Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

EBU BEKIR

Shko poshtë

EBU BEKIR    Empty EBU BEKIR

Mesazh nga RihHana Mon Aug 16, 2010 3:28 pm

EBU BEKIR
e s - s i d d i k
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EBU BEKIR    Empty Re: EBU BEKIR

Mesazh nga RihHana Mon Aug 16, 2010 3:29 pm

Emri dhe prejardhja e Ebu Bekrit

Hazreti Ebu Bekri u lind me 573 në Meke. Ai ishte dy vjet më i ri se Profeti Muhammedi a.s.. Ai i përkiste një familje të respektuar, Beni Tamim me rrënjë tek fisi Kurejsh. Prejardhja familjare e tij lidhet me atë të Profetit a.s. gjashtë gjenerata më parë. Emri i tij iashte Abdullah. Ebu Bekir ishte kunija e tij me të çilin ai u bë shumë i famshëm kështu shumë njerëz nuk e dinin emrin e tij të vërtetë. Posa pranoi Islamin ai mori titullin "Es-Siddik" (i sinqertë). Emri i babait të tij ishte Osman i çili ishte i njohur me kunijën e tij Ebu Kahafa. Nëna e tij quhej Selma, edhe ajo gjithashtu njihej me emrin Umul Hair.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EBU BEKIR    Empty Re: EBU BEKIR

Mesazh nga RihHana Mon Aug 16, 2010 3:29 pm

Jeta e tij para Islamit

Gjatë rinisë së tij, Ebu Bekri ishte një njeri i qetë dhe i sinqertë. Ai ishte shumë i ndershëm dhe i drejtë. Për karakterin e tij të mirë ai ishte shoku më i ngushtë i Profetit a.s., dhe kjo shoqëri zgjati gjatë gjithë jetës së tij. Ai ishte zemërmirë dhe i ndjeshëm ndaj vuajtjet dhe mjerimet e të tjerëve. Ai i ndihmonte të varfërit dhe nevojtarët, të mirët dhe të shtypurit. Edhe para se të pranonte Islamin ai nuk i pëlqente zakonet e xhahilijetit (injorançës) dhe kurrë nuk ka pirë alkool.
Profesioni i tij kryesorë ishte tregëtia. Ai gjithashtu shoqëronte Profetin a.s. në disa udhëtime tregtare. Për shkak të ndershmërisë së tij njerëzit e besonin atë dhe shpeshherë i'a linin paratë e tyre në besim të tij. Bujaria dhe sinqeriteti i tij shpejt e bënë një tregtaar të pasur. Shpejt këto cilësi të mira të tij i shërbyen Islamit.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EBU BEKIR    Empty Re: EBU BEKIR

Mesazh nga RihHana Mon Aug 16, 2010 3:29 pm

Burri i parë që pranoi Islamin

Hazreti Ebu Bekr ishte shoku më i ngushtë i Profetit (a.s), dhe njifte më shumë se çdo njeri tjetër. Ndershmëria, fisnikëria, drejtësia dhe sinqeriteti i tij e kishin tërhequr Ebu Bekrin . Kur Profeti (a.s) i fliste Ebu Bekrit për Allahun (xh.sh), Ebu Bekri e besonte ate pa pasur dyshime. Për këtë ai ishte burri i parë që i besoi Profetit . Profeti (a.s) njeherë ka thënë për këtë gjë, "Kur i kam thirrur njerëzit në Allah, çdonjëri mendonte dhe hezitonte për një kohë, përveç Ebu Bekrit i cili nuk hezitoi por e pranoi thirrjen time në momentin që e fola atë." Kur ai e pranoi Islamin Profeti (a.s) u kënaq shumë për të.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EBU BEKIR    Empty Re: EBU BEKIR

Mesazh nga RihHana Mon Aug 16, 2010 3:29 pm

Thirrja në Allah

Me pranimin e Islamit ai menjëherë filloi punën për Dave (thirrje në Allah), në fillim fshehurazi dhe më vonë haptazi kur ju leju nga Profeti (a.s). Në fillim ai shkoi tek Osmani, Talha, Zubejra dhe Seidi (r.a). Ata e pranuan Islamin me predikimin e tij. Ditën tjetër ai shkoi tek Osman bin Mazun, Abu Ubaidah, Abdur Rahman bin Auf dhe disa Kuraish të tjerë të shquar. Ata gjithashtu e pranuan Islamin me predikimin e tij. Në predikimin e parë të dhënë nga Ebu bekri e pranuan Islamin tetë figura të shquara. Nga këta ishte Hazreti Osman, kalifi i tretë i Islamit. Kështu ai ishte burri i parë që pranoi Islamin mbas Profetit (a.s), dhe që thirri njerëzit në Allah me një rrugë të frytshme.Shkaku kryesor i suksesit të tij ishte popullariteti që kishte tek Mekasit për sinqiritet,fisnikërinë e tij.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EBU BEKIR    Empty Re: EBU BEKIR

Mesazh nga RihHana Mon Aug 16, 2010 3:29 pm

Vështirësitë e tij gjatë thirrjes në Islam

Megjithëse Ebu Bekri ishte shumë i respektuar ai akoma nuk ishte i lirë, dhe jobesimtarët e Mekas bënin çdo përpjekje për ta sulmuar atë. Kur numri i muslimanëve u rrit deri në 39, Ebu Bekri i kërkoi Ptofetit (a.s)që ti thërras njerëzit haptësisht. Me kërkesën e tij këmbngulëse Profeti (a.s) i dha miratimin e tij dhe të gjithë shkuan në Haram (Xhamia e shenjtë e Qabes) për Tablig (predikim). Hazreti Ebu Bekri dha një Hytbe(fjalim) e cila ishte Hytbja e parë në historinë e Islamit. Në këtë ditë Hazreti Hamza e pranoi Islamin. Kur jobesimtarët dhe idhujtarët e dëgjuan këtë, ata u hodhën mbi muslimanët. Ebu Bekri pavatsisht nga fakti se ai konsiderhohej më fisniku dhe më i respektuari nga të gjithë njerëzit e Mekës, u rrah në atë mënyrë saqë hunda dhe veshët e tij ishin gjymtuar keq dhe e gjithë fytyra e tij ishte e mbuluar me gjak. Ai ishte shqelmuar, rrahur dhe trajtur egërsisht. Ai kishte rënë pa ndjenja dhe gjysëm i vdekur. Kur i erdhi vetëdija dhe kur i hapi sytë në mbrëmje ai sëpari pyeti ,"Si është Profeti "Kjo ishte një gjë për të treguar dashurinë e tij ndaj Profetit (a.s). Dashuria dhe respekti i tij ndaj profetit (a.s) ishte e pakufishme.
Në një rast tjetër Profeti (a.s) ishte duke u falur në Qabe. Kur Ebu Xhehli erdhi dhe i vuri rreth qafës së tij, në mënyrë që të mbyste Profetin (a.s). Kur e pa këtë Ebu Bekri erdhi me nxitim dhe shtyu Ebu Xhehlin dhe largoi nga qafa e Profetit (a.s) atë pjesë . Pastaj ai tha Ebu Xhehlit "A doni të mbysni një njeri të urtë e që është i dërguari i Allahut dhe i cili e deklaron Allahun Shpresues dhe Mbështetës."Ebu Xhehli sëbashku me kundërshtarët e tjerë të Islamit e rrëzuan Ebu Bekrin dhe e rrafën atë.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EBU BEKIR    Empty Re: EBU BEKIR

Mesazh nga RihHana Mon Aug 16, 2010 3:30 pm

Shërbimet e ndryshme për hir të Islamit në Mekë.

Hazretu Ebu Bekr i shërbeu Islamit në rrugë të ndryshme. Kurejshët persekutuan një numër të madh skllevërish të cilët kishin pranuar Islamin dhe jua bënin jetën edhe më të vështirë.Sllavët musliman vuanin shumë në duart e pronarëve jo musliman. Hazreti Bilal (zezak) një nga më të mirët e njohur nga shoqëria e Profetit (a.s) ishte një nga këta skllevër. Pronari i tij Umajjah bin Khalf e rrahte me kamxhik natën dhe e shrinte në rërë të oërvëluar gjatë ditës, për shkak të pranimit të Islamit. Hazreti Ebu Bekri e Bleu atë dhe kështu Bilali u bë musliman i lirë. Muslimanët e tjerë skllevër të cilë i bleu Hazreti Ebu Bekri dhe i liroi janë: Amin bin Fahairah, Nazirah, Nahdiah, Sariah, Beni Mamil dhe Bint Nadiah. Hazreti Ebu Bekri ka shpënzuar shumë para për konvertuesit e ri.
Në vitin e pestë të misionit, kur ai e pa vetën se po torturohet shumë nga jobesimtarët ai kërkoi leje nga Profeti që të emigroj në Abisinij së bashku me muslimanët e tjerë. Profeti atë e lejoji por gjatë rrugës ai takoi Ibn-ud-Daghna, prijësin e fisit tjetër.Me pyetjën e tij Ebu Bekri i tregoi për ndjekjën nga Kurejshit dhe për qëllimin e tij për të ikur në Abisini. Ibn-ud-Daghna nuk donte që ai ta linte Arabinë dhe u deklaroi njerëzve të Mekës se Ebu Bekri është nën mbrojtjën e tij., kështu që asnjëri nuk goxonte ta cenonte atë.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EBU BEKIR    Empty Re: EBU BEKIR

Mesazh nga RihHana Mon Aug 16, 2010 3:30 pm

Ebu Bekri merr titullin "Es-Siddik"

Kur Profeti a.s. në vitin 10 të misionit të tij bëri miraxh (u ngrit në qiejt), ai mbasi u kthye nga ky udhëtim në mëngjez jua tregoi të tjerëve ngjarjen. Disa nga ata shkuan tek Ebu Bekri dhe i thanë "A ke dëgjuar për shokun tëndë (Profetin)? Ai është duke deklaruar se ai ka vizituar Jerusalemin dhe pushtetin e Lartë në qiej mbrëmë, dhe ka folur me Allahun e madhëruar. A e beson këtë?" Hazreti Ebu Bekri r.a. meniherë përgjigjet; "Në qoftëse ai ka thënë kështu, është apsolutisht e vërtetë." Ata pësëri i thanë "A e beson se ai oi ka vizituar të gjitha këto vende dhe është kthyer në një kohë të shkurtër të natës!" Ai përsëri u përgjigj"Sigurisht që e besoj këtë dhe unë besoj në gjërat që janë më të çuditshme se kjo siç është Xheneti dhe Xhehenemi." Për këtë Profeti a.s. e titulloi atë 'Es-Siddik" që do të thotë person i drejtë dhe i sinqertë në besim pa pasur asni dyshim të vogël. Sigurisht besimi i Ebu Bekrit ishte më i fortë se çdo gjë.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EBU BEKIR    Empty Re: EBU BEKIR

Mesazh nga RihHana Mon Aug 16, 2010 3:30 pm

Njëri nga ata dy në shpellë

Kur Profeti a.s. vëndosi që të emigroj për në Medine, Ebu Bekri ishte i vetmi shoqërues i tij. Ai i mori të gjitha paratë e ti, rreth 5000 deri 6000 dirhem, dhe vazhduan rrugën natën së bashku me Profetin a.s. Ata qëndruan fshehurazi në shpellën Thevr tri netë. Kur'ani i shenjtë e përshkruan këtë ndodhi në këtë mënyrë
"... Kur ata që nuk besuan, e nxorën atë vetë të dytin; kur që të dy ishin në shpellë, kur po i thoshte shokut të vetë: "Mos u pikëllo (friko), Allahu është me ne!" E Allahu i zbriti qetësi në shpirtin e atij…" (9: 40)
Mbas tri netësh kur Kurejshët ndaluan kërkimin e tyre ata vazhduan rrugën për në Medine. Kështu nga të gjkithë shokët e Profetit a.s. Ebu Bekri ishte ai që e shoqëroi në ditët më të vështira të jetës së tij. Ai vërtetoi besueshmërinë e tij në të gjitha rastet.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EBU BEKIR    Empty Re: EBU BEKIR

Mesazh nga RihHana Mon Aug 16, 2010 3:30 pm

Hazreti Ebu Bekri r.a. në Medine

Ai brrini në Kuba (vend afër Medinës) së bashku me Profetin a.s. dhe ndaluan aty. Medinasit pritnin Profetin a.s. me dëshirë të zjarrtë. Gjatë qëndrimit në Kuba Profeti u vëndos tek Beni Amr Bin Auf. Grumbuj njerëzish shkonin aty për të parë Profetin a.s. dhe shumica e tyre e gabonin Ebu Bekrin r.a. me Profetin a.s. Kur e pa këtë Hazreti Ebu Bekri u ngritë në këmbë dhe vëndosi një gjethe sipër kokës së Profetit për ta mbrojtur nga rrezet përvëluese të diellit. Pastaj Medinasit dinin se cili është profeti a.s. e cili Ebu Bekri r.a.. Gjatë rrugës për në Medine Ebu Bekri u sëmurë për shkak të ndryshimit të klimës dhe e zunë ethet. Profeti a.s. u lutë pët të dhe ai bësri më mirë. Në kohën kur Profeti bëri vëllazërimin midis një muhaxhiri (emigranti) nga Meka dhe një Ensari (vëndas) nga Medina, Hazreti Ebu Bekrin e bëri vëlla me Hazreti Harith bin Zubejrin një njeri të respektuar në mes të Medinasve.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EBU BEKIR    Empty Re: EBU BEKIR

Mesazh nga RihHana Mon Aug 16, 2010 3:30 pm

Ndërtimi i xhamisë së Profetit a.s.

Ishte një nevojë urgjente për ndërtimin e një xhamije në Medine dhe një shtëpi për Profetin a.s. dhe familjën e tij. Toka e cila u zgjedh për këtë ishte toka e dy jetimëve. Kujdestarët e tuyre donin që ta jepnin tokën falas por Profeti a.s. nuk pranoi ofertën e tyre dhe i tha Hazreti Ebu Bekrit r.a. që ta paguante çmimin e tokës. Kështu Hazreti Ebu Bekri u bë muslimani i parë i cili shpënzoi shumicën e parave të tij për hir të Allahut. Ai mori pjesë në ndërtimin e xhamisë sikurse një punëtorë i zakonshëm se bashku me muslimanët e tjerë.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EBU BEKIR    Empty Re: EBU BEKIR

Mesazh nga RihHana Mon Aug 16, 2010 3:31 pm

Pjesmarrja në luftrat e shenjta.

Ai luftoi pothuajse në të gjithë luftrat së bashku me Profetin a.s.. Në luftën e parë të Islamit, në Bedër ai ishte porsi një hije për Profetin a.s. (e mbronte atë). Djali i tij i cili nuk e kishte pranuar ende Islamin në atë kohë, ishte duke luftuar në anën e Kurejshëve. Pasi ai e pranoi Islamin ai i tha babait të tij (Ebu Bekrit r.a.) : "I dashur baba! Unë të kam pasur dy herë nën shpatën time gjatë luftës në bedër, por unë nuk mundesha ti ngrija duart e mija mbi ty për shkak të dashurisë sime ndaj teje". Ebu Bekri i thotë:"sikur ta kisha paasur unë rastin, do të kisha vrarë ty." Ishte sugjerimi i Ebu Bekrit që Profeti a.s. vëndosi ti lirojë robërit e luftës mbasi mori dëmëshpërblimin nga ta.
Në luftën e Uhudit kur disa muslimanë vrapuan për të ikur Ebu Bekri qëndroi, dhe kur Profetin e çuan në mal mbsi që u plagos, ai ishte me të. Hazreti Ebu Bekri ishte shoqëruesi i parë që pranoi planin e paqës të Profetit a.s. në Hudejbijë, pa asnjë hezitim kurë shumica e muslimanëve insistonin për luftë. Madje edhe muslimanët si puna e Omerit r.a. hezituan të pranojnë marrëveshjën me jobesimtarët e Mekësa. Por Hazreti Ebu Bekri r.a. terësishtë e përkrahu vëndimin e Profetit a.s.. Me rastin e ekspeditës në Tabuk Hazreti Ebu Bekri r.a. i mori të gjitha gfjërat që i kishte. Kur Profeti a.s. e pyeti atë: "Çfarë do ti lejsh familjes sate." Ebu Bekri r.a. u përgjgj. "Unë ju kam lënë atyre Allahun dhe Profetin e Tij." Madje Hazreti Omeri r.a. pranoi se ai nuk mundë kurrë që të ja kaloj Ebu Bekrit r.a. për sakrificë për hirë të Allahut dhe Islamit.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EBU BEKIR    Empty Re: EBU BEKIR

Mesazh nga RihHana Mon Aug 16, 2010 3:31 pm

Emiri (prijësi) i El-Haxhul Ekber

Ishte viti 9 i hixhrës kur u bë Haxhi i parë. Profeti a.s. u kthye nga ekspedita e tabukut, ai ishte shumë i zënë sa që nuk mund të bënte haxhin. Ai dërgoi Hazreti Ebu Bekrin si zëvëndës të tij për të drejtuar karavanet e Haxhit për në Meke. Në mes të tjerëve në karavanin e Haxhit ishin edhe: Hazreti Saad Bin Ebi Vekas, Xhabiri dhe hazreti Ebu Hurejra r.a. Kur'ani i shenjtë e thërret këtë Haxh "Haxhul Ekber" (Haxhi i madhë) sepse ishte Haxhi i parë në historinë e Islamit dhe ishte fillimi i epokës së re rë periudhës dhe organizimit Islam. Hazreti Ebu Bekri r.a. ua mësoi njerëzve ritet dhe ritualet e Haxhit dhe mbajti një hutbe (predikim) historike në ditën e sakrificës para grumbullit të njerëzve. Hazreti Aliu r.a. e ndiqte atë dhe siguronte ndërprerjën etë gjitha lidhjeve me botën e idhujtarëve. U dha deklarat që idhujtarët nuk do ti afrohën Qabes, asnjë përson nuk do të kryej haxhin i pa mbuluar (siç ishte zakon para Islamit) dhe të gjitha marrëveshjet me idhujtarët do të ndalohën dhe do të mbikqyrën mbas katër muajsh. Kur'ani i shenjtë thotë për këtë:
"Dhe (ky është) një kumtim nga Allahu dhe i Dërguari i Tij, drejtuar të gjithë njerëzve në ditën e Haxhit të Madh, se Allahu është tërhequr prej (marrëveshjes së) idhujtarëve, e njëkohësishtë edhe i Dërguari i Tij. Po nëse pëndoheni, do të jetë më mirë për ju, e nëse ia ktheni shpinën (rrugës së drejtë), ta dini se nuk mundë t'i shpetoni (ndjekjes së) Allahut. E ti, përgëzoji ata që mohuan me një dënim të padurueshëm."(9:3)
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EBU BEKIR    Empty Re: EBU BEKIR

Mesazh nga RihHana Mon Aug 16, 2010 3:31 pm

Imami i xhamisë së Profetit a.s.

Mbas ardhjes së tij në Medine Profeti a.s. i printe namazet në xhaminë e tij gjatë gjithë kohës. Kjo ishte me të vërteti një detyrë e lartë që nuk i ishte dhënë askujt në prezencën e Profetit a.s. Pak muaj mbas kthimit të tij nga Haxhi i Lamtumirës në vitin 10 të Hixhrës, Profeti a.s. u sëmurë. Ai nuk mundë të lëvizte dhe nuk mundë të shkonte në xhami për t'i prirur namazit. Ai duhej të caktonte një njeri për Imam të xhamisë dhe ky nder iu dha Ebu Bekr Es-Siddikut. Vajza e Ebu Bekrit Aisha r.a. që ishte një nga gratë më të dashura të Profetit a.s., e dinte se Ebu Bekri ishte një njeri më zemër të butë dhe do të ishte shumë e vështirë për të të zëvëndësonte profetin në namaz. Kështu ajo i kërkoi profetit a.s. ta shkarkojë nga kjo detyrë, por Profeti a.s. nuk e ndryshoi vëndimin e tij edhe pse ju kërkua tre herë.
Gjatë atyre ditëve, njëherë Ebu Bekri r.a. nuk ishte prezent në kohën e namazit. Dikush i tha Hazreti Omerit r.a. ta udhëheqi namazin. Profeti a.s. kur e ndigjoi zërin e Hazreti Omerit r.a. pyeti për imamin, dhe kur e pa se Ebu Bekri nuk po udhëheqte namazin ai u shqetësua dhe tha: "Asnjëri nuk do ta drejtoj namazin përveç Ibn Ebu Kahfës (Ebu Bekrit)." Pastaj Ebu Bekrin r.a. e thirrën por në atë kohë Hazreti Omeri r.a. e kishte mbaruar namazin. Namazi u përsëritë me urdhër të Profetit a.s. dhe atë e drejtoi Ebu Bekri r.a.
Profeti a.s., gjatë sëmundjes së tij, një ditë e ndjeu vetën më mirë, dhe shkoi për të falur namazin e drekës i mbështetur nga hazreti Alia dhe hazreti Abasi r.a. Fytyra e tij i rrezatoi me gëzim dhe kënaqësi kur e pa Ebu Bekrin duke prirur namazin. Kur e pa prezencën e Profetit a.s., Ebu Bekri deshti të bënte një hap mbrapa por Profeti a.s. e ndaloi atë dhe u ul në krahun e tij. Mbas namazit Profeti a.s. dha adresën e tij të fuindit duke thënë; "Allahu i paraqiti njërit nga shërbëtorëve të Tij zgjedhjen e jetës në këtë botë dhe jetës me Të. Por shërbëtori zgjodhi të fundit." Kur Ebu Bekri i dëgjoi këto fjalë atij i rrjedhën lotët nga sytë dhe u rrokullisën poshtë në mjekrrën e tij. Ai mëndoi për ndarjën e pashmangshme me Mësuesin e tij të dashur (Profetin a.s.) Shumica e njerëzve nuk i kuptuan fjalët e Profetit a.s. dhe ata u habitën me lotët e Ebu Bekrit r.a..
Heret në mëngjez, në ditën e fundit të jetës së tij, gjendja e Profetit a.s. befasisht u bë më e mirë për disa çaste. Meqë dhoma e tij ishte e ngjitur me xhaminë, ai e hapi perdën dhe vështroi muslimanët të zënë në namaz nën drejtimin e Hazreti Ebu Bekrit r.a.. E qëshura ia mbuloi fytyrën e zbehtë të Profetit a.s.. Duke parë përmirësimin e gjendjes së Profetit a.s. njerëzit e xhamisë e humbën kontrollin nga gëzimi i pamasë. Ata deshën të shpërndahën nga rreshtat e tyre, por profeti a.s. i tha Ebu Bekrit r.a. të vazhdojë namazin dhe ai hyri brenda dhe e la perdën të bjerë.


përkthyer nga anglishtja me datën 7.01.1999
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 42

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EBU BEKIR    Empty Re: EBU BEKIR

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi