ta shikojë atë”

Meqë ndonjëherë, propagimi dhe të mbushurit të mend­jes së dikujt, mund të jetë më efikas se sa shikimi me sy.

Mund të vërtetohet se një lloj fanatizmi i tepruar, është pengimi i dorështrëngimit midis një gruaje dhe një burrit që janë mahrem! Por, që të besohet se s’bëjnë asnjë ndikim dorështrëngimet dhe puthjet në nëndijen ose dije e njeriut, do të jetë gjë shumë naive. Megjithatë ka edhe përjashtime.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:16 pm

“...Mund të shtohet prej dikujt se ekzistojnë edhe puthje të cilat shprehin edhe tjetër gjë veç epshit seksual. Por, numri i puthjeve të këtilla është shumë më i vogël se sa ato që njerëzit naivë shpresojnë se krijojnë afërsi, meqë ndjenjat për seks janë të vendosura thellë brenda jetës shoqërore, me një forcë më të madhe nga ajo hipotezë e pambështetje.”

Një gjë tjetër që i nxit ndjenjat për seks, është zëri.

“Ngjyra e zërit, arija që merr tingull duke e shqiptuar veç e veç çdo fjalë - ndoshta nuk është dukuri e rëndë­si­shme por, jashtëzakonisht ndikon në tronditje dashurie.” Ka fetishizëm rreth tingullit (ndjenjat e tepru­ara deri në shprehi). Për shembull, disa thonë femrat me zë të trashë. Ka shumë gra të cilat duke u dashuruar në zërin e ndonjë burri, lëshojnë familjet dhe fëmijët dhe ikin për ta. Zinaja e veshëve është zëri që ngacmon epshet për marrëdhënie seksuale. Në Kur’anin Famëlartë grave të Pejgamberit a.s. u jepet këshillë që të mos llastohen në të folur, sepse kjo mund të bëhet shkas që të lakmojë ai që ka sëmundje në zemër. Ndaj duhet që fjala të shprehet normalisht. Kjo gjë vlen edhe për gratë tjera.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:16 pm

Rrëfimet e çuditshme të ekspertëve të psikologjisë, fla­sin se rrapëllima e zëshme e këmbëve nxit shqetësim sek­sual. Në Kur’anin Famëlartë u urdhërohet grave:

“Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre...”

Kjo don të thotë, të mos i shfrytëzojnë tingujt e këmbëve për të qenë sa më tërheqëse.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga Sponsored content Today at 9:53 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 8 e 11 Previous  1, 2, 3 ... 7, 8, 9, 10, 11  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi