Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Foshnja nuk "stërvitet" si këlysh

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Foshnja nuk "stërvitet" si këlysh

Mesazh nga Rina%100 prej Sun Aug 15, 2010 1:24 pm

dr. Linda Spahiu

Po ju përshkruaj një tablo pastërtie, e cila, për fat të keq, do t'ju duket normale: Nëna e mirë, e edukuar dhe aftë të edukojë fëmijën me rregull dhe pastërti, e aftë ta mbrojë nga sëmundjet, mban një higjienë shembullore. Ajo shquhet për pastërti dhe nikoqirllëk. Fëmija i saj është gjithmonë i pastër, sa të vjen mirë ta përqafosh, ta puthësh dhe ta mbash në prehër. Ajo e ushqen fëmijën me gji sipas orarit. Sipas këshillës së mjekut, nuk e mban gjatë në gji dhe në kohën e duhur, kur fëmija i afrohet vitit, ia heq gjirin për ta bërë fëmijën të ushqehet në mënyrë të larmishme. Ajo nuk e tund fëmijën dhe nuk e mban hopa gjithë ditën, duke e mësuar keq. Nuk e lejon fëmijën ta fusë gishtin në gojë dhe, nëse ndodh, ia lidh gishtin me lecka të lyera me piper. Ajo e ndërron, e lan e shpëlan fëmijën menjëherë sapo ndotet. Nuk duron asnjëherë të lejojë që fëmija i saj të vijë erë. Të gjithë fëmijët e saj, qysh prej muajve të parë, i ka mbajtur për t'i mësuar refleksin e urinimit dhe jashtëqitjes. Që 8 ose 10 muajsh fëmijët e saj e tregojnë dhe nuk ndoten. Nuk urinojnë në krevat. Nuk prekin objektet me dorë nëse ato nuk janë sterile. Edhe natën e mban uturakun pranë krevatit të kontrolluar, të pastër, në vigjilencë të plotë. E vendos fëmijën në uturak, para dhe pas ushqimit, në orare dhe në rregull. Në shtëpinë e saj ka qetësi dhe rregull, lodrat e fëmijëve janë të paprishura dhe në vendin e duhur. Fëmijët e saj janë të urtë, nuk njohin të thonë "s'dua" dhe "jo". Fëmijët e saj nuk janë grindur kurrë dhe hanë çdo ushqim, duke mbaruar pjatën...
Ju përshkrova një nënë "model", që "di" të edukojë fëmijët, të rregullt dhe nikoqire. Ju duket vërtetë normale?! Në fakt ju kam përshkruar një situatë të rëndë dhe kushte të tmerrshme për rritjen e fëmijës.
Gjithçka përshkrova më lart është gabim, fjalë për fjalë. Janë studimet që vërtetuan se edukimi i hershëm duhet shoqëruar me periudhën e kundërshtimit dhe të revoltës së foshnjës dhe fëmijës, kundër vullnetit të edukuesit, për plotësimin e nevojave natyrale. Kërkesa dhe synimi i nënës për ta edukuar fëmijën të pastër shumë shpejt është një obskurantizëm i trashëguar mëse dy shekuj e këtej nga nëna te vajza e kështu me radhë. Kjo sjellje e quajtur edukative është përverse, sepse bën edukimin e njeriut si një "stërvitje" të këlyshit të kafshët.

Rina%100
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 68
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 15/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Foshnja nuk "stërvitet" si këlysh

Mesazh nga Rina%100 prej Sun Aug 15, 2010 1:24 pm

Procesi i jashtëqitjes bashkëshoqëron pulsionet e dëshirave të pjesëve fundore të trungut të trupit. Nëse nëna quan të këqija, i përjashton, i vigjëlon si armiq nevojat, para se vetë fëmija të ketë bërë diferencën se ai është një gjë e ndarë nga jashtëqitjet e veta, groposen pulsionet e dëshirave fundore për shkak të fajësisë, me të cilën ngarkohen të dyja proceset bashkë: dëshirat dhe nevojat. Kështu që një fëmijë 10 muajsh ose një vjeç, ende pa u bërë zot i vetes tregon kur i vjen për të dalë jashtë. Prindërit që e kanë stërvitur këtë fëmijë i kanë borxh statusin e prindit, i kanë borxh dëshirës së fëmijës për të lindur pikërisht nga bashkimi i tyre seksual. Duke e stërvitur që në këtë moshë të jetë i pastër, nuk e konsiderojnë të barabartë në vlera me veten e tyre, nuk e konsiderojnë njeri. Stërvitja e unazave të jashtëqitjes në mënyrë të hershme godet aftësinë e fëmijës për t'u bërë pronar i organeve të veta, sepse ia kërkojnë këtë përpara se fijet nervore që perceptojnë nevojat e jashtëqitjes të jenë formuar plotësisht.

Është vërtetuar se edukimi i hershëm i pashoqëruar me kundërshtimin ndaj edukuesit dhe vullnetit të tij është burimi i krijimit të neurozave tek fëmijët. Urdhri i të rriturit i pengon të ndjejnë dhe të shijojnë ditë pas dite ndjesitë e trupit dhe turbullimet që ndjejnë, i pengojnë të njohin ligjet natyrale, që na bëjnë të gjithëve njerëz, fëmijë dhe të rritur, i pengojnë fëmijëve ndihmën për t'u rritur shumë të ndjeshëm në këto sfera, ndaj dhe shumë të përgjegjshëm, qytetarë seksualisht të shëndetshëm.
Ndaj është gabim i rëndë që në mënyrë të hershme fëmijëve t'u bëhen kërkesa për vetëpërmbajtjen e urinës dhe të feceve, kërkesa për "zakonet e mira "të vendosura shumë më parë se sa ata të kenë fijet nervore të pjekura në sfinktera (unazat), me anë të të cilave realizohet jashtëqitja.
Si edukohet fëmija në mënyrë të drejtë
* Kur fëmija është ende foshnje ndodh që nëna ta nuhas në të ndenjura për të parë nëse është ndotur apo jo. Këtë gjest nënat e shoqërojnë me komente dhe pasthirrma: "Uf! E paska bërë!" Ky koment i shoqëruar me bezdi, mërzi dhe egërsi, i krijon fëmijës idenë se nevojat e tij janë diçka e keqe dhe e gabuar. Në këtë rast nëna i imponon me dhunë fëmijës sistemin etik të së mirës dhe të keqes. Të së bukurës dhe të shëmtuarës. Ky vlerësim ka në bazë atë që ka provuar nëna dhe jo atë çka mund të provojë fëmija.
* Në moshën 4-5 muajshe fëmija duhet të jetë shoqëruar me fëmijë të tjerë moshatarë dhe më të mëdhenj në moshë. Sistemet e tij të komunikimit duhet të thithin sinjale dhe mesazhe në të gjitha nivelet. Në moshën 8-9 muajshe fëmija ka shumë nevojë për kontakte me njerëz të tjerë, veç prindërve. Ky zgjerim kontaktesh i pasuron gjuhën e shprehjes, të tingujve, mimikës, imitimit, zbulimeve si atmosferë e parë shoqërore me shkallë të larmishme emocionesh dhe vlerash.

Rina%100
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 68
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 15/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Foshnja nuk "stërvitet" si këlysh

Mesazh nga Rina%100 prej Sun Aug 15, 2010 1:24 pm

* Nëse fëmija ecën, në moshën 11-12 muajsh, duhet të kalojnë të paktën tre muaj përpara se t'i propozohet (jo t'i kërkohet) të kryejë nevojat e tij. Ky edukim duhet të fillojë vetëm mbi një vjeç e gjysmë - dy, me kushtin që fëmija të ketë të njëjtën liri në të ushqyer, sipas dëshirës së tij në sasi, kohë dhe zgjedhje.

* Rreth moshës 20 muajshe, e quajtur moshë e fjalës, fëmijës i duhet thënë gjithçka me fjalë, i duhet thënë emri i çdo gjëje që atij i intereson, i duhet emërtuar çdo objekt i shtëpisë, si quhet dhe përse shërben.

* Gjithmonë duhet kërkuar pastërti në jashtëqitje vetëm te fëmijët që kanë arritur të ecin lirisht, të vrapojnë, të kacavirren. Vetëm pasi fëmija të ketë mësuar veprimet agresive: të gjuaj topin fortë, të përpunojë objekte me duar të shkathëta, të jetë pronar i lëvizjeve hip dhe zbrit, të paktën pesë shkallë, të bëjë sforcime, të luajë me trupin e tij, të mësojë të përdorë thikën dhe gërshërën, të ngrejë pesha "të rënda".

* Për një fëmijë që ende ecën këmba dorës (fëmijët gjithmonë duhen stimuluar para se të ecin në këmbë që të zvarriten) dhe një fëmijë që nuk është ende në gjendje që të ushqehet vetë, edukimi i jashtëqitjes duhet të jetë i ndaluar.

* Para periudhës së kopshtit, në ambientin e të cilit fëmijët që nuk tregojnë nevojat mund të ndjehen keq, duhet të vendosen në "miqësi" shoqërie me tre-katër fëmijë të tjerë moshatarë. Në këtë shoqëri fëmijët janë alegro, me besim, të dashur nga prindërit edhe kur janë të ndotur. Inteligjenca e tyre spontane në lojë e bën të hyjë në garë me fëmijët e tjerë më të shkathët se ai. Duke qenë i lirë ta bëjë këtë garë, ndërkohë që luan, i pastresuar nga konkurrimi, këngëzat dhe vjershëzat, përrallëzat dhe përkëdhelitë i pasurojnë të foluren dhe fjalorin.

* Nga 18 muaj deri në 3 vjeç, pa pasur një preokupim të parakohshëm, i fëmijëve u mësohet fjalori. Ky fjalor duhet të shoqërojë iniciativat e lëvizjes dhe të lojës me shkëmbime me të rriturit dhe fëmijët në grup. Është lumturi e madhe për fëmijët identifikimi me fëmijët e vegjël.


* Rreth moshës dy vjeç fëmija njeh seksin e tij, falë mënyrës se si flasin për të, nëse është femër apo mashkull. Por ai nuk kupton domethënien e këtyre shprehjeve deri në ditën kur, duke vërejtur vetë diferencat seksuale konfirmon fjalët e të rriturve, të shprehura me terma të saktë anatomik dhe të shpjeguar se çfarë kuptimi kanë në jetën e rritur të burrit dhe të gruas.

Rina%100
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 68
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 15/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Foshnja nuk "stërvitet" si këlysh

Mesazh nga Rina%100 prej Sun Aug 15, 2010 1:25 pm


* Kur fëmija të ketë mbërritur 3 vjeç, prindërit duhet t'i kenë treguar atij emrat e të gjitha pjesëve të trupit, sipas fjalorit, gjë që prindërit, një pjesë, nuk e bëjnë. Ndodh që fëmijët 5-vjetarë nuk njohin emrin e veçantë të gishtit dhe të thoit, ngatërrojnë qepallën me qerpikun, sytë me vetullën, gojën me buzët, ngjyrën e syve dhe të flokëve, emrin e organit të seksit të tij. Përfytyroni një fëmijë mashkull, të cilit, i është treguar emri "zogu", për të emërtuar organin e tij seksual. Pastaj vijnë edhe zogjtë në pemë dhe në dritare. Çfarë telashi!

* Pasi fëmija ka arritur të flasë, të zotërojë trupin, të luajë për kënaqësi pa u bërë me faj për sjelljet e tij, fillon të dëshirojë të identifikohet me sjelljet e të rriturve. Vjen momenti, kur fëmija fillon të interesohet për jashtëqitjet e të rriturve. Atëherë i shpjegohet gjithçka. Por është shumë e rëndësishme që të mos detyrohet edhe ai ta bëjë. Fëmija ka kënaqësinë ta dominojë sjelljen e tij për jashtëqitjen thjesht sepse "do edhe ai të jetë i madh". Ndjehet krenar kur ia arrin. Ngushëllohet nëse dështon. Lumturohet kur hiqet pampersi. Femrat ia arrijnë më shpejt, meshkujt më vonë. Është e rëndësishme t'u shpjegohet me fjalë fëmijëve se urina dhe nevoja janë të ndryshme. Gjithashtu fëmijëve meshkuj duhet t'u kërkohet ta bëjnë jashtëqitjen ulur, por urinimin në këmbë.

Rina%100
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 68
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 15/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Foshnja nuk "stërvitet" si këlysh

Mesazh nga Rina%100 prej Sun Aug 15, 2010 1:25 pm

* Deri në moshën dy vjeç fëmijët nuk dinë të bëjnë dy gjëra njëkohësisht. Nëse gjatë jashtëqitjes vërejnë një lodër që iu intereson, e lënë "punën" e parë , merren me të dytën. Ndaj nuk duhen qortuar kurrë.

* Ndodh që fëmijët, të cilët gabimisht janë edukuar shpejt për jashtëqitjet, në fillim të kopshtit ose në klasën e parë t'u shpëtojë pa dashur në klasë. Kjo ndodh sepse, fillimisht është edukuar për t'i bërë qejfin nënës. Por është dhunuar dhe brenda tij ka kundërshti. Kjo kundërshti si një reaksion, edhe i pandërgjegjshëm, do ta bëjë të refuzojë të drejtën për liri. Por liria ka ankth, rebelimi paguhet. Ai e humb kontrollin. Trauma e fëmijës është e madhe nëse në këtë incident tallet, fyhet, dënohet publikisht. Në këtë mënyrë është dënuar njeriu i lirë i rebeluar, është deziluzionuar nga vetvetja. Dënimi fatal shmanget duke i thënë fjalët shpjeguese. I njëjti mekanizëm ndodh edhe në rikthimin e urinimit natën, për të cilin prindërit duhet të "ç'interesohen" për të mjekuar fëmijën. Nënat që kërkojnë edukimin e jashtëqitjes në emër të pastërtisë moraliste duhet të përpiqen të shmangin shtresëzimet e arsyeve të vërteta për këtë qëndrim. Ndoshta një nënë e martuar me një baba mohues dhe moralist, d.m.th pa dinjitet, të ndërgjegjësuar për erotizmin e tij seksual, është e lumtur të kompensojë mohimin dhe mangësinë femërore me fetishizimin e trupit të fëmijës që ia ka dhënë zoti. Kështu, nga ana e saj, ajo kënaqet duke quajtur gjë të mirë dhe edukuese kufizimin e të provuarit natyral të fëmijës të kënaqësive të tij të nevojës, si një terren harmonik për diferencimin e dëshirave.

Rina%100
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 68
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 15/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Foshnja nuk "stërvitet" si këlysh

Mesazh nga Sponsored content Today at 1:49 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi