Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pytje Pergjigje KAPITULLI

Faqja 1 e 7 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI Empty Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:45 am

KAPITULLI I AKIDES ISLAME



Edituar për herë të fundit nga $.Saranda.$ në Mon Aug 16, 2010 7:49 am, edituar 1 herë gjithsej
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:45 am

1. MAGJISTARËT DHE FALLTORËT

Pyetje: Babai im vuan prej një kohe të gjatë nga një sëmundje nervore, ndaj vendosëm që ta shtronim në spital për kurim, mirëpo njëri prej të afërmëve tanë na sugjeroi që të shkonim tek një grua, e cila ua dinte ilaçin këtyre sëmundjeve dhe mjaftonte që t'i jepnim vetëm emrin e të sëmurit e ajo do të na tregonte emrin e sëmundjes dhe ilaçin e duhur. A lejohet të shkojmë tek njerëz të tillë?

Përgjigje: Gruaja përmendur në pyetje nuk është gjë tjetër veçse një prej falltorëve dhe magjistarëve, të cilët pretendojnë se dinë dijen e fshehtë (El-gajb)1 dhe kërkojnë ndihmë prej xhindëve

për të shëruar sëmundje të tilla, ndaj besimi i fjalëve të tyre apo shkuarja tek ta për shërimin e sëmundjeve janë të ndaluara rreptësisht. Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë:

"Nuk i pranohet namazi dyzetë ditë rrjesht atij që shkon tek një falltor për ta pyetur për diçka." {Trans. Muslimi}

"Kush shkon tek një falltor apo magjistar dhe i beson fjalët e tij, ka mohuar atë që i është shpallur Muhammedit."

Hadithet që trajtojnë këtë temë janë të shumtë. Detyra jonë është që t'i luftojmë këta sharlatanë dhe të paralajmërojmë të tjerët që të mos bien në grackën e tyre. Në të njëjtën kohë duhet të lajmërojmë organet shtetërore kompetente, në mënyrë që këta mashtruesë të marrin dënimine merituar.2 Lënia pas dore e kësaj detyre sjell pasoja tepër të dëmshme për shoqërinë, sepse shumica e njerëzve, si pasojë e injorancës së tyre, nuk e dinë realitetin e këtyre njerëzve dhe mund t'u besojnë lehtësisht fjalëve dhe gënjeshtrave të tyre. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) ka thënë:

"Kush sheh një të keqe, duhet të mundohet ta ndryshojë me dorën e tij; nëse nuk ka mundësi, le ta ndryshojë me gjuhën e tij; nëse nuk ka mundësi, le ta ndryshojë me zemrën e tij. Mirëpo ky është besimi më i dobët." {Trans. Muslimi}

Ibn Bazi
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:45 am

2. KUNDËRSHTIMI I LIGJEVE TË ALLAHUT



Pyetje: Si është vendimi i Islamit për ata njerëz që thonë se disa dispozita të Legjislacionit Islam, si p.sh. ndryshimi midis mashkullit dhe femrës në ndarjen e trashëgimisë, janë të vjetëruara dhe kanë nevojë të rishikohen e të ndryshohen në mënyrë që të përshtaten me nevojat e njerëzve në këtë fundshekulli?

Përgjigje: Askush nuk ka të drejtë që të ndryshojë apo kundërshtojë dispozitat e përcaktuara nga Allahu dhe i Dërguari i Tij në Kuran dhe Sunet, për të cilat kanë rënë dakort njëzëri të gjithë dijetarët muslimanë (si p.sh. namazi, zekati, agjërimi, ndarja e trashëgimisë etj.), pasi ato përbëjnë legjislacionin më të përsosur të njohur njerëzimi, i cili do të jetë i vlefshëm deri në Ditën e Kijametit. Në këtë dispozitë hyn edhe shembulli i përmendur nga pyetësja, pasi ndarja e trashëgimisë bën pjesë në dispozitat e lartëpërmendura, ndaj detyra e çdo muslimani është që të besojë dhe punojë në përputhje me të, pa shfaqur as pakënaqësinë më të vogël.

Të gjithë ata që mendojnë se këto rregulla duhet të rishikohen apo të ndryshohen, janë jobesimtarë, sepse kundërshtojnë Allahun, Pejgamberin dhe Ixhmain e dijetarëve muslimanëve.3
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:46 am

3. LARJA ME GJAK PËR TË SHËRUAR SËMUNDJET

Pyetje: Nëna ime është e sëmurë dhe, megjithëse ka shkuar në disa spitale, nuk ka gjetur ilaç për sëmundjen saj. Për këtë shkak, ajo shkoi tek një magjistar, i cili kërkoi prej saj që të lahej me gjak dhie. Nëna ime, duke mos e ditur vendimin e Islamit për një gjë të tillë, veproi siç i tha ai. A është e lejueshme kjo gjë? Nëse jo, ç'duhet të bëjë ajo për të shlyer atë që ka bërë?

Përgjigja: Shkuarja tek falltorët dhe magjistarët, për shërimin e sëmundjeve, apo besimi i fjalëve të tyre është një gjë e ndaluar, madje kjo vepër konsiderohet prej gjynaheve më të mëdha. Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë:

"Kush shkon tek një falltor dhe e pyet për diçka, nuk i pranohet namazi dyzetë ditë." {Tra. Muslimi}

"Kush shkon tek një falltor apo magjistar dhe i beson fjalët e tij, ka mohuar atë që i ka zbritur Muhammedit." {Trans. Tirmidhiu. Hadithi është i saktë}

"Nuk është prej nesh ai që bën magji dhe ai që kërkon t'i bëhet magji; nuk është prej nesh ai që hedh fall dhe ai që sheh fall... Kush shkon tek një magjistar dhe u beson fjalëve të tij, ka mohuar atë që i është zbritur Muhammedit." {Trans. Bezzari. Zinxhiri i transmetimit është i mire}

Larja me gjak është papastërti dhe e papëlqyeshme, ndaj nuk lejohet shërimi me një gjë të tillë. Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë:

"Allahu ka krijuar për çdo sëmundje ilaçin e saj, ndaj përdorini ato për t'u kuruar, por mos u kuroni me diçka që është haram."

"Allahu nuk e ka bërë shërimin tuaj në ato gjëra që i ka bërë haram." {Trans Bejhekiu}

Gruaja në fjalë duhet të pendohet sinqerisht dhe të mos e përsërisë më këtë gjë. Allahu i Madhëruar thotë:

"Pendohuni tek Allahu, të gjithë ju o besimtarë, nëse doni të shpëtoni." {24:31}
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:46 am

4. VENDOSJA E THIKËS PËR TË MBROJTUR FEMIJËT

Përgjigje: Kemi parë disa njerëz që vënë një thikë tek shtrati i fëmijëve të vegjël, me qëllim që t'i mbrojnë nga xhindët. A lejohet një gjë e tillë?

Përgjigje: Vendosja e thikës, apo e ndonjë sendi tjetër të ngjashëm me të,4 për të mbrojtur fëmijët nga xhindët, është e ndaluar. Në vend të saj duhet të lexohen duatë (lutjet) që na ka mësuar Profeti (paqja qoftë mbi të), me anën e së cilave kërkohet mbrojtje nga Allahu prej shejtanit dhe ngacmimeve të tij. Kështu ka vepruar edhe Profeti (paqja qoftë mbi të) me dy nipat e tij, Hasenin dhe Husejnin, për t'i mbrojtur nga çdo e keqe.

Të njëjtën gjë themi dhe për hajmalitë,5 sepse Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë:''Mos ia plotësoftë Allahu dëshirën atij që vë një hajmali."

Kurse në një transmetim tjetër, ka thënë: "Kush vë një hajmali ka bërë shirk."6
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:46 am

5. TË ANKUARIT NGA SHKAKU I SËMUNDJEVE

Pyetje: Jam një grua e sëmurë. Në disa raste ndodh që të qaj nga shkaku i sëmundjes. A konsiderohet qarja ime si kundërshtim i Caktimit të Allahut dhe mospajtim me Vendimin e Tij, duke pasur parasysh se kjo ndodh në mënyrë të pavullnetshme? Po biseda me të afërmit rreth sëmundjes sime, a konsiderohet si e tillë?

Përgjigje: Qarja me lot, por pa zë, është e lejuar në raste të tilla, sepse edhe Pejgamberi (paqja qoftë mbi të), kur i vdiq djali i tij, Ibrahimi, tha:

"Syri loton, zemra dëshpërohet, mirëpo nuk themi përveçse atë që kënaq Allahun. Ne me të vërtetë jemi të dëshpëruar nga ndarja jote, o Ibrahim." Po ashtu, janë transmetuar hadithe të shumtë që kanë të njëjtin kuptim.

Biseda me të afërmit për sëmundjen tënde është e lejueshme, mirëpo në të njëjtën kohë duhet të falenderosh Allahun e të kërkosh prej Tij që të të shërojë sa më shpejt.

Ne, nga ana jonë, lusim Allahun që të të sjellë shërim sa më të shpejtë dhe të këshillojmë që të durosh dhe të shpresosh tek shpërblimi e Allahut, i Cili thotë:

"Me të vërtetë Allahu i shpërblen pa kufi, ata që durojnë." {39:10}

Ndërsa Profeti (paqja qoftë mbi të) thotë: "Allahu ia fshin gjynahet muslimanit me çdo shqetësim, hidhërim, ofendim, sëmundje apo fatkeqësi që i vjen atij, bile edhe me gjembin që i hyn në këmbë."

"Allahu i sprovon me fatkeqësi ata që i do."7
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:46 am

6. KËRKIMI I VDEKJES

Pyetje: Jeta ime ka qenë gjithmonë e mbushur me probleme e telashe të ndryshme, ndaj kam filluar që ta urrej atë. Sa herë që më ndodh ndonjë fatkeqësi, i lutem Allahut që të vdes sa më shpejt e të shpëtoj nga hallet që më kanë rënë mbi kokë, pasi për mua, kjo është rrugëdalja e vetme. A është e lejuar kjo gjë që bëj unë?

Përgjigje: Kërkimi i vdekjes për shkak të fatkeqësive që i ndodhin njeriut është i ndaluar, sepse Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) ka thënë:

"Askush s'duhet ta kërkojë vdekjen për shkak të ndonjë fatkeqësie, por nëse mendon se duhet ta kërkojë atë patjetër, atëherë le të thotë: O Zot! Nëse jeta është më e mirë për mua, më jep mundësi të jetoj; por nëse vdekja është më e mirë për mua, atëherë më jep mundësi që të vdes."

Ndaj muslimani duhet të shpresojë tek shpërblimi i Allahut dhe të presë me durim kalimin e fatkeqësisë. Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë:

"Fitorja vjen me durim, gëzimi vjen pas dëshpërimit dhe pas çdo vështirësie ka lehtësim."

Në të njëjtën kohë, duhet të kemi parasysh se vështirësitë dhe problemet që ndesh muslimani gjatë jetës, fshijnë një pjesë të gjynaheve të tij dhe se vetëm me durim dhe shpresë tek shpërblimi i Allahut mund të arrihet grada e lartë, për të cilën Ai thotë:

"Përgëzoji ata të cilët, kur u ndodh ndonjë fatkeqësi, bëjnë durim dhe thonë: Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi." (2:156)

Në mbyllje, do të dëshiroja që t'i tërhiqja vëmendjen pyetëses, lidhur me faktin se "vdekja është rrugëzgjidhja vetme për problemet e saj", pasi ky është një mendim tërësisht i gabuar. Vdekja nuk i zgjidh problemet, përkundrazi, i shton ato, sidomos kur njeriu vdes duke pasur gjynahe për të cilat nuk është penduar akoma; kështu, në këtë rast, vdekja nuk do të bënte gjë tjetër veçse do të shpejtonte dënimin e Allahut. Ndaj duhet të bësh durim, sepse çdo fatkeqësi, sado e madhe qoftë, e ka fundin e vet. Allahu i Madhëruar thotë:

"Me të vërtetë, pas vështirësisë ka lehtësim. Me të vërtetë pas vështirësisë ka lehtësim." {94:5-6}
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:46 am

7. PAPASTËRTIA ABSTRAKTE E JOBESIMTARËVE



Pyetje: Allahu i Madhëruar thotë se idhujtarët janë të papastër. Ç'është kjo papastërti dhe a duhet të largohemi prej tyre, pra të mos i përshëndesim me dorë me ta? A konsiderohen të papastra gjërat që prekin ata, sidomos kur kemi parasysh se ata punojnë edhe në qendra tregtare?

Përgjigje: Allahu i Madhëruar thotë:"Me të vërtetë idhujtarët janë të papastër." {9:28}

Kurse për hipokritët thotë: "Largohuni prej tyre! Ata janë të fëlliqur." {9:95}

Fjalët papastërti dhe fëlliqësi, në këto dy ajete, janë përdorur me kuptim të figurshëm dhe jo në kuptimin e tyre origjinal. Papastërtia e jobesimtarëve është diçka abstrakte dhe me të nënkuptohet e keqja dhe dëmi që buron nga besimi i tyre, ndërsa trupat e tyre janë të pastër, nëse nuk gjendet në to diçka e papastër. Pra, papastërtia e tyre nuk është konkrete, ndaj lejohet veshja e rrobave të veshura më parë prej tyre, sigurisht nëse janë të pastra, me përjashtim të rrobave me të cilat ata mbulojnë vendet e turpshme, pasi, siç dihet, jobesimtarët, në përgjithësi, nuk u japin rëndësi pikave të urinës që mund të bihen në rrobat e tyre, sidomos kur nuk janë bërë synet.

Gjithashtu, lejohet përdorimi i sendeve të prodhuara prej tyre, pasi Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) dhe shokët e tij i kanë përdorur ato. Nga ana tjetër, duhet të kemi parasysh se në esencë, çdo gjë është e pastër, derisa të vijë një argument i saktë që të provojë të kundërtën.
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:46 am

8. SHOQËRIMI ME JOBESIMTARËT

Pyetje: A lejohet të shoqërohemi me jobesimtarët, qofshin ata të krishterë ose hindusë9 dhe të hamë e të flasim me ta, me qëllim që t'i ftojmë në Islam?

Përgjigje: Muslimanit i lejohet që të shoqërohet dhe të bisedojë me jobesimtarët, me qëllim që t'i thërrasë në Islam e t'u sqarojë të vërtetën islame, pasi kjo është e vetmja mënyrë për t'i bindur ata të pranojnë fenë e Allahut. Pra, të shoqëruarit me ta nuk konsiderohet si gjynah, pasi kjo gjë bëhet për të arritur diçka të mirë.

Ibn Xhibrini
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:47 am

9. SINQERITETI DHE HIPOKRIZIA

Pyetje: Në disa raste, njeriu dëshiron të bëjë një vepër të mirë, mirëpo shejtani mundohet ta largojë duke i thënë: "Ti e bën këtë punë që të të shohin të tjerët." Si mund t'i largojmë këto ngacmime të shejtanit?

Përgjigje: Në raste të tilla, muslimani duhet të kërkojë mbrojtje nga Allahu prej shejtanit dhe në të njëjtën kohë nuk duhet ta lërë në mes punën e mirë, por ta vazhdojë atë, duke mos i vënë veshin ngacmimeve të shejtanit, i cili gjithmonë mundohet që t'i largojë muslimanët nga kryerja e veprave të mira. Nëse muslimani vepron në këtë mënyrë, atëherë ngacmimet e shejtanit do të largohen, inshallah.

Ibn Uthejmin
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:47 am

10. FESTIMI I FESTËS SË NËNËS

Pyetje: Çdo vit, në datën 8 mars, njerëzit festojnë "festën e nënës". Cili është vendimi i Islamit për këtë gjë?

Përgjigje: Festat e njohura në Legjislaconin Islam janë: Bajrami i madh, Bajrami i vogël dhe festa javore, xhumaja. Të gjitha festat e tjera, përveç tyre, janë në kundërshtim me Sheriatin Islam, pasi janë bidate10 (risi), të cilat nuk kanë qenë të njohura në kohën e gjeneratave të para të muslimanëve. Madje është e mundur që shumë prej tyre të jenë sajuar nga jomuslimanët. Në këtë rast mblidhen dy gjëra: e para se është festë e sajuar, e dyta se në festimin e saj ka përngjasim me jobesimtarët.

Profeti (paqja qoftë mbi të) thotë: ''Nëse dikush trillon në fenë tonë, diçka që s'i përket asaj, atëherë ajo vepër nuk është e pranuar."

Në një transmetim tjetër thuhet: "Nëse dikush punon një vepër që nuk i përket fesë sonë, atëherë ajo është e refuzuar."

Pra, muslimanët nuk duhet të bëjnë, në ditën kur festohet e ashtuquajtura "festë e nënës", ashtu siç bëjnë në ditët e festave të zakonshme, d.m.th. nuk duhet të urojnë njëri-tjetrin, nuk duhet të japin dhurata etj.

Muslimanët duhet të jenë krenarë me fenë e tyre dhe në të njëjtën kohë duhet të mjaftohen me atë që ka përcaktuar Allahu dhe i Dërguari i Tij, në Kuran dhe Sunet. Ata duhet të jenë të ndërgjegjshëm se Islami, për të cilin Allahu i Madhëruar thotë se është feja e vetme e pranuar prej Tij, është i kompletuar në të gjitha aspektet, ndaj nuk mund të shtohet apo të pakësohet asgjë prej tij. Ata nuk duhet të imitojnë verbërisht të tjerët, por duhet të përpiqen me të gjitha forcat për të fomuar identitetin dhe personalitetin tyre të pavarur, në përputhje me mësimet e Islamit, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të bëhen shembull për të gjithë popujt e tjerë të botës, ashtu siç kanë qenë të parët e tyre.

Allahu i Madhëruar thotë: "Sot përsosa fenë tuaj, plotësova Mirësinë Time ndaj jush dhe zgjodha Islamin si fenë e tuaj." {4:3}

Nga ana tjetër, nënat meritojnë shumë më tepër respekt sesa festimi i një dite të vitit për to. Islami i urdhëron fëmijët që të kujdesen e t'i respektojnë ato në çdo kohë të vitit dhe t'u binden atyre për çdo gjë, përveçse nëse kërkojnë diçka që është në kundërshtim me urdhërat e Allahut.

Ibn Uthejmin
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:47 am

11. ARSYEJA E KRIJIMIT TË ENGJËJVE MBROJTËS



Pyetje: Allahu i Lartësuar ka caktuar disa engjëj që të shkruajnë të gjitha punët që kryen njeriu. Përse i ka krijuar Allahu këta engjëj, kur dihet fare mirë se Ai di çdo gjë dhe nuk mund t'i fshihet asnjë punë, sado e fshehtë qoftë?

Përgjigje: Në rradhë të parë duhet të kemi parasysh se njeriu nuk është në gjendje të kuptojë shkakun e krijimit apo ekzistencës së shumë gjërave në botën që na rrethon. Kështu, ç'përgjigje do të jepnim, nëse dikush do të na pyeste:

- Përse disa kafshë ecin me katër këmbë, ndërsa disa të tjera ecin me dy? Përse njeriu është krijuar me dy duar dhe jo me tre...? Përse...? Përse ...?

Sigurisht që përgjigja e mundshme do të ishte: vetëm Allahu e di këtë gjë. Të njëjtën përgjigje do të jepnim edhe nëse pyesim për një pjesë të mirë çështjeve fetare, si p.sh. numri rekateve të namazeve, dhënia mes'h kokës në abdes, qëndrimet e ndryshme të namazit etj.

Nga shembujt e mësipërm kuptojmë se dija e njeriut është shumë e kufizuar, ndaj dhe Allahu i Madhëruar thotë:

"(Nëse) të pyesin ty për shpirtin, thuaj: shpirti është çështje e Zotit Tim. Juve nuk ju është dhënë vetëm se një pjesë e vogël e diturisë." {17:85}

Megjithatë, është diçka e mirë që njeriu të përpiqet për të kuptuar dhe zbuluar shkakun (urtësinë) e krijimit të krijesave të ndryshme apo arsyen e vendosjes e rregullave të Sheriatit Islam e nëse nuk është në gjëndje ta bëjë këtë, për çfarëdolloj arsyeje, atëherë kjo gjë nuk përbën asnjë problem, pasi muslimanit i mjafton që Allahu di më së miri çdo gjë.

Tani le t'i kthehemi pyetjes rreth shkakut të krijimit të engjëjve që shënojnë veprat e njeriut. Allahu i Madhëruar, me anën e kësaj gjëje, u demonstron njerëzve preçizionin dhe përsosmërinë e krijimit të Tij dhe u tregon atyre se Ai nuk i bën padrejtësi askujt dhe se gjykimi i tij është i pagabueshëm.

Ibn Uthejmin
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:48 am

KAPITULLI I PASTERTISE
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:48 am

12. BËRJA E NIJETIT ME GOJË?



Pyetje: A lejohet të bëhet me gojë nijeti për faljen e namazit apo për marrjen e abdesit?

Përgjigje: Bërja e nijetit me gojë është bidat11 (risi), sepse nuk është tranmetuar ndonjë argument i saktë që të tregojë se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) apo shokët e tij e kanë bërë këtë gjë. Nga ana tjetër vendi i bërjes së nijetit është zemra, ndaj nuk është e nevojshme bërja e tij me gojë.12

Ibn Bazi
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:48 am

13. DYSHIMI NË ABDES

Pyetje: Ç'duhet të bëjë ai person, i cili është në dyshim nëse e ka prishur abdesin apo jo?

Përgjigje: Nëse dikush është në mëdyshje, nëse e ka prishur abdesin apo jo, atëherë abdesi i tij konsiderohet i saktë, sepse njeriu, në esencë, është i pastër, ndaj dhe dyshimi nuk mund të bëhet shkak për prishjen e abdesit. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të), kur u pyet për dyshimin e prishjes së abdesit gjatë faljes, tha:

"Mos u largo nga namazi, derisa të dëgjosh zhurmën apo të ndiesh erën."

Ndaj abdesi i tij është i saktë dhe ai mund të falet, të bëjë tavaf rreth Qabes, të lexojë në Kuran etj.

Ibn Bazi
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:49 am

14. MËNYRA E FËRKIMIT TË KOKËS GJATË ABDESIT

Pyetje: Si duhet ta fërkojë gruaja kokën e saj gjatë marrjes së abdesit? A është i mjaftueshëm fërkimi i një pjese të saj?

Përgjigje: Mënyra e fërkimit të kokës për gratë është e njëjtë si ajo e burrave: fërkohet e gjithë koka me dorë të lagur, duke filluar që nga vendi ku dalin flokët e deri në zverk, së bashku me veshët. Ndërsa gërshetat nuk ka nevojë që t'i fërkojë. Në disa hadithe të saktë thuhet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) e fërkonte kokën duke filluar nga ana e përparme deri në zverk, së bashku me veshët.

Në esencë, burrat dhe gratë janë të barabartë para rregullave të Sheriatit Islam, me përjashtim të atyre rregullave, për të cilat janë transmetuar argumente të saktë.

Ibn Bazi
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:50 am

15. DHENIA MES'H MBI ÇORAPET E TEJDUKSHME



Pyetje: A lejohet t'u japim mes'h13 çorapeve të tejdukshme, gjatë abdesit?

Përgjigje: Çorapet, të cilave lejohet t'u jepet mes'h, duhet të jenë të trasha dhe të dendura. Nëse janë të tejdukshme nuk lejohet t'u japësh mes'h, sepse këmba konsiderohet e zbuluar.

Ibn Bazi
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:50 am

16. PAPASTERTIA E THATE

Pyetje: A bëhen pis rrobat e atij personi, i cili ulet në një vend ku ka urinuar një fëmijë i vogël, pas tharjes së vendit?

Përgjigje: Prekja e diçkaje të papastër me një pjesë të trupit apo rrobave, pasi është tharë, nuk e bën të pisët vendin e prekur, sepse papastërtia depërton vetëm kur është e lagur. Në bazë të kësaj, është e lejueshme hyrja këmbëzbathur në banjo, nëse këmba dhe dyshemeja e banjos janë janë të thata.

Ibn Xhibrini
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:50 am

17. MBETURINAT E MBETURA MIDIS DHËMBËVE DHE ABDESI

Pyetje: A duhet të pastrohen mbeturinat e ushqimit të mbetura midis dhëmbëve, para marrjes së abdesit?

Përgjigje: Heqja e mbeturinave të mbetura midis dhëmbëve nuk është detyrë, por s'ka dyshim se mbajtja pastër e dhëmbëve është në të mirë të shëndetit të njeriut, pasi kalbëzimi i këtyre mbeturinave është burimi kryesor i shumë sëmundjeve. Ndaj, është mirë që muslimani, pasi të mbarojë ushqimin, t'i lajë dhëmbët e tij

me furçë apo me misvak14, në mënyrë që të pastrojë mbeturinat e ushqimit, pasi lënia pas dore e kësaj gjëje shkakton ndërrimin e erës së gojës. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) ka thënë për misvakun:"Ai mban gojën të pastër dhe kënaq Allahun."

Ibn Uthejmin
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:51 am

18. PUTHJA NUK PRISH ABDESTIN

Pyetje: A e prish abdesin puthja me epsh?

Përgjigje: Dijetarët nuk janë të një mendimi lidhur me këtë çështje. Disa prej tyre thonë se prekja e gruas e prish abdesin sido që të jetë, me epsh apo pa epsh. Disa të tjerë janë të mendimit se vetëm prekja me epsh e prish abdesin. Një grup i tretë është i mendimit se abdesi nuk prishet në asnjë rast. Mendimi i fundit është mendimi më i saktë, pasi në një hadith të saktë, të transmetuar nga Aishja, thuhet se:

"Pejgamberi (paqja qoftë mbi të), pasi puthi disa nga gratë e tij, shkoi në namaz pa marrë abdes për së dyti."

Pra prekja, puthja apo përqafimi i gruas nuk e prishin abdesin edhe nëse bëhen me epsh, përderisa nga organi i seksual i mashkullit nuk rrjedh spermë apo medhí.15

Ibn Uthejmin
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:51 am

19. DALJA E LËNGUT TË BARDHË APO TË VERDHË

Pyetje 1:16

A është i pastër një lëng i bardhë apo i verdhë që del tek femrat dhe a prishet abdesi, nëse rrjedh vazhdimisht? Po nëse rrjedh me ndërprerje ç'duhet të bëjë gruaja, pasi pjesa dërmuese e grave, sidomos ato të arsimuarat, e konsiderojnë këtë lagështirë diçka të natyrshme dhe, sipas tyre, nuk duhet të merret abdes pas daljes së tij?

Përgjigje: Pas një studimi të hollësishëm të kësaj çështjeje, arrita në përfundimin se nëse ky lëng rrjedh nga mitra e gruas, e jo nga organet urinare, atëherë ai është i pastër, por kjo gjë, d.m.th. pastërtia e lëngut, s'do të thotë se nuk duhet të merret abdes pas daljes së tij, pasi nuk është kusht që, ajo gjë që e prish abdesin, të jetë e papastër, siç është rasti i gazrave. Ndaj, nëse gruaja sheh këtë lloj lëngu, duhet të marrë abdes përsëri.

Nëse rrjedhja e këtij lëngu është e vazhdueshme, atëherë abdesi i saj nuk prishet, por ajo duhet të marrë abdes pas hyrjes së kohës së çdo namazi dhe mund të falë, gjatë kësaj kohe, namaze farze apo sunete, ashtu siç mund të lexojë dhe Kuran. Gjithashtu, ajo duhet të kujdeset që të vendosë diçka në brendësi të vendit nga ku rrjedh lëngu, në mënyrë që të pengojë daljen e tij. Dijetarët thonë se kështu duhet të veprojë edhe ai person që vuan nga rrjedhja e përhershme e urinës.

Nëse rrjedhja e lëngut bëhet me ndërprerje dhe ajo është e sigurtë se rrjedhja do të ndërpritet para mbarimit të kohës së namazit, atëherë duhet ta shtyjë namazin deri në fund të kohës së tij. Nëse ka frikë se mos mbaron koha e namazit, atëherë duhet të marrë abdes, të vendosë diçka për të penguar daljen e lëngut dhe të falet.

Përsa i përket sasisë së këtij lëngu, duhet të kemi parasysh se nuk ka ndryshim nëse rrjedhja bëhet në sasi të mëdha, apo të vogla; abdesi prishet në të dy rastet, sepse plotësohet një nga kushtet e prishjes së tij i cili është dalja e diçkaje, në këtë rast e lëngut, nga organet seksuale.

Përsa i përket mendimit të përhapur tek shumë gra, se dalja e këtij lëngu nuk e prish abdesin, unë nuk kam dëgjuar ndonjë ndonjë dijetar që të thotë këtë gjë, përveç Ibn Hazmit, i cili është i mendimit se dalja e këtij lëngu nuk e prish abdesin, mirëpo ai nuk përmend ndonjë argument nga Kurani apo Suneti që të mbështesë mendimin e tij.

Ndaj gratë duhet të kenë frikë Allahun dhe t'i kushtojnë kujdesin e duhur pastërtisë së tyre, sepse namazi i falur pa pastrimin e duhur nuk është i pranuar edhe nëse falet njëqind herë.

Ibn Uthejmin



Pyetje 4:

Ç'duhet të bëjë gruaja nëse ky lëng prek trupin apo rrobat e saj?

Përgjigje: Nëse lëngu është i pastër, gruaja nuk ka për detyrë të bëjë asgjë; nëse është i papastër, d.m.th. nëse del nga fshikëza e urinës, ajo duhet ta lajë atë.

Ibn Uthejmin

Pyetje 5:

Përse nuk është transmetuar ndonjë hadith nga Profeti (paqja qoftë mbi të), që tregon se lëngu në fjalë e prish abdesin, po të kemi parasysh rëndësinë e madhe që u jepnin gratë e asaj kohe pyetjeve rreth çështjeve të fesë?

Pëgjigje: Sepse ky lëng nuk del tek të gjitha gratë.

Ibn Uthejmin
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:51 am

20. MENSTRUACIONET NUK E BËJNË GRUAN TË PAPASTËR

Pyetje: Pasi lindi gruaja, një shoku im nuk pranoi të vinte në shtëpinë time, pasi, sipas tij, nuk lejohet ngrënia e ushqimit të gatuar nga gruaja gjatë periudhës së lehonisë, sepse ajo konsiderohet e papastër. A është e vërtetë kjo gjë?

Përgjigje: Menstruacionet dhe lehonia nuk e bëjnë gruan të papastër. Burrit i lejohet që të kryejë marrëdhënie seksuale me të nga mesi e lart, ashtu siç i lejohet që të hajë bashkë me të nga ushqimi i gatuar prej saj.

Çifutët e kanë pasur zakon që të mos hanin me gratë e tyre, kur ishin me menstruacione. Kur e morri vesh Profeti (paqja qoftë mbi të) këtë gjë, tha:"Bëni me to çdo gjë përveç kontaktit seksual (në vaginë)." {Trans. Muslimi}

Gjithashtu, transmetohet nga Aishja, e cila thotë: "Pejga-mberi (paqja qoftë mbi të) më urdhëronte, kur isha me menstruacione, që të mbulohesha nga mesi e poshtë e pastaj më përkëdhelte ashtu siç e përkëdhel burri gruan e vet." {Trans. Buhariu dhe Muslimi}

Ndalimi i faljes së namazit, agjërimit dhe i leximit të Kuranit gjatë menstruacioneve dhe lehonisë, nuk ka lidhje me jetën e përditshme të dy bashkëshortëve.

Komisioni i përhershëm
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:51 am

21. LARJA ËSHTË E DETYRUSHME

Pyetje: A duhet të lahet gruaja, nëse kryen me të shoqin marrëdhënie seksuale, të cilat nuk shoqërohen me ejakulimin e spermës në mitrën e saj?

Përgjigje: Nëse organi seksual i mashkullit hyn sadopak në organin seksual të femrës, atëherë larja bëhet e detyrueshme si për burrin ashtu edhe për gruan, sepse Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë:

"Kur burri kryen marrëdhënie seksuale me gruan e tij, duhet të lahet edhe nëse nuk ejakulon."

"Nëse takohen dy organet seksuale, larja është e detyrueshme."



Ibn Xhibrini
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:52 am

22. MËNYRA E LARJES SË GRUAS NGA XHUNUBLLËKU DHE MENSTRUACIONET

Pyetje: A ka ndryshim midis grave dhe burrave në larjen prej papastërtisë së madhe (xhunubllëkut)17 dhe a duhet t'i zgjidhë gruaja gërshetat e saj gjatë larjes? A ka ndryshin ndërmjet mënyrës së larjes prej xhunubllëkut dhe menstruacioneve?

Përgjigje: Nuk ka asnjë ndryshim ndërmjet larjes së gruas dhe burrit prej xhunubllëkut. Gjithashtu, gruaja nuk e ka për detyrë që t'i zgjidhë gërshetat e saj, por mjafton që të derdhë tre herë ujin në kokë e pastaj të lajë pjesën tjetër të trupit, pasi Pejgamberi (paqja qoftë mbi të), kur u pyet nga një grua për këtë çështje, tha:

"Jo, nuk ka pse t'i zgjidhësh gërshetat. Mjafton që të derdhësh tre herë ujë në flokët e tua e pastaj të lash pjesën tjetër të trupit." {Trans. Muslimi}

Nëse gruaja vendos në flokët e saj diçka që pengon depërtimin e ujit deri në lëkurë, atëherë duhet ta heqë atë para se të fillojë larjen. Nëse depërtimi i ujit nuk pengohet, atëherë largimi i saj nuk është i detyrueshëm.

Përsa i përket larjes prej menstruacioneve, dijetarët nuk janë të një mendimi nëse duhen zgjidhur gërshetat, apo jo. Mendimi më i saktë është se nuk duhet të zgjidhen, sepse në disa transmetime të hadithit të lartpërmendur, thuhet se një grua i tha Pejgamberit (paqja qoftë mbi të):

"Unë i mbaj flokët të lidhura gërshet dhe, kur lahem nga menstruacionet apo xhunubllëku, i zgjidh." Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) i tha: "Nuk ka përse të veprosh kështu. Mjafton të hedhësh tre herë ujë mbi kokë e pastaj të lash pjesën tjetër të trupit. Me këtë pastrohesh."

Ky transmetim tregon mjaft qartë se gruaja nuk duhet t'i zgjidhë flokët gjatë larjes prej menstruacioneve apo xhunubllëkut, megjithatë gjëja më mirë është që t'i zgjidhë në të dy rastet, me qëllim që të mënjanohet mospajtimi i mendimeve të dijetarëve.

Komisioni i përhershëm
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:52 am

23. VAZHDIMI I MENSTRUACIONEVE ME SHUMË SE DITËT E ZAKONSHME

Pyetje: Ç'duhet të bëjë ajo grua, menstruacionet e së cilës zakonisht zgjasin shtatë ose tetë ditë, nëse dalja e gjakut vazhdon edhe pas kalimit të kohës së zakonshme të menstruacioneve të saj?

Përgjigje: Në raste të tilla gruaja nuk duhet të falet apo të agjërojë, sepse Profeti (paqja qoftë mbi të) nuk e ka kufizuar kohën e zgjatjes së menstruacioneve. Ndërsa Allahu i Madhëruar thotë:

"Të pyesin për menstruacionet. Thuaj, ato janë diçka e dëmshme (papastërti)..."18 {2:222}

Ndaj, nëse gjaku vazhdon të rrjedhë, ajo duhet të presë derisa të ndërpritet rrjedhja e tij plotësisht e, pas kësaj, ajo duhet të lahet, të falet e të agjërojë.

Në të njëjtën mënyrë, nëse në muajin e ardhshëm, menstruacionet zgjasin më pak se koha e zakonshme, ajo duhet të lahet dhe të falet menjëherë sapo të shohë që dalja e gjakut është ndërprerë, pa i dhënë rëndësi faktit që menstruacionet e saj kanë vazhduar më pak se herët e tjera.

Ibn Uthejmin
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 7 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi