Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Shëndeti mendor, 33% e shqiptarëve me depresion

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shëndeti mendor, 33% e shqiptarëve me depresion

Mesazh nga Akili prej Sun Aug 15, 2010 2:14 pm

Shëndeti mendor, 33% e shqiptarëve me depresion


Sipas studimit të mbështetur nga OBSH-ja, shkaku kryesor për shfaqjen e problemeve të shëndetit mendor, në 66% të rasteve, është varfëria dhe papunësia


Problemet ekonomike dhe papunësia, po ndikojnë negativisht mbi shëndetin mendor të shqiptarëve. Stresi dhe depresioni janë dy format e sëmundjeve mendore që gjenden rëndom tek shqiptarët.

Një studim i Qendrës së Shëndetit Mendor, mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për shëndetin, mendor u realizua vitin e kaluar në 10 rrethe të vendit dhe rezultoi se në vendin tonë njerëzit kanë shqetësime mendore, që arrijnë deri në format më të rënda të shëndetit mendor.

Ndërkohë, specialistët e shëndetit mendor në Institutin e Shëndetit Publik, shpjegojnë se përse shqiptarët janë më të stresuar se para viteve '90-të. "Janë shumë faktorë që ndikojnë mbi shëndetin mendor.

Ato fillojnë nga problemet ekonomike, pabarazia, mungesa e mundësive për të përballuar jetesën, faktorët gjenetikë dhe shumë të tjerë që rëndojnë shëndetin mendor te njerëzit",- ka shpjeguar drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli. Shpjegime për këtë japin edhe profesorët e psikologjisë, të cilët thelbin e kësaj e lidhin me disa arsye.

Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi