Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Pytje Pergjigje KAPITULLI

Faqja 7 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:21 am

131. A DUHET T'I SHËRBEJ VJEHRRIT

Pyetje: Jetoj bashkë me burrin dhe babain e tij, i cili më të shumtën e kohës është i sëmurë dhe nuk ka njeri tjetër veç meje që të kujdeset për të. A më lejohet mua që ta laj atë?

Përgjigje: Eshtë për t'u falenderuar shërbimi që i bën babait të burrit tënd, pasi me këtë gjë ti nderon veten tënde dhe respekton jo vetëm vjehrrin, por edhe bashkëshortin tënd.

Nëse vjehrri nuk është në gjendje të lahet vetë, atëherë ti mund t'ia lash të gjithë pjesët e trupit të tij, me përjashtim të vendeve të turpshme.

Nëse ai nuk është në gjendje që të lajë as vendet e turpshme, atëherë ti mund ta bësh këtë gjë, me kusht që të veshësh një palë doreza, në mënyrë që të mos i prekësh drejtpërsëdrejti vendet e tij të turpshme. Gjithashtu, kur ta pastrosh atë duhet të shikosh mënjanë, sepse gruas nuk i lejohet që të shikojë pjesët e turpshme të dikujt tjetër, përveç burrit të saj.

Ibn Uthejmin

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:21 am

132. SËMUNDJET PAKËSOJNË GJYNAHET

Pyetje: A pakësohen gjynahet e muslimanit për shkak të dhembjeve që ndjen ai gjatë sëmundjeve të ndryshme e sidomos në momentet e daljes së shpirtit?

Përgjigje: Allahu i Madhëruar, me mëshirën e tij, i fal muslimanit disa prej gjynaheve të tij, për çdo sëmundje, vështirësi, dëshpërim, ngushticë, madje dhe për dhembjet që ndjen kur shpohet nga një gjemb i vogël. Nëse muslimani bën durim dhe shpreson tek shpërblimi i Allahut, atëherë Ai do ta shpërblejë atë përsëri, kësaj rradhe për durimin e treguar.

Argumentet që flasin për këtë temë nuk bëjnë dallim ndërmjet dhembjeve para vdekjes apo gjatë saj. Allahu i Madhëruar thotë:

"Shkaqet e çdo fatkeqësie që ju vjen juve, janë ato (gjynahe) që keni bërë me duart tuaja, e (megjithatë) Ai ju fal shumë." {42:30}

Nga ajeti i mësipërm kuptojmë se fatkeqësitë dhe problemet që përballon muslimani, janë rezultat i gjynaheve të tij, si rrjedhim ato (fatkeqësitë) bëhen shkak për faljen e një pjese të gjynaheve.

Ibn Uthejmin

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:21 am

Kështu pra, Profeti (paqja qoftë mbi të) nuk e ka ditur Dijen e Fshehtë; e si mund të pretendojë dikush që ai është në gjendje të dijë se ç'do të ndodhë në të ardhmen, kur vetë Profeti (paqja qoftë mbi të), me gjithë pozitën e tij të lartë, është urdhëruar të thotë: "...Unë nuk e di se ç'do të më ndodhë mua apo juve." Ndaj, dijetarët muslimanë kanë rënë dakord njëzëri se ai person që pretendon se di të fshehtën, apo beson se dikush tjetër mund ta dijë atë, është jobesimtar edhe nëse falet e agjëron.

2 Në Arabinë Saudite, nga ku është dhe pyetësja, ekzistojnë institucione shtetërore, detyra e të cilave është ndjekja dhe eleminimi i dukurive të tilla. Meqë në vendin tonë nuk gjenden institucione të tilla, muslimanët duhet të mjaftohen vetëm me dy mënyrat e para.

3 Ixhmai është rënia dakord e dijetarëve muslimanë për një çështje të caktuar. Ai është burimi i tretë i Legjislacionit Islam, pas Kuranit dhe Sunetit.

4 Në vendin tonë është mjaft e përhapur dukuria e vendosjes së zhivës apo e hurdhave, për të ruajtur fëmijët apo të rriturit nga magjia, syri i keq etj. Kjo gjë, siç përmendet dhe më lart, është e ndaluar, pasi është diçka e padobishme dhe në të njëjtën kohë mund të bëhet shkak, që në disa raste, personi i cili e bën këtë gjë, të dalë nga Islami.

5 Me hajmali nënkuptohet çdo gjë që vihet në trupin e njeriut, qoftë varëse, byzylyk, apo diçka tjetër, me qëllim për ta mbrojtur atë nga sëmundjet, magjitë, syri i keq etj. Në këtë kategori futen edhe nuskat.

6 D.m.th. i ka bërë shok Allahut, pasi ajo që kërkon të arrijë me anën e kësaj hajmalije është në kompetencën e Allahut, sepse vetëm Ai mund ta ruajë njeriun nga çdo e keqe.

Shirku ndahet në dy lloje: shirku i madh, i cili e nxjerr njeriun nga Islami dhe shirku i vogël, i cili vërtet nuk e nxjerr njeriun nga Islami, por ama është një nga gjynahet më të mëdha. Vënia e një hajmalie në disa rastë mund të jetë shirk i madh e në disa të tjerë shirk i vogël; nëse ai që mban hajmalinë beson se është hajmalia ajo që e mbron nga të këqijat, atëherë në këtë rast kemi të bëjmë me shirkun e madh. Nëse ai që mban hajmalinë beson se, në të vërtetë, është Allahu Ai që e mbron njeriun nga të këqijat, mirëpo hajmalia bëhet shkak apo sebep për arritjen e kësaj mbrojtjeje. (Për më tepër hollësi shih librat e Teuhidit)

7 Sepse këto fatkeqësi, siç u përmend në hadithin e mësipërm, bëhen shkak për faljen e gjynaheve.

8 Papastërtia ndahet në dy pjesë: papastërti konktrete, e cila përfshin çdo gjë të papastër që mund të shihet apo preket (p.sh. urina, gjaku i menstruacioneve, pështyma e qenit etj); papastërti abstrakte, e cila përfshin ato cilësi të cilat janë të dëmshme për njeriun si p.sh. cmira, inati, zilia, mendjemadhësia etj.

9 Adhuruesit e lopës. Ky sekt është i përhapur kryesisht në Indi.

10 Bidatet janë ato gjëra që nuk kanë bazë në Islam, por janë shpikur nga njerëzit me kalimin e kohës.

11 Shih shënimin nr.

12 Shumë njerëz mendojnë se bërja e nijetit me gojë është mendimi i medhhebit hanefi për këtë çështje, gjë që nuk është e vërtetë, pasi mendimi i saktë i medhhebit hanefi lidhur me këtë çështje ështëse vendi i nijetit është zemra. Për më tepër hollësi shih librin "El-ihtijar" (kapitulli i suneteve të abdesit), i cili studiohet në shkollat e mesme të universitetit të Ez'herit në medhhebin hanefi

13 Një prej lehtësimeve të Islamit është se muslimanit i lejohet që, nëse ka veshur çorape të trasha, të mos i heqë ato gjatë marrjes së abdesit, por të mjaftohet vetëm me fërkimin e pjesës së sipërme të shputës. Për udhëtarët është e lejueshme që t'u japin mes'h çorapeve tre ditë e tre netë, ndërsa për të tjerët vetëm njëzet e katër orë.

14 Një lloj druri i veçantë që nuk gjendet në vendin tonë, vetitë mbrojtëse të të cilit janë njohur që në kohët e lashta nga arabët, të cilët e përdorin edhe sot e kësaj dite, për pastrimin e dhëmbëve dhe largimin e erës së keqe nga goja. Studimet bashkohore shkencore kanë treguar se ky dru përmban lëndë natyrale që ndihmojnë në shërimin e disa sëmundjeve.

15 Medhíu është një lëng pa ngjyrë që del kur njeriu mendon për marrëdhëniet seksuale ose gjatë tyre. Ai, në ndryshim nga sperma, nuk del me forcë, është i papastër, e prish abdesin, por nuk e bën të detyrushme larjen e tërë trupit.

16 Pesë pyetjet e mëposhtme flasin për të njëjtën temë.

17 Femrat dhe meshkujt konsiderohen xhunub në dy raste: 1- Kur kryejnë marrëdhënie seksuale. 2- Kur shohin ëndra me karater seksual, të cilat shoqërohen me daljen e spermës, tek burrat dhe me daljen e një lëngu nga vagina, tek gratë.

18 Pra as në Kuran nuk është përmendur koha më e shkurtër apo më e gjatë e menstruacioneve, megjithëse pyetja ështe e drejtëpërdrejtë për to. Ndërsa kuptimi i ajetit është: kryerja e marrëdhënieve seksuale, gjatë periudhës së menstruacioneve, është diçka e dëmshme.

19 Do të donim t'i tërhiqnim vëmendjen lexuesit për ndryshimin që egziston ndërmjet daljes së këtij gjaku pas pastrimit të plotë dhe daljes së tij menjëherë pas ndërprerjes së gjakut të zakonshëm të menstruacioneve. Në rastin e parë, siç përmendet edhe në përgjigje, ky gjak nuk është pjesë e menstruacioneve. Në rastin e dytë, siç do ta shohim dhe në pyetjen vijuese, ky gjak është pjesë e menstruacioneve.

20 Shenja e pastrimit nuk është e njëjtë për të gjitha gratë. Për një pjesë të tyre, siç përmendet dhe në pyetje, ajo është dalja e sekrecionit të bardhë. Ndërsa për gratë, tek të cilat nuk shfaqet ky sekrecion, shenja e pastrimit është tharja e gjakut.

21 Nëse ky gjak rrjedh në sasi të mëdha, ashtu siç del dhe gjatë menstruacioneve, atëherë ai është gjak menstruacionesh, por nëse del në formë pikash, atëherë ai nuk është gjak menstruacionesh, siç është sqaruar dhe në pyetjen e mëposhtme.

22 Ndërsa gratë, tek të cilat nuk del ky sekrecion, duhet të presin derisa të thahet gjaku.

23 Këtu bën përjashtim gjaku i zakonshëm, siç sqarohet dhe në pyetjen e mësipërme.

24 Gruaja së cilës i rrjesh gjaku jashtë kohës së zakonshme të menstruaci-oneve.

25 Shih shënimin ???.

26 Disa prej kohëve kur pranohet më tepër lutja janë: një e treta e fundit e natës, gjatë udhëtimit, kur bie shi, ditën e xhuma, koha midis ezanit dhe ikametit, pas namazve farz etj.

27 Gruaja së cilës i vazhdon rrjedhja e gjakut jashtë kohës së zakonshme të menstruacioneve.

28 Fjala "vitër" në arabisht ka kuptimin "tek" d.m.th. e kundërta e çiftit.

29 Në Kuran ndodhen rreth katërmbëdhjetë ajete, pas leximit të të cilave duhet të bëhet sexhde.

30 Disa dijetërë janë të mendimit s, gjatë kohëve të ndaluara, nuk duhet të falet asnjë namaz sunet, çfarëdo qoftë ai. Të tjerë janë të mendimit se lejohet falja e atyre namazeve të cilat bëhen me një shkak të caktuar siç është rasti i namazit të hyrjes në xhami.

31 Vendi ku hipën imami për të mbajtur hytben, d.m.th. fjalimin e ditës së xhuma.

32 Sexhdja e harresës bëhet atëherë kur njeriu harron gjatë namazit diçka që nuk është prej shtyllave të namazit.

33 Kërkoj mbrojte nga Allahu prej shejtanit të mallkuar.

34 Në fillimet e Islamit, muslimanët ishin shumë të varfër, deri në atë gradë, sa kishte gra që nuk kishin rroba të mjaftueshme për të mbuluar pjesët e trupit që duhet të mbulojë gruaja, kur del jashtë shtëpisë.

35 Në fillim, muslimanët e kishin të ndaluar që të kryenin marrëdhënie seksuale me gratë e tyre, gjatë netëve të Ramazanit. Me zbritjen e këtij ajeti, kjo gjë u bë e lejuar.

36 Shenja e pastrimit për këto gra është tharja e gjakut.

37 Muaji Ramazan, në kalendarin Hixhri, vjen menjëherë pas muajit Shaban. Pra Aishja i agjëronte ditët e lëna, një muaj para ardhjes së Ramazanit tjetër.

38 Shih pyetjen ??.

39 Cdo gjë që nuk ka bazë në Islam.

40 Arabët para ardhjes së Islamit besonin se ishin yjet ata që e sillnin shiun në tokë.

41 Gruaja në Islam gëzon të drejtën e pronës. Ajo mund të bëjë ç'të dojë me pasurinë e saj dhe i shoqi nuk ka të drejtë që ta ndalojë apo t'ia marrë atë pa lejen e saj.

42 Sasia e pasurisë, për të cilën duhet dhënë zekati, është e barabartë me vlerën e 91 gramëve flori. Gjithashtu, një kusht tjetër është që kjo pasuri të mbetet e paprekur gjatë një viti hënor (355 ditë).

43 Shfaqja e Dexhalit është një nga shenjat e mëdha të Kijametit. Dexhali, siç përshkruhet në hadithet e saktë, do të jetë një burrë me flokë kaçurelë dhe me një sy. Ai do të kryejë, me lejen e Allahut, mrekulli të ndryshme për të sprovuar njerëzit në mënyrë që t'i bëjë ata jobesimtarë.

44 Në saj të përparimit të teknollogjisë dhe shkencës në këto vitet e fundit, janë shpikur metoda e mjete të ndryshme për parandalimin e shtatëzënisë, të cilat mund të përdoren si nga burrat ashtu edhe nga gratë. Duke përshkruar disa prej këtyre metodave, një nga mjekët specialistë, në një prej broshurave që flasin për këtë temë thotë: "E megjithatë, asnjë nga metodat e përmendura më sipër nuk është 100% e sigurtë. Metoda e vetme që garanton parandalimin e shtatëzënisë 100% është moskryerja e marrëdhënieve seksuale!!!"

45 D.m.th. kishte prej shokëve të Profetit prej atyre që nuk e derdhnin spermën në mitrën e grave të tyre, kur Profeti ishte akoma gjallë. Nëse kjo gjë do të ishte e ndaluar, Ai do t'i kishte ndaluar.

46 Shih shënimin nr. ??.

47 Koha gjatë së cilës duhet të presë gruaja e ndarë, derisa të martohet përsëri.

48 Siç shihet nga përgjigja, veshja e të zezave për mbajtjen e zisë nuk ka asnjë bazë në Islam.

49 D.m.th. nuk lejohet që të shkojë në shtëpinë se saj për ta kërkuar, por i lejohet që të flasë me të apo me të afërmit e saj, aq sa t'i bëjë ata të kuptojnë qëllimin e tij.

50 D.m.th. nuk duhet të martohet me një grua shtatëzënë, e cila nuk ka lindur akoma. Me fjalën "të mbjellura" nënkutohet foshnja në barkun e nënës.

51 Bërja e besë apo betimi në emrin e Allahut ndahet në dy lloje: 1- Bërja e besë për të theksuar e përforcuar diçka, p.sh: "vallahi sot nuk do të bëj asnjë vizitë". 2- Bërja e besë për të kërkuar nga dikush tjetër që të mos bëjë diçka.

Ndërsa "zotimi" bëhet atëherë kur muslimani premton se do të kryejë një punë të mirë nëse Allahu i plotëson një dëshirë.

52 Këtu përmendet sasia minimale ushqimit. Kryesorja është që t'u jaë derisa të ngopen.

53 Nëse dikush bën be se nuk do t'i flasë një shokut të tij dhe pastaj pendohet për këtë gjë, atëherë ai duhet t'i flasë atij e më pas të shlyejë betimin e prishur.

54 D.m.th. gruas nuk i lejohet që të zbulohet para tij. Fjala e pëdorur në arabisht në këtë hadith është fjala "ham'u"; kjo fjalë përfshin vëllain e burrit dhe të gjithë ata që janë në pozitë të ngjashme me të, p.sh. kushërinjtë e burrit.

55 D.m.th. mënyra e prerjes nuk duhet të jetë e ngjashme me ato prerje, të cilat janë karakteristike për jobesimtaret.

56 Fitre është natyra me të cilën lind çdo njeri (p.sh. frika, gëzimi, hidhërimi janë prej fitres).

57 Shih pyetjen numër ??.

58 Në e sotme, kur njerëzit kanë lënë pas dore mësimet e Islamit, nuk është e vështirë që të gjesh gra të tilla. Mjafton që të hapësh televizorin në çfarëdo kanali, apo të dalësh jashtë në rrugë që të gjesh qindra e qindra gra të tilla. Këto gra, siç thotë dhe Profeti (paqja qoftë mbi të) në dukje janë të veshura, ose më mirë kështu mendojnë njerëzit, por në të vërtetë ato janë si të zhveshura, pasi rrobat që mbajnë janë aq të shkurtra e të holla, saqë mund të dallosh pjesën më të madhe të trupit të tyre.

59 Profetë me vullnet të fortë, ose siç quhen në arabisht "Ulul-azmi", janë Nuhu, Ibrahimi, Musai, Isai dhe Muhamedi ( paqja qoftë mbi të gjithë ata). Ata u quajtën me këtë emër, pasi vuajtjet dhe mundimet e përjetuara prej tyre, për shkak të së vërtetës, janë më të shumta dhe njëkohësisht më të mëdha se ato të Profetëve të tjerë.

60 Pyetësja nuk ka për qëllim ndarjen e trashëgimisë pas vdekjes, pasi rregullat e ndarjes së trashëgimisë janë sqaruar më së miri në Kuran dhe nuk ka nevojë për sqarim të mëtejshëm. Ajo pyet nëse lejohet t'i jepet njërit prej fëmijëve më tepër, në jetën e përditshme e jo pas vdekjes. (Shih kapitullin e trashëgimisë fq ??)

61 Dijetarët nuk kanë dhënë një përkufizim të caktuar të kiratit, por në një hadith tjetër thuhet se një kirat është sa mali i Uhudit, një prej maleve në afërsi të Medines.

62 Në një prej faqeve të një prej gazetave të mirënjohura, ndërmjet lajmeve të tjerë tregohej se një bandë hajdutësh kishin arritur t'i vidhnin një zonje plakë të pastër makinën e saj luksoze, në të cilën gjendej gabimisht edhe qeni i saj i preferuar. Kur arriti të kontaktonte me grabitësit zonja e pasur u tha:"Mbajeni makinën, veç më sillni qenin, sepse ai vuan nga stomaku dhe ka nevojë për ushqim special...!"

Kështu pra, zonja plakë frikësohej për dietën e qenit të saj të sëmurë, në një kohë kur në rruzullin tokësor gjenden me miljona njerëz, të cilët do të ishin të lumtur, po të siguronin një copë bukë të thatë çdo ditë. A NUK ËSHTË KY, SHEKULLI I PARADOKSEVE?!

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ prej Mon Aug 16, 2010 8:22 am

1 Dija e fshehtë përfshin të gjithë ato gjëra, realiteti i të cilave është i panjohur për njerëzit, p.sh. Xheneti, Xhehenemi, jeta e varrit, shpirti, dija e së ardhmes, Dita e Kijametit etj, dhe nuk mund të zbulohet me mjetet që mund të disponojnë ata, sado të sofistikuara qofshin ato. Ne dimë nga kjo dije aq sa na ka treguar Profeti (paqja qoftë mbi të), i cili, nga ana e tij, ka ditur vetëm atë që i është shpallur nga Allahu, Zoti i Qiejve dhe Tokës. Ajetet kuranore dhe hadithet profetike tregojnë në mënyrë kategorike se vetëm Allahu e di dijen e fshehtë dhe se ajo që u është shpallur profetëve nuk është veçse një pjesë fare e vogël e saj. Allahu i Madhëruar, duke i drejtuar Profetit (paqja qoftë mbi të), thotë: "Thuaj (o Muhamed), nëse unë do ta dija të fshehtën, atëherë do të jetoja në bollëk dhe nuk do të më prekte ndonjë e keqe..." {7:188}. Në një ajet tjetër thuhet: "Askush, qoftë në qiell apo në tokë, nuk e di dijen e fshehtë përveç Allahut." {27:65}

Kështu pra, Profeti (paqja qoftë mbi të) nuk e ka ditur Dijen e Fshehtë; e si mund të pretendojë dikush që ai është në gjendje të dijë se ç'do të ndodhë në

$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga Sponsored content Today at 11:34 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 7 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi