Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Pytje Pergjigje KAPITULLI

Faqja 5 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:07 am

83. LARGIMI NGA SHTEPIA E BURRIT

Pyetje: A i lejohet gruas së cilës i ka vdekur burri që të lërë shtëpinë e burrit dhe të jetojë në shtëpinë e prindërve të saj, gjatë periudhës së zisë, duke pasur parasysh që në vendin e të shoqit ajo nuk ka asnjë të afërm?

Përgjigje: Nëse gruaja nuk është e sigurtë në shtëpinë e burrit dhe frikësohet për veten apo për nderin e saj, atëherë i lejohet që të largohet nga shtëpia e burrit dhe të shkojë tek prindërit e saj, apo në çfarëdolloj vendi ku mendon se është e sigurtë. Mirëpo nëse në shtëpinë e të shoqit nuk i kanoset asnjë rrezik, por thjesht dëshiron që të jetë afër prindërve të saj, atëherë asaj nuk i lejohet që të largohet nga shtëpia e burrit, derisa të mbarojë afati i mbajtjes së zisë.

Komisioni i përhershëm

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:07 am

84. MBAJTJA E ZISË DHE VAZHDIMI I SHKOLLËS

Pyetje: I shoqi i një të afërmeje time vdiq në kohën kur ajo vazhdonte studimet në vitin e katërt. A i lejohet asaj që të dalë prej shtëpisë për të ndjekur leksionet?

Përgjigje: Gruaja, së cilës i ka vdekur i shoqi, duhet ta kalojë kohën e pritjes në shtëpinë ku jetonte në kohën që ka vdekur ai. Ajo nuk duhet të dalë prej saj vetëm në rast nevoje dhe në të njëjtën kohë nuk duhet të vendosë erëra të mira, nuk duhet të lyejë sytë dhe nuk duhet të veshë rroba me zbukurime.

Vajzës, për të cilën pyet pyetësja, i lejohet që të dalë nga shtëpia për të ndjekur leksionet, pasi ajo ka nevojë që të dëgjojë shpjegimin e mësueseve për t'i kuptuar ato, por në të njëjtën kohë duhet të largohet prej atyre gjërave që tërheqin vëmendjen e burrave.

Komisioni i përhershëm

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:07 am

85. VDEKJA E BURRIT PAS BERJES SE AKTIT TE MARTESES

Pyetje: I shoqi i një të afërmeje time vdiq disa ditë pas bërjes së aktit të martesës. A duhet të mbajë zi kjo grua, duke pasur parasysh se nuk ka shkuar akoma në shtëpinë e tij?

Përgjigje: Gruaja, burri i së cilës vdes pas aktit të martesës duhet të mbajë zi si të gjitha gratë e tjera, edhe nëse nuk e kanë bërë akoma dasmën, sepse, menjëherë pas aktit të martesës, ajo konsiderohet si gruaja e tij. Allahu i Madhëruar thotë:

"Dhe gratë e atyre që vdesin prej jush, duhet të presin katër muaj e dhjetë ditë (para se të martohen përsëri)." {2 :234}

Po ashtu, në një hadith të transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi, Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) ka thënë:

"Gruas nuk i lejohet të mbajë zi më tepër se tre ditë për ndonjë të vdekur, përveçse për të shoqin, për të cilin duhet të mbajë zi katër muaj e dhjetë ditë."

Në një hadith tjetër të transmetuar nga Ahmedi, thuhet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) urdhëroi një grua, së cilës i kishte vdekur burri pas aktit të martesës, që të mbante zi për vdekjen e tij.

Komisioni i përhershëm

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:08 am

86. VESHJA E RROBAVE TË ZEZA NUK KA BAZË NE ISLAM

Pyetje: A lejohet veshja e rrobave të zeza në shenjë pikëllimi për vdekjen e ndokujt, sidomos nëse bëhet fjalë për vdekjen e burrit?

Përgjigje: Veshja e rrobave të zeza, në raste fatkeqësish, është diçka e papëlqyeshmme dhe kotë, pasi nuk ka asnjë bazë në Islam. Profeti (paqja qoftë mbi të) na ka mësuar që në të tilla raste të themi:

"Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. O Zot, më shpërble mua për këtë të keqe që më ka rënë dhe ma zëvendëso me diçka më të mirë."

Nëse muslimani e thotë këtë lutje me besim të patundur tek Allahu dhe me shpresë të plotë tek shpërblimi i Tij, atëherë Ai do ta shpërblejë atë dhe do t'ia kompesojë fatkeqësinë me diçka më të mirë.

Ibn Uthejmini

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:08 am

KAPITULLI I BETIMEVE51 DHE I ZOTIMEVE

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:08 am

87. BETIMI ME EMRIN E ALLAHUT

Pyetje: Shpeshherë, gjatë bisedës, përsëris fjalën "vallahi" (për Zotin). A konsiderohet kjo gjë si betim dhe ç'duhet të bëj nëse nuk e kryej këtë betim?

Përgjigje: Nëse një muslimani i rritur betohet (thotë "vallahi") me qëllim që të përforcojë apo theksojë kryerjen apo lënien e diçkaje, si p.sh. "Vallahi nuk do ta vizitoj filanin", ose "Vallahi do ta vizitoj filanin", apo shprehje të tjerë të ngjashme me këto e më pas nuk e përmbush atë betim, atëherë duhet të bëjë një nga gjërat e mëposhtme:

1- Të lërojë një skllav (meqenëse në kohën e sotme nuk ka skllevër atëherë duhet të kalojë tek pika tjetër).

2- T'u japë për të veshur apo për të ngrënë dhjetë të varfërve. Sasia e ushqimit me të cilën duhet të ushqejë çdo të varfër është rreth 1,5 kg nga ushqimi më i përdorshëm atë vend, p.sh. oriz, hurma etj.52 Kurse për veshmbathjen e çdo të varfëri, është e mjaftueshme një rrobë me të cilën lejohet falja e namazit, p.sh. një palë pantallona dhe një këmishë, një fustan që mbulon gjithë trupin etj.

3- Nëse nuk është në gjendje të bëjë asnjë nga gjërat e mësipërme, atëherë duhet të agjërojë tre ditë.

Allahu i Madhëruar thotë: "Allahu nuk ju kërkon llogari (dënon) për betimet tuaja të paqëllimta, por ju kërkon llogari për ato gjëra për të cilat jeni zotuar qëllimisht. E shlyerja tij (betimit të thyer) është ushqimi i dhjetë të varfërve me ushqimin mesatar me të cilin ushqeni familjen tuaj, ose veshja e tyre, ose çlirimi i një skllavi. E kush nuk ka mundësi, le të agjërojë tre ditë. Kjo është shlyerja e betimeve tuaja kur të betoheni (d.m.th. kur t'i theni) dhe ruajini betimet tuaja (mos u betoni shpesh)." {5:89}

Pra, nëse dikush betohet për diçka pa pasur qëllim për t'u betuar, atëherë ky betim nuk konsiderohet prej atyre betimeve, për mosplotësimin e të cilëve duhet të bëhet një nga gjërat e përmendura pak më sipër, pasi Allahu i Madhëruar thotë: "Allahu nuk ju kërkon llogari për betimet tuaja të paqëllimta."

Nëse betimi përsëritet më shumë se një herë për të njëjtën vepër, atëherë mjafton një shlyerje e vetme. Mirëpo nëse betimi përsëritet për veprime të ndryshme, atëherë duhet të bëhet shlyerje për secilin. Kështu p.sh. nëse dikush thotë "Vallahi nuk do ta vizitoj filanin", "Vallahi nuk do t'i flas filanit", "Vallahi do ta rrah filanin" dhe nuk e përmbush njërin prej këtyre betimeve, duhet të shlyejë vetëm një betim; nëse nuk përmbush asnjë, duhet t'i shlyejë të tre veç e veç.

Ibn Bazi

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:08 am

88. BERJA E BESE PER TE KERKUAR DIÇKA NGA DIKUSH

Pyetje: Nëse kërkoj diçka nga fëmijët e mi, duke u bërë be në Allahun dhe ata nuk e plotësojnë kërkesën time, a duhet ta shlyej këtë betim?

Përgjigje: Nëse një person i bën be dikujt për të kërkuar prej tij që të bëjë apo të lërë diçka dhe ky i fundit nuk e kryen gjënë e kërkuar, atëherë personi që ka bërë be duhet ta shlyejë betimin e tij. Allahu i Madhëruar thotë:

"Allahu nuk ju kërkon llogari (dënon) për betimet tuaja të paqëllimta, por ju kërkon llogari për ato gjëra për të cilat jeni zotuar qëllimisht. E shlyerja tij (betimit të thyer) është ushqimi i dhjetë të varfërve me ushqimin mesatar me të cilin ushqeni familjen tuaj, ose veshja e tyre, ose çlirimi i një skllavi. E kush nuk ka mundësi, le të agjërojë tre ditë. Kjo është shlyerja e betimeve tuaja kur të betoheni (d.m.th. kur t'i theni) dhe ruajini betimet tuaja (mos u betoni shpesh)." {5:89}

Një pikë tjetër, të cilën do të donim ta theksonim, është se është e lejueshme prishja e betimit nëse moszbatimi i tij është më i dobishëm se përmbushja e tij.53 Në këtë rast duhet që, pasi ta prishë betimin, ta shlyejë atë. Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë:

"Nëse betohesh për diçka dhe më vonë sheh se diçka tjetër është më e dobishme, atëherë bëj atë që është më e dobishme dhe shlyeje betimin tënd." {Transmeton Buhariu dhe Muslimi}

Ibn Baz

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:09 am

89. MOSPLOTESIMI I ZOTIMIT

Pyetje: Një grua shtatëzënë u zotua që do të agjëronte një vit rresht, nëse nuk do të kishte komplikacione gjatë lindjes dhe nëse foshnja do të rronte një vit. Dhe me të vërtetë, Allahu i Madhëruar ia plotësoi dëshirën, mirëpo pas kësaj asaj iu kujtua se nuk është në gjendje të agjërojë për një periudhë kaq të gjatë. Ç'duhet të bëjë në këtë rast?

Përgjigje: S'ka dyshim se përmbushja e zotimit për kryerjen e një vepre të mirë është adhurim, ndaj edhe Allahu i Madhëruar i ka lavdëruar ata që i çojnë në vend zotimet e tyre:

"...Ata janë prej atyre që i plotësojnë zotimet e tyre dhe i frikësohen një dite, sherri i së cilës është shumë i madh." {76:7}

Ndërsa Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) ka thënë në një hadith të saktë: "Kush zotohet që t'i bindet Allahut le ta plotësojë zotimin e tij; kush zotohet që të bëjë një gjynah, le të mos e bëjë atë."

Në një hadith tjetër transmetohet se një prej shokëve të Profetit (paqja qoftë mbi të) ishte zotuar që të therrte një deve në një vend të quajtur Beuane. Kur ia tregoi këtë gjë Profetit (paqja qoftë mbi të), ai e pyeti: "A adhurohet në atë vend ndonjë prej idhujve kohës së injorancës?" Burri iu përgjigj që jo. Profeti e pyeti për së dyti: "A festohet aty ndonjë prej festave të idhujtarëve?" Ai iu përgjigj që jo. Atëherë Profeti (paqja qoftë mbi të) i tha: "Plotësoje zotimin tënd, pasi mosplotësimi i zotimit lejohet (vetëm në dy raste): nëse është në kundërshtim me urdhërat e Allahut, apo nëse është për diçka e cila nuk është në dorë të njeriut."

Agjërimi i një viti rresht është, deri diku, i ngjashëm me agjërimin e përhershëm, i cili është i papëlqyeshëm (mekruh), sepse në një hadith të transmetuar nga Buhariu në përmbledhjen e tij, Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) thotë:

"Ai që agjëron gjatë gjithë kohës, as ka agjëruar e as ka ngrënë (d.m.th. nuk merr sevape nga ai agjërim)."

Nga ana tjetër, s'ka dyshim se veprat e papëlqyeshme (mekruh) konsiderohen si gjynahe, ndaj gruaja në fjalë nuk duhet ta

plotësojë zotimin e saj. Ibnu Tejmije thotë: "Nëse dikush zotohet për kryerjen e një adhurimi të papëlqyeshëm (mekruh), si p.sh. falja gjatë gjithë natës ose agjërimi i gjithë vitit, atëherë plotësimi i këtij zotimi nuk është i detyrueshëm."

Duke u bazuar në ç'ka thamë më sipër, pyetësja duhet ta shlyejë betimin e thyer. Ajo duhet të ushqejë dhjetë të varfër (për çdo të varfër 1.5 kg ushqim nga ushqimi i zakonshëm i atij vendi). Nëse nuk ka mundësi, duhet të agjërojë tre ditë rresht.

Komisioni i përhershëm

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:09 am

90. U ZOTUA QË TË THERRË NJË DEVE DHE TË MOS HAJË NGA MISHI I SAJ

Pyetje: Një grua bashkë me fëmijët e saj u sëmurën nga një sëmundje e rëndë, si pasojë e së cilës vdiq njëri prej tyre. Gjatë kohës së qëndrimit në spital, ajo nuk e dinte nëse fëmijët e saj ishin të gjallë apo të vdekur, ndaj u zotua se, nëse do t'i gjente gjallë, do të agjëronte një muaj dhe do të therrte një deve e nuk do të hante nga mishi i saj. Pasi u kthye në shtëpi dhe i gjeti fëmijët shëndoshë e mirë, ajo agjëroi një muaj dhe therri një deve, mirëpo hëngri pak nga mishi i saj. Ç'duhet të bëjë ajo në këtë rast? A duhet të therrë një deve tjetër?

Përgjigje: Meqenëse kjo grua është zotuar që të therrë një deve dhe ta ndajë si lëmoshë për hir të Allahut, atëherë ajo është e detyruar që ta plotësojë këtë zotim, pasi zotimi i saj është për një vepër të mirë. Meqë ka ngrënë nga mishi i saj, ajo duhet të blejë aq mish sa ka ngrënë dhe t'ua ndajë të varfërve e nuk ka pse të therrë një deve tjetër. Pas kësaj, ajo konsiderohet se e ka përmbushur zotimin e saj ashtu siç duhet.

Ibn Xhibrini

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:09 am

91. ZOTIMI ËSHTË I PAPELQYESHËM NDËRSA PLOTËSIMI I TIJ ËSHTË I DETYRUESHËM

Pyetje: Cili është qëndrimi i Islamit në lidhje me zotimet dhe a merr gjynahe ai person nëse nuk i çon në vend ato?

Përgjigje: Zotimet, sipas Sheriatit Islam, janë të papëlqyeshme (mekruh), sepse Profeti (paqja qoftë mbi të) i ka ndaluar ato: "Zotimi nuk sjell ndonjë të mirë; atë e bëjnë vetëm kopracët." Disa njerëz, kur u ndodh një fatkeqësi, zotohen që do të japin lëmoshë apo do të presin kurban për hir të Allahut, nëse Ai ua largon atë fatkeqësi. Pas kalimit të kësaj fatkeqësie, ata fillojnë të mendojnë se Allahu nuk do ta kishte larguar atë po të mos ishin zotuar; për këtë arsye Profeti (paqja qoftë mbi të) na paralajmëron, në hadithin e mësipërm, se zotimi nuk ndryshon asgjë nga Caktimi i Allahut dhe se shembulli i atij që zotohet është si shembulli i kopracit, sepse po të mos ishte zotuar, ai nuk do jepte gjë për hir të Allahut.

Megjithëse zotimi është i papëlqyeshëm (mekruh), plotësimi i tij është detyrë (vaxhib), nëse vepra, për të cilën zotohet, është adhurim, si p.sh. zotimi për t'u falur, për të agjëruar, për të dhënë lëmoshë etj.

N.q.s. vepra për të cilën zotohet është diçka e ndaluar, si p.sh. vrasja e dikujt, pirja e alkoolit etj., atëherë nuk lejohet plotësimi i zotimit, por në vend të tij duhet të bëhet shlyerja e thyerjes së betimit, d.m.th. duhet të ushqejë dhjetë të varfër apo të agjërojë tre ditë.

Nëse vepra për të cilën është zotuar është diçka e lejuar, si p.sh. pirja e ujit, ngrënia e bukës, biseda me dikë etj, atëherë atij i lejohet të zgjedhë midis çuarjes në vend të zotimit të tij dhe shlyerjes së thyerjes së betimit.

Ibn Xhibrini

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:09 am

92. NDRYSHIMI I ZOTIMIT

Pyetje: Nëse dikush zotohet se do t'i japë dikujt një sasi të hollash e më pas gjen një person tjetër, i cili është më nevojtar se i pari, ai i lejohet atij që ta ndyshojë zotimin e tij?

Përgjigje: Para se t'i përgjigjem kësaj pyetjeje, dëshiroj që të bëj një hyrje të shkurtër lidhur me këtë temë:

Bërja e zotimeve, në përgjithësi, nuk është e pëlqyeshme, sepse Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) e ka ndaluar këtë gjë:

"Zotimi nuk sjell ndonjë të mirë; atë e bëjnë vetëm kopracët."

Shumë njerëz, kur sëmuren apo kur humbasin diçka, zotohen se n.q.s. Allahu do t'i shërojë apo do t'i ndihmojë që të gjejnë sendin e humbur, do të agjërojnë, do të falen, do të japin lëmoshë etj. etj... Nëse ky njeri shërohet ose e gjen sendin e humbur, kjo nuk do të thotë se shkaku i shërimit apo i gjetjes së sendit të humbur është zotimi i bërë prej tij, sepse Allahu i Madhëruar është Bujar dhe nuk ka nevojë për zotimin e njeriut që t'u përgjigjet lutjeve së tij. Ndaj muslimanët nuk duhet të mbështeten tek zotimet e tyre, por duhet t'i drejtohen Allahut për çdo nevojë të tyre, me sinqeritet dhe me besim të plotë tek Ai, pa pasur nevojë që të bëjnë zotime të kota.

Nga ana tjetër, nuk janë të pakta rastet kur shumë prej atyre që zotohen, pasi Allahu ua plotëson lutjen, nuk i vënë shumë rëndësi përmbushjes së zotimeve të tyre, por i lënë pas dore. Kjo gjë është shumë e rrezikshme, sepse Allahu i Madhëruar thotë për këta njerëz:

"Ka prej tyre që i premtojnë Allahut se, nëse u jep prej të mirave të Tij, do të japin lëmoshë dhe do të jenë prej njerëzve të devotshëm. E, kur Ai u dha prej të mirave të Tij, u treguan kopracë dhe i kthyen shpinën (të vërtetës). (E si shpërblim të punës së tyre të keqe) Allahu futi në zemrat e tyre hipokrizinë deri në Ditën (e Kijametit) kur do ta takojnë Atë, sepse ata e thyen premtimin që i patën dhënë Allahut dhe u treguan gënjeshtarë." {9:65}

Tani le t'i kthehemi pyetjes së pyetëses; nëse një njeri zotohet për diçka të caktuar dhe më pas sheh se përmbushja e tij në një vend tjetër është më e mirë dhe më e dobishme, atëherë i lejohet që ta ndryshojë zotimin e tij, sepse, siç transmetohet në një hadith të saktë, një njeri erdhi tek Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) dhe i tha:

"O i Dërguari i Allahut, unë jam zotuar që, nëse Allahu do ta çlironte Meken prej idhujtarëve, do të falesha në xhaminë e Kudsit (Jeruzalem)." Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) ia ktheu: "Falu këtu (d.m.th. në Meke)!" Ai i përsëriti për së dyti fjalët e tij, por Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) i dha të njëjtën përgjigje. Ai i përsëriti fjalët e tij për së treti; atëherë Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) i tha: "Bëj si të duash."

Ky hadith është një argument i qartë që tregon se është i lejuar ndërrimi i zotimit me diçka më të mirë se gjëja për të cilën është zotuar në fillim.

Ibn Uthejmini

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:10 am

93. SASIA E USHQIMIT PËR SHLYERJEN E BETIMIT

Pyetje: Dimë se për të shlyer betimin e thyer duhet të ushqehen dhjetë të varfër. Pyetja është: Sa është sasia e ushqimit që duhet t'u jepet këtyre dhjetë të varfërve dhe nga cili lloj?

Përgjigje: Shlyerja e betimit të thyer është çlirimi i një skllavi, ose ushqimi i dhjetë të varfërve, ose veshja e tyre; kush nuk ka mundësi që të bëjë njërën prej tyre, duhet të agjërojë tre ditë.

Ushqimi duhet të jetë prej ushqimit mesatar nga i familjes së atij që ka bërë benë, me një fjalë të varfërit mund të hanë tek ai një vakt, qoftë drekë apo darkë, derisa të ngopen, ose të marin aq ushqim sa u mjafton për atë natë. Sasia e ushqimit është afërsisht rreth 1.5 kg oriz apo diçka tjetër e ngjashme me të. Përsa i përket veshmbathjes, duhet t'u jepet aq sa u mjafton për t'u falur.

Ibn Xhibrini

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:10 am

94. SHOQËRIMI I BETIMIT ME THËNIEN INSHALLAH

Pyetje: A mund të më sqaroni kuptimin e hadithit të transmetuar nga Ibn Umeri, në të cilin Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) thotë: "Kush betohet dhe thotë "inshallah" (nëse dëshiron Allahu), atëherë nuk e thyen betimin e tij (edhe nëse nuk e bën atë vepër)."?

Përgjigje: Nga ky hadith kuptojmë se nëse dikush betohet për diçka dhe thotë "inshallah", e pastaj nuk e kryen gjënë për të cilën është betuar, nuk e ka për detyrë që ta shlyejë betimin e tij: p.sh. nëse dikush thotë: "Për Zotin, nuk do ta bëj këtë gjë, inshallah" dhe pastaj e bën atë vepër, nuk duhet të shlyejë, sepse ka thënë 'inshallah'. Ndaj është më mirë për atë që betohet që të thotë 'inshallah', pasi në këtë mënyrë edhe nëse nuk e plotëson betimin, nuk e ka për detyrë që ta shlyejë atë.

Një dobi tjetër e thënies 'inshallah' është se ajo ia lehtëson muslimanit realizimin e veprës për të cilën është betuar, sepse në këtë mënyrë ai mbështetet tek Allahu i Madhëruar, i cili thotë:

"Kush mbështetet tek Allahu, (le ta dijë se) Ai i mjafton (për gjithçka). Me të vërtetë, Allahu do ta përmbushë qëllimin e Tij. Ai ka vendosur për të gjitha gjërat një masë të caktuar." {65:3}

Ibn Uthejmini

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:10 am

KAPITULLI I MBULESËS VESHJES DHE ZBUKURIMIT

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:11 am

95. ZBULIMI I GRUAS PARA TË AFËRMËVE TË BURRIT TË SAJ DHE FJETJA E DJALIT ME NËNËN APO MOTRËN E TIJ

Pyetje: A është e lejueshme që gruaja të zbulohet para vëllezërve apo kushërijve të burrit të saj dhe a lejohet që të flejë djali me nënën ose motrën e tij, pasi ka arritur moshën e pjekurisë seksuale?

Përgjigje: Së pari: Nuk i lejohet gruas që të zbulohet para vëllezërve apo kushërijve të burrit të saj, edhe nëse ata janë njerëz të mirë dhe të devotshëm, sepse Allahu i Madhëruar i ka përcaktuar ata meshkuj, para të cilëve i lejohet gruas që të zbulohet; vëllezërit e burrit të saj nuk janë prej tyre:

"Ato nuk duhet t'ua shfaqin bukurinë e tyre, askujt tjetër përveçse burrave të tyre, baballarëve të tyre, baballarëve të burrave të tyre, djemve të tyre, djemve të burrave të tyre, vëllezërve të tyre, djemve të vëllezërve të tyre, djemve të motrave të tyre, grave të tyre, robëreshave që kanë në pronësinë e tyre, shërbëtorëve meshkuj të cilët nuk ndjejnë nevojë për femra, apo fëmijëve që nuk e kanë arritur moshën e pjekurisë." {24: 31}

Në ajetin e mësipërm, Allahu i Madhëruar nuk ka bërë dallim mes të devotshmëve dhe jo të devotshëme, me qëllim që të ruhet nderi i muslimanëve dhe të bllokohen të gjitha rrugët që të shpien nga e keqja dhe imoraliteti. Një herë, kur u pyet për vëllain e burrit, Profeti (paqja qoftë mbi të) tha: "Vëllai i burrit është si vdekja."54

Së dyti, fëmijët meshkuj kur hyjnë në moshën e pjekurisë, d.m.th kur të mbushin 10 vjeç ose pak më tepër, nuk duhet të lihen të flenë me nënën ose motrat e tyre në të njëjtin krevat, pasi në këtë mënyrë mbyllen rrugët e së keqes dhe mënjanohen pasojat e paparashikueshme që mund vijnë prej kësaj gjëje. Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë:

"Urdhërojini fëmijët që të falin namazin, kur të mbushin 7 vjeç dhe rrihini (nga pak, nëse nuk falen në rregullisht ) pasi të mbushin 10 vjeç e ndajini në shtrat (në këtë moshë)."

Gjithashtu, Allahu i Madhëruar ka urdhëruar që fëmijët, të cilët nuk e kanë arritur akoma moshën e pjekurisë seksuale, të kërkojnë leje për të hyrë në dhomë, në tre kohë të caktuara:

"O ju që keni besuar! Fëmijët që nuk kanë mbushur akoma moshën e pjekurisë seksuale dhe skllevërit tuaj duhet të kërkojnë leje (për të hyrë) prej jush në tre kohë: para namazit të sabahut, kur të hiqni rrobat tuaja në drekë dhe pas namazit të jacisë. Këto tre kohë janë aurete (kohë në të cilat ju duhet të jeni të kujdesshëm) për ju. Nuk bëni gjynah as ju e as ata, nëse hyjnë në kohëra të tjera (pa leje), sepse ju rroni bashkë me njëri tjetrin (në të njëjtëj shtëpi). Kështu jua sqaron Allahu argumentet. Allahu është i Ditur, i Mençur." {24:58}

Ndërsa fëmijët që e kanë mbushur moshën e pjekurisë seksuale, duhet të kërkojnë leje në çdo kohë, sepse Allahu i Madhëruar thotë:

"Kur të arrijnë fëmijët tuaj pjekurinë, duhet të kërkojnë leje ashtu siç kërkojnë leje edhe ata që janë më të mëdhenj (në moshë). Kështu jua sqaron Allahu argumentet e Tij. Allahu është i Ditur, I Urtë." {24:59}

Fëmijët që s'i kanë mbushur dhjetë vjeç mund të flenë me nënat apo motrat e tyre në të njëjtin shtrat, sepse ata nuk e kanë mbushur moshën e pjekurisë dhe në të njëjtën kohë kanë nevojë për kujdesin e më të mëdhenjve. Gjithashtu, edhe të rriturit e të dy sekseve mund të flenë në të njëjtën dhomë, por në krevate të ndryshme, nëse dihet me siguri që kjo gjë nuk mund të shkaktojë probleme.

Komisioni i përhershëm

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:11 am

96. PËRSHËNDETJA E BURRAVE ME DORË

Pyetje: A lejohet që gruaja t'u japë dorën burrave të huaj, duke pasur parasysh që mosdhënia e saj mund të bëhet shkak që t'u mbetet hatri të tjerëve dhe mund të interpretohet në mënyra të ndryshme?

Përgjigje: Përshëndetja e grave të huaja me dorë nuk është e lejuar, sepse Pejgamberi (paqja qoftë mbi të), kur u mori besën grave, tha: "Unë nuk i përshëndes gratë me dorë."

Ndërsa Aishja, e shoqja e Profetit, thotë:"Vallahi, dora e Pejgamberit (paqja qoftë mbi të) nuk ka prekur asnjëherë dorën e një gruaje të huaj. Kur i jepnin besën, ia jepnin vetëm me fjalë."

Allahu i Madhëruar thotë: "Ju keni shembullin më të mirë tek i Dërguari e Allahut, për atë që shpreson tek Allahu dhe tek Dita e Fundit (Gjykimit) dhe e përmend Allahun shumë." {33:21}

Përshëndetja e grave me dorë mund të sjellë pasoja të rrezikshme dhe padëshirueshme, pasi në shumë raste ajo është hapi i parë drejt së keqes, ndaj, për këtë arsye thamë në fillim se nuk është e lejuar.

Ndërsa përshëndetja vetëm me gojë, pa fjalë bukura apo të dyshimta, është e lejuar, sepse Allahu i Madhëruar thotë:

"O ju gratë e Profetit! Ju nuk jeni si gratë e tjera, nëse jeni të devotshme. Mos e zbukuroni zërin kur flitni (me burrat e huaj) në mënyrë që të mos u jepni shkas atyre, zemrat e të cilëve janë të sëmura (për shkak të hipokrizisë dhe epsheve), që të anojnë nga ju." {33:32}

Gratë e sahabeve, kur vinin tek Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) për t'i bërë pyetje rreth problemeve dhe shqetësimeve të tyre, e pëshëndesnin atë duke i dhënë selam, pa i dhënë dorën; kështu vepronin edhe kur pyesnin shokët e Tij.

Ibn Bazi

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:11 am

98. PRERJA E FLOKËVE

Pyetje: A i lejohet gruas që të presë flokët e saj?

Përgjigje: Shkurtimi i flokëve për gratë është i lejuar, sepse argumentet e transmetuara ndalojnë rruajtjen e flokëve dhe jo shkurtimin e tyre. Ndërsa përsa i përket mënyrës së shkurtimit, gruaja është e lirë që t'i presë flokët e saj si të dëshirojë, rëndësi ka që të jenë të prera mirë, në mënyrë që t'i pëlqejë i shoqi dhe të mos ngjasojnë me mënyrën e prerjes së flokëve të jobesimtareve.55

Nga ana tjetër, larja dhe krehja e flokëve të gjatë mund t'i nxjerrin probleme gruas, ndaj shkurtimi i tyre është i nevojshëm. Ndërsa rruajtja e flokëve nuk është e lejueshme, vetëm nëse gruaja detyrohet ta bëjë këtë gjë, për shkak të ndonjë sëmundjeje.

Ibn Bazi

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:11 am

99. HEQJA E VETULLAVE, ZGJATJA E THONJVE DHE LYERJA E TYRE ME MANIKYR

Pyetje: A lejohet heqja e qimeve të tepërta në vetulla dhe a lejohet zgjatja e thonjve dhe lyerja e tyre me manikyr, duke pasur parasysh se unë i lyej ato pasi marr abdes dhe i mbaj kështu për 24 orë e pastaj e heq manikyrin me solucione speciale?

Përgjigje: 1- Heqja apo rrallimi i vetullave nuk është e lejueshme, sepse Profeti (paqja qoftë mbi të) i ka mallkuar ato gra që heqin vetullat e veta apo të të tjerave.

2- Zgjatja e thonjve është në kundërshtim me sunnetin, sepse Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë:

"Pesë gjëra janë prej fitres56: bërja synet, heqja e qimeve prej pjesëve të turpshme, shkurtimi i mustaqeve, heqja e qimeve të sqetullave dhe shkurtimi i thonjve."

Mosprerja e thonjve më tepër se dyzet ditë, nuk është e lejuar, sepse Enesi thotë: "Profeti (paqja qoftë mbi të) na ka caktuar që të mos e lëmë më shumë se 40 ditë shkurtimin e mustaqeve, prerjen e thonjve dhe heqjen e qimeve nga sqetullat dhe vendet e turpshme." Nga ana tjetër thonjtë e gjatë janë një nga veçoritë karakteristike të kafshëve si edhe të disa jobesimtarëve.

Kurse përsa i përket lyerjes së thonjve, e mira e të mirave është që të lihet kjo gjë. Gjatë abdesit duhet të hiqet manikyri, sepse ai pengon depërtimin e ujit deri në thua.

Ibn Bazi

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:11 am

100. ZBULIMI I FLOKËVE PARA GRAVE JOBESIMTARE

Pyetje: A i lejohet gruas muslimane që të zbulojë flokët e saj para një gruaje jobesimtare, sidomos kur dihet që ajo mund t'ua përshkruajë atë të afërmëve të saj meshkuj, të cilët nuk janë muslimanë?

Përgjigje: Përgjigja e kësaj pyetje është në varësi të komentimit të ajetit të mëposhtëm, pasi dijetarët janë ndarë në dy grupe, në lidhje me këtë çështje: "Thuaju (o Muhamed) grave besimtare që të ulin shikimin e tyre, të mbrojnë organet e tyre (seksuale nga prostitucioni), të mos e shfaqin bukurinë e tyre përveç asaj që duket, të vënë shamitë mbi gjokset e tyre dhe të mos ua shfaqin bukurinë askujt tjetër përveç burrave të tyre, baballarëve të tyre, baballarëve të burrave të tyre, djemve të tyre, djemve të burrave të tyre, vëllezërve të tyre, djemve të vëllezërve të tyre, djemve të motrave të veta, apo grave të veta..." {24:31}

Përsa i përket përemrit pronor "të veta" tek shprehja "grave të veta", disa dijetarë janë të mendimit se me të nënkuptohet seksi femëror në përgjithësi, ndërsa disa të tjerë thonë se me të nënkuptohen vetëm gratë muslimane. Sipas mendimit të parë, gruas muslimane i lejohet që të zbulojë flokët para një gruaje jomuslimane, kurse sipas mendimit të dytë kjo gjë nuk lejohet. Ne anojmë nga mendimi i parë, i cili, për mendimin tonë, është më afër

të vërtetës, sepse gratë me njëra-tjetrën, nuk kanë ndonjë dallim nëse janë muslimane apo jo, sigurisht nëse dihet se kjo gjë nuk shkakton probleme. Nëse një muslimane frikësohet se një grua tjetër, qoftë muslimane apo jomuslimane, mund t'ua përshkruajë atë, burrave të afërm të saj, atëherë ajo nuk duhet të zbulohet para saj.

Ibn Uthejmini

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:12 am

101. KIJENI FRIKË ALLAHUN SA TË KENI MUNDËSI

Pyetje: Jam një vajzë që jetoj në një familje, botëkuptimi i së cilës nuk ka asgjë të përbashkët me Islamin, ndaj kur vura mbulesën filluan të tallen me mua e të më vënë në lojë, bile vajti puna deri atje sa më rrahën dhe më ndaluan që të dal nga shtëpia. Për këtë arsye, u detyrova që ta heq mbulesën dhe të vesh një fustan të gjatë. Si të veproj në këtë rast? A duhet ta braktis shtëpinë, duke pasur parasysh se nuk di ku të shkoj?

Përgjigje: Kjo pyetje përfshin dy çështje:

E para: Qëndrimi i kësaj familjeje ndaj vajzës së tyre është me të vërtetë jonjerëzor, pasi këtë gjë mund ta bëjnë vetëm njerëzit injorantë që nuk e dinë të vërtetën, ose njerëzit mendjemëdhenj të cilët e dinë të vërtetën por nuk e duan atë. Mbulesa e femrave muslimane nuk duhet të shihet si një e metë apo mangësi, përkundrazi ajo është pastërti, dlirësi dhe njëkohësisht refuzim i degjenerimit të botës së rreme të jobesimtarëve. Ata nuk kanë asnjë të drejtë që të sillen në këtë mënyrë, sepse njeriu është i lirë që, brenda kufijve dhe regullave të përcaktuara nga Islami, të bëjë atë që i duket më e arsyeshme.

Vendosja e mbulesës nuk është thjesht një zakon i trashëguar. Ajo është diçka e urdhëruar nga Allahu dhe i Dërguari i

Tij. Nëse familja e saj e bën këtë gjë, duke ditur të vërtetën, atëherë faji dhe njëkohësisht dënimi i tyre është akoma më i madh. Një prej dijetarëve thotë: "Nëse ti nuk di diçka, atëherë kjo është fatkeqësi për ty. Por nëse ti e di dhe nuk e zbaton, atëherë fatkeqësia është shumë më e madhe."

E dyta: Në pyetjen e saj vajza thotë se ajo është e detyruar që ta heqë mbulesën. Detyra e saj është që t'i frikësohet Allahut, d.m.th. t'i zbatojë urdhërat e Tij, me aq sa ka mundësi. Pra, nëse ka mundësi që ta vërë mbulesën pa e kuptuar njerëzit e familjes së saj, le ta vërë atë, por nëse ata e rrahin dhe e detyrojnë me forcë që ta heqë, atëherë ajo nuk merr gjynahe nëse nuk e vendos, sepse Allahu i Madhëruar thotë:

"(Dënimi i takon) atij që e mohon Allahun, pasi ka besuar njëherë, me përjashtim të atij që detyrohet me forcë (që ta mohojë Atë), ndërsa zemra e tij prehet në besim. Ata që ia hapin zemrën mosbesimit, do t'i kapë zemërimi i Allahut dhe do të kenë një dënim mjaft të madh." {16:106}

"Nuk merrni gjynahe për atë gabim që e keni bërë (pa dashje), por për atë që zemrat tuaja e bëjnë qëllimisht. E Allahu është Falës dhe Mëshirues." {33:5}

Nëse familja e saj nuk arrin të kuptojë qëllimin e vënies së mbulesës, por vazhdon të këmbëngulë me kokëfortësi në të vetën, atëherë duhet të dijë se detyra e besimtarëve dhe besimtareve është që t'i binden urdhërave të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, pavarësisht nëse arrijnë të kuptojnë qëllimin (urtësinë) e tyre, sepse bindja ndaj Allahut është qëllim në vetvete. Për këtë arsye Allahu i Madhëruar thotë:

"Kur Allahu ose i Dërguari i Tij vendosin për një çështje, atëherë asnjë besimtar apo besimtare nuk ka të drejtë që të zgjedhë (sipas dëshirës së tij personale) diçka tjetër që bie në kundërshtim me vendimin e tyre. E kush i kundërvihet Allahut dhe të Dërguari të Tij, është larguar shumë larg nga e vërteta." {33:36}

Kur u pyet se përse gruaja me menstruacione duhet të zëvendësojë vetëm ditët e lëna nga agjërimi i Ramazanit e jo namazet, Aishja, e shoqja e Profetit, u përgjigj:

"Kur na vinin menstruacinet, Profeti (paqja qoftë mbi të) na urdhëronte që (pas mbarimit të tyre) të zëvendësonim vetëm agjërimin e jo namazet." Nga përgjigja e Aishes kuptojmë se qëllimi apo shkaku i moszëvendësimit të namazeve të lëna ishte vetë urdhëri i Profetit (paqja qoftë mbi të), ndaj edhe ato ishin të detyruara ta zbatonin atë pa kundërshtimin më të vogël.

Zbulimi i femrave shkakton, gradualisht, largimin e turpit dhe zhdukjen e virtyteve të larta dhe moralit të pastër dhe, në të njëjtën kohë, ndikon në përhapjen e degjenerimit dhe në shtimin e gjynaheve, të cilat janë paralajmëruesit dhe treguesit e shkatërrimit të sigurtë.

Ibn Uthejmini

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:12 am

103. MBULIMI ËSHTË I DETYRUESHËM

Pyetje: Jam i martuar me një grua të mbuluar, mirëpo, sipas zakonit të vendit tonë, gruaja ime nuk mbulohet para burrit të motrës së saj dhe nga ana tjetër, motra e saj nuk mbulohet para meje. Gjithashtu, gruaja ime nuk mbulohet para vëllezërve të mi apo kushërinjve të saj. Si të veproj në këtë rast, sepse kjo vepër tashmë është bërë zakon në vendin tonë dhe nëse e urdhëroj gruan që të mbulohet para tyre, do të thonë se jam xheloz, se nuk i besoj gruas sime, se dyshoj tek ajo, se... se...?

Përgjigje: Të gjithë personat e përmendur në pyetje konsiderohen si të huaj për gruan tënde, ndaj ajo nuk duhet të zbulohet para tyre, sepse Allahu i Madhëruar u ka lejuar grave që ta shfaqin bukurinë e tyre vetëm para një grupi të caktur njerëzish, të cilët përmenden në ajetin e mëposhtëm: "Thuaju (o Muhamed) grave besimtare që të ulin shikimin e tyre, të mbrojnë organet e tyre (seksuale nga prostitucioni), të mos e shfaqin bukurinë e tyre përveç asaj që duket, të vënë shamitë mbi gjokset e tyre dhe të mos e shfaqin bukurinë para askujt tjetër përveç burrave të tyre, baballarëve të tyre, baballarëve të burrave të tyre, djemve të tyre, djemve të burrave të tyre, vëllezërve të tyre, djemve të vëllezërve të tyre, djemve të motrave të tyre, apo grave të veta..." {24:31}

Ndaj, fillimisht duhet të bindësh gruan tënde se nuk lejohet që të dalë e zbuluar para njerëzve të huaj e ta urdhërosh atë që të mbulohet edhe nëse kjo gjë bie ndesh me zakonet e vendit tuaj, apo të akuzojnë me akuzat e përmendura më sipër. Gjithashtu, duhet t'u sqarosh këtyre të afërmëve se ata janë të huaj për gruan tënde e si rrjedhim, asaj nuk i lejohet që të dalë e zbuluar para tyre.

Ibn Xhibrini

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:12 am

104. MUSLIMANËT E KËTIJ VENDI NUK DUHET T'I BINDEN KËTIJ VENDIMI TË PADREJTË

Pyetje: Kohët e fundit, qeveria e vendit tonë ka nxjerrë një vendim, sipas të cilit gratë nuk duhet të dalin të mbuluara në rrugë. Ç'duhet të bëjmë në këtë rast, duke pasur parasysh se ata që kundërshtojnë mund të pushohen nga puna apo nga shkolla e, në disa raste, mund të arrijë puna deri në burgim?

Përgjigje: Ky vendim arbitrar dhe i padrejtë nuk është gjë tjetër veçse një nga sprovat, me të cilat Allahu i Madhëruar sprovon besimtarët:

"Elif, Lam, Mim. A mos vallë mendojnë njerëzit se do të lihen të thonë që besuam e nuk do të sprovohen? Ne, me të vërtetë, i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, në mënyrë që ta dijë Allahu se kush është i sinqertë e kush është gënjeshtar." {29:2-3}

Ndaj muslimanet e këtij vendi nuk duhet t'i binden këtij vendimi, sepse nuk lejohet që t'i bindesh dikujt, kushdo qoftë ai, nëse kjo bindje është në kundërshtim me urdhërat e Allahut, i cili thotë:

"O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut, bindjuni Profetit dhe udhëheqësve tuaj." {4:59}

Nëse lexojmë me vëmendje ajetin e mësipërm, shohim se folja "bindjuni" është përsëritur vetëm dy herë, d.m.th. "Bindjuni Allahut..." dhe "...bindjuni Profetit...", ndërsa herën e tretë "...dhe udhëheqësve tuaj..." nuk është përsëritur. Nga kjo kuptojmë se bindja ndaj udhëheqësve nuk duhet të jetë absolute, por në kuadrin e bindjes ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Ndaj, nëse një prej tyre na urdhëron që të bëjmë diçka që bie ndesh me urdhërat e tyre, atëherë urdhëri i tij nuk duhet zbatuar. Profeti (paqja qoftë mbi të) thotë: "Nuk lejohet që t'i bindesh një krijese në diçka që bie ndesh me urdhërat e Krijuesit."

Në të tilla raste gratë duhet të bëjnë durim e t'i luten Allahut që t'i udhëzojë këta udhëheqës në rrugën e drejtë. Nga ana tjetër, besoj se ky vendim është i vlefshëm vetëm atëher kur ato dalin jashtë shtëpive të tyre. Për këtë arsye, ato nuk duhet të dalin jashtë, me qëllim që të evitojnë problemet që mund të shkaktojë moszbatimi i vendimit të qeverisë. Kurse për sa i përket vazhdimit të studimeve, duhet të kemi parasysh se, nëse vazhdimi i tyre bëhet shkak për kryerjen e gjërave të ndaluara, atëherë nuk është i lejueshëm, pasi vajzat mund t'i mësojnë gjërat më të domosdosshme edhe në shtëpi. Shkurtimisht mund të themi se nuk lejohet zbatimi i çdo vendimi që është në kundërshtim me mësimet e Islamit.

Ibn Uthejmin


$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:12 am

KAPITULLI I LUTJEVE

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:12 am

105. PRANIMI I LUTJES



Pyetje: U bënë në tepër se dhjetë vjetë që i lutem Allahut që të martohem me një burrë të mirë, mirëpo deri tani lutja ime nuk është plotësuar. Për këtë arsye fillova të mos lutem më, jo pse humba shpresat tek përgjigja e Allahut, por sepse fillova të mendoj se kjo gjë mund të jetë për të mirën time, pasi Allahu e di më mirë se ç'është e mirë e ç'është e keqe për njerëzit. Ç'duhet të bëj në këtë rast? A t'i vazhdoj lutjet përsëri?

Përgjigje: Profeti (paqja qoftë mbi të) thotë në një hadith të saktë: "Allahu nuk i përgjigjet lutjes së njeriut nëse ai ngutet." Pra Allahu nuk i pranon lutjet e atij personi i cili, i mërzitur nga pritja e gjatë, i ndërpret ato duke menduar se Allahu nuk do t'i pranojë lutjet e tij.

Vonesa e përgjigjes mund të ndodhë për disa arsye apo shkaqe të veçanta, të cilat mund të jenë për të mirën e vetë lutësit. Gjithashtu, duhet të kemi parasysh se vonesa e përgjigjes së lutjes nuk do të thotë se Allahu nuk e ka pranuar atë lutje, siç sqarohet dhe në hadithin e mëposhtëm:

"Allahu mund t'ia pranojë lutjen dikujt në tre mënyra të ndryshme: mund t'i përgjigjet lutjes së tij dhe t'ia japë atë që kërkon, mund t'ia ruajë shpërblimin e lutjes së tij për në Ditën e Gjykimit, ose mund ta mbrojë atë nga një e keqe."

Ndaj, ne nga ana e jonë, e këshillojme këtë grua që mos ngutet, por të vazhdojë t'i lutet Allahut pandërprerë edhe nëse kjo gjë zgjat për një kohë të gjatë. Gjithashtu, nëse dikush kërkon dorën e saj, nuk duhet të refuzojë edhe nëse ai është i martuar apo është më i madh se ajo në moshë, sepse kjo martesë, me ndihmën e Allahut, mund të bëhet shkak për shumë gjëra të mira.

Ibn Xhibrini

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:14 am

Pytje Ndryshmë

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga Sponsored content Today at 11:36 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 5 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi