Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

GRUAJA NË ISLAM

Faqja 10 e 11 Previous  1, 2, 3 ... , 9, 10, 11  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:22 pm

Marrëdhëniet me kafshë

Edhe marrdhëniet me kafshë janë jonatyrore, haram. Pejgamberi a.s. thotë:

“Vritni njeriun që bën marrëdhënie me kafshët. Eliminoni edhe kafshën.”

Siç ekziston një grup juristësh që marrin parasysh të gjitha ar­gumentet për këtë çështje që e dënojnë këtë akt, ekziston edhe grupi tjetër që thuan se gjykatësi duhet të cak­tojë dënim më të vogël sesa ai për zina. Çfarëdo të jetë dënimi në këtë botë, s’ka dyshim se marrëdhëniet me kafshë janë haram sipas fesë, dhe janë gjë shumë e shëmtuar sipas moralit.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:22 pm

PJESA E DYTË
POZITA SOCIALE E GRUAS

I. DËSHMIA DHE GRUAJA

II. E DREJTA E ARSIMIMIT

III. JETA E LIRË - NËPUNËSIA

IV. USHTRIA, LUFTA DHE GRUAJA

V. TË DREJTAT POLITIKE TË GRUAS

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:23 pm

I.
Dëshmia dhe gruaja

“O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hirë të All-llahut edhe nëse është kundër (interesit) vet­vehtes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfnjak, pse All-llahu di më mirë për ta...”

Kur’ani Famëlartë, (4): 135

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:23 pm

Rëndësia e dëshmisë

Në të drejtën islame, dëshmia është mjeti kryesor i ar­gu­mentimit. Varësisht nga dëshmia e dy ose katër dëshmi­tarëve, përcaktohen të drejtat më të mëdha të robërve të All-llahut, dhe sillen dënime më të mëdha deri në vdekje. Një ditë, para të Dërguarit a.s. as’habët nxo­rrën një xhenaze. Të pranishmit nga as’habët e lavdëruan të vdekurin, ndërsa Pe­jgamberi a.s. tha:

-Atij i është caktuar Xhenneti; - pas një kohe të cak­tuar kaloi një grup me një xhenaze tjetër, as’habët e kritikuan të vdekurin. Pejgamberi a.s. tha:

-Atij i është caktuar Xhehennemi. -Kur e pyetën as’habët për ç’arsye, morën këtë përgjigje:

-Besimtarët janë dëshmitarë të All-lla­hut në sipërfaqen e tokës.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:23 pm

Një gjë e ngjashme ndodhi edhe në prani të ‘Umerit r.a.

Në Kur’anin Famëlartë është theksuar largimi i njerëzve nga adhurimi idhujve dhe ruajtja nga dëshmia e rrejshme. Një herë Pejgamberi a.s. rrinte me as’habët dhe i pyeti tri herë:

-A dëshironi t’ju njohtoj me mëkatin më të madh?; ata i thanë: -Urdhëro. Ai filloi të numërojë:

-Shirku (të adhuruarit e tjetërkujt pos All-llahut) dhe kundërshtimet që i bëhen babait dhe nënës. Pas kësaj Pejgamberi a.s. duke u drejtuar në vend, përsëriti tri herë: -Keni kujdes, është edhe një - dëshmia e rrejshme. Keni kujdes, është edhe një - dëshmia e rrejshme. Keni kujdes, është edhe një - dëshmia e rre­jshme. Kështu tha i shqetësuar dhe në mënyrë kër­cënuese, as’habët, duke u çuditur, u lutën vetëm të qetësohej ai.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:23 pm

Dëshmia, që zë vend të rëndësishëm në ndarjen e dre­jtësisë, luan rol të madh edhe në sistemin e vjetër juridik edhe në atë të ri. Në drejtësinë e vjetër egjiptase, për dëshmi të rrejshme, dënimi ishte pas prerjes së duarve, ekzekutimi me vdekje. Ky dënim për dëshmi të rrejshme, bëhet vetëm e vetëm për realizimin e drejtësisë. Për këtë shkak, në drejtës­inë islame, që të vazhdojë dëshmia, kërkohen ca kushte nga dëshmitari. Kushti më i rëndësishëm quhet “el-adlu”. Në Kur’an urdhërohet që dëshmitarët të kenë drejtësi. Ç’është “adl” ose të kesh drejtësi? ‘Umeri thotë kështu:

“Në kohën e të Dërguarit a.s. gjendja e njerëzve vlerësohej me vahj (shpallje). E tani (pas përfundimit të shpalljes) është ndër­prerë kjo. Tani i gjykojmë sipas sjelljeve të jashme.”

Në librat e drejtësisë islame, e drejta e dëshmi­tarit shpjegohet kështu: Njeriu të ketë më tepër anë të mira se sa të këqia, kjo don të thotë se ai duhet të ruhet nga mëkatet e mëdha e të mos bjerë në mëkate të vogla shpesh. Gjykatësi është i thirrur t’i studjojë sjelljet e dëshmitarëve.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:23 pm

Dëshmia e gruas

Në drejtësinë islame dëshmia e grave bëhet rreth çështjeve ku burrat nuk janë kompetentë. Si për shembull, virgjëria e lindja. Sipas hanefijve përveç “haddit” dhe “kisasit” të gjitha të drejtat dhe kontratat tjera, në proceset gjyqësore në vend të dy burrave dëshmitarë respektohet edhe dëshmia e një burri dhe dy grave. (Hadi është dënim me urdhër të All-llahut, siç janë, zinaja, vjedhja dhe të de­hurit. Kisas është dënimi për sulme mbi trupin e njeriut, siç është plagosja dhe vrasja që aplikohet në të njëjtën mënyrë edhe në trupin e dorasit).

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:24 pm

Dy gra në vend të një burri

Mund të dëshmojnë dy gra në vend të një burri. Arsyen për këtë Kur’ani Famëlartë e thekson kështu:

“...se nëse njëra prej tyre gabon, t’ia përkujtojë tjetra...”

Këtu për­doret fjala në përkthim “gabon” që rrjedh nga fjala “dalalet” që don të thotë: pakujdesi, gabim dhe largim nga rruga e drejtë. Kjo flet se në dëshmi aprovohet se gruaja ka trajtim tjetër nga burri.

Është një e vërtetë se gratë kanë një gjendje specifike shpirtërore. Për këtë çështje psikiatri Maz’har Osman thotë:

“Ndryshimi natyror midis gruas dhe burrit fillon që në vitet e para dhe gjithnjë zmadhohet. Karakteristika e parë e gruas është emocioni. Në të gjitha psikozat e gruas takohen gjurmët emocionale. Më tepër takohen psikoza ku dominon emocioni, p.sh. mania depresive. S’ka dyshim, histeria fushën e vet të ndikimit e gjen tek gratë. Prej fiseve primi­tive e deri te kombet më të zhvillura, prej një vashe të thjeshtë fshatare deri tek një zonjë e arsimuar qytetare, të gjitha gratë kanë gjeste të ngjashme. Secila grua gjysmën e muajit e kalon duke u përgatitur, më pastaj vjen menstrua­cioni e më në fund vjen një gjendje jonormale sikur të jetë e sëmurë. Roli i burrit në marrë­dhë­niet intime zgjat vetëm pesë minuta, e pastaj, ai është indiferent, madje ndodh që edhe urren frutin e dashurisë të bartur nëntë muaj në stomak të nënës dhe dy vjet në gjoks. Ajo pëson shumë ndryshime gjatë shtatëzanisë, në lindje dhe lehoni, duke u bërë nervoze, gjë e cila është normale. E si mund të jenë të barabartë gruaja dhe burri?

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:24 pm

Derisa bëhet përparim në psikiatri, edhe më qartë duket dallimi shpirtëror dhe mendor. Gruaja jeton me shqetësime, ndërsa burri me gjykimin, maturinë e tij.”

Një dijetar tjetër thotë kështu:

“Gjykimet depërtojnë jo në vetëdije por në zemër të gruas. E nga zemra ndikojnë në të. Kënaqësia emocionale, sjellja më tepër nga emocionet se sa nga mendja, të gjitha aktiviteteve të saja morale dhe prak­tike u japin një drejtim që bazohet në intimitetin... Në temat që e interesojnë gruan, ajo kërkon ndonjë moment që do ta tërheq vëmendjen e saj madje edhe senzibilitetin e saj. Burri nuk gënjen atje ku nuk ka interes, ose gënjen aty ku ka interes. Ndjeshmëria dhe imagjinata tek gruaja mund ta ndryshojë realitetin dhe e bëjnë gruan të jetë e dyshimtë, më melankolike.”

Pas këtyre vërejtjeve mund të themi se, angazhimi i dy grave si dëshmitare në vend të një burri, në disa raste, në ligjin Islam nuk don të thotë se rrjedh prej koncepcionit se gruaja është më e ulët se burri ose është gjysmë qenie në krahasim me burrin, por kjo rrjedh nga karakteristikat fiz­i­o­logjike dhe psikologjike të saj. Pejgamberi a.s. flet për këtë karakteristikë të gruas gjatë dëshmisë. Këtu është edhe një moment që duhet të mirret parasysh. Cilësia më e madhe dhe më e nderuar e gruas është - detyra e nënës. Nëna, natyrisht, pjesën më të madhe të kohës së saj e kalon në shtëpi duke i rritur dhe edukuar fëmijët e vet. Ajo nuk mundet shumë t’i përcjellë ngjarjet që ndodhin jashtë, në shoqëri. Sipas ligjeve të memories në psikologji, sa më shumë njeriu të jetë në kontakt me një ngjarje, aq më tepër përshtypje i regjistrohen në trurin e tij. Në mënyrë të ndërsjellë ngjarjet që i opservon më rrallë, kanë përshtypje më të dobëta në memorien e tij dhe ato më lehtë harrohen. Sipas kësaj, edhe përshtypjet e gruas lidhur më marrë­dhë­niet ndërnjerëzore në të cilat natyrisht ajo më rrallë merr pjesë, janë më të dobëta, në krahasim me burrin. Kur’ani Famëlartë duke i dhënë gruas një ndihmesë në këtë pikëpamje, në të njëjtën kohë i ka dhënë edhe një rëndësi drejtësisë.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:24 pm

Mosdëshmimi, në mënyrë të drejtpërdrejtë çon në fshehjen dhe mosrealizimin e së drejtës. Zoti e ka ndaluar këtë. Dëshmimi jo i drejtë për shkak se njëra nga palët mund të jetë farefis i dëshmitarit ose për ndonjë arsye tjetër, gjithashtu çon në padrejtësi. Kur’ani Famëlartë thotë kështu:

“O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hirë të All-llahut edhe nëse është kundër (interesit) vetëvetes suaj, kundër prindërve ose të afërmve tuaj, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfnjak, pse All-llahu di më mirë për ta.”

Dëshmia ka edhe dënimet materiale. Për shembull: Nëse dikush dëshmon rrejshëm për zinanë e nuk e vërteton dëshminë e vet, dënohet me tetëdhjetë shkopinj dhe kurrë më nuk i besohet fjalës së tij. Pikërisht duke e marrë parasysh rrezikun dhe përgjegjësinë e madhe të aktit të dëshmisë, ligjet islame, gruas i kanë dhënë një shoqe me të cilën ndajnë përgjegjësinë. Pikërisht për këtë, gruaja nuk mirret si dëshmitare në raste të zinasë, akuzimeve të padre­jta, për akte të dehjes ose të vjedhjes si dhe të hakmarrjes.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:24 pm

E vërteta kurrsesi nuk duhet të humb në institucionin e dëshmisë. Në raste kur nuk është e mundur që të dëshmojë mashkulli, dëshmia e grave (madje edhe vetëm një prej tyre) është e vlefshme. ‘Umeri r.a. e aprovoi dëshminë e gruas në raste të shkurorëzimit. Edhe Aliu r.a. e ka pranuar dëshminë e grave që ishin dëshmitare në vrasjen e një fëmije. Në Kur’anin Famëlartë është shpallur, që me rastin e udhëtimit kur dikush don të lë testament dhe nuk mund të gjejë dëshmitarë nga muslimanët pranohet edhe dëshmia e jomuslimanëve. As’habët e ndershëm e kanë pranuar edhe dëshminë e fëmijëve në rast të lëndimeve midis fëmijëve. Ibën Kajjimi, thotë se ulemaja duke u mbështetur në këto argumente, mendimet e tyre përputhen në këtë pikë: në rast nevoje dhe domosdoshmërie që të mos humb e vërteta, pranohet dëshmia e atyre që në kushte normale nuk u pranohet dëshmia për disa çështje. Përjashtimi i gruas nga dëshmia në raste të gjykimeve për hadd dhe kisas, rrjedh nga nevoja që në këto raste të rënda të mos ketë vend dyshimi. Në ligjet islame këto parime janë themelore: “Dënimet të jenë të pastra prej dyshimeve”. “Sa të jetë e mundur dënimet më larg muslimanëve”. E gjithë kjo, tre­gon një re­spekt ndaj qenies së njeriut, trupit dhe shëndetit të tij.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:24 pm

II.
E drejta për arsimim

“...A janë të barabartë ata që dijnë dhe ata që nuk dijnë?”

Arsimimi është kusht i parë që gruaja ta kuptojë hu­manizmin e vet. Gjatë historisë, në periudha dhe mjedise të ndryshme, gruaja ishte trajtuar në mënyrë të ndryshme. Gruaja nga Perëndimi, të cilës i ishin marrë të gjitha të dre­jtat mdaje edhe trajtimi si njeri, luftën e vet e filloi me ar­simim. Ajo dinte t’i kërkojë të drejtat e veta dhe ven­dos­mërisht e vazhdoi luftën e vet. Sa i përket gruas nga Lindja islame edhe ajo duke i lakmuar sho­qes së saj nga Perëndimi, dëshiroi ta shfrytëzojë armën e njëjtë. Por, poz­ita e saj si njeri ishte e pranuar me të drejtat e saja të njo­hura nga Islami. Ajo këtë nuk e dinte dhe kishte nevojë që ta kuptojë.

Urdhëri i parë i Kur’anit Famëlartë që është shpallur para katërmbëdhjetë shekujsh për ta shpëtuar njerëzinë nga errësira, është:

“Lexo, me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruaj me penë. I mësoi njeriut atë që nuk e dinte.”

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:24 pm

Edhe gruaja, sikurse burri është rob i All-llahut. Ajo do të dënohet ose do të lavdërohet për veprat e veta:

“...Unë nuk ia humbë mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër.”

“Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mash­kull ose femër duke qenë besimtare, të tillë hyjnë në Xhen­net dhe nuk u bëhet farë padrejtësie.”

Nga kjo rrjedh se edhe gruaja sikurse burri është e obliguar që aktivitetet e veta t’i realizojë sipas urdhërave të All-llahut dhe të mos dalë jashtë këtyre kornizave. Për këtë arsye, ajo duhet t’i mësojë urdhërat e Tij. Sepse:

“All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij, vetëm di­jetarët.

dhe:

“A janë të barabartë ata që dijnë dhe ata që nuk dijnë?”

“O ju që besuat, ruani veten dhe familjen tuaj prej zjarrit (Xhehennemit)!”

Aliu r.a. ajetin e Kur’anit Famëlartë me këtë kuptim e komentoi si vijon:

“Edukoni fëmijët tuaj e jepuni dituri.”

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:25 pm

Rëndësia e arsimimit për gruan

Gruaja është edukatorja më e përsosur e fëmijëve. Që t’i japë fëmijës, në një periudhë të gjatë, gjatë zhvillimit të tij një edukim të përsosur, ajo duhet të jetë e arsimuar, të ketë përvojë dhe edukatë morale. Secilit i është e ditur rëndësia e shprehive që i fiton fëmija në moshën më të re. “Ajo që hyn në djep, del në varr”.

Gruaja e arsimuar dhe e edukuar, është më e dashur për burrin, të cilit i ndihmon në punët e tij. Pejgamberi a.s. për Hatixhen r.a. thotë:

“Betohem se All-llahu xh.sh. nuk më ka falë grua më të aftë se atë: Atëherë kur nuk më besonin njerëzit, ajo më besoi. Derisa mua nuk më pranonin, ajo më afirmoi. Derisa më lanë të varfër, ajo më ndihmoi me mallin e saj.”

Thuhet se kinse arsimimi e dërgon gruan në amoralitet!

Kjo nuk është e vërtetë. Por, para së gjithash duhet të thuhet se injoranca nuk mund të jetë më e vlefshmme dhe më e dobishme se dituria. Veçanërisht në kohën tonë ar­simimi është i nevojshëm edhe për burrin edhe për gruan.

Dituria, arsimimi dhe edukimi në kuptimin absolut të fjalës nuk kanë asnjëfarë lidhje me amoralitetin. Por, në in­stitucionet arsimore që janë larg parimeve morale, disiplinës dhe rregullit, morali i të rinjëve që janë në moshën e zhvillimit mund të vijë në rrezik. Arsimimi i gruas në sho­qërinë islame, nuk don të thotë se ajo duhet të qëndrojë bashkë me shokët meshkuj, të flertojë me ta ose, nuk don të thotë shëtitje të përbashkët të femrave me mesh­kuj nëpër mësonjtore, korridore dhe vende të tjera. Dituria nuk e arsyeton stolisjen si një valltare, të bëjë grim si një aktore. Përkundrazi ajo duhet të gërditet nga ato. Të thek­sojmë këtë se kur flasim për arsimimin dhe edukimin, men­dojmë në sho­qërinë islame si një mjedis. Në institucionet arsimore të një shoqërie të këtillë, ballafaqoheni jo me epsh por me dituri dhe vlera relevante.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:25 pm

Arsimimi i gruas nga prizmi i sunnetit

Fjalët që vijojnë dhe që pa të drejtë i mvishen Pejgam­berit a.s. e që kanë këtë kuptim:

“Gratë mos i ulni nëpër qoshke, ato mos i mësoni të shkruajnë e të lexojnë, por i mësoni të tjerrin dhe të lexojnë suren Nur” janë të trilluara dhe jo të vërteta - nuk kanë të bëjnë fare me hadithin. Fjalë të tilla, prej gojës së të Dërguarit a.s. nuk kanë dalë. Përkundrazi, i I Dërguari a.s., e ka nxitur dhe e ka urdhëruar arsimimin e grave. Kështu Shifahatunit, një gruaje nga as’habët i kishte urdhëruar që gruas së Pejgamberit, Hafsasë, t’ia mësojë shkrimleximin dhe disa gjëra tjera.

Në një hadith të tij thotë:

“Ai që e edukon mirë dhe i jep një sjellje dhe ar­simim xharijes së tij, nga ana e All-llahut shpërblehet sevap të dyfishtë.”

Nëse kjo gjë është sevap për gruan jo të lirë, është se­vap edhe për femrat tjera.

Në Medinetu’l-Munevvere ishin tubuar gratë dhe kishin shkuar tek i Dërguari a.s.:

“Burrat vazhdimisht po vijnë tek ti dhe mësojnë di­turi. Po mësojnë atë që nuk e dijnë, duke mos na dhënë rast që të vijmë tek ti. Na cakto një ditë kur të vijmë të të dëgjojmë dhe t’i mësojmë ato gjëra që nuk i dijmë.”

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:25 pm

I Dërguari a.s. u kishte caktuar një ditë. Atë ditë ai u kishte mbajtur va’z dhe i kishte udhëzuar. Në komentin e këtij hadithi, Ajni e arsye­ton diskutimin e grave dhe bisedën e tyre me meshkujt lidhur me problemet fetare.

Kështu në Medine, gratë mus­limane, për të gjitha prob­lemet e tyre janë këshilluar dhe kanë marrë mësim nga Pe­j­ga­mberi a.s. Sikur t’ishte mëkat arsimimi dhe edukimi i grave, vallë a do ta bënte këtë Pejgamberi a.s.? Aisheja thotë:

“Sa të mira janë gratë ensare, turpi nuk i ka pen­guar të mësojnë për fenë e vet.”

Njëra nga gratë të kohës së Pejgamberit a.s. që i kishte dhënë rëndësi diturisë, ishte edhe gruaja e të Dërguarit a.s. Aisheja. Ajo mirrej me dituri, kur dëgjonte diç që deri atëherë nuk e ka ditur, pyeste përsëri derisa nuk do ta mbante në mend atë. As’habi Ebu Musa thotë kështu:

“Nuk ekzistonte problem i rëndë për ne (as’habët) për të cilin Aisheja nuk do të gjente zgjidhje.”

Një as’hab tjetër, Musa b. Talha thotë:

“Nuk kam parë dikë tjetër të flet më qartë dhe haptazi se sa Aisheja. Dihet se i transmeton dy mijë e dyqind e dhjetë hadithe të Pejgamberit a.s.”

Përveç Aishes edhe Fatimja, vajza e Ebu Bekrit, Esma dhe Ummu’d - Derda janë të njohura si gra që kanë dhënë fetva.

‘Umeri, në kohë të halifatit të vet, një ditë del në min­berin e të Dërguarit të Zotit dhe i këshillon muslimanët që në martesë të mos japin mehër të madh. Nga xhemaati i femrave një grua e lartë del duke thënë:

-‘Umer, nuk ke të drejtë të flasish kështu!; dhe citoi ajete nga Kur’ani Famëlartë, ‘Umeri tha: All-llah, All-llah! Një grua diskuton me ‘Umerin dhe atij ia mbyllë gojën; dhe e tërhoqi fjalën. Një ditë tjetër duke ecur në rrugë me shokët e vet, takohet me vajzën e Malikut, Havlen dhe e përshëndet. Pasi e pranon përshëndetjen, Havleja e këshillon kështu halifin dhe e mëson si duhet ta kryejë de­tyrën e burrështetit: Prit ‘Umer! Të njoh prej kohës kur në panairin e Ukazit të thërrisnin ‘Umer i vogël dhe kur me shkopin tënd i frikësoje fëmijët. Pas kalimit të një kohe filluan të të thërrasin ‘Umer. Prap pasi nuk kaloi shumë kohë e more titullin emirul-mu’minin (udhëheqës i besimtarëve, kryetar shteti). Frikësohu prej Zotit për njerëzit që i udhëheq! Dije mirë se për atë që frikësohet nga dënimi i All-llahut, Dita e Gjykimit që duket larg, i vjen shumë shpejt. Ai që i frikësohet vdekjes shqetëso­het prej zhdukjes... Pas këtyre fjalëve njëri nga shoqëria e ‘Umerit, Xharudi, i drejtohet Havles: Zo­një, shumë e zgjate me Emirul-mu’minin! ‘Umeri menjëherë ia tërhoqi vërejtjen Xharudit: Lere, a s’e njohe Xharud? Kjo është gruaja e Ubade b. Samitit, Havleja, ankesën e së cilës All-llahu e ka dëgjuar nga shtatë qiejt. Sa i përket ‘Umerit, i betohem All-llahut se jam i detyruar ta dëgjoj. Edhe në periudhën pas as’habëve, në botën islame, numri i grave që janë arsimuar dhe kanë bërë va’z e kanë dhënë fetva, ka qenë i madh. Në veprën e rahmetli haxhi Zihni Efendiut “Meshahiru’n-nisa” kanë vend biografitë e shumë prej tyre. Midis tyre ajo e Fatime Fakihes dhe Fatimes nga Bagdadi, janë shumë të njohura.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:25 pm

III.
Jeta e lirë - nëpunësia

“Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme...”

Një grup mendimtarësh për problemin e gruas, e mbrojnë mendimin që ajo të jetë tërësisht e lirë jashtë kon­trollit. Por këta nuk bëjnë fjalë për virtytet e gruas, për ruajtjen e tyre. Ata i mbyllin sytë para bukurive, siç janë: ecjes së hapur (të pambuluara), përdorjes së alkoolit, bi­xhozit dhe pjesëmarrjes në argëtime si dhe përzierjes së gruas me burrin në këto aktivitete. Dhe, kështu kinse do të arrihet civilizimi i Perëndimit, do të jetohet një liri e tipit perëndimor. “Gruaja në Perëndim, doli në treg, kaloi në so­kaqe, shkoi nëpër fabrika, hyri nëpër lokale nate duke fituar për jetën e saj. Me këtë ajo u shfrenua. Gruaja u keqpërdor në tregëti. U bë shitëse dhe manekene. Për të holla femëria dhe person­aliteti i saj u nxorr në treg. U zhduk nderi dhe re­spekti i saj. Tani është një robëreshë e lirë nën kamxhikun e nevo­jave dhe varfërisë, e sjellur në tregun e robëreshave. Jo si në kohën e lashtë kur shitej si shërbëtore nëpër familje, tash shitet për të punuar në tregëti, afarizëm. Atje, për një copë bukë që ta evitojë urinë e saj, ajo e ofron, si një femër, gjenë më të çmueshme të saj, si mallin.”

Grupi tjetër i mendimtarëve e shikojnë anën e kundërt të problemit, kështuqë nuk e lënë gruan as të merr frymë. Meqë këta nuk kanë një teori të caktuar dhe numri i tyre nuk është i madh, këtë nuk do ta shqyrtojmë më tepër.

Midis këtyre dy ekstremeve qëndron një mendim i tretë, ky është mendimi Islam. Sipas tij, gruaja nuk është qenie satanike, e cila me kënaqësitë fizike e shfrytëzon çdo rast. Ajo paraqet një qenie të pafajshme njerëzore me ndjenja të holla dhe me fizikus delikat. Por, shumë e lehtë është që të nxirret nga rruga e drejtë dhe të keqpërdoret.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:26 pm

Detyrat primare të gruas

Gjatë ndarjes së detyrave nga ana e Krijuesit, duke u nisur nga konstruksioni trupor dhe përmbajtja specifike psikike, gruas, i janë ndarë katër detyra të mëdha: Shtatzënia, lindja, të dhënurit gji dhe edukimi i fëmijës. Secila prej tri detyrave të para kanë specificitetin e vet, madje edhe rrezikun. Për t’i kryer këto me sukses, ajo duhet të mundohet me punë të rënda dhe të lodhshme. Në aftësinë psikike të fëmijës, roli i jetës së nënës ka ndikim të madh, madje prej momentit të shtatzënisë. Padyshim, edukimi ka ndikim të madh në in­te­ligjencën dhe karakterin e fëmijës. Mjekët e sotëm që i japin rëndësi të madhe trashëgimisë, nuk duhet t’i harrojnë ligjet për zhvillim dhe evolucion të Darvinit, dhe nuk duhet ta mohojnë ndikimin e edukimit dhe të rrethit. Në paraqit­jen e një numri të madh të neurozave, edukimi ka rolin e vet. Edhe në psikozë, edhpse roli i edukimit është më i vogël, ai padyshim u jep një formë reaksioneve.

“Fëmija nuk mund të edukohet posa të lind. Shqisat e tij gradualisht i edukojnë nervat. Mendohet se ushqimi në kohë të duhur, fjetja në kohë të duhur, pushimi në kohë të shtatëzanisë ia përcjellin edukatën fill­estare fëmijës që gjendet në stomakun e nënës. Pas lindjes së fëmijës ky ndikim reflektohet me fjetjen dhe zgjimin e fëmijës me kohë. Qysh gjatë tajitjes, fëmija mësohet për një rend. Ta­jitja pë çdo tri orë, pushimi gjashtë orë pa qumësht gjatë natës, është edukimi i parë që i jepet fëmijës.”

Nuk është e mundur që një grua e inkuadruar t’i kryejë të gjitha këto në përpikëri. Bile gruaja në punët e veta jashtë shtëpisë edhe materialisht dhe shpirtërisht lodhet dhe vjen në pozitë të mos i kryejë detyrat më të natyrshme të saja.

“Qysh në kohën më të lashtë, burrat ishin të angazhuar me ndonjë profesion. Kohëve të fundit edhe gratë, si edhe burrat, qenë të detyruara të përfshihen në luftë për jetë. Gjithsesi, edhe ato do t’i pësojnë pasojat nga profesioni i tyre. Tani takojmë histeri, neurosteni, melankoli, më së shumti tek arsimtaret vajza dhe gra. Profesioni më i mirë dhe më i shëndoshë i gruas është ai i bashkëshortes dhe nënës. Kujdesi ndaj fëmijëve dhe të sëmurëve, puna në kopsht dhe në shtëpi janë punët më të shëndosha të një gruaje. Meqë roli i gruas dhe nënës i rrit ndjenjat altruiste, higjiena mentale ia rekomandon si profesione më të pre­feruara.”

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:26 pm

Biologjia komparative vërteton se foshnja, pas lindjes, paraqet krijesën më të pafuqishme dhe periudha e fëmijërisë më së shumti zgjat tek njeriu. Për këtë arsye Claparede pyet: “Për çka shërben fëmijëria?” Kush mundet me kujdes më të madh ta rris fëmijën, gjatë një periudhe më të gjatë të zhvi­llimit të tij? Kush mundet të përgjigjet në nevojat dhe dëshirat e tij që ndërrohen vazhdimisht? E vërteta është që nuk mund të gjendet mik më i afërm për foshnjen se sa nëna e tij, askush përveç saj nuk mund t’i ofrojë kujdes më të madh. Gruaja e punësuar nuk mund t’i kushtojë këtë ku­jdes fëmijës së vet. Një pengesë tjetër për punësimin e gruas është pamundësia që fëmijës t’i japë edukatë seksu­ale. Këta fëmijë ose rritën pa kontroll ose bëhen lëndë ar­gëtimi në duart e edukatorëve.

“Vajza martohet. Në rrethin e familjes gjen hapësirë për zhvillimin e aftësive të veta emocionale. Lind fëmijë”.

“Në periudhën e më pastajme ajo bëhet bosht për fëmijët dhe frymën familjare e jo lëndë për tërheqje dhe koketim. Gruaja, tërheqësinë e vet seksuale e realizon në shtëpi, në një atmosferë të këndshme.”

Në qoftëse psikologjia e femrës nuk adaptohet me këtë situatë, nëse manifestimet e burimet shpirtërore nuk i reali­zon në një hapësirë normale, në hapësirën familjare, nëse në kohën kur duhet të jetë nënë vazhdon me koketime dhe “aventura seksuale”, ballafaqohemi me një tip të një femre të një moshe mesatare e cila e luan rolin e një vajze gjithnjë të re. Atëherë paraqiten konflikte shpirtërore dhe mungesa të adaptimit tek gruaja. Kjo gjendje mund të çojë edhe deri te diçka që aspak s’është e lavdishme.”

“Gruaja bëhet robëreshë e egoizmit vetiak kalimtar, e jo e rrethit, familjes dhe shoqërisë së saj.”

“Këto situata jo të lakmueshme janë shkase të tra­gjedi­ve që i shikojmë në salla të kinemave, romane dhe në jetën e përditshme.”

Nga punësimi i saj gruaja nuk ka ndonjë dobi të madhe. Të hollat që do t’i fitojë nuk janë më të mëdha se shpen­zimet që i bën për punët e shtëpisë dhe në rritjen e fëmijëve, veçanërisht për veshmbathje dhe aspekte të tjera të nevo­jshme, ngase ajo një pjesë të kohës e kalon jashtë shtëpisë, midis njerëzve. Nga ana tjetër meshkujt që ngelin pa punë, për arsye të çrregullimeve psikike që rrjedhin nga papunësia, bëhen një faktor rreziku për shoqërinë.

Me largimin e gruas nga rrethi familjar, dobësohen edhe lidhjet familjare. Gruaja si një qenie me konstruksion fizik e shpirtëror delikat, që i kalon orët e ditës duke punuar nën komandën e tjetrit dhe lodhet në valët e luftës së përditshme, dalngadalë bëhet nervoze dhe e zemëruar. Në mbrëmje kur kthehet e lodhur në shtëpi e kundërshton burrin, zihet me fëmijët. Askujt nuk i është mirënjohëse. Bukën e vet e fiton me duart e veta. Kur të dëshirojë vjen në shtëpi. Kur të dëshiron mund të dalë. Shkon në shoqërinë që e dëshiron dhe në argëtime që i zgjedh vetë.

Statistikat flasin se deri tek ndarja arrihet para se të lindin fëmijët. Njëri ndër shkaqet më të mëdha për mos­lindje është pjesëmarrja e gruas në jetën e lirë.

Në Kur’anin Famëlartë, urdhërohet që gratë e Pejgam­berit a.s. sipas kësaj edhe besimtaret tjera të rrijnë në shtëpi, të jetojnë në kushte krenarie, paqe dhe qetësie. Kjo flet se shtëpia për gruan është një rreth dhe një detyrë normale dhe e natyrshme. Por, kjo nuk don të thotë se gruaja assesi nuk mund të del nga shtëpia. Pejgamberi a.s. i ka urdhëruar gratë:

“All-llahu u ka lejuar të dilni për nevo­jat tuaja.”

Dihet se në kohën e të Dërguarit a.s. gratë shkonin nëpër mesxhide që ta falin namazin pas tij. Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Mos ua ndaloni grave, që janë robër të All-llahut, të vijnë në xhamia!”

Në një tjetër rast prap thotë:

“Mos i ndaloni gratë të shkojnë natën në xha­mia!”

Shkuarja e gruas në xhami ka funsionin e vet. Shkaku për shkuarje në xhami është të falurit e namazit, dëgjimi i Kur’ani Famëlartë dhe va’zit. Në xhami, mesh­kujt dhe fem­rat, kanë vendet e ndara, s’mund të ndodhë të jenë të përzier. Pas namazit, kur Pejgamberi a.s. jepte selam, ky priste një kohë të caktuar që gratë të shkojnë e më pastaj ngrihej. Për këtë shkak i Dërguari a.s. një derë të mesxhidit në Medine, e kishte caktuar për hyrjen dhe daljen e grave. Abdullah b. ‘Umeri deri në vdekje nuk kishte hyrë as dalë nga ajo derë. Për këtë rregull të mesxhidit, i Dërguari a.s. ka thënë:

“(O ju gra), mos u parfumoni kur të shkoni në xhami. Ajo që parfumohet të mos hyjë në xhami.”

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:26 pm

Ndërsa Aisheja r.a. thotë kështu:

“Në qoftë se i Dër­guari a.s. i sheh intrigat e grave të sotme, edhe ai do t’i largonte nga me­­sxh­i­di sikurse bënin izraelitët.

Sa mund të kuptohet nga gjithë kjo që u tha, në sho­qërinë islame, nuk u lejohet femrave të sillen në jetë, të lira pa asnjë rregull. Në të njëjtën kohë, nuk është adet që gruaja të punësohet, për arsye se detyra e saj në shtëpi është në li­dhje me edukimin dhe se ajo nuk është e obliguar të kon­tribuojë në ekonominë familjare. Por, nuk ka asnjë pengesë të punojë punë dhe nën kushte që të mos i lë prapa detyrat e vërteta të saja

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:26 pm

Gruaja dhe nëpunësia

Siç theksuam në nëntitullin “Detyrat e vërteta të gruas”, jeta e lirë dhe nëpunësia janë gjëra që nuk pajtohen me natyrën fizike dhe psikike të saj. Një grua që largohet nga rrethi familjar, i humb karakteristikat e gruas, vendin e punës dhe detyrën e saj të punëtores, i shndërron në atmos­ferë shtëpiake. S’janë pak ato gra, që në vendin e punës, vazhdimisht flasin për fëmijët e tyre dhe në kohë të punës bëjnë punëdore.

Situata e grave të zbuluara dhe e meshkujve në jetën e lirë ose në vendet e punës është shqyrtuar në pjesën e deri­tanishme të kësaj vepre. Nuk ka pengesa që gratë të mirren me asilloj pune ku nën udhëzimet e Islamit do të jenë të sukseshme. Të themi edhe këtë se flasim për “gruan islame” në kuptimin absolut të fjalës. Nuk e marrim para­sysh ndonjë shtet konkret islam të kohës sonë. Islamin e para­mendojmë si një totalitet. Kur flasim për “Shoqërinë is­lame” mendojmë për shoqërinë ku zbatohen normat islame. Në një shoqëri të këtillë, nuk ka asnjë arsyetim që gruaja të mos bëhet tregëtare, mjeke... Por, duhet të për­sërisim se duke i zbatuar këto detyra, ajo medoemos duhet t’i respek­tojë rregullat e moralit islam.

Jeta është specializim. Rezultatet më të mira arrihen, kur secili merret me punë në përputhmëri me natyrën e tij.

Shifahatuni, prej kurejshëve, që u përkiste musli­manëve nga Meka, ishte njëra prej muhaxhireve të para dhe njëra nga gratë më të njohura të kohës së Asri-Saadetit. Ajo e kishte mësuar Hafsanë të shkruajë e të lexojë. Halifi ‘Umer r.a. i jep rëndësi mendimit të saj, e pyeste për shëndetin, ia dinte vlerën dhe i jipte për detyrë t’i kontro­llojë tregjet.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:27 pm

IV.
Ushtria - lufta dhe gruaja

“Në betejën e Uhudit, duke shikuar majtas dhe djathtas, e pashë Ummi Umaren si po luftonte.”

Muhammedi a.s.



Sipas të drejtës islame, gruaja nuk është e obliguar të shkojë në luftë e të luftojë. Për meshkujt vlejnë si udhëzim fjalët:

“Xhenneti është nën shkëlqimin e shpatës”.

Ndërsa për gruan:

“Xhenneti është nën këmbët e nënave.”

Në realitet, gruaja është krijesë që punon më së shumti dhe më sinqeritet në mbrotjen e atdheut. Ajo e përgatitë “fuqinë njerëzore” të një populli dhe ia dhuron atdheut të vet. Ato janë krijesa të cilat në parzmat e veta ruajnë mun­dimet që i sjellin mobilizimet dhe humbjet që ato i shkak­tojnë.

Në kohën e të Dërguarit a.s. muxhahidët islam derdhnin gjakun e vet në mënyrë të pakursyeshme, duke fli­juar edhe jetën, me qëllim që të bëhen “shehidë”, si gjënë më të lartë pas “pejgamberisë” (nubuvvetit).

Ato (gratë) ishin tubuar dhe dërguan njerën te i Dër­guari i All-llahut:

“-O i dërguar i Zotit! Unë jam për­faqësuese e grave. Nuk ka grua të njohur e të panjohur që nuk dëshiron të dalë para jush. All-llahu është Rabbi dhe Zoti edhe i burrave edhe i grave. Ndërsa ti je i Dërguar i All-llahut, i Dërguar edhe për meshkujt edhe për femrat. All-llahu i Lartësuar, xhihadin e fali si farz për meshkujt. Nëse ata e luftojnë armikun dhe nuk mbyten, bëhen gazi. Do të fito­jnë dhurata dhe sevape. Nëse bëhen shehid, nuk do të llogariten si të vdekur, por, përkundrazi si të gjallë, do të shpërblehen nga All-llahu xh.sh. Ç’kanë femrat të ngjashme me këtë aktivitet të burrave?

I Dërguari a.s. u përgjigj kështu:

Duhet t’i respektoni burrat dhe duhet t’i dini de­tyrat dhe obligimet, e pak kush nga ju e bën këtë!”

Një grua nga familja Kudaa kërkoi leje nga i Dërguari a.s. që ti bashkohet mobilizimit ushtarak. Ai re­fuzoi. E gruaja i tha:

-Nuk dua të luftoj. Vetëm dua t’i shëroj të plago­surit dhe të sëmurëve t’u jap ujë. Ja, për këtë dua të marr pjesë. Pejgamberi a.s. iu përgjigj kështu:

-Do të lejoja sikur kjo të mos bëhej traditë dhe sikur të mos flitej se filan gruaja shkoi në luftë. Por, megji­thatë, ti duhet të ngelish në shtëpinë tënde.”

Këto hadithe flasin se në kushte normale gruaja nuk është obliguar të shërbejë në ushtri dhe të shkojë në luftë. Por, kjo s’duhet kuptuar se gruaja në asnjë mënyrë nuk du­het të marrë pjesë në kësi lloj aktivitetesh.

Sipas juristëve islam, nëse armiku ka shkelë në vendin e tyre dhe nëse vjen në pyetje ekzistenca, atëherë edhe gratë, pa marrë parasysh se a ua lejojnë këtë burrat dhe etërit, shkojnë në luftë.

Në kushte tjera nëse gratë shprehin dëshirën dhe këtë ua lejojnë të afërmit mund të marrin pjesë vullnetarisht në luftë. Gruaja nuk është luftëtare, prandaj gruaja e armikut nuk vritet në luftë. Pejgamberi a.s. gjatë dërgimit të muxha­hidëve në luftë, u jipte këto instruksione:

“Shkoni në emër të All-llahut duke u mbështetur në All-llahun dhe në fenë që predikon i Dër­guari a.s. Mos i vritni pleqtë e dërmuar, fëmijët dhe gratë. Mos e gra­bitni pasurinë shtetërore. Bashkojeni prenë. Zbatoni Is­lamin. Bëhuni të ndershëm. Bëni të mira! All-llahu i don ata që bëjnë vepra të mira.”

Por, nëse gruaja në mënyrë ideore ose aktive merr pjesë në luftë, atëherë (gruaja e armikut) mund të vritet.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:27 pm

Gruaja në ushtrinë islame

Nga koha e Pejgamberit a.s. e deri në ditët tona, gruaja islame, i ka rritur luftëtarët më të guximshëm dhe trimat më të drejtë për ushtrinë, dhe, kohëpaskohe edhe vetë është pjesëmarrëse në luftë. Në kohën e Pejgamberit a.s. gratë dhanë shehidin e parë për Islam. Në periudhën e “vështirë të Mekkës”, gruaja bashkë me të shoqin u përballoi të gjitha mundimeve. Emigroi në shtetet e huaja. U pikëllua nga dhembja e madhe e krijuar nga skenat e vdekjes së burrave gjatë rrethimit të muslimanëve dhe nga periudha e urisë. Në bisedat e fshehta politike dhe fetare që në fund të periudhës së Mekes i bënë qytetarët e Med­ines dhe i Dërguari a.s. morën pjesë edhe gratë.

Ajo mori pjesë në Hixhretin për në Medine dhe mbrojti Is­lamin gjatë tërë jetës. Gruaja mori pjesë në shumë ekspe­dita të armatës islame dhe në transportimin dhe shërimin e heronjëve, në bartjen e shehidëve, në hapjen e varrezave, në përgatitjen e ushqimit, në sjelljen e ujit, në ruajtjen e rezer­vave ushqimore dhe shumë aktivitete tjera. Veç kësaj, ajo vetë personalisht përdori shpatën dhe shtizën. Vrau armiq dhe vetë u bë heroinë dhe shehide.

Ummi Umare nga ensarët mori pjesë në betejën e Uhudit. Gjatë një luftimi, në radhët e ushtrisë islame, midis dhjetë vetëve që gjendeshin pranë të Dërguarit a.s. ishte edhe kjo, burri i saj dhe të dy bijtë. Kjo, me shpatë në dorë luftoi pranë të Dërguarit a.s. Në këtë rast vrau një kalorës të armikut dhe u plagos edhe vetë, madje në disa vende. Pe­jgamberi a.s. thotë:

“Ditën e betejës në Uhud, në çdo shikim majtas e djathtas, e shikoja Ummi Umaren si luftonte pranë meje.”

Ummi Umare mori pjesë në disa beteja. Kur kuptoi se Pejgamberi i rrejshëm, Musejleme ia vrau djalin, Halidin, ajo u betua se do të luftojë kundër tij dhe mori pjesë në be­tejën kundër murtedëve (renegatëve) në Jemame nën komandën e Halid b. el-Velidit. Në këtë luftë ia prenë dorën dhe kishte marrë dymbëdhjetë plagë. Musejleme u vra në këtë luftë dhe kështu fjala e Ummi Umares erdhi në vend. Në historinë islame ka shumë raste të ngjashëm me këtë të Ummi Umares.

Nuk është lëndë e kësaj vepre të flitet për këtë gjë. Për gratë muxhahide të kohës së Asri-Saadetit, hadithe transme­tuan këta muhaddithë: Buhari, Muslim, Ebu Davud, Tir­midhi, Ibën Maxhe, Ebu Nuajm, Ab­durrezak dhe Taber­ani.

Veprat e grave muxhahide në ushtrinë islame në peri­udhën e mëvonshme gjinden në faqe të arta të historisë. Ende janë të freskëta kujtimet për heroizmin e muxhahideve në luftërat çlirimtare si p.sh. gratë algjeriane.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:27 pm

V.
Të drejtat politike të gruas
Gruaja dhe politika

“Është gruaja qenie që ka shpirt? Nëse ka, është ai shpirt njerëzor apo shpirt i kafshëve? Nëse supozojmë se ai është shpirt njerëzor, në këtë rast është inferiore pozita e saj në krahasim me burrin, si të një robi diç më të lartë?” Në botën perëndimore, ku koncepcioni për “gruan” kishte një definicion të tillë, ajo ka filluar një luftë të cilën e vazhdoi derisa nuk u pranua si një qenie njerëzore. Duke dashur të hakmirrej për padrejtësitë shekullore dhe vrazhdë­sitë, ajo dëshiroi t’i realizojë disa qëllime jashtë natyrës dhe aftësive të saja shpirtërore. Në këtë luftë të saj, ajo kërkoi të jetë abso­lutisht e barabartë me burrin dhe si garancë të kësaj barazie ajo aprovoi edhe të drejtat politike.

Kur është fjala për luftën për të drejtat e gruas në ven­det islame ajo, më së shumti rrjedh si rezultat i ndikimit nga Perëndimi.

Gjatë historisë hasen gra të cilat merreshin me politikë, kanë komanduar me ushtri dhe kanë udhëhequr edhe shtete. Kësi shembuj gjejmë edhe në botën islame. Por nga aspekti i botëkuptimeve të sotme, për të arritur deri tek disa të dre­jta politike, gruaja, duheshte të luftojë me këmbë­ngulje. Kjo situatë i përket edhe gruas edhe burrit, i cili në këtë pikë­pamje u mundua sa gruaja.

Por, ka edhe diçka që t’i kushtohet vëmendje, e kjo është se vallë, vërtetë ato ndjejnë kënaqësi nga një jetë e atillë? Poqese i realizojnë ato të drejta, do të jenë të lum­tura? Citojmë zonjën Gina Lambroso e cila me një aftësi shkencore e studioi psikologjinë e gruas:

“Të gjithë ata që e kanë studjuar psikologjinë e gruas, kanë ardhë në konkludim se gruaja nuk gjen satisfaksion në angazhimin politik. Si argument më të madh për këtë gjë, është fakti se gruaja e punësuar në institucione të ndry­shme, merret me zgjidhjen e problemeve në lëmin e pro­fesionit, çmimeve, arsimit dhe edukimit, reli­gji­onit dhe pedagogjisë, por, nuk mirret ose mirret shumë rrallë me problemet financiare dhe ndërkombëtare, e veçanërisht me problemet politike. Gazetat e femrave në Rusi, sa i kanë nxi­tur gratë të mirren me politikë, gjithmonë janë balla­faquar me një rezistencë të madhe. Marrë në përgjithësi numri i grave të arsimuara që merren me art, poezi, muzikë, pedagogji, etikë dhe religjion është shumë më i madh se ai i grave që merren me histori, gjeografi dhe ekonomi.”

Zonja Gina Lambroso e cila formoi një shoqatë në Itali (L’associazione di vulgatrice Donne Italiane), edhe përskaj shumë aktiviteteve që bëri që tek gruaja italiane t’i nxisë af­initetet politike, nuk arriti sukses. Madje edhe me librat dhe revistat që i botoi kjo shoqatë, nuk u zgjua asnjë interesim tek gruaja italiane, e cila tregoi interesim për psikologji, filozofi dhe çështje tjera shumë më të rënda nga kultura e përgithshme. Edhe në Gjermani, aktivitetet e një shoqate të këtillë për­funduan në të njëjtën mënyrë. Atje ku gruaja gëzon të dre­jtën të zgjedhë dhe të jetë e zgjedhur, një numër shumë i vogël i tyre e shfrytëzoi këtë të drejtë dhe këtë obligim. Për shembull, në qytete të Italisë me një numër ba­norësh deri më 60 mijë, vetëm tre mijë gra morën pjesë në zgjedhje. E në disa qytete tjera, ky numër ishte krejtësiht i vogël. Këtu nuk do t’i numëroj shkaqet për këtë.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Sun Aug 15, 2010 12:27 pm

Don të thotë se realizimi i të drejtave politike, që ka rëndësi si një arritje kulminante në realizimin e të drejtave të saj, në praktikë s’ëstë diç që i sjell lumturi gruas.

Gruaja e cila padyshim ka një karakter tjetër nga burri, i jep më shumë rëndësi dhe vëmendje pamjes së saj dhe synon që të jetë e respektuar. Për këtë shkak, sipas shkencë­tarëve, gruaja u angazhua në jetën politike e udhëhequr nga dëshira të jetë e vërejtur dhe e respektuar, jo nga dëshira që të jetë vërtetë politikisht e angazhuar.

“Burri që e nënçmon gruan, pa marrë parasysh cilësitë e tij fizike e shpirtërore, për gruan paraqet qenie të gërditshme dhe kurrë nuk do t’ia falë atë. Por burri që e lavdëron gruan dhe e nderon atë sa do që të jetë në një gjendje të keqe, për gruan ai paraqet një qenie hyjnore.”

“Gjykimet depërtojnë jo në vetëdije por në zemër të gruas. E nga kjo ndikon në të. Kënaqësia emocionale, sjellja më tepër mga emocionet se sa nga mendja, të gjitha aktiviteteve të saja morale dhe praktike u japin një drejtim që bazohet në intuitetin. Dhe ky intuitet, për të është i nevojshëm ngase, asaj i mundëson një bindje se atë që e men­don dhe që e bën është me vend. Nga kjo rrjedh kokëfortësia dhe karakteri i saj të mos e dëgjojë bashkëbiseduesin. Ajo dëgjon vetëm atë që i konvenon dhe për të s’egziston gjë më e keqe se sa ta kritikosh. Kurrë nuk i falë ata që e kritiko­jnë. Egoizmi i shprehur i gruas, atë e bën të mospranueshme nga rrethi. Kjo gjendje emocionale, e shtyen gruan simpatinë ndaj saj dhe kështu krijon një au­toritet dhe gjendje despotizmi. Burri për shkak të aftësive mendore nga natyra është skeptik, por skepsa e tij s’është e qën­drueshme si tek gruaja. Ajo gjithmonë ndjen mosbesim dhe një joqëndrueshmëri në marrëdhënie me njerëzit që e rretho­jnë.”

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: GRUAJA NË ISLAM

Mesazh nga Sponsored content Today at 9:49 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 10 e 11 Previous  1, 2, 3 ... , 9, 10, 11  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi