Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 7:43 am

Të dashur vëllezër e motra! Islami është në thelb besimi i të vërtetës, moralit dhe së bukurës. Në kontrast me besimet dhe ideologjitë e tjera (të cilat mund të përfshijnë disa aspekte nga këto parime), në Islam ato gjenden në harmoni e barazpeshë të plotë me njëra-tjetrën.

Allahu në Kuran shprehet: „Feja e pranueshme tek Allahu është islami...“ (Kurani fisnik 3:19)

O myslimanë, shprehës të së vërtetës! Për studiuesit e problematikës së feve nuk është e vështirë të hulumtojnë nëpër manuale apo shkrime të ndryshme, një seri përshkrimesh plot stil, të cilat për fat të keq përmbajnë mesazhe mashtruese, propagandojnë pretendime të pamerituara, apo që nxisin përhapjen e intolerancës dhe së keqes ndaj ithtarëve të besimeve të tjera.

Në Islam nuk është kështu. Aty, parimet e së vërtetës, moralit dhe së bukurës bashkëveprojnë dhe mbështesin njëra-tjetrën në mënyrë që të përhapin mesazhin e Allahut tek njerëzimi.

Të dashur vëllezër e motra! Besimi na bën thirrje, që të njohim veç Një Krijues të Vetëm, i cili është Burimi i së vërtetës absolute, i moralit të kristaltë dhe bukurisë së pastër. Pejgamberi ynë i dashur, Muhamedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, është mishërimi i së vërtetës dhe i ndershmërisë. Allahu i Gjithëpushtetshëm në Kuran i bën të ditur pejgamberit Muhamed, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: „ Vërtetë, ti (o Muhamed) je në një shkallë të lartë të moralit!“ (Kurani fisnik 68:4)

Bashkëshortja e pejgamberit, Aisha, paqja e Allahut qoftë me të, nëna e besimtarëve, na e përshkruan Pejgamberin kështu: „Kurani ishte thelbi i moralit të tij“. Imam Ahmedi na tregon se pejgamberi Muhamed, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ishte i ndershëm, korrekt, besnik, zemërgjerë, i mëshirshëm, i guximshëm, i durueshëm dhe i përkushtuar ndaj së vërtetës. Pejgamberi Muhamed, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ishte i bukur dhe fisnik me trup dhe shpirt, fjalët e tij të ëmbla ishin mjekim për shpirtin e besimtarëve. Ai ishte njeri që me ecjen, mënyrën e të shprehurit dhe sjelljen e tij, nxiste adhurim e respekt. Është detyrim për të gjithë ne, besimtarët, ta ndjekim pejgamberin në mesazhin dhe shembullin e tij.

„Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun.

(Kurani fisnik 33:21)

Të dashur vëllezër e motra! Libri i Shenjtë i islamit, i shpallur nga Allahu, pejgamberit Muhamed, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, është Libri i së vërtetës, shpëtimit dhe jetës së qetë në planetin tonë. Kurani i udhëzon besimtarët të kryejnë vepra të mira, i nxit ata të sillen mirë si dhe t’i shmangen së keqes. Besimit, që i mungon llogjika dhe e vërteta e patundur nuk mund të udhëheqë krijesat e afta për të llogjikuar. Përkundrazi, mund të shërbejë si shkak për një perceptim të vagët të egzistencës së Krijuesit dhe të çështjeve të lidhura me besimin. Nëse studiojmë përshkrimin e Shenjave të Qametit në Kuran, do të vërejmë se Libri i Shenjtë na shpjegon në mënyrë të mrekullueshme dhe prekëse urdhërat dhe udhëzimet e Krijuesit. Vargjet e mëposhtme Kuranore na qartësojnë mbi faktin se qëllimi i Kuranit është përhapja e së vërtetës mbi Zotin, botën, e mbi gjithçka që ka rëndësi për ne: „ Ne me urtësi e zbritëm atë (Kuranin) dhe me urtësi është zbritur...“ (Kurani fisnik 17:105)

„ Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej Allahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm. “ (Kurani fisnik 2:2)

Vëllezër e motra paqedashës! Kurani nuk është i ngjashëm me librat e tjerë, për autenticitetin e të cilëve diskutohet gjatë, dhe për vërtetësinë e të cilëve ka dyshime të arsyeshme mbi karakterin e informatave që ato përmbajnë. Disa libra fetarë, të konsideruar aktualisht nga shumë vetë si Fjala e Zotit, përmbajnë histori jo të hijshme, të cilat në mënyrë të turpshme e imorale përshkruajnë histori të rreme mbi pejgamberët e Zotit që për ne myslimanët përbëjnë shembuj të moralit, besimit dhe sjelljes perfekte. Në mjaft prej teksteve të sipërpërmendura përmenden histori mbi krijimin e botës dhe evoluimit të jetës në të. Për fat të keq këto histori janë në kundërshtim të hapur me llogjikën e ftohtë dhe me shkencën. Me siguri dhe ndërgjegje mund të konstatojmë se këto tekste nuk plotësojnë kriteret e së vërtetës, moralit dhe stilit të përsosur. Më fjalë të tjera, atyre u mungon tabani, i cili është pjesë e pandarë e çdo shpalljeje të Zotit të Mençur të gjithësisë.

Në Kuran thuhet: „(Kjo fé e jona është) Ngjyrosje e Allahut, e kush ngjyros (me fé) më mirë se Allahu. Ne vetëm atë e adhurojmë.“ (Kurani fisnik 2:138)

E vërteta, morali dhe bukuria gjenden në islam të lidhura ngushtë dhe në harmoni të plotë me njëra-tjetrën. Prandaj në Kuran gjejmë shpesh vargje që përshkruajnë njërin nga parimet e sipërpërmendur me ndihmën e dy të tjerave. Përshembull sjellja e hijshme karakterizohet si e bukur njëkohësisht.

„....Halli im është: durim I mirë. Allahu është nga I cili kërkohet ndihmë për këtë që përshkruani ju. “ (Kurani fisnik 12-18)

Islami u bën thirrje besimtarëve, që të kenë sensin e së bukurës dhe barazpeshës, të cilat mbizotërojnë edhe në natyrë. Kurani e përqendron vëmendjen tonë drejt vlerësimit dhe perceptimit të gjithë fenomeneve dhe llojeve të bukurisë, qoftë edhe tek gjërat praktike, të cilat janë pjesë e jetës sonë të përditshme dhe që shumica nuk i konsideron si objekt bukurie.

„Edhe kuajt (I krijoi), edhe mushkat edhe gomarët, për t’ju hipur atyre dhe si stoli, e ai krijon (për hipje) çka ju (tash) nuk e dini.“ (Kurani fisnik 16-8)

Qëndrimi ynë ndaj këtyre parimeve duhet të shfaqet edhe në kuadër të gjetjes së shoqes sonë të jetës. Islami i kushton një vëmendje të veçantë ndershmërisë dhe pamjes së duhur të jashtme të njeriut. Në një hadith përmenden disa veti të lavdëruara që duhet të ketë bashkëshortja: „Nëse bashkëshorti e vështron atë (shoqen), ajo i sjell atij kënaqësi. Nëse e urdhëron atë, ajo e dëgjon dhe nëse ai është larg (në udhëtim), ajo mbron veten dhe pasurinë e tij në mungesë të tij. “ Sunen Ibën Maxhe.

Siç e përmendëm, parimet e moralit, së vërtetës dhe së bukurës ndërthuren dhe bashkëveprojnë me njëra-tjetrën. Është fakt se morali dhe karakteri i moralshëm mund të bazohen vetëm në bazë të së vërtetës, e cila e ka prejardhjen nga Burimi, i cili ka njohuri të pakufizuara dhe që njeh në mënyrë të përkryer sekretet e shpirtit njerëzor. Gjithashtu, e vërteta duhet të përhapet në mënyrë të pranueshme për shumicën e njerëzimit.

„ A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kuranin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej Allahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie.“ (Kurani fisnik 4:82)

Të dashur vëllezër e motra! Kini parasysh se historitë Kuranore nuk janë të jashtëzakonshme vetëm në stil e përmbajtje, por sidomos në vërtetësinë e dëshmive mbi njerëzit dhe ngjarjet, të cilat kanë ndodhur realisht në kohë e hapësirë. Parimet morale, mençuria dhe mësimet e historive kuranore, janë për ne plot kuptim pasi nuk janë të trilluara: „ Ne me të shpallur të këtij Kurani po të rrëfejmë ty (Muhamed) më të bukurin rrëfim, edhe pse para tij ishe nga të painformuarit. “ (Kurani fisnik 12: 3)

Prandaj, të dashur motra e vëllezër, duhet të njihemi me fenë tonë. Duhet të zbulojmë elementet e shprehjes së bukurisë dhe mençurisë së Krijuesit tonë në gjithçka që na rrethon. Duhet të kemi besim të fortë në atë se Zoti ynë është Një, se pejgamberi ynë Muhamedi është shembulli i përkryerjes njerëzore dhe se libri ynë, Kurani, është dëshmi e së vërtetës prej fillimit deri në fund.

Allahu në Kuran thotë: „Feja e pranueshme tek Allahu është islami....“

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi