Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Qellimi final i Agjerimit: Devotshmeria

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Qellimi final i Agjerimit: Devotshmeria

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 7:21 am

Ne rendin e pare te karakteristikave te muajit Ramazan vjen agjerimi, i cili vijon gjate tere ketij muajit.O ju qe besuat,agjerimi u eshte bere obligim sikuse ishte obligum edhe i atyre qe ishin para jush,keshtu qe te behuni te devotshem.(Bekare 183) Vecori tjeter e muajit te Ramazanit eshte se,me udhezimin e Kur'anit ky muaj eshte udherrefyes ne rrugen e shpetimit,dallues nga te mirat dhe keqijat.(Bekare 185)

Sipas konceptit te ajetit te lartpermendur nenkuptojme se agjerimi eshte nje pre adhurimeve qe ne menyre te mirefillte e shpie njeriun nga udhezimi apo permiresimi i vlerave morale.Po ashtu,agjerimi eshte mjet siperor i cili ndikon qe njeriu ta rrit devotshmerine e tij. Eshte fakt se njeriu e fiton dashurine dhe beikimin e Allahut me agjerim,sepse gjate agjerimit zemra e njeriut eshte e mbyllur ndaj kryegritjes apo sepaku zvogelon mundesite per te Si rrjedhoje,ndjenjat fillojne ta perfitojne devotshmerine. Njeriu, pasi te fitoje udhezimin dhe dashurine e ketij muaji,mund te perfitoje dhe te shijoje dashurine per gjithe jeten mund te fitoje force per tu perballur me rreziqe qe mund ti kanosen gjate jetes,sepse ne krahasim me muajt e tejre ne kete muaj zemra e njeriut gjendet ne poziten e devotshmerise me te larte.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Qellimi final i Agjerimit: Devotshmeria

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 7:21 am

Ne kete muaj rritet devotshmeria,ndersa zemra freskohet dhe merr vlere sublime.

Gjate ketij muaji besimtari e mbron shpirtin,duke e mbajtur larg preokupimeve te kesaj bote. Ai ndihet i vetedijshem se eshte i obliguar me nje adhurim specifik dhe dobite e ketij adhurimi jane te shumt e te jashtzakonshme. Sa per ilustirm, mund te marrim shembullin e perpjekjeve te nje njeriu te devotshem.

Duke filluar dhe mbaruar agjerimin me emrin e Allahut,ai nuk ben gje tjeter pervec asja qe Allahu ka urdheruar,duke i mbrojtur gjymtyret e tij nga ndonje zhytje e ndaluar e te papelqyer nga Allahu.

Ai vazhdon te ushqyerit e shpiriti gjate dites me agjerim,ndersa gjate nates me adhurime te ndryshme,si me namaz teravis,namaz nate,me kendim Kur'ani etj.

Agjerimi ka ndikim te madh ne mbrotjen prej trombozes se zemres dhe trurit.Shume studiues shkencore e mjeksore kane vertetuar se agjerimi zvogelon perqindjen e yndyrnave ne trup,duke zvogeluar keshtu kolesterolin.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Qellimi final i Agjerimit: Devotshmeria

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 7:22 am

Duke vazhduar keshtu deri ne perdunim te muajit te bekuar,ai shijon freskine e zemres dhe ndien rritjen e devotshmerise se tij. Sepse qellimi i agjerimit eshte edukimi shpirteror dhe metode e arritjes se devotshmerise se larte njerzore.Ashtu sic eshte permendur edhe me larte ne ajtin "qe te beheni te devotshem" i cili nenkupton perkushtim te plote morla per arritjen e devotshmerise shpirterore.

Ashtu sic u cek edhe ne ajetin e mesiperm ,sipas te cilit agjerimi eshte obligim specifik qe u eshte kushtuar besimtareve vetem e vetem qe ata te rrisin devotshmerin e tyre,sepse cdo lloj adhurimi i eshte caktuar masa me e ulet dhe masa me larte e shperblimeve,pervec agjerimit qe ka kulmin e shperblimeve,sepse agjerimi eshte per Allahun,keshtu qe vetem Allahu mund ta shperbleje besimtarin per meriten e tij.

Kjo eshte nje prej karakteristikave kryesore te agjerimit,ngase ky eshte nje adhurim qe nuk ka vend per hipokrizi dhe shtirje (Buhari 9),kurse tek adhurimet e tjera njeriu mund te tregoje shtirje dhe hipokrizi,Prandaj,gjate tere historise nuk dihet qe idhujtaret te kene gjeruar ndonjehere per tiu afruar zotave te tyre. Idhujtaret nuk i kane adhuruar asnjehere me agjerim zotat e tyre.Ky adhurim ishte obligim edhe gjate historise, vetem e vetem qe njeriu ti afrohet Allahut e te arrije pelqimin e Tij.

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Qellimi final i Agjerimit: Devotshmeria

Mesazh nga Sponsored content Today at 11:54 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi