Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Tani e kanë radhën meshkujt (Anoreksia)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Tani e kanë radhën meshkujt (Anoreksia)

Mesazh nga Rina%100 prej Sun Aug 15, 2010 1:19 pm



Është trefishuar numri i
djemve që vuajnë nga kjo
patologji. Një në katër meshkuj
është i fiksuar pas peshës

Rina%100
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 68
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 15/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tani e kanë radhën meshkujt (Anoreksia)

Mesazh nga Rina%100 prej Sun Aug 15, 2010 1:19 pm

Tani e kanë radhën meshkujt (Anoreksia)

Aktorit hollivudian, Deni Qualid, i ka rënë të fikët gjatë xhirimeve të film it "Wyatt Earp". Për të interpretuar këtë rol, ish-bashkëshortit të aktores MegRyan i është dashur të rrëzojë nga pesha 20 kilogramë. Por ky dobësim i menjëhershëm është shndërruar në sëmundje: anoreksi. Ishte viti 1994 kur rrëfimi i tij u publikua në revistën "Best Life". Ashtu si femrat, fiksimi i meshkujve për të qenë sa më të dobët është shndërruar në një tendencë. Në jetën e përditshme, problemet me ushqimin konsiderohen si "punë grash". Sot meshkujt që vuajnë nga anoreksia janë 670 mijë, nga 3 milionë të prekur prej sëmundjes (pothuajse 80 për qind janë femra). Kjo shifër është trefishuar që prej vitit 2000. Këtë e konfirmojnë të dhënat e "Aba"-s, shoqata e kërkimeve mbi anoreksinë, buliminë dhe shqetësimet në të ngrënë. "Është një fenomen që po rritet dita ditës. Tani nuk
mund të bëjmë më sikur nuk shikojmë. Në origjinë të kësaj patologjie, si për femrat, ashtu dhe për meshkujt, është raporti i vështirë me prindërit, një marrëdhënie e padurueshme me partnerin ose partneren, traumat në fëmijëri", thotë themeluesja dhe presidentja e "Aba"-s. Meshkujt, në luftë
me ushqimin Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 2005-ën anoreksikët ishin 1 për qind e popullsisë mashkullore, nga 10 deri në 60 vjeç. Pas katër vitesh kjo shifër është rritur me 3 për qind. Përgjegjëse për këtë fenomen është mania e çmendur për të pasur një trup elegant. Për femrat, qëllimi është që të veshin xhinse me masë 36, ndërsa meshkujt duan trup me muskuj. Termi "të fiksuar" përdoret për treguar maninë për një trup gjithë muskuj, rezultat i orëve të tëra palestër, dieta me pak kalori, sytë e fiksuar mbi peshore dhe para pasqyrës duke kontrolluar muskujt. Pavarësisht se janë të dobët, "të fiksuarit" shohin vetëm dhjam e tule dhe për t'u dobësuar janë gati të vdesin urie. Më të prekurit nga ky fenomen janë meshkujt nga 19 deri në 40 vjeç. Një studim i bërë në vitin 2006 nga "Iard", instituti i specializuar në studimet e fenomeneve
rinore, tregon se një në katër djem nga 15 deri në 34 vjeç është i fiksuar pas peshës. Por nuk përfundon me kaq. Tashmë anoreksia mashkullore është e përhapur në çdo lloj moshe: 7% e të Pasëmurëve janë më pak se 12 vjeç, 21% nga 12 deri në 18 vjeç, 16,5% mbi 40 vjeç. Shqetësimet e para shfaqen që në moshë të vogël. Ka nga ata fëmijë që sëmuren që në klasë të parë. në spital nga anoreksia, 10 ishin meshkuj. Kjo është një sëmundje mendore, që pre e saj janë të dyja gjinitë". Diagnoza të vonuara Terapitë janë psikologjike. "Sfida më e madhe është që t'i ndjekësh pacientët në mënyrë shumë të disiplinuar. Fillimisht duhet të kurojmë 'trupin e depiluar', më pas mendjen. Meshkujt që kurohen arrijnë të shërohen, të paktën gjashtë në dhjetë raste. Por për gjininë mashkullore problemi është diagnoza e vonuar. Atyre u vjen më shumë turp se sa femrave që të kërkojnë ndihmë", përfundon një docent.Anoreksikë në moshën 10-vjeçare Ishte ora dhjetë e mëngjesit të djeshëm, kur një neuropsikiatër gjerman hapi postën e tij. I kishte ardhur një e-mail nga nëna e një djali 10-vjeçar. Djali ishte i gjatë një metër e 50 cm dhe peshonte 30 kilogramë. Kjo është një prej dëshmive që tregon historinë e pothuajse 60 mijë adoleshentëve, të cilët kanë probleme me ushqimin pa mbushur të 15-at. "Djali im është bërë kockë e lëkurë. Nga nëntori i vitit të kaluar e deri më sot nuk është shëndoshur as një gram, pavarësisht se vazhdon të rritet, shkruan gruaja. Kur më thirrën në shkollë për të bërë pagesën e mensës, zbulova se nuk hante asgjë, duke u justifikuar se nuk i pëlqenin gatimet. Kur i them për të ngrënë, më sheh i habitur. Mezi pret të luajë futboll dhe është i detyruar që të fusë në gojë ndonjë kafshatë. Është i bindur se po të jetë i dobët, duket më bukur. Në fakt unë kam qenë shumë e kujdesshme që të mos e tepronte me ushqimin, pasi nuk kam pasur kurrë simpati për fëmijët e shëndoshë, por tani jam shumë e shqetësuar". Përgjigjja e neuropsikiatrit: "Në këto lloj rastesh nuk është e detyrueshme ndërhyrja e një specialisti. Nëse refuzimi i ushqimit ndodh sistematikisht, atëherë kjo mund të shndërrohet në një problem më
të rëndë. Në 130 persona të shtruar vjet .

Rina%100
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 68
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 15/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi