Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Higjiena personale e femrave... I ri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Higjiena personale e femrave... I ri

Mesazh nga Rina%100 prej Sun Aug 15, 2010 1:17 pm

Janë dy parakushte që një femër duhet t'i plotësojë për t'u bërë mik i mirë me një mashkull. E para është ta dojë atë dhe e dyta që kurrë të mos hyjë në mardhënie seksuale me të! Përndryshe nuk do të mund të lëvdërohet se një mashkull e ka mik të mirë. Cilët janë garancionet që të mos bëheni në të ardhmen diçka më tepër se shok me të? Ja disa tipe të miqësisë me mashkullin dhe reziqet që ato miqësi bartin me vete duke rrezikuar miqësinë e vërtetë mes gjinive...

Përveç që ta njeh, duhet edhe të di ta dëgjoj trupin e saj!

Ndryshimet e para, më të theksuara që ndikojnë në zhvillimin psikofiziologjik të fermës së re, janë paraqitja e gjinjëve, në fillim vetëm e majeve që pas disa viteve të arrijnë formën e tyre të plotë. Një vit nga kjo shenjë e parë në vaginë paraqiten qimet të cilat pas tre muajve e arrijnë madhësinë e plotë. Ndërsa qimet nën sqetulla paraqiten pas mestruacioneve të para. Kjo është shenjë e pubertetit te femrat. Për këto ndryshime përkujdesen hormonet estrogjeni dhe progesteroni që deri në atë faze janë si të "fjetura" - jo aktive. Ato hormone jo vetëm që e ndërrojnë pamjen e jashtme të një vajzës së re, po ndërrojnë edhe në brendësi - organet e saj. Menarha, si quhet ndryshe menstruacioni i parë, paraqitet diku mesatarisht në moshën 12 vjeçare, ndërsa zakonisht shfaqet rreth moshës 10-14 vjeç. Megjithkëtë do të kalojë edhe një kohë deri sa mestruacionet e marrin formën e tyre të vërtetë. Në fillim nuk janë të rregullta, vonohen apo "vijnë" të paktë në sasi e ndonjëherë edhe të "shumtë". Ç'do gjë është në rregull, por nëse cikli mestrual nuk rregullohet për disa vite, atëherë vajza e re duhet ta vizitoj gjinekologun. Me hulumtime speciale është e mundshme të vërtetohet se a ekziston ndonjë çrregullim hormonal!
Mirëmbajtja e drejtë e pastërtisë, është shumë me rëndësi për organet gjenitale të femrës. Mirëpo ndonjëherë me larje të tepërt dhe përdorime të sapuneve të dobëta, arrihen kundërefekte dhe më tepër bëhet dëm se dobi. Në këtë mënyrë prej paditurisë largohen edhe lëngjet (sekretimet) që e mbrojnë vaginën dhe oranet tjera gjenitale nga infeksionet. Mjafton që organet gjenitale t'i lajnë njëherë me ndnjë sapun të butë dhe t'i shpërlajnë me ujë të vakët edhe disa herë. Brendësinë e vaginës nuk preferohet ta shpërlajnë asnjëherë përderisa mjeku nuk ka këshilluar ashtu diçka.

Rina%100
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 68
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 15/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Higjiena personale e femrave... I ri

Mesazh nga Rina%100 prej Sun Aug 15, 2010 1:17 pm

Dhimbja e barkut

Mestruacionet me dhimbje, që ndryshe në mjekësi quhen edhe dismenore janë tipike për kohën adoleshcente e deri në vitet e tridhjeta të jetës së femrës, atëherë kur organizmi mësohet me "kërcimet" hormonale. Kjo ndodh në rast më të mirë menjëherë pas lindjes së parë. Mirëpo te mestruacionet me dhimbje, shkaqet e dhimbjes janë të shumtë. Në të shumtën e rasteve fajet i ka prostalagina, materie që e shtynë vaginën të tkuret, mirëpo mund të jenë edhe si pasojë e mitrës jonormale. Sipas disa studimeve më të reja, dhimbjet lidhen edhe me Ngf, materie që mundësojnë mbijetimin e qelizave nervore, dhe nëse ka tepër materie të tillë, zvogëlohet pragu i tolerimit të dhimbjes.
Nuk bënë që assesi të harrohen edhe pasojat psiqike të dhimbjeve në mestruacione si p.sh. të rrefuzuarit e seksualitetit personal, të mospajtimi që jeni të lindur si femër si dhe fjalosjet e pazgjidhura familjare e shumë faktorë tjerë psikologjikë. Për tu liruar nga këto dhimbje të mestruacionjeve, më së miri është që në fazën akute të merret ndonje bar kundër spazmeve (shtrëngimeve). Mund t; ndihmoj edhe ndonjë pilulë kontraceptive me dozë të vogël hormonale. Kjo e pakëson dhimbjen për 80% ngase e zvogëlon jargun e endometriumit e me të edhe kontaksionet me dhimbje. Megjithkëtë, kur janë në pyetje barërat, më së miri është të konsultohet gjinekologu.

Rina%100
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 68
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 15/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Higjiena personale e femrave... I ri

Mesazh nga Rina%100 prej Sun Aug 15, 2010 1:18 pm

Takimi i parë me gjinekologun

Dashuria e parë, përvoja e parë seksuale detyrimisht ju shpiejnë edhe drejt takimit të parë me gjinekologun. Një vendim i këtillë nuk është i lehtë. Më së miri është që të bisedohet me mjekun haptazi pa turp për gjithçka që i intereson vajzës së re.

Disa nga pyetjet më të shpeshta në lidhje me mestruacionet:

Sa zgjasin mestruacionet normale?
Zakonisht ato zgjasin 4 - 6 ditë dhe humbja e gjakut është rreth 36 ml ( sa një filxhan kafeje). Humbjet normale të gjakut sillen rreth 10 dhe 200 ml. Nëse gjakderdhja është gjithnjë e madhe, më së miri është të këshilloheni me gjinekologun, ngase mund të paraqitet ndonjë anemi. Për të penguar aneminë, me siguri mjeku do t'ju këshillojë të përdorni preparate hekuri dhe vitamin B.

A është i dëmshëm sporti në kohën e mestruacioneve?
Përkundrazi, është shumë i dobishëm. Aktiviteti fizik nxit krijimin e endorfinës, materie që e zvogëlon dhimbjen, e me këtë lirohen muskujt e barkut, shpindës, gjë që ato ditë janë të shtrënguara.

Ç'ka duhet ngrënë në kohën e mestruacioneve?
Me gjakëderdhje, organizmi humb albuminet, lëngjet dhe hekurin, prandaj është me rëndësi të ushqyerit e mirë. Mirë është të hahet mish, vezë, prodhime qumështi, të hahet ushqim me albumine dhe të pihet shumë ujë. Janë të preferueshme lëngjet e pemëve sidomos nga argumet që përmbajnë vitamin C e cila ndihmon organizmit në thithjen e hekurit nga ushqimi.

A mund të përdor tampone një vajzë virgjine?
Po, ngase cipa e virgjërisë (hymeni)nëpër të cilën rregullisht rrejdhin mestruacionet, është mjaft elastik dhe nuk e pengon vendosjen e tamponeve në vaginë.

A mund të shkaktojnë dëme tamponet?
Nëse i përmbahet vajza rregullave dhe i ndërron, jo. Sipas disa studimevenë SHBA, tamponet janë të dobishme për shëndet si dhe për disponim të mirë të femrës gjat kohës së mestruacioneve.

Kur është koha për pilula kontraceptive?
Paj, kur vjen koha e mardhënjeve të rregullta seksuale. Mund t'i përdorin edhe adoloshcentet nëse kanë marrëdhënje të rregullta seksuale. Kjo nuk ka pasoja të dëmshme, madje edhe i mjekon "puçërzat". Vetëm vajzat që vuajn nga epilepsia, apo që kanë probleme me veshkë, mëlqi si dhe çarkullim të gjakut nuk guxojnë t'i përdorin këto preparate. Për të gjithë femrat vlen rregulli: së pari duhet bërë analizën e gjakut e pastaj vje koha e këtyre preparateve.

Rina%100
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 68
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 15/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Higjiena personale e femrave... I ri

Mesazh nga Rina%100 prej Sun Aug 15, 2010 1:18 pm

Ç'ka nuk guxon të harroj femra

Që nga mosha 20 vjeçare, femra duhet regulisht ta vizitoj gjinekologun. Me këtë mund t'i shmanget shumë sëmundjeve. Ja çka nuk guxon të harroj një femër:
-Vizita gjinekologut, është mirë të kryhet një herë në vit, në kohën mes dy mestruacioneve. Gjatë secilës vizitë duhet kontrolluaredhe gjendjen e gjinjëve. Një herë në dy vjet duhet bërë ultrazërin e abdomenit për konstatuar strukturën e mitrës, të vezoreve dhe të zbulohen trashjet eventuale të indeve të cilat mund t'i mos i diktoj mjeku gjatë kontrollit rutinor.
-Papa testi, është ekzaminimi i qafës së mitrës në mënyrë që të zbulohen tumoret e hershme.Me ndihmën e shkopit, gjinekologu, pa dhimbje merr sekrecionin e mitrës dhe më vonë me analizë laboratorike vërtetohet se a ekziston apo jo ndezja e ndonjë qelize jonormale. Papa-tetin është mirë ta bëjnë femrat një herë në vit.
-Vet-shikimi i gjinjëve, preferohet një herë në muaj ta bëjnë femrat këtë. Një javë pas mestruacioneve dhe kjo shërben për të zbuluar ndonjë gungëz të vogël nën lëkurë të gjiut. Në të shumtën e rasteve gungëzat nuk janë të rezikshme, por mjafton si shenjë alarmi që ta vizitoni specialistin. Si bëhet kjo? Qëndroni në këmbë, dhe ngriteni dorën lartë. Me dorën tjetër prekeni me mesin e gishtërinjëve gjiun përreth. Vazhdoni njëjtë edhe me gjiun tjetër. Për më tepër lexoni duke në temën gjinjët. Gjinjtë e shëndoshë kanë konzistencë homogjene. Nëse vetëm dyshoni diçka, menjëherë duhet ta vizitoni gjinekologun.

Rina%100
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 68
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 15/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Higjiena personale e femrave... I ri

Mesazh nga Sponsored content Today at 4:14 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi